ESE: Njerëzit “vdesin” nga STRESET?!... Një shprehje që dikujt i duket fluide, por që ai në çast nuk e kupton, se edhe ai, është “viktimë” e tyre... A e kini parë, se si “krimbi bren drunë”, mollën?!.... Ashtu e bren dhe STRESI njeriun. Në fillim pak e nga pak e pastaj mbasi e ka shkatërruar në mënyrë periodike e rrëzon përtokë, për të mos u ngritur kurrë më, siç ndodh me një mollë, që mbasi e ka “ngrënë krimbi”, bie në tokë për t’u kalbur në të.... Stresi vepron tamam siç vepron pika e ujit që bie në mënyrë periodike në një enë të zbrazur, të shpuar, kur njeriu është i mbyllur në një dhomë të errët në terrin e natës e qetësisë ogurzezë e s’ka mundësi të dalë prej saj. (Kjo metodë kineze është nga më origjinalet dhe më djallëzoret që ka shpikur truri i njeriut për ta torturuar vetë shpikësin e saj njeriun). Në fillim truri i njeriut reagon me tërë fuqinë e tij vitale për ta përballuar këtë tingull variabël, që prish qetësinë e plotë të natës në izolimin e dhomës, por me
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,