Skip to main content

“Vajza shkodrane: Si e zbulova që i fejuari është homoseksual, me tradhëtonte me…” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Vajza shkodrane: Si e zbulova që i fejuari është homoseksual, me tradhëtonte me…” plus 9 more Lajmi i Fundit


Vajza shkodrane: Si e zbulova që i fejuari është homoseksual, me tradhëtonte me…

Posted: 20 Aug 2017 07:21 AM PDT

Kishte menduar se ishte dashuria e jetës dhe ëndërronte të shkonte me të drejt altarit, por tronditja që ka pësuar është e madhe. Një vajzë e re shkodrane ka dërguar në faqen tonë "Filozofia e Jetës" si mësoi se i fejuari i saj prej 3 vitesh, është homoseksual. Ajo thotë se njeriu që dashuronte e ka tradhëtuar me një mikun e tyre.

"Jam 22 vjeçe nga Shkodra. E fejume prej 8 muajsh me një djalë nga Lushnja. E kam njohur kur bënim shkollën e lartë bashkë në Tiranë. U dashuruam dhe pas 1 viti u fejuam. Gjithçka dukej mirë. Vija re që shkruante shumë në telefon, edhe kur ja kapja si me stil e shihja që shkruante me një shokun tonë. Gjallë se më shkonte mendja o njerëz sepse thoja muhabete djemsh. Por kur vuna re që bisedat u banin natën madje e merrte telefonin edhe në banjë nisa të dyshoj se mos e ka vënë emrin e ndonjë femre me emrin e shokut tonë.

Një ditë kur ai po lahej i vjen nje sms ku shkruhej: mos e prek ata lopen. Me iku gjaku, nji ta hap e lexoj sms e ketyre, disa se besoj te tjerat I ka fshi ku flisnin me fjalor erotik per skenat intime mes tyne. Jam shokuar. Nisa me bertit e zotnia ma pohoi ne sy me tha qe ai e elektrizon.  nese sdo e kisha kap rrezik ishim martu. Ne I ruhemi mos na i marrin partneret femrat, por disa djem jane me keq. Ne hall jam si me thane familjes. Ne si familje se konceptojne kete gja", rrëfen ajo.shkodra news

The post Vajza shkodrane: Si e zbulova që i fejuari është homoseksual, me tradhëtonte me… appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Mercedesi që u ndez pa problem edhe pas 9 vetësh i fikur

Posted: 20 Aug 2017 07:03 AM PDT

Modele të shumta të Mercedes-Benz konsiderohen si veturat më të besueshme në historinë e automobilave. Këtu përmendet Mercedes-Benz W116, i cili pothuajse ka statusin e perëndisë.

Në mesin e tyre veçanërisht shquhen modelet me dizel, të cilët kalojnë për më shumë se gjysmë milion kilometra pa problem.

Fakti se këto modele janë tepër të mira tregon edhe një video e publikuar në rrjetin You Tube, ku shihet startimi i motorit pas plot nëntë vjet qëndrimi pa u ndezur.

The post Mercedesi që u ndez pa problem edhe pas 9 vetësh i fikur appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Pas publikimit të mesazheve, Suela Kalaja i përgjigjet ish-të dashurës së burrit

Posted: 20 Aug 2017 06:37 AM PDT

Dje u publikua biseda private mes Suela Kalasë dhe ish-të dashurës së partnerit të saj aktual, Arijon Abdylit. Kalaja prej disa kohësh ka bërë publike këtë lidhje të re pas divorcit me Saimir Ҫilin.

Ish- e dashura e Arijon Abdylit, Elizabeta, zbulonte se ai nuk kishte asnjë kacidhe, ndonëse lakohej si i pasur nga mediat. Suela Kalaja ka reaguar me një status në 'Facebook' ku shkruan se do ta hedh në gjyq atë.

"Kushdo Alisabeta të shkruaj e te kete histerizmat e humbjes do perballet me ligjin. Dashurine nuk ta prish askush. Te pakten kuptuat qe nuk kish plane e as leke ne plan!', shkruan ajo në Facebook.

The post Pas publikimit të mesazheve, Suela Kalaja i përgjigjet ish-të dashurës së burrit appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

“Ma hodhën pasaportën si letër higjenike”, djali i Yllka Mujos incident në kufirin grek

Posted: 20 Aug 2017 06:27 AM PDT

Aktori Amos Zaharia, ka perjetuar nje incident ne kufirin grek, teksa do kalonte per te pushuar ne shtetin fqinj. Djali i aktores Yllka Mujo, ka reaguar me një status në Facebook, ku flet për diskriminimin që u bëhet shqiptarëve nga grekët. Por nuk jep detaje te tjera perse ka ndodhur kjo.

"Sapo kalova kufirin e ketyre "evropianeve" Grek. Ma moren pashaporten dhe ma hodhen si te ishte leter e perdorur higjenike. Hajde shpenzo para te keta bukshkale te pafytyre. Rrofshim ne per shtetin qe kemi dhe bravo i qofte ketij populli Grek qe i lakmojne vec prapanicen njeri tjetrit. Ptu", shkruan ai.

Teksa nje komentuesi ai i pergjigjet: Mend per here tjeter. Ne shkelsha me ne kete toke te felliqur, qe kemba te behet pis kur e shkel.

The post "Ma hodhën pasaportën si letër higjenike", djali i Yllka Mujos incident në kufirin grek appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Arrestohen “skifterat” që vidhnin pushuesit në plazhin e Shëngjinit, ja grabitjet që bënë

Posted: 20 Aug 2017 06:20 AM PDT

Dy adoleshentë kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës, pasi dyshohet se vidhnin vlera monetare dhe sende te tjera personale pushuesve në çadrat e tyre në plazhin e Shëngjinit. Sipas policisë 1 person tjetër është shpallur në kërkim dhe 1 tjetër procedohet në gjendje të lirë.

Ja njoftimi i policisë:
Më datë 20.08.2017, nga Seksioni për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, u ndaluan shtetasit:

1-P.D. ( me preçedent të mëparshëm penale ) 14 vjeç, banues ne Lezhë 2-B.Ç. 16 vjeç, banues në Lezhë. U shpall në kerkim dhe punohet për kapjen e shtetasit M.P. 16 vjeç, banues në Lezhë

2-B.Ç. 16 vjeç, banues në Lezhë. U shpall në kerkim dhe punohet për kapjen e shtetasit M.P. 16 vjeç, banues në Lezhë Gjithashtu u proçedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi E.Gj. 15 vjeç, banues në Lezhë

U shpall në kerkim dhe punohet për kapjen e shtetasit M.P. 16 vjeç, banues në Lezhë

Gjithashtu u proçedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi E.Gj. 15 vjeç, banues në Lezhë.

Nga veprimet hetimore të kryera ,është arritur të dokumentohet autorësia e disa vjedhjeve të ndodhura në plazhin e Shëngjinit , ku ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin janë autor të kryerjes së tyre. Konkretisht :

– Më datë 18.08.2017, në Shengjin, i kanë vjedhur 600 euro, 7000 lekë dhe dy telefona celular shtetasit A.B.. – Më datë 16.08.2017, në plazhin e Kunes – Shëngjin, i kanë vjedhur 1140 dollar, 130 euro, 24.000 lekë, tre telefona celular dhe dokumente të ndryshme shtetasit A.B.

– Më datë 16.08.2017, në plazhin e Kunes – Shëngjin, i kanë vjedhur 1140 dollar, 130 euro, 24.000 lekë, tre telefona celular dhe dokumente të ndryshme shtetasit A.B. – Më datë 10.08.2017, në Shëngjin, kanë tentuar të vjedhin fenerin e mjetit BMW në pronësi shtetasit D.S.. – Më datë 02.08.2017, në plazhin e Shengjinit i kanë vjedhur 100 euro, 4000 lekë dhe një telefon celular Samsung, shtetasit A.V.

Materialet proçeduriale – hetimore, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër , (Seksionit për të mitur) për veprën penale "Vjedhja ' e kryer në bashkëpunim" parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

The post Arrestohen “skifterat” që vidhnin pushuesit në plazhin e Shëngjinit, ja grabitjet që bënë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Vajza pa vrasjen e të atit në oborr, ja çfarë tha ajo në polici: Autorët ishin…

Posted: 20 Aug 2017 05:43 AM PDT

Në familjen Çiko janë hapur dyert e mortit. Pak minuta para mesnatës së të shtunës (19 gusht 2017) në oborrin e shtëpisë është ekzekutuar kryefamiljari Vangjel Çiko.

Atentatorët – që sipas dëshmisë që familjarët i dhanë gazetarit të Ora News Geraldi Bregu- ishin dy, kanë pritur momentin kur 50 vjeçari po parkonte makinën në oborr dhe kanë qëlluar me 5 plumba.

Krimi është shënuar në sy të vajzës, dhe për familjarët të paktën ku është një lehtësim, "Mirë nuk vranë dhe vajzën ", shprehen ata teksa presin miqtë për ngushëllim.

"Sipas asaj që u ka treguar vajza atentatorët kanë qenë dy persona me makinë.
Ata janë fshehur tek ulliri pranë shtëpisë dhe kanë qëlluar në drejtim të 50 vjeçarit në momentin kur po parkonte. Afër ka qenë dhe vajza e cila ka parë skenën e ekzekutimit të të atit.

Pasi kanë qëlluar autorët kanë tentuar të largohen me makinë por makina nuk i është ndezur. Prandaj njëri prej autorëve ka vijuar të largohet në këmbë drejt rrugës "Eqerem Çabej" për tu zhdukur më pas mes rrugicave, duke përfituar dhe nga errësira.

Ndërsa personi i dytë është larguar pak më vonë pasi makina është ndezur."

Vangjel Çiko ishte babai i Dhimitër Çikos aktualisht i arrestuar si i akuzuar për vrasjen e Aleksandër Bardhit më 24 shtator 2016).

Policia zyrtarisht nuk ka dhënë ende asnjë version të shkaqeve të këtij krimi, por nga mënyra si kanë rrjedhur ngjarjet pista kryesore është hakmarrja ndaj krimit për të cilin është arrestuar i biri, citon oranews.

The post Vajza pa vrasjen e të atit në oborr, ja çfarë tha ajo në polici: Autorët ishin… appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Rama fton qytetarët pët të punuar në zyrën e bashkëqeverisjes: Keni dhe 1 javë kohë

Posted: 20 Aug 2017 05:18 AM PDT

Kryeministri Edi Rama publikoi një njoftim në rrjetin social Facebook, ku tregon se ka mbetur dhe një javë kohë për të gjithë ata persona të cilët janë të interesuar për të punuar pranë zyrës së bashkëqeverisjes.

Njoftimi në Facebook:
Edhe një javë për të aplikuar! Numri i aplikimeve për t'u punësuar në Zyrën e Bashkëqeverisjes me Qytetarët është sot 275👍

Falënderojmë të interesuarit për aplikimet e tyre sipas kërkesave te aplikimit, për të cilin rikujtojmë se kërkohet Letër Motivimi (pse dua të punoj në këtë zyre) + CV + 2 letra rekomandimi të kandidaturës (nga ish-dekane ose pedagoge të fakultetit ku aplikanti ka kryer studimet; punedhenës të mëparshëm; figura të respektuara të komunitetit ku aplikanti ka banuar apo banon aktualisht). Përndryshe aplikimi konsiderohet i pavlefshëm.

Aplikimet janë te hapura deri në 27 gusht.

Të gjithë ata që lexojnë për herë të parë për këtë zyre të posaçme, e cila do të ngrihet menjëherë me krijimin e qeverisë së re, mund të marrin një informacion të plotë në postimin nr.1 me të njëjtin titull.

Faleminderit.

Grupi i Punës për ngritjen e Zyrës se Bashkëqeverisjes.

The post Rama fton qytetarët pët të punuar në zyrën e bashkëqeverisjes: Keni dhe 1 javë kohë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Kërcënoi gruan me armë, gjykata vendos burg për ish-deputetin e PS

Posted: 20 Aug 2017 05:13 AM PDT

Gjykata e Elbasanit, vendosi masën "arrest me burg" për ish-deputetin e Partisë Socialiste në Elbasan Hamit Kosta. Ai u arrestua para dy ditësh, pasi kërcënoi me armë ish-bashkëjetuesen e tij.

Avokati i ish-deputetit kërkoi lirimin e Kostës, pasi sipas tij ish-deputeti Kosta nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore.

Perkunder kërkesës së avokatit, Gjykata e shkallës Parë la në burg Hamit Kostën.

Ish-deputeti i arrestua tri dite me pare ne Elbasan ku policia i sekuestroi edhe armen e zjarrit si dhe nje automjet.

The post Kërcënoi gruan me armë, gjykata vendos burg për ish-deputetin e PS appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Detaje të reja për krimin në familje, burri vret gruan dhe më pas veten

Posted: 20 Aug 2017 04:05 AM PDT

Zbardhen detaje te reja nga ngjarje e rëndë qe ndodhi mesditën e së dielës në kryeqytet. Burri ka qëlluar me armë zjarri automatike model 56 bashkëshorten e tij dhe më pas veten.

Policia informoi se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Frutikulturë dhe menjëherë janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, të cilët kanë konstatuar në banesë të pa jetë Halil Lita dhe Dije Lita.

Nga burimet paraprake mësohet se shkaku i krimi në familje ka qenë për motive xhelozie. Çifti Lita ka pesë fëmijë, tre vajza dhe dy djem. 65 vjeçari ka qëlluar mbi gruan e tij Dije Lita, 60 vjeçe.

Burimet e policise kane thene se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

The post Detaje të reja për krimin në familje, burri vret gruan dhe më pas veten appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Plagoset me thikë 34-vjecari në Tiranë, arrestohet autori i krimit

Posted: 20 Aug 2017 03:33 AM PDT

Plagos me thike një shtetas, arrestohet në flagrancë autori. Ngjarja ka ndodhur ne Tirane më datë 20.08.2017, ku sipas policise, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3 në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponjat, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Besnik Kolndreu, 29 vjeç, banues në Tiranë

Behet me dije se ky shtetas rreth orës 10:15, në rrugën “Don Bosko”, ka qëlluar me mjet prerëse shtetasin, S. M., 34 vjeç, i cili ndodhet në S.Q.U., nën kujdesin e mjekëve.

“Nga hetimet paraprake është mësuar se këta dy shtetas janë konfliktuar për motive të dobëta. Grupi herimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij konflikti”, ka thene policia.

The post Plagoset me thikë 34-vjecari në Tiranë, arrestohet autori i krimit appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more