Skip to main content

“Jo vetëm “Fb”! Ja çfarë “Twitter”, “Google” dhe “Amazon” dinë për ne” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Jo vetëm “Fb”! Ja çfarë “Twitter”, “Google” dhe “Amazon” dinë për ne” plus 9 more Gazeta SHQIP


Jo vetëm “Fb”! Ja çfarë “Twitter”, “Google” dhe “Amazon” dinë për ne

Posted: 19 Apr 2018 01:17 AM PDT

Rrjeti social ka sqaruar se nuk është i vetmi që ruan të dhënat. Pas skandalit që ka tronditur Facebook, asnjë teknologji e madhe kurrë nuk do të donte të shihte emrin e saj të lidhur me atë të krijesës së Mark Zuckerberg. Megjithatë ka shumë faqe interneti që ruajnë informacion rreth nesh: kjo është ajo që ekipi pas Facebook donte të theksonte në një postim në blogun zyrtar.

"Twitter, Pinterest dhe LinkedIn kanë butona të ngjashme (‘like’ and ‘share’) që ndihmojnë njerëzit të ndajnë gjërat në faqet e tyre, – thotë postimi. – Google ka një shërbim analitik popullor (Google Analytics, i cili lejon për të analizuar statistikat për vizitorët në një faqe interneti, etj.) Amazon, Google dhe Twitter të gjitha kërkojnë 'login'. Këto kompani, – dhe shumë të tjera, – gjithashtu ofrojnë shërbime reklamimi sepse shumë faqe dhe aplikacione dërgojnë të njëjtin informacion te kompanitë e ndryshme çdo herë që vizitori të hyjë në faqe". Përpjekja e Facebook është të qartësojë sjelljen e saj dhe atë të kompanive të tjera të ngjashme: të dhënat e mbledhura për përdoruesit shërbejnë vetëm për të përmirësuar reklamën ose për ta vënë atë më në shënjestër. Informacioni personal, – të paktën në teori, – nuk duhet t’i shitet palëve të treta.

Pluhuri që ka krijuar Skandali i Cambridge Analytica rreth Facebook-ut, megjithatë tregon se gjërat nuk janë gjithmonë aq të qarta dhe të pastra: po në qoftë se do të ndodhte edhe në Amazon dhe Google?

Faqja Mashable, në një artikull, renditi të dhënat që Amazon dhe Google kanë për ne: "Të dy kompanitë grumbullojnë një sasi të madhe të dhënash për njerëzit që përdorin shërbimet e tyre, por ato ende nuk janë vënë nën vëzhgim siç është vënë Facebook-u. Për të qenë preciz, Google dhe Amazon nuk janë Facebook, por sasia e informacionit që ata kanë mbi amerikanët ende përfshin rrezikun që dikush të përfitojë prej tyre”, shkruan gazetari Jack Morse.

Këtu janë disa:

Amazon

Amazon mbledh një sasi të madhe të të dhënave për përdoruesit që përdorin shërbimet e saj dhe, si Facebook, tregon reklama bazuar në informacionin e mbledhur. Këto janë reklama të synuara: përdoruesve u tregohen çfarë ata preferojnë ose çfarë duan të blejnë.

Sipas politikave të privatësisë në Amazon, të dhënat e përdoruesve të mbledhura nga kompania përfshijnë: informacionin që është dhënë në faqe në çfarëdo mënyre (emri, adresa, numri i telefonit, karta krediti), informacion në lidhje me emrat dhe adresat e marrësve të ndryshëm të mallrave të blera, ato që kanë të bëjnë me pajisjen nga e cila ju bëni të ditur dhe vendin, ato që kanë të bëjnë me produktet e kërkuara ose të ekspozuara, ato që kanë të bëjnë me blerjet e mëparshme. Sipas disa burimeve, Alexa, asistentja zanore, do të shkruante disa informacione me gojë dhe do t'i ruante ato për të "përmirësuar saktësinë e rezultateve të treguara".

Nëse një skandal si Cambridge Analytica mund të fryjë rreth Amazon, askush nuk mund ta dijë. Megjithatë, sipas asaj që raportohet nga Mashable, është më mirë të jemi të kujdesshëm. Një zëdhënës i kompanisë siguroi gazetën, duke nënvizuar se informacioni personal nuk u shitet palëve të treta. Ajo që është e qartë është se faqja definitivisht përdor të dhëna personale për të përmirësuar reklamat dhe për të personalizuar përmbajtjen. "A mund të përfaqësojë kjo në njëfarë mënyre një armë? – shkruan gazetari Jack Morse. – Nuk është e qartë. Por të thuash se të dhënat përdoren për diçka abstrakte si përmirësimi i blerjeve dhe reklamave i jep kompanisë një gamë të gjerë në të cilën të veprojë".

Google

Nate Cardozo, nga Electonic Foundation Frontier, i intervistuar nga Mashable, ka thënë: "Amazon e njeh shumë më pak një amerikan mesatar se Google dhe Facebook. Google, – shtoi ai, – mbledh çdo gjë që mundet për përdoruesit. Ai e di se ku jeni, çfarë kërkoni, çfarë flisni në email, kujt i shkruani, cilët janë miqtë tuaj". Nga Gmail në Google Maps, nga Youtube në Chrome: ka kaq shumë mjete që mund t'i përdorni çdo ditë, të ofruara nga Google . Të dhënat e mbledhura për secilin prej nesh janë aq të shumta, duke filluar nga emri ynë në faqet e internetit që vizitojmë, nga videot që shohim në informacionet mbi pajisjet që përdorim, e deri tek fotot që ngarkojmë në vendet në të cilat ndodhemi.

Duhet të shqetësohemi? Si Facebook, edhe Google këmbëngul se kurrë nuk ka pasur dhe nuk ka ndërmend të shesë këto të dhëna: "Ne i përdorim ato për t'iu treguar reklamat në shënjestër, – tha kompania, – por ne nuk shesim të dhënat personale si emrin tuaj, adresën tuaj të emailit apo kartën tuaj të kreditit". "Përdoruesit, – shtoi ai, – mund të kontrollojnë informacionin e mbledhur rreth tyre nëpërmjet ‘My Account’.

Ne gjithashtu kemi politika që ndalojnë sjelljet e pahijshme dhe keqpërdorimin e të dhënave personale. Nëse ne gjejmë një shkelje në këtë drejtim, marrim masa paraprake".

Instagram

Instagram, i blerë nga Facebook në vitin 2012 dhe i përdorur vetëm në Itali nga 14 milionë përdorues, është gati të kandidojë për mbulim në aspektin e privatësisë. Së shpejti, në fakt, do të lejojë përdoruesit të shkarkojnë të gjithë informacionin që rrjetet sociale kanë mbi ta, siç e lejon Facebook tashmë. "Ne po ndërtojmë një mjet të ri që do t’ju japë mundësinë të shkarkoni një kopje të asaj që është ndarë në Instagram, duke përfshirë fotografitë, videot dhe mesazhet tuaja", tha një zëdhënës. Instagram, deri më sot, kurrë nuk i ka lejuar përdoruesit të ruajnë fotot e ndara: për ta bërë këtë, ishin të detyruar t'i bënin 'screenshot' imazhit dhe më pas ta prisnin atë.

19 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Dhunon gruan në sy të fëmijëve, arrestohet 37-vjeçari në Vlorë

Posted: 19 Apr 2018 01:14 AM PDT

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës me akuzën e dhunës në familje. Burime nga policia lokale bëjë me dije se është vënë në pranga shtetasi Lano Selimaj.

Arrestua i këtij shtetasi u bë në shtëpinë e tij, pasi për motive të dobëta e në gjendje të rënduar psikike ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, V.B., 34 vjeçe në sy të fëmijëve të tyre.

"U krye arrestimi i tij pasi në banesë, për motive të dobëta e në gjendje të rënduar psikike, si dhe në prani të fëmijëve, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases V.B., 34 vjeçe", njofton policia e Vlorës.

19 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

“Baby-album” i princeshës së ardhshme të Britanisë (Foto)

Posted: 19 Apr 2018 01:02 AM PDT

Ambicioze dhe e vendosur e me shumë dëshirë për të shkëlqyer. Dikush thotë se do të jetë Lady D e re. Por mbetet fakti që sytë janë të gjithë të drejtuara tek Meghan Markle. Në 19 maj të këtij viti (pas një muaji), ajo do të martohet me princin Harry dhe ajo po përgatit me perfeksion imazhin e saj. Ndërkohë shtypi ka nisur të shfletojë jetën private të bukuroshes, në gjueti të sekreteve dhe dëshmive. Siç janë disa nga fotot kur Markle ka qenë e vogël dhe në krahët e babait.

19 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Emërime dhe lëvizje të reja në Policinë e Shtetit

Posted: 19 Apr 2018 12:53 AM PDT

Vazhdojnë lëvizjet në Policinë e Shtetit, ku ditën e sotme janë vendosur disa ndryshime. Drejtri i Përgjithshëm Ardi Veliu, ka nënshkruar emërimin e kreut të ri të Policisë së Beratit, i cili është Artion Duka. Ky i fundit, do të zëvendësojë në këtë detyrë Dilaver Dukën.

Lëvizja e dytë është bërë në Forcën Operacionale, ku është emëruar Bujar Ahmeti. Në vendin e tij më parë në këtë detyrë ka qenë Artion Duka, që u transferua në pozicionit e Drejtorit në Qarkun e Beratit.

Ndërkohë, mësohet se oficeri Sokol Sejfollari është emëruar këshilltar pranë drejtuesve të Policisë së Shtetit. Më parë ai ka mbajtur postin e shefit të Antidrogës.

Një tjetër emërim është edhe ai i Fran Ricës, i cili është caktuar si shef i krimit ekonomik në Policinë e Shtetit.

19 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Dhunuan me mjete të forta 40-vjeçarin, arrestohen 2 vëllezër në Kuçovë

Posted: 19 Apr 2018 12:51 AM PDT

Policia e Kuçovës ka vënë në pranga dy të rinj, vëllezër mes tyre, pasi kanë dhunuar me mjete të forta një shtetas tjetër. Burime nga policia lokale bëjnë me dije se janë arrestuar në flagrancë shtetasit Tiliano Asko 30 vjeç dhe Safet Asko 24 vjeç.

Këta persona akuzohen se kanë goditur me grushte dhe mjete të forta, shtetasin E.S, 40 vjeç, banues në fshatin Kutalli, duke i shkaktuar dëmtime të lehta në trup.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, "Plagosje e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim".

19 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Si duket Justin Bieber në trupin e Beyonce?

Posted: 19 Apr 2018 12:51 AM PDT

Justin Biber ka postuar një foto qesharake në Instagram. 24-vjeçari ka përdorur "Photoshop" për të rregulluar një foto sipas dëshirës së tij.

Ai ka vënë fytyrën e tij në trupin e Beyonce. Kjo ka shkaktuar të qeshura pafund të ndjekësit e tij në Instagram.

Krahas fotos komike kantautori i njohur shkruan: "Ju duhet të takoni motrën time Rachel Bieber".

Y'all need to meet my sister Rachel Bieber

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber) on

 

19 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Vizat, ambasada amerikane këshillon: Sigurohuni që të ktheheni në Shqipëri

Posted: 19 Apr 2018 12:43 AM PDT

Ambasada amerikane u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që kanë marrë një vizë, të respektojnë afatet dhe të mos abuzojnë me të, por pas përfundimit të kthehen në vendin e tyre.

"Kudo që t'ju çojë viza juaj turistike, sigurohuni që të ktheheni në Shqipëri në fund të udhëtimit tuaj!" thuhet në njoftimin e ambasadës.

Herë pas here ambasada këshillon qytetarët për çështjen e vizave, në mënyrë që të shmangen probleme të ndryshme.

19 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Trump: Largohem, nëse takimi me Kim Jong Un nuk jep rezultate

Posted: 19 Apr 2018 12:40 AM PDT

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se nëse negociatat me liderin korean-verior, Kim Jong-un nuk do të jenë të frytshme, "ai do të largohet".

Në një konferencë të përbashkët, Trump dhe kryeministri japonez, Shinzo Abe ka thënë se duhet të mbahet presion maksimal ndaj Koresë Veriore për denuklearizim.

Kryeministri Abe është duke qëndruar në ambientet e presidentit Trump në Florida për të negociuar.

Më 18 prill, Trump ka konfirmuar se shefi i CIA-s, Mike Pompeo, ka bërë një udhëtim sekret në Korenë Veriore për t'u takuar me Kimin.

Ai ka thënë se Pompeo ka krijuar "marrëdhënie të mira" me Kimin dhe se takimi është zhvilluar lehtas.

Kjo vizitë ka shënuar takime të nivelit më të lartë në mes të SHBA-së dhe Koresë Veriore nga viti 2000.

19 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Verrati “shkarkon” Di Biagion, zgjedh trajneri e ri të Italisë

Posted: 19 Apr 2018 12:40 AM PDT

Marco Verratti ka shprehur dëshirën që ish-trajneri i Paris Saint-Germain, Carlo Ancelotti, të bëhet trajneri i ardhshëm i Italisë. Katër herë kampionët e botës kanë një trajner të përkohshëm pas shkarkimit të Gian Piero Ventura. Tekniku i kombëtares U21 të "axurrëve", Luigi Di Biagio, ka marrë përkohësisht vendin e tij, teksa Federata Italianë e Futbollit është në kërkim të trajnerit të gjashtë që nga 2006-a.

Nëse zgjedhja do të ishte në dorën e Verratti, ai do të donte të punonte me Ancelotti-n. "Kam debutuar në Champions League falë Ancelotti-t dhe ai më ka ndihmuar shumë me mentalitetin tim. Gjithashtu, ai më ka ndihmuar shumë jashtë fushës dhe mbetet një figurë e rëndësishme për mua. Të shohim nëse do të marrë drejtimin e kombëtares. Mua do të më pëlqente", ka thënë mesfushori i PSG.

19 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Izraeli feston 70-vjetorin e themelimit, palestinezët protestojnë

Posted: 19 Apr 2018 12:34 AM PDT

Fjalime ceremoniale, koncerte, fishekzjarrë, festime në rrugë, party – Izraelitët festojnë 70-vjetorin e themelimit të shtetit të tyre 70 orë- deri të shtunën në mbrëmje. Në ceremoninë kryesore në hapje të festimeve në kodrinën Herzl ku ndodhen varrezat e kombit, u ndezën pishtarët. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu theksoi se pavarësia e Izraelit do të thotë edhe aftësi për vetëmbrojtje. Ai i drejtoi një mesazh vendeve të rajonit. “Dora jonë zgjatet në paqe për të gjithë fqinjët tanë që e duan paqen”.

Falënderime për Donald Trump

Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin falënderoi “të gjithë banorët e Izraelit dhe miqtë në të gjithë botën”. Sidomos falënderimi vlen për ata që dhanë jetën për ndërtimin dhe të ardhmen e Izraelit, tha ai. Ata kanë paguar “çmimin më të lartë” për vendin e tyre. 70 vjet janë shumë për një jetë njeriu, por shumë shumë pak për një popull. Ai shpreson që Izraeli të rritet e begatohet edhe më shumë.

Si presidenti Rivlin ashtu edhe kryeministri Netanjahu falënderuan presidentin amerikan, Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit në dhjetor. SHBA duan të zhvendosin ambasadën e tyre në Maj në Jeruzalem. Këtë plan e përforcoi edhe njëherë presidenti Trump. “Nuk kemi askund tjetër miq më të mirë”, shkroi Trump duke uruar Netanjahun dhe popullin izraelit për 70-vjetorin e themelimit të shtetit.

Izraeli feston, palestinezët protestojnë

Fakti që festimet zhvillohen tani lidhen me orientimin e Izraelit nga kalendari hebraik. Zyrtarisht themelimi i shtetit modern të Izraelit njihet më 14 Maj 1948. Këtë ditë kryeministri i mëvonshëm i Izraelit, David Ben Gurion lexoi në Tel Aviv deklaratën e pavarësisë.

Nëse për izraelitët kjo ditë është ditë feste, për fqinjët arabë ajo konsiderohet si katastrofë. Me shpalljen e shtetit të Izraelit, filloi për palestinezët dëbimi dhe largimi i njerëzve nga vendlindja. Prandaj palestinezët protestojnë gjashtë javë deri në maj. Në Rripin e Gazës ka pasur trazira të përgjakshme me disa të vdekur.

19 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more