Skip to main content

Ora News: “Demi Rose thjesht mahnitëse” plus 9 more

Ora News: “Demi Rose thjesht mahnitëse” plus 9 more


Demi Rose thjesht mahnitëse

Posted: 19 Aug 2017 11:25 PM PDT

Ajo është një nga femrat më tërheqëse në botën e showbiz dhe nuk ka pasur asnjëherë problem që të ekspozojë format e saj bombastike.

Dhe këtë herë Demi Rose është shfaqur shumë seksi pasi ka pozuar për linjën e linjën e re të bikini Wolf & Whistle. Modelja është imazhi i ri i kësaj linje dhe padyshim që përzgjedhja e tyre ka qenë e duhura.

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në qytetin e Siberisë

Posted: 19 Aug 2017 11:05 PM PDT

Së paku shtatë vetë janë plagosur nga një sulmues me thikë në qytetin Surgut në Siberi të Rusisë, para se ai të qëllohej për vdekje nga policia, kanë thënë sot hetuesit rusë.

Grupi ekstremist, Shteti islamik (ISIS), e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, duke thënë se sulmuesi ishte njëri prej militantëve të vet, ka raportuar faqja në Internet e agjencisë së lajmeve, Amaq, që është e lidhur me ISIS-in.

Më herët ishte thënë se numri i të plagosurve ishte tetë.

Agjencia e lajmeve, Interfax, e ka cituar Ministrinë e brendshme rajonale, që ka thënë se autoritetet nuk konsiderojnë se terrorizmi ishte motiv për këtë sulm.

Sulmuesi është identifikuar si banor lokal i lindur në vitin 1994. Autoritetet thanë se po shqyrtohet çështja për "çrregullime të tij të mundshme psikiatrike".

Katër prej të plagosurve janë në gjendje kritike, thanë zyrtarët rajonalë.

Qyteti Surgut është qendër e industrisë së naftës në Siberi. I ka afro 300 mijë banorë dhe gjendet 2,100 kilometra në verilindje të Moskës. /REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ksamil, gjendet i ekzekutuar në makinë babai i Dhimitër Çikos

Posted: 19 Aug 2017 10:43 PM PDT

Babai i Dhimitër Çikos i akuzuar për vrasjen e Aleksandër Bardhi është gjetur i ekzekutuar në makinën e tij pak minuta para mesnatës së të shtunës.

Krimi është shënuar në lagjen ”Baxho”, në Ksamil rreth orës 23:50.

Viktima,Vangjel Çiko,  është gjetur brenda në automjetin tip ”Mercedes Benz”, në oborrin e banesës së tij.

Policia ka ngritur menjëherë pika të shumta kontrolli dhe janë angazhuar shërbimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po vazhdon kryerjen e hetimeve për zbulimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për kapjen e autorit.

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Një serb e një boshnjak, nga armiq në miqtë më të mirë

Posted: 19 Aug 2017 01:45 PM PDT

Në luftën e Bosnjes ata qëndruan përballë njëri-tjetrit me armë në dorë, njëri madje qëlloi. Sot boshnjaku Daut dhe serbi Dane janë miq e partnerë në tregti. Historia e tyre u bë film.

Tetor 1992, fronti i Skelanit pranë Srebrenicës: Dy ushtarë përballë njëri-tjetrit, armët gati. Boshnjaku Daut Tihic është më i shpejtë dhe e qëllon serbin, Dane Vasic.

Vite më vonë – lufta në Bosnje-Hercegovinë ka përfunduar. Dauti ka mbijetuar. Disa vite ai ka jetuar si i dëbuar në Suedi. Por dikur kthehet e blen një shtëpi në Brezë, afër Sarajevës. Më vonë kthehet në fshatin e tij, Skelan, blen disa lopë e punon si fermer.

Përballja tjetër

Kur në vjeshtën e vitit 2006 Dauti po qëndronte i ulur në një birrari të fshatit e pinte me miq, kaloi pranë tavolinës së tij një burrë. Ai pasi bëri një përshëndetje e ul në një tavolinë tjetër. Dauti nuk i beson dot syve. „Ky është personi të cilin e kam vrarë”, thërret Dauti. Shkon tek tavolina dhe i thotë: „Unë të kam vrarë!”. Ndërsa tjetri ia kthen duke qeshur: „Po ti e sheh që unë jam gjallë?”

Dauti kujton: „Në tetor 1992 kam shpëtuar me familjen nga Skelani nëpër male deri në fshatin Miljevine. Kishim dëgjuar që serbët kishin përgatitur një sulm ndaj fshatrave Joshevë e Jagodnja. Me një grusht ushtarësh nxitova të ndihmoj banorët e fshatit. Papritur pashë disa metra larg meje një ushtar serb. Ai u ngrit ngadalë dhe drejtoi armën tek unë. Qëllova dhe e godita në gjoks. Më kujtohet që ra mbi kurriz. Isha i bindur që ai kishte vdekur.”

Dauti rrëfen, se më pas kishte nxituar drejt fshatit. „Lufta nuk zgjati shumë. Arritëm të mbanim larg ushtarët e të mbronim banorët. Por në kthim nuk pashë as armë dhe as ushtarin serb. Mendova se njerëzit e tij e kanë marrë me vete, se e kisha parë që kjo ishte një njësi elitë serbe.”

Një sekondë vendos për jetën

Siç doli më vonë bëhej fjalë për ushtarin Dane Vasic. „Të them të drejtën gëzohem vërtet që ai jeton”, thotë Daut Tihic në bisedë me Deutsche Wellen. „Kështu nuk e mbaj barrë në ndërgjegje”. Kështu ndodhi që në vitin 2006 dy ushtarët u njohën –”zyrtarisht"- por me raki, si ndodh përherë në Ballkan.

„Këtë aksion e kishim planifikuar për shkak të sulmeve të vazhdueshme që vinin nga ky fshat”, kujton serbi. „Unë e njihja terrenin dhe u dërgova për të parë gjendjen. Duhej të ishte aksion rutine. Në një moment dëgjova zhurmë dhe kërcitjen e armës. U ktheva dhe pashë një burrë që kishte drejtuar pistoletën drejt meje.”

Serbi rrëfen se fillimisht nuk e kishte kuptuar, se tek cila palë lufte bënte pjesë ky njeri. „Ky moment pavendosmërie ishte i rëndësie vendimtare. Ai ishte më i shpejtë, ndryshe unë do ta kisha vrarë. Nuk i dëgjova të shtënat. Gjëja e fundit që pashë ishte lëvizja e armës së tij. Ndjeva një goditje që më hodhi disa metra mbrapa. Kur erdha në vete pashë armën e shkatërruar dhe jelekun antiplumb që më kishte shpëtuar jetën. Kisha fat të madh që nuk u plagosa", kujton Dane Vasic.

Miqësi dhe investime të përbashkëta

Pas takimit në lokal Dauti dhe Dane nuk u bënë vetëm miq, por edhe partnerë në biznes. Ata planifikojnë investime të përbashkëta. Dane jeton në anën tjetër të lumit Drin në Serbi. Ai blen e shet bimë mjekësore dhe fruta pylli, ka një maune dhe është pronar i disa dyqaneve suvenirësh.

“Planifikojmë të hapim një firmë të përbashkët, që do të lidhte aktivitetet e mia dhe të tij. Kemi paraqitur edhe një projekt, por vendimi zgjat.”, thotë Dauti. Dane pohon duke shtuar se është i sigurtë që ata do t’ia dalin.

„Kam përshtypjen, se disa politikanë nuk e shohin me sy të mirë miqësinë e bashkëpunimin tonë. Ata më shumë do donin me sa dukt që ne të grindemi e luftojmë njëri-tjetrin, që secili prej nesh të jetojë në geton e tij. Kështu ata qëndrojnë më lehtë në pushtet”, thotë myslimani boshnjak Dauti.

Të dy filluan të flasin me njëri-tjetrin hapur, se çfarë kanë bërë gjatë luftës. „Nuk kam pse të turpërohem”, thotë serbi. „Nuk kam bërë asgjë të gabuar apo ilegale. Isha ushtar si ai. Unë qëllova atë, ai mua. Kështu është lufta: Ti qëllon që të mos qëllohesh. Mendoj, se as unë, as Dauti nuk e donim këtë luftë.”

Megjithatë asnjë luftë nuk ka sjellë ndonjë gjë të mirë – për këtë ata janë të bindur.

Historia e vërtetë e Danes e Dautit paraqitet në Festivalin e filmit në Sarajevë më 13 gusht. Filmin dokumentar “Ne)Prijatelji” e kanë përgatitur autorët boshnjakë Emir Kapetanović dhe Sead Kreševljaković. Festivali i filmit në Sarajevë është një nga më të rëndësishmit në Ballkanin Perëndimor./DW/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Testi i ADN-së nuk ndryshon mënyrën e jetesës

Posted: 19 Aug 2017 01:39 PM PDT

Tundimet për t'iu larguar praktikave të shëndetshme gjenden kudo, që nga pirja e duhanit, e pijeve alkoolike dhe tek llojet e shumta të ushqimeve. Po sikur një test ADN-je të konkludonte se një nga këto do të shkaktonte një sëmundje të caktuar? A do të ndryshonit praktikat për të ulur rrezikun? Jo domosdoshmërisht, thonë një grup shkencëtarësh në Universitetin Cambridge.

Në një raport të botuar në revistën "BMJ Journal" pasqyrohen përfundimet e 18 studimeve të ndryshme të njerëzve të cilëve iu dhanë konkluzione të bazuara në testin e tyre të ADN-së.

Studimet zbuluan se njerëzit të cilëve iu tha se janë të prirur për të zhvilluar një sëmundje të caktuar, nuk i përmirësuan praktikat e tyre pasi rezultoi shumë e vështirë ndryshimi i zakoneve të përditshme.

Një ndër studimet ishte për diabetin e tipit 2. Autori, Job Godino, nuk është i befasuar nga rezultati.

"Nuk u befasova pasi këto lloj sjelljesh janë tepër të vështira për t'i ndryshuar. Janë shumë komplekse. Janë shndërruar në zakone dhe ndodhin përgjithësisht në mjedise që nuk lidhen me të qenit aktiv fizikisht apo me një dietë të shëndetshme. Është shumë më e lehtë të bësh jetë sedentare. Në shoqërinë e sotme është shumë më e thjeshtë të ushqehesh me një dietë jo të shëndetshme. Prandaj, nuk mjafton informacioni për riskun, që të ndryshosh këto zakone", thotë Job Godino, asistent profesor në Universitetin e Kalifornisë në San Diego.

Tashmë njerëzve do të jepet një mundësi më e lehtë për t'u informuar rreth përbërjes së ADN-së së tyre.

Industria e testimit gjenetik mori një hop të madh në muajin prill, kur një kompanie iu dha liçensa e parë për të testuar ADN-në në nivel konsumator.

James Lu është bashkëthemelues i kompanisë "Helix", e cila ofron testimin e ADN-së për të zbuluar risqe të caktuara gjenetike. Ai thotë se duhet arsimim dhe mbështetje për njerëzit.

"Nëse dëshiron të ndryshosh praktikat e njerëzve, duhet t'i përfshish në një proces shëndetësor të personalizuar. Të gjitha studimet duhen zhvilluar për më shumë kohë. Duhen mbajtur njerëzit nën vëzhgim më gjatë dhe duhet të jemi më fleksibël për mënyrat se si do të ndërhyjmë për persona të caktuar", thotë zoti Lu.

Këshilltari për testimin gjenetik, doktor Robert Green, thotë se megjithatë edhe vetë procesi i testimit shërben për t'u kujtuar njerëzve të kujdesen për shëndetin e tyre.

"Është interesante që më shumë ndikon procesi i testimit, se sa mesazhi që marrin nga konkluzionet. Thjesht përjetimi i eksperiencës, si p.sh,. i dërgimit të pështymës për t'u testuar, në njëfarë mënyre i motivoi personat të mendojnë më shumë për shëndetin e tyre dhe rreziqet", thotë doktor Green, nga Fakulteti Mjekësor i Harvardit.

Këtë eksperiencë e përjetoi vetë edhe Doktor Francis Collins, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit në Shtetet e Bashkuara.

Ai mban me vete një model yndyre prej 2.3 kilogramësh për t'i shërbyer si kujtesë të rreziqeve shëndetësore.

Disa vjet më parë, doktor Collins bëri tre teste ADN-je, të cilat treguan se ai rrezikohet 50% më shumë se një person i zakonshëm për të zhvilluar diabetin e tipit 2.

"Ishte si një shkundje që më zgjoi duke më kujtuar se nuk jam i pavdekshëm dhe se ndoshta ka disa gjëra që mund të ndryshoj për mirë", thotë doktor Collins.

Që atëherë, ai filloi një program më të shëndetshëm të të ushqyerit. Duke e kombinuar me ushtrime fizike, ai deri më tani ka arritur të humbasë rreth 16 kilogramë peshë.

Ai thotë se megjithatë varet nga individi. Megjithëse informacioni i ADN-së nuk po ndryshon stilin e jetesës të njerëzve, për disa mund të shërbejë si një motivim i fuqishëm./VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rruga e mundimshme e emigrantëve nga Libia në Europë

Posted: 19 Aug 2017 01:29 PM PDT

Mbi 100 mijë emigrantë dhe refugjatë kanë marrë përsipër udhëtimin e rrezikshëm përtej anës tjetër të Mesdheut, për në Europë këtë viti, megjithëse përmes një kalimi të pasigurt dhe të paligjshëm. Mijëra prej tyre nisen nga Libia, që është bërë një qendër kryesore trafikimi. Muajin e fundit është bërë edhe më e vështirë për organizatat humanitare të ndihmojnë ata që largohen, pasi roja bregdetare libiane ka zgjeruar operacionet e saj përtej ujërave territoriale, duke kërcënuar shpesh anijet e shpëtimit që u përkasin grupeve bamirëse.

Grupet humanitare thonë se roja bregdetare libiane ndërhyn në operacionet e shpëtimit të tyre në ujërat ndërkombëtare, pastaj merr dhe i kthen imigrantët afrikanë në Libinë e shkatërruar nga lufta:

"Jemi shumë të shqetësuar për situatën", thotë Francesco Rocca, presidenti i Kryqit të Kuq Italian.

Në Libi, imigrantët nuk mbrohen nga ligji dhe shpesh mbahen të paraburgosur në kushte tepër të këqija. Qendrat e paraburgimit janë të pista dhe të mbipopulluara, dhe punonjësit e ndihmës nuk kanë qasje në to.

Libisë i mungon një qeveri e vetme dhe e bashkuar; militantët rivalë veprojnë pa u ndëshkuar, dhe luftëtarët e Shtetit Islamik ende paraqesin rrezik në pjesën jugore të vendit:

"Ky është një vend në luftë, ku duhet të ketë qasje humanitare." shton zoti Rocca.

Edhe OKB-ja i ka kërkuar autoriteteve libiane që të sigurojnë qasje të sigurtë dhe të mos pengohet hyrja e ndihmave:

"Ne duam të sigurohemi që të gjitha organizatat joqeveritare dhe të gjithë punonjësit humanitarë të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre pa frikë dhe pa pengesa”- thotë zëdhënsi i OKB-së.

Për shkak të sjelljes kërcënuese të rojes bregdetare libiane, disa organizata të ndihmës, përfshirë "Mjekët pa Kufij" dhe "Save the Children", kohët e fundit kanë pezulluar operacionet e tyre të shpëtimit:

"Sigurisht, pasoja është se në Mesdhe do të vdesin më shumë njerëz, duke u përpjekur për të shkuar në Europë për një jetë të re",- thotë z. Rocca.

Deri më tani këtij viti, gati 2.400 njerëz janë mbytur gjatë udhëtimit të tyre drejt Europës./VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kjo është arsyeja pse duhet të shikoni poshtë krevatit

Posted: 19 Aug 2017 01:23 PM PDT

Ky është momenti i tmerrshëm kur një nënë gjeti një piton të gjatë 10 metra të fshehur nën shtratin e djalit të saj, pasi ai vrau macen e familjes.

Thanapoom Lekyen, 42 vjeç, tha se gjarpri hyri në shtëpinë e saj përmes një dritareje natën e së enjtes në Chachoengsao, Tajlandë.

Ajo gjeti kotelen e ngordhur jashtë nën pragun e dritares para se të vraponte nga dhoma jashtë kur pa një lëkurë të shndrritur  nën dyshek.

Djali i saj Nong, 13 vjeç, i cili zakonisht fle në dhomë, kishte rënë në gjumë në dhomën e ndenjes mbrëmjen e kaluar, dhe kështu fatmirësisht shpëtoi nga kafshimi i pitonit.


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shpërthen Ristani: Çe duam lëvizjen e lirë, mirë jemi në m.tin tonë?!

Posted: 19 Aug 2017 01:08 PM PDT

Ish-deputeti demokrat, Arben Ristani, ka reaguar lidhur me kërkesën e Holandës për rivendosjen e vizave për Shqipërinë.

Në postim në fb, Ristani thotë se ndërsa shqiptarët mbajnë rekordin për numrin e azilkërkuesve në 8 vende të BE-së, qeveria Rama mburret me arritjet imagjinare.

"Holanda kerkon rivendosjen e vizave per shqiptaret. Ne 8 vende te B.E. shqiptaret perbejne grupet kryesore te azilkerkuesve.E gjitha kjo nderkohe qe rilindja ka bere aq sa nuk eshte bere ne 25 vite ne Shqiperi".

Duke risjellë në vëmendje ndotjen e bregdetit të jugut nga ujërat e zeza, Ristani ironizon: "Çe duam levizjen e lire, mire jemi ne m..tin tone".

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

A është i mundur rikthimi i vizave për Shqipërinë?

Posted: 19 Aug 2017 12:45 PM PDT

Asnjë shtet nuk mund të vendosë individualisht për rikthimin e vizave.

Sipas rregullores mbi regjimin e vizave, kriter penalizues është kur numri i azilkërkuesve është i madh dhe kur në të njëjtën kohë shteti prej nga vijnë këto kërkesa nuk bashkëpunon për riatdhesimet e azilkërkuesve, gjë që në fakt nuk ka ndodhur me Shqipërinë, ku në mënyrë të vazhdueshme riatdhesohen persona që kërkojnë azil pa plotësuar kriteret.

Edhe në rastet ku shteti nuk bashkëpunon, atij i lihet një afat 6 mujor për të reflektuar, dhe vetëm në rastet kur sërish bashkëpunimi për riatdhesime mungon, atëherë mund të ketë penalizime.

Megjithatë, në rastet kur një shtet shpreh shqetësimin për numrin e lartë të azilkërkuesve, parlamenti dhe Komisioni Europian duhet të monitorojë përmbushjen e kritereve, emigracionin e rregullt, përfitimet ekonomike, si dhe mbrojtjen e të drejtave e thelbësore të tyre.

Në raste të rralla, vendet e zonës Shengen mund të vendosin një kontroll intensiv nga 1-30 ditë në të gjitha pikat kufitare.

Megjithatë, sipas rregullores, kërkesa për rikthimin e regjimit të vizave kërkon votë unanime nga Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian.

Lexo më shumë:

Qeveria holandeze përballet me kërkesën: Kthe vizat për shqiptarët

Berisha: Rama u dha shqiptarëve drogën dhe po u kthen vizat

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Lushnja mbulohet nga tymi, mbeturinat digjen në mes të ditës

Posted: 19 Aug 2017 12:37 PM PDT

Qyteti i Lushnjes prej ditësh po vuan problemin e ndotjes si pasojë e djegies së mbeturinave. Banorët denoncojnë se situata shfaqet problematike në lagjen 18 tetori, tek Plasmasi.

Sipas tyre më parë, mbetjet digjeshin natën por tani ndodh dhe në mes të ditës.

Ata pretendojnë se veç plehrave të qytetit, po sjellin mbeturina dhe nga Vlora për ti djegur.

Situata duket më qartë në këtë video që po qarkullon në rrjete sociale, ky tymi është përhapur kudo në zonat e banuara.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more