Skip to main content

Mesazhi.com: “Urime të veçanta Bajrami nga Premier Liga angleze (FOTO)” plus 9 more

Mesazhi.com: “Urime të veçanta Bajrami nga Premier Liga angleze (FOTO)” plus 9 more


Urime të veçanta Bajrami nga Premier Liga angleze (FOTO)

Posted: 26 Jun 2017 01:40 PM PDT

Klubet e futbollit nga Premier Liga angleze kanë ofruar përshëndetje të ngrohta për festën e Fitër Bajramit.

Urimet e tyre u shpërdanë kryesisht në mediat sociale.

Premier Liga angleze u uroi tifozëve të tyre muslimanë nga e mbarë bota një Bajram të lumtur. /MESAZHI/

The post Urime të veçanta Bajrami nga Premier Liga angleze (FOTO) appeared first on Mesazhi.com.

Pavarësisht luftës, në Siri fëmijët kënaqen për Bajram

Posted: 26 Jun 2017 01:24 PM PDT

DUMA/ANKARA – Fëmijët në rajonin Duma të Damaskut i cili është nën rrethimin e regjimit sirian përpiqen që gëzimin e Bajramit ta përjetojnë në Luna parkun e ngritur në mesin e ndërtesave të shkatërruara, raporton Anadolu Agency (AA).

Rajoni Duma në lindje të Damaskut afërsisht që prej 5 vitesh ndodhet nën rrethimin ushtarak të regjimit të Asadit dhe grupeve të huaja terroriste mbështetëse të tij.

Rajoni i cili ka një popullsi prej 200 mijë banorësh ka qenë pjesë e bombardimeve intensive të regjimit përgjatë kohës kur mbahej nën rrethim.

Duma u përfshi në memorandumin e rajoneve jokonfliktuale i cili u nënshkrua më 4-5 maj nga Turqia, Rusia dhe Irani, dhe afërsisht që prej 2 muajsh regjimi ka pakësuar sulmet në këtë rajon.

Banorët e rajonit duke marrë guximin nga pakësimi i bombardimeve me qëllim që fëmijët që argëtohen gjatë Bajramit kanë ngritur në Duma një luna park ku në mesin e ndërtesave të rrënuara që kanë marrë dëmtime të rënda nga sulmet ajorore kanë vendosur lodra të ndryshme si dhe pajisje për akullore.

Ndërtuesi i parkut Shadi Ahmed në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se “Parku është i pastër. Jemi përpjekur të formojmë një hapësirë pa mbeturina të luftës. Por, nuk arritëm të gjenim një vend të tillë në këtë zonë. Dëshironim që ti mbanim fëmijët larg kësaj pamje. Por, fatkeqësisht nuk qe e mundur”.

Ndër të tjera Ahmed tha se çmime për lojërat manuale dhe elektronike janë të përshtashme në mënyrë që çdo fëmijë të mund t’i përdorë.

Fëmijët të cilët hipin tek lojërat e vjetra në mesin e rrënojave pavarësisht çdo gjëje ata luajnë dhe janë të gëzuar.

The post Pavarësisht luftës, në Siri fëmijët kënaqen për Bajram appeared first on Mesazhi.com.

Lirohet me kusht shoferja që përplasi disa muslimanë në Londër

Posted: 26 Jun 2017 01:20 PM PDT

LONDËR (AA) – Shoferja e cila me automjet përplasi disa muslimanë që ishin mbledhur me rastin e festës së Fitër Bajramit në Newcastle të Britanisë së Madhe, u lirua me kusht, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga policia e Northumbrisë, e cila ofron sigurinë e rajonit Newcastle në veri-lindje të shtetit, bëhet e ditur se në kuadër të hetimeve të vazhduara, shoferja 42 vjeçare është liruar me kusht.

Policia bën të ditur se prej 6 personave të plagosur, 4 të tyre po trajtohen nëpër spitale.

Dje në mëngjes në kuadër të programit të Fitër Bajramit të organizuar në Qendrën Sportive Westgage, një grua 42 vjeçare, e cila kishte marrë pjesë në këtë aktivitet së bashku me familjen e saj, humbi kontrollin kur ajo ishte duke nxjerrë automjetin nga parkingu.

Bëhet e ditur se shoferja ishte njëra prej atyre që kishte ardhur në këtë takim të Bajramit dhe se gjatë ngjarjes në automjet ndodhej edhe familja e saj. Policia bëri të ditur se ngjarja nuk ka lidhje me terrorizmin.

The post Lirohet me kusht shoferja që përplasi disa muslimanë në Londër appeared first on Mesazhi.com.

Zyrtari i lartë i Vetëvendosjes: Serbia ka financuar hoxhallarë në Kosovë

Posted: 26 Jun 2017 06:54 AM PDT

Zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi, ka thënë se është fakt që Serbia ka financuar dhe kontrolluar disa nga hoxhallarët në Kosovë. Këtë, Abazi e shkroi përmes një statusi në Facebook, ku foli për komentin e Sadri Ramabajës lidhur me iftarin, e për të cilin tha se komenti i tij ka qenë i nxituar, 'jo shpjegues dhe ka lënë hapësirë për keqkuptime që mund t'i ketë bërë njerëzit të ndihen keq…'

Zyrtari i lartë i Vetëvendosjes, Boiken Abazi, përmes një statusi tha se është fakt se Serbia ka financuar dhe kontrolluar hoxhallarë në Kosovë, kështu duke thënë se "ky fakt nuk duhet të çojë në islamofobi, pasi kjo nuk do të thotë në asnjë moment se të gjithë hoxhallarët… janë të tillë".

Lexojeni të plotë shkrimin e tij:

Është fakt që Serbia ka financuar dhe kontrolluar disa hoxhallarë në Kosovë, dhe çdo shqiptar myslyman duhet të jetë i vetëdijshëm se ende mund të ketë hoxhallarë të tillë, por ky fakt nuk duhet të çojë në islamofobi, pasi kjo nuk do të thotë në asnjë moment se të gjithë hoxhallarët apo myslymanët janë të tillë.

The post Zyrtari i lartë i Vetëvendosjes: Serbia ka financuar hoxhallarë në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.

KQZ: Këtë javë shpallen rezultatet përfundimtare

Posted: 26 Jun 2017 05:52 AM PDT

Gjatë kësaj javë pritet shpallja zyrtare e rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, të mbajtura më 11 qershor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka konfirmuar se ka përfunduar tashmë rinumërimi i rreth 425 kutive të votimit për të cilat është kërkuar një procedurë të tillë dhe atyre me postë. Kurse tash ka filluar numërimi i votave me kusht, që llogariten të jenë rreth 25 mijë.

Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tha për Radion Evropa e Lirë se procesi i rinumërimit të votave dhe atyre me postë është zhvilluar pa ndonjë problem.

Ai i tha se gjatë kësaj jave, KQZ-ja do të dal me rezultate përfundimtare.

"Janë 25 mijë vota më kusht që presim të numërohen shumë shpejtë dhe më pas do t'i vjen radha edhe shpalljes përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Po besojmë se gjatë kësaj jave, KQZ-ja do të dal më rezultate përfundimtare", tha Elezi.

​Edhe organizatat joqeveritare që kanë monitoruar procesin e zgjedhjeve të 11 qershorit dhe po monitorojnë procesin e numërimit të votave, thonë se tek rinumërimi i kutive të votimit dhe atyre nga jashtë nuk është vërejtur ndonjë manipulim.

Por, tek votat me kusht është paraqitur një mospërputhje e numrit të votave të deklaruara ditën e zgjedhjeve dhe atyre janë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Albert Krasiniqi nga koalicioni i organizatave "Demokracia në Veprim", tha për Radion Evropa e Lirë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të jep ndonjë sqarim për shpërputhjen e numrit të votave më kusht.

"Tek votat më kusht është një mospërputhje sa i përket numrit të votave që janë deklaruar në rezultatet preliminare në ditën e zgjedhjeve, ku është thënë se janë 32 mijë vota më kusht, kurse aktualisht në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë vetëm 25 mijë vota me kusht. Është një mospërputhje prej rreth 7.000 votave", tha Krasniqi.

Edhe Rasim Alija, nga Organizata joqeveritare "Demokracia për Zhvillim", që procesin zgjedhor e ka monitoruar në kuadër të koalicionit "Demokracia në Veprim", thotë se procesi në përgjithësi ka shkuar në rregull, me disa probleme teknike.

Alija shpreson se deri në fund të kësaj jave do të publikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.

"Dhe potencialisht, ditën e enjte apo në fund të kësaj jave është dashur të kemi rezultatet e certifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve" tha Alija .

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga KQZ-ja, brenda 30 ditësh në bazë të Kushtetutës, duhet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, thotë në anën tjetër, Albert Krasniqi. Më pas, nënvizon ai, fillon procedura e zgjedhjes së Qeverisë.

"Seanca e konstituive parasheh verifikimin e deputetëve të cilët duhet të betohen dhe në këtë mënyrë të fillojnë mandatin e tyre. Kurse zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit duhet të bëhet me propozim të koalicionit PAN, si koalicion që ka dalë i pari në zgjedhje".

"Për t'u zgjedhur kryetar i Kuvendit duhet të sigurohen të paktën shumica e votave të deputetëve. PAN mund të propozojë për Kryetar të Kuvendit secilin prej 120 deputetëve të cilët janë zgjedhur në Kuvendin e Kosovës", thekson Krasniqi.

Ndryshe, në bazë të rezultatit preliminar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Nisma, ka fituar 34 për qind të votave, pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 27 për qind, kurse në vendin e tretë është koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa me 25.7 për qind të votave.

The post KQZ: Këtë javë shpallen rezultatet përfundimtare appeared first on Mesazhi.com.

Muslimanët në Kinë festojnë ditën e parë të Bajramit

Posted: 26 Jun 2017 02:56 AM PDT

Muslimanët në Kinë, ku Fitër Bajrami ka filluar të festohet një ditë më pas, mbushën xhamitë për të falur namazin e Bajramit, raporton Anadolu Agency (AA).

Muslimanët të cilët u mblodhën në xhaminë Njiucie në kryeqytetin e Kinës, Pekin, pasi që përmbushën obligimet e tyre të zeqatit dhe fitrit në një stendë të vendosur në oborr, falën namazin e Bajramit.

Ndërkaq, masat e intensifikuara të sigurisë në hyrje dhe dalje të xhamisë tërhoqën vëmendje, kurse edhe shumë rrugë përreth xhamisë u mbyllën për trafikun.

Xhamia Niucie është një prej xhamive më të vjetra dhe një prej qendrave turistike të Pekinit. Në anën tjetër, prej 56 grupeve të pakicave në Kinë, 10 prej tyre përbëhen nga muslimanët.

The post Muslimanët në Kinë festojnë ditën e parë të Bajramit appeared first on Mesazhi.com.

Së shpejti numërohen votat me kusht

Posted: 26 Jun 2017 02:25 AM PDT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po pret që shumë shpejt të nis procesin e numërtimit të votave me Kush. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një prononcim për Indeksonline ka thënë se janë rreth 25 mijë vota me kusht që do të numërohen nga komisionerët.

"Po presim që shumë shpejt të fillojmë numërimin e Votave me Kusht. Janë rreth 25 mije vota me kusht në gjithë vendin", ka thënë Elezi.

Sipas tij, aktualisht është duke u bërë edhe një verifikim, për të krahasuar votuesit e rregullt me votuesit me kusht.

The post Së shpejti numërohen votat me kusht appeared first on Mesazhi.com.

Trump thyen traditën e darkës së Ramazanit

Posted: 26 Jun 2017 02:14 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thyer traditën gati 20-vjeçare duke mos organizuar darkën që shënon fundin e Muajit të Ramazanit.

Kjo darkë në Shtëpinë e Bardhë është mbajtur çdo vit që nga mandati i presidentit Bill Clinton.

Në të kanë marrë pjesë udhëheqës të shquar myslimanë, diplomatë dhe ligjvënës.

Raportohet se sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka refuzuar organizimin e saj.

Presidenti Donald Trump, ndërkaq, është kritikuar më herët për retorikën anti-myslimane.

Gjatë fushatës, ai ka bërë thirrje për mbikëqyrjen e xhamive në SHBA.

The post Trump thyen traditën e darkës së Ramazanit appeared first on Mesazhi.com.

Islamic Relief në Kosovë gjatë Ramazanit, shpërndau mbi 4500 pako ushqimore

Posted: 26 Jun 2017 01:56 AM PDT

Në këtë Ramazan, Islamic Relief në mbarë botën ka afruar më shumë se 200,000 pako ushqimore për komunitetet që kanë nevojë, në më shumë se 30 vende pavarësisht nga gjinia, raca, feja, etnia ose përkatësia politike.

Fushata ynë e Ramazanit i ka mundësuar njerëzit t'a ndajnë gëzimin dhe bekimet e muajit të shenjtë me familjet anembanë globit.

Donacionet që kemi marrë i kanë mundësuar Islamic Relief në Kosovë të shpërndajë mbi 4000 pako ushqimore në 13 komuna, duke arritur shumë familje në nevojë. Shpërndarja e pakove ushqimore është arritur në bashkëpunim me Komunat, Departamentet Sociale, Kryqin e kuq. Komunat të cilat përfituan janë: Komuna e Prishtinës, Drenasit, Skenderajt, Mitrovicës, Vushtrrisë, Malishevës, Fushë Kosovës, Obiliqit, Gjilanit, Zhegrës, Podujevës, Lipjanit, Pejës dhe familjeve të programit të jetimëve. Kjo ishte një ndihmë e madhe në të cilën përfituan 4500 familje.

Shpërndarja është bërë kryesisht në formë kolektive, por në disa raste Islamic Relief, ka dërguar edhe individualisht, sipas listës së bërë nga Islamic Relief Kosova, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës, Departamentet Sociale në kuadër te Komunave. Aktiviteti i shpërndarjes së pakove u mbajt nga 27 maj deri më 23 qershor 2017

Ndikimi i këtij projekti, dhe projekteve të tjera në përgjithësi, janë të mirëpritur shumë nga njerëzit në nevojë. Mbështetja e donatorëve tanë anembanë botës është jetësore, duke na lejuar të arrijmë komunitetet në nevojë të cilat përndryshe janë kategori e harruar.

The post Islamic Relief në Kosovë gjatë Ramazanit, shpërndau mbi 4500 pako ushqimore appeared first on Mesazhi.com.

Mediat e huaja: PS, fituese e zgjedhjeve

Posted: 26 Jun 2017 01:51 AM PDT

Partia Socialiste duket të jetë fituesja e zgjedhjeve parlamentare të së djelës, çka do t'i jepte asaj një mandat të fortë për zbatimin e reformës së gjyqësorit, jetike për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Exit poll-i i realizuar nga kompania italiane IPR Marketing, me një marzh gabimi prej 2%, tregon se socialistët duhet të marrin diku tek 49% të votave, çka i siguron më shumë se gjysmën e vendeve në Parlament.

Eksperti i saj, Antonio Noto tha për "Reuters" se PS mund të ketë fituar mbi 71 vende, por ky është ende një opinion dhe jo një fakt, shtoi ai.

Mediat e huaja e theksojnë pjesëmarrjen e ulët në votime, e cila erdhi pavarësisht faktit që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ta zgjaste votimin me një orë, ndërkohë që temperatura mbërriti në 39 gradë Celsius, duke e bërë të djelën ditën më të nxehtë të vitit deri tani.

Procesi i votimit është ndjekur me vëmendje të madhe në Europë. Ministria e Brendshme njoftoi në një deklaratë të saj se janë raportuar me qindra raste të blerjes së votës dhe frikësimit të votuesve, por nuk dha detaje të mëtejshme. Për këtë, PS dhe LSI kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella me njëra-tjetrën.

Nëse exit poll-et janë të sakta, Partia Socialiste këtë mandat qeveris e vetme, thotë Euronews. PD, sipas tij, duhet të marre diku tek 34%. Që prej fundit të viteve 1990, zgjedhjet në Shqipëri janë shënjuar nga manipulimet, dhuna, kontestimi i rezultatit dhe rivalitete të hidhura që mbërrijnë deri në urrejtje.

Tani, thotë Al Jazeera, votuesit shqiptarë janë të etur të shohin zgjedhja të lira e të drejta. Televizioni satelitor i Katarit citon një votues të pohojë se votën e tij e kishte dhënë për Edi Ramën, me pretendimin se e sheh dorën e tij në çdo cep të vendit, por më e rëndësishmja është se kryeministri ka tentuar të vendosë sundimin e ligjit.

Një tjetër shprehet se pret që liderët shqiptarë të vënë në jetë ato që premtuan gjatë fushatës. Mediat gjermane i kanë kushtuar dhe ato vëmendje zgjedhjeve të 25 qershorit. Numri i ulët i votuesve dhe të dhënat e para që nxjerrin fitues socialistët janë në qendër të të gjithë artikujve mbi këtë temë.

Agjencia e lajmeve DPA vëren se PS është me gjasë fituesja e këtyre zgjedhjeve dhe sipas saj, mund të dalë fituese me deri në 79 mandate. Nëse prognozat verifikohen, shkruan ajo, socialistët mund të qeverisin të vetëm, siç kërkonte kryeministri Rama gjatë fushatës.

The post Mediat e huaja: PS, fituese e zgjedhjeve appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more