Skip to main content

INSAJDERI: “Sa armë janë të regjistruara në Zvicër?” plus 19 more

INSAJDERI: “Sa armë janë të regjistruara në Zvicër?” plus 19 more


Sa armë janë të regjistruara në Zvicër?

Posted: 20 Aug 2017 09:31 AM PDT

Në regjistrin online të armëve (OAWR) aktualisht raportohet të jenë regjistruar rreth 876.000 pistoleta dhe pushkë. Regjistri flet për rreth 279,000 pronarë të armëve, përcjell albinfo.ch.

Megjithatë, shifrat nuk japin një pamje të saktë të armëve në pronësi private. Për shembull, armët e ushtrisë nuk përfshihen në këto shifra. Armët që janë blerë ose ndryshuar nga pronarët para detyrimit për t'u regjistruar në vitin 2008 nuk janë të regjistuara.

Pyetësori në internet, i cili ka funksionuar që nga fillimi i tetorit 2016, i jep policisë mundësinë për të marrë informacion mbi blerjen, posedimin ose fatin e armëve nga regjistrat e ndryshëm kantonalë.

Në vitin 2011 votuesit zviceranë hodhën poshtë të ashtuquajturën "Waffenschutzinitiative", dhe kështu një regjistër nacional të armëve.

The post Sa armë janë të regjistruara në Zvicër? appeared first on INSAJDERI.

Shitet objekti që dikur ishte tualet publik

Posted: 20 Aug 2017 09:26 AM PDT

Tualeti publik që ndodhet në qendër të Surreyt të Anglisë, ishte privatizuar gjatë vitit 2012 nga një kompani ndërtimi për 75 mijë euro.

Që atëherë është bërë renovimi i tërësishëm i objektit, duke e kthyer në një shtëpi luksoze me ngrohje në dysheme, panele nga xhami, si dhe mobilie moderne.

Për këtë objekt banimi, që ndodhet në një pjesë shumë të mirë të qytetit, janë paguar 360 mijë euro, aq sa do të kushtonte një shtëpi e madhe në ndonjë zonë më periferike.

Madje, interesimi ka qenë shumë i madh dhe pritet që në të ardhmen të shitet për çmim shumë më të lartë.

The post Shitet objekti që dikur ishte tualet publik appeared first on INSAJDERI.

Erdogan kritikon SHBA-të, ka një mesazh për Trumpin

Posted: 20 Aug 2017 09:25 AM PDT

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kritikuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e saj ndaj Forcave Demokratike të Sirisë (SDF), duke thënë se armët që Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar në Siri “kanë përfunduar në Turqi”.

“Armët që u janë shpërndarë organizatave që luftojnë kundër Daesh [akronimit arabisht për Shtetin Islamik të Irakut dhe Levantit] në Siri dhe Irak janë përdorur në sulmet e PKK-së në Turqi”, tha Erdogan më 20 gusht, raporton gazeta turke Hurriyet.

“Ka më shumë se një mijë kamionë [me armë v.j] që kanë ardhur nga Iraku në Siri. Ato u dërguan tek organizatat terroriste në Siri. Tani ata thuhet se i përdorin ato në Siri. Pastaj, ato do t’i përdoren kundër Turqisë”, deklaroi Erdogan.

“Ne e kemi njoftuar Presidentin e SHBA, Donald Trump. Kemi kërkuar të dimë se ‘çfarë do të bëni me këto armë?’. Ne duam që ato armë të kthehen”, shtoi Erdogan. /Insajderi.com

The post Erdogan kritikon SHBA-të, ka një mesazh për Trumpin appeared first on INSAJDERI.

Kapen grupi i hajdutëve në Shëngjin, iu vidhnin turistëve paratë dhe gjërat personale

Posted: 20 Aug 2017 09:15 AM PDT

Shkatërrohet grupi i hajdutëve të cilët vidhnin pushuesit në çadrat e plazhit në Shëngjin të Lezhës.

Bëhet fjalë për dy të rinj në moshë të mitur, të cilët u arrestuan gjatë ditës së sotme gjatë operacionit të koduar "Çadrat".

Ata dyshohet se vidhnin vlera monetare dhe sende te tjera personale pushuesve në çadrat e tyre në plazhin e Shëngjinit.

Të arrestuarit janë P.D., 14 vjeç, me precedentë të mëparshëm penalë dhe B.Ç., 16 vjeç, banues në Lezhë.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e M.P., 16 vjeç, banues në Lezhë

Po ashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë E.Gj., 15 vjeç, banues në Lezhë.

Nga veprimet hetimore të kryera nga policia, është arritur të dokumentohet autorësia e disa vjedhjeve të ndodhura në plazhin e Shëngjinit, ku ka rezultuar se të rinjtë në bashkëpunim me njëri- tjetrin janë autorë të kryerjes së tyre.

Më konkretisht ata akuzohen se më 18 gusht në Shëngjin, i kanë vjedhur 600 euro, 7000 lekë të reja dhe dy telefona celular shtetasit A.B..

Po ashtu më 16 gusht, në plazhin e Kunes- Shëngjin, i kanë vjedhur 1140 dollarë, 130 euro, 24 mijë lekë të reja, tre telefona celular dhe dokumente të ndryshme shtetasit A.B.

Më 10 gusht, dyshohet se në Shëngjin, kanë tentuar të vjedhin fenerin e mjetit BMË në pronësi shtetasit D.S.

Më 2 gusht, akuzohen se në plazhin e Shëngjinit i kanë vjedhur 100 euro, 4000 lekë dhe një telefon celular Samsung, shtetasit A.V.

Ndaj të dyshuarve materialet i'u referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprën penale "Vjedhja" e kryer në bashkëpunim.

The post Kapen grupi i hajdutëve në Shëngjin, iu vidhnin turistëve paratë dhe gjërat personale appeared first on INSAJDERI.

Pacolli drejt koalicionit me Haradinajn e Veselin

Posted: 20 Aug 2017 09:06 AM PDT

Behgjet Pacolli aq shumë ishte mishëruar në koalicionin me LDK-në saqë nuk e lëshonte prej goje asnjëherë Ibrahim Rugovën. Thoshte se është kthyer në shtëpinë e ish-Presidentit të Kosovës, trupi i të cilit prehet në varrezat në Velani.

Por, duket se raportet vëllazërore me udhëheqjen e LDK-së po marrin fund.

Behgjet Pacolli po e nis një rrugëtim të ri. Tash, në krah të Ramush Haradinajt e Kadri Veselit. Ky i fundit në një emision televiziv në Shqipëri e kishte quajtur Pacollin të dështuar në politikë e të suksesshëm në biznes.

Tash, Pacolli ka marrë edhe bekimin e organit më të lartë partiak, Kuvendit të Përgjithshëm të ARK'së, për të gjetur zgjidhje për bllokadën politike, në të cilën ndodhet Kosova prej certifikimit të zgjedhjeve.

Kuvendi i AKR-së, autorizoi Behgjet Pacollin që bashkë me deputetët e zgjedhur dhe me kryesi të shoh mundësi të gjetjes së daljes nga kjo krize, edhe jashtë LDK-së dhe Alternativës, dhe kjo në interes të Kosovës.

Sidoqoftë, Pacolli pritet të ketë sukses në ndarjen e pozitave në Qeveri. Dikush i përmendi se AKR do të ketë së paku pesë ministri. Por, e sigurt është se Pacolli do ta ketë Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Nuk është herë e parë që Pacolli bën koalicion me partitë e udhëhequra prej njerëzve që ka qenë prijës në luftën e fundit.

Më 2011, Pacolli ishte bërë President i Kosovës, për një muaj, falë koalicionit me PDK-në. Mirëpo, zgjedhja e tij në krye të Shtetit ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

Sidoqoftë, Pacolli kishte vazhduar koalicionin me PDK, duke marrë pozitën e Zëvendëskryeministrit në Qeverinë e udhëhequr prej Hashim Thaçit, shkruan Gazeta Express.

Në zgjedhjet e vitit 2013, Pacolli dështoi ta kalonte pragun zgjedhor dhe mbeti jashtë parlamentit, duke mos pasur mundësi të bënte asnjë veprim politikë për të shpëtuar PDK'në.

Lideri i AKR'së kishte propozuar Qeverinë gjithëpërfshirëse, por ishte kundërshtuar nga të gjitha partitë. I kishte dhënë ultimatum LDK-së të bëjë koalicion me VV-në për të ndërtuar Qeverinë. Në të kundërtën, ai ka paralajmëruar se do të bëjë veprime të ndara nga koalicioni me të cilin fitoi katër deputetë.

Në gjithë këtë situatë, përsëri në krah të Pacollit nuk janë gjithë deputetët e AKR-së. Korab Sejdiu ka thënë se edhe nëse partia vendos të shkojë me PAN, ai nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

The post Pacolli drejt koalicionit me Haradinajn e Veselin appeared first on INSAJDERI.

“Evropa ka humbur ndaj islamit radikal”

Posted: 20 Aug 2017 09:04 AM PDT

Lideri i komunitetit hebre në Barcelonë u ka bërë thirrje hebrenjve të zhvendosen në Izrael sepse Evropa ka humbur ndaj islamit radikal.

Rabini Mein Bar-Hen i ka nxitur hebrenjtë gjatë fjalimeve të tij predikuese të ikin nga Spanja, të cilën e ka cilësuar si çerdhe të terrorit islamik për tërë Evropën, shkruan Express.

Paralajmërimi i rabinit erdhi pas një sulmi terrorist në Barcelonë, ku u vranë 13 persona dhe u plagosen 120 të tjerë, i cili u përcoll nga një sulm tjetër pas pak orëve, ku u vra një person dhe u plagosen disa të tjerë në qytetin buzë detit, Cambrils.

ISIS e ka marrë përgjegjësinë për të dy sulmet, për të cilat autoritetet spanjolle besojnë se ishin vepër e një qelize të madhe terroriste që po planifikonte sulme për një kohë të gjatë

The post "Evropa ka humbur ndaj islamit radikal" appeared first on INSAJDERI.

Lideri i partisë kosovare bëhet baba për herë të pestë

Posted: 20 Aug 2017 08:54 AM PDT

Fatmir Limaj është bërë babai i fëmijës së pestë të tij. Vajzën e porsalindur e ka me gruan e dytë, Arlinda Balaj.

Bashkëshortja e Limajt ka publikuar një foto në Facebook me të cilin ka treguar lindjen e vajzës. Nuk e ka treguar se çfarë emri ia kanë vënë vajzës.

Limaj nga martesa e parë ka 4 fëmije – 1 djalë dhe 3 vajza. Ai është edhe gjysh i mbesës Zara dhe nipit Andrri. /Insajderi.com

The post Lideri i partisë kosovare bëhet baba për herë të pestë appeared first on INSAJDERI.

Kompromisi politik zgjidhja e vetme për Kosovën

Posted: 20 Aug 2017 08:47 AM PDT

Liderët e partive politike në Kosovë duhet të kenë vullnet për të gjetur kompromis për të dalë nga kriza, në të cilën është futur vendi pas zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, thonë analistë të çështjeve politike.

Kuvendi i Kosovës, edhe pse ka mbajtur më shumë se katër vazhdime të seancës konstituive, nuk ka arritur ende të zgjedhë kryeparlamentarin dhe nënkryetarët.

Nga kjo situatë e brishtë politike, në të cilën është futur vendi sipas analistëve po pësojnë proceset zhvillimore dhe qytetarët e Kosovës. Këta të fundit në një anketë të bërë nga Radio Evropa e Lirë shprehen të shqetësuar për situatën aktuale politike në vend.

Analisti nga Instituti Demokratik i Kosovës, Albert Krasniqi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se nëse vetëm ka vullnet për të pasur kompromis ndërmjet partive politike të përfaqësuar në Kuvend, këto kompromise janë të shumta.

"Janë dy veprime të nevojshme për të zhbllokuar situatën aktuale politike. E para është që koalicioni PAN të dalë me një kandidat tjetër që është i pranuar për shumicën parlamentare, jo me Kadri Veselin (kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës), i cili nuk po gjen mbështetje, ky do të ishte kompromisi i parë që do ta zhbllokonte situatën".

"Kompromisi i dytë është që partitë tjera si Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LAA ta votojnë Kadri Veselin për kryeparlamentar. Opsione tjera për momentin nuk ka në shqyrtim. Kjo do të ishte një zgjidhje e shpejtë ", thekson Krasniqi.

Vazhdimet e seancave konstituive dështuan pasi koalicioni fitues i zgjedhjeve, i përbërë nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën (PAN), nuk ishin të pranishëm në sallën e Kuvendit për të propozuar kandidatin për kreun e Kuvendit.

Qytetarët thonë se kjo gjendje politike, në të cilën ka hyrë Kosova, duhet të tejkalohet, pasi që, siç thonë ata, janë shumë procese që kërkojnë zgjidhje urgjente.

Ariani, student në Universitetin e Prishtinës e quan të pakuptimtë moskrijimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet. Ai kërkon nga liderët e partive politike që të gjejnë zgjidhje dhe të dalin nga kjo situatë.

"Partitë politike duhet të bëhen bashkë, të diskutojnë në një tryezë, të merren vesh për tema të mëdha siç është demarkacioni dhe më pas liberalizimi dhe ta gjejnë një zgjidhje të përbashkët se po pësojmë ne populli", thotë ai.

Erion Kajtazi, qytetar nga Prishtina, e quan kritike situatën politike, në të cilën është futur vendi.

"Situata politike në Kosovë tani konsideroj që është në një situatë kritike, ka shumë gjëra të papërfunduara që do të paraqesin probleme në të ardhmen. Ky bllokim politik është në dëm edhe të politikës, e edhe të qytetarëve", thekson ai.

Ngjashëm shprehet edhe Ismet Kadriu:

"Udhëheqësit e partive duhet të bëjnë diçka dhe ta kalojnë këtë situatë, po i bëjnë dëm të madh vendit, janë shumë gjëra ta pa kryera që kërkojnë zgjidhje".

Ndërkohë, analisti politik Albert Krasniqi thotë se deputetët, si përfaqësues të qytetarëve të Kosovës, duhet të shprehin vullnetin e qytetarëve.

"Ky është vullnet i qytetarëve të Kosovës, të cilët e kanë shprehur në zgjedhje dhe këtë vullnet, ata duhet ta ekzekutojnë në Parlament si përfaqësues të qytetarëve. Mirëpo, deri më tani ka munguar ky vullnet, pasi që mbizotërojnë interesat personale, ambiciet personale, dhe të liderëve të partive politike dhe këto po triumfojnë mbi interesat e përgjithshme shtetërore", vlerëson Krasniqi.

Ndryshe, vazhdimi i seancës konstituive është caktuar të mbahet me datën 24 gusht.

Deri më tash, asnjë nga partitë politike nuk ka refuzuar caktimin e kësaj date për vazhdimin e seancës, por kanë vazhduar duke akuzuar njëra-tjetrën për bllokim të institucioneve të vendit.

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është e domosdoshme për vazhdimin e procedurave tjera të konstituimit të Kuvendit dhe për fillimin e fazës për formimin e Qeverisë së re.

Për formimin e Qeverisë janë të nevojshme të paktën 61 vota të deputetëve.

The post Kompromisi politik zgjidhja e vetme për Kosovën appeared first on INSAJDERI.

Këta janë kandidatët e LDK-së për kryetarë në 19 komuna të Kosovës

Posted: 20 Aug 2017 08:43 AM PDT

Lidhja Demokratike e Kosovës dje ka publikuar edhe emrat e kandidatëve me të cilët do të garojë për kryetar të 19 komunave në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Ndërkohë për Prishtinën janë në garë katër kandidatë (Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku,  Arban Abrashi dhe Ismet Beqiri), ndërsa për Prizrenin ende nuk është vendosur se kush do të kandidojë, por në garë janë Hatim Baxhaku i propozuar nga dega e LDK-së në Prizren dhe Driton Selmanaj.

Nga qendrat e mëdha ende nuk dihet kush do të garojë në Gjakovë, ndërsa nga shtabi i LDK-së në Vushtrri ende nuk ka ndonjë kandidat.

Kandidatët tjerë për kryetarë  të komunave nga radhët e LDK-së janë:

Gazmend Muhaxheri- Pejë

Lufti Haziri- Gjilan

Muharrem Sfarqa- Ferizaj

Agim Veliu- Podujevë

Safet Kamberi- Mitrovicë

Imri Ahmeti- Lipjan

Haki Rugova- Istog

Salih Asllanaj- Therandë

Sokol Haliti- Viti

Burim Berisha- Fushë Kosovë

Mal Lokaj- Deçan

Shaip Surdulli- Kamenicë

Selim Shabani- Shtime

Selim Kryeziu- Dragash

Ibrahim Kryeziu- Rahovec

Tahir Isufaj- Junik

Besim Hoti-  Klinë

Mehmet Krasniqi- Obiliq

Bajrush Imeri- Artanë

The post Këta janë kandidatët e LDK-së për kryetarë në 19 komuna të Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Kisha e cila akuzohet për skandalet seksuale

Posted: 20 Aug 2017 08:40 AM PDT

Në një grup skandalesh seksuale që kanë tronditur Kishën Ortodokse Rumune disa zyrtarë të saj akuzohen se kanë përfituar nga roli i tyre për marrëdhënie seksuale me besimtarë.

Kisha Ortodokse e Rumanisë përballet me një krizë besimi, pasi këshilli i saj kreu një takim dy-ditor të enjten dhe të premten për të diskutuar disa raste të klerikëve të akuzuar kohët e fundit për përfshirje në skandale seksuale.

Kryeministri Rumun Shkarkohet nga Partia e Tij > Rumania në Festë pas Zbulimit të Rezervës Gjigante të Gazit > Rumania Përfiton nga Asetet e Zyrtarëve të Korruptuar

Rasti më i njohur lidhet me Corneliu Birladenau, peshkopin e Husit, në Rumaninë lindore, i cili u regjistrua teksa kryente marrëdhënie intime me një ish-seminarist, i cili aktualisht është prift.

Videoja u shfaq në qershor kur prokurorët anti-korrupsion arrestuan tre priftërinj në varësi të peshkopit, që u përpoqën ta shantazhonin në këmbim të parave ose pozitave në Kishë.

Metropolitani i Moldavisë dhe Bukovinës i ka ndaluar sakaq peshkopit të gjitha detyrat klerike dhe administrative, por këshilli mbetet të marrë vendimin përfundimtar.

Zëdhënësi i Patriarkanës Ortodokse Vasile Banesku tha se peshkopi ishte informuar se rrezikonte largimin nga detyra nëse nuk ishte në gjendje të paraqiste prova për të hedhur poshtë akuzat serioze.

Peshkopi mori pjesë në takimin të premten për të paraqitur prova që mbështetin pretendimin e tij se videot ishin të rreme. Sesioni qe i mbyllur dhe të gjithë anëtarëve iu kërkua të linin telefonat jashtë telefonët dhe pajisjet regjistruese.

"Kjo është hera e parë në historinë e Kishës Ortodokse Rumune që një klerik i lartë është në gjyq në këshill për një shkelje të tillë morale dhe disiplinore", vuri në dukje Banesku të enjten.

Ai tha gjithashtu se kishte këshilluar peshkopin të jepte dorëheqjen, që skandali të mos dëmtonte imazhin e Kishës, por prelati kishte refuzuar.

Në një rast tjetër, Cristian Pomohaci, një prift në një fshat në qarkun e Mures, në Transilvani, u regjistrua teksa përpiqte të joshte një 17-vjeçar që të kryente marrëdhënie seksuale me të. Prifti është nën hetim nga zyra e prokurorit. Ai i ka mohuar akuzat.

I njëjti prift u përfshi në vitin 2013 në një eksorcizëm, një praktikë që Kisha Ortodokse Rumune e ndalon. Ndaj një komision i disiplinës së Kishës e dërgoi atë në një manastir për lutje dhe pendim.

Abboti i një manastiri në rajonin verior të Maramures, ndërkohë është akuzuar nga një student i teologjisë se ka provuar ta joshë atë. Studenti publikoi një regjistrim të bisedës në internet, por abati e ka mohuar akuzën dhe ka thënë se do ta provojë pafajësinë në një gjykatë laike.

Patriarku Daniel i Kishës Ortodokse Rumune kërkoi publikisht falje më 28 korrik për "shqetësimin" e krijuar nga skandalet tek besimtarët ortodoksë në Rumani

The post Kisha e cila akuzohet për skandalet seksuale appeared first on INSAJDERI.

Pas dështimit për të transferuar Coutinhon, Barcelona vihet pas mesfushorit afrikan

Posted: 20 Aug 2017 08:40 AM PDT

Barcelona është vënë pas mesfushorit të Nices, Jean-Michael Seri, pas dështimit për të transferuar Philippe Coutinhon.

Siç raporton tabloidi anglez The Sun, Barcelona është e gatshme të paguajë klauzolën e futbollistit për ta liruar atë nga Nice. Klauzola që Nice i ka vënë Seri është 40 milionë euro.

Për Seri të intersuara janë edhe Roma dhe Arsenali. /Insajderi.com

 

The post Pas dështimit për të transferuar Coutinhon, Barcelona vihet pas mesfushorit afrikan appeared first on INSAJDERI.

Mafia italiane abuzon me refugjatë

Posted: 20 Aug 2017 08:35 AM PDT

Mafia italiane përfiton nga biznesi me “përkujdesjen për refugjatët”. Në provinca janë manipuluar fondet. Policia ka arrestuar më shumë se 60 mafiozë lidhur me abuzime me fondet publike për refugjatët.

Aktualisht Italia është vendi me fluksin më të madh të refugjatëve që vijnë përmes Mesdheut, kryesisht nga brigjet e Libisë. Italianët njihen për gatishmërinë e tyre të ndihmojnë të huajt, në këtë sfond krahas shtetit italian që vë në dispozicion të komunave para nga fondet publike edhe BE-ja jep mjaft fonde.

Por mafia ka depërtuar në këtë biznes dhe synon të nxjerrë përfitime milionëshe në kurriz të refugjatëve në nevojë. Një rast nën hetim nga Kalabria ka nxjerrë në pah edhe përfshirjen e Kishës në afera të tilla. Operacioni "Johnny" ka në shënjestër mafian "Ndrangheta" të Kalabrisë.

Ata besohet të kenë shpërdoruar miliona euro në qendrat e emigrantëve. Gjithashtu ndodhet nën hetim edhe Vëllazëria Katolike e Bamirëse. 68 të dyshuar janë arrestuar duke përfshirë edhe priftin, Don Edoardo S., dhe menaxherin e kampeve të refugjatëve, Leondardo S.

Prokurori Nicola Gratteri drejton hetimet. Ai thotë se mafia ka fituar miliona prej emigrantëve për vite me radhë:”Një mënyrë se si ata kanë fituar ishte, për shembull, duke pretenduar se në një kamp ishin strehuar dhe ushqeheshin 1000 vetë, ndërkohë që në të vërtetë aty kishte vetëm 500 vetë për të ushqyer. Dhe në ditët e tjera kur ka pasur ndonjëherë vërtetë edhe më shumë njerëz, ata nuk kanë mundur të ushqehen, sepse s’ka pasur mjaftueshëm ushqim".

Kur ekipi i gazetarëve viziton qendrën e strehimit të refugjatëve, në kampin e dytë më të madh të emigrantëve në Sant’Anna di Isola Capo Rizzuto, drejtuesit e kampit tregojnë gjendjen përreth, por nuk duan të dalin para kamerave. Dhe të japin intervista.

Aktualisht në kamp ka më shumë se 1100 emigrantë. Në përshtypjen e parë gjithçka duket e pastër dhe e rregullt. Ka në dispozicion shërbim mjekësor dhe konsulencë psikologjike. Ata duket se janë të përkushtuar ndaj njerëzve në nevojë.

Prokurori Nicola Gratteri, vë në dukje, se “nga regjistrimi i telefonatave ne zbuluam, që 186 000 euro ishin të destinuara për të blerë gazeta për emigrantët, ishin pezulluar. Më pas ato para iu dhanë një prifti, për mbështetje shpirtërore ndaj emigrantëve”.

Mafia nuk menaxhon vetëm qendra të emigrantëve, por edhe toka të mëdha bujqësore. Atje ato i punësojnë emigrantët duke u paguar fare pak. Kjo duket si skllavëri moderne në qendër të Evropës. Yvan Sagnet nga Kameruni, na tregon, se kur studionte në Torino, donte të fitonte pak para. Si ndihmës për të korrat ai paguhej me 3,50 euro për 300 kilogram të vjela. Pasi punoi pesë ditë ai u indinjua nga kushtet dhe organizoi një grevë. 700 afrikanë e mbështetën atë.

Yvan Sagnet: “Ishte shumë e rrezikshme, sepse kishte të bënte me luftimin e sistemit që ishte më shumë se sa vetëm shfrytëzim i thjeshtë, sepse pas kësaj qëndron mafia.” Kemi pasur kërcënime me vrasje dhe sa më gjatë protestonim, aq më shumë shtoheshin kërcënimet, thotë ai.

1,2 milionë njerëz punojnë në bujqësi në Itali. Sindikatat thonë se më shumë se gjysma po shfrytëzohen – gjithashtu nga mafia. Emigrantët zakonisht nuk e kanë idenë se kush qëndron pas kësaj skeme. Ata thjeshtë duan të fitojnë para për të mbijetuar.

Yvan Sagnet: “Këta njerëz kanë nevojë për mbrojtje, ata bien pre e shantazhuesve, ndaj duhet të angazhohen agjentë të rregullt punësimi për emigrantët, madje ka edhe një sistem të rekrutimit, që nuk realizohet vetëm në getot e emigrantëve apo në rrugë, por që i rekruton ata në qendrat e emigrantëve”.

Nuk ka kontrolle të mjaftueshme në vendstrehimet e emigrantëve ose në bujqësi. 35 Euro në ditë i jepen kujdestarit, nga Vëllazëria e Bamirësisë, për trajtimin e një refugjati në strehimoren e  Sant’Anna di Isola Capo Rizzuto. A janë këto shumë para apo pak, pyesim prokurorin Nicola Gratteri, nga Catanzaro: “Nëse furnizon ushqim të mirë, me të parë e të dytë, nëse shpërndan rroba të pastra, atëherë 35 Euro nuk janë shumë. Por nëse shpërndan vetëm supë me shumë lëng e disa fije makarona në mbrëmje dhe në mëngjes e në drekë gatuan vetëm Spagheti me salcë domatesh, atëherë kuptohet që 35 Euro janë shumë.”

102 milionë Euro i paguan shteti qysh prej dhjetë vjetësh "Vëllazërisë së Bamirësisë". 36 milionë para shkojnë në xhepat e mafies, gati 200 mijë në duart e priftit. Këtu kanë bashkëpunuar ngushtë prifti Don Edoardo S. dhe menaxheri i qendrës Leonardo S., thotë prokurori.

 

“Bosi i mafies duhet të tregohet i afërt me priftin. Prifti është njeri i rëndësishëm në fshat. Ai zgjedh dhe zgjidhet. Priftin e vlerësojnë dhe i besojnë. Ai që shihet bashkë me priftin legjitimohet. Mafiozët nga ana formale janë zemërgjerë kundrejt kishës.”

Një dramë në kurriz të më të dobtëve. Biznese të ngjashme ka edhe në Sicili. E kjo s’ka të ndalur në sfondin e valës së refugjatëve. Prokurori Gratteri është i kënaqur, që të paktën përkohësisht i ka dhënë fund kësaj drame. Ai së shpejti mund të ngrejë padinë dhe shpreson, që procesi të fillojë deri  në fund të vitit. (DË)

The post Mafia italiane abuzon me refugjatë appeared first on INSAJDERI.

Marcos Alonso shënon supergol nga gjuajtja e lirë [video]

Posted: 20 Aug 2017 08:33 AM PDT

Marcos Alonso ka realizuar supergol nga gjuajtja e lirë për ta dërguar në avantazh skuadrën e Chselat ndaj Tottenhamit në ndeshjen e xhiros së dytë të Premier Ligës angleze.

Alonso realizoi gol nga një gjuajtje e lirë, prej rreth 20 metrave distancë.

Chelsea e kishte humbur ndeshjen e xhiros së parë ndaj Burnleyt në shtëpi, me rezultat 3-2. /Insajderi.com

The post Marcos Alonso shënon supergol nga gjuajtja e lirë [video] appeared first on INSAJDERI.

AKR-ja i thotë Pacollit të gjejë zgjidhje të krizës jashtë koalicionit LAA

Posted: 20 Aug 2017 08:26 AM PDT

Kuvendi i Përgjithshëm i AKR-së ka autorizuar kryetarin e këtij subjekti, Behgjet Pacolli që bashkë me deputetët e zgjedhur dhe kryesinë e ngushtë të shohë mundësi e gjetjes së një zgjidhje për daljen nga kriza edhe jashtë koalicionit me LDK-në dhe Alternativën.

Në mbledhjen e 4-të të Kuvendit të AKR-së, kryesisht është folur për përgatitjet për zgjedhjet lokale, megjithatë u diskutua edhe për bashkëpunim të këtij subjekti edhe jashtë koalicionit LAA.

Kuvendi i AKR-së, autorizoi Behgjet Pacollin që bashkë me deputetët e zgjedhur dhe me kryesi të shoh mundësi të gjetjes së daljes nga kjo krize, edhe jashtë LDK-së dhe Alternativës, dhe kjo në interes të Kosovës.

Kërkesa e vetme e AKR-së është që vendi të ketë qeverisje gjithëpërfshirëse.

Përndryshe, edhe i nominuari për kryeministër nga PAN, paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë një qeverisje më gjithëpërfshirëse, madje përmendi edhe AKR-në.

The post AKR-ja i thotë Pacollit të gjejë zgjidhje të krizës jashtë koalicionit LAA appeared first on INSAJDERI.

Vjen lajmi i mirë për hanxhinjtë që pritën 20 orë në aeroport

Posted: 20 Aug 2017 08:18 AM PDT

Pas më shumë se 20 orë pritje, kosovarët që kanë planifikuar të shkojnë në haxh, janë nisur nga Prishtina.

Lajmin për nisjen e tyre e ka konfirmuar për klanksoova.tv, Koordinatori për fluturime në aeroportin "Adem Jashari, Driton Hyseni.

220 'haxhinjtë' tek në orën 16:39 janë nisur këtë të diel nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.

Fluturimi i tyre ishte planifikuar të bëhej të shtunën në orën 21:00, por që kishte dështuar fluturimi dhe ata kanë mbetur deri tash brenda aeroportit.

The post Vjen lajmi i mirë për hanxhinjtë që pritën 20 orë në aeroport appeared first on INSAJDERI.

Arrestohet pasi tregoi historinë e tij si një ushtar fëmijë

Posted: 20 Aug 2017 08:07 AM PDT

Një ish-ushtar fëmijë i Mianmarit të shtunën u dërgua në burg për shkak se tregoi se si u rrëmbye dhe u detyruar të shërbente në ushtri, njoftuan anëtarët e familjes së tij.

Aung Ko Htw, një banor i fshatit Kalaware në periferi të kryeqytetit tregtar Yangon, u rrëmbye nga ushtria e Mianmarit në vitin 2005 kur ishte një adoleshent 14 vjeçarë. Ai ndau historinë e tij të gjatë në luftë me shërbimin birmanez të Radios së Lirë të Azisë (RFA).

Në vitin 2005, ai u rrëmbye nga një rreshter i ushtrisë në Yangon dhe iu shit një ushtari tjetër që e çoi në qendër të rekrutimit në rajonin qendror Mandalay.

Së bashku me dy ushtarë të tjerë të mitur, ai mori një dënim me vdekje në vitin 2007 për vrasjen aksidentale të një pronari të motoçikletës gjatë një përpjekje për të shpëtuar nga kampi ushtarak. Dënimi më vonë u ndryshua me 10 vite burgim, ndërsa në atë kohë, në vitin 2007, ai ishte 16 vjeç.

“Me atë jetë të lënë pas, ai u arrestua të premten, disa ditë pasi historia për jetën e tij u botua nga RFA", Nay Zar Tun, motra e tij e madhe tha për AA përmes një linje telefonike. Ajo shtoi se ishte arrestuar nën një padi të ngritur nga nënkoloneli Myo Myiant Aung i Komandës Ushtarake të Yangon-it, pasi historia e tij u publikua të hënën e kaluar, shkruan Anadolu Agency.

Ai u akuzua sipas nenit 505 (b) të Kodit Penal të vendit, i cili nuk lejon dorëzimin e lirimit me kusht dhe i burgosuri përballet me burgim deri në dy vite.

"Nuk shoh diçka të keqe për zbulimin e jetës së një ushtari fëmijë", u shpreh Nay Zar Tun.

Një oficer policie për AA konfirmoi se Aung Ko Htw u arrestua në rajonin e Yangon-it dhe u dërgua në burgun Insein. "Seanca e parë gjyqësore do të jetë më 1 shtator", tha oficeri i policisë me kusht anonimiteti.

Besohet se ky është rasti i parë i këtillë kundër një ish-ushtari fëmijë në vendin ku Kombet e Bashkuara deklaruan se trupat qeveritare dhe shtatë grupe të tjera të armatosura etnike vazhdojnë të rekrutojnë dhe përdorin ushtarët e mitur.

Ushtria e Mianmarit njoftoi se ka shkarkuar 849 të mitur dhe të rinj nga radhët e saj, ndërsa që nga marrëveshja e vitit 2012 me OKB-në për të ndaluar përdorimin e ushtarëve fëmijë, ka ulur në pozita dhe ka burgosur 439 trupa.

The post Arrestohet pasi tregoi historinë e tij si një ushtar fëmijë appeared first on INSAJDERI.

7-vjeçari i humbur konfirmohet i vdekur në sulmin terrorist në Barcelonë

Posted: 20 Aug 2017 08:02 AM PDT

Djaloshi 7-vjeçar i humbur në sulmin terrorist të Barcelonës është konfirmuar i vdekur.

Julian Cadman, i lindur në Britani të Madhe, ishte ndarë nga e ëma Jumarie kur një terrorist i shtypi me furgon këmbësorët në Las Ramblas, duke i vrarë 13 prej tyre, të enjten e kaluar.

Në ditët pas sulmit ishin ngritur shqetësime dhe huti në publik nëse Julian ishte gjallë për shkak të raportimeve kontradiktore rreth vendndodhjes së tij.

Babai i tij, Andrew, 42-vjeçar, ishte dërguar në institutin e mjekësisë ligjore, e cili përfshinë edhe morgun, kur mbërriti në Barcelonë nga shtëpia e tij në Australi.

Nëna e Julian, e cila është nga Filipinet, është në spital duke e marrë veten nga thyerjet e këmbëve pasi ishte goditur nga furgoni i militantit të ISIS-it. Ajo ishte në qytet me të birin për të marrë pjesë në dasmën e mbesës së tij.

The post 7-vjeçari i humbur konfirmohet i vdekur në sulmin terrorist në Barcelonë appeared first on INSAJDERI.

Drenori thotë se Ramiz Lladrovci është arsyeja përse ai do të fitojë në Drenas

Posted: 20 Aug 2017 07:57 AM PDT

Puna e bërë nga kryetari aktual i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është një arsye e fortë përse Xhavit Drenori beson që do t'i fitojë zgjedhjet lokale në Drenas. Ai thotë se "75 për qind të punëve, Lladrovci nuk i ka kryer".

"Janë dy argumente të forta që ne si Vizion për Drenas të fitojmë dhe besojmë se do të kemi ngritje të madhe. E para është që Lladrovci, 75% të punëve ai nuk ka mundur t'i kryejë dhe ky është argument i fortë që Lladrovci nuk është i denjë të vazhdojë edhe më tutje të jetë në krye të Drenasit", ka thënë ai

Xhavit Drenori me iniciativën Vizioni për Drenasin, do të synojë përsëri kreun e kësaj komune, pas zgjedhjeve të fundit ku doli i treti pas Ramiz Lladrovcit të PDK-së, dhe Isa Xhemajlaj nga Nisma për Kosovën.

Ai në një prononcim për lajmi.net e ka konfirmuar se në këto zgjedhje Vizioni për Drenasin do ta ketë edhe listën e kandidatëve për asamble komunale.

"Po do të jem kandidat për kryetar të Drenasit,dhe njëkohësisht edhe për asamble komunale me listë të plotë", ka thënë Drenori.

Tutje ai ka theksuar se me Lëvizjen Vetëvendosje nuk kanë arritur një bashkëpunim edhe në nivel lokal, pasi nuk kanë mundur të regjistrohen si parti politike.

"Ndërsa me Vetëvendosjen ne e kemi pasur një bashkëpunim në nivel nacional, por s'kemi mundur të bëjmë koalicion pasi Vizioni për Drenasin nuk ka mundur të regjistrohet si parti, dhe edhe në këto zgjedhje do të jemi vetëm si iniciativë", ka bërë të ditur kandidati për kryetar të Drenasit.

Drenori ka thënë se pret një garë të fortë në zgjedhje, pasi numri i kandidatëve është më i madh, dhe sipas tij gara do të bëhet edhe më interesante.

"Numri më i madh i kandidatëve mua po më bën të lumtur pasi do të jetë mundësia më e mirë për qytetarët e Drenasit të zgjedhin kandidatin që do ta udhëheq qytetin. Minimumi mund të jenë 7-8 kandidatë dhe po them që kjo do ta bëj garën edhe më interesante", ka thënë ai.

Sipas kandidatit nga Vizioni për Drenasin, kryetari aktual Ramiz Lladrovci edhe pse ka pasur vullnet për të kryer punët në këtë qytet nuk ka arritur si pasojë e qeverisjeve të kaluara.

Kurse, si argument tjetër Drenori e ka përmendur edhe bashkëpunimin e Nismës me PDK-në në nivel nacional çka sipas tij do ta dobësoj kandidatin, Isa Xhemajlaj.

"Në anën tjetër edhe kandidati që ishte i dyti nga Nisma me koalicionin e madh në nivel nacional, ka pësuar një debakël të madh, votuesit nuk e votuan atë pasi ka qenë edhe në garë për deputet , dhe tjetra është që ata ishin bashkë me Aleancën e në këto zgjedhje AAK-ja kandidon me kandidatin e vet", ka theksuar Xhavit Drenori.

Për kryetar të Drenasit partitë ende nuk kanë dalur me emra zyrtarë, kurse garë e ashpër është duke u zhvilluar në degën e PDK-së ku po përfolen tre emra.

Naim Bazaj, Bislim Zogaj, dhe Ramiz Lladrovci nga Partia Demokratike e Kosovës po synojnë postin e të parit të Drenasit.

The post Drenori thotë se Ramiz Lladrovci është arsyeja përse ai do të fitojë në Drenas appeared first on INSAJDERI.

PDK synon triumfin në Gjilan me një protagonist të përgjimeve

Posted: 20 Aug 2017 07:56 AM PDT

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) synon të qeverisë me Gjilanin; komunën të cilën e kishte humbur katër vjet më parë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). E për ta rikthyer fitoren në këtë komunë, PDK ka kandiduar një protagonist të “Dosjes së Shefave”.

Zenun Pajaziti, i cili – siç është dëshmuar në aferën e përgjimeve “Dosja e Shefave” – së bashku me Adem Grabovcin përzgjidhte njerëz të afërt me partinë e tij për t’u emëruar anëtarë bordi në ndërmarrjen e ujësjellësit rajonal të Gjilanit, është kandidati i PDK-së në Gjilan.

Më 22 tetor të këtij viti, kur do mbahen zgjedhjet lokale, Pajaziti ka thënë se synon që të qeverisë për katër vitet e ardhshme në Gjilan.

 

Pajaziti u ka premtuar qytetarëve të Gjilanit trajtim të mirë gjatë qeverisjes së tij. Ka kritikuar qeverisjen e Lutfi Hazirit.

"Më 22 tetor do t'i japim fund periudhës së izolimit të Gjilanit dhe Anamoravës. Qytetarët e Gjilanit nuk e kanë merituar këtë trajtim dhe nëpërkëmbje”, ka thënë Pajaziti.

Përveç Zenun Pajazitit, në Gjilan janë konfirmuar edhe kandidaturat e Sami Kurteshit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lutfi Hazirit nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). /Insajderi.com

Dosja e Shefave XXVIII: Biseda që mund ta çojë në burg Zenun P…

Dosja e Shefave XXVIII: Biseda që mund ta çojë në burg Zenun Pajazitin http://bit.ly/DosjaeShefaveXXVIII

Опубліковано Insajderi 5 жовтня 2016 р.

 

The post PDK synon triumfin në Gjilan me një protagonist të përgjimeve appeared first on INSAJDERI.

Aksident i rëndë në Vushtrri, dy persona urgjentisht në QKUK

Posted: 20 Aug 2017 07:41 AM PDT

Në një aksident trafiku të ndodhur mes dy automjeteve në Vushtrri, lëndime trupore kanë pësuar një mashkulli dhe një femër.

Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, ndërsa dy të lënduarit janë shqiptar, shkruan Veriu.info.

Siç njofton Policia e Kosovës, dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

The post Aksident i rëndë në Vushtrri, dy persona urgjentisht në QKUK appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more