Skip to main content

“Shtyhet për të martën mbledhja e Kryesisë së Kuvendit” plus 9 more Ekonomia Online

“Shtyhet për të martën mbledhja e Kryesisë së Kuvendit” plus 9 more Ekonomia Online


Shtyhet për të martën mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Posted: 23 Feb 2018 09:45 AM PST

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit e paraparë të mbahet më 26 shkurt është shtyrë për një ditë. Ajo do të mbahet më 27 shkurt në orën 14:00, transmeton Ekonomia Online

Sipas komunikatës nga Kuvendi ky pritet të jetë rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme,

2. Përgatitjet për seancë plenare:

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 8 dhe 9 shkurt 2018:

1. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe GP të Lëvizjes Vetëvendosjes lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, Vendimin nr. 05/24 i datës 12 janar 2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe Vendimi nr. 15/24 i datës 12 janar 2018 për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale,

2. Debat parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe gjashtë (6) deputetëve nënshkrues lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës,

3. Shqyrtimi i propozim-vendimit të qeverisë së Republikës së Kosovës për ratifikimin e nëntë (9) anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë,

4. Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016.

***

Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e dhunshme të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

II. Përgatitjet për seancë plenare të radhës:

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

Koha për pyetje parlamentare,

Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës ("MASHT") dhe Stitching Spark-ut të Holandës ("SPARK") mbi mbështetjen e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit Mitrovica,

4. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim Ada Ref. No. 8116-00/2016/Lr2016,

5. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Themelimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA),

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Miniera dhe Minerale,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit Nr. 06/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-225 për Prokurorin e Shtetit i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 05/L-034,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për produkte të ndërtimit,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për inovacion shkencor dhe transfer të dijes dhe teknologjisë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kërkesat teknike për produkte dhe vlerësim të konformitetit,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shërbimet Postare,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Metrologji,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për gjak dhe përbërës të gjakut,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shoqëritë tregtare,

Përzgjedhja e një (1) kandidati për pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,

Debat parlamentar sipas kërkesës të nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe pesë (5) deputetëve nënshkrues për debat parlamentar lidhur me takimin e IV të përbashkët të Komisionit Parlamentar të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë, të mbajtur më 17-19 janar 2018, në Strasburg, Francë,

Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 07/21, dt. 22.12.2017, në lidhje me Pallatin e Rinisë në Prishtinë,

Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e dy (2) anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,

Propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare,

Formimi i Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari nga radhët e komunitetit shqiptar dhe dy (2) anëtarëve nga radhët e komuniteteve jo-shqiptare të Komisionit të Pavarur të Mediave,

Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave

The post Shtyhet për të martën mbledhja e Kryesisë së Kuvendit appeared first on Ekonomia Online.

Cili është emri për vajza më i përhapur në botë?

Posted: 23 Feb 2018 09:44 AM PST

Përzgjedhja e emrit është një ndër momentet më të bukura që shoqëron prindërit e rinj e jo vetëm gjatë shtatzënisë, por jo vetëm. Nuk mund të harrojmë listat e gjata të përpiluara me emra nga familjarët, miqtë e afërt e deri tek fqinjët.

Edhe pse shpeshherë emrin nuk është përcaktues i jetës së një personi, sërish vazhdojmë t’i kushtojmë rëndësinë e duhur dhe ta kremtojmë si një ngjarje të rëndësishme. Vitet e fundit tendenca e vënies së emrave ka ndryshuar në një trajektore prej 360 gradësh, nga emrat tradicionalë..kaluam tek emrat italianë fillmisht, emrat spanjollë të telenovelave, emrat hibridë të formuar nga përzierja e emrave të prindërve, kurse tani janë ”në modë” emrat turq e indianë.

Por e dini cili është emri për vajza më i përhapur në botë? E vështirë, apo jo? Po ua shuajmë kuriozitetin, është emri Sofia, të cilin e gjejmë po ashtu në versionet Sophia, Sofie, Sophie dhe Zsófia.

Pas një studimi të emrave të bebeve në 49 vende nga e gjithë bota, emri Sofia ishte në vend të parë si më i përdoruri në 9 vende, i dyti dhe i treti më i përdorur në 20 të tjera dhe bënte pjesë në listën e 25 emrave më të përdorur në 75% të vendeve të tjera.

Ky emër është me origjinë greke dhe do të thotë dituri. Sipas ekspertes së emrave, Laura Eattenberg, përhapja e këtij emri lidhet edhe me thjeshtësinë e tij në shqiptim, si dhe faktin që është i pranuar në të gjitha besimet, ku kryesojnë ato të krishtera dhe ato myslimane.

The post Cili është emri për vajza më i përhapur në botë? appeared first on Ekonomia Online.

Kali rrethohet nga 6 ujq në Itali, çudit veprimi i tij (Video)

Posted: 23 Feb 2018 09:37 AM PST

Një fotograf profesional i jetës së egër në Itali, ka kapur në kamera momentin kur një kalë është sulmuar nga 6 ujqër të uritur. Kjo skenë u filmua në Abruzzo, Itali para pak ditësh.

Ujqërit janë të njohur që shpesh i sulmojnë kuajt dhe i vrasin por video më poshtë i ka lënë pa fjalë të gjithë.

The post Kali rrethohet nga 6 ujq në Itali, çudit veprimi i tij (Video) appeared first on Ekonomia Online.

AAK thërret deputetët ta votojnë Projektligjin e propozuar nga Qeveria

Posted: 23 Feb 2018 09:29 AM PST

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vlerëson se Projektligji për Demarkacionin me Malin e Zi, është rezultat i një pune të madhe dhe përpjekjeve të vazhdueshme të spektrit politik e të partnerëve ndërkombëtarë.

Partia e Haradinaj, i cili e udhëheq dhe Qeverinë, nëpërmes një komunikate shtypi, thotë se “nuk ka qenë aspak e lehtë që të mbërrihet deri në këtë pikë dhe në këto çaste vendimtare, është i domosdoshëm kontributi i të gjithëve”.

AAK beson se projektligji i propozuar nga Qeveria është bazë e mirë ligjore, e cila garanton shënjim korrekt të kufirit me fqiun tonë Malin e Zi, qasja e të cilit duhet vlerësuar po ashtu.

“Ky projektligj, njëkohësisht është në interes të qytetarëve, lirisë së tyre të lëvizjes, por edhe të rrugëtimit të Kosovës e të Malit të Zi drejt BE-së”, thekson ky subjekt politik.

“Prandaj ne besojmë fuqishëm se nuk do të lëshohet momentumi i krijuar dhe u bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që të mërkurën që vjen, me votën e tyre ta miratojnë projektligjin e propozuar nga Qeveria dhe t'i japin një shans vendit duke e ruajtur njëkohësisht, çdo metër të territorit të vet”.

The post AAK thërret deputetët ta votojnë Projektligjin e propozuar nga Qeveria appeared first on Ekonomia Online.

Pa një qëllim, biznesi nuk do të ketë sukses

Posted: 23 Feb 2018 09:25 AM PST

Nisja e një biznesi për shkak të parave nuk është një motivues mjaft i fortë për të ju shtyrë në sfidat e ndryshme.

Përcaktimi i qëllimit të biznesit tuaj është një çelës i madh për të ndërtuar një sipërmarrje të suksesshme. Nuk mund të jetë vetëm për para.

Fitimi i parave nuk është një motivues mjaft i madh për të ju shtytur drejt sfidave të ndryshme dhe nisjes së kompanisë tuaj.

Shumë sipërmarrës të suksesshëm përmendin para si motivacioni kryesor për të nisur një kompani.

Pse nisën një biznes njerëzit, pra?

The post Pa një qëllim, biznesi nuk do të ketë sukses appeared first on Ekonomia Online.

Çfarë përfaqëson fjongo e verdhë e Guardioas dhe pse ai mund të dënohet për këtë?

Posted: 23 Feb 2018 09:18 AM PST

Pep Guardiola është zyrtarisht në telashe.

Federata e Futbollit të Anglisë, ka hapur rast kundër trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola, për përçimin e mesazheve politike gjatë një ndeshje të futbollit.

Trajneri 50-vjeçar, në ndeshjet e fundit në Premierligë dhe në Evropë, ka mbajtur një fjongo në pallton e tij?

Por çfarë përmban shiriti i verdhë i Pep Guardiolas?

Guardiola në ndeshjet e fundit në Premierligë dhe në Evropë, ka mbajtur një fjongo në pallton e tij për t'u dërguar mbështetjeve politikanëve nga Katalonia të arrestuar nga shteti spanjoll pas shpalljes së pavarësisë së këtij regjioni.

Duke folur për këtë situatë, Guardiola kishte thënë: "Unë shpresoj që politikanët që janë në burg të lirohen sa më parë dhe t'u bashkohen familjeve të tyre".

"Nëse ajo mund të ju ndodhë atyre, mund të na ndodhë edhe neve, që mund të japim ndonjë opinion".

Nuk mund të injorojmë këta 11 politikanë apo aktivist, të cilët nuk kanë lënduar askënd dhe janë në burg vetëm shkaku i votës".

The post Çfarë përfaqëson fjongo e verdhë e Guardioas dhe pse ai mund të dënohet për këtë? appeared first on Ekonomia Online.

Gërxhaliu: Nëse vazhdon degradimi i shtetit më këtë trend, gjendja do të përkeqësohet

Posted: 23 Feb 2018 09:14 AM PST

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu ka theksuar se nëse vazhdon ky trend i degradimit të shtetit si deri më tani, sipas tij, gjendja do të shkojë dhe do të përkeqësohet.

Ai në një intervistë për Telegrafin ka thënë se trimat e bëjnë luftën, ndërsa të mençurit dhe ekspertët e udhëheqin shtetin.

"Kosovarët po i bëjnë dëm më shumë se qarqet më armiqësore. Mbi interesat e partive politike është interesi i shtetit, dhe shteti nuk është pronë e askujt.

Fjala kompromis dhe sakrificë nuk po bën pjesë të klasa politike. Nëse e analizoni formën se si diskutohet, e vëreni se është varrosur kultura e komunikimit", ka shtuar Gërxhaliu.

Sipas tij, angazhimi i partive politike është çështje pazari dhe akomodimi i militantëve nëpër pozita shtetërore.

The post Gërxhaliu: Nëse vazhdon degradimi i shtetit më këtë trend, gjendja do të përkeqësohet appeared first on Ekonomia Online.

Pse disa fëmijë nuk i respektojnë prindërit?

Posted: 23 Feb 2018 09:10 AM PST

Shumë prindër vuajnë sjelljet e pahijshme të fëmijëve të tyre. Edhe pse të vegjël, disa prej tyre nuk binden, nuk respektojnë qëndrimet e prindit, duke shkaktuar trishtim të thellë.

Sipas, Dr. Erica Reischer, psikologe dhe terapiste familjare, disa nga arsyet pse fëmijët nuk respektojnë prindërit e tyre janë:

Prindërit nuk u kushtojnë vëmendje fëmijëve të tyre dhe nuk e kuptojnë sjelljen fyese që ata shfaqin

A u jepni jepni vëmendjen e duhur fëmijëve çdo ditë? A u kushtoni vëmendje jo vetëm nevojave, por edhe bisedave me ta? Nëse i injoroni këto gjëra, fëmijët humbasin respektin për prindërit, fillojnë të injorojnë kërkesat dhe urdhërat e tyre. Ndoshta kjo është vetëm një pasqyrë e mënyrës se si janë trajtuar.

Prindërit nuk përdorin sjelljet e duhura për edukimin e fëmijëve

Është detyra e prindit të korrigjojë fëmijën dhe ta trajtojë atë me respekt. Ata duhet të rriten të arsimuar dhe të shëndetshëm.

Duhet të jeni vigjilentë

Prindërit nuk duhet të tolerojnë edhe gjestet më të vogla të mosrespektit, që shfaqin fëmijët. Ju duhet t'i sinjalizoni fëmijët se sjellja që bëjnë është e shëmtuar dhe e gabuar. Nëse e keni të pamundur, mësoni nga përvoja e të tjerëve, të cilët ia kanë dalë mbanë me edukimin e fëmijëve.

Prindërit idealizojnë sjelljet e fëmijëve

Shpesh prindërit krijojnë ide të rreme për gjëra që nuk janë. Një fëmijë me sjellje jo të hijshme, që zvarritet dhe qan në supermarket për disa prindër është normale. Edukata u jepet fëmijëve në moshë të vogël. Nëse nuk merrni masa, fëmija juaj bëhet një i rritur mendjemadh dhe i pasjellshëm.

The post Pse disa fëmijë nuk i respektojnë prindërit? appeared first on Ekonomia Online.

5 mënyra si t’i shndërroni në “yje” punonjësit dembelë

Posted: 23 Feb 2018 09:10 AM PST

Ndryshimi i stafit ju kushton me kohë dhe para të cilat mund të mos i keni. Ja se si të keni një ekip më të mirë dhe t'iu jepni atyre energji në proces.

Pra ju keni disa punonjës të cilët nuk po përfundojnë punën, ose ndoshta nuk po e bëjnë mjaftueshëm shpejtë. Ju mund t'i përjashtoni ata, por e dini se koha dhe përpjekjet e kërkuara për të trajnuar grupin e ardhshëm të punonjësve janë domethënëse. Ju jeni të gatshëm të gjeni një mënyrë për të punuar me ata që i keni ( të paktën për tani).

Së pari, disa lajme të këqija: Ka mundësi që këta punonjës të mos motivohen asnjëherë të bëjnë punën. Në anën tjetër, ka edhe disa lajme emocionuese, gjithashtu: Mund të ketë një mënyrë për të ri-angazhuar punonjësit me misionin tuaj.

Këtu janë pesë strategji të thjeshta për të shndërruar punonjësit joproduktivë në superyje të kompanisë.

Qartësoni definicionin tuaj të ''produktivitetit''

A e dinë punonjësit tuaj se çfarë konsideroni produktiv? Le të themi se ata kanë nxjerrë inventarin në marrëveshje të 10,000 mjeteve në muaj për shkak se gjithmonë ka qenë kështu. Ju dëshironi që ata të nxjerrin 20,000 në muaj. Kur ishte hera e fundit që definuat produktivitetin për ta? Nga të gjitha pesë strategjitë, kjo është më e lehta.

Krijoni konkurrencë

Krijimi i një ndjenje të konkurrencës në mes të anëtarëve të ekipit ose departamenteve është një tjetër strategji e thjeshtë për të rritur produktivitetin. Nganjëherë kur ju shtyeni njerëzit përmes këtyre mënyrave, sportistët e tyre të brendshëm dalin në pah. Ata rrisin performancën sepse dëshirojnë të fitojnë.

Pyesni se si mund të ndihmoni

Ndoshta ka një arsye të mirë se pse punonjësit nuk po takojnë standardet tuaja. Ndoshta një anëtar i ekipit po zvogëlon gjendjen morale ose një çështje e sistemeve po ngadalëson procesin. Pyesni anëtarët e ekipit se çfarë ndryshime dëshirojnë të bëjnë. Nëse mund të zbatoni njërën nga dy sygjerimet, ju mund të rrisni produktivitetin në tërë ekipin.

Jepuni atyre një reputacion për ta përmbushur

Libri i famshëm i Dale Carngie, ''How to Win Friends and Influence People'' diskuton këtë teori. Në themel funksionon kështu: Tregojuni anëtarëve joproduktivë të ekipit se jeni të emocionuar t'i shikoni ata duke u treguar produktivë.

''E di se ka disa njerëz të cilët mendojnë se nuk mund të nxirrni 20 000 njësi nga dera këtë muaj, por e di se e kanë gabim'', ju mund të thoni. ''E di se nuk është askush më i kualifikuar për ta bërë këtë se ti''! Etiketoni punonjësit tuaj me një reputacion të produktivitetit të lartë, dhe ka gjasa që ata do ta përmbushin atë.

Nxitni rezultatet që dëshironi t'i shihni

Paraja flet. Por njëlloj bën edhe ushqimi, argëtimi, alkooli, dhuratat, dhe më shumë. Nëse keni nevojë që ekipi juaj të bëhet më produktiv, jepuni atyre një nxitje së bashku me qëllimin të cilin dëshironi që ata t'a përmbushin. Sigurohuni se e jepni atë shpërblim publikisht dhe sa më shpejtë që është e mundur sapo të arrihet qëllimi.

The post 5 mënyra si t’i shndërroni në “yje” punonjësit dembelë appeared first on Ekonomia Online.

Zogaj: Vetëvendosje po sulmon njerëzit që kanë mendim ndryshe për Demarkacionin

Posted: 23 Feb 2018 09:06 AM PST

Drejtori ekzekutiv i lëvizjes "Fol", Petrit Zogaj, ka reaguar lidhur me polemikat e krijuara kohëve të fundit me deputetës së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, si dhe gazetarit, Adriatik Kelmendi.

Në një shkrim të tij në Facebook, Zogaj shkruan se Lëvizja Vetëvendosje prej shumë kohësh kanë probleme të brendshme të cilat po tentojnë t'i neutralizojnë duke krijuar një armik të jashtëm, raporton lajmi.net.

Ai ka kritikuar qasjen e deputetes Haxhiu ndaj gazetarit Adriatik Kelmendi, duke shtuar që ky i fundit nuk tha asgjë për të cilën do të ishte e nevojshme një reagim i tillë, dhe se sipas Zogajt, Demarkacioni është dashur të përfundonte para tre viteve, dhe ishin pikërisht partitë si Vetëvendosje e AAK që sipas tij me një logjikë jo institucionale dhe me pengjet e tyre pragmatike sollën gjendjen aktuale.

Ky është postimi i plotë i Zogajt në Facebook:

"Eshte maksime e njohur prej kohesh: kur ke probleme te brendshme dhe nuk ke zgjidhje, tenton t'a krijosh armikun e jashtem, ne menyre qe t'a neutralizosh problemin e vertete qe ke.

LV dhe njerezit e saj, prej kohesh ka probleme te brendshme, e po ashtu, prej kohesh ka tentu qe mospajtimet politike t'i vendos ne raportet mik-armik dhe patriot-tradhtar. Kjo ne fakt eshte berthama e mirembajtjes se status-quo-s brenda ketij subjekti politik.

Territori eshte ceshtja, ku me shume se kudo tjeter njerezit priren te besojne qe po shkaktohet nje tradheti. LV kete e ka te qarte, dhe pikerisht qe kjo mund te tingelloj si me e besueshme, s'po ndalet duke sulmu njerez qe kane mendim ndryshe ne lidhje me marreveshjen e demarkacionit. Se fundi, deputetja Haxhiu e paska sulmu Adriatik Kelmendin, vetem pse ky i fundit qartazi dhe pa rreshtur ka bere thirrje qe demarkacioni te votohet dhe kjo ceshtje te mbyllet.

Pra, ka shprehur mendimin e tij. Edhe cka ka te keqe ketu? Po, demakracioni jo sot, e as dje, por para gati tre viteve do te duhej te perfundonte. Por, per shkak te nje logjike tersisht jo institucionale dhe nje pengu patriatik-romantik qe partive si LV e AAK kjo ceshje na sillet si prelud i nje deshtimi kolektiv. E dhimbshme dhe deshpruese se si i gjithe funksionimi dhe mirembajtja e nje subjekti politik mbeshtetet vetem tek kategorite patriot-tradhtar dhe mik-armik."

The post Zogaj: Vetëvendosje po sulmon njerëzit që kanë mendim ndryshe për Demarkacionin appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more