Skip to main content

RTSH: “Fitojnë Kukësi, Tirana dhe Skënderbeu” plus 9 more

RTSH: “Fitojnë Kukësi, Tirana dhe Skënderbeu” plus 9 more


Fitojnë Kukësi, Tirana dhe Skënderbeu

Posted: 10 May 2017 11:30 AM PDT

JAVA 33

 

DATA QYTETI ORA NDESHJA REZ
10.05.2017 Tiranë 16:00 Tirana – Korabi 2 – 0
Ede 47′, Taku 56′
10.05.2017 Shkodër 16:00 Vllaznia – Luftëtari 2 – 2
Bakaj 34′ (1-0 penallti), Boyom 44′ (1-1), Reginaldo 50′ (1-2), Shtubina 90’+3′ (2-2)
10.05.2017 Kukës 16:00 Kukësi – Flamurtari 1 – 0
Pejic 33′
10.05.2017 Durrës 18:30 * Teuta – Skënderbeu 0 – 1
James 10′
11.05.2017 Tiranë 18:30 Partizani – Laçi

*RTSH

NR. SKUADRA NDE. FIT. BAR. HUM. GSH. GPË. + / – PIKË
1. Kukësi 33 18 15 0 46 16 30 69
2. Skënderbeu 33 20 8 5 42 18 24 68
3. Partizani 32 18 12 2 40 14 26 66
4. Luftëtari 33 10 10 13 35 42 -7 40
5. Vllaznia 33 8 15 10 29 31 -2 39
6. Teuta 33 9 9 15 24 31 -7 36
7. Flamurtari 33 11 8 14 38 33 5 35
8. Tirana 33 7 14 12 27 31 -4 35
9. Laçi 32 8 8 16 18 34 -16 32
10. Korabi 33 2 7 24 10 59 -49 13

Flamurtari -6 pikë

Rama: Fermerët të bashkohen për të rritur përfitimet

Posted: 10 May 2017 06:56 AM PDT

Mbështetja financiare e dhënë nga qeveria nëpërmjet grandeve,i ka dhënë nxitje rritjes së sipërmarrjes,duke forcuar kapacitetet e tyre prodhuese. Një prej kompanive përfituese të këtyre grandeve, Erzeni, që merret me produktet dhe nënproduktet e qumështit,ka përfituar jo vetëm nga heqja e TVSH-së për makineritë bujqësore, por edhe një tjetër prej 40 mln lekësh për kompjuterizimin e teknologjisë. Rritja e kapacitetit të kompanisë,ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në zgjerimin e zinxhirit të prodhimit duke angazhuar 4500 fermerë.Rama i bëri thirrje fermerëve të bashkohen për të ulur kostot.

Botërori i Aeronautikës, mbyllet garimi në ditën e 5-të

Posted: 10 May 2017 06:47 AM PDT

Dita e 5-të e Kampionatit të 9-të Botëror të Aeronautikës në disiplinën e Fluturimeve të Lira me Precizion, që, po zhvillohet në Vlorë, ka vijuar normalisht të mërkurën, e favorizuar edhe nga moti i kthjellët dhe i qëndrueshëm. Paradreke dhe pasdreke janë zhvilluar garat e turit të 7-të për të gjithë sportistët, teksa 6 turet e para janë mbyllur tashmë dhe janë zyrtarizuar edhe renditjet përkatëse. Në këtë Botëror marrin pjesë rreth 147 pilotë nga 28 vende të ndryshme të botës dhe, pas 6 tureve të para, në renditjen ekipore, Kina ka marrë vendin e parë, me 37 pikë, duke kapërcyer në renditje mbi Tajlandën, që ka zbritur në vendin e 4-të, ndërsa Serbia është tashmë e dyta, me 44 pikë, e ndjekur nga Indonezia, me 49 pikë. Shqipëria mban vendin e 13-të, me 465 pikë. Sa i përket renditjes individuale, për meshkuj bullgari Cvetan Colov ka marrë kreun e renditjes, me 3 pikë, një më pak sesa slloveni Anto Shvoljshak, që ka zbritur në vendin e dytë, dhe slloveni tjetër, Matjazh Sluga, që ka 5 pikë. Për femra, është Nunapat Phuçong e Tajlandës që merr vendin e parë, me 12 pikë, e ndjekur nga Marketa Tomashkova e Republikës Çeke, me 18, dhe Dinara Usmanova e Kazakstanit, me 26 pikë. Sikundër çdo veprimtari madhore sportive, edhe ky Botëror, i pari i këtij lloji në Shqipëri, po transmetohet drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, pa ndërprerje në kanalin RTSH Sport, por, me alternime edhe në RTSH 1 HD.

Durrës: Vetëvritet një punonjëse policie

Posted: 10 May 2017 06:41 AM PDT

Një 23 vjeçare, punonjëse policie në Policinë e Durrësit, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë. Njoftimi zyrtar i policisë saktëson se ngjarja ka ndodhur sot në mesditë, rreth orës 12: 30 në Katund Sukth. Po zyrtarisht pohohet se Peranxhela Shahini në rrethana ende të paqarta është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e saj. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor po kryen veprimet e mëtejshme proçedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkaqet.

Tiranë: Goditet me thikë, humb jetën 27-vjeçari

Posted: 10 May 2017 06:36 AM PDT

Një tjetër ngjarje e rendë me pasojë jetën e një të riu është regjistruar këtë të mërkurë. Konflikti banal mes dy të rinjve i ka marrë jetën 27- vjeçarit Altin Kodra pas goditjes me thikë në bark. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Çekrezë në Tiranë. Fillimisht 27- vjeçari mbeti i plagosur dhe u dërgua për të marrë ndihmën e parë në Qendrën Spitalore në Kryeqytet por prerja e shkaktuar nga thika ka prekur edhe organet e brendshme. Policia arrestoi autorin ,Vladimir Luli i cili u shoqërua në ambientete komisariatit nr 5. Burimen thonë se shkak i ngjarjes së rendë ka qënë një sherr i nisur pak ditë më parë. Specialistët e Krimeve ndaj jetës në Policinë e Tiranës, po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. Në vendin e ngjarjes është gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës thikë, i përdorur nga autori.

BERZH: Politika rrezik për ekonominë

Posted: 10 May 2017 06:32 AM PDT

Edhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e saj të fundit mbi ecurinë e ekonomive në vendet e ballkanit perëndimor, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, vlerëson se zhvillimet e brendshme politike në këto vende mbeten rrezik për ecurinë ekonomike. Në vlerësimin e Berzh ekonomia shqiptare do të rritet me 3.5% këtë vit, por pasiguria që buron nga politika është domethënëse.
“Parashikimi në terma afatmesëm është pozitiv, por rreziqet e brendshme janë domethënëse. Rritja ekonomike parashikohet të jetë në 3.5% në vitin 2017, me rritje në 3.7% në 2018-ën kjo për shkak të rritjes së kërkesës së brendshme dhe investimeve të huaja, kryesisht nga ndërtimi i gazsjellësit Trans-Adriatic Pipeline (TAP)”.
Në paragrafin dedikuar Shqipërisë Berzh vë në dukje se investimet në sektorin e energjisë kanë kryesuar rritjen ekonomike.
“Investime të ndryshme në sektorin e energjisë janë duke u zbatuar, gjë e cila ndikon në rritjen ekonomike të vendit. Kompanitë shtetërore të sektorit të energjisë si KESH dhe OSHEE janë duke iu nënshtruar reformës, gjë e cila do të garantojë rritjen e këtij sektori në terma afatgjatë.” Po ashtu, banka europian për rindërtim dhe zhvillim thekson se politika fiskale e ndjekur nga qeveria ka qenë e kujdesshme.

3 Musketjerët; Rock dhe simfoni

Posted: 10 May 2017 06:28 AM PDT

Çfarë ndodh kur muzika rock vishet me nota klasike?! Në skenë vershon një vullkanik ndjesish dhe përjetimesh. I tillë premton të jetë edhe koncerti 3 musketierët që bashkon me orkestrën simfonike te Radio Televizionit Shqiptar këngëtarët që kanë shkruar historinë e muzikës shqiptare në pranverën pas rënies së regjimit komunist. Elton Deda, Aleksandër Gjoka dhe Redon Makashi bashkohen jo thjesht për ringjalljen e nostalgjisë së muzikës që i ka rezistuar kohës. Elton Deda shprehet kështu: "Ajo që i reziston kohës është vërtetë muzika e mirë dhe përderisa këngët tona vazhdojnë të mbledhin fansa kjo tregon që i kanë rezistuar kohës. Kjo sepse ne nuk kemi bërë muzikë vetëm sepse duhet bërë në një mënyrë të caktuar por sepse jemi bazuar te pasioni dhe frymëzimi jonë." Redon Makashi vijon: " Ky është rikthimi i tre mosketierëve, por ndryshe këtë herë, pasi do të vijmë me këngë rock të përziera me muzikë klasike." Aleksander Gjoka bie dakort me parafolësit dhe thotë se: " Në koncertin tonë do të vijnë fansat e muzikës së vërtetë, ata që na duan dhe do të na duan gjithmonë." Koncerti që do të mbajë perlat e repertorit të 3 musketjerëve është një rikthim tek instrumenti shkrirë me orkestrën e cila ka qenë mbeshtetësja e parë e këtyre këngetarëve në Festivalet e RTSh-së. Elton Deda vijon: " Fakti që muzika klasike do të miksohet me muzikën rock është shume i bukur, mbi të gjitha sepse ekziston ajo kimia e duhur mes artistëve. Mendoj se kjo do të jetë një atë magjike." E nëse jeni mesuar me grupe të famshme rocku që luajnë përkrah orkestrave gjigande simfonike për herë të parë këtë ndjesi me muzikën shqiptare rock do të mund ta përjetoni falë këtyre artistëve të talentuar që ju presin më datë 15 Maj në Pallatin e Kongreseve për të kënduar këngët më të bukura bashkë me ta.

Xhafaj: Policia vetëm garantuese e rendit në zgjedhje

Posted: 10 May 2017 06:23 AM PDT

Policia e Shtetit nuk do të përfshihet në proçesin zgjedhor të 18 qershorit, por do të zbatoje me përpikmëri detyrat që i ngarkon ligji në këtë proçes. Kjo është përgjigjia e vetme që Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka për gjithë skeptikët mbi rolin e policisë në zgjedhje: "Zgjedhjet e 18 qershorit janë absolutisht të garantuara sepse zgjedhjet në përgjithësi i garanton kushtetuta i garanton ligji dhe policia është në funksion të respektimit dhe zbatimit të kushtetutës dhe ligjit. Dhe plicia bën dhe zbaton detyrat që i ngarkon ligji". Këtë të shtunë efektivët blu, do të duhet të menaxhojnë një tjetër protestë të opozites. Deklaratat e Ministrit të brendshëm u bënë në ditën ndërkombëtare të drejtësisë gjatë perurimit të Gjykatës së Apelit në Shkodër ku i pranishëm ishte edhe Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili. Po sot Avokati i Popullit Igli Totozani i ka dërguar një rekomandim Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako. Ai i kujton se disa vite më parë policia është keqpërdorur nga forcat politike në pushtet për të ndikuar në zgjedhje , duke deformuar rezultatin e votimeve, gjë e cila nuk duhet të ndodhe më: "Policia e Shtetit është e depolitizuar, por duke mbajtur në konsideratë ndonjë dyshim të shprehur publikisht nga forca të caktuara politike lidhur me ndikimin në rezultatin e zgjedhjeve të strukturave shtetërore, duhen marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar çdo akt të mundshëm të kundërligjshëm në proçesin zgjedhor nga punonjësit e Policisë së Shtetit. "- thuhet në letër.

Kongresmenët amerikanë takime politike në Shqipëri

Posted: 10 May 2017 06:15 AM PDT

Gjashtë kongresmenë amerikane zbarkuan të mërkurën në Shqipëri. Në krye të delegacionit është kryetari i Komisionit të Çështjeve Ligjore në kongresin amerikan z. Bob Goodlatte. Të shoqëruar nga i dërguari i Presidentit Amerikan në Shqipëri Donald Lu, kongresmenët deri në orën 14.00 të së mërkures u takuan me Presidentin Bujar Nishani dhe Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Nga njoftimet zyrtare kuptohet qartësisht se misioni i delegacionit amerikan është i fokusuar tek çështjet politike. Bashkëbiseduesit kanë diskutuar për situatën politike, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, për reformën në drejtësi, për avancimin e reformës zgjedhore, për forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ku vëmendje e veçantë thuhet se iu kushtua fenomenit të trafiqeve të paligjshme të lëndëve narkotike dhe kultivimit masiv të drogës në vend si një aktivitet që lidhet edhe me rrezikun e terrorizmit dhe krimit të organizuar në të gjithë rajonin. Në takimin me presidentin mesohet se kongresmenët kanë njohur rolin e kreut të shtetit për negociatat e zhvilluara mes qeverisë dhe opozitës gjatë javës së shkuar. Në takimin me kryetarin e parlamentit ky i fundit ka siguruar kongresmenët se pavarësisht situatës politike, Shqipëria është e përkushtuar ndaj axhendës së saj euro-atlantike. Ato çfarë pritet me interes janë takimet me Kreun e qeverisë Edi Rama dhe me kreun e opozites Lulzim Basha. Vizita e kongresmenëve zhvillohet disa ditë para protestës së lajmëruar nga opozita në 13 Maj.

Nishani, Gjyq kundër Bashkim Koplikut

Posted: 10 May 2017 05:59 AM PDT

Një shkrim për presidentin Bujar Nishani dhe origjinën e tij e ka çuar Bashkim Koplikun, në dyert e gjykatës. Kopliku, ish zëvëndëskryeministër në qeverinë Meksi botoi pak muaj më parë një shkrim , ku përkufizonte kreun e shtetit Bujar Nishani si pasardhës i familjes komuniste që kontribuonte në zbatimin e luftës së klasave dhe kërkonte rihapjen e dosjes së familjes së tij, ti tregonte popullit të vërtetën. Sot në seancën e parë, Kopliku e konsideroi të pakuptimte denoncimin e presidentit të Republikës, duke theksuar se shkrimi nuk kishte aspak ngjyrja denigrimi, por përmbante një të vërtetë që duhet të dinin të gjithë. Kopliku kërkoi që palët të gjenin kompromisin për kjo kërkesë u refuzua nga avokati që përfaqësonte presidentin. Avokati i paditësit Andi Çuadari kërkoi sot përgënjeshtrim të shkrimit si dhe dënimin me gjobë në vlerën 100 mijë lekë.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more