Skip to main content

“Krasniqi: Po i japim fund izolimit të padrejtë të qytetarëve” plus 9 more Ekonomia Online

“Krasniqi: Po i japim fund izolimit të padrejtë të qytetarëve” plus 9 more Ekonomia Online


Krasniqi: Po i japim fund izolimit të padrejtë të qytetarëve

Posted: 21 Feb 2018 09:36 AM PST

Memli Krasniqi nga PDK-ja ka thënë se kjo parti në mënyrë unanime do ta votojë Projektligjin, i përcaktuar në seancën e ditës së nesërme. Sipas tij ky moment do t’i hap rrugë liberalizimit të vizave dhe do i jep fund izolimit të padrejtë të qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

“Ne në mënyrë unanime si PDK do ta votojmë pro projektligjin i cili do vendoset në votim, në seancën e përcktuar për ora 11. Do të konsumohet diskutimi dhe pas diskutimit të të gjithëve shpresojmë të votohet nesër. Do t’i hapim rrugë liberalizimit të vizave me votimin e kësaj marrëveshje, gjë që ka izoluar në mënyrë të padrejtë qytetarët, deklarata e dy presidentëve ka qenë vlerë e shtuar që i ka kriju mundësi korrektimit të mundshëm që mund të bëhet në të ardhmen”, tha Krasniqi.

Krasniqi ka shprehur dëshirën që ky Projektligj të bëhet me vota të shqiptarëve dhe se shpreson se do të arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët për këtë çëshje.

Sipas tij shqetësuse mbetet LDK-ja që sot në komision nuk ka votuar për procesimin e këtij Projektligji por shpreson se ata nesër do të jenë konsistent në qëndrimet e tyre.

The post Krasniqi: Po i japim fund izolimit të padrejtë të qytetarëve appeared first on Ekonomia Online.

Isufi: Përmes kësaj marrëveshje mundësohet rishikimi i gabimeve

Posted: 21 Feb 2018 09:10 AM PST

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e sigurt që ditën e nesërme do të votohet ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi. Kështu ka thënë kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi i cili në konferencën për medie tha se kjo marrëveshje është korigjim i gabimeve të komisionit të kaluar, raporton Ekonomia Online.

“Prandaj tani jemi në një seancë në të cilën do të ndryshohet gjendja dhe do ratifikohet kjo marrëveshje që e përcakton vijën e drejtë kufitare mes Malit të Zi dhe Kosovës. Votat do shihen nesër në Kuvendin e Kosovës dhe do kalojë si marrëveshje që kalon me korrigjimin e gabimeve të bëra në komisionin Meha”, tha Isufi.

“Ligji ka katër pika në të cilat janë elemente që theksojnë se bëhet rishikimi dhe korigjimi në pjesët kufitare ku ka pas devijme, edhe materialet kanë të bëjnë me dokumentacion me gabimet që i ka raporti dhe garanton një ndryshim të gjendjes në teren. Këtë marrëveshje e votojmë si AAK sepse mundësohet rishikimi i gabimeve të bëra".

The post Isufi: Përmes kësaj marrëveshje mundësohet rishikimi i gabimeve appeared first on Ekonomia Online.

Hoti thotë se LDK-ja mbetet unike kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve

Posted: 21 Feb 2018 08:55 AM PST

Lidhja Demokratike e Kosovës anipse ka votuar kundër në Komisionin e Punëve të Jashtme, ka shprehur gatishmërinë që nesër të votoj pro ratifikimit të demarkacionit, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se Lidhja Demokratike mbetet unike kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve.

"LDK-ja dhe Grupi Parlamentar prej 27 deputetëve mbesin unik në qëndrimin që kemi pasur, i cili është në të mirë të qytetarëve për të hap ekspertizën. Na vjen keq që koalicioni qeverisës nuk i ka 61 vota për ta quar përpara procesin dhe nuk janë unik si koalicion qeverisës me qu përpara këtë proces”, tha Hoti.

Sipas tij raporti i Bulliqit dhe marrëveshja mes presidentëve janë dokumente për ta ruajtur fytyrën e kryeministrit.

Hoti iu ka përgjigjur edhe Memli Krasniqit, i cili tha se LDK-ja po i ndryshon qëndrimet, sipas tij Krasniqi duhet të mendoj se a i ka 61 vota për votim dhe të mos merret me LDK-në.

The post Hoti thotë se LDK-ja mbetet unike kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve appeared first on Ekonomia Online.

Veseli: Nesër vendosim për lëvizjen e lirë të qytetarëve drejt BE-së

Posted: 21 Feb 2018 08:32 AM PST

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë tha se nesër është një ditë historike kur politika e Kosovës e ka rastin të bashkohet pa asnjë dallim dhe të veproj duke i lënë anash inatet mes tyre, raporton Ekonomia Online.

"Nesër politika e gjatë e Kosovës ka rastin të bashkohet pa asnjë dallim. Kemi një çështje të rëndësishme për forcmimin e sovranitetit, lidhet me lëvizjen e lirë të qytetarëve drejt BE-së. Nesër duhet ta ketë parasysh secili deputet këtë çështje dhe të mos veprojë mbi inatin apo kalkulimeve që do të jenë të rëndësishme për të ardhmen. Shënimi i kufirit do të kalojë, jam i sigurt që do kalojë në seancën. Besoj në përgjegjësinë e deputetëve sepse është më rëndësi interesi i qytetarëve, kërkoj të kemi besim dhe shpresë dhe të kalojë kjo marrëveshje”, tha Veseli.

Ai është shprehur optimist se ratifikimi do të kryhet shumë shpejt dhe më e mira është që kjo histori të përfundoj qysh në ditën e nesërme.

Veseli në fund iu drejtua edhe medieve duke ju thënë se është i nevojshëm edhe kontributi i juaj.

The post Veseli: Nesër vendosim për lëvizjen e lirë të qytetarëve drejt BE-së appeared first on Ekonomia Online.

Konjufca: Kjo marrëveshje e shkel integritetin territorial të Kosovës

Posted: 21 Feb 2018 08:20 AM PST

Kryesia e Kuvendit ka proceduar për në seancë marrëveshjen për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Në konferencën për medie pas takimit të Kryesisë, deputeti nga Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se  përmes kësaj marrëveshje shkelet integriteti territorial i Kosovës dhe se i vetmi fat në këtë fatkeqsi është që do të shqyrtohet edhe raporti i komisionit shtetëror të Bulliqit, raporton Ekonomia Online.

“Përmes kësaj marrëveshje shkelet integriteti territorial i Kosovës, të gjeturat e komisionit shtetëror janë të sakta. Komisioni na ka tregu që kemi të bëjmë me gabime themelore, dhe si rezultat i punës së gabueshme të komisionit Meha e cila është nënshkruar nga kryeministri i athershëm Thaçi. I vetmi fat në fatkeqësi është se pjesë integrale e raportit që do të jetë edhe shqyrtimi i raportit të komisionit shtetëror të Bulliqit, aty shkruan mos e nënshkruani këtë marrëveshje”, tha Konjfuca.

Sipas tij Vetëvendosja do ta kundërshtojë këtë marrëveshje dhe se kjo marrëveshje nuk do të jetë obligative për Malin e Zi.

Deputeti Konfjufca tha se nesër do të votohet vetëm teksti i marrëveshjes së dy presidentëve.

I pyetur nga gazetarët se çka do të ndërmerr Vetëvendosje si parti opozitare, ai ka thënë se janë në diskutime të brendshme të partisë dhe se ende nuk kanë vendosur për hapat të cilat do të ndërmerren.

The post Konjufca: Kjo marrëveshje e shkel integritetin territorial të Kosovës appeared first on Ekonomia Online.

Seanca për demarkacionin nesër në ora 11:00

Posted: 21 Feb 2018 08:05 AM PST

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që nesër ta procedojë për në seancë ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

The post Seanca për demarkacionin nesër në ora 11:00 appeared first on Ekonomia Online.

Pacolli: Jemi kundër idesë së shkëmbimeve të territoreve në Ballkan

Posted: 21 Feb 2018 07:55 AM PST

Ne e falënderojmë Zvicrën, në mënyrë të veçantë si vend që e ka mbështetur historikisht Kosovën. Ish Presidentja e Zvicrës, Micheline Calmy Rey, ka bërë thirrje që herët, që Kosova të bëhet e pavarur dhe ajo e ka vendin në historinë moderne të Kosovës", i tha Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, Zëvendëssekretares së shtetit të Zvicrës, Krystyna Marty Lang, në një takim, që zhvilloi sot në Prishtinë.

Gjatë takimit me diplomaten e lartë zvicerane, në kuadër të konsultimeve politike mes dy vendeve, u diskutua bashkëpunimi dypalësh dhe për iniciativa të reja në intensifikim të këtij bashkëpunimi.
Ministri Pacolli e njohu bashkëbiseduesen dhe me zhvillimet e fundit në Kosovë në lidhje me Dhomat e Specializuara, Projektligjin për Demarkacionin.

Diplomatja e lartë zvicerane, e shoqëruar nga Ambasadori i Konfederatës Helvetike në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, e uroi Ministrin Pacolli për dhjetë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe i konfirmoi vullnetin e Zvicrës për të vijuar me ndihmën e fuqishme.

Duke folur për bisedimet me Serbinë, ajo nënvizoi se Zvicra kundërshton çdo ide shkëmbimi territoresh në Ballkan, qëndrim që u mbështet nga ministri Pacolli, i cili tha se " kjo ide do të sillte hapjen e kutisë së Pandorës në rajonin tonë'.

Në vijim të takimit, Ministri Pacolli kërkoi ndihmë për sjelljen e modelit zviceran të funksionimit të komunave të Kosovës.

The post Pacolli: Jemi kundër idesë së shkëmbimeve të territoreve në Ballkan appeared first on Ekonomia Online.

15 gjërat të cilat duhet t’i dini për nisjen e një biznesi

Posted: 21 Feb 2018 07:53 AM PST

Nisja e një biznesi është emocionuese dhe e frikshme.

Unë kam nisur shumë biznese, në përvojën time, është sikur të vozitësh përmes një mjegulle kur jeni në gjendje të shihni shumë pak, nuk e dini se çfarë keni përpara. Mirëpo, sa më shumë që kaloni kohë në ndërmarrësi, aq më mirë mund të kaloni përmes asaj mjegulle.

Përderisa kam vozitur nëpër mjegull për mbi një dekadë tani, mendova të ju tregoj 15 mësimet më të mëdha të cilat i kam mësuar gjatë dekadës së kaluar rreth ndërtimit dhe rritjes së bizneseve. Merrni në konsideratë këto këshilla, gjëra të cilat do të dëshiroja t'i dija kur isha i ri dhe budalla.

  1. Mos dëgjoni statistikat.

Njerëzit kanë dëshirë të ofrojnë statistikat se 95 përqind e bizneseve dështojnë. Mos i dëgjoni ata, është një arsyetim që të ju bëjnë të ndiheni rehat duke u dorëzuar. Nëse ai numër është i saktë, është sepse shumica e njerëzve nuk përkushtohen, ata nuk shkojnë deri në fund ose nuk menaxhojnë mirë paratë e tyre.

  1. Bëni diçka e cila ju pëlqen.

Mos nisni diçka të cilën nuk do të dëshironi t'a bëni brenda pesë vitesh. Sepse nëse arrini sukses, ju ende do t'a bëni këtë pas pesë vitesh.

  1. Ju nuk do të dini gjithçka.

Në fakt, ju me siguri nuk dini asgjë kur filloni. Por filloni megjithatë. Kur hyra së pari në investimet e pasurive të patundshme, nuk kisha ide se si të bleja një pronë, të lëshoja me qira një shtëpi ose të dëboja banorët. I kuptova të gjitha përmes punës. Edhe juve do ju ndodhë kështu.

  1. Përfundoni atë që nisni.

Pothuajse çdo ndërmarrës të cilin e njoh vuan nga i njëjti mallkim: ne kemi dëshirë të nisim gjërat më shumë se sa kemi dëshirë t'i përfundojmë ato. Me fjalë tjera, nëse jeni ndërmarrës i mirë, ju do të keni plot ide të mrekullueshme. Shumica prej tyre me siguri do të kenë sukses dhe ju do të fitoni shumë para. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se ju duhet t'i ndiqni ato. Zgjedhni një dhe vazhdoni me të deri sa të ju bëjë mjaftueshëm të pasur për të blerë një ishull privat.

  1. Asnjëherë mos u bëni partner me dikë sepse është e përshtatshme.

Bëhuni partner me dikë sepse ju bën më të fuqishëm. Partneri i gabuar do ju çmendë, do ju bëjë të urreni punën tuaj dhe do të përfundojë duke shkaktuar më shumë probleme se sa zgjidhin.

  1. Ju nuk do të dini të menaxhoni njerëzit.

Është në rregull, të gjithëve na ndodh në fillim. Mirëpo, kjo është një detyrë në të cilën duhet të përmirësoheni. Punësoni një asistent tani, edhe nëse është virtual për 3 dollarë në orë. Do ju japë trajnim të mrekullueshëm rreth menaxhimit.

  1. Media sociale nuk është aq e rëndësishme.

Ne vetëm pretendojmë që është që të mund të shikojmë fotografi të maceve në Facebook.

  1. Ndaloni së dizajnuari karta të biznesit, logo dhe plane biznesi.

Ato nuk kanë rëndësi për momentin. Ndërtoni biznesin tuaj dhe ndaloni së bëri atë punë të zënë e cila ju bën të ndiheni sikur po arritni diçka.

  1. Ka dallim të madh në mes të dedikimit dhe fiksimit.

Ju duhet të kaloni atë vijë vazhdimisht, që askush të mos ju thotë se jeni shumë të fiksuar me idenë tuaj. Unë jam tërësisht i fiksuar në investimin e pasurive të patundshme, dhe është në rregull. Me çfarë jeni të fiksuar ju?

  1. Mos lini punën tuaj shumë shpejtë.

Po, ju do të keni më shumë kohë për të ndërtuar biznesin tuaj, por le të jemi të sinqertë: ka 168 orë në javë, vetëm 40 konsumohen nga puna juaj dhe 50 tjera nga gjumi. Ju keni shumë kohë nëse do të merreshit vetëm me biznesin tuaj dhe jo me Netflix. Por mos u frikësoni të lini punën tuaj nëse mund t'a përballoni.

  1. Fokusohuni në detyrat tuaja më të paguarat.

Ndani detyrat tuaja dhe vendosni se cilat janë detyrat tuaja ''10 dollarë për orë'' dhe cilat janë ''1,000 dollarë për orë''. Fokusohuni më shumë në detyrat ''1,000 në orë'' dhe më pak në ato ''10 dollarë në orë''.

  1. Bashkëshortja dhe fëmijët tuaj janë më të rëndësishëm se biznesi juaj.

Asnjëherë mos e harroni këtë.

  1. Lexoni shumë.

Nëse nuk keni kohë, dëgjoni libra me audio. Dhe jo vetëm libra biznesi. Lexoni libra motivues, libra vetë-ndihmues, libra suksesi, biografi etj.

  1. Zgjohuni më herët.

Po, ju mundeni dhe duhet t'a bëni këtë. Nuk më intereson nëse nuk jeni person mëngjesi. Ky është një arsyetim që njerëzit përtacë e përdorin.

  1. Mos u brengosni për financat.

Fokusohuni në ndërtimin e një biznesi të jashtëzakonshëm që njerëzit të dëshirojnë të japin paratë e tyre.

Sikur vozitja në një natë të errët me mjegull, ndërmarrësia mund të jetë pak e frikshme. Por me shpresë që njëra prej këshillave më lartë do ju ndihmojë të kaloni mjegullën më lehtë me më shumë vetëbesim. Nëse vetëm sa keni filluar me biznesin tuaj, mbani në mend këtë: vazhdoni të voizsni nëpër mjegull. Në të ardhmen do t'i falenderoheni vetes.

The post 15 gjërat të cilat duhet t'i dini për nisjen e një biznesi appeared first on Ekonomia Online.

Haradinaj iu bashkua maratonistëve në përgatitjet e tyre për “Shtegun e Shpresës”

Posted: 21 Feb 2018 07:49 AM PST

Në shënim të 20-vjetorit të nisjes së Luftës për Çlirimin e Kosovës dhe me rastin e dhjetëvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj, sot priti në takim anëtarët Asociacionit Kosovar për Vrapim Malor (Kosova Trail Running Association-KTRA).

Në këtë takim, kryeministri u njoftua për nismën e KTRA-së për organizimin e "Shtegut të Shpresës", i cili do fillojë në Prekaz, për të vazhduar në Gllogjan dhe me përfundim në Koshare. Shtegu prej 100 kilometrash do të jetë i ndarë në pesë segmente dhe do të zhvillohet në datat 3 dhe 4 mars 2018.

Kryeministri Haradinaj ofroi përkrahjen e tij për këtë organizim, që do të mbahet në shenjë nderimi për luftën e lavdishme të UÇK-së dhe 10 vjetorit të pavarësisë.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj tha se është vrapues i rregullt nëpër malet dhe bjeshkët e mrekullueshme që ka Kosova.

Pas pritjes që iu bëri anëtarëve të Asociacionit Kosovar për Vrapim Malor, për të mbështetur kauzën e tyre, kryeministri Haradinaj u bashkua në vrapimin parapërgatitor të maratonës së vrapimit, të organizuar në parkun e Gërmisë.

The post Haradinaj iu bashkua maratonistëve në përgatitjet e tyre për "Shtegun e Shpresës" appeared first on Ekonomia Online.

Ministrja Reshitaj takoi ambasadorin slloven, bisedojnë  për mbrojtjen e mjedisit

Posted: 21 Feb 2018 07:43 AM PST

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj, ka pritur në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë Bojan Bertoncelj.

Në takimin e parë njoftues ministrja Reshitaj pasi falënderoi shtetin slloven për përkrahjen dhënë Kosovës, prezantoi prioritetet e saj në ministrinë që ajo drejton. "Menaxhimi i duhur i mbeturinave, krijimi i zonave të reja të gjelbra, mbrojtja dhe rregullimi i shtretërve të lumenjve e burimeve ujore, reduktimi i ndotjes së ajrit si dhe krijimi i një planifikimi të duhur hapësinor, janë disa nga prioritetet  e mia si ministre" deklaroi ministrja Reshitaj.

Nga ana tjetër ambasadori slloven pasi përgëzoi ministren për angazhimin e saj në zgjidhjen e problemeve mjedisore, u shpreh se shteti që ai përfaqëson është shembull i trajtimit dhe menaxhimit të duhur të mbeturinave, ujërave  të zeza etj.

"Ne do të përkrahim Kosovën dhe juve si ministri në rrugën tuaj të zhvillimit të vendit, mbrojtjes dhe përmirësimit të gjendjes se mjedisit", potencoi ambasadori slloven.

Në fund ministrja Reshitaj e vlerësoi si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me shtetin slloven, në të gjitha fushat e me theks të veçantë në shkëmbimin e eksperiencave të menaxhimit të duhur të mbeturinave, mbrojtjen  e burimeve ujore, trajtimin e ujërave të zeza etj.

The post Ministrja Reshitaj takoi ambasadorin slloven, bisedojnë  për mbrojtjen e mjedisit appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more