Skip to main content

Lajmi.net: “Veseli shprehet i tmerruar për sulmin në Barcelonë” plus 8 more

Lajmi.net: “Veseli shprehet i tmerruar për sulmin në Barcelonë” plus 8 more


Veseli shprehet i tmerruar për sulmin në Barcelonë

Posted: 17 Aug 2017 11:46 PM PDT

Kadri Veseli

Gjithë personalitetet e botës reaguan duke dënuar sulmin dhe duke ngushëlluar popullin katalunas, shkruan lajmi.net.

Edhe në Kosova u solidarizua me Barcelonën, njashtu edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli që ka thënë se ndjehet i tmerruar për këtë tragjedi.

"I tmerruar pas sulmit terrorist në Barcelonë".

"Në mendjen dhe lutjet e mia janë viktimat dhe familjet e tyre", ka shkruar Veseli në Tëitter. /Lajmi.net/

Rhian Sudgen

Posted: 17 Aug 2017 11:35 PM PDT

18 shtetas të huaj viktima të sulmit në Barcelonë

Posted: 17 Aug 2017 11:31 PM PDT

Franca ka raportuar se 26 nga të lënduarit janë qytetarë të saj. Agjencia e Mbrojtjes Civile spanjolle ka konfirmuar se 18 të kombësive të ndryshme janë vdekur dhe të plagosur. Në mesin e viktimave ka edhe të mitur, shkruan El Pais.

Deri më tani nuk ka ndonjë emër për viktimat e sulmit, i cili la 13 të vdekur dhe qindra të plagosur, 15 prej tyre janë në rrezik për jetë, ndërsa 50 kanë lëndime më të vogla, transmeton lajmi.net.

Tani për tani, autoritetet spanjolle kanë detajuar vetëm se ka viktima nga të paktën 18 vende : Gjermania, Argjentina, Australia, Kina, Belgjika, Kuba, Franca, Spanja, Holanda, Hungaria, Peruja, Rumania, Irlanda, Greqia, Maqedonia, Italia dhe Venezuela, ndër të tjera, pa specifikuar nëse ata janë plagosur apo të vrarë.

Orinda publikon foton më të ‘nxehtë’ nga muaji i majltit (Foto)

Posted: 17 Aug 2017 11:30 PM PDT

Ata po qëndrojnë në Tajlandë, ku po kalojnë aventura të cilat jo çdonjëri arrin t’i kalojë, shkruan lajmi.net.

Çifti vazhdimisht po sjellin imazhe nga vendet që po vizitojnë, por më aktive është Orinda e cila së fundi publikoi edhe një foto të ‘nxehtë’.

Ajo u shfaq me bikini, ku tregoi linjat trupore me aspak celulit në trup, foto në të cilën u shfaq mjaft atraktive. /Lajmi.net/

Paralajmëron Rusia: Ja çfarë do të ndodhë nëse SHBA sulmon Korenë e Veriut

Posted: 17 Aug 2017 11:24 PM PDT

"Të gjitha palët e përfshira në tensionet në gadishullin Korean duhet të tregojnë përmbajtje dhe të parandalojnë situatën në arritjen në pikën e mos kthimit", deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Maria Zakharova në një koment të publikuar nga agjencia zyrtare e lajmeve, TASS.

"Nuk ka alternativë tjetër nga zgjidhja paqësore e tensioneve mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut", shtoi ajo.

Rusia dhe Kina, që kanë marrëdhëniet më të ngushta diplomatike me shtetin e izoluar të Koresë së Veriut, janë përpjekur të nxisin një marrëveshje paqeje ku Koreja e Veriut të ndërpresë programin me armë bërthamore në këmbim të ndërprerjes nga Koreja e Jugut të stërvitjeve ushtarake me SHBA-në, njoftoi TAS.

LDK-ja nuk pranon ultimatume

Posted: 17 Aug 2017 11:15 PM PDT

Lumir Abdixhiku

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk pranon e as nuk operon nën logjikën e ultimatumeve.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën "Zëri" deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke e komentuar ultimatumin 10-ditor të kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli, që LDK-ja dhe LVV-ja të arrijnë marrëveshje për formimin e Qeverisë, në të kundërtën, siç ka thënë ai, qëndrimi i tij në koalicion me partinë e Isa Mustafës nuk ka kuptim.

"Çështja e luftimit të kapjes e të kapësve është çështje besimi. Ose ke besim, ose s'e ke. Në qoftë se beson në projektin antikapje, atëherë s'ka gjë që të largon nga ky rrugëtim. Në të kundërtën, po s'besove, gjen pretekste e arsye nga më të ndryshmet", është shprehur Abdixhiku.

Sipas tij, koalicioni parazgjedhor LAA ka garuar përpara qytetarëve me ofertën se për asnjë çmim s'do të bëjnë koalicion me PDK-në, e cila platformë, siç thotë ai, do të ruhet me kujdes.

Megjithatë Abdixhiku, i cili është njëri nga deputetët më të votuar të LDK-së, thotë se  nëse dikush e ka ndarë mendjen të shkojë e t'i bëjë argat PDK-së, e ka rrugën e hapur.

Ai është i bindur se as më 24 gusht Kadri Veseli nuk do të mundë të zgjidhet kryeparlamentar, pasi që koalicioni PAN nuk i ka votat e nevojshme në Kuvend.

PDK-ja, drejt zgjedhjeve me ‘luftë’ në bastione

Posted: 17 Aug 2017 11:12 PM PDT

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po bëhet gati për zgjedhjet lokale të këtij viti, të cilat do të mbahen më 22 tetor derisa në dy bastionet kryesore të saj që nga paslufta, në Skenderaj dhe në Drenas, ka përplasje të mëdha mes figurave kryesore politike të partisë.

Kundër kandidaturës së Sami Lushtakut edhe për një mandat të ri në krye të Skenderajt ka dalë ish-deputeti i kësaj partie Nuredin Lushtaku, shkruan Zeri.

Për më tepër edhe djali i heroit Hamëz Jashari, Bekimi, ka deklaruar ditë më parë se nëse Nuredin Lushtaku nuk do të kandidatohet nga PDK-ja për zgjedhjet në komunën e Skenderajt, ai do të dalë kandidat i pavarur dhe nuk do ta përkrahë kryetarin aktual Sami Lushtaku.

Telashe hiç më të vogla partia e Kadri Veselit ka edhe në Drenas, ku janë tre pretendues të PDK-së për kryetar të komunës: Ramiz Lladrovci, Naim Bazaj dhe Bislim Zogaj, të cilët po ashtu kanë deklaruar se nëse nuk e marrin besimin e partisë do të dalin si kandidat të pavarur.

Cozman feston ditëlindjen, ja sa vjeç u bë (Foto)

Posted: 17 Aug 2017 11:04 PM PDT

Këtë gjë e ka bërë të ditur vet ai, përmes një postimi në rrjetin social Snapchat, shkruan lajmi.net.
Po ashtu, Cozman bëri të ditur se sot mbush 32 vjet dhe për këtë ai festoi mbrëmë me shoqërinë e tij.
Edhe pse ishte i ftuar të performonte në një klun, reperi e vazhdoi festën edhe pas asaj. /Lajmi.net/
 

Kështu do të jetë moti, bëhuni gati për…

Posted: 17 Aug 2017 10:52 PM PDT

"Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët . Vranësirat ditën e diel  vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me reshje lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet normale por jo stabile. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi deri 8m/s", ka njoftuar IHMK.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more