“Mourinho befason gazetarin: Boll më me pyetje për Pogban, mund të të përqafoj (Video)” plus 9 more Telegrafi Futboll
“Mourinho befason gazetarin: Boll më me pyetje për Pogban, mund të të përqafoj (Video)” plus 9 more Telegrafi Futboll |
- Mourinho befason gazetarin: Boll më me pyetje për Pogban, mund të të përqafoj (Video)
- “Trofeu i vetëm që ai do ta mbajë këtë sezon”, prezantuesi i Brit Awards tallet me Kane
- Alisson: Duhet ta ruajmë gjakftohtësinë dhe të mendojmë për ndeshjen e dytë
- Sevilla 0-0 Man Utd, notat e lojtarëve
- Shakhtar 2-1 Roma, notat e lojtarëve
- Roma humb nga Shakhtari, kualifikimin në fazën tjetër të LK-së e kërkon në Olimpico
- Sevilla dhe Unitedi luajnë pa gola
- De Gea me një pritje të klasit botëror ndaj Murielit
- Suarez festën e golit të Messit ia dedikoi gjyqtarit anësor, por për këtë u ndëshkua
- Notat e lojtarëve: Leganes 1-3 Real Madrid, Kovacic dhe Vazquez më të mirët në fushë
Mourinho befason gazetarin: Boll më me pyetje për Pogban, mund të të përqafoj (Video) Posted: 21 Feb 2018 02:59 PM PST Manchester United dhe Sevilla kanë barazuar pa gola në takimin e parë të 1/16 finales së Ligës së Kampionëve. Pas takimit ka folur trajneri i Djajve të Kuq, Jose Mourinho, i cili ka befasuar të gjithë me veprim gjatë intervistës për BT Sports. Në fakt, “Speciale One” në pyetjen rreth performancës së Paul Pogbas, ai i është përgjigjur duke i kërkuar gazetarit ta përqafon.
“Boll më me pyetjet për Paul Pogban. Mund të të përqafoj”, iu drejtua portugezi gazetarit veteran britanik. Natyrisht, Dess Kelly nuk e ka refuzuar këtë kërkesë të çuditshme të trajnerit, i cili njihet për befasi të kohëpaskohshme. Ai më tutje ka pohuar se kanë marrë një rezultat që lë gjithçka të hapur për takimin e dytë. Neve në ndeshjen e radhës nuk na duhet ndonjë fitore spektakulare me dy ose tre gola diferencë. Thjesht duhet të fitojmë. E di që Sevilla ka eksperiencë dhe kualitet”, ka thënë ndër të tjerash Mourinho. Kujtojmë se takimi i radhës mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet më 13 mars në Old Trafford. /Telegrafi/
The post Mourinho befason gazetarin: Boll më me pyetje për Pogban, mund të të përqafoj (Video) appeared first on Telegrafi. |
“Trofeu i vetëm që ai do ta mbajë këtë sezon”, prezantuesi i Brit Awards tallet me Kane Posted: 21 Feb 2018 02:54 PM PST Harry Kane është tallur nga prezantuesi i Brit Awards 2018 në natën gala. Sulmuesi i Tottenham Hotspur u paraqitë në skenë së bashku me Camila Cabello për të ndarë çmimin ‘Këngëtari më i mirë ndërkombëtar‘. Prezantuesi Jack Whitehall, i cili është komik me profesion dhe tifoz i Arsenalit në realitet, e talli yllin e Tottenhamit në mënyrë fantastike. “Prezantuesit tonë të radhës janë një superyll i muzikës pop dhe një yll i Tottenhamit”. “(Që do të thotë) se çmimi BRIT me shumë mundësi do të jetë i vetmi që ai do ta mbajë këtë sezon… është Harry Kane dhe Camila Cabello”, ishte prezantimi nga Whitehall. Dhe normalisht që këto komente shkaktuan të qeshura në O2 Arena. Tottenhami pas 27 javësh në Ligën Premier renditën në vendin e pestë me 52 pikë, 20 më pak se Manchester City në pozitën e parë. Vlen të theksohet se ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve në fazën e eliminimit direkt ndaj Juventusit e kanë përfunduar me rezultat 2-2. Rivalët e qytetit, Arsenali, renditën në vendin e gjashtë me 45 pikë. /Telegrafi/
The post “Trofeu i vetëm që ai do ta mbajë këtë sezon”, prezantuesi i Brit Awards tallet me Kane appeared first on Telegrafi. |
Alisson: Duhet ta ruajmë gjakftohtësinë dhe të mendojmë për ndeshjen e dytë Posted: 21 Feb 2018 02:45 PM PST Portieri i romakëve, Alisson ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme në takimin e humbur 2-1 kundër Shakhtar Donetsk. Braziliani ka pohuar se asgjë nuk ka përfunduar pasi që gjithçka është e hapur dhe se beson në kualifikim. Mysafirët kaluan në epërsi përmes Cengiz Underit, por Facundo dhe Ferreyra Fred përmbysën rezultatin dhe triumfuan në takimin 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve. “Bruno Peres ishte lojtari kryesor pasi që disa herë largoi topin nga vija e bardhë e portës. Ai me të vërtetë kishte një ndikim të mirë tek ne”, tha fillimisht Alisson. “Ne shënuam golin e parë dhe pjesa e parë ishte pothuajse e përsosur, por kur ju i lëni hapësirë Shakhtarit, ata kanë aq shumë cilësi, sa që ju bëjnë të vuani”, tha portieri për Mediaset Premium. “Natyrisht që 2-1 nuk është rezultati që ne dëshirojmë, por jemi të gjallë dhe mendjet tona shkojnë në ndeshjen e ardhshme në Serie A”. “Ekipi ynë ka disa vështirësi që kanë të bëjnë me ato momente, por ne duhet ta ruajmë gjakftohtësinë. Le të mos harrojmë se gjysma e parë ishte një performancë e shkëlqyeshme, Shakhtar ka kualitet dhe detajet bënë ndryshimin sonte”, tha Alison. Theksojmë se takimi i radhës mes këtyre dyja ekipeve do të luhet më 13 mars në stadiumin Olimpico. /Telegrafi/ The post Alisson: Duhet ta ruajmë gjakftohtësinë dhe të mendojmë për ndeshjen e dytë appeared first on Telegrafi. |
Sevilla 0-0 Man Utd, notat e lojtarëve Posted: 21 Feb 2018 02:30 PM PST Manchester Unitedi nuk arriti më shumë se një barazim pa gola si mysafir i Sevillas. Vendasit ishin dukshëm më të mirë, duke mos i dhënë hapësira Djajve të Kuq. Më i miri në takim ishte David de Gea, i cili me pritet e tij shpëtoi disa herë skuadrën angleze nga humbja. Paul Pogba që u fut si zëvendësues bëri gjithashtu një paraqitje të mirë. Për vendasit më i miri ishte Ever Banega, por edhe mesfushori tjetër Steven N’Zonzi. Ndeshja e kthimit është më 13 mars. /Telegrafi/ Sevilla: Man Utd: The post Sevilla 0-0 Man Utd, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi. |
Shakhtar 2-1 Roma, notat e lojtarëve Posted: 21 Feb 2018 02:09 PM PST Shakhtar Donetski ka fituar ndaj Romës me rezultat 2-1 në Ligën e Kampionëve. Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Cengiz Under (41′). Kurse për vendasit shënuan Facundo Ferreyra (52′) dhe Fred (71′). Lojtari më i mirë në këtë takim ishte Fred, i cili bëri një paraqitje fantastike në mesfushën e skuadrës ukrainase. Për klubin italian ishte Edin Dzeko, por edhe Alisson Becker e Diego Perotti. Ndeshja e kthimit në Olimpico është më 13 mars. /Telegrafi/ Shakhtar: Roma: The post Shakhtar 2-1 Roma, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi. |
Roma humb nga Shakhtari, kualifikimin në fazën tjetër të LK-së e kërkon në Olimpico Posted: 21 Feb 2018 01:39 PM PST Shakhtar Donetski befasoi Romën duke e mundur me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë të 1/16 në Ligën e Kampionëve. Nuk ishte aspak një fitore e lehtë për vendasit pasi mysafirët arritën të tregohen të rrezikshëm. Së pari mysafirët rrezikuan me anë të Edin Dzekos në minutën e shtatë. Boshnjaku provoi edhe një herë në minutën e 21-të, por portieri Andrij Pyatov nuk lejoi që rrjeta e tij të tundet. Roma kaloi në epërsi në minutën e 41-të me anë të Cengiz Under, ai shënoi pas një asistimi nga Dzeko. Goli i barazimit erdhi në minutën e 52-të nga Facundo Ferreyra. Në minutat në vazhdim Shakhtari rrezikoi me anë të 56-të dhe Taison (63′), ndërsa goli i përmbysjes së rezultatin nga vendasit erdhi nga Fred në minutën e 71-të. Ndeshja e kthimit në Olimpico është më 13 mars. /Telegrafi/ The post Roma humb nga Shakhtari, kualifikimin në fazën tjetër të LK-së e kërkon në Olimpico appeared first on Telegrafi. |
Sevilla dhe Unitedi luajnë pa gola Posted: 21 Feb 2018 01:37 PM PST Sevilla dhe Manchester Unitedi kanë luajtur baras në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, në ndeshjen që u zhvillua në Ramon Sanchez Pizjuan. Gjysma e parë e takimit u mbyll pa gola, ndërsa nuk pati shumë raste shënimi nga të dyja skuadrat. Steven N’Zonzi dhe Luis Muriel i patën rastet më të mira për skuadrën vendase në fund të pjesës së parë. Clement Lenglet dhe Pablo Sarabia rrezikuan në gjysmën e dytë për ekipin e andaluzianëve, por nuk u treguan efektivë. Romelu Lukaku arriti ta dërgonte topin në rrjetë në minutën e 83-të, mirëpo goli u anulua, pasi paraprakisht e ndali topin me dorë. Pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, rezultati ishte ai i fillimit të ndeshjes, 0-0. Ky rezultatit e favorizon lehtësisht Manchester Unitedin për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në Old Trafford. Kujtojmë që sfida kthyese zhvillohet më 13 mars në Mançester. /Telegrafi/ The post Sevilla dhe Unitedi luajnë pa gola appeared first on Telegrafi. |
De Gea me një pritje të klasit botëror ndaj Murielit Posted: 21 Feb 2018 01:02 PM PST Pjesa e parë mes Sevillas dhe Manchester Unitedit përfundoi me rezultat 0-0 në Ligën e Kampionëve. Por, që ky rezultat të ishte kështu një nga më meritorët ishte David de Gea. Ai në minutat shtesë të pjesë së parë me një refleks të paparë ia mohoi golin Luis Murielit. Pjesa e parë u dominua nga klubi spanjoll, të cilët kishin 12 goditje drejt portës, ndërsa pesë nga këto i kishte në portë. Ndërsa Djajtë e Kuq në 45 minutat e parë kishin dy gjuajte drejt portës, njëra ishte në kuadër. Posedimi ishte pothuajse i njëjtë, 52 per qind me 48 në të mirë të Sevillas. /Telegrafi/
The post De Gea me një pritje të klasit botëror ndaj Murielit appeared first on Telegrafi. |
Suarez festën e golit të Messit ia dedikoi gjyqtarit anësor, por për këtë u ndëshkua Posted: 21 Feb 2018 12:30 PM PST Luis Suarez u kthye në tokën angleze, këtë herë me Barcelonën ndaj Chelseat në Stamford Bridge. Takimi përfundoi me rezultat 1-1, ndërsa uruguaiani nga kjo ndeshje mori si një kujtim një karton të verdhë. E gjitha kjo ndodhi pas golit të Lionel Messit në minutën e 75-të dhe në momentin që ndeshja ishte duke u luajtur të gjithë u habitën pse Suarez u ndëshkua. Ish-ylli i Liverpoolit kishte vetëm një gjuajte në portë dhe një rast që vazhdon të komentohet. Ai u rrëzua në zonë dhe kërkoi penallti, por nuk gjyqtari nuk e dha. I nervozuar nga kjo, Suarez priste padurim momentin që skuadra e tij të shënonte dhe në momentin që kjo ndodhi, ai festoi duke ia bërë gjyqtarit kryesor me gisht.
Dhe normalisht që e gjitha kjo nuk kaloi pa u vërejtur dhe në momentin që përfundoi festa e golit ai u ndëshkua nga gjyqtari kryesor. Ky ishte kartoni i parë sezonal i Suarezit në garën më të madhe për klube. /Telegrafi/ The post Suarez festën e golit të Messit ia dedikoi gjyqtarit anësor, por për këtë u ndëshkua appeared first on Telegrafi. |
Notat e lojtarëve: Leganes 1-3 Real Madrid, Kovacic dhe Vazquez më të mirët në fushë Posted: 21 Feb 2018 12:04 PM PST Real Madridi ka regjistruar fitore komode si mysafir i Leganes, skuadër ndaj të cilës e zhvilloi ndeshjen e mbetur në La Liga. Nota mesatare e skuadrës vendase ishte 6.4, derisa Los Blancos ishin dukshëm më të mirë me një notë mesatare prej 7.23. Te vendasit është vlerësuar më së shumti Gabriel Appelt Pires (7.7), ndërsa notën më të ulët e ka marrë Nabil El Zhar (5.7). Notën më të lartë te Los Blancos e ka marrë mesfushori Mateo Kovacic (9), i ndjekur nga Lucas Vazquez (8.8) dhe Casemiro (8.2). Portieri Kiko Casilla është vlerësuar me notën më të ulët (6.6) te skuadra mysafire. Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/ The post Notat e lojtarëve: Leganes 1-3 Real Madrid, Kovacic dhe Vazquez më të mirët në fushë appeared first on Telegrafi. |
You are subscribed to email updates from Futboll – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: