Skip to main content

“Mustafa: Kemi penguar degradimin e shtetit” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Mustafa: Kemi penguar degradimin e shtetit” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Mustafa: Kemi penguar degradimin e shtetit

Posted: 10 May 2017 09:52 AM PDT

Kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa, në një postim në Facebook tha se "kjo qeveri ia vuri laurën krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit". "Kam qenë i vetëdijshëm se PDK dhe klientela e korruptuar nuk e përballon këtë. Kemi penguar degradimin e shtetit dhe do ta çlirojmë nga kthetrat e krimit", tha Mustafa. Lexoni edhe këtë: Votohet mocioni, bie qeveria dhe shpërndahet Kuvendi

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ambasada amerikane: Kuvendi e tha fjalën e vet

Posted: 10 May 2017 09:34 AM PDT

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë reagoi të mërkurën pas rrëzimit të Qeverisë dhe shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës. "Kuvendi e tha fjalën e vet. Përderisa vazhdon procesi i tranzicionit dhe vendi lëviz në drejtim të zgjedhjeve të parakohshme, ftojmë të gjithë zyrtarët e mbetur në Qeveri që të zotohen përsëri në shërbim të punëdhënësve të tyre, gjegjësisht të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim", thuhet në komunikatën për media. "Ne vazhdojmë të jemi të palëkundur në mbështetjen tonë për Kosovën, qytetarët e saj dhe rrugëtimin e saj drejt integrimit të plotë euro-atlantik", tha ambasada amerikane. Lexoni edhe këtë: Votohet mocioni, bie qeveria dhe shpërndahet Kuvendi

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veseli: Qeveria Mustafa nuk e çoi vendin përpara

Posted: 10 May 2017 09:17 AM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, kritikoi qeverisjen e Isa Mustafës në tre vjetët e koalicionit PDK-LDK. Pas rënies se Qeverisë dhe shpërndarjes se Kuvendit të Kosovës, Veseli, në llogarinë e tij në Facebook, postoi një video, në të cilën tha se "kjo qeveri, e udhëhequr nga Isa Mustafa, nuk e ka çuar vendin tonë përpara në ritmin e duhur". "Zhvillimi ekonomik ka ngecur, krijimi i vendeve të punës ka ngecur dhe ne po ecim me hapa të ngadalshëm drejt integrimit në BE dhe NATO". "Si partner i koalicionit për tërë këto vite jam përpjekur t'i jap përkrahje të plotë kryeministrit Isa Mustafa për të lëvizur agjendën e integrimit euro-atlantik. Por, kjo nuk ka ndodhur." "Qytetarët e Kosovës dhe unë personalisht e kemi humbur besimin në udhëheqjen e kryeministrit Isa Mustafa dhe kjo është arsyeja përse po shkojmë në zgjedhje", tha mes tjerash Veseli. Lexoni edhe këtë: Votohet mocioni, bie qeveria dhe shpërndahet Kuvendi

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump: Do ta rikthejmë frymën dhe prestigjin e FBI-së

Posted: 10 May 2017 08:29 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbrojti vendimin e tij për të shkarkuar drejtorin e FBI-së, James Comey - zyrtarin më të lartë të zbatimit të ligjit në SHBA dhe njeriun që ka udhëhequr agjencinë e ngarkuar me hetimin e lidhjeve të fushatës së Trumpit me Rusinë. Administrata Trump tha të martën se Comey është shkarkuar për shkak të keqmenaxhimit të një hetimi të emaileve të kandidates demokrate për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton, vitin e kaluar.  Administrata tha se edhe prokurori i përgjithshëm, Jeff Sessions, edhe zëvendësi i tij, Rod Rosenstein, kanë rekomanduar shkarkimin e Comeyt për këtë çështje. Me disa postime në Twitter, të mërkurën, Trump tha se Comey "do të zëvendësohet nga dikush që do ta bëjë punën shumë më mirë, duke rikthyer frymën dhe prestigjin e FBI-së". "Comey ka humbur besimin e gati të gjithëve në Uashington, republikanëve dhe demokratëve. Kur gjërat të qetësohen, ata do të më falënderojnë", tha Trump në Twitter. Departamenti i Drejtësisë tha se kërkimet për një drejtor të përkohshëm të FBI-së janë në zhvillim e sipër dhe se, ndërkohë, zëvendësi i Comeyt, Andrew McCabe, do të jetë ushtrues i detyrës së drejtorit të FBI-së.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presidenti Thaçi fton në konsulta përfaqësuesit e partive parlamenare

Posted: 10 May 2017 08:21 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar në takim të përbashkët partitë politike parlamentare, të enjten më 11 Maj, për të përcaktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ka njoftuar Zyra e Presidentit. Ftesa e Presidentit Thaçi i është dërguar partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, me qëllim të siç thuhet mbajtjes së "konslutimeve për të përcaktuar datën e zgjedhjeve pas shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës" Presidenti Thaçi ka nënshkruar të mërkurën dekretin për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës pasi deputetët me shumicë votash vendosën të mos i japin besimin qeverisë së Isa Mustafës duke e rrëzuar pas më shumë se dy vjet funksionimi. Në bazë të ligjit zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen jo më heret se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga dita e shpërbërjes së Kuvendit Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë, që u paraqit nga deputetët e partive opozitare, u votua edhe nga një pjesë e koalicionit qeverisës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA, Koreja J. do të punojnë për zgjidhjen e problemit bërthamor të Koresë V.

Posted: 10 May 2017 08:21 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i ri i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, biseduan në telefon të mërkurën dhe u pajtuan të bashkëpunojnë më afër, për të zgjidhur problemin bërthamor të Koresë së Veriut. Trump i tha Moonit se ky është një problem i ndërlikuar, por që duhet të zgjidhet, tha Shtëpia Blu e Koresë së Jugut. Biseda telefonike shënon kontaktin e parë midis dy liderëve. Moon, të mërkurën, bëri betimin në postin e presidentit të Korsë së Jugut, pas fitores vendimtare në zgjedhjet e së martës. Në fjalimin e parë si president, Moon, liberal, tha se do të nisë menjëherë përpjekjet për të zgjidhur krizën e sigurisë në Gadishullin Korean. "Do të përpiqem urgjentisht të zgjidh krizën e sigurisë. Do të përpiqem gjithmonë për paqe në Gadishullin Korean. Nëse është e nevojshme, do të udhëtoj drejt Uashingtonit. Do të shkoj në Pekin dhe Tokio dhe, nëse kushtet lejojnë, edhe në Phenjan", tha Moon. Koreja e Veriut, javëve të fundit, ka rritur kërcënimet për sulme bërthamore kundër Koresë së Jugut dhe Japonisë.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Votimi i mocionit për rënien e qeverisë Mustafa

Posted: 10 May 2017 06:50 AM PDT

Partia Demokratike e Kosovës i ka dhënë mbështetje mocionit të opozitës për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës. Për mocionin kanë votuar 78 deputetë, kundër tij kanë votuar 34 deputetë dhe kanë abstenuar 3 deputetë. Ky votim ka rezultuar me rënien e qeverisë aktuale të Kosovës, të drejtuar nga Isa Mustafa.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA kritikon praninë ushtarake të Rusisë në Baltik

Posted: 10 May 2017 06:44 AM PDT

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis ka kritikuar rritjen e pranisë ushtarake ruse në afërsi të vendeve baltike, duke e quajtur "destabilizuese", teksa zyrtarët kanë thënë se SHBA është duke e konsideruar mundësinë e vendosjes së raketave Patriot në rajon, për ushtrime ushtarake më vonë gjatë këtij viti. Mattis i bëri këto komente në një konferencë të përbashkët me presidentin e Lituanisë, Dalia Grybauskaite. Vitin e kaluar, Rusia ka vendosur raketa të tipit Iskander, që kanë potencial të bartin koka bërthamore në Kaliningrad, enklavën e saj në detin Baltik, në mes të anëtarëve të NATO-s, Lituanisë dhe Polonisë. Moska ka thënë se kjo ka qenë pjesë e stërvitjeve rutinore. I pyetur për vendosjen e raketave Mattis tha se "çdo ndërtim i fuqisë ushtarke ruse në këtë zonë, ku ata nuk janë të kërcënuar nga asgjë që ne po bëjmë në Lituani apo vende tjere- çdo lloj rritje e pranisë ushtarake është thjesht destabilizuese". Ndërkaq, zyrtarët e mbrojtjes në SHBA, të cilët janë cituar nga agjencitë e lajmeve në Perëndim, kanë thënë se është rritur mundësia që raketat Patriot mund të vendosen në rajonin e Baltikut gjatë ushtrimeve të NATO-s këtë verë. Këto ushtrime do të fokusohen në mbrojtjen ajrore. Sistemi mobil i mbrojtjes ajrore Patriot, është i dizajnuar që të detektojë avionë, raketa detare si dhe raketa balistike. Vizita e parë e Mattis në rajonin e Baltikut vjen në kohën kur raportet mes Perëndimit dhe Rusisë kanë rënë në pikën më të ulët që prej Luftës së Ftohtë, pas aneksimit të paligjshëm të gadishullit të Krimesë nga Moska më 2014 dhe mbështetjes që i bën separatistëve në lindje të Ukrainës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj: Qeveria Mustafa, erdhi dhe shkoi me turp

Posted: 10 May 2017 06:23 AM PDT

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka përshëndetur vendimin e Kuvendit të Kosovës për rrëzimin e qeverisë. Në një konferencë për media, Haradinaj tha se pushteti po i kthehet sovranit, popullit të Kosovës, ngase Qeveria Mustafa, siç tha ai, "erdhi dhe shkoi me turp". Haradinaj ka kritikuar qeverinë për paaftësi në qeverisje dhe paaftësi për t'u përballë me Serbinë në çështjet politike. Koalicioni PDK- LDK, ka nënvizuar ai, e ka vënë Kosovën në një katrahurë politike dhe se tani, ka thënë ai, është koha që vendi të rimëkëmbet. Ai tha se nëse vjen në pushtet, çështjen e demarkacionit me Malin e Zi do ta rikthente në fillim, duke e anuluar marrëveshjen aktuale dhe rinegociuar një marrëveshje të re me Podgoricën. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Odat shëndetësore, problem me funksionim

Posted: 10 May 2017 06:06 AM PDT

Katër oda të profesionistëve shëndetësorë, as pas afro katër vjet pas miratimit të ligjit nga Kuvendi i Kosovës, nuk kanë arritur që të funksionalizohen. Kosova nuk ka pasur oda të profesionistëve shëndetësorë, por kjo u pa si një lehtësim i punës së institucioneve dhe në kuadër të sistemit shëndetësor, prandaj me ligj u parapa që atyre t'u kalojnë kompetenca të caktuara. Por, ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, nga mesi i javës ia ka kaluar Odës së infermierëve përgjegjësinë e fundit për rilicencimin e infermierëve dhe që e ka bërë këtë odë si lidere dhe me kompetenca të plota. Kryetari i kësaj ode, Naser Rrustemaj i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ka marrë kompetencat e edukimit të vazhdueshëm profesional, kodin etik dhe së fundmi rilicencimi. "Oda e infermierëve i ka mbetur t'i bartet edhe licencimi dhe të funksionalizohet në tërësi. Por stafi administrativ është paraparë me ligj të punësohet. Për shkak të çështjeve fianciare ka mbetur ende peng. Sa i përket gjërave të tjera për funksionalizim, gjithçka është në rregull dhe ne po funksionojmë. Janë kryer gjitha detyrat që i ka paraparë ligji", ka thënë Rrustemaj. Kosova ka 22 mijë infermierë të licencuar derisa një numër i madh prej tyre nuk janë të punësuar, megjithëse është thënë se institucionet publike kanë nevojë për më shumë infermierë. Megjithëkëtë, profesionistët e shëndetësisë thonë se katër odat ajo e stomatologëve, farmacistëve, fizioterapeutëve dhe oda e infermierëve, nuk arritën të funksionalizohen plotësisht. që për Ministrinë e Shëndetësisë 'problemi qëndron brenda tyre'. Sidoqoftë, udhëheqës të Odave thonë se problemet janë në Ministrinë e Shëndetësisë që, sipas tyre, 'ka kontrolluar punën e tyre'. Kujtim Shala, kryetar i Odës së stomatologëve i tha Radios Evropa e Lirë, se Ministria e Shëndetësisë nuk e ka mbështetur Odën në aspektin e funksionalizimit. "Premtimet e dhëna për funksionalizim i kanë vonuar. Unë si kryetar nuk e kam parë të arsyeshme ta zbatoj ndonjë kompetencë që nuk do të kryhej brenda suazave ligjore. Kjo me Odat e infermiervë tregon një marketing të ministrit aktual, pasi odat i ka kontrolluar Ministria në vazhdimësi, dhe kanë qenë objekt i abuzimeve të ndryshme, aferave të ndryshme, skandaleve të ndryshme korruptive, specializimeve etj", ka thënë Shala. Por në Ministrinë e Shëndetësisë, zëvendësministri Izet Sadiku tha se bartja e kompetencave tek shumica e odave është bërë, por kjo varet edhe nga odat se sa janë të gatshme t'i zbatojnë dhe t'i marrin kompetencat e parapara me ligj. "Ne kemi për obligim që kompetencat e parapara me ligj t'i bartim. Nëse oda nuk është e gatshme t'i marrë, ajo është çështje tjetër. Procesi ka qenë i vështirë, pasi është dashur që të ngrihen kapacitete dhe për këto duhet buxhet. Megjithatë, është marrë vendimi që të themelohen të gjitha odat përnjëherë dhe jo një nga një, siç është dashur të themelohen. Por kjo gjithsesi varet edhe nga odat se sa janë të gatshme të marrin kompetenca", ka thënë Sadiku. Përgjegjësitë që Odat e profesionistëve do të duhej t'i kenë marrë shtrihen në fushën e edukimit të vazhdueshëm profesional dhe në çështjet etike. Derisa licencimi dhe rilicencimi kanë mbetur përgjegjësi e dy institucioneve; asaj të odave dhe Ministrisë së Shëndetësisë. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Demokrati Schumer reagon ndaj largimit të drejtorit të FBI-së

Posted: 10 May 2017 05:42 AM PDT

Demokrati Charles Schumer, ka reaguar ndaj pushimit nga puna të drejtorit të FBI, duke deklaruar se ky ishte një gabim shumë i madh i presidentit Donald Trump. (REUTERS)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Putin vendos kufizime të reja për tubimet publike

Posted: 10 May 2017 05:31 AM PDT

Presidenti rus, Vladimir Putin ka forcuar kufizimet për protestat në rrugë për një periudhë prej gjashtë javësh, duke filluar nga 1 qershori, duke minuar kështu planet e liderit të opozitës, Aleksei Navalny për protestë në mbarë vendin për 12 qershor. Në dekretin e publikuar nga Kremlini sot, Putini ka imponuar kufizime shtesë për tubimet publike gjatë tunet të futbollit të Kupës së Konfederave dhe Kupës Botërore që do të mbahet më 2018. Këto kufizime obligojnë organizatorët e protestave, që të koordinojnë planet e tyre me autoritetet e qyteteve ku planifikojnë të mbajnë protestat.  Dekreti, që thuhet se ka për qëllim rritjen e sigurisë, thotë se organizatorët nuk do të jenë në gjendje që të zgjedhin se ku do të mbajnë tubimet e tyre por për këtë gjë do të vendosin autoritetet e qyteteve dhe zyrtarët e sigurisë. Kupa e Konfederatave të FIFA-s do të mbahet në Moskë, Shën Petersburg, Soçi dhe Kazan prej 17 qershorit deri më 2 korrik. Dekreti imponon këto kufizime shtesë nga 1 qershori deri më 12 korrik. Pas protestave anti-korrupsion, më 26 mars, protesta që u zhvilluan në rreth 100 qytete të Rusisë, Navalny ka bërë thirrje që të protestohet sërish më 12 qershor. Në vitin 2018, kur do të mbahet Kupa e Botës, kufizimet do të hujnë në fuqi nga 25 majo deri më 25 korrik.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ivanov nuk e jep mandatin, i kërkon garanci Zaevit

Posted: 10 May 2017 04:54 AM PDT

Presidenti Gjorge Ivanov i është përgjigjur letrës së kryetarit të Kuvendit për dhënien e mandatit Zoran Zaevit për formimin e qeverisë së re. Në letrën e kreut të shtetit thuhet se Ivanov pret nga lideri i LSDM-së të përmbushë premtimin e dhënë se "partnerët e koalicionit do të sigurojnë garanci për forcimin e karakterit unitar të shtetit dhe se gjithçka do të jetë në përputhje më Kushtetutën e Maqedonisë". "Presidenti Ivanov mbetet në qëndrimin se e ashtuquajtura Platformë e Tiranës dhe asnjë dokument tjetër, akt apo veprim në kundërshtim me kushtetutën e Maqedonisë, nuk mund të jetë kusht, e as bazë për formimin dhe punën e Qeverisë së Maqedonisë. Lidhur me mandatin, Presidenti do të veprojë në përputhje me kushtetutën dhe praktikën e deritanishme", thuhet në letrën me shkrim të kabinetit të presidentit. Nga LSDM-ja nuk kanë komentuar komunikatën e presidentit, por thonë se kryetari i kësaj partie, Zoran Zaev edhe njëherë do t'i bëjë me dije kreut të shtetit se programi qeveritar i publikuar kohë më parë është garanci mbi shtetësinë e Maqedonisë dhe se nuk bëhet fjalë për asnjë platformë të imponuar nga jashtë. Zaev kishte deklaruar se së bashku me partitë e koalicionit do të vizitojnë presidentin për t'ia bërë me dije Ivanovit se veprimet e tij janë kundërligjore. VMRO- DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit vlerëson se mosdhënia e mandatit liderit Social-Demokrat "është në vijë të mbrojtjes së interesave kombëtare." "Ne si parti politike presim që çdo zyrtar i zgjedhur në Maqedoni të ndërmerr hapa në përputhshmëri me Ligjet e Maqedonisë dhe mbi të gjitha t'i mbrojë interesat kombëtare të Maqedonisë", ka deklaruar deputeti i VMRO-së, Zoran Ilievski. Përgjigja e Ivanovit vjen pas letrës së kryeparlamentarit Talat Xhaferi, i cili edhe njëherë kërkoi nga presidenti mandatimin e Zoran Zaevit për kryeministër. Xhaferi një letër e kishte dërguar më 4 maj, por edhe atëherë nga kabineti kishin njoftuar se presidenti do të veprojë në përputhje me Kushtetutën e Maqedonisë, por pa saktësuar qëndrimin e tij lidhur me zhbllokimin e formimit të qeverisë së re. Kriza në Maqedoni kulmoi në dhunë më 27 prill kur protestuesit e nismën "Për Maqedoni të bashkuar" pushtuan Kuvendin pak çaste pasi shumica e re parlamentare zgjodhi Talat Xhaferin për Kryetar të Kuvendit të Maqedonisë. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Udhëheqjeve komunale u skadon mandati, Parlamenti vendos për zgjatje

Posted: 10 May 2017 04:44 AM PDT

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë i është përgjigjur negativisht iniciativës së Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale me të cilën kërkohej zhbllokimi i punës së kryetarëve të Komunave të Maqedonisë. "Gjykata Kushtetuese nuk mund që të krijojë situatë juridike, kur atë nuk e ka bërë legjislativi. Me këtë, mandati i krerëve të komunave dhe këshilltarëve komunalë skadon më 15 maj", ka njoftuar nga Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë. Ajo mori vendimin që të mos ngre procedurë ndaj dy iniciativave të dorëzuara nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale si dhe iniciativa e ngritur nga Kryetari i Kongresit Botëror Maqedonas, që cilësohet bashkëpunëtor i afërm me VMRO-DPMNE-në, Todor Petrov. Pas kësaj Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale tha se do t'i drejtohet Parlamentit për të votuar për vazhdimin e mandatit të kryetarëve të komunave të paktën edhe për 6 muaj, në të kundërtën të gjitha institucionet të cilat janë nën kompetencat e pushtetit vendor, përfshirë shkollat fillore dhe ato të mesme, do të mbeten pa paga mujore. "Ne respektojmë çdo vendim të organeve të drejtësisë. Tani na mbetet që ne si Bashkësi e Vetëqeverisjes Lokale, bashkë me ministrinë përkatëse, t'i drejtohemi Parlamentit, gjegjësisht kryetarit të këtij institucioni dhe në një aftat sa më të shkurtër presim që ai të veprojë konform ligjit që të mos bllokohet puna e komunave dhe me këtë të mos dëmtohen qytetarët", bën të ditur për Radion Evropa e Lirë Nevzat Bejta, kryetar i Komunës së Gostivarit, njëherësh dhe nënkryetar i kryesisë së Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale. Bejta tha se në të kundërtën do të paralizohej tërësisht veprimi i komunave të Maqedonisë. Ekspertët ndërkaq thonë se Parlamenti i Maqedonisë duhet të konsolidohet si institucion ligjvënës, pas zgjedhjes së kryetarit. Tahir Hani ish ministër i pushtetit lokal për Radion Evropa e Lirë, thotë se Parlamenti i Maqedonisë duhet të votojë për ndryshimet e ligjit të kodit zgjedhor, duke mundësuar vazhdimin e mëtejmë edhe pas skadimit të afatit të kryetarëve të komunave dhe këshillave komunale. "Në të kundërtën do të shfaqet krizë e thellë ekonomike sepse as këshillat komunale e as kryetarët e komunave nuk mund të marrin veprime, sepse ato do të ishin në kundërshtim me ligjin. Kodi zgjedhor dhe ligji për vetëqeverisjen lokale është shumë i prerë se mandati i kryetarëve të komunave dhe këshillave komunale zgjatë katër vite. Pas këtij afati nuk ka hapësirë që këto institucione të veprojnë". Sipas tij është obligim i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që të thërras seancën dhe t'i qaset propozim ndryshimit të kodit zgjedhor. "Me këtë do të bëhej prolongimi i zgjedhjeve lokale dhe njëherësh në bazë të ligjit do të obligoheshin kryetarët e komunave dhe këshillat komunale të vazhdojnë mandatin e tyre deri në mbajtjen e zgjedhjeve kur do të caktohen", tha Hani. Ditë më parë në intervistën për Radion Evropa e Lirë edhe kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, tha se "një nga zgjidhjet e para ligjore, që duhet sjellë në Parlament është ndryshimi i Kodit Zgjedhor, për shkak të prolongimit të zgjedhjeve lokale". Zgjedhjet lokalebeson Zaev do të shtyheshin për në vjeshtë në pajtim me të gjitha partitë parlamentare. Ndryshe zgjedhjet e parakohshme parlamentare në bazë të ligjit duhej të mbaheshin në maj të këtij viti, por për shkak të mos konsolidimit të parlamentit më shumë se katër muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, u pamundësua dhe shpallja e zgjedhjeve lokale. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Protesta në Gjeorgji pas vdekjes së 4 minatorëve

Posted: 10 May 2017 04:44 AM PDT

Protestuesit në Gjeorgji po i bëjnë thirrje qeverisë që të përmirësojë sigurinë në vendet e punës, pasi katër minatorë në një minierë të qymyrit, kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës. Qindra persona protestuan për të dytën ditë me radhë në Tbilisi, duke kërkuar hetim për këtë rast. Protestuesit kanë akuzuar autoritetet se po hezitojnë të krijojnë një agjenci të inspektoratit të punës, gjë e cila do të parandalonte aksidentet vdekjeprurëse në vendin e punës. Minatorët që humbën jetën, ishin rrëzuar në 400 metra thellësi, pasi një ashensor në minierën Mindeli, ishte prishur. Trupat e tyre, janë nxjerr sot. Avokati i Popullit në Gjeorgji, Ucha Nanuashvili, e ka quajtur vdekjen e këtyre minatorëve "vrasje". Ai ka akuzuar qeverinë, parlamentin dhe komsionin kushtetues se qëllimisht kanë bllokuar krijimin e agjencisë e inspektoratit të punës. Presidenti i vendit, Giorgi Margvelashvili ka shprehur ngushëllimet për familjarët e minatorëve dhe ka thënë se ligjet aktuale kanë dështuar që të ofrojnë siguri në vendet e punës në Gjeorgji.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

A janë të sigurt investitorët e huaj në Kosovë?

Posted: 10 May 2017 04:24 AM PDT

Kosova ka krijuar një siguri dhe mbrojte të lartë për investitorët ndërkombëtarë të cilët dëshirojnë që kapitalin e tyre ta shtrijnë në Kosovë, thonë përfaqësues të bizneseve në vend. Mbrojtja e investitorëve shënoi progres edhe në raportin e fundit të Bankës Botërore "Të bërit biznes 2017". Derisa në raportin e "Të bërit biznes për vitin 2016", Kosova kishte shënuar regres në mbrojtjen e investitorëve, në raportin e fundit tek ky indikator u radhit nga pozita 62 në atë të 63-të. Ndërkohë, edhe sipas të dhënave të Policisë së Kosovës thuhet se nuk ka pasur asnjë rast të evidentuar të ndonjë kërcënimi të mundshëm apo ngjashëm që iu është bërë ndonjëherë ndonjë investitori të huaj. Sidoqoftë, në të kaluarën përfaqësues të shoqatave ekonomike në Kosovë kishin raportuar për kërcënime që iu ishin bërë investitorëve të huaj. Ish-drejtori i përgjithshëm në Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë Valdrin Lluka, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se situata tek mbrojtja e investitorëve ka ndryshuar viteve të fundit. Derisa në të kaluarën, shton Lluka kjo mbrojtje e investitorëve nuk ka qenë e kënaqshme, sot ka siguri të lartë për investitorët. "Siguria është e madhe, nuk është se ka tani probleme siç ka pasur në të kaluarën, por tani investitorët ndjehen të sigurt në Kosovë. Për më tepër, tani janë shumë ligje dhe marrëveshje që e garantojnë investitorin në Kosovë si dhe i sigurojnë të gjitha asetet fizike dhe investitorët nuk kanë hapësirë të ndjehen të rrezikuar duke vepruar në Kosovë", thekson Lluka. Në mbrojtjen e investitorëve, thekson Lluka, Kosova qëndron kënaqshëm si edhe të gjitha vendet e rajonit, e në disa raste edhe më mirë. Në anën tjetër, kryetari i Bordit të Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë, Fadil Hoxha, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se për afër tre vjet, asnjë investitor gjerman, i cili ka ardhur në Kosovë, nuk është ndjerë i pasigurt apo i kërcënuar. "Në dy vjet e gjysmë jam me investitorë nga Gjermania dhe në asnjë rast të vetëm nuk ka pasur dëshpërim të investitorëve nga institucionet e vendit. Jam dëshmitar se investitorët gjermanë janë ndjerë mirë dhe të sigurt në Kosovë. Unë besoj që në Kosovë ka një klimë mjaft të mirë e të sigurt për investitorët e huaj", thekson Hoxha. Sidoqoftë investimet e huaj ndërkombëtare në Kosovë përgjatë viteve kanë shënuar rënie. Në këtë rënie thuhet të ketë pasur ndikim mjaft të madh situata politike jostabile në vend, niveli i lartë korrupsionit, mungesa e politikave më të favorshme fiskale, energjia jostabile si dhe evazioni fiskal. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, investimet e huaja direkte në vend deri në muajin nëntor të vitit të kaluar kanë qenë rreth 220 milionë euro, kurse në vitin 2015 këto investime kanë qenë rreth 320 milionë euro. Kosova, vlerësojnë ekspertët për çështje ekonomike, po vazhdon të vuaj nga mungesa e investimeve të huaja, çka ndikon edhe në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, rrjedhimisht në pamundësi të uljes se shkallës së papunësisë dhe varfërisë. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Japonia dëshiron raporte më të mira me Korenë e Jugut

Posted: 10 May 2017 02:15 AM PDT

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe ka thënë se ai dëshiron që të ndërtojë marrëdhënie të mira me presidentin e sapozgjedhur të Koresë së Jugut, Moon Jea In, pas tensionimit të raporteve mes dy vendeve dhe rritjes së tensioneve rajonale, për shkak të programit bërthamor të Koresë së Veriut. "Japonia dhe Koreja e Jugut përballen me sfida të përbashkëta në Azinë Lindore, përfshirë edhe çështjen e Koresë së Veriut. Besoj se bashkëpunimi jonë mund të kontrivuojë në paqen dhe prosperitetin në rajon", ka thënë Abe në një deklaratë për media. "Koreja e Jugut është fqinji më i rëndësishëm me të cilin, Japonia ndanë interesa strategjike. Pres me padurim që të punoj me presindetin Moon Jea", ka thënë Abe. Tensionet në Gadishullin Korean janë rritur muajt e fundit, pasi Phenjani ka kryer një seri të testeve të raketave balistike, teksa presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar se mund të përdor aksione të njëanshme ndaj Koresë së Veriut.        

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqia thotë se është i papranueshëm furnizimi me armë i YPG-së

Posted: 10 May 2017 12:59 AM PDT

Turqia ka thënë se është i "papranueshme" vendimi i Uashingtonit për të furnizuar me armë dhe pajisje tjera ushtarake luftëtarët kurdë, të cilët po luftojë kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri. Këto komente erdhën pasi SHBA njoftoi se do të furnizojë me armë luftëtarët kurdë të YPG-së, të cilët Ankaraja thotë se kanë lidhje me grupin e jashtëligjshëm të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), raporton AFP. "Furnizmi me armë për YPG-në është i papranushëm", ka thënë për televizioni A Haber, zëvendëskryeministri turk, Nurettin Canikli. "Prej një politike të tillë askush nuk do të përfitojë", ka thënë ai. Uashingtoni konsideron YPG-në si një prej aleatëve më të mirë në luftën kundër ekstremistëve në Siri.      

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoxhaj: PDK do të dal me një qëndrim

Posted: 10 May 2017 12:43 AM PDT

Para mbajtjes së seancës, Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës i ka rekomanduar Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të PDK-së që të marrë vendim në lidhje me proceset aktuale, përfshi demarkacionin, mocionin dhe zgjedhjet e parakohshme. Nënkrytetari i PDK-së, Enver Hoxhaj tha se kjo parti politike do të dal me "një qëndrim të qartë rreth proceseve aktuale politike".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump nuk ka lidhje biznesore me Rusinë

Posted: 09 May 2017 11:48 PM PDT

Një hetim i bërë nga një rival i njohur republikan i presidentit Donald Trump, lidhur me atë nëse Trump ka marrëdhënie biznesore me Rusinë, bëri që Shtëpia e Bardhë të bëj një përgjigje të pazakonshme. Senatori republikan, Lindsey Graham, që kryeson nënkomisionin për Drejtësi të Senatit, që po heton ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, ka ngritur pyetjen për lidhjet e mundshme biznesore të Trumpit me Rusinë. "Unë nuk jam prokuror. Por nëse më pyesni mua nëse dua të di nëse lidhjet biznesore të Trumpit me Rusinë janë të papërshtatshme, përgjigja ime do të ishte po", tha Graham. Komentet e Graham bën që Trump të kërkonte nga një firmë ligjore që t'i dërgonte Graham një letër të certifikuar, ku thuhet se "ai nuk ka asnjë biznes në Rusi; ai nuk ka asnjë lidhje me Rusinë", ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer. Graham më vonë i tha CNN se për tu sqarkuar kjo çështje do të ndihmonte nëse Trump do të publikonte të ardhurat tatimore. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more