Skip to main content

“Kate Middleton në spital, në pritje të fëmijës së tretë” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Kate Middleton në spital, në pritje të fëmijës së tretë” plus 9 more Gazeta SHQIP


Kate Middleton në spital, në pritje të fëmijës së tretë

Posted: 23 Apr 2018 02:00 AM PDT

Kate ka nisur nga puna! Lajmi që britanikët prisnin, mbërriti: dukesha e Kembrixhit ka hyrë në "Lindo Wing të St. Mary’s Hospital të Londrës dhe është në fazat e para të lindjes së fëmijës së tretë. Lajmi është njoftuar nga "Kensigton Palace" në një postim në "Twitter". Për pak orë, pritet të lindë fëmijë i tretë i familjes mbretërore të çiftit.

Middleton ka mbërritur në spital e shoqëruar nga William në orët e para të mëngjesit. Sipas burimeve të pallatit, gjendja e dukeshës është e mirë. Kate qëndroi pushim rreth një muaj para lindjes dhe përkushtimi i fundit publik ka qenë një ngjarje bamirësie në Londër në 22 mars.

George, 5 vjeç dhe Charlotte, 3, presin lindjen e një vëllai apo një motre, i pesti në linjën e trashëgimisë së fronit. Ka shumë kuriozitete edhe për të mësuar emrin e fëmijës së tretë të Kate dhe William, deri tani 'top-secret'. Njoftimi për lindjen do t'i komunikohet botës vetëm pasi Mbretëresha Elisabeth dhe familja mbretërore do të mësojë lajmin e para, pastaj do t'i dërgohet një 'e-mail' zyrtar për mediat që mezi po presin…

23 prill 2918 (gazeta-Shqip.com)

E kuqja “tërbon” Demin (Foto)

Posted: 23 Apr 2018 01:59 AM PDT

Ajo rrallë shfaqet me fustane që e mbulojnë gjoksin e saj bombastik.

Dhe Demi Rose në disa foto të reja të shkrepura në fundjavë, siguroi që kthesat e saj të bujshme të "ndiznin" edhe njëherë rrjetet sociale dhe të bëheshin objekt komentesh në mediat rozë.

Në darkën në restorantin Avenue në St James Street në Londër, 23-vjeçarja i "tërboi" fansat me fustanin e kuq që mbante veshur. Masa e ngushtë e fustanit nuk ja fshihte aspak hiret simpatikes Demi.

23 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Dënohet në Belgjikë terroristi i sulmit në Paris

Posted: 23 Apr 2018 01:52 AM PDT

Një gjykatë belge ka dënuar Salah Abdeslam, i vetmi i dyshuar i mbijetuar nga sulmet terroriste të Parisit të vitit 2015.

Abdeslam, i cili u arrestua gjatë një përleshje me policinë dhe i pandehuri tjetër, Sofien Ayari, u gjetën të dy fajtorë për akuzat e vrasjes në tentativë për terrorizëm. Prokurorët kërkuan 20 vjet burg për të dy.

Ata gjuajtën me armë në drejtim të oficerëve që bastisën banesën e tyre në Bruksel në 2016, katër muaj pasi kreu sulmin terrorist. Abdeslam po mbahet në një burg në Francë dhe do të përballet atje edhe me një tjetër gjyq lidhur me sulmin në Paris.

Ai ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve nga gjyqtari në Bruksel, dhe përfundimisht refuzoi të marrë pjesë në seancat dëgjimore. As ai, as Ayari nuk ishin në gjykatë të hënën, në momentin që u lexua aktgjykimi.

Gjykatësi tha se “nuk mund të ketë dyshime” në lidhje me përfshirjen e dy njerëzve në “radikalizmin islam”.

23 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Këto janë “kombinimet fatale” që shkurtojnë jetën

Posted: 23 Apr 2018 01:50 AM PDT

Dihet se pirja e duhanit të bën keq, duke qenë i ulur dhe duke pirë shumë alkool; ajo që nuk është njohur deri tani është se sa shumë “përzierjet” e zakoneve të këqija vërtet ndikojnë në rritjen e mundësisë për një vdekje të parakohshme.

Këto të panjohura i sqaron një studim australian i publikuar në PLOS Medicine që përdor të dhënat e më shumë se 230 mijë pjesëmarrësve në “45 and Up Study,” më i madhi studim i realizuar ndonjëherë, ku vunë në vend të parë mënyrën sesi "përzierja" e veseve dhe zakoneve ndryshon si ne moshën dhe në shëndetin e popullatës.

1-Kërcënimi i trefishtë (dhe i papritur)

Fjetja më shumë se nëntë orë gjatë natës, qëndrimi më shumë se shtatë orë në ditë dhe mos arritja e kohës minimale prej 150 minuta në javë e aktivitetit të moderuar fizik, shton frikshëm rrezikun e vdekjes së parakohshme.

“Ne e dimë se mungesa e aktivitetit fizik është e keqe dhe prej disa kohësh kemi filluar të kuptojmë efektin e gjumit në shëndet në përgjithësi, por kjo është hera e parë që të dy faktorët janë konsideruar së bashku – thotë Dr Ding -. E pra, të dhënat tona tregojnë se kur preferon të jetosh duke kombinuar qëndrimin ulur dhe kohën e tepërt e kaluar në shtrat, së bashku me mungesën e ushtrimeve fizike, efekti është edhe më i dëmshëm se veset e të tjera të këqija, si pirja e duhanit dhe alkooli. ”

2-Shumë dhimbje të bëjnë keq

Një tjetër kërcënim i trefishtë vjen nga orët e tepërta të gjumit që kombinohen me pirjen e duhanit dhe alkoolit. Madje në këtë rast probabiliteti i vdekjes së parakohshme katërfishohet. “Në qoftë se ne duam të jemi me të vërtetë efektiv në parandalim ne duhet të marrim parasysh jo një faktor të vetëm, por faktin se elemente të ndryshme që përbëjnë mënyrën tonë të jetës janë të lidhura dhe kështu ndryshojnë profilin tonë të përgjithshëm të rrezikut”, thotë Ding.

3-Mungesa e aktiviteti fizik dhe gjumi i tepërt

Duke qenë fizikisht joaktiv dhe duke fjetur më shumë se nëntë orë dyfishoni rrezikun e vdekjes së parakohshme. “Mungesa e stërvitjes është e njohur për reduktimin e jetëgjatësisë, por nëse e shoqëroni me gjumë të tepërt, rritet rreziku. Deri më tani kurrë nuk ishte menduar të shtohej në “ekuacionin" e llogaritjes së probabilitetit të një vdekje të parakohshme numri i orëve që fle, por ne kemi kuptuar se ky është një faktor jo pa efekte", thotë autori i studimit Australian.

4-Moslëvizja dhe qëndrimi ulur

Mos arritja e 150 minuta aktivitet i moderuar fizik në javë dhe kryerja e një punë ose zakoni që ju bën të shpenzoni më shumë se shtatë orë në ditë ulur, dyfishon rrezikun e vdekjes para kohe.

5-Pirja e alkoolit dhe tymosja

Edhe ky “çift” është vdekjeprurës. Në fakt e dyfishon rrezikun e vdekjes së parakohshme për të gjitha shkaqet. “Këto janë elemente që tashmë njihen si negative, por ajo që na habiti është efekti i parregullt i parametrave që përgjithësisht konsiderohen më pak të rrezikshëm si gjumi i tepërt ose kalimi i një kohe të madhe ulur. Të kuptuarit se cilat kombinime të shprehive të këqija e vënë shëndetin tonë në rrezik më të madh do të thotë të kesh më shumë shanse për të ndërhyrë me një parandalim që është me të vërtetë efektiv”, përfundon Ding.

21 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Edmond Budina për “Il Manifesto”: Kadare na ka emancipuar në komunizëm

Posted: 23 Apr 2018 01:46 AM PDT

Gazeta italiane "Il Manifesto" i ka kushtuar një shkrim regjisorit shqiptar Edmond Budina. "Intelektuali i madh shqiptar flet për filmin e tij të fundit "Të thyer", një portret i pashpirt i vendit të tij pre e neoliberizmit të egër, ku logjika e parasë është shkaku i ndotjes së ambientit e moralit", shkruan "ll Manifest".

"Filmat e parë prej Shqipërisë komuniste janë parë në Leçe në fund të viteve '70 kur nuk qe e thëne që thjesht duke trokitur në ambasadë të hapej dera. E në fakt megjithë izolimin me total në edicionet e para të një festivali që quhej "Kinemaja dhe jugu i Evropës" ambasada dha lejen për ndonjë komedi, por edhe për filmin dramatik Ballë për ballë të Kujtim Cashkut e Piro Milkanit (1979), ku një nëndetëse sovjetike pa paralajmëruar ndodhej në ujërat territoriale të Shqipërisë pas çarjes historike të dy vendeve në 1961.

Oficeri i ri sovjetik interpretohej nga Edmond Budina, që ishte këtë vit i ftuar në edicionin e 19 të "Festivalit europian të filmit" (9-14 prill) në Leçe të drejtuar nga Alberto La Monica ( tashmë të fiksuara dhe datat e vitit të ardhshëm: 8-13 prill) që ka vazhduar çdo vit jo vetëm të prezantojë filma të rinj shqiptarë, por edhe nëpërmjet Forumit të bashkëprodhimeve mesdhetare të Apulia Film Commissione të favorizojë bashkëprodhimet (Veç projektit për të pajisur me teknologji moderne dy salla shqiptare).", nis shkrimi i gazetës italiane. Më tej ai vazhdon duke shkruar se: "Shqipëria e sotme me vrapin e saj të çmendur drejt neoliberizmit nën çelësin ballkanik tregohet nga Edmond Budina tek Të thyer, premierë kombëtare (prodhuar nga A.B.Film me italianen Revolver e maqedonasen KT Film&Media) dhe që së shpejti do të jetë në sallat tona. Filmi i tretë i regjisorit pas Letra ere dhe Ballkan Pazar, tregon shkatërrimin e traditave dhe zakoneve, të miqësive dhe marrëdhënieve familjare të shkaktuara prej transformimit të shpejtë.

Interpretuar prej vete regjisorit është si të mishërojë shpirtin e pazbutur të një vendi të vënë në provë të vështirë prej liberalizmit të pamëshirshëm, nga një proces problematik modernizimi dhe nga spekullimi që nuk do t'ia dijë për askënd. Edmond Budina që ka luftuar për demokracinë dhe që kur ishte i ri në vendin e tij ka ditur të ngrejë zërin, vazhdon ta bëjë dhe sot që jeton në Itali. Filmi i tij është më shumë se një paralajmërim dhe përballet me temën e bizneseve që bëhen me mbetjet toksike: u prit mirë nga spektatorët në Tiranë, thotë, por jo nga politikanët që me sa duket "kanë frikë se hapet kutia e Pandorës".

Tek " TË THYER" një nga temat qendrore është ajo e ndotjes së ambientit, pikërisht këtu në Meledugno është shpërthyese tema e TAP, gazsjellësit që kalon pikërisht edhe në Shqipëri: cilat janë reagimet në vendin tënd?

Shqiptarët janë të kënaqur, nuk ka asnjë kundërshtim, thonë se sjell punë, kanë shpronësuar tokat, u kanë dhënë ca lek pronarëve dhe ata janë të kënaqur. Gazsjellësi kalon pranë Fierit në zonën qëndrore të vendit, zonat turistike janë në jug.

Përsa u përket mbeturinave toksike për të cilat flet, njerëzit janë paralajmëruar? Rebelohen?

Të njëjtët që më parë kundërshtonin, tani që janë neë pushtet duan t'i lejojnë, por në një vend ku rregullat nuk respektohen, nuk ka mundësi për një kontroll real. Pikërisht kur "Të thyer" shfaqej në kinema, në Shqipëri u përhap lajmi se 13 kontainerë të nisur nga Gioia Tauro u zhduken në Shqipëri. Burimet shtetërore e përgënjeshtruan, por diçka e vërtete duhet të jetë. Në Shqipëri kane pak respekt për natyrën, kanë prerë pyje të tëra, kanë gërryer lumenjtë për t'i përdorur për materiale ndërtimi, në det derdhen vajëra anijesh, biçikleta, lavatriçe. Kjo të bën te mendosh se krimi punon.

Ka ligje specifike meqë ra fjala?

Në kundërshtim me ligjet askush nuk dënohet, shih betonizimin e Tiranës, që është bërë një xhungël çimentoje dhe ndotjeje. Edhe pse kryetari i bashkime ka mbjellë peme, duhet në fakt të bllokojë betonizimin.

Filmi yt nuk i referohet vetëm Shqipërisë, flet për probleme që u përkasin të gjitha vendeve?

Shqiptaret kane ngut të hyjnë në ketë komunitet globalizimi. Nëse flet me njerëzit ka nga ata që thonë se mafia shqiptare bën mirë sepse investon në vend. Është krijuar një mentalitet që gjithçka shkon mirë nëse bën para, në kundërshtim me atë që më parë konsiderohej e moralshme. Më parë familja ishte shumë e bashkuar, edhe pse i lidhte varfëria, shtypja. Tani prindërit mbeten vetëm dhe shpesh dërgohen nëpër azile.

Nga shqiptaret që kanë ardhur në Itali shumë vazhdonin për Amerikë, Kanada: këta nuk kanë sjellë në vend një lloj ndryshimi në mentalitet?

Shumë pak janë rikthyer, as unë që jetoj në Itali, por së paku përpiqem të ngre zerin. Ata që janë jashtë diçka me tepër në ndërgjegje e kanë, si ndonjë këngëtare e njohur në Gjermani apo Zvicër, që këndojnë kundër ndotjes.

Ti ke ngritur gjithmonë zërin edhe në momente aspak të lehta, si në një shfaqje të paharrueshme Kadaresë?

Kam venë në skenë në vitin 1990 një dramatizim të "Natës me hëne", një shfaqje inovative kundër regjimit, që ka pasur shumë sukses në publik. Pas asaj shfaqjeje kanë filluar revoltat e studenteve. Ata më thirrën, me deshin të shkoja me ta tek Alia së bashku me intelektualë të tjerë. Më thanë: "Duam që ti të vish me ne, na ke frymëzuar për t'u rebeluar". Mbeta shumë i befasuar, ishte një moment emocional shumë i madh. Prej atje lindi dëshira ime për pluralizmin demokratik.

Për çfarë flitej në atë shfaqje për të pasur një efekt kaq tronditës?

Ishte historia e një vajze, që për motive pa vlerë i kërkohet një dëshmi vergjiniteti dhe në qendër të shfaqjes kishte shumë referime për regjimin, shkopinjtë e gomës e deri tek një aktore që imitonte zërin e Enver Hoxhës, një gjë e paimagjinueshme. Njerezit ne salle ngrinin dy gishtat ne shenje fitoreje. Për mua Kadare është zëri që na ka emancipuar, që na ka dhënë guxim. Nuk konsiderohej si disident, por në fakt ishte, policia sekrete e kontrollonte dhe tani ka dokumenta që e vërtetojnë. Isha 19 vjeç kur u botua Dimri i vetmisë së madhe, me kujtohet qe kam nënvizuar me te kuqe kete fraze: " Lufta më e ashpër në socializëm është midis të aftëve dhe të paaftëve, por ata që tërhiqen të parët janë të aftët" duke lënë te kuptohej se qeverisnin të paaftët.

23 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Maradona falënderon heroin Koulibaly: Një ëndërr në zemër!

Posted: 23 Apr 2018 01:26 AM PDT

Fitorja "in-extremmis" e Napolit në fushën e Juventusit, me gol të Koulibaly 1 minut para përfundimit të kohës së rregullt ka ekzaltuar edhe Diego Armando Maradona, i cili ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale për këtë sukses të ish-skuadrës së tij.

"Mamma mia", ishte komenti i parë i El Pibe de Oro, më pas erdhi postimi i dedikuar për Koulibaly, heroin e skuadrës së Sarrit në "Allianz". Legjenda e Argjentinës është është shfaqur me fanellën numër 26 të mbrojtësit të Napolit, duke e falënderuar publikisht:

"Kemi një ëndërr në zemër." Një ëndërr që quhet "schudetto".

23 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Pasioni i mori jetën, kush ishte Armand Hallvaxhiu

Posted: 23 Apr 2018 01:12 AM PDT

Armand Hallvaxhiu, 34-vjeçari që humbi jetën të dielën në brigjet e Karaburunit, prej disa vitesh punonte si operator në disa televizione informative.

I riu i talentuar kishte pasion zhytjen, pasion i cili i mori dhe jetën. Prej disa vitesh ai ushtronte këtë sport si dhe ishte pjesë e shoqatës së zhytësve profesionistë.

Vetëm pak ditë më parë Mandi, siç e thërrisnin të gjithë, kishte postuar në Facebook pamje nga zhytjet më të fundit ku shprehej se e kishte marrë malli.

Armandi kishte një pasion të madh për zhytjet, por padyshim edhe kameran dhe fotografinë, duke sjellë momente të magjishme nga bota nënujore në ekspeditat dhe zhytjet që ai ka kryer gjatë këtyre viteve.

Vdekja e Armandit ka pikëlluar familjarët, miqtë e kolegët të cilët kanë shprehur pikëllimin e tyre për humbjen e tij.

Dhe stafi i ‘Shqip online’, i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe miqve për humbjen e tij.

23 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Dorëhiqet kreu i OMONIA-s: Disa e cilësojnë si biznesin e tyre

Posted: 23 Apr 2018 01:01 AM PDT

Tre viteve në krye të organizatës OMONIA, kreu i saj Leonidha Papa i ka dhënë fund ditën e sotme, teksa në Facebook ka njoftuar dorëheqjen nga detyra.

"Jap dorëheqjen nga posti i Kryetarit te Përgjithshëm, duke i lëne përgjegjësinë e përfaqësimit deri në zgjedhjet e ardhshme zv. kryetarit Fredi Beleri Me lejoni të ndaj me ju, krenarinë e perpjekjeve dhe aritjeve tona gjate ketij tre vjecari. Në këtë mandat, Omonia ishte e pranishme si kurrë më parë ne të gjitha ceshtjet në lidhje me komunitetin tonë, duke paraqitur propozimet e veta, qeverise Shqiptare, Greke si dhe përfaqësuesve te faktorit nderkombetar", shkruan ai.

Në letrën e gjatë të largimit, Papa shpjegon se një nga arsyet kryesore është dështimi i përpjekjeve për të bashkuar minoritetin grek dhe mungesa e mbështetjes së bashkëatdhetrarëve ndaj projektit të tij.

Ai shigjeton edhe disa prej drejtuesve, sipas të cilit "e konsideronin dhe vazhdojnë të shohin Omonian si dyqanin e tyre, duke demonizuar çdokush qe nuk i shërben "biznesit" te tyre". Por pavarësisht kësaj, kryetari i dorëhequr thotë se largimi i tij do të shërbejë për të marrë vendime me qetësi dhe për të forcuar më tepër OMONIA-n.

"Largimi im nuk duhet të interpretohet si një braktisje, përkundrazi është një përpjekje me e madhe për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të lehtësuar një riorganizim me pjesmarjen e çdo anëtari, me maturi dhe pa nxitime. Le të mbyllim një sy dhe një vesh tek ato që na ndajnë. Janë më shumë dhe me thelbësore ato që na bashkojnë", thekson Papa.

Letra e dorëheqjes:

"Informoj anëtarët dhe simpatizantet e Omonias, se përpjekjet personale për riorganizim, me propozime që kam gjykuar se do sjellin bashkimin e bashkatdhetarëve tanë, duke e shnderruar organizaten si shtëpine e përbashkët e të gjithë minoritareve greke dhe në veçanti për te perballur aspiratat, nuk gjetën mbeshtetjen e dëshiruar,
jap doreheqjen nga posti i Kryetarit te Pergjithshem, duke i lene përgjegjësinë e perfaqesimit deri në zgjedhjet e ardhshme zv kryetarit z, Fredi Beleri.
Me lejoni të ndaj me ju, krenarinë e perpjekjeve dhe aritjeve tona gjate ketij tre vjecari. Në këtë mandat, Omonia ishte e pranishme si kurrë më parë ne të gjitha ceshtjet në lidhje me komunitetin tonë, duke paraqitur propozimet e veta, qeverise Shqiptare, Greke si dhe përfaqësuesve te faktorit nderkombetar. Promovoi vlerat e këtij komuniteti duke derguar mesazhe ne cdo drejtim, se minoriteti Etnik Grek ne Shqiperi nuk eshte një pakicë e harruar dhe e disponueshme per konsumim, por një pjesë e konsiderueshme e rajonit dhe e Helenizmit Ekumenik.
Falënderoj dhe përgëzoj te gjithe ata, ato që kanë qenë te angazhuar ne keto perpjekje, veçanërisht të rinjtë. Ata që kane emigraur në Greqi por nuk braktisen vendlindjen dhe origjinen e tyre dhe sidomos ata qe kembengulin te ndertojne jeten e tyre ketu, duke mos iu bindur sirenave te crrenjosjes.
Kërkoj ndjese nga te gjithe ata që me fjale ose vepra i kam merzitur dhe nga ata qe ishin ne pritje te nje kauze ndryshe
Nuk mund ta fsheh hidhërimi tim per sjelljen e disa drejtuesve qe e konsideronin dhe vazhdojnë të shohin Omonian si dyqanin e tyre, duke demonizuar cdokush qe nuk i shërben "bisnesit" te tyre. Gjithashtu shpreh shqetësimin tim për të ardhmen e organizatës, meqenëse egoizmat personale po mbytin logjiken e thjeshte dhe misionin esencial të organizatës.
Me statutin e tanishem, kryetari nuk ka të drejten e asnje vendimarrjeje por për të zbatuar vendimet e Keshillit të Përgjithshme. Largimi im nuk duhet të interpretohet si një braktisje, perkundrazi është një përpjekje me e madhe për të rritur ndërgjegjësimin dhe per të lehtësuar një riorganizim me pjesmarjen e cdo anetari, me maturi dhe pa nxitime.
Le të mbyllim një sy dhe një vesh tek ato që na ndajne. Jane më shumë dhe me thelbësore ato që na bashkojnë. Shigjetari kur mbyll një sy, arrin më mirë shenjestren. Kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë se nëse do te mbylle të dy sytë, do t'ja dale me sukses.
Mir u takofshim ne betejat e ardheshme!
Leonidas Papas
Sarandë, 22 prill 2018".

23 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Ujë i ngrohtë apo i ftohtë? Përfitimet dhe dëmet

Posted: 23 Apr 2018 01:00 AM PDT

Trupi i një të rrituri përbëhet nga 50-60 për qind ujë. Ai është jetësor për shëndetin tonë dhe luan rol kryesor në funksionim normal të trupit. Por, pyetja që na mundon të gjithë është, si duhet ta pimë atë, të ngrohtë apo të ftohtë?

Shumë prej nesh kanë tendencën për të zgjedhur një gotë me ujë të ftohtë, sidomos kur rriten temperaturat, pasi jep një shije më të mirë dhe është më freskues.

Sipas studimeve, uji i ftohtë nuk është i mirë për shëndetin dhe më mirë sugjerohet të konsumohet ujë i ngrohtë, pasi është më i dobishëm për organizmin.

Më poshtë po ju tregojmë disa nga përfitimet e ujit të ngrohtë dhe dëmet që sjell për shëndetin uji i ftohtë.

  1. Uji i ftohtë krijon probleme me tretjen

Konsumimi i ujit të ftohtë sjell tkurrjen e enëve të gjakut, duke penguar tretjen. Kjo mund të shkaktojë probleme në stomak, dhimbje abdominale dhe kapsllëk.

  1. Uji i ftohtë ngadalëson ritmin e zemrës

Pirja e ujit të ftohtë mund të ngadalësojë ritmin e zemrës. Temperatura e ujit vepron si një stimul për nervin 'vagus' duke ulur ritmin.

  1. Krijon mukozë në trup

Pirja e ujit të ftohtë shkakton përhapjen e mukozës në trup. Sistemi juaj imunitar përkeqësohet dhe mund të krijojë situata të pakëndshme, që nga rrjedhja e hundëve e deri të probleme më të rënda.

  1. Ujë i ngrohtë shërben si pastrues toksinash për organizmin

Pirja e ujit të ngrohtë, sidomos në mëngjes ju ndihmon që të largoni toksinat nga trupi. Për të pasur rezultatet më të mira, mjafton të shtoni një fetë limoni në të, pasi vitamina C, e cila ndodhet me shumicë te limoni, u ndihmon për rigjallërimin e qelizave, ndërsa uji largon helmet.

  1. Uji i ngrohtë ul nivelin e stresit

Kur ndiheni të stresuar provoni të pini një gotë me ujë të ngrohtë, pasi kjo do të ndihmojë që sistemi nervor të funksionojë siç duhet. Hidratimi i trupit ju mban rezistentë ndaj stresit.

  1. Uji i ngrohtë u ndihmon të humbni peshë

Pirja e ujit të ngrohtë do të nxisë metabolizmin të aktivizohet plotësisht. Uji i ngrohtë rrit temperaturën e trupit dhe ndërsa trupi juaj përpiqet të kompensojë ndryshimin në temperatura, kaloritë fillojnë të digjen.

23 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Pastrohen mbetjet e hedhura në lumin e Tiranës (Foto)

Posted: 23 Apr 2018 12:57 AM PDT

Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë me një aksion të gjerë për pastrimin përgjatë rrjedhës së lumit të Tiranës nga “Ura Babrroit ” deri te “Ura Institutit”.

Grupi Task Forcë DPN1, Prefektura ,Forcat e Armatosura ,DPN2 , DPN3 dhe AlkoImpex, kanë bashkuar forcat duke pastruar mbetjet të cilat ishin hedhur aty nga qytetarë të papërgjegjshëm.

Ky ishte dhe viti i parë në gjithë këto vite që banesat në dy anët e Lumit të Tiranës nuk u përmbytën si rezultat i ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës për rehabilitimin e tij.

Rehabilitimi i brigjeve të tij me anë të mbrojtjes primare me mure gabioni në zona me rrezikshmëri rrëshqitjeje dhe me boulders (konturim me gurë të mëdhenj) në pjesën tjetër, jo vetëm që e ka sistemuar lumin në shtratin e vet duke mbrojtur banesat, por i ka dhënë kësaj zone një nga vlerësimet më të mëdha të pronës dhe cilësisë së jetës në njësinë 11, njësinë 9, 8 dhe 4.

23 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more