Skip to main content

“Një biznesmen akuzon Kryetarin e Ferizajt se sekserët e tij e rrahën – përgjigjet edhe Sfarqa” plus 9 more Ferizaj Press

“Një biznesmen akuzon Kryetarin e Ferizajt se sekserët e tij e rrahën – përgjigjet edhe Sfarqa” plus 9 more Ferizaj Press


Një biznesmen akuzon Kryetarin e Ferizajt se sekserët e tij e rrahën – përgjigjet edhe Sfarqa

Posted: 20 Aug 2017 08:03 AM PDT

Një biznesmen ka lëshuar akuza në drejtim të Kryetarit të Ferizajt se e kanë rrahur sekserët e tij. Mirëpo, Kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa ka mohuar se ka gisht në këtë rrahje. Ka thënë se duhet drejtësia të sqarojë këtë situatë. Ka paralajmëruar edhe padi për shpifje.

Reagimi i Kryetarit të Ferizajt, Muharrem Sfarqa:

Reagim ndaj intervistës së Ismet Kamenicës në TV TEMA Lidhur me intervistën e Ismet Kamenicës në TV TEMA më 19 gusht 2017 dhe sidomos lidhur me disa shpifje të tij, dëshiroj t'i bëj këto sqarime: Së pari, unë nuk mbaj përgjegjësi ndaj sjelljes së dajëve të mi, as të asnjë personi mbi moshën 18 – vjeç, por betohem në vlerat më të larta që i çmoj, se nuk kam asnjë lidhje me çështjet që i përmend Ismet Kamenica në intervistën e transmetuar në TV TEMA;  Si kryetar komune më vjen keq për incidentin që i ka ndodhur këtij personi, siç do të më vinte keq për çdo qytetar tjetër dhe u bëj thirrje organeve të policisë dhe të drejtësisë që ta ndriçojnë sa më parë rastin;  Çdokush është i lirë të dyshojë për çfarë të dojë, por të gjitha akuzat që dalin në këtë intervistë, nuk kanë të bëjnë aspak me mua. Çështjen e lejeve ndërtimore duhet sqaruar me Drejtorinë e Urbanizmit;  Mosmarrëveshjet lidhur me lejen e një objekti, z. Kamenica duhet t'i zgjidh përmes rrugëve ligjore në organet përkatëse dhe nuk ka përse të më ngatrrojë mua në këto çështje;  Jam thellë i bindur se incidenti i z. Kamenica është pasojë e borxheve ose e raporteve të tij me personat me të cilët është në konflikt për çështje ndërmjet tyre, të cilat ata duhet t'i sqarojnë me ndihmën e organeve të drejtësisë.  Mendoj se transmetimi i një interviste me akuza të tilla në TV TEMA në këtë kohë, nuk është i rastit, meqë jemi në prag të fushatës zgjedhore dhe në kohën kur është konfirmuar kandidatura ime për kryetar komune. Me sa duket TV TEMA ka marrë përsipër të vihet në shërbim të forcave të caktuara politike, duke zbatuar agjendën e tyre, në dëmin tim. Dëshiroj ta njoftoj publikun se kam filluar konsultimet me njohës të drejtësisë për të paditur ata që keqpërdorin emrin tim, duke më akuzuar për çështje me të cilat nuk kam asnjë lidhje.  Hollësi të tjera lidhur me këto çështje, do të jepen në konf erencën me gazetarë më 21 gusht, ora 11.00 në zyrën e kryetarit të komunës së Ferizajt.  Muharrem Svarqa

Versioni i biznesmenit te rrahur 

Biznesmeni nga Komuna e Ferizajt Ismet Kamenica, ka deklaruar se gjatë natës së mbrëmshme është sulmuar fizikisht në afërsi të një objekti në rrugën "Remzi Hoxha" në Ferizaj.

Ismet Kamenica i cili është duke u marr me ndërtimin e një objekti në Ferizaj, hedh gishtin kah kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa për sulmin që i është bërë. Në një intervistë për televizionin"TV Tema", Kamenica ka deklaruar se një person i quajtur Gani Leskovci, i cili sipas tij është daja i kryetarit të Ferizajt, me ca të afërm të tij, e kishin sulmuar dhe rrahur atë në mbrëmjen e 19 Gushtit 2017, duke i shkaktuar atij edhe lëndime trupore.

Kamenica pretendon se Muharrem Svarqa qëndron prapa sulmuesve të mbrëmshëm, të cilët po i kërkojnë para për një leje ndërtimore.

Policia e Ferizajt ka konfirmuar se mbrëmë është hapur një rast me përshkrimin "lëndim trupor", dhe se në konsultim me prokurorin, ai vazhdon të kompletohet dhe të procedohet në gjykatë me procedurë të rregullt. Jozyrtarisht mësohet se sulmuesit e dyshuar, pas dhënies së deklaratës në polici janë lënë të lirë, shkruan TV Tema. TV TEMA e kontaktoi kryetarin e Ferizajt Muharrem Svarqa, për një prononcim të tij në lidhje me këto akuza, por kryetari refuzoi të deklarohet sot, me arsyetim se është ditë vikendi.

Zjarri djeg ushqimin e bagëtive edhe në Varosh dhe Komogllavë të Ferizajt (Foto)

Posted: 20 Aug 2017 07:43 AM PDT

Ferizaj.20.08.2017.  Në orët e paradites së të dielës  zjarri ka përfshirë dhe ka asgjësuar ushqimin e bagëtive  edhe në dy fshatra të Ferizajt.

Në Varosh dhe Kompogllavë të Ferizajt  Brigada e Zjarrfikësve të Ferizajt ka arritur të shuaj  zjarrin në dy lokalitete të ndara, në Varosh dhe Komogllavë të Ferizajt.

Në Komogllavë përveç   dëmeve materiale  ishin në rrezik edhe shtëpitë të cilat ishin shumë afër por falë intervenimit të zjarrfikësve zjarri është lokalizuar .

Të vërtetat dhe lajthitjet: Cilët aditivë dhe numra E duhet t’u shmangemi?

Posted: 20 Aug 2017 07:40 AM PDT

Viteve të fundit është shfaqur një lajthitje dhe moskuptim rreth përdorimit të emulgatorëve dhe aditivëve.

Moskuptimi është shfaqur kur këta dy artikuj përzihen, ndërsa në të vërtetë përbëjnë substanca plotësisht të ndryshme, të cilat ushqimit i shtohen për shkaqe të ndryshme.

Për ta kuptuar se çka janë emulgatorët dhe çka janë aditivët, më parë duhet patjetër t'i kuptojmë kiminë dhe proceset të cilat zhvillohen në përpunimin e artikujve ushqimorë dhe në prodhimin e ushqimit.

Ky është njëri ndër shembujt i cili tregon plotësisht përdorimin e arsyeshëm dhe të domosdoshëm të emulgatorit. Në situatat normale, uji dhe vaji nuk mund të përzihen, sepse vaji gjithmonë pluskon në sipërfaqe, transmeton Telegrafi.

Këto dy substanca mund të përzihen, madje edhe në mënyrë natyrale, sepse atëherë përftojmë substanca dhe produkte plotësisht të reja. Shembulli më i mirë për këtë është qumështi, i cili me sukses përzien, në mënyrë plotësisht natyrale, yndyrën dhe ujin në vete.

Mirëpo, kur në prodhimtarinë e ushqimit është e domosdoshme të përzihen këto dy substanca, atëherë hasim në problem, sepse është e vështirë të bëhet në mënyrë natyrale. Është e nevojshme të shtohen substanca speciale të cilat quhen emulgatorë. Pa këta emulgatorë nuk do të mund të prodhonim majonezë, madje as akullore.

Emulgatorët përftohen nga burimet natyrale, siç janë të verdhët e vezëve, soja, yndyra me prejardhje shtazore apo mund të jenë të prejardhjes sintetike apo gjysmë sintetike, përkatësisht me kombinimin e prejardhjes natyrale dhe artificiale.

Në rastet normale, emulgatorët janë shumë të rëndësishëm për ruajtjen e ushqimit nga prishja dhe shfaqja e mykut, derisa llojet e tjera përmirësojnë vetë dukjen dhe konsistencën e ushqimit.

Pa emulgatorë nuk do të kishim mundur të kishim as majonezë, as akullore, por as bukë dhe simite, sepse shumë shpejt do të prisheshin, mykeshin dhe shkatërroheshin.

Praktikisht nuk ekziston ushqim i cili nuk është bërë me ndihmën e ndonjë emulgatori, por është e njohur përdorimi i tyre i gjerë në kozmetikë.

Edhe pse viteve të fundit është krijuar frika e vërtetë nga përdorimi i emulgatorëve, disa nga ta nuk janë as të dëmshëm as të këqij për organizmin.

Problemi shfaqet kur këto dy substanca përdoren në sasi të mëdha dhe në produkte të shumta.

Kjo ka të bëjë me ato produkte të cilat janë bërë nga përbërës natyralë dhe përdoren për prodhimin e ushqimit. Disa nga ata kanë edhe një sërë cilësish të dobishme për organizmin.

E tillë është, për shembull, lecitina.

E përftuar nga vaji i sojës apo i lulediellit, lecitina përdoret në ushqim nga viti 1930 në një sërë produktesh, nga margarina, shtojcat për sallata, salcat e deri te çokollatat dhe buka.

Shenja e tyre në prodhimtari është E322, ndërkaq ajo është përftuar nga vaji i sojës. Në situatat e tilla është e domosdoshme të lexohen deklarimet në produkte dhe të shmangen ato të cilat përmbajnë lecitinë.

Gjithashtu lind problemi edhe aty që 90% e sojës në gjithë botën është soja gjenetikisht e modifikuar, andaj edhe ekziston frika nga ajo që lecitina përdoret nga soja e modifikuar.

Në mënyrë të ngjashme është krijuar frika nga të gjitha shtesat të cilat përdoren në përpunimin e ushqimit.

A është vaji i arrës së kokosit i shëndetshëm, apo jemi gënjyer?

Posted: 20 Aug 2017 07:33 AM PDT

Vaji i kokosit përdoret për shumëçka ditët e sotme. Por, a është në të vërtetë zgjedhje e shëndetshme apo vetëm një trend kalimtar? 

Në një sondazh të kohëve të fundit, 72% e amerikanëve mendojnë se vaji i arrës së kokosit është një ushqim i shëndetshëm. Ama, pavarësisht opinionit publik, Shoqata Amerikane e Zemrës, ka këshilluar kundër përdorimit të këtj vaji, pasi rrit nivelet e kolesterolit LDL dhe shkakton sëmundje të sistemit kardiovaskular.

"Vaji i arrës së kokosit vendoset diku në mes të spektrit të yndyrnave. Është më i mirë sesa vajrat e hidrogjenizuar, por jo aq i mirë sa vajrat e pasaturuar, si vaji i ullirit ose i kanolës," thotë Willet, profesor i ushqyerjes në Harvard.

Vaji i arrës së kokosit nxirret nga tuli i frutit dhe përmban më së shumti yndyrna të saturuara, të cilat gjenden në sasi të mëdha në gjalpë dhe mish të kuq.

Si të gjithë yndyrat e tjera të saturuara, vaji i arrës së kokosit rrit nivelet e kolesterolit LDL, llojit të pashëndetshëm që shoqërohet me rrezik të rritur për sëmundje të zemrës.

Gjithashtu, vaji i arrës së kokosit rrit dhe nivelet e kolesterolit HDL, llojit të mirë.

Një lugë gjelle vaj kokosi përmban 117 kalori, 14 gram yndyrë, 12 gr yndyrë të ngopur dhe nuk ka vitamina apo minerale.

Pavarësisht këtyre, ky vaj nuk është më i miri për t'u konsumuar, pasi ka lloje të tjera që ulin nivelet e kolesterolit të dëmshëm dhe rrisin ato të kolesterolit të dobishëm.

Karakteristikë e tij unike është se ka një pikë shkrirje të lartë: ai shkrin në temperaturën 25 gradë C. Kjo do të thotë që është në trajtë të ngurtë në temperaturë dhome.

Për ta shkrirë atë zhysni ambalazhin e vajit të arrës së kokosit në një enë me ujë të ngrohtë dhe ai do të shkrijë pas pak çastesh.

Vaji i kokosit po bëhet i favorshëm për vegjetarianët, të cilët preferojnë t'i marrin yndyrat e ngopura nga ushqimet bimore

Kujdes! Nuk duhet të vendoset në mikrovalë apo sobë, sepse do të ndikonte tek vetitë e tij kuruese.

Në kontrast me dilemat që shoqërojnë vajin e arrës së kokosit si ushqim, në aspektin kozmetik, mbetet ndër zgjedhjet më të shëndetshme e natyrale.

Qoftë si hidratues, maskë flokësh apo pastrues dhëmbësh, vaji i arrës së kokosit është më i dobishëm sesa produktet e tjera kozmetike.

Rrahet biznesmeni Ismet Kamenica nga Ferizaj

Posted: 20 Aug 2017 06:58 AM PDT

Biznesmeni nga Komuna e Ferizajt Ismet Kamenica, ka deklaruar se gjatë natës së mbrëmshme është sulmuar fizikisht në afërsi të një objekti në rrugën "Remzi Hoxha" në Ferizaj.

Ismet Kamenica i cili është duke u marr me ndërtimin e një objekti në Ferizaj, hedh gishtin kah kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa për sulmin që i është bërë.

Në një intervistë për televizionin"TV Tema", Kamenica ka deklaruar se një person i quajtur Gani Leskovci, i cili sipas tij është daja i kryetarit të Ferizajt, me ca të afërm të tij, e kishin sulmuar dhe rrahur atë në mbrëmjen e 19 Gushtit 2017, duke i shkaktuar atij edhe lëndime trupore.

Kamenica pretendon se Muharrem Svarqa qëndron prapa sulmuesve të mbrëmshëm, të cilët po i kërkojnë para për një leje ndërtimore.

Policia e Ferizajt ka konfirmuar se mbrëmë është hapur një rast me përshkrimin "lëndim trupor", dhe se në konsultim me prokurorin, ai vazhdon të kompletohet dhe të procedohet në gjykatë me procedurë të rregullt. Jozyrtarisht mësohet se sulmuesit e dyshuar, pas dhënies së deklaratës në polici janë lënë të lirë, shkruan TV Tema.

SBAShK: Marrëveshjet e nënshkruara para zgjedhjeve të zbatohen nga Qeveria e re

Posted: 20 Aug 2017 06:39 AM PDT

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Kulturës në Kosovë (SBAShK), nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me disa nga partitë politike, para mbajtjes së zgjedhjeve nacionale të 11 qershorit.

Rrahman Jashari, kryetar i SBAShK-ut në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se pret që qeveria e re tu përmbahet premtimeve të dhëna.

Ai madje thotë se marrëveshjet u nënshkruan si garanci sepse siç thotë Jashari, qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa, nuk ka mbajtur as një premtim që u ka dhënë.

Sipas tij, qeveria në detyrë u kishte premtuar rritje të pagave, gjë që nuk ndodhi.

"Kjo ishte që ne ti kemi në letër premtimet e partive politike, dhe cilado nga to të vjen në pushtet ne të kemi në letër premtimin e tyre në mënyrë që nëse kjo nuk ndodh të plotësoj premtimin ne të ngremë lartë zërin tonë dhe t'i kritikojmë me të drejtë dhe me argumente në letër", ka thënë Jashari.

"…herëve të tjera ka pasur premtime pompoze premtime të mëdha koalicionet kishin bërë premtime për rritje të pagave deri në ato shuma ku ne e kemi ditur që janë të pa arritshme dhe kur erdhi koha dhe u formua ashtu si u formua qeveria doli se nuk kishte asnjë lëvizje në paga".

Jashari për Ekonomia Online, tha se të gjitha partive u kanë kërkuar një marrëveshje memorandumi.

"Kur jemi te kjo marrëveshje SBASHK-u i është drejtuar të gjitha partive garuese edhe PAN-it edhe LDK por edhe Vetëvendosjes", ka shtuar ai.

Kurse sa i përket çështjes së Ligjit për mësimdhënësit e viteve të '90-ta, Jashari ka thënë se ky ligj është gati por për shkak të gjendjes aktuale politike nuk ka arritur të shkoj në qeveri.

"Ne ishim shumë optimist se ai ligji do të shkonte në qeveri. Kemi marrë edhe mbështetje të fuqishme nga grupet parlamentare në parlamentin e kaluar. Me të arritur kjo marrëveshje këta mësimdhënës do të arrijnë titullin person i merituar për Republikën e Kosovës dhe pensionet nuk do të ishin sikur tash por me një vlerë tjetër por ata që kanë punuar në kohën e okupimit do të marrin 75% nga paga e arsimit fillor kurse ata që kanë punuar një deri në pesë vite në atë kohë do të marrin 65% të pagës në arsimin fillor".

Ky ligj u garanton familjarëve të mësimdhënësve të cilët tashmë janë të vdekur të marrin pensionin për kontributin e tyre gjatë kohë së okupimit.

Ferizaj: Festivali Ndërkombëtar i Filmit “FERFILM” mbahet nga 02-06 Shtator2017

Posted: 20 Aug 2017 05:18 AM PDT

Festivali ndërkombëtar i Filmit FERFILM u mendua për disa vite për tu themeluar në vitin 2013. FERFILM u formua nga një grup artistësh nga Ferizaj e më gjërë. Ky moment u konsiderua si iniciativë për promovim të kulturave dhe vlerave universale botërore përmes filmit si një metodë shumëdimensionale dhe atraktive. Duke menduar në mundësitë turistike që ka Ferizaj, krahas ngjarjeve kinematografike qyteti ynë do të organizoj vizita dhe evenimente të tjera që tregojnë diversitetin e lartë kulturor në Kosovë.Përgjatë ditëve të Festivalit pjesë e rëndësishme janë edhe vullnetarët, andaj Ferfilm kërkon 15 vullnetarë nga Kosova te cilët do të ndihmojnë në 3 kinematë e festivalit, në mikëpritjen e mysafirëve, në qendrën informuese në shesh të qytetit etj.

Përgjatë ditëve të Festivalit pjesë e rëndësishme janë edhe vullnetarët, andaj Ferfilm kërkon 15 vullnetarë nga Kosova te cilët do të ndihmojnë në 3 kinematë e festivalit, në mikëpritjen e mysafirëve, në qendrën informuese në shesh të qytetit etj.

Aplikacioni është i hapur deri më datën 20 Gusht 2017 dhe mund të aplikojnë personat mbi moshën 16 vjeçare.

Forma e aplikimit për vullnetarë në FERFILM. Kliko Këtu

 

Aeroporti sqaron vonesat e haxhilerëve për të shkuar në Mekë

Posted: 20 Aug 2017 05:09 AM PDT

Sipas zyrtares për informim të Aeroportit të Prishtinës, fluturimi në fjalë ka pasur vonesë.

"Ka vonesë në fluturimin përkates. Por për të gjitha  detajet e tjera duhet të drejtoheni te përfaqësuesit e kompanisë ajrore meqeneëse nuk jemi kompetent të flasim në emër të kompanisë", tha Valentina Gara për KALLXO.com.Ndërsa, zyrtari për informim i Bashkësisë Islame të Kosovës nuk ka qenë i qasshëm.

Në Greme të Ferizajt digjet stalla me ushqim të bagëtive

Posted: 20 Aug 2017 04:03 AM PDT

Ferizaj 20.08.2017. Në orët e pasdites  së djeshme në Greme të Ferizaj,në lagjen e Topojanëve, është djegur stalla me ushqim të bagëtive.

Zjarri i cili  ka  kapluar këtë stallë  rreth orës 16:00 ka zgjatur deri në orët e mesnatës.

Ekipet e zjarrfikësve kanë qenë gjatë tërë kohës në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin i cili ka rrezikuar edhe dy stalla tjera  me ushqim që gjendeshin aty afër.

Bëhet e ditur se nga zjarri janë djegur  rreth 3500 duaj me sanë  që pronarët stallës, vëllezërit  Hasani kishin rezervuar për bagëtinë.

Edhe ekipet e policisë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po merren me shkaqet e zjarrit.

Nuk raportohet për të lënduar dhe dëme në bagëti.

 

Arban Abrashi, kandidat i LDK’së për Kryetar të Prishtinës?

Posted: 20 Aug 2017 03:44 AM PDT

Shpend Ahmeti do të përballet në garën për Kryetar të Prishtinës me Arban Arbashin, deputetin aktual të LDK'së.

Kjo është vendosur nga udhëheqja e LDK'së.

Burime të Express kanë treguar se Lumir Abdixhiku e Vjosa Osmani s'kanë pasur guxim të hyjnë në garën për të udhëhequr qytetin më të rëndësishëm në Kosovë.

Arbashi nuk është përgjigjur thirrjeve të Express nëse do të jetë kandidat i LDK'së për Kryetar të Kryeqytetit.

Ndërkohë, Nënkryetari i LDK'së, Lutfi Haziri, një ditë ma parë, ka thënë për Express, se në garë për Kryetar të Prishtinës janë: Arban Abrashi, Lumir Abdixhiku, Vjosa Osmani e Ismet Beqiri.

Ish-Kryetari i Prishtinës, Ismet Beqiri, ka disa muaj që ka nisur të bëhet gati për të qenë kandidat për Kryetar të Kryeqytetit. Mirëpo, duket se as kësaj radhe nuk do të jetë kandidat.

"Ismet Beqiri mund të kandidojë vetëm nëse tërhiqet Arban Abrashi", ka thënë një zyrtar i LDK'së.

Prej pasluftës, Prishtinën e kishte udhëhequr LDK'ja. Fillimisht Kryetar ishte Ismet Beqiri, pastaj Isa Mustafa. Në mandatin e fundit, Prishtinën e ka udhëhequr Shpend Ahmeti.

Deri tash, në garën për Kryetar të Prishtinë janë: Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes, Arbër Vllahiu i AAK'së dhe Arban Abrashi i LDK'së.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more