“Barcelona, ‘mbret’ i Kupës së Mbretit – 30-të trofe në histori dhe katër radhazi” plus 9 more Telegrafi Futboll
“Barcelona, ‘mbret’ i Kupës së Mbretit – 30-të trofe në histori dhe katër radhazi” plus 9 more Telegrafi Futboll |
- Barcelona, ‘mbret’ i Kupës së Mbretit – 30-të trofe në histori dhe katër radhazi
- Barcelona shkatërron Sevillan në finalen e Copa del Rey, fiton trofeun e parë sezonal
- Coutinho i shtohet listës së shënuesve ndaj Sevillas
- Milan 0-1 Benevento, nota e Gjimshitit dhe të tjerëve
- Iniesta shënon gol të bukur në finalen e Copa del Rey ndaj Sevillas
- Milani humb nga Benevento në San Siro, rrezikon vendin që i dërgon në Ligën e Evropës
- Pirlo: Juve është favorit, Napoli e ka presionin se duhet doemos të fitojë
- Suarez shënon golin e tretë në finale ndaj Sevillas
- Messi dyfishon epërsinë ndaj Sevillas pas asistimit me thembër të Albas
- Trofeu i Ligës së Evropës vidhet në Meksikë, por autoritetet e gjejnë shpejt atë
Barcelona, ‘mbret’ i Kupës së Mbretit – 30-të trofe në histori dhe katër radhazi Posted: 21 Apr 2018 03:01 PM PDT Gjiganti katalunas, Barcelona ka vazhduar me koleksionimin e rekordeve ekipore. Barcelona ka fituar në finale të Copa del Rey e njohur ndryshe si Kupa e Mbretit ndaj Sevillas me rezultat të thellë 5-0. Kjo fitore e thellë në finalen e luajtur në Ëanda Metropolitano bëri që Barcelona të konfirmoj dominimin në këtë garë. Fitimi i trofeut të Copa del Rey nga Barcelona u bë për herë të 30-të në histori të futbollit. Gjiganti katalunas, përveç se e ka fituar plot 30 herë këtë kupë, ata gjithashtu fituan për herë të katërt radhazi këtë trofe. Pas fitores, trofeun e ngriti kapiteni Andres Iniesta, i cili e ka fituar plot gjashtë herë këtë trofe, ndërsa mendohet të jetë i fundit për të, pasi pritet të largohet në verë nga Camp Nou. Me fitimin e trofeut të 30-të të Kupës së Mbretit, Barcelona lirisht mund të quhet edhe si ‘mbret’ i kësaj kupe, pasi gjithmonë mbretëron në këtë garë. /Telegrafi/ The post Barcelona, ‘mbret’ i Kupës së Mbretit – 30-të trofe në histori dhe katër radhazi appeared first on Telegrafi. |
Barcelona shkatërron Sevillan në finalen e Copa del Rey, fiton trofeun e parë sezonal Posted: 21 Apr 2018 02:17 PM PDT Barcelona ka fituar ndaj Sevillas me rezultat të thellë 5-0 në finalen e Copa del Rey e njohur ndryshe si Kupa e Mbretit. Skuadra e Ernesto Valverdes ka fituar trofeun e parë këtë sezonal, pasi në finalen e mbajtur të Copa del Rey në Wanda Metropolitano e ka shkatërruar Sevillan duke e dominuar në çdo minutë të ndeshjes. Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 14-të, ku Luis Suarez shënoi nga afërsia për 1-0 pas një kundërsulmi të shpejt dhe i asistuar në fund nga Philippe Coutinho. Për epërsinë 2-0 u përkujdes ylli i skuadrës, Lionel Messi, i cili shënoi një gol të bukur pas asistimit maestral me thembër të Jordi Albas. Pjesa e parë perfekte u mbyll me një gol tjetër të shënuar nga uruguaiani Suarez (40′), i cili shënoi për 3-0 pas asistimit të Messit dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim. Edhe pjesa e dytë foli e gjitha në të mirë të gjigantit katalunas, që përveç dominimit arriti t’i shënoj edhe dy gola për të thelluar edhe më shumë epërsinë. Luhej minuta e 52-të e ndeshjes kur listës së golashënuesve iu shtua edhe kapiteni Andres Iniesta, i cili dribloi portierin kundërshtar për të shënuar për 4-0 pas asistimit të Messit. Në minutën e 69-të të ndeshjes shënoi edhe Philippe Coutinho nga pika e bardhë për të quar epërsinë në 5-0. Deri në fund të ndeshjes, loja u menaxhua mirë nga Blaugranët dhe në fund fituan me rezultat të thellë 5-0, duke fituar në fund trofeun e Copa del Rey, i cili ishte i 30-ti në histori të klubit nga Camp Nou. /Telegrafi/
The post Barcelona shkatërron Sevillan në finalen e Copa del Rey, fiton trofeun e parë sezonal appeared first on Telegrafi. |
Coutinho i shtohet listës së shënuesve ndaj Sevillas Posted: 21 Apr 2018 02:00 PM PDT Barcelona ka gjetur edhe golin e pestë në finalen e Copa del Rey ndaj Sevillas. Është mesfushori brazilian, Philippe Coutinho, i cili ka shënuar nga pika e bardhë për 0-5. Goli i Coutinhos erdhi në minutën e 70-të të ndeshjes. Ky gol erdhi pas asistimi i Luis Suarezit u prek me dorë nga mbrojtësi Clement Langlet. /Telegrafi/ The post Coutinho i shtohet listës së shënuesve ndaj Sevillas appeared first on Telegrafi. |
Milan 0-1 Benevento, nota e Gjimshitit dhe të tjerëve Posted: 21 Apr 2018 01:54 PM PDT Milani ka humbur në shtëpi nga Benevento me rezultat 0-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të të Serie A. Rossonerët kanë gjashtë ndeshje pa fitore në Serie A dhe me humbjen e sotme nga Benevento rrezikojnë seriozisht kualifikimin në garat evropiane për sezonin e ardhshëm. Goli i vetëm në këtë fitore të madhe të Beneventos u shënua nga Pietro Iemmello, i cili shënoi nga afërsia në minutën e 32-të të ndeshjes. Lojtari më i vlerësuar në këtë takim ishte portieri mysafirë, Christian Puggioni, i cili u vlerësua me notë 8.9. Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për sulmuesin portugez të Milanit, Andre Silva, që u notua me 5.8. Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, i cili ishte njëri nga më të vlerësuarit duke u notuar me 7.2. /Telegrafi/ Milan: Benevento: The post Milan 0-1 Benevento, nota e Gjimshitit dhe të tjerëve appeared first on Telegrafi. |
Iniesta shënon gol të bukur në finalen e Copa del Rey ndaj Sevillas Posted: 21 Apr 2018 01:43 PM PDT Barcelona ka gjetur edhe golin e katërt në ndeshjen finale ndaj Sevillas në Copa del Rey. Është mesfushori spanjoll, Andres Iniesta, i cili ka shënuar një gol të bukur për 0-4. Goli i spanjollit erdhi pas një asistimit të mirë të Messit, ku pastaj Iniesta dribloi portierin. Ky gol u shënua në minutën e 52-të të ndeshjes. /Telegrafi/ The post Iniesta shënon gol të bukur në finalen e Copa del Rey ndaj Sevillas appeared first on Telegrafi. |
Milani humb nga Benevento në San Siro, rrezikon vendin që i dërgon në Ligën e Evropës Posted: 21 Apr 2018 01:40 PM PDT Milani ka humbur në shtëpi nga Benevento me rezultat 0-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të të Serie A. Skuadra e Gennaro Gattusos ka vazhduar me formë të dobët edhe ndaj Beneventos, duke shkuar në seri prej gjashtë ndeshjeve pa fitore, duke e rrezikuar seriozisht kualifikimin në garat evropiane. Pjesa e parë e takimit u dominua nga Rossonerët, por edhe përkundër rasteve të shumta nuk arritën ta gjejnë rrugën e rrjetës. Në anën tjetër, Benevento në rastin e tyre të parë arriti të shënoj me anë të Pietro Iemmellos (32′), i cili shënoi nga afërsia për 0-1 dhe me këtë rezultat dërgoi skuadrën e tij në pushim. Në pjesën e dytë, Gattuso u mundua t’i bëjë disa ndryshime duke e freskuar edhe më shumë fazën sulmuese me Suson dhe Nikola Kalinicin dhe duke vazhduar dominimin edhe në këtë pjesë. Por, as këta dy zëvendësues dhe as në këtë pjesë-lojë Milani nuk arriti ta gjejë rrugën e rrjetës dhe në fund vendosi goli i Iemmellos duke ia dhënë fitoren Beneventos me rezultat 0-1. Pas kësaj humbje, Milani mbetet në pozitën e gjashtë me 52 pikë, por vetëm dy më shumë se Atalanta në të shtatin dhe tri me shumë se Sampdoria dhe Fiorentina, ndërsa Benevento zë vendin e fundit me vetëm 17 pikë. Në ndeshjen e radhës, Rossonerët udhëtojnë drejt Bolognas, ndërsa Benevento e pret në shtëpi Udinesen. /Telegrafi/ The post Milani humb nga Benevento në San Siro, rrezikon vendin që i dërgon në Ligën e Evropës appeared first on Telegrafi. |
Pirlo: Juve është favorit, Napoli e ka presionin se duhet doemos të fitojë Posted: 21 Apr 2018 01:21 PM PDT Andrea Pirlo beson se Juventusi është favorit për ta fituar duelin vendimtar për Scudetto kundër Napolit. Zonja e Vjetër ka katër pikë më shumë se përcjellësi i parë për titull, ndërsa fitorja eventuale e të dielës, thuajse do t’i jepte fund garës për kampionin e Italisë, pasi Bianconerët do të ishin shtatë pikë përpara, katër xhiro para fundit të sezonit. Edhe barazimi e lë Juven favorit për titull, ndërsa me fitoren e Napolit gjithçka do të ishte e hapur, pasi diferenca do të ishte vetëm një pikë dhe bardhezinjtë kanë disa duele jo të lehta deri në fund. “Do të jetë një ndeshje vendimtare për Napolin, sepse ata janë të detyruar të fitojnë. Meqë Juventusi ka epërsi prej katër pikësh në tabelë, mendoj se është favorit”. “Bianconerët mund t’i qasen ndeshjen në një mënyrë tjetër’, ka thënë Pirlo për Sky Sport Italia. Pirlo e ka veshur fanellën e Juventusit gjatë viteve 2011-2015, ndërsa më pas u transferua në MLS te New York City. Gjatë karrierës me Zonjën e Vjetër e ka fituar katër herë titullin e Seria A, një titull të Kupës së Italisë dhe dy trofe të Superkupës italiane. Njëherësh, ai ka luajtur edhe në finale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës (2015), të cilën Juve e humbi me rezultat 3-1. /Telegrafi/ The post Pirlo: Juve është favorit, Napoli e ka presionin se duhet doemos të fitojë appeared first on Telegrafi. |
Suarez shënon golin e tretë në finale ndaj Sevillas Posted: 21 Apr 2018 01:13 PM PDT Barcelona ka shënuar edhe golin e tretë në finalen e Copa del Rey ndaj Sevillas. Është përsëri uruguaiani, Luis Suarez, i cili ka shënuar për epërsinë 0-3. Goli i Suarezit erdhi në minutën e 40-të të ndeshjes. Ky gol erdhi pas një asistimi perfekt nga ana e Lionel Messi. /Telegrafi/
The post Suarez shënon golin e tretë në finale ndaj Sevillas appeared first on Telegrafi. |
Messi dyfishon epërsinë ndaj Sevillas pas asistimit me thembër të Albas Posted: 21 Apr 2018 01:05 PM PDT Barcelona ka gjetur edhe golin e dytë në ndeshjen finale të Copa del Rey ndaj Sevillas. Është ylli kryesor i skuadrës, Lionel Messi, i cili ka shënuar një gol të bukur për epërsinë 0-2. Goli i sulmuesit argjentinas erdhi në minutën e 32-të të ndeshjes pas një aksioni të mirë. Ky gol erdhi pas një asistimit maestral me thembër nga Jordi Alba. /Telegrafi/
The post Messi dyfishon epërsinë ndaj Sevillas pas asistimit me thembër të Albas appeared first on Telegrafi. |
Trofeu i Ligës së Evropës vidhet në Meksikë, por autoritetet e gjejnë shpejt atë Posted: 21 Apr 2018 12:53 PM PDT Në qytetin Leon të Meksikës është vjedhur trofeu i Ligës së Evropës, por autoritetet e shtetin shpejt e kanë ri-gjetur atë. Trofeu, i cili ishte për një turne në një ngjarje promovuese në qytetin meksikan Leon, u vjedh nga një automjet. Mendohet se trofeu i argjendtë, i cili ka një bazament mermeri dhe është i njohur edhe si UEFA Cup, ishte në makinën e një zyrtari në atë kohë. UEFA pas kësaj ngjarje deklaroi se “trofeu i Ligës së Evropës ishte në Meksikë për një ngjarje partnere dhe u vodh shkurtimisht”.
“U gjet shpejt dhe nuk ka pësuar dëmtime”. Gjetjen e shpejt të trofeut e konfirmoi edhe prokurori i shtetit të Meksikës, i cili tregoi se me të marr informacionin kanë filluar kërkimet. “Ne e gjetëm trofeun pas marrjes së informacionit që ishte vjedhur nga makina që e transportonte atë”, ka thënë prokurori. Gazeta meksikane Record raportoi se vjedhja e trofeut të Ligës së Evropës u bë të enjten rreth orës 19:00, pasi thuhet se trofeu nuk ishte shoqëruar nga një roje në atë kohë. Ndryshe, trofeu i Ligës së Evropës është dizajnuar nga një laborator italian, dhe përmasat e tij janë: 65 centimetra i lartë, 33 centimetra i gjerë dhe ka një thellësi prej 23 centimetrash, teksa peshon 15 kilogram. /Telegrafi/ The post Trofeu i Ligës së Evropës vidhet në Meksikë, por autoritetet e gjejnë shpejt atë appeared first on Telegrafi. |
You are subscribed to email updates from Futboll – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: