Skip to main content

“Libani dhe grupi Hezbollah e kanë filluar sulmin kundër IS-it” plus 16 more Radio Evropa e Lirë

“Libani dhe grupi Hezbollah e kanë filluar sulmin kundër IS-it” plus 16 more Radio Evropa e Lirë


Libani dhe grupi Hezbollah e kanë filluar sulmin kundër IS-it

Posted: 19 Aug 2017 09:27 AM PDT

Armata e Libanit sot ka shpallur se e ka lansuar një fushatë ushtarake, që është pritur për një kohë të gjatë, kundër grupit esktremist, Shtetit Islamik (IS), në një enklavë afër kufirit verilindor të Libanit me Sirinë. Njëherësh, grupi shiit në Liban, Hezbollah, ka shpallur se së bashku me ushtrinë siriane, e ka filluar një operacion në pjesën perëndimore të malit Kalamoun. Ushtria libaneze tha se po e sulmonte grupin e IS-it nga brendia e territorit të saj dhe se ka koordinim me ushtrinë siriane dhe Hezbollahun në këtë operacion. Në një konferencë për shtyp, që transmetohej në televizion, një zëdhënësi i ushtrisë së Libanit tha se operacioni do të vazhdoj derisa ushtria ta ripërtrijë kontrollin e pjesës së fundit të kufirit libanezo-sirian, që mbetet nën kontroll të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS). Çfarëdo operacioni i përbashkët i ushtrisë libaneze me Hezbollahun dhe me ushtrinë siriane,do të jetë i ndjeshëm politikisht në Liban, pasi Libani merr ndihmë të konsiderueshme nga ushtria e Shteteve të Bashkuara, ndërsa Uashingtoni e klasifikon Hezbollahun, e mbështetur nga Irani, si grup terrorist.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Spanjë: Vazhdon kërkimi për të dyshuarin e sulmit në Barcelonë

Posted: 19 Aug 2017 08:25 AM PDT

Autoritetet e Spanjës sot e kanë vazhduar kërkimin për shtetasin nga Maroku, për të cilin besohet se ishte njëri nga autorët e sulmit të dyfisht terrorist në Barcelonë dhe në një pushimore bregdetare. Nga goditja me një minibus në turmën e njerëzve në Barcelonë, janë vrarë 13 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Policia tha se po kërkohet personi 22 vjeçar, Younes Abouyaaqoub, por nuk i ka konfirmuar raportet e mediave spanjolle se ai ishte shofer i dyshuar, i cili iku nga makina dhe shpëtoi pa u zënë. Në pushimoren Kambrilis, nga goditja me makinë, është vrarë një femër dhe 6 persona të tjerë janë plagosur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, para se policia i kishte vrarë të pesë sulmuesit, të cilin bartnin jelekë të rrejshëm eksplodues dhe ishin të pajisur me shufra hekuri dhe thika në veturë. Tre prej sulmuesve ishin shtetas marokenë. Në spitale ende mbeten 54 persona të plagosur në sulmet në Barcelonë dhe Kambrils. Prej të plagosurve në Barcelonë, 12 vetë janë në gjendje kritike shëndetësore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusi: IS e mori përgjegjësinë për sulmin në qytetin e Siberisë

Posted: 19 Aug 2017 07:33 AM PDT

Së paku shtatë vetë janë plagosur nga një sulmues me thikë në qytetin Surgut në Siberi të Rusisë, para se ai të qëllohej për vdekje nga policia, kanë thënë sot hetuesit rusë. Grupi ekstremist, Shteti islamik (IS), e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, duke thënë se sulmuesi ishte njëri prej militantëve të vet, ka raportuar faqja në Internet e agjencisë së lajmeve, Amaq, që është e lidhur me IS-in. Më herët ishte thënë se numri i të plagosurve ishte tetë. Agjencia e lajmeve, Interfax, e ka cituar Ministrinë e brendshme rajonale, që ka thënë se autoritetet nuk konsiderojnë se terrorizmi ishte motiv për këtë sulm. Sulmuesi është identifikuar si banor lokal i lindur në vitin 1994. Autoritetet thanë se po shqyrtohet çështja për "çrregullime të tij të mundshme psikiatrike". Katër prej të plagosurve janë në gjendje kritike, thanë zyrtarët rajonalë. Qyteti Surgut është qendër e industrisë së naftës në Siberi. I ka afro 300 mijë banorë dhe gjendet 2,100 kilometra në verilindje të Moskës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kriza politike “prodhon” krizën ekonomike

Posted: 19 Aug 2017 06:32 AM PDT

Përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe ekspertë për çështje ekonomike, shprehin shqetësimin se situata ekonomike do të bartë pasoja më të mëdha nga gjendja aktuale politike.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Berlin: Policia i ka ndarë neonazistët dhe kundërshtarët e tyre

Posted: 19 Aug 2017 05:38 AM PDT

Afro 500 neonazistë e kanë filluar sot një marsh në Berlin, për ta shëmnuar 30 vjetorin e vetëvrasjes së ish-zëvendësit të Hitlerit, Rudolf Hess. Neonazistët janë tubuar afër stacionit të traneve, ku kishte filluar një protestë kundër tyre. Afro 1 mijë policë ishin vendosur për t'i ndarë të dy palët dhe për t'i parandaluar përleshjet ndërmjet tyre. Policia u tha organizatorëve se ata mund të marshojnë, por ata nuk kanë leje ta lavddërojnë Rudolf Hessin, i cili pat vdekur në burgun Spandau. Hess ishte dënuar me burgim të përjetshëm në proceset e njohura të Nurembergut, për rolin e tij në planifikimin e Luftës së Dytë Botërore. Ai vdiq më 17 gusht 1987, ndërsa autoritetet aleate vlerësuan se vdekja e tij ishte vetëvrasje. Simpatizuesit e nazistëve pretendojnë se ai ishte vrarë dhe për këtë arsye për çdo vit organizojnë marsh për nder të tij. Neonazistët janë lejuar që ta kenë nga një parullë në çdo 50 pjesëmarrës. Mburojat, helmetat dhe shkopinjtë, me të cilat, javën e kaluar, ishin pajisur protestuesit e së djathtës ekstreme dhe neonazistët në Sharllotsvill të Shteteve të Bashkuara, në Gjermani nuk lejohen.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusi: Një sulmues me thikë i ka plagosur 8 vetë e pastaj u vra nga policia

Posted: 19 Aug 2017 05:26 AM PDT

Së paku tetë vetë janë plagosur nga një sulmues me thikë në qytetin Surgut në Siberi të Rusisë, para se ai të qëllohej për vdekje nga policia, kanë thënë sot hetuesit rusë. Sulmuesi mashkull "ka kryer sulme kundër kalimtarëve të rastit, duke i plagosur tetë vetë me therrje derisa lëvizte përgjatë rrugëve qendrore të qytetit", ka thënë Komiteti i Hetimeve i Rusisë. Nuk është i qartë motivi i këtij sulmi. Sulmuesi është identifikuar si banor lokal i lindur në vitin 1994. Dy prej të plagosurve janë në gjendje kritike. Qyteti Surgut është qendër e industrisë së naftës në Siberi. I ka afro 300 mijë banorë dhe gjendet 2,100 kilometra në verilindje të Moskës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump ende s’ka vendosur për dërgim të forcave shtesë në Afganistan

Posted: 19 Aug 2017 05:16 AM PDT

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ende s'ka marrë vendim për dërgimin e forcave shtesë në Afganistan, pasi të premten mbrëma mori propozimet e këshilltarëve të tij për Siguri Kombëtare, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Finlandë: Për sulmin me thikë, hetime për terrorizëm të mundshëm

Posted: 19 Aug 2017 03:50 AM PDT

I dyshuari i arrestuar për vrasjen e dy njerëzve dhe plagosjen e tëtë të tjerëve, në sulmin me thikë në qytetin Turku në Finandë, po hetohet për vrasje me qëllim të mundshëm terrorist, ka thënë sot policia. "Për shkak të informacionit që e morën gjatë natës, therrjet në Turku tash po hetohen si vrasje me qëllim terrorist", thuhet në deklaratën e Buros Kombëtare të Hetimeve në Finlandë. Policia e ka identifikuar të dyshuarin se person 18 vjeçar, shtatas i Marokut. Pas sulmeve të djeshme, ai është qëlluar me armë nga policia, është arrestuar dhe aktualisht është në spital. Lidhur me këtë rast, janë arrestuar edhe katër indidivë të tjerë, megjithqë përfshirja e tyre në këtë incident nuk është e qartë. Dy të vrarët janë shtetas të Finlandës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pritjet e gjata në pikat kufitare, të pashmangshme

Posted: 19 Aug 2017 03:17 AM PDT

Qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë në vende të ndryshme perëndimore, gjatë udhëtimit të tyre për në Kosovë dhe kthimit, po ballafaqohen me pritje të gjata në pikat kufitare.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Schroeder i kundërshton kritikat lidhur me pozitën e tij në firmën ruse

Posted: 19 Aug 2017 02:09 AM PDT

Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, i cili është kritikuar ashpër për pranimin e nominimit të tij në bordin e kompanisë së naftës në Rusi, Rosneft, i ka hedhur poshtë kritikat duke i cilësuar si të motivuara politikisht. Ky zhvillim ndodhi pas shqetësimeve publike në Gjermani për përpjekjet potenciale të Rusisë për ndërhyrje në zgjedhjet e 24 shtatorit, në të cilat kancelarja, Angela Merkel, është përsëri kandidate për postin e kancelares. Rosneft është në shënjestër të sanksioneve perëndimroe për shkak të agresionit rus në Ukrainë. Schroeder, i cili pat thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është shok i tij i afërt, e ka mbrojtur vendimin e tij të para dy ditëve dhe tha se kjo nuk do ta dëmtoj Partinë Socialdemokrate të tij, ku disa anëtarë janë distancuar nga ai për shkak të kësaj çështjeje. "Nuk mendoj se posti im do të ketë ndikim negativ në zgjedhje", i tha Schroeder gazetës zvicerane, Blick, dhe ka shtuar se "Gjermanët kanë interes të madh që të kenë lidhje të arsyeshme me Rusinë. Sipas tij, "kjo është fushatë politike për zonjën Merkel" dhe se "njerëzit dëshirojnë ta ndihmojnë atë duke bërë shifje për mua".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Finlandë: Policia thotë se “nuk përjashtohet sulmi terrorist”

Posted: 19 Aug 2017 01:33 AM PDT

Policia në Finlandë thotë se dy vetë janë vrarë dhe 6 të tjerë janë plagosur, pasi mbrëmë janë therrë me thikë në qytetin perëndimor Turku. Nuk është e qartë nëse ky sulm me thikë ishte i ndërlidhur me terror ose është shkaktuar nga motive të tjera. "Tash për tash, ne nuk po zhvillojmë hetime për këtë si sulm terrorist, por nuk e përjashtojmë këtë", tha një zëdhënës i policisë. Policia tha se sulmuesi i dyshuaar është arrestuar pas të shtënave. Policia e ka përshkruar atë si "person të ri me origjinë të jashtme" dhe tha se ai është dërguar në spital pas ishte qëlluar në trup. Disa dëshmitarë deklaruan se sulmuesi i kishte thënë disa fjalë në gjuhën arabe, por policia nuk i ka konfirmuar këto raporte.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

I dërguari amerikan në turne për takime me kolegët rusë dhe ukrainas

Posted: 19 Aug 2017 01:21 AM PDT

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ukrainën, Kurt Volker, pasnesër do të udhëtoj për në Minsk të Bjellorusisë, për takime me përfaqësuesit e qeverisë së Rusisë, për "të diskutuar për raportet ruso-ukrainase", ka njoftuar mbrëmë Departamenti amerikan i shtetit. Pas Minskut, Volker do të udhëtojë në Kiev të Ukrainës, ku do t'i bashkohet sekretarit amerikan të mbrojtjes, Jim Mattis, në takimet me zyrtarët e qeverisë së këtij vendi, për të diskutuar për "hapat e ardhshëm në negociatat diplomatike për ripërtritjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës", thuhet në njoftimin e Departamentit amerikan të shtetit. Kurt Volker i ka thënë rrjetit, TV Current Time, që udhëhiqet nga Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës, se administrata e presidentit, Donald Trump, po e shqyrton mundësinë e dërgimit të armatimit për t'i ndihmuar forcat e qeverisë në Kiev për mbrojtje nga separatistët e mbështetur nga Rusia, në pjesën lindore të Ukrainës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shah: Garry Kasparov e përfundoi turneun e parë pas tërheqjes

Posted: 19 Aug 2017 01:00 AM PDT

Ish-kampioni botëror në shah, Garry Kasparov, e ka përfunduar turneun e parë pas tërheqjes nga shahu aktiv, duke u plasuar në vendin e tetë në konkurrencën e 10 lojtarëve. Kasparov luajti kundër shahistëve shumë më të rinj në turneun me lëvizje të shpejta, në Sent-Luis në Shtetet e Bashkuara. Ish-kampioni botëror luajti në formë jostabile, duke i fituar pak lojë kundër 10 lojtarëve të tjerë, në mesin e të cilëve ishin edhe katër shahistë në listën e 10 lojtarëve më të mirë në botë. Fitues i këtij turneu, që përfundoi mbrëmë, doli kryemjeshtri, Levon Aronian, nga Armenia. Garry Kasparov, 54 vjeçar, është i lindur në Baku të Azerbajxhanit, kur ky vend ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik të dikurshëm. Ai u tërhoq nga loja aktive në vitin 2005 dhe e formoi lëvizjen politike, Rusia Tjetër, për ta kundërshtuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Kasparov, i cili është kritik i ashpër i Kremlinit, përfundimisht u largua nga Rusia në vitin 2013, dhe asnjëherë nuk është kthyer më. Ai e ka marrë shtetësinë e Kroacisë në vitin 2014. Pjesën më të madhe të kohës e kalon në Nju Jork.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sindikata humb besimin e punëtorëve, u shërben partive në pushtet

Posted: 18 Aug 2017 11:25 PM PDT

Sindikata në Maqedoni po humb anëtarësinë nga viti në vit dhe si shkak për këtë besohet të jetë politizimi i këtij organi, i cili duhet të mbrojë të drejtat e punëtorëve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump shkarkon shefin politik Steve Bannon

Posted: 18 Aug 2017 10:45 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e ka shkarkuar, Steve Bannon, nga pozita e shefit politik. "Shefi i Stafit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly dhe Steve Bannon, janë pajtuar bashkërisht që sot të jetë dita e fundit e Steve në pozitë", ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders. "Ne jemi të lumtur për shërbimin e tij dhe i urojmë më të mirën", ka shtuar tutje ajo. Një burim i familjarizuar me vendimin, ka thënë se vendimi ka qenë duke u shqyrtuar për një kohë, duke i dhënë mundësi Bannon qëtë largohet vet. "Presidenti e ka marrë këtë vendim gjatë javëve të kaluara", ka shtuar burimi. Bannon e ka dëmtuar qëndrimin e tij, duke dhënë një intervistë për revistën American Prospect, gjatë kësaj jave, në të cilën është dukur se ai e ka nënvlerësuar pozicionin e Trumpit, përballë Koresë Veriore.  Ai ka thënë se shqyrtimi i një aksioni ushtarak nuk është opsion real i Shteteve të Bashkuara në Kore. "Derisa dikush të zgjedhë pjesën e ekuacionit, e cila më tregon se 10 milionë persona në Seul, nuk vdesin në 30 minutat e parë nga armët konvencionale, nuk e di se për çka jeni duke diskutuar, nuk ka zgjidhje ushtarake këtu", i ka thënë Bannon, revistës, American Prospect.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mattis do të vizitojë Ukrainën, Turqinë dhe Jordaninë

Posted: 18 Aug 2017 09:55 AM PDT

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, do të udhëtojë gjatë javës së ardhshme në Ukrainë, për t'u takuar me presidentin e këtij vendi, Petro Poroshenko, dhe shefin e Mbrojtjes së Ukrainës. Kievi e ka cilësuar këtë vizitë si hap, i cili mund të iniciojë një marrëveshje për mbrojtje. Pentagoni ka thënë se përveç Ukrainës, Matiss do të vizitojë edhe Jordaninë dhe Turqinë. Datat e sakta të vizitave ende nuk janë bërë të ditura. Pritet që në Kiev, të diskutohet rreth kundërshtimeve të këtij vendi me Rusinë, e cila është ndëshkuar me sanksione amerikane dhe evropiane, pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë dhe mbështetjes së separatistëve në lindje të Ukrainës. Rusia e mohon një gjë të tillë. Sipas një deklarate të lëshuar nga Pentagoni, thuhet se Mattis do të sigurojë se Shtetet e Bashkuara, janë " të përkushtuara për të kthyer sovranitetin dhe integritetin territorial" në këtë vend.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

S'përjashtohet mundësia që sulmi në Finlandë të jetë "terrorist"

Posted: 18 Aug 2017 09:53 AM PDT

Policia finlandeze tha se dy persona janë vrarë dhe të paktën 6 të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë në qytetin perëndimor të Turkut. Gazeta finlandeze "Helsingin Sanomat" raportoi se 8 vetë ishin dërguar në spital si pasojë e plagëve të marra më 18 gusht, disa prej të cilëve ishin në gjendje kritike. "Tash për tash, ne nuk po zhvillojmë hetime për këtë si sulm terrorist, por nuk e përjashtojmë këtë", tha një zëdhënës i policisë. (Video:Reuters)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more