Skip to main content

“Bashkia instalon sistemin e ndriçimit, Liqeni Farkës një zgjedhje edhe për mbrëmjet” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Bashkia instalon sistemin e ndriçimit, Liqeni Farkës një zgjedhje edhe për mbrëmjet” plus 9 more Gazeta SHQIP


Bashkia instalon sistemin e ndriçimit, Liqeni Farkës një zgjedhje edhe për mbrëmjet

Posted: 21 Feb 2018 02:09 AM PST

Liqeni i Farkës tashmë nuk është vetëm një destinacion për fundjavën, por edhe një ide e shkëlqyer për të kaluar mbrëmjet. Së fundmi, Bashkia e Tiranës ka vendosur të gjithë sistemin e ndriçimit përgjatë gjithë shëtitores së liqenit.

Duke parë potencialin e madh që ofron ky territor, Bashkia e Tiranës ka filluar ta shfrytëzojë si zonë rekreative për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme outdoor, duke u përqendruar mbi të gjitha tek sportet ujore, e duke e kthyer atë në një pikë referimi për frekuentuesit e të gjitha grupmoshave të cilët duan të kalojnë disa orë të qeta në ajër të pastër e larg zhurmës së qytetit.

Liqeni i Farkës është një nga hapësirat më të frekuentuara të qytetit e një oaz qetësie.

21 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Katër kosovarët e arrestuar në Itali planifikonin atentat për festën e Karnavaleve

Posted: 21 Feb 2018 02:02 AM PST

Katër shtetas terroristë të arrestuar në Itali prillin e vitit të shkuar planifikonin të realizonin në një atentat terrorist gjatë festës së karnavaleve në Venezia, duke përdorur eksploziv, thika dhe armë zjarri.

Mediat italiane kanë publikuar disa ekstrakte të dala nga hetimet disa mujore mbi veprimtarinë e celulës terroriste që kishte si bazë një apartament në San marko, Itali. Disa muaj më parë u vunë në pranga një 17 vjeçar, Fisnik Bekaj, 24 vjec; Dake Haziraj, 25 vjec dhe Arjan Babaj, 27 vjeç.

Nga hetimet rezulton se celula xhihadiste planifikonte një sulm të mirëorganizuar gjatë karnavaleve të Venezias.

Nga përgjimet telefonike të realizuara në muajin mars dëgjohet komunikimi mes pjesëtarëve të celulës terroriste ku flitet për thika, karnavale, maskim si këta, veprim me gjakftohtësi dhe selfie të realizuar në Venezia që do t'i shërbenin për të realizuar strategjinë e tyre.

21 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Aksidenti tragjik në Velipojë, ndahet nga jeta edhe vajza 10-vjeçare e familjes Preka

Posted: 21 Feb 2018 01:28 AM PST

Është mbyllur në mënyrën më tragjike të mundshme aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin Shkodër-Velipojë që i mori jetën babait dhe dy fëmijëve të tij të mitur.

Ditën e sotme është ndarë nga jeta edhe vajza 10-vjeçare e familjes, Preka, Noemi e cila prej së dielës gjendej në koma dhe mbahej në jetë vetë, përmes aparaturave.

Noemi ishte në vdekje klinike që prej ditës së aksidentit dhe mbahej në jetë me aparatura.

Zemra e saj pushoi së rrahuri sot duke e bërë të shumëfishtë tragjedinë në familjen Preka. Nga aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmjen e së dielës humbi jetën Edmond Preka, 40 vjeç dhe dy fëmijët e tij të mitur, vajza 5 vjece dhe djali 9 muajsh, ndërsa sot ndërroi jetë edhe Noemi 10 vjeçe.

E vetmja që i mbijetoi aksidentit fatal është nëna e fëmijëve, Evisa Preka, 36 vjeçe.

21 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

SHENGEN MBETET I MBYLLUR

Posted: 21 Feb 2018 01:23 AM PST

Ato e prezantojnë veten gjithnjë si ishuj stabiliteti dhe sigurie – e megjithatë ende nuk po pranohen në hapësirën Shengen. Bullgaria dhe Rumania mbeten fëmijët e pashtruar të Europës.

Ministrja e Jashtme dhe zëvendëskryeministrja bullgare, Ekaterina Zaharieva, e ka sjellë çështjen “Shengen” sërish në qendër të vëmendjes së opinionit gjerman dhe europian. Në një intervistë me të përditshmen “Die Welt” ajo ka kërkuar jo vetëm heqjen e kontrolleve kufitare brenda BE-së, por që deri në fund të vitit dy fqinjët në buzë të Danubit, Bullgaria dhe Rumania, t’i bashkohen zonës Shengen.

Ky sugjerim i kryediplomates bullgare merr një rëndësi të veçantë, sepse vendi i saj ka kryesinë e BE-së në gjysmën e parë të 2018-ës. Por nisma nuk është e re. Politikanët nga Bullgaria dhe Rumania e kërkojnë prej kohësh me ngulm pranimin e tyre në zonën Shengen, çfarë qe premtuar se do të bëhej në vitin 2011. Por kërkesa e tyre refuzohet për shkak të mangësive në sektorët e shtetit ligjor dhe të luftimit të korrupsionit.

Edhe pse këto vende, sipas Komisionit të BE-së, i plotësojnë të gjitha kriteret teknike, disa anëtare të BE-së, sidomos Gjermania dhe Franca, vazhdojnë të kenë rezerva. Dhe me të drejtë, thonë kritikët e zgjerimit të nxituar të zonës Shengen.

Kontrollet do të vazhdojnë

Njëri nga skeptikët më të spikatur është ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann. Në planin afatgjatë do të ishte e dëshirueshme që dy vendet të hynin në Shengen, tha politikani kristiansocial në janar në një intervistë për një gazetë. Por zona Shengen nuk mund të zgjerohet në kosto të sigurisë së popullsisë gjermane, theksoi ai. E rreziku ekziston, duke pasur parasysh “korrupsionin gëlues dhe problemet e  mëdha me krimin e organizuar” në Bullgari dhe Rumani. Herrmann tha edhe se do të ishte e vështirë t’u shpjegohej qytetarëve gjermanë se përse ka kontrolle në kufirin austriako-gjerman, e në kufijtë me Bullgarinë dhe Rumaninë ato hiqen, pa pasur garantim të verifikueshëm të sigurisë në kufijtë e jashtëm të BE-së.

Vetëm para zgjedhjeve të përgjithshme, në vjeshtën e 2017-ës, kancelarja Angela Merkel kërkoi që të gjitha vendet e BE-së të bashkohen në zonën e Shengenit. Sugjerimin e presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, për të futur në Shengen me hapa të shpejtë Bullgarinë dhe Rumaninë Merkel e quajti “një qasje të arsyeshme.” Por në të njëjtën kohë ajo foli edhe për zgjatjen pa afat të kontrolleve në kufirin gjerman. Merkel e arsyetoi këtë me mangësitë ende të evidentueshme në mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së. “Deri sa të funksionojë mbrojtja e kufijve të jashtëm ashtu siç e përfytyrojmë ne, është më se e drejtë që të ketë edhe më tej kontrolle në segmente të rëndësishme të kufijve të brendshëm”, tha Merkel në një intervistë për gazetë.

Rumani: Junckeri tërhiqet

Ndërkohë presidenti i komisionit, Juncker, po tregohet pak më i rezervuar me kërkesën e tij, të paktën përsa i përket Rumanisë. Edhe pse ai e pranon se vendi ka bërë përparime thelbësore në fushën e shtetit ligjor, para ca kohësh në Bruksel ai tha se Komisioni nuk mund t’i pranojë kurrsesi zhvillimet më të fundit. Aludimet janë më se të qarta. Në Bukuresht aktualisht qeveria e udhëhequr nga socialdemokratët po përpiqet ta zbusë pavarësinë e gjyqësorit dhe të dobësojë luftën kundër korrupsionit. Nëse e ashtuquajtura reformë e gjyqësorit nuk do të rishikohet, edhe pranimi i vendit në Shengen do të diskutohet nga një këndvështrim tjetër, tha Juncker.

Sot, zona e Shengenit përfshin 26 vende, 22 prej të cilëve janë anëtarë të BE-së – të gjitha, përveç Britanisë së Madhe, Irlandës, Bullgarisë, Rumanisë, Kroacisë dhe Qipros – si edhe Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra. Edhe pse kontrollet e brendshme kufitare këtu janë hequr, që nga fillimi i krizës së refugjatëve në shumë vende të zonës Shengen ka pasur kontrolle.

Duke pasur parasysh rritjen e rrezikut të sulmeve terroriste në Europë, Komisioni i BE-së synon të lejojë afate më të gjata për kontrollet e përkohshme kufitare brenda zonës Shengen. Rregullorja aktuale parashikon që, nëse nevojitet, kontrollet të zgjaten çdo gjashtë muaj.

Komisioni është i mendimit se për shkak të gjendjes së tensionuar, ky afat mund të zgjatet deri në tre vjet. Ndër vendet e zonës Shengen që bëjnë kontrolle në kufi janë Gjermania, Franca dhe Austria. Por argumenti që sjellin këto vende për këto kontrolle nuk është rreziku i sulmeve terroriste, por mangësitë në mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së.

21 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

“Hakmarrja” e beqarëve, më në formë, kreativë dhe produktivë

Posted: 21 Feb 2018 01:17 AM PST

Hulumtime të ndryshme kanë nxjerrë në pah përfitimet e njerëzve "single"

Nëse Shën Valentini i ka bërë njerëzit që janë single të ndjehen vetëm, atëherë ja 5 arsye të mira për ta marrë veten më vonë: të qenit të ‘lirë’ përmirëson formën fizike dhe peshën, stimulon rritjen personale dhe kreativitetin, si dhe përmirëson marrëdhëniet shoqërore. Këto janë benefite të të qenit single që janë nxjerrë nga një sërë hulumtimesh shkencore.

Për shembull, një studim i kryer në Universitetin e Bazelit në Zvicër dhe Instituti Max Planck për Zhvillimin Njerëzor në Gjermani tregon se personat single peshojnë mesatarisht 2 kilogramë më pak se bashkëmoshatarët e tyre, edhe nëse ata kanë tendencë për të ngrënë më shëndetshëm. Pesha e shtuar nga martesa u njoh gjithashtu në një studim tjetër të kryer mbi meshkujt dhe u botua në revistën Social Science & Medicine, e cila gjithashtu thekson një anë tjetër të rrezikut për linjën, atësinë.

E megjithatë, duke qenë single rritet kreativiteti personal: një studim i kryer nga Bella DePaulo, Universiteti i Kalifornisë, Santa Barbara, tregon se shpirtrat e vetmuar janë më të vetë-mjaftueshëm dhe kanë më shumë vetëvendosje; për më tepër, më shpesh ata përjetojnë emocione negative.

Studime të ndryshme gjithashtu kanë treguar se vetmia, kur nuk shoqërohet me ndjenja negative (dmth të ndjerit vetëm) shoqërohet me produktivitet më të madh në zyrë dhe kreativitet më të madh (siç del në një studim mbi Personalitetin dhe Dallimet Individuale). Personat single gjithashtu kanë miqësi më intime dhe një rrjet social më të gjerë (Gazeta e Marrëdhënieve Shoqërore dhe Personale); ato janë gjithashtu më të disponueshëm për miqtë dhe të afërmit.

Së fundi, të qenit single ju ndihmon të qëndroni në formë: një studim i gjerë mbi 13.000 individë të martuar dhe të pamartuar, të botuar në Gazetën e Martesës dhe Familjes, tregon se personat single janë më aktiv fizikisht dhe arrijnë të bëjnë pothuajse dyfishin e aktivitetit fizik (në aspektin e kohës së dedikuar për sport) krahasuar me ata që janë të martuar.

21 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Mbledhësi i topave rrihet nga futbollisti pasi festoi golin e kundërshtarit

Posted: 21 Feb 2018 01:16 AM PST

Brazili është vendi ku futbollin e kanë fe, por fatkeqësisht edhe i incidenteve të rënda dhe të pakonceptueshme për një shoqëri modern.

Në sfidën mes Operario MS dhe Comercial MS në ligat e ulëta në Brazil, futbollisti i Operarios, Jefferson Reis, është fiksuar nga kamerat duke rrahur brutalisht një nga djemtë që qëndrojnë për të kapur topat që përfundojnë jashtë vijave kufizuese të fushës së lojës.

Arsyeja? Sepse kishte festuar golin e shënuar nga skuadra kundërshtare.

21 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Durrës, shpërthen bombola e gazit, plagosen 2 vëllezër

Posted: 21 Feb 2018 12:55 AM PST

Dy persona kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm në Durrës pas shpërthimit të një bombole gazi.

Ngjarja ka ndodhur në Ishëm, rreth orës 08:30. Burime nga policia bëjnë me dije se si rezultat i shpërthimit të një bombole gazi kanë mbetur të plagosur vëllezërit Sokol e Bardhok Proja, 45 dhe 50 vjeç.

Të plagosurit janë dërguar për ndihmë të specializuar mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

21 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Aksi Berat-Skrapar, serish probleme nga rënia e gurëve

Posted: 21 Feb 2018 12:47 AM PST

Reshjet shkaktojnë probleme në rrugën nacionale Berat-Skrapar, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Masive të mëdhenj gurësh kanë rrëshqitur në rrugë, duke krijuar vështirësi në qarkullim dhe duke u shndërruar në burim aksidentesh.

Në të gjithë gjatësinë e rrugës kanë rrëshqitur nga faqja kodrinore masive të mëdhenj e të vegjël gurësh. Sa herë bie shi situata përsërite dhe sapo pastrohen, të tjerë gurë bien nga mali.

Sipas drejtuesve të mjeteve,edhe pse kjo situatë përsëritet çdo vit,askush nuk ka marrë masa për izolimin e faqes shkëmbore me mbajtëse prej rrjete hekuri.

21 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Koreja Veriore anulon takimin e planifikuar me nënpresidentin amerikan Pence

Posted: 21 Feb 2018 12:44 AM PST

Zyrtarët amerikanë kanë njoftuar se veri-koreanët kanë anuluar në minutën e fundit takimin e planifikuar në Korenë Jugore, në mes të nën-presidentit amerikan, Mike Pence dhe zyrtarëve të Koresë Veriore, duke përfshirë edhe motrën e liderit Kim Jong Un.

Pence ka udhëhequr delegacionin amerikan në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Pjongçang.

Gjatë kësaj kohe ka pasur spekulime se Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Veriore mund të shfrytëzojnë këtë rast për të biseduar.

Koreja Veriore ka dërguar disa atletë për të garuar në këto lojëra, së bashku me një delegacion të udhëhequr nga motra e liderit koreano-verior, Kim Jong Un.

Shefi i stafit të Pence, Nick Ayers, ka thënë se pas deklaratave të nën-presidentit amerikan se kundërshtohet ashpër abuzimi me të drejta të njeriut apo për diskutimet e rritjes së sanksioneve ekonomike, "ata kanë hequr dorë nga takimi, ose nuk kanë qenë asnjëherë të sinqertë për ta realizuar atë".

"Na vjen keq që kanë dështuar për të shfrytëzuar këtë mundësi", ka thënë zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert.

Koreja Veriore nuk e ka komentuar anulimin e këtij takimi.

21 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Conte: Kombëtarja? Nëse skenarët ndryshojnë, gjithçka e mundur

Posted: 21 Feb 2018 12:33 AM PST

Antonio Conte u shpreh i keqardhur për barazimin me Barcelonën në "Stamford Bridge", pas atij avantazhi të arritur me golin e Willian. Trajneri italian e ka të qartë se mundësitë për një kualifikim të mundshëm në "Camp Nou" janë zvogëluar, sikurse edhe zërat për një shkarkim të mundshëm do të shtohen.

"Këtu në 14 vitet e fundit kanë drejtuar 10 trajnerë. Kjo është historia e Chelsea-t dhe shtypi luan shpesh me këtë zakon. Pas rezultatit të parë negativ flitet për shkarkim. Për mua nuk ka asnjë problem, përkundrazi, më pëlqen presioni, por shpresoj që të mos ndikojë te lojtarët."

A do të jetë e ardhmja e tij në Kombëtaren e Italisë pasi të largohet nga Chelsea?

Kam qenë shumë i qartë në të shkuarën kur jam shprehur se kam kontratë deri në vitin 2019 dhe kam ndërmend ta respektoj. Në futboll mund të ndodhë gjithçka. Dihet që puna jonë është me valixhe në duar. Synimi im është të qëndroj te Chelsea, por nëse gjërat ndryshojnë mund të hapen skenarë të rinj."

21 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more