Skip to main content

“Këshilla që Jolie ua thotë çdo ditë vajzave të saj” plus 9 more Ekonomia Online

“Këshilla që Jolie ua thotë çdo ditë vajzave të saj” plus 9 more Ekonomia Online


Këshilla që Jolie ua thotë çdo ditë vajzave të saj

Posted: 19 Apr 2018 10:00 AM PDT

"Në jetë rëndësi ka ajo çfarë ju mendoni dhe mënyra se si ju logjikoni, dhe jo mënyra se si dukeni fizikisht. Është e nevojshme që ju të zbuloni atë që realisht jeni, çfarë mendoni dhe për çfarë luftoni. Eshtë gjithashtu e nevojshme që ju të luftoni për veten, por edhe për të tjerët dhe të drejtat e tyre. Nëse i shërben të tjerëve, atëherë ia vlen të jetosh".

Kjo është këshilla që aktorja e famshme u jep çdo ditë vajzave të saj.

Bëhet fjalë për Angelina Jolie, e cila në një intervistë për Elle ka zbulluar detaje të marrëdhënies së saj me vajzat Shiloh, Zahara dhe Vivienne.

Që pas ndarjes nga aktori Brad Pitt, Angelina i është përkushtuar totalisht fëmijëve të saj, duke theksuar se për momentin nuk ka nevojë për një partner të ri në jetën e saj.

The post Këshilla që Jolie ua thotë çdo ditë vajzave të saj appeared first on Ekonomia Online.

Vitamina E, një aleat i çmuar i shëndetit tonë

Posted: 19 Apr 2018 09:49 AM PDT

Është shumë e dobishme në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit dhe gjithashtu një antioksidant i fuqishëm. Ja cilat janë ushqimet që e përmbajnë këtë vitaminë

Vitamina E është një aleat natyral për shëndetin e trupit tonë: përveç që është një antioksidant i fuqishëm i aftë për të luftuar efektin e dëmshëm të radikaleve të lira dhe plakjen qelizore, është tejet e rëndësishme për të luftuar sëmundjet kardiovaskulare dhe koronare të zemrës, për shembull duke shmangur mpiksjen e gjakut, të cilat mund të çojnë në formimin e trombeve. Por kjo nuk është e gjitha: le të zbulojmë se ku dhe si mund ta marrim këtë vitaminë të çmuar dhe çfarë përfitimesh kemi.

Një nga detyrat kryesore të vitaminës E është mbrojtja e trupit tonë duke forcuar mbrojtjen imunitare: mbron indet nga radikalet e lira, mbron nga dëmet që shkakton ndotja, është e dobishme për të luftuar çrregullimet e lëkurës të tilla, si aknet dhe ekzema; është një ndihmë e vlefshme në komplikimet diabetike, është efektive kundër sëmundjeve gastrointestinale dhe është një aleat i mirë kundër sindromës premenstruale. Vitamina E gjithashtu zbut inflamacionin kronik dhe çmendurinë senile. A është e mjaftueshme?

Prandaj është e rëndësishme që të bëni një përcjellje natyrore të kësaj vitamine të çmuar: tani është e njohur se mirëqenia e organizmit tonë fillon nga tavolina dhe nga ajo që hamë çdo ditë. Vaj për vaj: për të siguruar një furnizim të mirë të vitaminës E, është e nevojshme të konsumojmë farat dhe të gjitha vajrat vegjetalë që janë nxjerrë prej tyre si, për shembull, vaj luledielli, vaj badiava, vaj kërp ose vaj farë liri. Këto vajra janë jashtëzakonisht të pasur me tokoferol, përbërësin më të vlefshëm të kësaj vitamine fantastike.

Miqtë e gjelbër: perimet dhe frutat, si dhe drithërat, janë të mbushura me vitaminë E. Por sigurisht perimet me gjethe jeshile, për shembull spinaq, brokoli, lakra, rrepa; ndërsa tek frutat avokadoja është një minierë e vërtetë.

Kurrë pa: frutat e thata, përveçse të mira, janë me të vërtetë të çmuara. Ngrënia e tyre na pengon të hamë ushqime me kalori të lartë apo me vlera ushqimore. Frutat e thata, dhe sidomos arrat, lajthitë, fistikët dhe bajamet, na furnizojnë edhe me vitaminën E.

The post Vitamina E, një aleat i çmuar i shëndetit tonë appeared first on Ekonomia Online.

Besnik Hasi fiton gjyqin ndaj Olympiacosit

Posted: 19 Apr 2018 09:42 AM PDT

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi, është i lirë t'i bashkohet çdo klubi që dëshiron, pasi ka fituar gjyqin me skuadrën greke Olympiacos.

Trajneri shqiptar drejtoi skuadrën e kryeqytetit grek në vitin 2017, por u shkarkua nga zyrtarët e saj.

Hasi ka kërkuar të paguhej nga klubi grek sipas kontratës dhe ka arritur të fitojë gjyqin.
Palët kanë gjetur një marrëveshje, ku trajneri shqiptar do të dëmshpërblehet.

Nuk bëhet e ditur shuma, por me rëndësi për Hasin është ndërprerja e parakohshme të kontratës, pasi ekzistonte një mundësi që ai të qëndronte si i punësuar i klubit deri në mbyllje të afatit të kontratës.

The post Besnik Hasi fiton gjyqin ndaj Olympiacosit appeared first on Ekonomia Online.

6 këshilla nga psikologët për të rritur fëmijë “të mbarë”

Posted: 19 Apr 2018 09:40 AM PDT

Psikologët e Harvardit kanë bërë një hulumtim, se si mund të edukohen fëmijet në mënyrën më të mirë dhe kanë dhënë disa këshilla për prindërit.

Këto janë 6 këshillat nga psikologët e këtij universiteti:

1) Merruni me fëmiëjt.

Ky është themeli i gjithçkaje. Kaloni kohë rregullisht me fëmijët tuaj, bëjuni pyetje të hapura për veten, për mënyrën si e shohin botën dhe dëgjoni me vëmendje përgjigjet e tyre. Jo vetëm që do të njihni më shumë botën e tyre, por do u tregoni kështu se kujdeseni për ta.

2) Nëse është e rëndësishme, thuajeni me zë të lartë.

Sipas studiuesve, edhe pse prindërit mendojnë se të qënurit i dashur dhe i sjellshëm është cilësi parësore që duhet të kenë fëmijët e tyre, jo gjithmonë shkon ky mesazh tek ata, ndaj sigurohuni që t'ua thoni këtë qartazi fëmijëve. Në këtë mënyrë ata dinë se çfarë kërkohet dhe ju konsultoheni me mësuesit, trajnerët dhe persona të tjerë që punojnë me fëmijën tuaj rreth sjelljes së fëmijës suaj.

3)Tregojini fëmijës si "të zgjidhë probleme".

Drejtojini fëmijët nëpërmnjet proçeseve të vendimmarrjes që marrin parasysh të gjithë njerëzit që janë të prekur nga problemi i caktuar. Për shembull, nëse fëmija juaj dëshiron të ndërpresë stërvitjen, nxiteni të zbulojë shkakun e shqetësimit dhe konsideroni detyrimin e tij ndaj skuadrës.

4) Bëjeni mirënjohjen dhe dhënjen e ndihmës një rutinë

Studiuesit shkruajnë " Njerëzit që e bëjnë zakon shprehjen e mirënjohjes kanë më shumë gjasa të jenë ndihmues, bujarë, të dhembsur dhe të mëshirshëm dhe po ashtu ata janë të prirur për të qënë më të lumtur dhe më të shëndetshëm." Ndaj është mirë që prindërit të japin detyra për të ndihmuar të tjerët dhe për të falenderuar.

5) Monitoroni emocionet negative te fëmijës

"Aftësia për tu kujdesur ndaj tjetrit ngarkohet nga inati, turpi, zilia, ose emocione të tjera negative" thonë studiuesit. Ndihma që mund tu jepet fëmijëve për të identifikuar dhe përpunuar këto emocione, dhe më pas për t'i udhëzuar ata drejt zgjidhjeve të sigurta të konfliktit, bën që ata të jenë të fokusuar në qëllimin e të qënurit një individ i dashur.

6) Tregojuni fëmijëve pamjen e plotë

"Pothuajse të gjithë fëmijët bashkëndjejnë dhe përkujdesen për një rreth të vogël familjarësh dhe miqsh" thonë studiuesit. Qëllimi është t'i mësojmë ata të tregojnë kujdes për njerëz që janë jashtë rrethit të tyre social, kulturor dhe madje gjeografik. Ju mund të ndihmoni në zhvillimin e këtyre cilësive duke i mësuar ata të jenë dëgjues të mirë dhe të vendosin veten në situatën e tjetrit.

Studimi mbyllet me një këshillë frymëzuese për të gjithë prindërit:

"Të rritësh një fëmijë të dashur, të respektueshëm dhe të mbarë është dhe ka qënë gjithmonë një punë shumë e vështirë, por është diçka që secili nga ne mund ta bëjë. Asnjë punë tjetër nuk është më e rëndësishme apo më shpërblyese."

The post 6 këshilla nga psikologët për të rritur fëmijë "të mbarë" appeared first on Ekonomia Online.

Gashi takon komandantin e KFOR-it, siguria vlerësohet stabile

Posted: 19 Apr 2018 09:39 AM PDT

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Salvatore Cuoci, i cili me këtë rast i uroi për detyrën e ministrit të ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në këtë takim, sipas një komunikate për medie nga MPB, u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, ku u vlerësua të jetë e qetë dhe stabile. Në këtë takim u vlerësua edhe bashkëpunimi i mirë mes Policisë së Kosovës dhe forcave të KFOR-it në Kosovë, transmeton Ekonomia Online.

Të dy bashkëbiseduesit u shprehen se bashkëpunimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it është i mirë dhe se është me rëndësi që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej.

Në këtë takim u bisedua edhe për ushtrimin e përbashkët që është duke u zhvilluar në mes Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe institucioneve tjera.

Ushtrimi "Shpata e Argjende" ka filluar dje dhe do të zgjasë rreth dhjetë ditë dhe po bëhet me qëllim të koordinimit e reagimit përmbështetjen e njësive për menaxhimin e situatave emergjente, që kanë të bëjnë me menaxhimin e situatave dhe situatave tjera.

 

The post Gashi takon komandantin e KFOR-it, siguria vlerësohet stabile appeared first on Ekonomia Online.

Jo ushqim pas orës 7 të mbrëmjes

Posted: 19 Apr 2018 09:30 AM PDT

Ndodh shpesh që për një arsye apo për një tjetër, vakti i darkës të konsumohet në orë të vona. Por, sipas shkencëtarëve ne duhet të hamë vaktin e fundit të ditës para orës 7 të mbrëmjes.

Kjo, sipas tyre ul rrezikun e presionit të lartë të gjakut. Gjetjet e studimit u bazuan në 700 njerëz dhe ky raport u paraqit si një paralajmërim kundër të ngrënit në orët e vona.

Duhet të jeni realistë në lidhje me orarin tuaj të të ngrënit, sepse përveç se ka një ndikim negativ në shëndet, ndikon edhe në jetën familjare. Kjo, pasi darka është ndër të paktat vakte ku tryeza mbledh gjithë familjen rreth saj.

Është e këshillueshme që të konsumohen të tre vaktet e ekuilibruara të ditës, t'i kombinoni ato me aktivitet të rregullt fizik dhe më e rëndësishmja, pas orës 19:00 t'i rezistoni tundimit të çokollatës apo ëmbëlsirës tuaj të preferuar.

The post Jo ushqim pas orës 7 të mbrëmjes appeared first on Ekonomia Online.

Xhavit Haliti kërkon falje publike për deklaratën e tij për ushtarët e UÇK-së

Posted: 19 Apr 2018 09:27 AM PDT

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur përsëri për deklaratën e tij në Kuvendin e Kosovës, ku gjatë seancës së ditës së martë kishte thënë se qeveria e Bujar Bukoshit nuk është marrë me ushtarët të cilët 'kanë qëndruar nëpër therra'.

E kjo kishte shkaktuar reagimin e djalit të dëshmorit, Sali Çekaj.

Mirëpo, përmes një shkrimi në Facebook, Haliti u shpreh se e kupton situatën dhe faktin që djali i dëshmorit Sali Çekaj mund të jetë prekur nga deklaratat e tij, duke i kërkuar falje publikishit të gjithë atyre që mund të jenë lënduar nga kjo shprehje që ai thotë se ka ardhur nga afekti.

Postimi i plotë i Halitit:

Dëshmori i kombit Sali Çekaj ishte ndër të rrallët luftëtarë, që ishte mbështetës i vendosur i Presidentit Ibrahim Rugovës. Këtë vijë, pra atë të Rugovës, Çekaj e mbrojti deri në fund, duke luftuar së bashku me ushtarët e tjerë të UÇK-së.

Djalin e Sali Çekajt e kuptoj, se mund të jetë prekur. Reagimi im në Kuvend ishte pak i nxitur dhe nëse jeni lënduar, ju kërkoj falje publikisht, jo vetëm juve, por të gjithë atyre që mund të jenë lënduar nga kjo shprehje e bërë pak a shumë në afekt.

Përndryshe, përkulem me respekt para veprës sublime të çdo dëshmori të kombit shqiptar.

LEXO EDHE:

Djali i Sali Çekajt: Pjesëtarët e FARK-ut nuk u strehuan nëpër thera e hotele gjatë luftës

The post Xhavit Haliti kërkon falje publike për deklaratën e tij për ushtarët e UÇK-së appeared first on Ekonomia Online.

Xhaferi: Të vazhdojnë marrëdhëniet e mira mes Turqisë dhe Maqedonisë

Posted: 19 Apr 2018 09:19 AM PDT

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Turqi, është pritur në një takim nga homologu i tij turk, Ismail Kahraman.

Kreu i Parlamentit të Turqisë, duke folur në takim shprehu kënaqësi për të qenë pritës i kryeparlamentarit Xhaferi dhe delegacionit të tij shoqërues.

Ndërkaq, Xhaferi vizitën e tij në Turqi e vlerësoi si një konfirmim të marrëdhënieve të mira midis dy shteteve.

Ai poashtu falenderoi Turqinë për mbështetjen e treguar në anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, si dhe në çështjen e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian (BE).

The post Xhaferi: Të vazhdojnë marrëdhëniet e mira mes Turqisë dhe Maqedonisë appeared first on Ekonomia Online.

Krasniqi: Mbajtja e seancës së nesërme është diskriminim për deputetët që nuk dinë anglisht

Posted: 19 Apr 2018 09:14 AM PDT

Deputeti Memli Krasniqi tha se seanca e thirrur për raportin e progresit ende pa u përkthyer ky raport është diskriminim për deputetët që nuk e dinë këtë gjuhë.

"Nesër do të ketë seancë të jashtëzakonshme. Pati shumë diskutime ku kërkuam që të shtyhet për disa ditë, sepse kjo pikë nuk ka material. Ky raport është dorëzuar vetëm në gjuhën angleze dhe konsideruam që është diskriminim për deputetë që nuk dinë gjuhë angleze. Administrata ka thënë që deri me datën 25 nuk përkthehet".

"Unë e konsideroj ironike faktin se në raportin e progresit fjalia e fundit thotë se duhet të hiqen seancat emergjente. Numri më i madh i deputetëve nuk do të kenë mundësi ta lexojnë atë që është objekt i diskutimeve".

Lidhur me kërkesën për shkarkimin e Aida Dërgutit, ai tha se kjo pikë është shumë poshtë dhe nuk e kanë ndërmend ta luajnë rolin e arbitrit, raporton Ekonomia Online.

"Ata është mirë të merren vesh ndërmjet vete, sepse në PDK nuk do ta luajmë rolin e arbitrit, prandaj si pikë është shumë e parëndësishme dhe shumë poshtë, sepse kemi shumë pika para nesh".

The post Krasniqi: Mbajtja e seancës së nesërme është diskriminim për deputetët që nuk dinë anglisht appeared first on Ekonomia Online.

Sejdiu: Më 26 prill Haradinaj do të paraqitet në 3 interpelanca

Posted: 19 Apr 2018 09:06 AM PDT

Dardan Sejdiu, shef i grupit parlamentar të deputetëve të pavarur rikonfirmoi se nesër mbahet seanca e jashtëzakonshme për raportin e progresit.

“U vendos që nesër të mbahet një seancë e jashtëzakonshme që do të trajtohet raporti i progresit. Seanca vazhdon me datë 26 prill, ku besojmë që do të trajtohet kontrata me “Countur Global” që ka implikime të jashtëzakonshme për vendin. I kemi 3 seanca”.

Lidhur me shkarkimin e Aida Dërgutit nga pozita e nënkryetares së Kuvendit, ai tha se kjo është pikë e rendit të ditës, raporton Ekonomia Online.

"Me datën 3 maj është pikë e rendit të ditës Aida Derguti dhe ndarja e komisioneve për grupin e deputetëve të pavarur", tha ai.

The post Sejdiu: Më 26 prill Haradinaj do të paraqitet në 3 interpelanca appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more