Skip to main content

“Pronat e pashpronësuara fusin Kosovën në krizë energjetike” plus 18 more Radio Evropa e Lirë

“Pronat e pashpronësuara fusin Kosovën në krizë energjetike” plus 18 more Radio Evropa e Lirë


Pronat e pashpronësuara fusin Kosovën në krizë energjetike

Posted: 16 Aug 2017 08:01 AM PDT

Autoritetet në Kosovë ende nuk kanë arritur të nënshkruajnë marrëveshjet për shpronësim me të gjithë banorët e fshatit Shipitullë, zonë kjo ku do të bëhen mihje në kërkim të rezervave të thëngjillit. Çështja e shpronësimi të këtyre tokave është aktualizuar kohëve të fundit, pas paralajmërimeve se Kosova do të përballet me krizë energjetike, për shkak të shpenzimit të rezervave të qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike. Arben Gjukaj, drejtor i Korporatës Energjetike të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se janë duke vazhduar negociatat me banorët për të nënshkruar marrëveshjet për shpronësim. Disa nga banorët, thotë Gjukaj e kanë pranuar ofertën, por ka edhe banorë të cilët kanë kërkesa të ndryshme dhe shtyhen nga dikush tjetër që të mos e pranojnë. "Deri më tani ka pajtueshmëri për 23 kontrata, ditëve të fundit janë kryer edhe 5 negocime me banorët, të cilët janë afër nënshkrimit të këtyre kontratave, ndërkaq pjesa tjetër kalon me Ligj të shpronësimit", thekson Gjukaj.  Fshati Shiptullë, i cili gjendet rreth 20 kilometra nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është zonë e shpallur me interes të veçantë për zgjerimin e aktiviteteve minerare të Korporatës Energjetike të Kosovës. Por, pavarësisht se ky fshat ishte shpallur nga autoritetet kompetente zonë me interes, qysh në vitin 2004, për tu rikonfirmuar edhe një herë në vitin 2009, në këtë zonë banorët kishin ndërtuar shtëpi. Vetëm në Shipitullë brenda gjatë viteve të fundit janë ndërtuar mbi 200 shtëpi. Proceduarat për marrjen e këtyre tokave në fshatin Shipitullë dhe në gjithë zonën e mihjes së re, bëhet përmes dy dokumenteve 'Korniza e politikave për zhvendosje' dhe 'Ligji për shpronësimin e tokës së paluajtshme'. Drejtor i departamentit të shpronësimit në Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Afrim Murati, bënë të ditur për Radion Evropa e Lirë se nëse banorët nuk pajtohen me dokumentin e Kornizës së politikave për zhvendosje, atëherë shpronësimi bëhet përmes ligjit. "Në rastin konkret, KEK nuk ka arritur të bindë banorët që të pranojnë procesin e zhvendosjes dhe është vonuar në proceduara, do të thotë është vonuar deri afër 3 vite me procedura, dhe nuk ka arritur të bindë banorët për të pranuar procesin e zhvendosjes, do të thotë po marrjen e tokave përmes Kornizës së politikave për zhvendosje, e cila ofron benificionet më shumë sesa Ligji për shpronësim", thekson Murati. Për 17 prona, me gjithsej 8 shtëpi të fshatit Shipitullë, banorët e të cilëve nuk janë pajtuar me Kornizën e politikave të zhvendosjes, thekson Murati, kanë filluar procedurat e shpronësimit sipas Ligjit për shpronësim. Sipas tij, i gjithë ky proces do të përfundojë deri në fund të këtij muaji. Ndërkohë, nga Korporata Energjetike e Kosovës ditëve të fundit, bën të ditur Murati, kanë arritur edhe kërkesa tjera për shpronësim të tokave. "Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë dy kërkesa për shpronësim, njëherë për 17 prona që kemi filluar procedurat e shpronësimit dhe tani më datën 10 të këtij muaji ka bërë kërkesën e dytë për pjesën e mbetur të fshatit Shipitullë dhe të lagjes 'Mirena' të fshatit Hade", thekson Murati. Procedurat për shpronësim, që nga paraqitja e kërkesës, sipas autoriteteve kompetente zgjasin deri në tre muaj. Ndërkohë, drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj iu bënë thirrje autoriteteve në vend që të jenë vigjilent dhe të marrin vendime sa më të shpejta dhe të ndihmojnë Korporatën që të kalojë këtë sfidë. "KEK kërkon që të respektohen ligjet, të respektohen rregulloret dhe ta evitojmë të keqen e mundshme pasi që po hyjmë në sezonin e dimrit. Ne jemi duke bërë përpjekje që të mos vijmë në atë situatë, por nëse nuk kryhen veprimet konform kërkesave tona, atëherë mund të vijimë në një situatë jo të mirë dhe ne do të veprojmë konform asaj situate", thekson Gjukaj. Pasiguria me furnizim me energji elektrike është një nga problemet që ka përcjell Kosovën që nga paslufta. Ndonëse, gjatë viteve të fundit kishte pasur përmirësim të furnizimit me energji elektrike, megjithatë, asnjëherë Kosova nuk ka arritur të shkarkohet nga ky problem.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump: Kim Jong Un mori vendim "të mençur"

Posted: 16 Aug 2017 07:55 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka përshëndetur vendimin e liderit të Koresë Veriore, Kim Jong UN, për një vendim "të mençur", duke iu referuar deklaratave të liderit verikorean për mos lansimin e raketave në ishullin Guam, territor amerikan në Oqeanin Paqësor. Koreja Veriore nuk e ka mbajtur sekret planin për zhvillimin e raketave, me kapacitet për të bartur koka bërthamore, të gatshme për sulm në Shtetet e Bashkuara, në mesin e tensioneve të rritura mes dy palëve për muaj të tërë. Trump e ka paralajmëruar Korenë Veriore gjatë javës së kaluar se e njëjëta do të përballet me "zjarr dhe tërbim", në rast se kërcënon prapë SHBA-në. Mirëpo mediat në Korenë Veriore, kanë raportuar gjatë ditës së martë se Kim ka shtyer planet pasi sipas tij, ai po pret se çfarë hapa do të ndërmarrë SHBA-ja. "Kim Jong Un nga Koreja Veriore ka marrë vendim shumë të mençur dhe të arsyëshëm", ka shtuar Trump sot në Tëitter. "Alternativat tjera do të ishin katastrofike dhe të papranueshme", ka shtuar tutje ai. Koreja Veriore ka injoruar për një kohë të gjatë paralajmërimet e vendeve të Perëndimit dhe nga aleati i saj, Kina, për ndalimin e programit të armëve bërthamore dhe testimit të raketave, të cilat janë në kundërshtim me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedoni: Përgjegjësit për bisedat e përgjuara të dalin para drejtësisë

Posted: 16 Aug 2017 07:37 AM PDT

Ekspertët e sigurisë në Maqedoni thonë me rëndësi të veçantë është që të gjithë ata të cilët kanë përgjuar në formë të paligjshme, të dalin para drejtësisë në mënyrë që tu jepet fund keqpërdorimit të materialeve të përgjuara nga persona të ndryshëm për qëllime të caktuara politike, ekonomike ose shantazh klasik për përfitime materiale. Ndërkohë, dikasteri i Policisë ka njoftuar shkurt për mediat se një person me inicialet P.L., gjatë të martës është mbajtur në stacionin policor, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale Publike, duke mos dhënë më shumë informacione se për çka konkretisht është bërë bastisja, dhe a janë gjetur prova nën arsyetimin se për personin në fjalë është duke u zhvilluar procedurë parahetimore. Por, një pjesë e mediave kanë njoftuar se procedura hetimore ka të bëjë me publikimin e disa bisedave të përgjuara në kanalin YouTube nën pseudonimin "Nikolla Teslla", një pjesë e të cilave biseda akoma janë aktive, ku janë përfshirë gazetarë, biznesmenë si dhe ish-zyrtarë të lartë të shtetit. Arrestimi i të dyshuarve për publikim të bisedave të përgjuara në mënyrë të paligjshme, në opinionin publik ka hapur dilemën se kush posedon materiale të përgjuara. Para një viti, para fillimit të fushatës zgjedhore, në një faqe të rrjetit social Facebook në profilin "pronto mk" u bënë publike më shumë biseda mes ish-zyrtarëve të lartë shqiptarë. Ish-ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Pavle Trajanov thotë se keqpërdorimi i sistemit të përgjimit në Maqedoni ka filluar me tejkalimin e kompetencave nga ana e ish-drejtuesve të drejtorisë së policisë sekrete në Maqedoni, dhe përgjegjësia duhet kërkuar nga ata. Trajanov konsideron se për t'i dhënë fund kësaj të keqeje, siç thotë ai, që mban peng një pjesë të madhe të sistemit në Maqedoni, sipas tij duhet të zhvillohen hetime të detajuara, jo vetëm se kush ka dhënë urdhër për tu përgjuar dhe cilët persona janë përgjuar, por edhe të gjithë ata të cilët kanë pas qasje në sistemin e përgjimeve në formë ilegale. "Të gjitha informatat i kishte pushteti i atëhershëm, nga kryetari i Qeverisë deri te drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim". "Kemi informata se ka pasur edhe keqpërdorime të tjera, jo vetëm nga drejtuesit e policisë sekrete, por edhe nga të punësuarit e tjerë, shefa të kabineteve apo të tjerë, të cilët për çështje private kanë dëgjuar. Dikush ka përgjuar të dashurën dhe punë të ngjashme. Informatat nuk janë mbajtur atje, një pjesë e tyre janë të dërguara edhe tek opozita, e cila më pas ia dorëzoi PSP-së. Përgjegjësi për bisedat e përgjuara duhet të kërkohet nga pushteti i kaluar", thotë për Radion Evropa e Lirë ish-ministri Pavle Trajanov. Ndërkaq, njohësi i çështjeve politike Arsim Sinani thotë se në fushata zgjedhore, zakonisht bisedat e përgjuara përdoren për të "paralizuar" persona të caktuar. Sipas tij, afera e përgjimeve do të mund të marrë epilog të drejtë gjyqësor, vetëm nëse drejtohet nga një Gjykatë Speciale që do të përbëhej nga gjykatës të huaj. "Vet procesi i publikimit të bisedave të përgjuara nga ana e opozitës së atëhershme socialdemokrate nuk ishte transparent në masën e duhur. Ne nuk e dimë me saktësi se kush ishin njerëzit që janë përgjuar, emër dhe mbiemër dhe jo vetëm si numra". "Tani, kjo mostransparencë mund të themi se mund t'i kthehet Qeverisë së Zaevit si bumerang sepse tani e kemi VMRO-DPMNE-në në opozitë, dhe kjo parti nuk besoj se ka më shumë incizime në dorë dhe në këtë formë bisedat e përgjuara do të vazhdojnë të shërbejnë si instrument për të kërcënuar njëri-tjetrin", thotë Sinani. Ndryshe, Prokuroria Speciale Publike tashmë ka ngritur padi për rastin e njohur si "Target", ndaj ish-drejtuesve të policisë sekrete për përgjime e paligjshëm nga viti 2008 deri në vitin 2015, ku pozita maqedonase i bëri publike të ashtuquajturat "bomba", që përmbanin më shumë biseda të përgjuara mes zyrtarëve të lartë të shtetit. Pikërisht në momentin që Gjykata vendosi t'i përgjigjet kërkesës së Prokurorisë Speciale Publike për masën e arrestit ndaj dy zyrtarëve të lartë të policisë sekrete, të njëjtit për më shumë se dy javë nuk janë të kapshëm për organet e sigurisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kodi telefonik +383 funksionalizohet në qershor 

Posted: 16 Aug 2017 06:45 AM PDT

Mbi dy milionë përdorues të telefonisë mobile dhe asaj fikse, që nga qershori i vitit të ardhshëm do të përdorin kodin telefonik të Kosovës +383 , duke i dhënë fund operimit të kodeve të huaja në Kosovë, bëjnë të ditur autoritetet kompetente. Kurse që nga kjo javë pritet që numri i thirrjeve nga telefonia fikse e Kosovës, në vende të ndryshme të botës, të identifikohet me +383, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, drejtori teknik i Telekomit të Kosovës, Mehdi Latifaj. "Vetëm nga linjat fikse nga Kosova thirrjet jashtë vendit, numri thirrës do të identifikohet +383, pastaj numri pasues nga cili rajon thirret", thotë Latifaj. Ndryshe, Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU) në dhjetor të vitit të kaluar i ndau kodin telefonik +383 Kosovës, pas një marrëveshje të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për telekomunikacionin, me lehtësimin e Bashkimit Evropian. Kurse, thirrja e parë telefonike me këtë kod u realizua në shkurt të këtij viti nga Post Telekomi i Kosovës. Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, (ARKEP) Kreshnik Gashi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se zbatimi i këtij procesi merr kohë për shkak se i paraprinë dy faza. "Faza e parë është faza në të cilën bëhen thirrjet hyrëse në kodin +383 në telefonin mobile, e cila zgjat deri në fund të këtij viti. Kurse faza e dytë nis në fillim të vitit 2018, ku parashihet të bëhet ndërrimi i 'sim' kartelave dhe largimet përfundimtare të kodeve aktuale të telefonisë mobile". "Ndërkaq, sa i përket telefonisë fikse, kjo ka një afat më të shkurtër të zbatimit të kodit +383, që do të thotë deri në fund të këtij viti kodi +381 do të largohet përfundimisht nga përdorimi në telefonin fikse", ka thënë Gashi. Por, në zonat e banuara më shumicë serbe, bazuar në marrëveshjen e Brukselit, Kosova obligohet që të japë një leje të përkohshme dhe të kufizuar për një operator të telefonisë mobile serbe, MTS.d.o. Ky operator, thotë Gashi, është i regjistruar në Kosovë dhe zbaton Ligjet e Republikës se Kosovës. "Ky operator është i obliguar që të zbatojë edhe pjesën e kalimit në kodin+383, si në bazë të marrëveshjes së Brukselit, po ashtu edhe në bazë të planit të migrimit të hartuar nga ARKEP. Ky operator duhet të kalojë në numeracionin 383 në bazë të dinamikës se paraparë, njëjtë sikurse për të gjithë operatorët tjerë", shprehet Gashi. Aktualisht në Kosovë operojnë tre operatorë të telefonisë mobile dhe fikse, të cilët shfrytëzojnë kode të huaja ndërkombëtare. Telefonia mobile "Vala" shfrytëzon kodin e Monakos (+377), ajo e IPKO-s kodin e Sllovenisë (+386), kurse telefonia fikse shfrytëzon kodin e Serbisë (+381). Në mungesë të kodit telefonik, vetëm Telekomi i Kosovës, që shfrytëzon linjën +377, thonë zyrtarë të kësaj kompanie, i ka paguar për shfrytëzim të kodit 3 milionë euro Telekomit të Monakos, kurse për humbjet komerciale deri në 6 milionë euro. Po sipas tyre, kostoja e përgjithshme e shkaktuar deri më tani nga mungesa e kodit telefonik, Telekomit të Kosovës i ka kushtuar mbi 250 milionë euro. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shëndetësia me buxhet të ulët e shumë donacione

Posted: 16 Aug 2017 06:21 AM PDT

Në sistemin publik shëndetësor në Kosovë, çdo vit hyjnë miliona euro si donacione. Megjithatë, institucionet publike shëndetësore vazhdojnë të përballen me mungesë të madhe të pajisjeve të nevojshme për shërbime kualitative, mungesë barnash e materialit shpenzues. Buxheti për shëndetësi ndër vite nuk ka pasur rritje dhe kjo ka qenë arsyeja pse shërbimet shëndetësore nuk kanë qenë në nivelin e dëshiruar. Për një vit, Qeveria e Kosovës për shëndetësi ndan rreth 180 milionë euro. Rina Limani, koordinatore për donacione në nivel të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, i tha Radios Evropa e Lirë se vetëm në gjashtë mujorin e parë të vitit 2017, vetëm Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka pranuar rreth 3 milionë euro donacione. "Në vitin 2017 në gjashtë mujorin e parë Shërbimi Spitalor Klinik Universitar I Kosovës ka pranuar rreth 3 milion euro donacioni, ku shumica kanë qenë barna por edhe material shpenzues, shtretër e paisje tjera mjekësore nga organizata të ndryshme vendore e ndërkombëtare, ku më pas ato janë shpërndarë varësisht nga nevoja edhe në spitale regjionale", tha Limani. Ndonëse donacionet që nga paslufta nuk janë ndalur asnjëherë, mungesat si të barnave, ashtu edhe të materialit shpenzues e aparaturës, kanë qenë evidente. Në qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ky vit nga udhëheqësi i këtij institucioni është konsideruar si viti më i rëndë, për shkak të mungesës së buxhetit dhe pamundësisë për të planifikuar Klinikën me furnizim. Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se ka pasur në vazhdimësi mbështetje të donatorëve, që ka rezultuar me ngritjen e kapaciteteve institucionale, atyre humane, furnizime me barna, pajisje mjekësore dhe ngritje të infrastrukturës shëndetësore. Ata kanë shtuar tutje se po punohet në vazhdimësi që të krijohet një ambient i përshtatshëm për investimet e huaja. Lulzim Uka, zyrtar për informim në këtë ministri thotë se kanë donator që vazhdojnë të investojnë në Kosovë prej shumë vitesh. "Ministria e Shëndetësisë ka donatorë të shumtë. Si donator i madh është Qeveria zvicerane, ku financon MSH-në me mbi 6 milionë euro dhe projekti ka të bëjë me kujdesin shëndetësor të qasshëm dhe cilësor, gjithashtu Qeveria e Luxemburgut, ku ka vazhduar ndër vite përmes projektit KSV 017, Fondi Global, që mbështet aktivitetet në parandalimin e Tuberkulozit dhe HIV Aids, me 1 milion euro. Gjithashtu donacion kemi edhe spitalin e pediatrisë nga shtetet arabe, që pritet të nisë këtë vit, pastaj Qeveria italiane ka ndihmuar me donacione për funksionalizimin e kardiokirurgjisë, e shumë donacione tjera që janë në vazhdim e sipër ndër vite", thotë Uka. Ndryshe, ndonëse në shumë klinika nuk mund të kryhen shërbime të caktuara dhe pacientët detyrohen t'i marrin jashtë vendit ato shërbime, ka edhe klinika brenda QKUK- së, si qendër terciare referente për tërë Kosovën, që donacionet janë vërejtur. Në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë, zyrtarë shëndetësorë brenda saj kanë thënë se prej kur marrin si donacion një ampulë të quajtur Surfaktant (e që shërben për përshpejtimin e pjekjes së mushkërive të foshnjave të lindura para kohe), ndër vite ka rënë shumë vdekshmëria e foshnjave nga 31 promil sa ka qenë në vitin 2006, ose nga 1000 foshnje të lindura kanë vdekur 31 prej tyre, në vitin 2016, kjo shifër ka rënë në 12 promil.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump fajëson “dy palët” për dhunën në Virxhinia

Posted: 16 Aug 2017 06:04 AM PDT

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump edhe njëherë ka fajësuar "të dy palët" për dhunën në Sharltonsville të Virxhinias. (Video: AP)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Afganistan: Policia ka zbuluar varreza masive

Posted: 16 Aug 2017 05:35 AM PDT

Policia afgane e ka zbuluar një varrezë masive me trupat e së paku 36 të vrarëve gjatë një sulmi aktual militant në një fshat, kanë thënë sot zyrtarët. Zëdhënësi i guvernatorit në provincën Sari Pul, Zabibullah Amani, tha se në një varrezë ishin 28 trupa të pajetë dhe në tjetrën tetë. "Shumica e viktimave ishin me kokë të prerë", tha Amani, duke theksuar se të gjithë ata ishin meshkuj, përfshirë tre djem të moshës ndërmjet 8 ose 15 vjeçare. Forcat policore po zhvillojnë kërkime për më tepër varreza të mundshme. Sot janë varrosur disa trupa të pajetë. Zyra e guvernatorit të provincës, Sari Pul, tha se së paku 62 vetë janë konfirmuar të vrarë nga sulmi në fshatin Mirzawaland, javën e kaluar, ndërsa numri i të vrarëve mund të rriteet. Komisioni i pavarur për të drejtat e njeriut në Afganistan tha se hetimi preliminar ka sugjeruar se militantët nga grupi taliban dhe ekstremistët e Shtetit Islamik, që janë armiq të mëdhenj, kësaj radhe kishin vepruar së bashku. Por, talibanët thanë se e kanë kryer sulmin të vetëm dhe nuk kanë vrarë civilë. Shteti Islamik në deklaratën e vet më 14 gusht ka pretenduar se e ka udhëhequr sulmin dhe i ka vrarë afro 54 myslimanë shiitë, që është grup pakicë në Afganistan, që shpeshherë u është nënshtruar sulmeve të grupit ekstrmist, Shteti Islamik.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Postimi antiracist i Obamës është bërë më i pëlqyeri deri tash në Twitter

Posted: 16 Aug 2017 04:41 AM PDT

Një postim i ish-presidentit amerikan, Barack Obama, pas tubimit të së djathtës ekstreme në Virgjinia, është bërë mesazhi më i pëlqyer i të gjitha kohërave në rrjetin Twitter. "Askush nuk është lindur me urrjetje ndaj personit tjetër për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij, për prejardhjen e tij apo për religjionin e tij...", ka shkruar Obama në rrjetin Twitter më 12 gusht, duke e cituar liderin e Afrikës Jugore, Nelson Mandela, i cili ka vdekur para disa vitesh. Ky postim ishte bërë pasi femra 32 vjeçare, Heather Heyer, nëpunëse në fushë të drejtësisë, që protestonte kundër tubimit të nacionalistëve të bardhë, në qytetin Sharllotsvill, ishte vrarë kur një shofer me makinën e tij e kishte sulmuar turmën e demonstruesve. Ky postim i Obamës është pëlqyer më shumë se 3 milionë herë, deri sot në mëngjes, duke e bërë kështu shkrimin më të pëlqyer të të gjitha kohërave në rrjetin Twitter. Ky shkrim është ripostuar më tepër se 1.2 milionë herë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump përsëri i fajësoi të “dy palët” për dhunën në Virgjinia

Posted: 16 Aug 2017 03:51 AM PDT

Një ditë pasi e shpalli racizmin se është "djallëzor", presidenti amerikan, Donald Trump, mbrëmë përsëri i ka fajësuar "të dy palët" për dhunë, që shpërtheu në një tubim gjatë fundjavës të organizuar nga supremacistët e bardhë në Sharllotsvill në Virgjinia. "Ju e keni një grup në njërën anë, që ishte shumë shumë i keq, dhe ju e keni një grup tjetër në anën tjetër, që ishte shumë, shumë i dhunshëm", u tha Trump gazetarëve gjatë vizitës në ndërtesën, Trump Tower, në Nju Jork. Ai tha se ka pasur njerëz "problematikë" në mesin e asaj që ai i cilësoi si kundërdemonstrues "të majtë alternativë" në këtë tubim, që ishte organizuar nga neo-nazistët, Klani Ku Klux dhe nga supremacistët e bardhë, dhe ata të majtë, të pajisur me shkopinj dhe që synonin konfrontim të dhunshëm. Në pamjet e përleshjeve ndërmjet dy grupeve dukej se si të dy palët ishin të pajisur me shkopinj të bejzbollit dhe mburoja, derisa këmbenin goditje. Protestuesit antifashistë patën thënë se ata kishin planifikuar shkatërrimin e tubimit të krahut të djathtë. "Ata i dolën njëri-tjetrit me shkopinj dhe kjo ishte e tmerrshme dhe tejet brutale.", tha Trump dhe shtoi se "protestuesit e krahut të majtë "e sulmuan në mënyrë të dhunshme grupin tjetër". Këto komente të presidentit Trump ishin një lloj jehone i deklaratës së tij të parë më 12 gusht se "shumë palë" i kontribuan dhunës. Dështimi i tij fillestar që t'i fajësojë grupet e krahut të djathtë për përhapjen e dhunës, ka shkaktuar kritika të ashpra. Këto kritika kanë çuar që ai më 14 gusht në mënyrë të qartë i dënoi organizuesit e tubimit për racizëm dhe urrejtje, duke thënë se grupet e këtilla janë "të papranueshme për gjithçka që për ne si amerikanë është e çmueshme". 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Irani po e mbanë peng botën me largim nga marrëveshja atomike

Posted: 16 Aug 2017 02:05 AM PDT

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, tha mbrëmë se Irani po përpiqet ta "mbajë peng botën" duke u kërcënuar se mund të tërhiqet nga marrëveshja atomike e vitit 2015, për shkak të "sanksioneve dhe detyrimit" nga Shtetet e Bashkuara. Në këtë mënyrë, ambasadorja Haley u përgjigj ndaj komenteve të presidentit të Iranit, Hassan Rohani, i cili dje më herët gjatë ditës, tha se presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ka imponuar disa raunde të reja të sanksioneve kundër Iranit, ka treguar se "nuk është partner i mirë" dhe i gatshëm ta zbatojë pjesën amerikane të marrëveshjes dhe se kjo mund të çojë në tërheqjen e Iranit nga përkushtimet për kufizimin e aktiviteteve atomike brenda "disa orëve". Ambasadorja Haley në deklaratën e saj në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, theksoi se sanksionet e Trumpit nuk ishin të ndërlidhura me marrëveshjen atomike, sipas së cilës Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë botërore janë pajtuar për tërheqjen e pjesës më të madhe të sanksioneve ekonomike kundër Iranit. Mëtutje, ajo tha se Teherani duhet të mbahet përgjegjës për "lansimet e veta raketore, mbështetjen për terrorizëm, mosrespektim të të drejtave të njeriut dhe shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara". "Irani nuk mund të lejohet ta shfrytëzojë marrëveshjen atomike për ta mbajtur botën peng", tha Haley dhe ka shtuar se "marrëveshja atomike nuk duhet të bëhet shumë e madhe që të dështojë". Nikki Haley është shprehur se "Irani në asnjë rrethanë, asnjëherë nuk duhet të lejohet të ketë armatim atomik". Rohani: Trumpi nuk është partner i mirë Presidenti iranian, Hassan Rohani, dje më herët gjatë ditës u tha ligjvënësve në Teheran se administrata Trump duket se dëshiron të kthehet në periudhën para marrëveshjes atomike, pasi disa herë po përpiqet ta detyrojë Iranin të ndryshojë nëpërmjet taktikave të presionit, e jo të negociatave. "Përvoja e dështuar e sanksioneve dhe e detyrimit, e solli administratën e tyre të mëparshme në tryezën e negociatave", tha ai në një fjalim në Parlament, që u transmetua në televizion. "Nëse ata dëshirojnë të kthehen në këtë përvojë, atëherë definitivisht për një kohë të shkurtër, jo javë ose muaj, por në shkallën e orëve dhe ditëve, ne do të kthehemi në situatën e mëparshme shumë më të fuqishëm", tha Rohani. Rohani tha se Donald Trump, prej se e ka filluar presidencën, i ka treguar botës se "nuk është partner i mirë", jo vetëm sa i përket marrëveshjes madhore atomike të vitit 2015, që njihet si Plan i Përbashkët Gjithëpërfshirës Aksional (JCPOA), por edhe në marrëveshjet e tjera globale. "Popujt e botës, në muajt aktualë, qartazi kanë parë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht nën presidencën e zotit Trump, i injorojnë marrëveshjet ndërkombëtare. Pos që shpeshherë dhe në mënyrë të vazhdueshme e shkelin marrëveshjen atomike, ato i kanë shkelur marrëveshjet prej Parisit, e deri te ajo me Kubën, pastaj prej marrëveshjes NAFTA e deri te ajo për Partneritet Trans-Paqësor. I ka demonstruar botës dhe bile edhe aleatëve se Shtetet e Bashkuara nuk janë partner i mirë", tha Hassan Rohani duke folur në Parlamentin e Iranit. Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, mbrëmë nuk i ka komentuar direkt deklaratat e Rohanit, por ka insistuar se Uashingtoni është plotësisht në harmoni me pjesën e saj të marrëveshjes atomike. Ajo, po ashtu, tha se Uashingtoni po e shqyrton politikën e vet ndaj Iranit dhe beson se marrëveshja atomike nuk i ka përfunduar "aktivitetet e tjera destabilizuese" të Teheranit në rajon. Më herët këtë muaj, zoti Trump ka vlerësuar se Irani nuk është në harmoni "me shpirtin" e marrëveshjes atomike, të cilën ai e ka përshkruar si "shumë të keqe". Marrëveshja me fuqitë botërore i mundëson Iranit lehtësim nga sanksionet ndërkombëtare për kufizim të aktiviteteve të tij bërthamore. Agjencitë monitoruese të Shteteve të Bashkuara dhe të Kombeve të Bashkuara, kanë thënë se Irani e ka respektuar marrëveshjen e vitit 2015. Përgatiti: Fatmir Bujupi

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vazhdon bllokada për krijimin e institucioneve

Posted: 16 Aug 2017 01:32 AM PDT

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputeti Adem Mikullovci, pas diskutimeve në takimin konsultativ ka caktuar për 24 gusht vazhdimin e seancës. Mbajtjen e seancës më 24 gusht e ka kërkuar përfaqësuesi i koalicionit PAN [PDK-AAK-Nisma], Enver Hoxhaj. Ai ka thënë se pas konsultimit me partnerët e koalicionit, më 24 gusht duhet të mbahet vazhdimi i seancën konstituive, ku sipas tij, ky koalicion do të propozojë për kryetar të Kuvendit, Kadri Veselin. "Ne mendojmë se seanca e radhës, ku do të merr pjesë koalicioni jonë, e ku i ftojmë të marrin pjesë edhe deputetët e tjerë, e ku do të dalim me kandidat për kryetar të Kuvendit dhe ai kandidat do të jetë zoti Kadri Veseli, kryetar i PDK-së. Seanca e radhës do të duhej të mbahet në javën e ardhshme, më 24 gusht", tha Hoxhaj. Kurse, Avdullah Hoti nga koalicioni ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativës, tha se të gjitha partitë politike duhet të jenë të përgjegjshme para qytetarëve dhe nuk duhet të lejohet në këtë formë, siç po ndodh bllokimi i institucioneve. Ai ka akuzuar koalicion PAN, që sipas tij, qëllimisht është duke bllokuar krijimin e institucioneve të reja. "Ju keni abuzuar me të drejtën tuaj dhe keni monopolizuar themelimin e institucioneve në pafundësi. Besoj se është e udhës që ju të kërkoni falje për zhagitjen e themelimit të institucioneve", tha Hoti.  Në takimin konsultativ nuk ishin të pranishëm përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje. Kurse, pjesa më e madhe e përfaqësuesit të partive politike nga radhët e komuniteteve janë pajtuar që data 24 gusht është e përshtatshme për seancë dhe se do të marrin pjesë në të. Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit ka thënë se takime konsultative nuk do të ketë më. Ky takim u mbajt pas ndërprerjes së vazhdimit të seancës konstituive të ditës së hënë, për shkak të mungesës së koalicionit PAN. Nga ana tjetër, koalicioni i përbërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa, ka organizuar tryezë diskutimi me partitë politike, me përjashtim të PAN-it, mbi rrugëdaljen që duhet gjetur për të dalë nga gjendja e tanishme institucionale. Në këtë takim u diskutua po ashtu për atë se a ka një bazë të duhur ligjore për t'iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese, për bllokimin e ndërtimit të institucioneve të reja, siç u tha, nga koalicioni PAN. Kryetari i Grupit Parlamentar të koalicionit LAA, Avdullah Hoti, ka thënë me këtë rast se konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka ngecur për shkakun e koalicionit PAN. "Gjendja në të cilën jemi dhe sjellja e koalicionit PAN, tregon mungesën e maturisë politike të një spektri politik në Kosovë, karshi qytetarëve të Kosovës dhe karshi partnerëve tanë ndërkombëtarë", ka theksuar Hoti. Ai ka shtuar po ashtu se duhet të nisë diskutimi substancial për të ndërtuar konsensusin politik dhe shoqëror, për ndryshimet kushtetuese. Kurse, përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje thënë se nuk iu mbetet tjetër pos që të kërkojnë nga PAN përgjegjësi publike, për të dalë nga kjo bllokadë, të cilën, siç thanë ata, po e bëjnë me qëllim. Deputetja Albulena Haxhiu, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se sa i përket drejtimit në Gjykatën Kushtetuese për gjendjen e tanishme, kjo gjë sipas saj, do t'i shtonte komplikime situatës, dhe do t'i jepte kohë PAN-it, pasi që Kushtetuesja do të mund të merrte kohë, dhe PAN-i do të thoshte se çështja është në Gjykatën Kushtetuese. "Është humbje e kohës për manovra nga koalicioni PAN. Pra, konsideroj se është humbje kohe dhe madje mund të konsiderohet lehtësisht si amnistim i veprimeve të papërgjegjshme të koalicionit PAN dhe kush garanton se Gjykata Kushtetues do të marrë një veprim të drejt. Dhe sa i përket arsyeve juridike, ne nuk mund të parashtrojmë në këtë moment çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Në këtë moment, ne që jemi deputet, jemi si qenie e ndërmjetme, e sipas aktgjykimit, as nuk jemi deputet bash deputet, e as nuk jemi veç të zgjedhur. Pra, prej certifikimit deri në konstituim, nuk e dinë as Gjykata Kushtetues çka jemi", ka thënë Haxhiu. Kurse, politologu Ramush Tahiri ka thënë se aktualisht nuk ka zgjidhje tjetër për gjendjen e krijuar dhe për të shkuar tutje çështja duhet trajtuar nga Gjykata Kushtetuese. Sipas tij, nëse deputetët i drejtohen Gjykatës për bllokimin e gjendjes, nuk mund të ketë prolongim të proceseve. "A e prolongon Gjykata Kushtetues, për mendimin tim nuk e prolongon sepse vepron si çdo Gjykatë tjetër. Në moment që gjendet zgjidhja, ani që lënda është në Gjykatë dhe ka vullnet, lënda është e paqenë, do të thotë mund të funksionojë dhe nuk pengon asgjë. Pra, në momentin që bindet ose ndërron mendjen PAN-in,në ketë rast për të marrë pjesë dhe konstituohen organet, lënda automatikisht bie në Gjykatë", tha Tahiri. Të pranishmit në debat kanë thënë se Kosova nga bllokada e formimit të institucione të reja është duke pësuar në shumë drejtime. Mimoza Kusari -Lila, kryetare e partisë politike Alternativa, që është pjesë e koalicioni LAA, tha se kriza aktuale në Kosovë nuk është vetëm krizë politike, por edhe krizë financiare dhe ekonomike. "Krejt çfarë po ndodh në Kosovë është se si rrjedhojë e pozitave të dy personave nga PAN-i, apo egos së tyre për këto pozita. E tërë Kosova po paguan çmim shumë të shtrenjtë. Dhe kjo është vetëm kosto reale, kostoja oportune është shumëfish më e lartë, dhe pasojat e saj do t'i ndiejmë në javët, muajt dhe vitin e ardhshëm", tha Kusari -Lila. Ndryshe, në një konferencë për media, kryetari i AAK-së dhe i nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka thënë se që i qëndron besnik deklaratës së tij, se në një afat kohor prej 10 ditësh Kosova do t'i ketë institucionet e reja. "Nuk do të shkoj shumë kohë dhe do të fillojmë me punë. Jemi në konsultat finale për të vazhduar me punë. Do të vijë një qartësi politike në atë afat kohor [prej 10 ditëve]", tha Haradinaj në konferencen per media në selinë e AAK-së, ku ka prezantuar dy kandidatë për kryetar të komunave të Gjakovës dhe Pejës. Kuvendi edhe pse ka mbajtur më shume se katër vazhdime të seancës konstituive, nuk ka arritur të zgjedhë kryeparlamentarin dhe nënkryetarët. Partitë politike vazhdojnë të akuzojnë njëra-tjetrën për bllokim të institucioneve të vendit. Analistët politikë kanë kërkuar që të gjindet një kompromis ndërmjet partive politike, si dhe reforma për tu mos u përsëritur kriza politike, e njëjtë si ajo e tri viteve më parë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tenistja Sharapova pjesëmarrëse në turneun e hapur në Nju Jork

Posted: 16 Aug 2017 12:38 AM PDT

Tenistja ruse, Maria Sharapova, pesë herë fituese e turneve Grand Slam, është ftuar të jetë pjesëmarrëse e turneut të hapur të Shteteve të Bashkuara në Nju Jork. Organizuesit e turneut thanë mbrëmë se ish-tenistja më e mirë në botë, Maria Sharapova, që është kthyer në terren këtë vit, pas vuajtjes së dënimit me 15 muaj moslojë për shkak të dopingut, ishte njëra prej tetë lojtareve, e cila është futar për të marrë pjesë në këtë garë me 128 pjesëmarrëse. Meqë kishte dalur pozitive në testin për substancën, meldonium, në turneun, Australian Open 2016, ajo ishte suspenduar nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit. Prej se është kthyer në arenën e tenisit në muajin prill, asaj i janë dërguar ftesa të veçanta (e ashtuquajtura "wild card") për të luajtur në turne të ndryshme, dhe kjo mënyrë e angazhimit të saj është kritikuar nga kolegët profesionistë. Por, tenistja 30 vjeçare, në turneun French Open, nuk e kishte këtë privilegj, prandaj nuk ishte aktive disa javë. Për shkak të lëndimit të këmbës nuk mori pjesë as në turneun Wimbledon në Londër. Turneu i hapur i Shteteve të Bashkuara fillon më 28 të këtij muaji dhe përfundon më 10 shtator.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sulmohet drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës

Posted: 16 Aug 2017 12:22 AM PDT

Ministria e Drejtësisë e Qeverisë së Kosovës ka dënuar ashpër sulmin ndaj ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj. Ministria më anë të një komunikatë për media ka thënë se të mërkurën rreth orës 07:00 të mëngjesit derisa zoti Zogaj ka qenë duke dalë nga banesa e tij në Prishtinë, është sulmuar nga persona deri më tash të panjohur. "Ministria e Drejtësisë dënon ashpër sulmin brutal ndaj z. Zogaj, dhe i fton organet kompetente ta trajtojnë rastin, në mënyrë që kryerësit e këtij akti brutal të dalin para organeve të drejtësisë", thuhet në komunikatën e Ministrisë. Në fund të komunikatës thuhet po ashtu se ministria do të bashkëpunojë me organet kompetente deri në zbardhjen e plotë të sulmit brutal ndaj Zogaj.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pakistan: Ish-kryeministri ankohet në gjykatë

Posted: 15 Aug 2017 11:41 PM PDT

Ish-kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif, ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit për shkarkimin e tij lidhur me pasuritë e padeklaruara. Ministri i ambientit, Mushahidullah Khan, i cili është anëtar i partisë së Sharifit, tha mbrëmë se janë pliotësuar tri ankesa nga avokatët e ish-kryeministrit. "Është e drejtë jona të kërkojmë shqyrtim", tha një zyrtar i partisë së Nawaz Sharifit, dhe ka shtuar se "populli i Pakistanit nuk e ka pranuar vendimin" e gjykatës për shkarkimin e kryeministrit të dikurshëm. Nawaz Sharif, 67 vjeçar, ka dhënë dorëheqje nga mandati i tij i tretë, pak kohë pasi kjo gjykatë më 28 korrik vendosi se ai duhet të shkarkohet dhe ka urdhëruar hetime penale për pasurinë e familjes së tij.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Raporti: Koresë Veriore nuk i nevojitet teknologjia ukrainase

Posted: 15 Aug 2017 11:25 PM PDT

Agjencia Reuters ka raportuar, duke cituar zyrtarë të inteligjencës amerikane, se besohet se Koreja Veriore mund të prodhojë motorë raketorë me teknologjinë e vet dhe nuk ka nevojë për importim të saj nga Ukraina. Kjo agjenci dje ka raportuar se Ukraina i ka hedhur poshtë pohimet se e furnizon Korenë Veriore me çfarëdo teknologjie raketore. Në raport, citohet një zyrtar i inteligjencës amerikane, që thotë se "ne kemi inteligjencë që sugjeron se Koreja Veriore nuk varet nga importi i motorëve... dhe në vend të kësaj, ne vlerësojmë se ata kanë kapacitet që vetë të prodhojnë motorë".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Irani po e mbanë peng botën me largim nga marrëveshja atomike

Posted: 15 Aug 2017 11:16 PM PDT

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, tha mbrëmë se Irani po përpiqet ta "mbajë peng botën" duke u kërcënuar se mund të tërhiqet nga marrëveshja atomike e vitit 2015, për shkak të "sanksioneve dhe detyrimit" nga Shtetet e Bashkuara. Në këtë mënyrë, ambasadorja Haley u përgjigj ndaj komenteve të presidentit të Iranit, Hassan Rohani, i cili dje më herët gjatë ditës, tha se presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ka imponuar disa runde të reja të sanksioneve kundër Iranit, ka treguar se "nuk është partner i mirë" dhe i gatshëm ta zbatoj pjesën amerikane të marrëveshjes dhe se kjo mund të çoj në tërheqjen e Iranit nga përkushtimet për kufizimin e aktiviteteve atomike brenda "disa orëve". Ambasadorja Haley theksoi se sanksionet e Trumpit nuk ishin të ndërlidhura me marrëveshjen atomike, sipas së cilës Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë botërore janë pajtuar për tërheqjen e pjesës më të madhe të sanksioneve ekonomike kundër Iranit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedoni: Është vrarë shefi i prostitucionit

Posted: 15 Aug 2017 10:36 PM PDT

Policia e Maqedonisë thotë se shefi i dënuar i prostitucionit, Dilaver Bojku, që i ka detyruar qindra femra nga disa vende ballkanike që të merren me prostitucion, është vrarë nga një person i panjohur, raporton agjencia AP nga Shkupi. Dilaver Bojku, 55 vjeçar, është qëlluar në kokë nga afërsia parmbrëmë vonë në qytetin jugor, Strugë. Zëdhënësi i policisë, Stefan Dimoski, i tha dje kësaj agjencie se personi i armatosur ka ikur. Bojku ishte organizator i dënuar i prostitucionit, por në vitin 2003 ia doli të ikte nga burgu në Strugë. Qeveria amerikane ka ofruar shpërblim për informacion, që mund të çonte në arrestimin e tij dhe ai së shpejti është burgosur në Mal të Zi, prej nga ai kishte planifikuar të fluturonte për në Brazil. Në fund të vitit 2003 ai u ekstradua në Maqedoni dhe u dënua me 3 vjet e tetë muaj burg. Pasi e vuajti dënimin, Dilaver Bojku u kthye në Strugë ku e udhëhiqte një restorant. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Afganistan: Janë vrarë tre punëtorë humanitarë

Posted: 15 Aug 2017 10:43 AM PDT

Sulmues të paidentifikuar dje i kanë vrarë tre punëtorë afganë të organizatës humanitare, Catholic Relief Services (CRS), me seli në Shtetet e Bashkuara, në provincën Ghor, kanë thënë zyrtarët. Në këtë incident të rëndë ishin plagosur edhe dy punëtorë të tjerë, ka thënë zëdhënësi provincial i policisë, Iqbal Nezami. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulm, por talibanët dhe një grup i afërt me Shtetin Islamik janë aktivë në këtë hapësirë. "Ne jemi të shokuar dhe me zemër të thyer për humbjen e kolegëve tanë në Afganistan", tha zëdhënësja e CRS-së, Megan Gilbert, dhe ka shtuar se motivi i sulmuesve nuk është i njohur. Sipas faqes në internet të CRS-së, kjo organizatëaktualisht punon në provincat Bamiyan, Dajkundi, Ghor, Herat dhe Kabul, duke u fokusuar në agrikulturë, arsim dhe ndihmë në katastrofa.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

CPJ e dënon ambientin “armiqësor” ndaj shtypit në Ukrainë

Posted: 15 Aug 2017 10:29 AM PDT

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) e ka dënuar "keqtrajtimin" e gazetarëve në Ukrainë, pasi shërbimet e sigurisë i kanë bastisur zyrat e një faqeje të pavarur të lajmeve në Internet dhe pasi një anëtar i parlamentit e ka kritikuar shefin e Bashkësisë së shtypit kombëtar për përgjigjen e tij ndaj bastisjes. Autoritetet e Ukrainës duhet "ta përfundojnë keqtrajtimin" e faqes, Strana.ua.com, dhe ta "ndalin shkaktimin e ambientit armiqësor ndaj shtypit", tha Nina Ognianova, koordinatore e CPJ-së për Evropë dhe Azinë Qendrore, në një kumtesë të djeshme. Kjo faqe ka njoftuar se agjentët e shërbimeve të sigurisëi kanë bastisur kapacitetet në Kiev dhe shtëpitë e dy gazetarëve të vet, javën e kaluar, në kuadër të hetimeve lidhur me akuzat se kjo faqe ka zbuluar informacione sekrete qeveritare. Kjo bastisje ishte kritikuar nga Serhiu Tomilenko, kryesues i Unionit kombëtar të gazetarëve në Ukrainë, i cili, nga ana tjetër, është akuzuar nga deputeti, Dmytro Tymchuk, se i mbështet aktivitetet kundër Ukrainës. CPJ e ka cituar Tomilenkon që ka thënë se prej atëherë ai kishte marrë mesazhe kërcënuese në mediat sociale. "Politikanët po krijojnë atmosferë helmuese për media duke i ndarë gazetarët ukrainas në patriotë dhe jopatriotë, në vend se ata të inkurajojnë paraqitje të pikëpamjeve më të gjëra për informim të publikut", tha Ognianova. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more