“Agim Aliu: Gjatë mandatit tim qeverisës, synoj të ndërtoj Qendrën për qëndrim tërë ditor për të moshuarit” plus 9 more Ferizaj Press
“Agim Aliu: Gjatë mandatit tim qeverisës, synoj të ndërtoj Qendrën për qëndrim tërë ditor për të moshuarit” plus 9 more Ferizaj Press |
- Agim Aliu: Gjatë mandatit tim qeverisës, synoj të ndërtoj Qendrën për qëndrim tërë ditor për të moshuarit
- Kush i ktheu investimet në Ferizaj? (Foto)
- Në fshatin Mirash lirohen hapësirat publike
- Filloi asfaltimi i rrugëve në fshatin Softaj
- Acid, kimikate kancerogjene, patate dhe karton, kjo është rruga e mishit të kalbur nga Brazili drejt Evropës
- Ndërron jetë fëmija 15-muajsh në QKUK, ishte i sëmurë me fruth
- Të dorëhiqet nga Presidenca Hashim Thaçi
- Fshatrat Nikadin , Doganaj, Gaçkë e Rakaj japin mbështetje të pakontestueshme për kryetarin Svarqa
- Gjendet një sasi e armatimit në Han të Elezit
- Rrëfimi i familjes për vdekjen e dyshimtë të punëtorit të Bechtel & Enka
Posted: 11 Oct 2017 10:13 AM PDT Kandidati për Kryetar të Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, në programin e tij qeverisës, të shpalosur në takimet me përfaqësues të kategorive të ndryshme sociale, ka theksuar se gjatë mandatit të tij, do të shtohet kujdesi institucional ndaj të moshuarve. "Unë, në mandatin tim qeverisës, synoj të ndërtoj një Qendër për qëndrim tërë ditor për të moshuarit, e cila do të shërbej për socializimin dhe kujdesin e tyre. Këtë projekt, synojmë ta realizojmë në bashkëpunim me profesionistët dhe institucionet përkatëse. Është koha e fundit, që shteti dhe shoqëria, të shtojnë kujdesin ndaj atyre që trasuan rrugën tonë të së ardhmes, andaj në qeverisjen time, dora e kujdesit institucional do të shtrihet dhe ndihmoj të moshuarit, veçanërisht ata pa përkujdesje" – shtoi kandidati Aliu. |
Kush i ktheu investimet në Ferizaj? (Foto) Posted: 11 Oct 2017 10:02 AM PDT Komuna e Ferizajt ka vite të tëra që ka vuajtur jo vetëm për një përfaqësim më dinjitoz nëpër institucionet e nivelit qendror, por edhe për financim të projekteve infrastrukturore në dobi të jetës së qytetarëve. Mirëpo viteve të fundit është vërejtur një gatishmëri më e madhe që projekte madhore të realizohen edhe këtu me mjete të qeverisë së Kosovës, ndonëse krahas numrit të banorëve dhe kontributit në mbushjen e arkës së shtetit ende Ferizaj mbetet jo i vlerësuar mirë. Këto ditë banorë të fshatrave: Dardani, Mirosalë, Pojatë e Softaj i janë gëzuar fillimit të punimeve për një projekt madhor i cili do të shtrihet nëpër lokalitetet e ku jetojnë ata. Vjen një rrugë 7 kilometërshe që lidh këto fshatra dhe do të ndikojë në përmirsimin e kualitetit të jetës së tyre , por edhe në zhvillimin ekonomik të kësaj ane, ndërsa projekti po realizohet falë bashkëpunimit të mirë që ka instaluar komuna e Ferizajt Ferizajt me Ministrinë e Infrastrukturës gjatë këtyre 4 viteve të fundit. Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa nuk heziton ta përmend disa herë se i është dashur të jetë mjaft këmbëngulës kur ka dërguar projekte nëpër Ministritë e ndryshme ka pasur mjaft punë deri sa janë përfunduar të gjitha bisedimet për realizim të suksesshëm të këtyre punëve . Ai përmend se vetëm nga Ministria e Infrastrukturës janë investuar rreth 20 milion euro në Ferizaj gjatë viteve të fundit ku hyn edhe projekti i rrugës për në fshatin Mirosalë, i filluar këto ditë. "Është një segment modern që i ka munguar komunës së Ferizajt dhe deri më tani banorët e këtyre fshatrave për të mbajtur lidhjet farefisnore është dashur të marrin rrugën në drejtim të Ferizajt, prandaj ne po lirojmë qarkullime dhe po i lidhim fshatrat mes vete ashtu siç janë të lidhura në mënyrë organike edhe përmes lidhjeve farefisnore. Unë jam i lumtur që ne po realizojmë projekt tepër të rëndësishme e të paparë ndonjëherë në të gjitha qeveritë e pasluftës Përfitimet që ka pasur komuna e Ferizajt vetëm nga Ministria e Infrastrukturës janë mbi 20 milionë euro. Janë këto përfitime që i japin kuptim edhe zhvillimit të përgjithshëm të komunës së Ferizajt si njëra ndër komunat industrialisht më të zhvilluara në Kosovë, sepse asfaltimet ne i kuptojmë edhe si infrastrukturë paraprake edhe për vendosjen e bizneseve të fuqishme", ka deklaruar kryetari Svarqa, duke shtuar se vetëm projekti i filluar së fundi ka një kosto pre 700 e 80 mijë eurosh. E, sipas një memorandumi të nënshkruar në mes komunës së Ferizajt dhe Ministrisë së Infrastrukturës janë planifikuar të realizohen edhe disa projekte të tjera siç janë rregullimi i rrugës Prelez i Jerlive – Muhoc – Lloshkobare, zgjerimi i rrugës "Brahim Ademi" & Driton Islami", asfaltimi i rrugës Babush – Tërrn – Luboc – Koshare – Slivovë. Ndërtimi i unazës së jashtme në Ferizaj që përshkon fshtarat: Prelez i Jerlive, Kosinë, Llojzë – Dramjak – Nerodime, ndërtimi i nënkalimit për automjete te hekurudha, në fshatin Varosh, zgjerimi i rrugës Komogllavë – Tërstenik – përmes lagjes Qarkoshëve e cila lidh Ferizajn me Vitinë përmes një segmenti më të shkurtër, asfaltimi i rrugës Greme – Burrnik – Gaçkë. Ndërkaq projektet e përfunduara në vitin e kaluar e që janë financuar nga Ministria e Infrastrukturës në Komunën e Ferizajt janë: Ndërtimi i nënkalimit në fshatin Sojevë, asfaltimi i rrugës Ferizaj – Nerodime – Jezerc, ndërtimi i rrugës Mushtisht-Budakovë-Jezerc si dhe asfaltimi i rrugës "Besim Ndrecaj", kazerma e FSK-së – Epopeja e Jezercit. |
Në fshatin Mirash lirohen hapësirat publike Posted: 11 Oct 2017 05:40 AM PDT Ferizaj.11.10.2017. Gjatë ditës së sotme në fshatin Mirash, ka filluar të bëhet lirimi i hapësirave publike, duke bërë rrënimin e disa murve. Nga afër këto rrënime i ka përcjellur edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar nga kryesuesi i kuvendit Faruk Guri, banorë të këtij fshati si dhe bashkëpunëtore të tjerë. "Ky fshat ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit malor, sepse ka identitete për tërë komunën e Ferizajt, ka një rrjedhe të jashtëzakonshëm që quhet "Kroi i Bunjakit" e cila ka kapacitete për furnizim të ujit të kësaj zone, por edhe zonave për rreth, pas ndërtimit të ujëmbledhësve që do të bëhen në të ardhmen. Ky segment i rrugës lidh cep me cep këtë fshat nga Fusha e Madhe deri në fshatin Cërrnillë, në drejtim të kyçjes së autostradës në fshatin Babush i Muhaxherëve, të cilët projekte kanë qenë të pamundura të realizohen pa shpronësime ose pa heqjen dorë të qytetarëve të këtij lokaliteti nga pronat e tyre publike siç po ndodh tash në këtë rast të cilët kanë shprehur gatishmërinë e tyre absolute që të lirojnë me vet dëshire të gjitha pronat e tyre në mënyrë që të realizohet projekte infrastrukturore me këtë rast të kësaj rruge tepër të rëndësishme", është shprehur kryetari Svarqa. Ai tutje ka falënderuar të gjithë banorët e këtij lokaliteti që po bëjnë lirimin e hapësirave të tyre publike në mënyrë vullnetare. "Unë i falënderoj të gjithë banorët të cilët kanë kërkuar që ti sjellin kompanitë që merren me rrënimet që tu pastrojnë muret e tyre në mënyrë që ata të krijojnë mundësi për kalimin pa pengesa të kësaj rruge. Po ashtu u jam mirënjohës të gjithë atyre që po kontribuojnë në sensibilizimin e opinionet qytetarë që të jenë në koherence me realizmin këtyre projekteve, sepse kemi pasur një bashkëpunim të frytshëm dhe të jashtëzakonshëm i cili jo vetëm këtu por në përgjithësi në komunën e Ferizajt ka qenë model edhe për komunat tjera", ka potencuar kryetari Svarqa. Nga ana tjetër edhe banorët e këtij fshati i kanë mirëpritur këto investime. Thanë se investime të tilla është dashur të bëhen qysh me parë. U bë e ditur se gjatësia e rrugës që do të bëhet në fshatin Mirash ka një gjatësi prej 9 kilometrave, ndërsa me gjerësi prej 6 metrave, ndërsa do të ketë shtigje për këmbësore dhe ndriçim publik.
|
Filloi asfaltimi i rrugëve në fshatin Softaj Posted: 11 Oct 2017 05:25 AM PDT Ferizaj.11.10.2017Të mërkurën edhe zyrtarisht ka filluar të bëhet asfaltimi i rrugëve në fshatin Softaj. Gjatë ditës së sotme është bërë asfaltimi i rrugës afër shkollës të këtij fshati, ndërkaq në ditët në vijim pritet të bëhet edhe asfaltimi i rrugicave të tjera të parapara në projekt. |
Posted: 11 Oct 2017 03:32 AM PDT Autoritetet braziliane kanë pezulluar 33 zyrtarë të qeverisë në mars të këtij viti pas investigimit të zbuluar se disa nga prodhuesit më të mëdhenj të mishit në vend kanë shitur prej vitesh mish viçi dhe pulash të kalbur. Brazili është një nga eksportuesit më të mëdhenj të mishit të kuq. Ministri i Bujqësisë, Blairo Maggi, u takua me ambasadorët për të risiguruar ata me qëllim që të parandalohen sanksionet kundër eksportit të mishit brazilian. Policia federale ushtroi kontrolle në 194 zona dhe në këtë operacion u angazhuan 1000 oficerë pas një investigimi 2-vjeçar. Sipas hetimeve, disa nga menaxherët e këtyre kompanive kanë korruptuar inspektorët dhe politikanët për të siguruar certifikimin e qeverisë për produktet e tyre.Më shumë se 30 kompani akuzohen për mungesë higjiene, mes tyre është dhe JBS, një prej eksportuesve më të mëdha në botë të mishit të viçit dhe BRF, prodhuesja më e madhe në botë për produktet e pulës "Ata përdornin acid dhe kimikate të tjera për të maskuar produktet e tyre. Në disa raste produktet që ata përdornin ishin kancerogjene" citoi policinë braziliane BBC.Në raste të tjera ata përdornin patate, ujë apo dhe karton përzier me mishin e pulës me qëllim që të rrisnin përfitimet.JBS ka të ardhura neto prej 55 miliardë dollarë ndërsa eksporton në 150 shtete |
Ndërron jetë fëmija 15-muajsh në QKUK, ishte i sëmurë me fruth Posted: 11 Oct 2017 03:24 AM PDT Një fëmijë 15 muajsh është paraqitur në Klinikën Infektive para dy ditësh. Mjekët kishin konstatuar se ai kishte qenë i prekur nga sëmundja e fruthit. Ndonëse ishte vënë nën përkujdesjen e mjekëve, foshnja e komunitetit rom ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme, raporton Gazeta Shneta. "Fatkeqsisht, kushtet sociale dhe sëmundja e ka bërë të vetën. Fëmija i sëmurë me fruth, përfundoi me fatalitet". Ramadani ka bërë të ditur se edhe pacientë të tjerë janë në gjendje të rëndë. "I kemi edhe 3-4 raste të cilat janë në gjendje të rëndë, por sigurisht se raste të tilla të gjitha i ndalim për përkujdesje në klinikë", ka shtuar ai. Deri më tani në Kosovë janë prekur nga fruthi rreth 100 persona. Ramadani ka bërë të ditur se foshnja 4-muajshe për të cilën Gazeta Shneta ka raportuar ditë më parë, është në gjendje më të mirë. Aktualisht në Infektivë po trajtohen mbi 80 pacientë. /Gazeta Shneta/ |
Të dorëhiqet nga Presidenca Hashim Thaçi Posted: 10 Oct 2017 02:06 PM PDT Presidenti Amerikan në shekullin XX Franklin Ruzvelt thoshte “Demokracia nuk është e sigurt nëse populli lejon rritjen e një fuqie private në një pikë që bëhet me e fuqishme se vetë shteti demokratik.Ky në thelb është fashizmi-posedimi i qeverisë prej një individi, grupi ose një fuqie private kontrolluese” Republika e Kosovës deri më tash ka kaluar në faza të rëndësishme të suksesit por ka pasur edhe sfida të mëdha gjatë tërë historisë. Hyzri Salihu |
Fshatrat Nikadin , Doganaj, Gaçkë e Rakaj japin mbështetje të pakontestueshme për kryetarin Svarqa Posted: 10 Oct 2017 01:46 PM PDT 10.10.2017. Në kuadër të shpalosjes së programit zgjedhor të kandidatit të degës së LDK-së në Ferizaj Muharrem Svarqës tubime madhështore sonte janë organizuar në fshatrat Nikadin, Doganaj, Gaçkë dhe Rakaj.
|
Gjendet një sasi e armatimit në Han të Elezit Posted: 10 Oct 2017 01:24 PM PDT Në një komunikatë të lëshuar nga policia e Kosovës në Ferizaj bëhet e ditur se është gjetur një sasi e armëve Fshati Neqavc, Hani i Elezit, 09.10.2017 Pas pranimit të informatave nga tereni se i dyshuari A.V.(m/sh/k 37 vjeç),mund të ketë në posedim armë të paautorizuara , hetuesit policor nga stacioni policor Hani i Elezit në bashkëpunim me njësitë tjera relevante, kanë ndërmarrë veprimet e duhura policore me ç'rast kanë gjetur dhe konfiskuar: Është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku pas konsultimit me prokurorin e shtetit, i dyshuari dërgohet në mbajtje prej 48 orë. |
Rrëfimi i familjes për vdekjen e dyshimtë të punëtorit të Bechtel & Enka Posted: 10 Oct 2017 01:13 PM PDT Kësaj familjeje pasditen e së hënës i vdiq djali i saj 27-vjeçar, derisa ishte duke punuar roje për kompaninë Bechtel&Enka. Fillimisht u raportua si vdekje e dyshimtë në vendin e punës, por më pas u tha se vdiq nga sulmi në zemër. Xhaxhai i të ndjerit thotë se ai kishte një muaj që kishte nisur punën si rojtar në këtë kompani dhe se nuk kanë vërejtur ndonjë shenjë se po vuante nga ndonjë sëmundje. Për shkak të kushteve të vështira ekonomike, i ndjeri kishte marrë rrugën për në Evropë përmes Serbisë, por nuk ia kishte arritur qëllimit. Miq të familjes kanë rrëfyer për televizionin se Afet Provoliu ishte student i dalluar i stomatologjisë, por studimet i ndërpreu për shkak të problemeve ekonomike. Njëri nga personat e afërt të familjes ka bërë të ditur se Afeti nuk ishte pajtuar me faktin se ai nuk po mund t'i ndiqte studimet dhe se një gjë e tillë e mërziste shumë. Policia e Ferizajt ka konfirmuar rastin, duke thënë se i ndjeri ishte gjetur i alivanosur në vendin e punës në orët e hershme të mëngjesit të së martës. Ishte dërguar menjëherë në emergjencën e Ferizajt, ku mjeku kujdestar vetëm kishte konstatuar vdekjen.Ndërsa, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion. |
You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: