Shkruar nga: Agon Bislimi ,, Don Zhuani ” (1665). Molieri në këtë vepër demaskon fort e tallet keq me klasën e privilegjuar të fisnikëve , që gëzonte një fuqi të madhe politike dhe pengonte ngritjen e borgjezisë. Legjendën spanjolle mjaft të përhapur të Don Zhuanit , bandill e bukurosh, e përdori si një mjet të volitshëm për të arritur qëllimet e tija thjesht satirike , për të paraqitur trajtat negative të klasës fisnike : degjenerimin, parazitizmi moskokëçarjen, egoizmin e pakufi etj. Kundra Don Zhuanit dhe veseve të tij prej aristokrati shfaqet edhe i ati, i cili thotë: Fisnikëria s’vlen asnjë pare, kur i mungojnë cilësitë morale... Unë e mbaj për më të Iartë birin e hamallit, në qoftë se është i ndershëm, se sa tw birin e mbretit, po jetoi ky si ju”. Po aqë mprehët e po me atë forcë shprehet kundra edhe shërbëtori i Don Zhuanit, Sganareli, që thotë: ,,A mos vallë kujtoni ju që, vetëm sepse jeni aristokratë dhe mbani paruke të bardhë të përdredhur mirë
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,