Skip to main content

“Çfarë ka qenë Yshyri” plus 9 more - Gazeta Dita

“Çfarë ka qenë Yshyri” plus 9 more - Gazeta Dita


Çfarë ka qenë Yshyri

Posted: 19 Apr 2018 02:06 AM PDT

E dhjeta (yshyri) ka qenë detyrim në natyrë mbi prodhimet bujqësore të fshatarëve, që shkonte në dobi të pronarëve feudalë të tokës ose të shtetit.

Dokumentohet në Shqipëri qysh nga shek.XIII.

Gjatë sundimit osman e dhjeta vilej prej spahiut mbi prodhimet e drithërave, perimeve, rrushit, verës, ullirit, vaji, barit etj.

Përveç tyre fshatari duhej të jepte në natyrë edhe detyrimin mbi kashtën e drithërave, të quajtur salari.

Salaria vilej së bashku me yshyrin.

Pas reformave të Tanzimatit e dhjeta i shkonte shtetit, madje arriti deri në 12.5-15%.

Mbeti në fuqi deri në çlirimin e vendit nga pushtimi fashist.

b.m. / dita

Berisha: Nxirrni Tahirin jashtë! Ftoni dhe Habilajt e Klement Balilin këtu

Posted: 19 Apr 2018 02:06 AM PDT

Deputeti demokrat Sali Berisha ka kërkuar largimin e Saimir Tahirit nga seanca, duke e cilësuar si njeriun kryesor të drogës në Ballkan, të cilit i bashkangjitet edhe Edi Rama.

"Të nxirret jashtë Saimir Tahiri se po kremtoni raportin me njeriun më kryesor të drogës në Ballkan bashkë me Edi Ramën. Nxirreni jashtë, mos festoni me të. I ftoni Habilajt dhe Klement Balilin të vij këtu", tha Berisha në sallë.

Pas mbarimit të fjalës së kryetarit Basha për integrimin, opozita është larguar nga salla.

Duke folur jashtë për mediat, Berisha tha se qëndrimet e Edi Ramës po rrezikojnë hapjen e negociatave këtë vit. Ai e cilësoi këtë të fundit si armikun e integrimit të Shqipërisë.

"Të gjithë ata që e lexojnë këtë raport, ky raport është pothuajse absolutisht 'toidhio' me raportin e 2016 kur u rekomandua. Nëse sot ka një armik, dhe uroj që vendet anëtare t’ia japin Shqipërisë dhe i ftoj t’ia japin, ka Edi Ramën, që në momentin kur i dorëzohet dokumenti nga përfaqësuesja e lartë e BE-së me gjuhë rrugaçi ordiner u dërgon mesazhe parlamentarëve të cilët ç’është e vërteta, me argumentat dhe qëndrimet e tyre kanë një rol përcaktues, ua them këtu përcaktues për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Me këto qëndrime rrezikon në mënyrë serioze hapjen e negociatave këtë vit", tha Berisha.

s.a/dita

Europa ku po trokasim, një kalendar i ngjarjeve pas vitit 2000

Posted: 19 Apr 2018 02:00 AM PDT

Eksperimenti demokratik më kompleks i botës, mori formë 61 vjet më parë, nën hijen e zgjatur të luftës më të madhe dhe më të tmerrshme botërore. Nga ato ditë të para me gjashtë anëtarë, deri tek 28 anëtarët që ka sot (shumë shpejt do të jenë 27, sepse Britania e Madhe po largohet), ka qenë i gjithi, si një rrugëtim me karusel.

Dikur thellësisht e ndarë, Europa është sot shumë më e bashkuar, e padyshim më e pasur. Megjithatë mbetet ende e debatueshme, se sa shumë prej këtij suksesi, ka ardhur prej ekzistencës së BE dhe direktivave e rregulloreve të hartuara në Bruksel dhe miratuara në Luksemburg.

Ja disa prej momenteve më kyçe pas vitit 2000:

Fillimi i viteve 2000: Kasandra parashikon turbulenca

Komisioni Europian rekomandon që Greqia të bëhet anëtari i 12 i eurozonës, bazuar në tregues ekonomikë të falsifikuar. Ekonomistët kudo paralajmërojnë se qeverisja e eurozonës është e paplotë, e ngjashme me një shtëpi gjysmë të ndërtuar që nuk do të jetë në gjendje t'i bëjë ballë një cikloni.

2002: Para qesharake

Udhëtarët kudo festojnë që nuk u duhet të paguajnë para për normën e këmbimit falë Euros, që shumë shpejt fiton statusin e monedhës Nr. 2 në botë, pas dollarit amerikan – dhe ndërkohë i jep vetes një minë me sahat financiare. Gjermania, që mund ta përballojë borxhin, merr hua më lirë se kurrë për t'u shndërruar në një fuqi globale eksporti, që do të dominojë ekonomitë e tjera europiane. Edhe të tjerë marrin hua si gjermanët, por harrojnë të mbajnë mend se janë spanjollë, italianë… ose grekë.

2002 e më tej: Zbatuesi global

Komisioni bllokon një bashkim të propozuar mes kompanive amerikane GE dhe Honeyuell dhe vërteton se mund të përcaktojë agjendën globale për politikën e konkurrencës. Kjo gjë zemëron amerikanët, që e shpikën fushën e antitrusteve dhe tani shohin që kompanitë e tyre bëhen shënjestra në Bruksel. 15 vjet më vonë, një seri gjobash miliarda euro, urdhërash për shlyerje, dhe hetimesh disa vjeçare do të lënë të shastisura kompani të mëdha botërore, mes tyre Microsoft, Apple, Google, Gazprom, Heineken dhe Saint-Gobain.

2004: Madhësia ka rëndësi

Ka skena festimesh të ekzaltuara në tetë ish shtete sovjetike, si dhe në Qipro e Maltë, të cilët i bashkohen radhëve të klubit si pjesë e përpjekjes më të madhe zgjeruese të BE. Për herë të parë, më shumë se gjysma e vendeve europiane janë anëtarë të Unionit. Europa e vjetër nis të bëhet nervoze.

2005: "Periudha e refuzimit"

Me shumë bujë, hartohet një kushtetutë e re e Europës. Disa prej autorëve shpresojnë se do të bëhet versioni europian i kushtetutës së SHBA – një model për demokratët në gjithë botën. Por votuesit në Francë dhe Holandë e shkatërrojnë ëndrrën, duke hedhur poshtë kushtetutën dhe futur Unionin në një "periudhë reflektimi". BE del nga depresioni duke hartuar Traktatin e Lisbonës – sërish i refuzuar, këtë herë nga irlandezët.

2008: Katastrofa financiare

Kriza financiare globale, për të cilën BE fillimisht fajësoi kaubojsat amerikanë, godet fort. Europa mbikëqyr shpëtimin e një banke në ditë, ajo sheh tregun e përbashkët të vihet në rrezik, dhe papunësinë të rritet shumë, ndërkohë që rritja ekonomike pëson një rënia dhe disa shtete kërkojnë paketat poshtëruese të shpëtimit. Shumë qeveri europiane kanë neglizhuar implementimin e reformave strukturore që do të kishin ndihmuar ekonomitë të përballonin valët e tronditjes, por e kanë më të lehtë të fajësojnë Uoll Stritin, Xhorxh Bushin… dhe Brukselin.

2010-2016: Europa e kursimit

Unioni forcon arsenalin duke krijuar një fond shpëtimi dhe union bankar. Eshtë i pamëshirshëm në shuplakat për vendet të cilët kanë shkelur rregullat e buxhetit të BE dhe u nevojitet një shpëtim, sidomos me Greqinë. Por ka suksese në Irlandë, Portugali dhe Spanjë, që marrin pilulat e hidhura dhe rregullojnë buxhetet.

2015: Shengeni pengohet

BE ka një zonë të lirë pa viza, pa një politikë reale migrimi apo kufi të jashtëm efektiv. Kjo gjë bëhet e dukshme në verën e 2015, teksa refugjatët dhe migrantët ekonomikë vërshojnë në BE, duke shembur gardhet në kufi dhe drejtuar për në Gjermani. Merkeli del si fytyra e re e liberalizmit global duke mirëpritur imigrantët me krahët hapur. Brukseli lihet mënjanë teksa qeveritë e vendeve anëtare arrijnë fillimisht në një marrëveshje për shpërndarjen mes tyre të imigrantëve, por më pas refuzojnë ta zbatojnë.

2016: A ka një magji Brukseli?

Mbretëria e Bashkuar voton për të dalë nga një union që asnjëherë nuk e përqafoi plotësisht, duke shkaktuar një krizë ekzistenciale mes bllokut 27-anëtarësh. Vota e Britanisë vjen e simbolizon një seri populizmash nacionaliste që vënë në rrezik Unionin, përpara një serie zgjedhjesh. Teksa zyrtarët në të dy anët e Kanalit grinden mbi logjistikën dhe pasojat e shkëputjes së Britanisë nga Brukseli, Brexit shndërrohet në fiksimin e BE, me negociatat që rrezikojnë të zvarritet përtej limitit prej dy vitesh që përcakton Neni 50.

b.m. / dita

Tahiri, pas gjashtë muajve në seancë: Urime për rekomandimin!

Posted: 19 Apr 2018 01:54 AM PDT

Pas gjashtë muajsh mungesë, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është shfaqur në seancën parlamentare të kësaj të enjteje.

Para së të hyjë në seancë, Tahiri mësohet të ketë thënë: "Mirëmëngjesi, urime për rekomandimin!".

Ai është ulur në karrigen e tij në fund të sallës në radhët e socialistëve, teksa është përgatitur të flasë për ligjin e Prokurorisë.

Ndërkohë, Tahiri ka bërë edhe një “lëvizje” ironike, duke regjistruar emrin e tij tek ky ligj, që kërkon ta arrestojë.

Mësohet se opozita nuk do të jetë kur Tahiri të mbajë fjalën e tij, pasi është parashikuar që anëtarët e saj të largohen pasi të kenë folur për integrimin.

s.a/dita

A kishte të drejtë Makiaveli?

Posted: 19 Apr 2018 01:51 AM PDT

Makiaveli nuk ishte aspak teoricieni i parë, që shkruante se politika është një biznes i pamëshirshëm, e cila kërkon që udhëheqësit të bëjnë gjëra, të cilat ndërgjegjja e tyre private mund t'i urrejë. Në politikë, ylli polar duhet të jetë vetëm shëndeti i republikës. Të ndjekësh zërin e brendshëm që grindet, apo të bësh para-mbrapa kur moralizuesit majtas e djathtas kundërshtojnë, është thjeshtë dobësi. Dhe nëse hezitimi yt e vë republikën në rrezik, kjo është dobësi e përbuzshme

 

Makiaveli thjesht nuk besonte se politikanët duhet të shqetësohen për duart e tyre të pista. Ai nuk besonte se ata meritonin lavdërime për skrupujt moralë, ose vrasjen e ndërgjegjes. Ai do të kishte rënë dakord me The Sopranos: "ndonjëherë bën atë që duhet të bësh".

Por Princi vështirë se do të kishte mbijetuar kaq gjatë, nëse do të kish qenë, asgjë më shumë se një apologji për gangsterë. Tek gangsterët, mizoria e paarsyeshme është shpesh efikase, ndërsa në politikë, siç Makiaveli e kuptoi qartë, është më keq se një krim. Është gabim.

Makiaveli gjithashtu kuptoi se një politikan, ndryshe nga një gangster, nuk mund të luante shpejt dhe kollaj me ligjin. Ligji ishte i rëndësishëm, sepse tek republikat kishte rëndësi mendimi i qytetarëve, dhe nëse një princ e vinte veten shumë shpesh mbi ligjin, njerëzit do ta largonin – shkruan Michael Ignatieff në The Atlantic, cituar nga Bota.al

Makiaveli e kuptoi se zemërimi popullor në rrugicat e qytetit të tij, mund ta çonte sundimin e princit, drejt një fundi të përgjakshëm. Nëse Makiaveli i këshillonte politikanët që të shtireshin, të bënin sikur kishin virtyte që nuk i praktikonin në jetën private, kjo ndodhte sepse besonte që njerëzit në rrugicat e qytetit, interesoheshin më shumë që princi t'u siguronte atyre paqe dhe siguri, sesa nëse ai ishte origjinal, apo edhe njeri i ndershëm.

I gjithë ky duket si cinizëm, vetëm nëse nuk arrijmë ta shohim realizmin e tij të thellë. Në librin e tij, Alan Ryan kap ndikimin e Makiavelit mbi imagjinatën morale moderne, kur thotë: "Fuqia qëndrore e Princit vjen nga … këmbëngulja e tij mbi nevojën për një vlerësim të qartë të mënyrës se si njerëzit vërtet janë aq të ndryshëm, nga gjepurat moralizuese për mënyrën se si duhet të jenë".

Kjo qartësi morale mbetet e fortë në një epokë si e jona, kur politikanët fshehin mizorinë e domosdoshme të jetës politike, prapa retorikës së vlerave dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të ndiejnë dhimbjen e tyre, kur marrin vendime të vështira.

Ne jemi ende të tërhequr nga Makiaveli, sepse e ndiejmë se sa nuk i duronte dokrrat e ngjashme në kohën e tij, dhe sa i vendosur ishte që të përballej me një problem që na shqetëson edhe ne: kur dhe sa mizori është e domosdoshme në botën e politikës.

Ai këmbëngulte se, kur duhet që të merren vendime politike të vështira ose të rrezikshme, mirësia e krishterë ose ndjeshmëria private, thjesht nuk bëjnë punë. Në politikë, ylli polar duhet të jetë vetëm shëndeti i republikës. Të ndjekësh zërin e brendshëm që grindet, apo të bësh para-mbrapa kur moralizuesit majtas e djathtas kundërshtojnë, është thjeshtë dobësi. Dhe nëse hezitimi yt e vë republikën në rrezik, kjo është dobësi e përbuzshme. Etika e Makiavelit vlerësonte vendosmërinë në politikë, dhe jo kërkimin e dëshpëruar të moralisht korrektes.

Ajo çfarë Makiaveli refuzon të çmojë, janë njerëzit që vlerësojnë ndërgjegjen dhe shpirtin e tyre, më shumë se sa interesat e shtetit. Ajo që Makiaveli nuk fal, është shfaqja publike e pavendosmërisë. Nuk duhet të zgjedhim udhëheqës që mundohen, duke u shqetësuar për dëmet morale të pushtetit që ushtrojnë në emër të popullit. Duhet të zgjedhim udhëheqës që flejnë të qetë, pasi marrin risqet më të mëdha sa i përket virtytit të tyre. Ata po bëjnë atë që duhet bërë.

b.m. / dita

The Guardian: Erdogan, një diktator! , “Ju votoni, unë fitoj!”

Posted: 19 Apr 2018 01:45 AM PDT

Pas vendimit të tij për të shpallur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, "The Guardian" e përshkruan Recep Tayyip Erdogan si një diktator që kërkon kontroll të plotë mbi çdo gjë.

Sipas të përditshmes prestigjioze britanike, kreu i shtetit turk ka shumë pak gjasa t'i humbasë këto zgjedhje, të cilat do ta bëjnë më të fuqishëm se Ataturku.

Në këtë aspekt, shkruan "The Guardian", Erdogani nuk ndryshon nga Vladimir Putini i Rusisë dhe Abdel Fatah al-Sisi i Egjiptit, pasi ideja e tyre e përbashkët e demokracisë mund të përmblidhet në këtë shprehje të thjeshtë: "ju votoni, unë fitoj".

Me deklaratën e një dite më parë, presidenti turk tregoi se zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të mbahen përpara afatit, për të kaluar më shpejt në një presidencë me fuqi ekzekutive.

Një lëvizje të tillë, ai e ka llogaritur me përballjen e sfidave të shumta që i shtrohen vendit.

Zgjedhjet do të zhvillohen në 24 qershor të këtij viti dhe jo në nëntor 2019-s.

"Edhe pse presidenti dhe qeveria po punojnë në unitet, sëmundjet e sistemit të vjetër na shpërfaqen në çdo hap që bëjmë", u shpreh Erdogani në një fjalim televiziv.

Turqia aktualisht po kalon nga një sistem parlamentar në atë presidencial, çka do t'i rrisë kompetencat presidentit.

Erdogani fitoi një referendum me një rezultat të ngushtë vitin e kaluar për të ndryshuar kushtetutën dhe për të krijuar një presidencë ekzekutive, pushteti i zgjeruar i së cilës do të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve të 24 qershorit.

s.a/dita

300 tulla me alfabetin më të vjetër shqip në jug të Ukrainës?

Posted: 19 Apr 2018 01:41 AM PDT

Në më shumë se dhjetë shekuj arkeologji, faktet e ekzistencës së një alfabeti shqip mungojnë. Mbishkrimet e zbuluara më së shumti janë ose në alfabetin latin, ose grek, dhe ka vetëm ndonjë gjurmë të pastudiuar ende të alfabeteve të vdekura të shqipes.

Në vitin 2015, arkeologu rus Dmitry Zenyuk  ka zbuluar në fshatin Margaritovo në zonën e Uzovit, Rusi, mbishkrime në gjuhën shqipe të shkruara në tulla.

Një alfabet që shqiptarët e Ukrainës e kishin marrë me vete?

Për fat të keq, historia e vajtjes së një numri të madh shqiptarësh në territorin e Perandorisë Ruse, për studiuesit shqiptarë është pothuajse e panjohur.

Studiuesi bjellorus Aleksandër Novik, i cili flet shqip në mënyrë të përkryer, është njohësi më i mirë i detajeve të zbulimit të këtyre 200  tullave ku janë ruajtur shkronja e fjalë shqipe.

Ai e ka mësuar shqipen nga dy pedagoget e tij ruse që kanë jetuar në Shqipëri në vitet '50, Gertruda Intrei dhe Irina Horonina,

Aleksandër Novik u nderua pak ditë më parë në Tiranë me Çmimin Kombëtar të Akademisë së Shkencave për vitin 2017, për studimet e tij për shqiptarët e Ukrainës.

Në intervistën e mëposhtme  Novik flet mbi këtë zbulim që ruhet larg syrit të studiuesve shqiptarë apo vëmendjes së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Për "Shqiptarja.com", Aleksandër Novik thotë se gjatë shekullit të 20-të në Rusi janë bërë zbulime dhe analiza shkencore me nivel të lartë për të folurën shqipe në  vendbanimet e jugut të Ukrainës, në rajonet e Odesas she Zaporozhies, ku nisi edhe periudha e themelimit të kolonisë së parë të "Karakurtit" që i takon fillimit të shekullit të 19-të, më saktë vitit 1811.

 

Zoti Novik, çfarë ju ka nxitur ju për të pasur një kontakt me shqiptarët e Ukrainës dhe të nisnit studimet për këtë minoritet etnik?

Në jug të Ukrainës ka katër fshatra shqiptarë. Paraardhësit e shqiptarëve të sotëm të Ukrainës kanë ikur nga krahina e Korçës dhe zonat rreth saj afërsisht. Ne supozojmë se kanë ikur pesë shekuj më përpara. Ata kanë ikur në lindje të Bullgarisë. Në rajonin e Varnës në Bullgari shqiptarët kanë jetuar afërsisht tre shekuj, edhe në fillim të shekullit të 19-të ata kanë ikur në territoret e perandorisë ruse për shkak të luftrave ruso-turke.

Deri tani ata kanë ruajtur gjuhën e tyre amtare. Kuptohet që shqiptarët që janë atje flasin shqip, kuptohet në gjuhën arkaike. Ata flasin "klisha" dhe jo "kisha", ata flasin "gluha" e jo "gjuha", ashtu siç flasin edhe arbëreshët e Italisë.

Ju vetë jeni ukrainas, shqiptaro-ukrainas apo rus?

-Jo nuk jam shqiptar, nuk jam ukrainas, nuk jam rus. Në fakt kam prejardhje bjelloruse, jam bjellorus, por kam lindur në  Rusi, në Magadan, në verilindje të Rusisë shumë afër nga Alaska nga Amerika e Japonia, por shkollën e mesme e kam mbaruar në Bjellorusi dhe pastaj kam vazhduar studimet e mia në Petërburg, në Universitetin shtetëror të San Peterburg dhe pas mbarimit të Universitetit kam mbaruar studimet pasunivesitare në muzeun Punskamera dhe punoj në këtë muze tani. Jam drejtor i Departamemetit të Studimeve Europiane, dhe vazhdoj të jap ligjërata në Universitetin e Shën Petërburgut.

Cili ka qenë shkaku që ju frymëzoheni nga tradita të harruara të popujve ose të vetë popujve të harruar?

-Është profesioni im. Kam mbaruar studimet pasunivesitare dhe për mua është interesanate dhe e rëndësishme që të zbulojë të studiojë ruajtjen dhe traditën e popujve ballkanikë.

Kur keni ardhur për herë të parë në Shqipëri?

-Në Shqipëri? Shumë interesante kjo. Për herë të parë unë  isha në trojet shqiptare në Kosovë në vitin 1990, dhe pastaj pas dy vjetësh në vitin 1992 kam ardhur për herë të parë në Shqipëri.

E dinit mirë shqipen që në atë kohë?

-Normale, natyrisht që e dija sepse shqipen unë e kam studiuar në Universitetin e Shën Petërburgut.

Kur ratë në kontakt me gjuhën shqipe të folur, vutë re ndonjë diferencë me atë që kishit mësuar?

-Jo. Unë e kam mësuar gjuhën shqipe me pedagogë shumë të mirë në Universitetin e Petërburgut. Për shembull Gertruda Intrei ka jetuar  këtu në Shqipëri në vitet '50 dhe pastaj vazhdonte të punonte në Universitetin e Petërburgut. Unë isha student i saj. Këtu në Shqipëri ka filluar studimet në fund të viteve '50 edhe Irina Horonina. Kur isha për herë të parë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë unë kam komunikuar pa problem.

Shqipëria ka jetuar në diktaturë dhe e izoluar, ju si albanolog a lejoheshit vinit në vendin tonë?

-Jo vendet tona ishin ndarë për shkak të politikës dhe para viteve '90 nuk mund të vija. Nuk eksistonin marrëdhëniet diplomatike, politike, tregtare e kulturore

Kur i takoni shqiptarët e Ukrainës, çfarë gjërash të veçanta keni zbuluar në karakterin e tyre dhe që u bënë përshtypje më shumë?

-Për mua është çudi që së pari shqiptarët e Ukrainës kanë ruajtur gjuhën e tyre amtare dhe vetëdijen pothuajse për pesë shekkuj, në një kohë që nuk kishin raporte me Gadishullin e Ballkanit për dy shekuj, kur u zhvendosën në Rusi dhe për mua kjo përbën një rast të veçantë dhe me shumë interes në shkencat që unë studioj. Ata kanë ruajtur gjuhën amtare dhe vetëdijen etnike.

Para tre vjetësh në një seminar të Kosovës ju shpallët se kishit zbuluar mbishkrime në një alfabet të veçantë të shqipes rreth 500-vjeçare. Ku bazohet ky studim juaji. Si zbuluan këto dokumente?

-Këto dokumente nuk u zbuluan në territorin e Ukrainës, por në territorin e Rusisë së sotme në brigjet e detit Azov në fshatin  Margaritovo. Tre vitet e fundit unë shkova bashkë me studentët e kolegët e mi në jug të Rusisë, në brigjet e detit Azov, në rajonin e Ostovit. Në fund të sheklullit të 18-të në këtë vend ishin  në themeluar disa fshatra, domethënë Margaritovo, Epirski, Albanski, domethënë fshati i Albanëve, i shqiptarëve. Para 20 vjetësh arkeologu rus Midriz Injuk ka zbuluar disa tulla me mbishkrime të sistemit të vjetër të shqipes.

I keni ju fotografitë me këto tulla?

-Po po  i kemi, dhe janë zbuluar rreth 200 tulla ku janë ruajtuar shenjat e sistemit të shkrimit të vjetër të shqiptarëve, ndërsa  duke i mbledhur të gjitha zbulimet janë rreth 300 kopje të tilla. Themeluesi i fshatit Margaritovo është Margaret Bllazon, dhe për të ka pasur diskutime se është edhe me origjinë greke, por kjo ngatërrohet, sepse kanë ardhur në Rusi shqiptarë nga Shqipëria dhe shqiptarë të Greqisë, që i quanin "Arvanutë të Greqisë" dhe "Arvanutë". Ky problem ende diskutohet. Margariti ishte njeri pasur dhe unë mendoj se ai do të bënte fare mirë ndërtime me tulla me shenja të shkronjave greke, po të ishte grek, dhe s'kishte arsye t'i bënte në një gjuhë që s'ishte e askujt aty në Rusi. Aty para disa vjetësh arkeologu rus, Dmitry Zenyuk, ka zbuluar një sistem të shkrimit shqiptar. Themeluesi i fshatit Margariti mendohet se ishte shqiptar nga Kreta dhe ai ka marrë shumë tokë nga qeveria ruse për shërbimin e tij në ushtri dhe kishte afërsht 200 kilometra tokë. Kështu ai ka organizuar një ndërmarrje të tillë që ta rrethonte një pjesë të madhe me tulla dhe në çdo tullë të kishte një shenjë, shkronjë shqipe. Në korrik do shkojmë përsëri në atë zonë dhe ndoshta do të zbulojmë artefakte të reja. Në zonën e Detit Azov nuk flitet më në gjuhën shqipe, por popullata ka mbajtur kujtime për arnautët të cilët janë themeluesit e këtij fshati dhe vendbanimet përreth.

Kur u bë lajmi për alfabetin e rrallë të zbuluar në letër, kureshtje të madhe pati edhe i ndjeri Robert Elsie, që më pyeti për burimin e lajmit, pasi ju supozonit se mund të bëhej fjalë për Alfabetin 400-vjeccar të Elbasanit. Keni biseduar për këtë ju me Elsie?

-Këto mbishkrime që janë ruajtur në këto tulla, unë mendoj se janë pjesë e sistemit të vjetër të shkrimit të shqipes. Në fakt nuk është Alafabeti i Elbasanit, sicc u mendua në fillim,  por është një alfabet tjetër. Jemi duke vijuar studimet dhe në korrik ne do të shkojmë sërish në Margaritovo për ekspeditë me kolegët. Kemi biseduar edhe me Elsie. Ne mendojmë se është një alfabet tjetër edhe më i hershëm, me më shumë shkronja. Ideja për një alfabet më të hershëm ishte e Elsie. Kështu që do të vijojmë zbulimet tona.

Në këtë territor, ekspedita jonë e organizuar nga Universiteti Shtetëror i Shën Petersburg në vitin 2015 ka grumbulluar shumë materiale, tregime, etj. Në lidhje me praninë e shqiptarëve në shekujt e 18-të dhe 19-të. Kështu në fund të shekullit të 18-të, në rajonin e Azovit u themelua fshati Margaritovo, emri i të cilit është i lidhur ngushtë me Margaret Bllazon, zyrtar i lartë, me origjinë nga shqiptarët e mërguar aty.

b.m. / dita

 

Rama: Puna vijon për Shqipërinë e pastër që duam

Posted: 19 Apr 2018 01:32 AM PDT

Kryeministri Rama vazhdon së postuari në rrjetin e tij social “Facebook”, dhe kësaj radhe i dedikon radhë falenderimesh qytetarëve, punonjësve dhe Forcave të Armatosura që kontribuuan gjatë Javës së Tokës në pastrimin e hapësirave publike, shtretërve të lumenjve dhe bregdetit të Shqipërisë.

Ai ka vazhduar së thënuri se ka ende shumë punë për të bërë, ndërkohë që vazhdon në çdo qark, bashki e njësi vendore të vendit.

Postimi i plotë

s.a/dita

Ndryshime të reja në kupolën e Policisë, emrat dhe pocizionet

Posted: 19 Apr 2018 01:22 AM PDT

Policia e Shtetit është përfshirë nga një sërë ndryshimesh ditën e sotme.

Mësohet se, Drejtori i i përgjithshëm Ardi Veliu ka firmosur disa lëvizje të tjera pas ndryshimeve që bëri fillimisht me ardhjen e tij në krye të uniformave blu.

Sipas informacioneve, shefi i dikurshëm i Komisariatit Nr.1, Artion Duka do të emërohet Drejtor i Policisë së Beratit.

Sokol Sejfollari, dikur në postin e shefit të Antidrogës, është emëruar këshilltar pranë drejtuesve të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, posti i shefit të Antidrogës ka mbetur bosh.

Dhe si shef i seksionit të krimit ekonomik emërohet Fran Rica.

s.a/dita

Mashtroi shëndetësinë britanike, shqiptarja përftoi transplant 100 mijë dollarë

Posted: 19 Apr 2018 01:11 AM PDT

Një emigrante shqiptare në Uells është dënuar në Britani për mashtrim karshi sistemit shëndetësor anglez, duke përfituar një transplant veshke me vlerë 100 mijë dollarë.

Sipas mediave britanike, emigrantja Fatmira Tafa kishte shkuar në mënyrë ilegale me kamion, pasi ishte njohur online me një emigrant po ashtu të paligjshëm. Ajo kishte përdorur një dokument identifikimi të rremë, duke u hequr si shtetase greke.

Ishte pikërisht ky identifikim që i mundësoi shtetases shqiptare të mashtronte Sistemin Kombëtar Shëndetësor (NHS) në Londër, duke kryer transplantin e veshkës, me një vlerë 100 mijë dollarë.

Gjykatësi i çështjes u shpreh se "kostoja që ka paguar NHS është më shumë se 100 mijë dollarë. Kjo është një çështje më serioze se kaq, dhe kjo gjykatë nuk mund ta anashkalojë. E jap këtë vendim me keqardhje dhe nuk më vjen mirë për këtë, por është vendimi i duhur për ofendimin tuaj".

Tafa e pranoi akuzën për mashtrim vetëm kur partneri i saj u deportua, dhe mbeti vetëm në Uells.

Tashmë ajo do të vuajë dënimin 14 muajsh për mashtrim dhe posedim të dokumenteve false.

s.a/dita

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more