Skip to main content

Ora News: “I vënë flakën makinës së pronarit të një shoqërie autobusësh në Vlorë” plus 9 more

Ora News: “I vënë flakën makinës së pronarit të një shoqërie autobusësh në Vlorë” plus 9 more


I vënë flakën makinës së pronarit të një shoqërie autobusësh në Vlorë

Posted: 17 Aug 2017 01:59 AM PDT

Makinë e pronarit të një shoqërie autobusësh në Vlorë, është përfshirë nga flakët tre orë pas mesnatës së të mërkurës.

Policia mësoi për ngjarjen në lagjen ”Uji i Ftohtë” rreth orës 02:55 të 17 gushtit.

Kur mbërriti në vendngjarje “ka rezultuar se ka qënë duke u djegur mjeti tip ”Audi”, në pronësi të shtetasit A.Rr.pronar i një shoqërie autobusash” informoi policia e Vlorës paraditen e sotme.

Mjeti ka qënë i parkuar, dhe është djegur në pjesën e përparme të motorrit.

“Nga hetimet e policisë rezulton se mjetit i është shkakëtuar zjarrvënie e qëllimshme nga persona ende të paidentifikuar” vijon policia e Vlorës.

Grupi hetimor po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për zbulimin /identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

I dehuri përpiqet ti japë qumësht ariut, reagimi i tij ka qenë i tmerrshëm

Posted: 17 Aug 2017 01:56 AM PDT

Një ari ka kafshur në krah një burrë të dehur që po përpiqej ta ushqente me qumësht.

Andrey Sakharovsky u sulmua nga ariu në një kafene ruse në rrugë , në Irkutskut, Siberi. 42-vjeçari u dërgua menëherë në spital.

Edhe pse i dehur, stafi i kafenesë i shiti atij qumësht për t'ia hedhur tre arinjve që mbaheshin për të tërhequr klientë. Por në vend të kësaj, Sakharovsky u pëpoq që të kalonte enën me qumësht përmes shufrave dhe një nga arinjt kapi krahun e tij.

Në një video sigurie shihet burri i sulmuar duke u ngjitur këmbadorasi mbi një gardh për të arritur në kafaz dhe më pas dëgjohet duke ulëritur nga stafi i kafenesë.

Kuzhinieri Gabil Guseinov vrapoi ta ndihmonte duke i gjuajtur me lopatë ariut të zemëruar në mënyrë që Sakharovsky të tërhiqej nga dhëmbët e tij. Më në fund 42-vjeçari arriti të lirohej por krahu i tij ishte coptuar nga ariu.

 

  

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Cristiano dhe e dashura e tij shikojnë ndeshjen nga stadiumi

Posted: 17 Aug 2017 01:30 AM PDT

Pas vendimit që Cristiano Ronaldo të mos marrë pjesë në 5 ndeshje, e vetmja gjë që i mbeti mbrëmë në sfidën e kthimit të Real Madrid dhe Barcelonës për superkupën e Spanjës, ishte të shikonte ndeshjen nga stadiumi. 

Ylli i futbollit ishte i shoqëruar nga e dashura e tij shtatëzanë Georgina Rodriguez dhe djali 7-vjeç Cristiano Junior. Gjithashtu brenda kutisë së VIP Bernabeu ishin nëna e tij Maria Dolores dos Santos Aveiro, familjarë dhe shokët e tij.

Por sigursht ai nuk duket aspak i lumtur, pasi ishte i padrejtë vendimi që të qëndronte stol.

Cristiano, shënoi një gol kundër Barçes të dielën në ndeshjen e parë për Superkupën e Spanjës por u nxorr nga loja pasi mori dy kartona të verdhë. I revoltuar 32-vjeçari shtyu arbitrin gjë që i kushtoi 5 ndeshje.

Futbollisti pasi mori vesh vendimin shkruajti në Instagram: "E pamundur të mos komentosh për këtë situatë, pesë ndeshje! Më duket e ekzagjeruar dhe qesharake, kjo quhet persekutim."

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Del për vrap tek “Plazhi i vjetër” tre persona e godasin me thika

Posted: 17 Aug 2017 01:23 AM PDT

Tre persona ende të paidentifikuar kanë goditur me thika një 38 vjeçar i cili mëngjesin e 16 gushtit 2017 kishte dalë për të bërë vrap në “plazhin e vjetër” në Vlorë.

Policia e Vlorës informon se tre të panjohuarit i janë afruar 38 vjeçarit të identifikuar me inicialet K.D, banues në Vlorë dhe “për motive të dobëta kanë nisur të konfliktohen”

“Gjatë konfliktit të çastit, tre shtetasit e kanë goditur shtetasin K.V., me mjete të ftohta prerëse, dhe janë larguar” shpjegon policia.

I dëmtuari pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe ka qënë jashtë rrezikut për jetën është larguar për në banesën e tij.

Policia po vazhdon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorëve.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Emina Cunmulaj zbulon sekretin që ka mbajtur të fshehur për vite me rradhë

Posted: 17 Aug 2017 01:12 AM PDT

Përveçse një modele e sukseshme në pasarelat ndërkombëtare, bukuroshja shqiptare Emina Cunmulaj ka zbuluar një sekret që e ka mbajtur të fshehur për vite me rradhë. Me anë të një postimi në Instagram ka vendosur të ndajë sekretin me fansat e saj duek zbuluar se ka pasion skulpturën.

Modelja e cila është nënë e një vajze shkruan se do gjithçka ka lidhje me gurin. Aftësina për të marrë diçka të fortë dhe për ta shëndrruar gradualisht në diçka të butë është shumë magjike për të.

"Unë po ndaj me ju diçka të vogël që e kam mbajtur sekret për një kohë shumë të gjatë nga ndjekësit e mi. E dua skulpturën,"-shkruan Emina në foto e postuara ndërsa po punon me përpunimin e gurit. "Bukuria e copëzimit të gurit dhe transformimi i saj në diçka që më parë ishte vetëm imagjinatë më plotëson. Prindërit e mi nuk ma kanë inkurajuar kurrë artin, ishte gjithmonë tema për të cilën ata nuk më pyesnin kurrë, por unë isha shumë e mirë në klasën e artit. Gjtimonë më thonin që të bëheshia mjeke, avokate (gjë të cilën unë nuk e kam bërë, dua tu qëndroj larg)."

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Adriana Lima, një kaubojse e vërtetë

Posted: 17 Aug 2017 01:06 AM PDT

Pas pushimeve  në  bregdetin turk, me të dashurin e ri,  bukuroshja Adriana Lima u rikthye në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më seksi se kurrë.  

Super modelja realizoi një set të nxehtë fotografik, e veshur si kaubojse me çizme dhe kapele në kokë në një fermë në Kolorado.  Në setin e  saj të xhirimeve iu bashkua dhe  modelja tjetër e Victoria's Secret Alessandra Ambrosio.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ora News: Raporti final i ministrave teknikë mbi zgjedhjet është jo korrekt

Posted: 17 Aug 2017 12:58 AM PDT

Ora News mëson se raporti final i ministrave teknikë mbi zgjedhjet është konsideruar i paligjshëm nga qeveria

Burime pranë qeverisë i thanë Ora News se raporti mbi zgjedhjet konsiderohet proceduralisht jo korrekt pasi ky raport nuk është diskutuar dhe miratuar në mbledhjen e Task-Forcës

“Zyrtarisht nga qeveria raporti konsiderohet vetëm i ministrave teknik” citohen të kenë thënë për Ora News, burimet pranë qeverisë.

Dje u mësua se ministrat teknikë së bashku me dorëheqjen e tyre kishin bërë gati edhe raportin përfundimtar me gjetjet kryesore për zgjedhjet e 25 qershorit. Ora News mësoi se Ministrat në periudhën zgjedhore kishin vërejtur përdorimin e parave të pista, kishin dokumentuar shitblerjen e votës dhe përdorimin e administratës dhe aseteve të saj në favor të partive të maxhorancës. Në raport thuhej gjithashtu se përfshirja e opozitës në qeveri për të monitoruar procesin zgjedhor është praktikë e mirë dhe kjo duhet të ndodhë që nga 1 janari i vitit zgjedhor.

 

/Oranews.tv/ 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Pengmarrje në godinën e medias në Holandë

Posted: 17 Aug 2017 12:49 AM PDT

Një grua u mor peng në godinën e medias në qytetin e Hilversum në Holandë bëjnë me dije mediat vendase.

Pengmarrja ndodhi në Media Park building, një godinë ku disa kompani mediatike kanë zyrat dhe studiot e tyre.

Gruaja e marrë peng punonte në këtë godinë. 

Pas disa minutash policia arrestoi pengmarrësin.

Ngjarja sapo ka ndodhur dhe shumë rrethana e detaje janë të paqarta. 


 

 

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Fuqia Kardashian

Posted: 17 Aug 2017 12:49 AM PDT

Femrat Kardashian dhe Jenner kanë lënë larg ambicien e tyre për tu zhveshur dhe kanë pozuar për Hollywood Reporter.

5 motrat Kendall, Kylie Jenner, Kourtney , Khloe dhe Kim Kardashian, si edhe nëna e tyre Kris Jenner kanë mahnitur të veshura të gjitha në ngjyrë bezhë. Femrat Kardashian duken tërheqëse si gjithmonë të fotografuara nga Miller Mobley.

Familaj ka bërë një rrugë të gjatë që nga coveri i tyre i fundit për Hollywood Reporter në vitin 2011 me titull “Inside Kardashian Inc.”, ndërsa festonin fitimet prej 65 milion dollatë që arritën me emisionin e tyre.

Tani femrat Kardashian dhe Jenner duke shumë ndryshe.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sekuestrohen në Rinas mijëra aksesorë celularësh

Posted: 17 Aug 2017 12:35 AM PDT

Dogana pezullon hedhjen në treg të një sasie të konsiderueshme aksesorësh për celularë të markave te njohura per shkak se dyshohen si te falsifikuara.

Lajmi bëhet publik nga vetë Drejtoria e Doganave e cila thotë se bllokimi është bërë në aeroportin e Rinasit.

"Në Degën e Doganës Rinas, në kuadër të luftës kundër falsifikimit të markave dhe mbrojtjes së konsumatorit, u pezullua hedhja për konsum e një sasie të konsiderueshme aksesorësh për celularë të markave Samsung, AKG, IPHONE, etj., të dyshuar si të falsifikuar"

Sasia e sekuestruar përbëhet nga 2274 copë USB data kabëll, 1712 copë ushqyes celulari, 910 copë ekrane LCD, 280 copë kufje”

Mësohet se autoritetet doganore u kanë kërkuar përfaqësuesve të mbajtjes të së drejtës të këtyre markave, të shprehen mbi origjinalitetin e mallrave të pezulluara për hedhje për konsum.

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more