Skip to main content

Mesazhi.com: “Këta janë tre personat e arrestuar për sulmin kundër Zogajt (Foto)” plus 9 more

Mesazhi.com: “Këta janë tre personat e arrestuar për sulmin kundër Zogajt (Foto)” plus 9 more


Këta janë tre personat e arrestuar për sulmin kundër Zogajt (Foto)

Posted: 18 Aug 2017 05:03 PM PDT

Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për sulm ndaj Sokol Zogajt, drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Insajderi ka mësuar se të arrestuarit janë Blerim Abdullahu, Burim Zhejqi, Guri Mulolli dhe ka siguruar fotot e të tre të dyshuarve për rrahjen e drejtorit të SHKK'së.

Personi i identifikuar si Blerim Abdullahu konsiderohet si i dyshuari kryesor për kryerjen e sulmit.

Gjatë aksionit të zhvilluar sot, policia po ashtu konfiskoi automjetin me të cilin dyshohet se është përdorur për ikjen e tyre pas sulmit.

Zogaj është rrahur mëngjesin e së mërkurës nga persona të maskuar. Sulmi ndaj tij ka ndodhur në hyrjen e banesës ku ai banon.

Ai është rrahur me shufra metalike dhe mjete tjera të forta në kohën kur po shkonte në punë.

Blerim Abdullahu

Burim Zhjeqi

Guri Mulolli

 

 

The post Këta janë tre personat e arrestuar për sulmin kundër Zogajt (Foto) appeared first on Mesazhi.com.

Mbipesha rrit rrezikun e kancerit te femrat

Posted: 18 Aug 2017 02:20 PM PDT

Qelizat yndyrore në trup prodhojnë estrogjen prandaj femrat në mbipeshë mund të kenë nivele më të larta të estrogjenit dyfish sesa normalja.Kjo e nxit rritjen e qelizave malinje.

Femrat mbipeshë kanë një rrezik 40 për qind më të lartë të zhvillimit të shtatë llojeve të kancerit, konfirmuan statistikat e shoqatës britanike "Cancer Research".

Shtatë llojet e kancerit të shoqëruara me obezitet janë kanceri i zorrës së trashë, kanceri i gjirit pas menopauzës, kanceri i fshikëzës, kanceri ovarian dhe i mitrës, kanceri i veshkës, kanceri pankreatik, dhe kanceri i ezofagut.

Është vlerësuar se në 1000 femra obeze, 274 ​​prej tyre diagnostikohen me kancer, ndërsa e njëjta gjë i pret 194 femra me peshë normale trupore.

Qelizat yndyrore në trup prodhojnë estrogjen dhe femrat mbipeshë mund të kenë nivele të dyfishuar të estrogjenit.

Prandaj nuk është për t'u habitur se 12 për qind e femrave në mbipeshë janë diagnostikuar me kancer të gjirit.

Humbja e peshës nuk është e lehtë, prandaj nuk duhet bërë ndryshime drastike por vetëm të shkohet hap pas hapi dhe të ushtrohet./Mesazhi/

The post Mbipesha rrit rrezikun e kancerit te femrat appeared first on Mesazhi.com.

Biskota me limon

Posted: 18 Aug 2017 01:40 PM PDT

Përbërësit
Përgatitja
Nxehim paraprakisht furrën në 190 gradë C. Hedhim përzierjen e kekut (miellin) në një tas të madh.
Përziejmë me të vezët, vajin dhe ekstraktin e limonit. I trazojmë derisa të përziehen mirë.
Hedhim një lugë çaji plot me brumë në një tas me sheqer pluhur. Kështu bëjmë me të gjithë brumin. Rrotullojmë brumin rreth sheqerit derisa të mbulohet lehtë me sheqer.
Pasi të jetë sheqerosur i gjithë brumi (biskotat), i vemë ato në një fletë gatimi pa yndyrë.
I pjekim për 6 deri në 9 minuta në furrën e nxehur që më parë. Anash, biskotat do të kenë ngjyrë kafe ndërsa nga brenda do të jenë të buta./Mesazhi/

The post Biskota me limon appeared first on Mesazhi.com.

Pse nuk lejohet t’i fryhet ushqimit të nxehtë?

Posted: 18 Aug 2017 01:00 PM PDT

Fryerja e ushqim të nxehtë për ta ftohur. Kjo është një praktik e zakonshme të cilën e përdorin shumë njerëz, e sidomos fëmijët, çdo ditë.

Ne e dimë se Pejgamberi i Allahut, Muhammedi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, na ka ndaluar këtë veprim, dhe e dimë se asnjë fjalë e tij nuk ka qenë pa arsye.

Faktet shkencore tregojnë se në trupin tonë gjendet një baktere "miqësore", e cila është vendosur në fyt, dhe në dallim nga bakteret e dëmshme ndihmon trupin tonë të mbrohet kundër sëmundjeve të caktuara.

Por, kur njeriu fillon të fryej, kjo baktere, bashkë me ajrin, del nga zgavra e gojës, dhe kur ajo vjen në kontakt me sipërfaqen e nxehtë transformohet në baktere të dëmshme, dhe ndihmon formimin e qelizave kancerogjene që shkaktojnë kancer.

Prandaj, për shkak të kësaj, këshillohemi të mos i fryejmë ushqimit apo pijeve të nxehtë për t'i ftohur. Abdullah Ibn Abbasi ka thënë: "Pejgamberi i Allahut, Muhammedi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka ndaluar të merret frymë ose të fryhet mbi enë" Transmeton Ebu Davudi./Mesazhi/

The post Pse nuk lejohet t'i fryhet ushqimit të nxehtë? appeared first on Mesazhi.com.

Mos e humb shpresën në mëshirën e Allahut!

Posted: 18 Aug 2017 01:00 PM PDT

Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) transmeton se Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë: "Një ditë një qen po sillej rreth një pusi, pasi e kishte kapluar etja për vdekje.

Atë e pa një imorale prej Beni Israilëve. Ajo hoqi këpucën e saj dhe me të i dha ujë qenit derisa u ngop dhe për këtë vepër iu falën mëkatet." (Buhariu dhe Muslimi)
Dobitë që përfitohen nga hadithi:

Mëkatet e mëdha shkatërruese ka mundësi që Allahu i Madhëruar t'i falë për shkak të disa veprave të pakta vullnetare.

Njeriu nuk duhet të përçmojë punën sado e vogël qoftë ajo, sepse ndoshta në atë vepër të vogël mund të fshihet shpëtimi dhe fitorja për në Xhenet.
Edhe tek kafshët ka shpërblime; të mëshirshmit do t'i mëshirojë i Plotmëshirshmi, Allahu i Madhëruar.

Inkurajimi për të treguar bamirësi me njerëzit, sepse nëse falja e mëkateve dhë mëshira arrihen duke i dhënë të pijë ujë një qeni, atëherë dhënia ujë një muslimani patjetër që ka shpërblim më të madh.

Në hadith shihet rëndësia e dhënies ujë. Gjithashtu në një hadith është përcjellë nga i Dërguari i Allahut (alejhi selam) se ka thënë: "Sadakaja më e mirë është dhënia e ujit." ("Sahih el xhami" 1113)

"Ngjarjet e popujve të hershëm" Shejh: Mesh'hur Hasen Selman (Allahu e ruajt!)./Mesazhi/

The post Mos e humb shpresën në mëshirën e Allahut! appeared first on Mesazhi.com.

Kjo është kriza e re që pritet ta godasë QKUK-në

Posted: 18 Aug 2017 12:49 PM PDT

Gjykata e Apelit me vendimin e saj ka zënë në befasi mbi 240 mjekë specializantë në nivel vendi. Mjekët që fituan gradat me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë si rezultat i përvojës mbi 10 vjeçare, tashmë janë në hall të madh.

Vendimi i gjykatës, sipas mjekëve, krijon gjendje kolapsi në shëndetësi në nivel kombëtar, ndërsa paditësit që janë pesë mjekë, dy prej të cilëve me specializime të kontestuara, paraqesin kundër-argumentet e tyre.

Gjykata e Apelit me vendimin e saj për të mos njohur pozitat e specialistëve dhe të subspecialisteve është pritur me shqetësim të madh të mbi 240 mjekëve të cilët me vendim të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani kanë gëzuar të drejtën e gradimit si rezultat i përvojës mbi 10 vjeçare në shërbimet specifike shëndetësore.

Rastin në gjykatë e dërguan vetëm 5 mjekë ndërsa vetë drejtori i SHSKUK-së Curr Gjoci është mjaft i befasuar se si ka arritur gjykata ta marrë këtë vendim jashtë çdo vlerësimi objektiv.

Por sipas njërit prej mjekëve të cilët kanë paditur MSH-në për barazvlerësime të cilat i ka bërë, sistemi shëndetësor në Kosovë duhet të rrënohet i tëri dhe të zhvillohet  prej fillimit, raporton RTK.

Sipas shefit të katedrës se Internos, Shemsedin Sadiku, sistemi shëndetësor në Kosovë do të pësojë kolaps nëse vjen deri tek anulimi i gradave, të cilat u janë dhënë mjekëve.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në ditët në vijim ajo do ta shqyrtojë vendimin e gjykatës së apelit dhe do t`i njoftojë institucionet shëndetësore lidhur me hapat e mëtutjeshëm, por deri atëherë të gjitha thirrjet përkatëse të cilët i kanë mjekët sipas ministrisë janë valide deri në njoftimin tjetër të Ministrisë.

The post Kjo është kriza e re që pritet ta godasë QKUK-në appeared first on Mesazhi.com.

Ky është shteti më bujar në botë

Posted: 18 Aug 2017 12:45 PM PDT

________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Turqia ndodhet në pozitën e parë të vendeve që bëjnë më shumë ndihma humanitare në bazë të nivelit të të ardhurave kombëtare, për vendet e tjera në gjithë botën dhe posaçërisht për refugjatët, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të mbledhura nga gazetari i AA-së me rastin e 19 gushtit "Ditës Botërore të Ndihmave Humanitare", Turqia është shteti më bujar i botës për ndihmat humanitare.

Përveç ndihmave materiale, Turqia dhe organizatat humanitare turke, po bëjnë ndihma humanitare në fusha të shumta si në ushqim, shëndetësi, edukim në gjeografi të ndryshme nga Somalia në Siri, e nga Bangladeshi në Ugandë.

Në Raportin Global për Ndihmat Humanitare të publikuar së fundmi në muajin qershor, të përgatitur nga një organizatë e pavarur "Gelişim Girişimi", theksohet se sa bujare është Turqia për ndihmat humanitare.

Sipas raportit Turqia me 6 miliardë dollarë ndihma humanitare gjatë vitit 2016, ka marrë vendin e dytë pas SHBA-ve me 6,3 miliardë dollarë në bazë të sasisë.

Por nëse vlerësohen të ardhurat kombëtare, Turqia ndodhet mbi të gjitha vendet e tjera në aspektin e ndihmave. Turqia me të ardhurat bruto kombëtare prej 857 miliardë dollarë për vitin e kaluar, ka bërë ndihma prej 6 miliardë dollarësh, kurse SHBA-ja me 18,7 trilionë dollarë të ardhura bruto kombëtare ka bërë 6,3 miliardë dollarë ndihmë.

Ndihmat e Turqisë gjatë vitit 2015 ishin në vlerë prej 3,2 miliardë dollarësh. Kurse këtë vit kjo vlerë është rritur për 115 për qind dhe ka arritur në 6 miliardë dollarë. Sipas këtyre shifrave, Turqia 0,75 për qind të të ardhurave të saj po i harxhon për ndihma humanitare. Në këtë mënyrë Turqia po mbulon më shumë se 1 të pestat e gjithë ndihmave humanitare për vitin 2016.

Sipas raportit Global për Ndihmat Humanitare, Turqia, gjatë viteve 2013, 2014 dhe 2015 ishte vendi i tretë që bënte më shumë ndihma, kurse në raportin e vitit 2016 ishte radhitur në vendin e dytë.

Zgjat duar për refugjatët 

Turqia ndodhet në vendin e parë edhe për strehimin e refugjatëve. Sipas të dhënave zyrtare Turqia është nikoqire e 2,9 milionë refugjatëve dhe është vendi me më së shumti refugjatë në botë.

Pakistani ndodhet në vendin e dytë dhe është pritës i 1,4 refugjatëve, Libani në të tretin me 1 milionë refugjatë, kurse Irani me 980 mijë dhe Etiopia me 790 mijë refugjatë ndodhen në vendin e katërt dhe të pestë

The post Ky është shteti më bujar në botë appeared first on Mesazhi.com.

Si ta hiqni klorin?

Posted: 18 Aug 2017 12:20 PM PDT

Uji që rrjedh nga rubineti është i mbushur me klor dhe kloreminë, gaz toksik që njihet si dezinfektues.

Uji që e pimë nuk duhet të përmbajë më shumë se 4 mg klor në 1 litër ujë, por, fatkeqësisht, kjo shkon përtej limit.

Është e dëshirueshme të ekzaminohet uji që e pimë dhe këtë mund ta bëni lehtë me një testues që teston kualitetin e ujit dhe sasinë e klorit.

Sidoqoftë, është e dëshirueshme të filtrohet uji që e pimë, pasi që klori, në periudhë afatgjatë, është shumë i dëmshëm për trupin e njeriut.

Konsumimi i ujit të klorinuar e rrit rrezikun e kancerit në fshikëz, rritë nivelet e kolesterolit, si dhe shkakton astmën dhe alergjinë. Gjithashtu, ky ujë është i dëmshëm për lëkurën dhe sytë.

Si ta hiqni klorin?

Mënyra më e thjesht për ta bërë këtë është të hidhni disa pika lëng limoni në gotën me ujë, pasi që vitamina C e pastron ujin.

Ky pastrim i ujit mund të bëhet edhe me tableta të vitaminës C. Zakonisht proporcioni i kërkuar është 1 mg vitaminë për 1 litër ujë, por mund të shtoni më shumë, varësisht nga sasia e klorit që gjendet në ujë.

Klori mund të hiqet edhe përmes vlimit të ujit./Mesazhi/

The post Si ta hiqni klorin? appeared first on Mesazhi.com.

Asus zbulon modelet e reja të telefonave të linjës ZenFone

Posted: 18 Aug 2017 11:00 AM PDT

Asus ka zbuluar telefonat e rinj në linjën ZenFone, duke përfshirë modelet ZenFone 4 dhe 4 Pro. Seria e re vazhdon të promovojë tiparet më të mira të fotografisë, sikurse versionet e mëparshme të ZenFone që janë bërë nga Asus.

ZenFone 4 Pro është në krye të linjës, me një procesor Qualcomm Snapdragon 835, 64 GB RAM, 128 GB hapësirë ​​të brendshme dhe 3,600 mAh bateri me ngarkim të shpejtë.

Telefoni përmban një ekran me 5.5 inç në Full HD Amoled dhe një kornizë prej 2.1mm, me trupin prej alumini dhe skaner të gjurmëve të gishtave në pjesën e përparme në mënyrë të drejtpërdrejtë. ZenFone 4 vjen me një dizajn të ngjashëm, me ekranin Super IPS +, Snapdragon 660, 4 ose 6 GB RAM dhe 64 GB memorie si opsion.

Të dy telefonat vijnë me një kamerë të pasme prej 12 megapikselësh dhe Sony IMX362 dhe OIS, me një hapje më të mirë f / 1.7 për versionin Pro kundrejt f / 1.8 në ZenFone 4 standard. Asus tha se kamera përmban Dual Pixel më të shpejtë të dyfishtë në botë, si dhe një sensor për korrigjimin e ngjyrave dhe mbështetje për videot 4K.

Versioni Pro ka një kamerë të dytë me 16 megapiksel me zmadhim optik 2x, ndërsa ZenFone 4 vjen me një aparat të dytë me 8 megapiksel me lente me kënd të gjerë 120-shkallë. Të dyja modelet gjithashtu kanë kamera para prej 8 megapikselësh.

Për tregun e përdoruesve mesatar, Asus prezantoi edhe ZenFone 4 Selfie dhe Selfie Pro. Këto ofrojnë shfaqje të ngjashme në serinë kryesore, por me procesorë pak më të ngadalshëm, duke u bazuar në Snapdragon 430 dhe 625 respektivisht.

Të dy telefonat kanë kamera të pasme me nga 16 megapikselë, dhe bateri prej 3.000 mAh dhe Android 7./Mesazhi/

The post Asus zbulon modelet e reja të telefonave të linjës ZenFone appeared first on Mesazhi.com.

Policia e ndaloi namazin e Xhumasë te Ura e Ibrit

Posted: 18 Aug 2017 10:49 AM PDT

Policia e Kosovës ka refuzuar kërkesën e Bashkësisë Islame për faljen e namazit të Xhumasë tek lokacioni i xhamisë së Ibrit në afërsi të urës që ndanë veriun me jugun.

Izet Feka, sekretar i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, u shpreh i bindur se Policia në veri do ta shqyrtojë në të ardhmen kërkesën e tyre më seriozisht dhe do të ketë në konsideratë mendimin, dëshirën, si dhe nevojën e xhematit për faljen e xhumasë në këtë lokacion.

"Ne kemi bërë një kërkesë sot me fal xhumanë. Është refuzuar ajo kërkesë prej policisë, por besoj se në të ardhmen kanë me shqyrtu këtë kërkesë më seriozisht dhe besoj se kanë me pas në konsideratë edhe mendimin, dëshirën apo nevojën e xhematit… Në bazë të ligjit, në vendet ku ekziston prona e BI-së dhe prona e komuniteteve fetare, nuk kërkohet leje, kërkohet vetëm një paralajmërim", tha Feka.

Në anën tjetër, Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, ka qartësuar se policia asnjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk është kundër kryerjes së ritualeve fetare të cilitdo komunitet qofshin ato.

Mirëpo, shtoi ai, për policinë është shumë me rëndësi që kryerja e këtyre ritualeve, të bëhet në mënyrën më të sigurtë për qytetarët dhe të mos ketë incidente.

"Arsyetimet tona kanë qenë të pranuara edhe nga vetë kreu i BI-së… Mënyra e zgjidhjes së këtij problemi duhet të zgjidhet në forma tjera, nga pushteti lokal deri në nivelin e pushtetit qendror… Policia e Kosovës vetëm mbi bazën e sigurisë nuk ka lejuar një tubim të tillë.

Sa për t'u mos u keqkuptuar, nuk është çështja se falja e një namazi paraqet rrezik për një pjesë tjetër, dhe policia e Kosovës nuk është kundër kryerjes së këtyre ritualeve, por qëllimi është që ne t'i mbrojmë këta persona që bëjnë faljen e këtij namazi që kjo të bëhet në mënyrën më të sigurt dhe tërë kjo të kaloj pa incidente", ka thënë Hoti.

The post Policia e ndaloi namazin e Xhumasë te Ura e Ibrit appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more