Skip to main content

“Zjarr i madh në një fabrikë riciklimi” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Zjarr i madh në një fabrikë riciklimi” plus 9 more Gazeta SHQIP


Zjarr i madh në një fabrikë riciklimi

Posted: 22 Apr 2018 01:16 AM PDT

Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë riciklimi mbetjesh në Mëzes të Tiranës.

Fabrika është e përfshirë e gjitha nga zjarri, ndërsa disa makina zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta.

22 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Claudia Mori, jeta në krah të Celentanos

Posted: 22 Apr 2018 01:00 AM PDT

Ajo sot është 74 vjeç dhe një nga femrat më me fat të Italisë. Për më shumë se 50 vjet ajo ka qenë e dashura e një prej zërave më të bukur mashkullorë, dhe burrit muzika e së cilit ishte në makinën e çdo femre. Eshtë fjala për Claudia Morin bashkëshorten e Adriano Celentanos. Ata janë një nga çiftet më të bukur dhe më jetëgjatë në botën e kinemasë. Në fillimet e karrierës së saj, në vitin 1963, Claudia takon Adrianon në setin e filmit "Uno strano tipo".

Dashuri me shikim të parë për të dy, dhe aktori ndahet nga e fejuara Milena Cantu për t’u martuar më 14 korrik 1964, në fshehtësi të plotë, natën, në kishën San Francesco në Grosseto. Kështu lindi çifti më i bukur në botë, ndërsa disa vite më parë kur festuan 50-vjetorin, vetë Claudia Mori shkroi një libër plot dashuri për Adrianon e saj "Due guerrieri innamorati" (Dy luftëtarë të dashuruar). Claudia e nisi karrierën si aktore, fillimisht në muzikalë e më pas në filma të ndryshëm. Në vitin 1964 ajo interpretoi në filmin "Super rapina a Milano" nën regjinë e Celentanos.

Më pas karriera e saj si aktore do të lihej në hije dhe ajo do ti përkushtohej karrierës të së shoqit duke interpretuar përkah tij. Së bashku kanë fituar Festivalin Sanremo në vitin 1970 me këngën “Chi non lavora non fa l’amore” (Kush nuk punon nuk bën dashuri). Një tjetër sukses i bujshëm ka qenë “La coppia più bella del mondo”, ndërsa një prej këngëve të saj të kënduar vetëm ka qenë “Buonasera dottore” që në vitin 1975 arriti majat e hitparade. Ajo do të kthehej sërish në kinema në vitet 70-të në një regji të Segio Corbuccit.

Më pas më 1973-shin ajo do të interpretonte sërish në një film me Celentanon. Ata janë prindër të tre fëmijëve Rosita, Giacomo dhe Rosalinda. Në librin i cili prej disa vitesh po përkthehet në gjuhë të ndryshme të botës ajo tregon sekretet që një grua duhet të dijë për të pasur një martesë e gjatë. Dashuria nuk mjafton asnjëherë për jetëgjatësi, por përulësia dhe modestia, thotë Claudia.

Ajo ka ditur gjithnjë ta tërheqë trishtimin dhe të shoh përtej tij, sa herë një tjetër grua,apo një ndodhi tjetër është përpjekur ta bëjë martesën e saj të lëkundshme. Ka parë thellë brenda zemrës, për të gjetur rrugën nga ku duhet të hapte sërish portat e lumturisë.

22 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lushnjë, makina përplaset me motoçikletën, vdes 48-vjeçari

Posted: 21 Apr 2018 11:48 PM PDT

Në orët e para të ditës së diel ka ndodhur një aksident me një të vdekur në fshatin Grabian të Lushnjes.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:10 minuta në vendin e quajtur "Tre Urat", ku mjeti tip "Ford", me drejtues shtetasin Besnik Shurdhaqi banues në fshatin Grabjan, është përplasur me një mjet tip "Motorçikletë".

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i motoçikletës, shtetasi I.Sh, 48 vjeç, banues në Grabian.

Është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje shtetasi Besnik Shurdhaqi dhe po kryhen veprimet proceduriale.

22 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 22 prill 2018

Posted: 21 Apr 2018 10:00 PM PDT

Dashi

Nuk duhet të jeni në qendër të vëmendjes domosdoshmërisht: ju mund të merrni të njëjtin sukses edhe me një sjellje më të disponueshme kundrejt të tjerëve. Ka mundësi të merrni një lajm jo të mirë.

Demi

Do të jetoni një proces rinovimi të brendshëm, do të dini të menaxhoni më mirë marrëdhëniet ndërpersonale, ndërsa do të keni mundësi të vini në vijë disa punë të cilat ishin bllokuar. Do të keni vizion për gjërat që mbani në shpirt.

Binjakët

Do të keni mbështetjen e një kolegeje shumë bashkëpunuese e cila do t'ju ndihmojë të kaloni një situatë të komplikuar, e cila do t'ju kërkojë kohë dhe durim. Mërkuri do të jetë favorizues kundrejt jush.

Gaforrja

Një takim interesant mund t'ju ndryshojë këto kohë. Bëni kujdes sot ndaj punëve, mund të lini diçka të rëndësishme pas dore. Diskutime të vogla në punë dhe në dashuri, përballuni me kurajë.

Luani

Pas shumë sforcimesh, më në fund do t'ia arrini të merrni konfirmimin që kërkonit ndërsa do të keni mundësinë të bëni më shumë gjëra përkohësisht. Duhet të jeni shumë besnik ndaj personit të dashur.

Virgjëresha

Nuk duhet të nxitoheni apo edhe të zhyteni në mendime për zgjedhjet të cilat i përkasin së ardhmes profesionale. Gjatë kësaj dite do të jeni vërtet të parezistueshëm, nëse jeni beqar, nëse jeni çift do të merrni më shumë dashuri.

Peshorja

Do të jeni gjithë entuziazëm sot prej mundësisë për të vënë në veprim një dëshirë që ju e keni ëndërruar prej kohësh. Po kështu do të jeni shumë kureshtarë për të zbuluar diçka më shumë për personin tuaj të zemrës.

Akrepi

Do t'ia dilni t'i bëni ballë të gjitha impenjimeve dhe gjërat do të ecin për mrekulli, ndërkohë duhet të bëni analiza të kujdesshme për të mos u gjendur të papërgatitur. Personi i dashur do të reagojë pozitivisht ndaj një gjesti tuajit altruist.

Shigjetari

Do të dëshironi të ndryshoni sjelljet tuaja: do të jeni të përpiktë dhe gati ndaj çdo ngjarjeje, pa u frikësuar nga vështirësive të çdo dite. Ndërkohë do të keni mundësinë të njihni një njeri të mirë.

Bricjapi

Nuk duhet të bini në qetësi, yjet janë ende në anën tuaj por është e këshillueshme të gjeni mundësi të vlefshme në interesin tuaj. Do të "zhbllokoni" situatën tuaj emocionale dhe të gjeni qetësi në këtë sektor.

Ujori

Nëse nuk doni që t'ju ikin të gjitha rastet e rëndësishme duhet të programoni impenjimet tuaja në kohën e duhur dhe të mos mendoni dështimin. Dashuria nuk do të jetë në anën tuaj sot.

Peshqit

Jupiteri, planeti i suksesit, do të ketë ndikim të mirë në shenjën tuaj, do të jeni optimistë dhe do të keni një vizion të hapur i cili do t'ju lejojë të arrini një lloj sigurie. Me partnerin/partneren do të jeni të kuptueshëm.

22 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Një orë në qiell me Butrint Imerin! Fansja fiton udhëtimin me helikopter

Posted: 21 Apr 2018 02:55 PM PDT

I ftuar në programin "Dua të të bëj të lumtur" mbrëmjen e sotme ishte këngëtari i njohur i shumë hiteve, Butrint Imeri. Ndryshe nga herët e tjera Butrinti nuk do të surprizonte vetëm një njeri, por disa përnjëherë.

Arbana Osmani kishte ftuar në studio një grup të madh vajzash të cilat ishin fanset më të çmendura e tij. Por vetëm njëra do të kishte mundësinë për të takuar Butrinin dhe për të bërë një fluturim me helikopter me të. Për të fituar këtë fluturim vajzat duhet të kalonin disa sfida.

Në fillim Arbana përzgjodhi 5 vajza duke i bërë një quiz të shpejtë në lidhje me Butrint Imerin. Ky quiz përfshinte datëlindjen e tij, numrin e këmbës, ngjyrën e preferuar, emrin e babait si edhe emrin e të dashurës së Butrintit. Vajzat që dhanë përgjigjen e saktë morën pjesë në lojërat të cilat u zhvilluan për të fituar çmimin e madh.

Sfidat që Arbana kishte menduar për to ishin, një ushtrim fizik në të cilin ajo që rezistoi më pak u skualifikua. Sfida e dytë ishte ngrënia e një pjate me fërgesë pikante. Vajza që nuk ia doli mbanë u skualifikua. Sfida e tretë ishte vënia në provë e vajzave nëse ato i dinin këngët e Butrintit. Nga kjo sifdë u skualifikuan dy vajza duke mbërritur në fund të sfidave.

Kur të gjithë menduan që sfidat mbaruan, Arbana tha që ka dhe një sfidë të fundit. Vajza e mbetur duhet të puthë një bretkosë. Por situata doli jashtë kontrollit sepse bretkosa rrëshqiti nga dora e Butrintit dhe filloi të kërcentë në të gjithë studion.

Vajza si përfundim e puthi bretkosën dhe fitoi fluturimin me helikopter vetëm për vetëm me Butrintin. Në fund të gjitha vajzat që kishin ardhur në studio për të patën mundësinë që ta takojnë dhe të bëjnë fotografi.

21 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Shpërthim me tritol automjetit në Fier, plagoset drejtuesi

Posted: 21 Apr 2018 02:46 PM PDT

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Fierit sonte rreth orës 22:55, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”.

Paraprakisht dyshohet se në një automjet tip 'Benz' me targa AA270IV, është vendosur lëndë plasëse eksplozivë.

Gjatë kohës së shpërthimit mjeti ka qënë i parkuar dhe drejtuesi i tij sapo kishte hipur në mjet.

Drejtuesi i mjetit E.M, 38 vjeç, banues në Fier, ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

21 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Benevento ‘makth’ për Milanin, zhyt në krizë kuqezinjtë

Posted: 21 Apr 2018 02:25 PM PDT

Shprehja 'i mbyturi të mbyt' mund të jetë përshkrimi ideal i asaj që ndodhi sonte në 'San Siro', me Beneventon që pasi ra matematikisht në Serinë B, surprizoi Milanin ,duke e mposhtur me rezultatin 0-1.

Ka mjaftuar një gol i Iemmellos në pjesën e parë, për skuadrën e de Zerbit, ndërsa më pas portieri Puggioni dhe mbrojtja me Berat Gjimshitin në krye, bënë detyrën duke i mohuar kuqezinjve gëzimin e golit dhe duke u larguar me 3 pikë nga Milanoja.

Vlen të përmendet se Benevento luajti me një lojtar më pak nga minuta e 80', pas kartonit të kuq, të marrë nga sulmuesi shtatlartë Diabate. Nga ana tjetër, Milani nuk përfitoi dot nga humbja e Fiorentinës për t'u shkëputur në zonën që të çon në Europa League, teksa tashmë rrezikon të parakalohet nga Atalanta e Sampdoria, që luajnë nesër ndeshjen e tyre.

Kjo ishte ndeshja e 6 radhazi për Milanin e Gattusos, që nuk arrin te fitorja, ndërsa humbja ndaj Beneventos e bën edhe më të madh zhgënjimin, gjë që u reflektua në minutat shtesë, ku kuqezinjtë u konfrontuan edhe fizikisht me lojtarët kundërshtarë.

21 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Skualifikohet padrejtësisht, Senad Gashi tenton vetëgjyqësinë në ring

Posted: 21 Apr 2018 01:42 PM PDT

Nuk ka shkuar aspak mirë ndeshja për boksierin nga Peja, Senad Gashi, në sfidën ndaj gjermanit Schwarz, që e humbi ndeshjen në mënyrë aspak të drejtë, duke u skualifikuar.

Boksieri shqiptar goditi me kokë kundërshtarin në mënyrë të pavullnetshme në raundin e dytë, duke bërë që Schwarz të binte në tokë dhe të humbte kthjelltësinë.

Gashi ndëshkohet me dy pikë dhe sfida vijon por gjermanët duket se nuk kanë ndërmend të boksojnë ndershëm.

Boksieri Schwarz simulon në dy kontakte të tjera të lehta, duke bërë që në raundin e 4-t arbitrat të skualifikojnë boksierin shqiptar. Kjo ka nervozuar Gashin dhe trajnerin e tij, që sulmojnë personalisht gjermanin, për të larë hesapet, pasi ishte mbyllur ndeshja. U desh ndërhyrja e forcave të sigurisë për të marrë nën kontroll situatën, që për pak degjeneroi në një sherr masiv.

Boksieri pejan regjistronte 16 fitore deri tani, të gjitha me Knock Out, teksa sot pësoi humbjen e parë, që duhet pranuar se ishte vërtetë e padrejtë, ndaj Gashi ka arsye të ndihet i vjedhur.

21 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Prindërit s’ishin dakord, shqiptarja merr propozimin fantastik për martesë në TCH

Posted: 21 Apr 2018 01:38 PM PDT

Në programin "Dua të bëj të lumtur" kemi parë njerëz të cilët surprizojnë familjarët e tyre, që kërkojnë falje, por nuk kishim parë kurrë një propozim për martesë.

Para 4 vitesh në qytetin e Veronës, Anxhela kishte njohur një djalë nga Rumania, Andrein. Me kalimin e kohës ata kishin rënë në dashuri me njëri-tjetrin dhe ishin lidhur pa dijeninë e askujt. Historia e tyre e dashurisë mund të krahasohet me historinë e Romeo dhe Zhuljetës, por e vendosur në kohët moderne.

Asnjëra nga familjet nuk kishin dashur që ata të ishin sëbashku, madje shpesh herë ishin munduar edhe t'i ndanin duke i vendosur përpara zgjedhjeve. Anxhela dhe Andrei kishin zgjedhur njëri-tjerin pavarësisht vështirësive dhe pengesave të familjeve të tyre.

Koha provoi që dashuria e tyre ishte e vërtetë dhe e sinqertë. Andrei kishte menduar që ata duhej të hidhnin një hap më të rëndësishëm në jetën e tyre. Prandaj ai kishte zgjedhur programin "Dua të të bëj të lumtur" për t'i propozuar për martesë Anxhelës.

"Anxhela të dua kur qeshë dhe të dua kur qan. Të dua kështu siç je. Nuk jetoj dot pa ty. Je e mrekullueshme, je jeta ime. Unë i kam kërkuar ndihmë publikut për të të bërë pyetjen më të bukur në jetë. A do të martohesh me mua?".

Në këtë moment Anxhela shpërtheu në lot dhe tha: "Po, pranoj!". Në fund Arbana Osmani i dhuroi çiftit një natë romantike.

21 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Azilkërkuesi kampion karateje: Do mbroja edhe ngjyrat shqiptare

Posted: 21 Apr 2018 01:25 PM PDT

Ali Rizai Khajeloo është një nga azilantët politikë iranianë që qëndron në kampin e Babrrusë. Edhe pse vetëm dy muaj në vendin tonë, ai veç kërkesës për azil në autoritetet shtetërore ka gjetur menjëherë në një lagje në periferi të Tiranës një palestër për t'u ushtruar në artet marciale, pasi Alirizai është një kampion në karate, xhudo dhe MMA i Iranit, i Azisë dhe i Turqisë.

"Unë quhem Ali Riza dhe kam lindur në veri të Iranit. Kur isha në moshën 5 –vjeçare fillova të merrem me karate, pasi kam qenë një fëmijë hiperaktiv dhe babai im vendosi të më fusë në sport për të më kontrolluar. Fillova të merrem me karate pasi është një sport që fillon me respekt dhe mbaron po me respekt. Dalngadalë kalova në nivele të larta në këtë sport dhe mora disa medalje në Iran dhe medalje ndërkombëtare nga Azia, apo Europa. Në vendin tim arrita të bëhem deri trajneri i kombëtares së Iranit. Në kampionatin aziatik të 24 shteteve ne me kombëtaren e Iranit morëm vendin e tretë si ekip. Me 8 sportist morëm 9 medalje", thotë ai.

Ali Rizai ka lindur në qytetin Rasht në veri të Iranit, babai i tij ka humbur jetën në një aksident të mistershëm, po ashtu edhe nëna e tij menjëherë pas të atit.

Fakti që i ati i tij ishte shkolluar në Izrael, familja e tij ka qenë gjatë gjithë kohës nën presion, ndërkohë që Ali Rizai arriti të jetë deri pjesë e forcave speciale të Iranit, por pozicionimi me partinë opozitari të Mehdi Karubit, kundër Ahmadinexhatit në zgjedhjet e 8 viteve më parë, pështjelloi të gjithë të ardhmen e tij.

"Jeta ime në Iran ka qenë gjithmonë shumë e vështirë. Kur unë kam lindur ka qenë një periudhë prej 8 vitesh luftë me Irakun dhe më pas e gjithë jeta gjatë gjithë kohës kam parë vetëm gjak, kam parë njerëz që vdesin. Ne jemi të lodhur nga kjo gjë sepse Allahu e krijoi botën e tij brenda 7 ditësh, pa kufij, pa flamuj, i bëri njerëzit e lirë. Zoti ta ka dhënë jetën dhe ai mund të ta marrë. Irani është një vend politik edhe në momentin kur unë vendosa të mbështes një parti opozitare, mua më hoqën nga posti i trajnerit të kombëtares së Iranit dhe kur Ahmadinexhat fitoi sërish zgjedhjet, të gjithë ne që mbështesnim partitë e tjera na u mbyllën dyert", shpjegon ai.

Sporti është e vetmja gjë që ai ka në duar për të shpërblyer këdo shtet që do t'i ofrojë një mundësi për të mos u kthyer në vendin e tij, ku siç pranon vetë e pret një fund i shpejtë.

"Përpara rreth 8 vitesh, për arsye politike unë u largova nga vendi im. Shkova në Turqi ku vazhdova sportin dhe arrita të shpallem kampion Azie. Më premtuan se nëse do të shpallesha një herë kampion mund të më siguronin azilin, por kjo gjë nuk ndodhi as kur u shpalla për herë të dytë kampion dhe më dëbuan. Pasi qëndrova rreth 5 vite në Turqi shkova në Greqi. Atje për njerëzit myslmianë nuk është edhe aq e lehtë. Nuk arrita të gjej një xhami të vetme. Më duhej të falesha shpesh pasi më duhej Zoti, unë nuk kam njeri tjetër në jetë veç tij, por nuk kisha ku të shkoja. Në Greqi u njoha më pas me disa shqiptarë pasi kisha shumë student që i stërvisja që ishin nga Shqipëria. Atje punoja në fitness, më pas si roje nëpër lokale, por edhe si zhytës profesionist. Në fund të fundit as Greqia nuk është një vend i mirë për refugjatët", kujton ai.

Pasi vendosi të vijë në Shqipëri, rreth 2 muaj më parë Alirizai tregon për impresionin e tij të parë që nga kufiri me Kakavijën.

"Në Shqipëri nuk kar racizëm fetar dhe unë jam një mysliman. Njerëzit në Shqipëri as duan t'ja dinë nëse ti je mysliman, i krishterë apo i pafe. Në shumë vende kam parë policin që i godet refugjatët. Kjo është diçka shumë e rëndë sepse unë nuk jam një plehrë, nuk jam terrorist. Emri im është emigrant. Kur kam arritur në Gjirokastër u tremba pasi kisha parë shumë herë se si policia i godiste emigrantët. Unë vij në vendin tuaj sepse në vendin tim kam luftë, kam rrezik jete. Kur polici shqiptar në kufi më pyeti për historinë time, pashë që ai filloi të qante. Ai shkoi jashtë bleu ushqim edhe për mua dhe erdhi për të ngrënë bashkë me mua në të njëjtën tavolinë. Nuk kisha parë kurrë diçka të tillë në jetën time. Polici më thoshte më trego, ndaj me mua dhimbjen tënde! Unë s'jam më polic tani jam miku yt. Kur unë fillova të qaj polici shqiptar më përqafonte. Dua t'i falenderoj të gjtihë policët shqiptarë dhe të gjithë që merren me emigrantët në Shqipëri, na kanë ndihmuar shumë. Nuk e kemi parë këtë përkujdesje në asnjë vend tjetër", shton ai.

Por jeta e Ali Rizait lidhet fort me kërkim e një azili kushdo shtet t'ja japë, për momentin ai shpreson shumë tek organet qeveritare shqiptare që mund t'i japin të drejtën të jetojë këtu, apo siç ai thekson shpesh, t'i japin të drejtë të vazhdojë të jetojë ende.

"Për momentin dita ime është e vështirë, pasi po përpiqem të mësoj gjuhën shqipe, por është shumë e vështirë. Më duhet që të komunikoj me njerëzit. Do të doja ta vazhdoja këtë sport në Shqipëri dhe ky vend nuk ka një kampion Europe, apo bote në kategorinë time. Gjithashtu, unë mendoj që kam shumë borxhe ndaj atyre që po më ndihnmojnë dhe për këtë arsye nëse do të më jepet mundësia nga qeveria shqiptare, ju premtoj në emër të Zotit që do të mund t'ju dhuroj një medalje të rëndësishme. Si shpërblim dua të zhvilloj këtu në Tiranë një ndeshje me një kampion të madh nga Rumania, që quhet Çatali Morasho, premtoj që do ta hedh me KO shumë shpejt, por më tepër se kjo rëndësi ka mesazhi që dua të jap për këtë ndeshje. "Ndal Luftës, të mos vdesin më fëmijë", deklaron ai.

21 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more