Fyell' i Bariut -vjershë nga Çajupi Bariu, shokë, bariu, kur gjëmon e fryn veriu, është përjashta fatziu, e rreh breshëri dhe shiu! Barinë, shokë, barinë, mos e harroni fatzine, se lë gruan e shtëpinë t'u kullosë bagëtinë. kullotni, moj bagëti, ti, ti, ti. . . Kullotni, biro, kullotni, kur të vdes të më kujtoni, Ndjesë pastë! - të më thoni. Shikoni barin' e gjorë: në diell a në dëborë, bariu me shkop në dorë ruan deshtë me këmborë. Vështronje barinë mirë, me të ngrën' e me të pirë, t'u marrë dhëntë pa gdhirë, t'i kullosë me dëshirë, të rrijë bashkë me to, to, to, to. Hani, moj bagëti, hani, kur të vdes do të më qani, për mua zi do të mbani
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,