Skip to main content

Mesazhi.com: “Mos mallkoni” plus 9 more

Mesazhi.com: “Mos mallkoni” plus 9 more


Mos mallkoni

Posted: 19 Aug 2017 02:20 PM PDT

Transmetohet se Profeti i Zotit ka thënë:
"Mos u mallkoni ndërmjet veti me mallkimin e All-llahut, as me zemërimin e Tij, as me zjarrin e Tij."

"Vërtet mallkimi i një robi ndaj diçka-je ngrihet në qiell, e dyert e qiellit mbyllen, e pastaj mallkimi kthehet në tokë, por edhe dyert e tokës mbyllen. Pastaj mallkimi kthehet djathtas e majtas dhe pasi nuk gjen vendqëndrim, kthehet tek i mallkuari, nëse është i meritueshëm, por nëse nuk e meriton mallkimin, atëherë i kthehet mallkuesit."

Derisa i Dërguari i All-llahut a.s ka qenë në një udhëtim, një grua nga el-Ensaritë ishte hipur në deve, e cila palli, kurse gruaja filloi ta mallkojë.

Këtë e dëgjoi i Dërguari i All-llahut salAllahu alejhi ve selem dhe ka thënë: "Merreni nga deveja përgatitjen, kurse atë lëreni, sepse ajo është e mallkuar. Imrani (transmetuesi) ka thënë: Sikur tani po e shoh se si ecën deveja mes njerëzve, por askush nuk kthehet nga ajo.

Ata që betohen dhe mallkojnë shumë, në Ditën e Gjykimit nuk mund të jenë ndërmjetës dhe dëshmitarë.

Për njeriun e sinqertë nuk është e denjë të jetë mallkues./Mesazhi/

The post Mos mallkoni appeared first on Mesazhi.com.

Mimoza sërish kandidon në Gjakovë

Posted: 19 Aug 2017 01:45 PM PDT

Mimoza Kusari-Lila ka vendosur të garojë për postin e kryetares së komunës së Gjakovës nën siglën e subjektit të saj politik, Alternativa.

"Përkundër shumë vështirësive të trashëguara nga qeverisjet e shkuara dhe shumë arritjeve të mëdha në qeverisjen aktuale dhe sukseseve për realizimin të projekte strategjike për Komunën e Gjakovës gjatë qeverisjes tonë, vendosa që është e domosdoshme vazhdimësia për realizim të suksesshëm të projekteve kapitale në vlerë 42 milionë euro, projekte këto që nuk janë investuar në Gjakovë për katër dekada më parë", tha Kusari-Lila në një deklaratë për KALLXO.com.

Ajo javë më parë ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetares së Gjakovës, të cilën e mbante që nga zgjedhjet e vitit 2013, meqë u zgjodh deputete në Kuvendin e Kosovës nga koalicion i Alternativës me LDK-në e AKR-në.

Deri më tani, në garën për kreun e komunës së Gjakovës janë zyrtarizuar Ardian Gjini i AAK-së dhe Driton Çaushi i Vetëvendosjes.

The post Mimoza sërish kandidon në Gjakovë appeared first on Mesazhi.com.

Paraqitje fantastike e Kosovës, vazhdon në kualifikimet për Kampionatin Botëror

Posted: 19 Aug 2017 01:42 PM PDT

Kosova e ka mposhtur Estoninë në ndeshjen e fundit parakualifikuese për Kampionatin Botëror, 'Kina 2019' (75-69) dhe do të përfshihet në kualifikimet për këtë garë të madhe të basketbollit botëror.

Përfaqësuesja e jonë e nisi mirë çerekun e parë të lojës, me angazhim të të gjithë lojtarëve dhe ia doli që ta mbyllte me avantazh.

Pas dhjetëminutëshit të parë, epërsia e skuadrës nikoqire ishte dy pikë më shumë (24:22).

Përpjekjet e vendasve vazhduan edhe në çerekun e dytë, megjithëse pati një rënie të ritmit të lojës dhe këtë gjë e shfrytëzuan mysafirët.

Estonia ia doli që të kalonte për herë të parë në epërsi, ndërkohë që basketbollistët tanë patën një ngecje në këtë periudhë.

Në këtë mënyrë, përfaqësuesja e Kosovës në basketboll shkoi në pushim me disavantazh prej tri pikësh (35:38).

Edhe pse gjatë çerekut të tretë, skuadra jonë kishte vështirësi që të arrinte te pikët e nevojshme, Dardan Berisha pati një moment shumë efektiv duke bërë që Kosova ta përmbyste rezultatin dhe të kalonte në epërsi.

Në fund të dhjetëminutëshit të tretë, përfaqësuesja nikoqire kishte epërsi prej dy pikësh (54:52). Kështu që gjithçka u vendos në pjesëlojën e fundit.

Çereku i katërt dhuroi një luftë të madhe ndërmjet të dyja skuadrave. Basketbollistët tanë që e kërkonin me ngulm fitoren, ndërkohë që as estonezët nuk lëshonin pe.

Një lojë fantastike e basketbollistëve të Kosovës në çastet e fundit të ndeshjes dhuruan spektakël dhe emocion te publiku në sallë dhe ata që e shikonin ndeshjen përmes ekranit.

Dhe loja e bukur ia siguroi Kosovës pjesëmarrjen në kualifikimet për Kampionatin Botëror, 'Kina 2019'.

The post Paraqitje fantastike e Kosovës, vazhdon në kualifikimet për Kampionatin Botëror appeared first on Mesazhi.com.

Çfarë ndodh në trup nëse nuk hani mish të kuq?

Posted: 19 Aug 2017 01:40 PM PDT

Ja se çfarë ndodh në trupin e femrës nëse në tërësi shmang të hajë mish të kuq!

Mishi i kuq është proklamuar si shkaktari kryesor për shumë sëmundje të rrezikshme, por ja se çfarë ndodh në turpin tuaj nëse në tërësi e shmangni.

Hulumtimi është dëshmi që femrat më parë vendosin për menynë pa mish sesa meshkujt.

Me mënyrën e tillë të ushqimit i pamundësohet trupit të furnizohet me zinkun e domosdoshëm, hekurin, vitaminën D, vitaminën B12 dhe kaliumin, transmeton Telegrafi.

Mishi i kuq është një burim i mirë për proteina dhe energji. Furnizon përreth 30% të yndyrnave nga 100-130 gram yndyrna që përgjithësisht njerëzit mund të konsumojnë çdo ditë e gjithashtu ky lloj mishi përmban gati 40% edhe të energjisë që trupit i nevojitet.

Hekuri, një përmbajtje e shkëlqyer e porfirinës, e cila formon nënproteinën e hemoglobinës dhe disa molekulave të tjera biologjike, gjendet në mishin e kuq, e cila përthithet gjithashtu me lehtësi nga trupi.

Mishi i kuq ofron proteina, të cilat ndihmojnë ndërtimin e kockave dhe të muskujve.

Nëse shmangni mishin e kuq rrezikoni të sëmureni nga anemia, mungesa e zinkut, zvogëlimi i mundësisë që të mbeteni shtatzënë, ndërsa hulumtimet tregojnë që në moshën e pjekurisë shfaqen problemet me kujtesën.

Për trup të shëndetshëm dhe të fuqishëm nevojitet të hani 1 kg mish në javë, ndërsa nëse keni vendosur për ushqim vegjetarian burimin e proteinave të domosdoshme kërkoni në bishtajoret, vezët ose produktet e qumështit.

Kur mishi hahet me zarzavate ndihmon trupin të absorbojë më mirë edhe vlerat nga këto të fundit./Mesazhi/

The post Çfarë ndodh në trup nëse nuk hani mish të kuq? appeared first on Mesazhi.com.

Gjermanët në protestë, kërkojnë rikthimin e familjes shqiptare

Posted: 19 Aug 2017 01:36 PM PDT

Deportimi i familjes shqiptare nga Gjermania ka ngjallur indinjatën e komunitetit të distriktit Plon, ku ishte vendosur familja.

Ata kanë protestuar duke kërkuar rikthimin në Gjermani të familjes nga Shkodra.

Kjo për shkak dhe se autoritetet lokale kishin bërë një gabim gjatë procesit të shqyrtimit të dojses së lejes së qëndrimit të familjes shqiptare. Këta të fundit javën e kaluar u deportuan në Shqipëri.

"Ne këtu në Shqipëri nuk bëjmë asgjë. Jemi tre ditë që jemi të mbyllur në shtëpi. Të isha një zog do të fluturoja të vija tek ju", thuhet në një mesazh që familja i ka dërguar një mikeshe të tyre në Gjermani.

Familja shqiptare ka apeluar, por ende autoritetet më të larta nuk kanë marrë mendim, ndërkohë që familja shqiptare në mes të natës u deportua drejt Shqipërisë.

Zëvendësi i Komisionerit për Refugjatët, Torsten Döhring, Këshilli për Refugjatët Schlesëig-Holstein dhe disa organizata të tjera kanë kërkuar kthimin e familjes në Gjermani deri në momentin kur dosja e tyre të përfundojë së shqyrtuari.

Gjithashtu është kritikuar dhe dëbimi i familjes me 4 fëmijë në mes të natës.

Një zëdhënës i distriktit të Plon pranon gabimin administrativ por nuk pranon kërkesën për kthim të përkohshëm të familjes.
SSchlesëig-Holstein magazine" është një progam televiziv që transmetohet në kanalin gjerman NDR, që i ka kushtuar sërish emision historisë së familjes shqiptare, duke sjellë dëshmi të banorëve të komunitetit të cilët tregojnë se familja ishte integruar mjaft mirë në shoqërinë gjermane.

The post Gjermanët në protestë, kërkojnë rikthimin e familjes shqiptare appeared first on Mesazhi.com.

Koncepti i makinës elektrike luksoze të Mercedesit (Foto)

Posted: 19 Aug 2017 01:00 PM PDT

Mercedesi ka prezantuar konceptin e makinës elektrike luksoze.

6 metra e gjatë, "Vision Mercedes-Maybach 6 Cabriolet" e ka pjesën e pasme të frymëzuar nga jahtet dhe quhet bishti i barkës. Edhe pse ka pamje fantastike, do të jetë paksa e vështirë për tu parkuar një makinë e tillë.

Mercedesi njihet për prodhimin e makinave të fuqishme dhe të kushtueshme. Nëse kjo makinë del ndonjëherë në treg, me siguri që do i ketë këto karakteristika.

Me 750 kuaj fuqi, "Vision Mercedes-Maybach 6 Cabriolet" do të shkojë nga 0 në 100 km/h për më pak se 4 sekonda dhe do të ketë një shpejtësi maksimale 250 km/h.

Bateria e sheshtë do e mbajë "gjallë" në rrugë makinën e madhe dhe të shpejtë për 322 kilometra, sipas Mercedesit./Mesazhi/

The post Koncepti i makinës elektrike luksoze të Mercedesit (Foto) appeared first on Mesazhi.com.

Barcoleta: Dieta

Posted: 19 Aug 2017 12:27 PM PDT

Sa qenkeni dobësuar! A jeni duke mbajtur ndonjë dietë të veçantë?
Po: Patate, misër, speca, domate, e shumë të tjera.
Gazetari: I ke zier apo fërguar?
Fshatari: I kam punuar… 🙁
/Mesazhi/

The post Barcoleta: Dieta appeared first on Mesazhi.com.

Paracetamoli dhe Ibuprofeni sjellin probleme me dëgjimin te femrat

Posted: 19 Aug 2017 11:40 AM PDT

Gratë që pinë paracetamol ose Ibuprofen vetëm 2 herë në javë mund të rrezikojnë të mbeten të shurdhëta përgjithmonë.

Ekspertët mendojnë se pirja e 2 kokrrave të ilaçeve për lehtësimin e dhimbjeve çdo javë për më shumë se 6 vjet çon në humbje të dëgjimit, duke qenë se këto ilaçe pengojnë furnizimin me gjak në veshin e mesëm dhe e ekspozojnë atë ndaj zhurmave dëmtuese.

Gati 1 në 20 gra që vuajnë nga humbje të pjesshme të dëgjimit duhet të fajësojnë përdorimin e ilaçeve për lehtësimin e dhimbjeve, thonë ekspertët.

Rezultatet e studimit përjashtojnë meshkujt. Ekspertët rekomandojnë vetëm femrat në moshë të mesme, të cilat marrin shpesh paracetamol dhe ibuprofen për dhimbjet e kokës ose të shpinës, që të përpiqen ta limitojnë sa të munden përdorimin e këtyre dy ilaçeve.

"Humbja e dëgjimit është shumë e përhapur dhe mund të ketë një ndikim të madh në jetë. Duke gjetur faktorët që çojnë në humbje të dëgjimit, na ndihmon ne të zbulojmë mënyra për të ulur rrezikun para se të nisë humbja e dëgjimit", shprehet autori kryesor i studimit, dr. Gary Curhan./Mesazhi/

The post Paracetamoli dhe Ibuprofeni sjellin probleme me dëgjimin te femrat appeared first on Mesazhi.com.

Sjelljet e fshehta të hipokritëve, ja si t’i njihni

Posted: 19 Aug 2017 11:40 AM PDT

Hipokritët janë si helmi, sa më shumë kohë të kaloni me ta, aq më shumë do t'ju dëmtojnë pa e kuptuar.

Para se t'i njihni ata vetë ju filloni të humbni besimin tek vetja, të ndiheni inferior e të pasigurt. Më poshtë Living do t'ju njohë me 8 sjellje tipike të hipokritëve.

Nuk ndalin asnjëherë se bëri thashetheme.Kjo ndodh sepse ata nuk janë përgjithësisht të kënaqur me veten. Për të luftuar këtë, hipokritët bëjnë thashetheme për të ulur të tjerët.

Ata ndihmojnë njerëzit vetëm kur kanë ç'të përfitojnë. Njerëzit hipokritë gjithmonë mendojnë për veten e tyre, para së gjithash.

Ata përpiqen të tërheqin vëmendjen kudo që janë sepse hipokritët duhet të ndihen të vlerësuar nga të tjerët për shkak të faktit se ata nuk kanë mësuar se si ta kultivojnë këtë gjë për vete.

Duan t'i bëjnë përshtypje të tjerëve .
T'i bësh përshtypje dikujt është mëse normale, por kur të bëhet mënyrë jetese, ju keni të bëni me një hipokrit. Hipokritët janë aq të fokusuar në atë që mendojnë të tjerët sa humbasin kontaktin me atë që ata besojnë dhe vlerësojnë vetë.

Ata kanë qejf të mburrem.
Kjo vjen nga dikush me vetëbesim të ulët, dikush që përpiqet krijojë një imazh të rremë për veten, thjesht si një mjet për të bërë përshtypje.

Ata respektojnë vetëm njerëzit me pozitë ose që kanë një post më lartë se ata .

Kritikojnë të tjerët që duken më mirë se ata./Mesazhi/

 

The post Sjelljet e fshehta të hipokritëve, ja si t'i njihni appeared first on Mesazhi.com.

Kur dikush ju fyen, përkujtone këtë tregim

Posted: 19 Aug 2017 11:00 AM PDT

Një perëndimor faqezi kishte dëgjuar për një mësues feje dhe kishte vendosur ta provokonte. Pasi kishte shkuar në faltoren e tij, kishte filluar ta fyente dhe ta poshtëronte në të gjitha mënyrat e mundshme …

Mirëpo, gjatë gjithë ngjarjes, mësuesi (i fesë) kishte mbetur plotësisht i përmbajtur, asnjë muskul nuk i kishte lëvizur. Perëndimori nuk kishte mundur të besonte.

Pas gjysmë ore, ai më nuk kishte mundur ta fyejë, e kishte humbur të gjithë energjinë e tij dhe më në fund kishte vendosur ta pyeste mësuesin:

"Unë i kuptoj ato gjërat tuaja shpirtërore, kinse juve nuk ju intereson se çka mendojnë njerëzit, por unë të poshtërova dhe të ofendova, ti duhet të mësosh se duhet të luftosh për veten."

Për herë të parë, mësuesi foli: "O bir, a mund t'i bëj vetëm 2 pyetje?"
"Natyrisht", i tha njeriu.

Atëherë mësuesi i tha: "Nëse ti ma sjell një dhuratë, kurse unë nuk e pranoj, kujt i takon akoma ajo dhuratë?"
Njeriu tha: "Epo, nëse nuk e pranon dhuratën, atëherë ajo akoma më takon mua."

Pastaj mësuesi vazhdoi: "Dhe tani, biri im, nëse ti për mua ke vetëm fyerje, kurse unë nuk e pranoj atë, atëherë kujt i përket akoma ajo fyerje?"

Përshtati: Miftar Ajdini./Mesazhi/

The post Kur dikush ju fyen, përkujtone këtë tregim appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more