Skip to main content

Ora News: “Shkodër, burri ekzekuton gruan, kishte vrarë edhe bashkëshorten e parë” plus 9 more

Ora News: “Shkodër, burri ekzekuton gruan, kishte vrarë edhe bashkëshorten e parë” plus 9 more


Shkodër, burri ekzekuton gruan, kishte vrarë edhe bashkëshorten e parë

Posted: 07 May 2017 11:47 PM PDT

Krimi në familje ka tronditur Shkodrën mëngjesin e kësaj të hëne pasi burri ka vrarë gruan e tij me armë gjahu. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës në orën 12:05 në fshatin Guci e Re në Njësinë Administrative Rrethina, ku Beqir Xhilaj 74 vjeç ka qëlluar mbi bashkëshorten e tij 45-vjeçare Lumturie Xhilaj.

Sipas policisë së Shkodrës janë ende të paqarta rrethanat e këtij krimi, por mësohet se krimi ka ndodhur pas një debati mes tyre.

Policia thotë se autori ka qenë edhe më parë i dënuar pasi ka vararë gruan e parë.

Ngjarja u raportua si vetëvrasje-Fillimisht ngjarja është raportuar si vetëvrasje por pas veprimeve  rezultoi se shtetasja Lumturie Xhilaj nuk është vetvrarë por dyshohet se e  ka vrarë bashkëshorti për motive të dobëta, krim që më pas  e ka pranuar edhe vetë  autori.

Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e gjahut të cilën e mbante me leje shtetasi i lartpërmendur.

Viktima u dërgua në morgun e spitalit, ndërsa pritet zbardhja e plotë e këtij krimi. 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Madonna pozon nudo

Posted: 07 May 2017 11:38 PM PDT

Legjenda e muzikës Madonna ka lënë me gojë hapur të gjithë fansat e saj pas postimit të fotoje nudo në Instagram. 58-vjeçarja nuk e ka pasur kurrë frikë që të ekspozojë trupin e saj me forma perfekte.

Përpara 25 vitesh ajo ka publikuar edhe një libër i quajtur "Sex" me foton e saj tërërësisht e zhveshur.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vritet lideri i ISIS në Afganistan

Posted: 07 May 2017 11:24 PM PDT

Udhëheqësi i grupit militant Shteti Islamik në Afganistan, Abdul Hasib, është vrarë, konfirmoi Zyra e presidentit afgan, Ashraf Ghani.

Ajo tha se Hasib ka vdekur dhjetë ditë më parë në një operacion të forcave speciale të Afganistanit, në provincën Nangarhar.

Hasib besohet se ka qenë prapa sulmit në një spital ushtarak në Kabul, në muajin mars, i cili ka lënë të vrarë mbi 30 njerëz.

Muajin e kaluar, Pentagoni ka thënë se Hasib me gjasë është vrarë në një sulm të forcave amerikane dhe afgane.

Nangarhar është provinca ku më 13 prill ushtria amerikane hodhi bombën më të fuqishme jo-bërthamore, duke vrarë mbi 90 militantë./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Macron Presidenti më i ri në historinë e Francës, mposhti Le Pen

Posted: 07 May 2017 10:54 PM PDT

Kandidati i qendrës Emmanuel Macron ka fituar me vendosmëri zgjedhjet presidenciale franceze, duke mposhtur kandidaten e ekstremit të djathtë Marine Le Pen.

Macron fitoi me 66.06% të votave kundrej 33.94% të rivales së tij, duke u bërë kështu në moshën 39-vjeçare Presidenti më i ri i vendit.

Macron gjithashtu do të bëhet presidenti i parë jashtë dy partive kryesore tradicionale që nga themelimi i republikës moderne në 1958.

Ai tha se një faqe e re po kthehej në historinë franceze.

“Dua që ajo të jetë një faqe e shpresës dhe e besimit,” tha ai.

Macron tha se kishte dëgjuar “zemërimin, ankthin dhe dyshimin që shumë prej jush i ka shprehur” dhe u zotua të kalojë pesë vitet e tij në detyrë “duke luftuar forcat e ndarjes që minojnë Francën”.

Ai tha se do të “garantojë unitetin e kombit dhe  të mbrojë Evropën”.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Bushati: Fitorja e Macron, lajm i mirë edhe për Shqipërinë

Posted: 07 May 2017 10:22 PM PDT

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka uruar Presidentin e ri të Francës Emmanuel Macron për fitoren e arritur përballë rivales, Marine Le Pen.

Në postim në Fb Bushati shkruan se ky është lajmi i mirë edhe për Shqipërinë.

"Shumë urime Emmanuel Macron për fitoren! Një lajm i mirë për Francën, Europën e natyrisht edhe për ne shqiptarët që aspirojmë të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian."- shkruan Bushati.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Fitorja e Macron rrit vlerën e monedhës Euro

Posted: 07 May 2017 10:13 PM PDT

Fitorja e Emanuel Macron në Francë ka sjelljë një rritje të monedhës euro përballë dollarit. Monedha europiane u rrit në nivelet më të larta në gjashtë muaj e fundit, duke neutralizuar sfidën më të madhe politike ndaj kësaj monedhe në historinë e saj 18 vjeçare.

Euro u rrit përballë dollarit në tregjet e këmbimit në Azi me 1,1023 nga 1,0998 dollarë.

Fitorja e Macron përballë kandidates së ekstremit të djathtë, Marinne Le Pen është parë si avantazh për kursin e euros sepse largon pasiguritë që ekzistonin për të ardhmen e monedhës evropiane. 

Euro arriti nivelin më të lartë që prej muajit nëntor, por rritjet kanë qenë më modeste në raport me turin e parë të zgjedhjeve presidenciale, që regjistruan kryesimin e Macron.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Brenda jahtit super luksoz me vlerë 360 milionë paund

Posted: 07 May 2017 01:51 PM PDT

Jahti super luksoz i miliarderit rus ka dal në det. Sipas burimeve jahti  mahnitës kushton 360 milionë paund. Ai është mbajtur sekret nga projektuesit, por paparacët nuk i kanë shpëtuar këtij sekreti. 

Ata kanë sigurar disa foto nga brendësia e këtij super jahti. Një karrige në formën e një kokë gjigante mund të shihet pranë asaj që duket se është një bar dhe një zonë ngrënieje.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Disa fakte për presidentin e ri të Francës, Macron

Posted: 07 May 2017 01:47 PM PDT

Kandidati i qendrës së majtë Emmanuel Macron ka fituar me vendosmëri zgjedhjet presidenciale franceze.

Macron mundi kandidaten e ekstremit të djathtë Marine Le Pen me rreth 65.5% të votave kundrejt 34.5% që shkuan për Le Pen. Macron është Presidenti më i ri në moshë i Francës, 39 vjeç.

Macron gjithashtu do të bëhet presidenti i parë jashtë dy partive kryesore tradicionale që nga themelimi i republikës moderne në vitin 1958.

Ai tha se një faqe e re po kthehej në historinë franceze.

“Dua që ajo të jetë një faqe e shpresës dhe e besimit”, tha ai.

Macron është një centralist liberal, pro biznesit dhe mbështetës i fuqishëm i Bashkimit Evropian.

Ai u largua nga qeveria socialiste e Presidentit François Hollande në gushtin e kaluar për të formuar lëvizjen e tij të re – En Marche – duke thënë se nuk ishte as majtas, as djathtas.

Gjatë fushatës së tij, ai ka premtuar se do të reduktojë 120 mijë vende pune në administratën e tej fryrë franceze nga presidentin  Hollande.

Macron gjithashtu ka premtuar uljen e shpenzimeve publike me 60 miliardë euro dhe një ulje të papunësisë nën 7%.  

Ai u zotua për të lehtësuar ligjet e punës dhe për t’u dhënë mbrojtje të reja të vetëpunësuarve.

Macron gjithashtu qëndroi në një platformë pro-BE, në kontrast të fortë me kundërshtaren.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Presidentja e Lituanisë uron Metën për zgjedhjen si President

Posted: 07 May 2017 01:38 PM PDT

Presidentja e Lituanisë, znj. Dalia Grybauskaite, uron z. Ilir Meta me rastin e zgjedhjes së tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Përmes një telegrami, znj. Grybauskaite, thekson se ky vit shënon 25-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Lituanisë dhe Shqipërisë dhe se shpreson fort që, gjatë presidencës së z. Meta, dy vendet do të vazhdojnë të kenë një dialog dypalësh të hapur dhe të vazhdojnë të bashkëpunojnë.

Më poshtë teksti i plotë i letrës:

 Shkëlqesi,

Ju lutem pranoni urimet e mia për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Shqipërisë. Ju uroj sukses të vazhdueshëm dhe urtësi në kryerjen e detyrave të rëndësishme dhe plot përgjegjësi në këtë post.

Ky vit shënon 25-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Lituanisë dhe Shqipërisë. Shpresoj fort që, gjatë presidencës tuaj, dy vendet tona do të vazhdojnë të kenë një dialog dypalësh të hapur, si dhe të vazhdojnë të bashkëpunojnë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior. Unë gjithashtu besoj se zgjerimi në mënyrë të vazhdueshme i marrëdhënieve midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë do ti krijojë më shumë mundësi qytetarëve tanë që bashkërisht të zhvillojnë aktivitete me interes të përbashkët dhe të thellojnë njohuritë e tyre për vendet dhe kulturat tona.

Shkëlqesi, më lejoni dhe një herë t'ju përcjell urimet e mia me rastin e zgjedhjes tuaj dhe sigurimet e konsideratës time më të lartë. Ju përcjell gjithashtu urimet e mia më të mira për unitet, sukses dhe begati të popullit shqiptar.

 

Dalia Grybauskaite

Presidente e Lituanisë

 

/Ora News.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

“Çfarë u arrit në drejtësi e arsim dhe reforma territoriale

Posted: 07 May 2017 01:14 PM PDT

Legjislatura parlamentare që u mbyll të enjten e 4 majit, shënoi ndërmarrjen e disa reformave mjaft të rëndësime që tejkalojnë një mandat qeverisës të cilat kishin impakt të menjëhershëm por që do te shtrihen dhe në kohë. Debatet për këto reforma ishin të shumta, ndërsa opozita i ka kundërshtuar duke i cilësuar jo eficente ndërsa ka premtuar shfuqizimin e disa prej tyre siç është reforma në arsimin e lartë apo ndarja administrative territoriale.

Kryefjala e legjislaturës së 8 të parlamentit të Shqipërisë, ishte reforma në drejtësi. Pas një pune më shumë se 2 vjeçare, me investimin e paprecedentë të faktorit ndërkombëtar, më 21 korrik 2016, u ngritën 140 kartonë jeshil në sallën e parlamentit për ndryshimin më të madh e më të rëndësishëm të Kushtetutës së Shqipërisë, sipas një formule të hartuar nga Shtetet e Bashkuara dhe bashkimi Europian ku caktonte se përbërja e komisioneve që do të bënin të mundur ngritjen e institucioneve duhet të ishte e përbërë gjysmë-për gjysmë, mes shumicës dhe opozitës parlamentare. 

Por duket se kjo reformë nuk do ta ketë rrugën e zbatimit të saj të lehtë. Reforma ka ngecur, pre e aksioneve politike, pikërisht në rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi opozita ka bojkotuar parlamentin dhe kërkon qeveri teknike. Shpresat se kjo reformë do të ndryshojë jo vetëm gjyqësorin, por edhe politikën mbetet të mëdha me mbi 90% e shqiptarëve që e besojnë këtë.

Por, duket se një pjese e ligjeve qe pasojnë ndryshimet kushtetuese në kuadër të kësaj reforme janë ngërçi i zbatimit, pasi opozita i cilëson antikushtetues dhe ka paralajmëruar se me ardhjen ne pushtet do ti ndryshoje, ky fat është paralajmëruar dhe për ligjin me te rëndësishëm atë të vettingut.

Hysi: Kryesore është rivlerësimi kalimtar i gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi i hap rrugë krijimit të institucioneve të tjera. Nuk mund të emërohen gjyqtarë në Gjykatën e Lartë apo në Gjykatën Kushtetuese apo në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë pa u rivlerësuar. Ky është një nga problemet më të mëdha. Pra kjo kërkon ngritjen e institucioneve të Vettingut.

E dyta, me ngritjen e KLGJ-së dhe KLP-së, fillon edhe ngritja e organeve të tjera për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Do të hetojnë dhe gjykojnë funksionarë të lartë dhe ish-funksionarë. Reformimi i drejtësisë është reformim i gjithë vendit. Një drejtësi e fortë do të thotë një ekonomi më e fortë dhe një klasë politike më e përgjegjshme.

Reforma në Drejtësi lidhet ngushtë edhe me dekriminalizimin, një ligj që u ngjiz në dhjetor në vitit 2014 dhe u votua në dhjetor të vitit 2015. Një fitore e opozitës siç u cilësua nga shumëkush, fryt i bojkotit të saj 6 mujor të parlamentit, pas dhunës që deputetët e maxhorancës ushtruan ndaj deputetit Gent Strazimiri në ambientet e parlamentit. Megjithatë, edhe pse asnjë nuk pranon se ka në gjirin e partisë së vet persona me të shkuar kriminale, partitë kërkojnë të marrin meritat e votimit të këtij ligji

Ermonela Felaj, ministre: Mazhoranca dha kontributin parësor në bërjen e këtij ligji. Varianti i votuar në Kuvend është i propozuar tërësisht mazhoranca. Na takon merita edhe për shkak të përgjegjësive që na janë besuar në zgjedhjet e 2013-s.

Dhe optimizmi është i lartë se në parlament nuk do të vijnë më të tillë persona

Felaj: Ligji ka mbyllur shtegun një herë e përgjithmonë çdo shteg nga ku njerëz që nuk meritojnë besimin e publikut nuk mund të vijnë në detyra drejtuese si të zgjedhur apo në administratën publike.

Nuk është më pak e rëndësishme edhe reforma, territoriale administrative, e cila aktualisht është e vetmja që është implementuar e plotë dhe sipas zëvendës kryeministrit, Niko Peleshi, ka funksionuar më së miri, pasi deri tani kemi rreth 30 bashki që kanë planin e tyre urbanistik.

Peleshi: Reforma territoriale-administrative ishte një nga më pozitive gjatë këtyre katër viteve. Ndryshimi i parë që reforma solli është mundësia për të hartuar plane strategjike lokale të vërteta. Sot kemi 61 bashki. Kemi një progres shumë të mirë. Më shumë se 30 bashki kanë hartuar planet e tyre të përgjithshme vendore.

Por, reforma territoriale për opozitën qellim të vetëm ka krijimin e bastioneve elektorale, ndaj paralajmërimi për shfuqizim është i qartë.

Jorida Tabaku, deputete PD: E quan reformë sepse nuk di çfarë emri tjetër t'i vërë. Ky ishte vetëm ndryshim i kufijve territorialë të bashkive me qëllime elektorale ashtu siç ne e parashikuam. E gjitha u shndërrua vetëm në zgjedhjet e 2019-s, përfitimin e disa territoreve që nuk i kishin. Për shembull, kemi Tiranë me Zall Herrin dhe Zall Bastarin territore që nuk kanë lidhje logjike me qytetin e Tiranës. Ashtu siç kemi edhe qytete të tjera që janë montuar për t'i sjellë fitore kryetarëve të bashkive që në të gjitha rastet ishte i majtë.

Megjithatë, zëvendës kryeministri Niko Peleshi lë të kuptohet se nuk ka shkuar çdo gjë vaj në planin financiar, sepse qeveria ka pritur më shumë kursim nga ndarja e re. Të njëjtën gjë vëren dhe deputetja demokrate Jorida Tabaku.

Peleshi: Ne prisnim një reduktim më të madh të shpenzimeve për shkak të përqendrimit. Prisnim që shpenzimet administrative të bashkive të reduktoheshin më shumë se ç'janë reduktuar në realitet.

Tabaku: Premtuan se do të ulin shpenzimet me 80 milionë dollarë. Aktualisht shpenzimet për paga janë rritur me 60 milionë dollarë dhe kjo me raportimet e vet njësive vendore. Ministria e Financave raporton se i gjithë fondi për pushtetin vendor ka shkuar për paga.

Arsimi i Lartë ishte një tjetër sektor i cili pësoi ndryshim rrënjësor, ku sistemi i ri i pranimit në universitet, shkaktoi shumë kaos dhe pakënaqësi, megjithatë, Kryeministri Edi Rama, e cilësoi si një sukses.

Rama: Është për të ardhur keq kundërshtia që bëhet duke spekuluar në mënyrën më të pa dejtë. Ligji garanton konkurrencës dhe që çdo i ri që e meriton të ndjekë universitetin të mos pengohet ndjekja e studimeve.

Kjo reforme është kundërshtuar ashpër nga opozita, ndërsa me ardhjen ne pushtete te saj është premtuar shfuqizimi i saj.

Luçiano Boçi: Ligji i arsimit të lartë do të jetë një nga ligjet e para që do të shfuqizohet, po citoj fjalën e kryetarit të PD-së. Edhe ekspertët kanë deklaruar se është ligj tërësisht i papërshtatshëm.

Deputeti Luçiano Boçi rendit këto arsye pse nuk ka reforme dhe pse ligji ka futur ne kolaps sistemin arsimore.

Boçi: Nuk kemi një model të trumbetuar në arsimin e lartë. Një ligj i cili nuk është shoqëruar prej dy vitesh me akte nënligjore dhe kjo ka bërë që universitetet publike të goditen në autonominë e tyre. Nuk ka sjellë një diplomë të universiteteve. Shumë gjëra bëhen me ligjin e vjetër dhe pak gjëra me ligjin e ri.

Reformat e kësaj legjislature, u pasuan edhe me aksione të rëndësishme, si aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, aksioni për energjinë elektrike si dhe lufta kundër informalitetit.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more