Skip to main content

Zëri: “Dhunuesi: Ndjehesha i ngazëllyer kur e rraha Selën (Foto)” plus 29 more

Zëri: “Dhunuesi: Ndjehesha i ngazëllyer kur e rraha Selën (Foto)” plus 29 more


Dhunuesi: Ndjehesha i ngazëllyer kur e rraha Selën (Foto)

Posted: 27 Apr 2017 02:44 PM PDT

Pritej dhunë ndaj kryetarit të LR-PDSH-së, Ziadin Sela pasi me të mediat pro-OBRM-PDUKM-së kanë bërë propagandë ndaj Selës. Sot Sela u lëndua në kokë dhe i njejti, për fat të mirë tani është mirë dhe partia e tij këtë e ka dhënë si deklaratë zyrtare. Por, kjo deklaratë në Facebook e një dhunuesi ka tmerruar opinionin, shkruan Telegrafi Maqedoni. ”Ajo ndjenja kur brutalisht e ke rrahur Ziadin Selën me grushta në kokë, e pa përshkruar! Shtriju poshtë shkërdhatë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nuhiu: Po marrim në duar situatën, të gjithë deputetët janë evakuuar

Posted: 27 Apr 2017 02:34 PM PDT

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, ka thënë se Policia e Maqedonisë dalëngadalë po e merr nën kontroll situatën si brenda ashtu edhe jashtë Kuvendit të Maqedonisë. Nuhiu ka thënë se janë evakuuar të gjithë deputetët e shumicës së re në Kuvend, derisa ka thënë se brenda vazhdojnë të qëndrojnë disa deputetë të VMRO-DPMNE-së, si Trajko Veljanoski, ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov, Vllatko Gjorçev dhe disa të tjerë. Sipas ministrit të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kjo është gjendja e Zaevit pas sulmit në Kuvend (FOTO)

Posted: 27 Apr 2017 02:14 PM PDT

Është publikuar foto më e fundit e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, pas sulmit në Kuvend. Ai në këtë fotografi nuk duket edhe aq mirë dhe plagët e tij janë të mbuluara nga fashët.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gazetarët dhe deputetët dalin nga Parlamenti

Posted: 27 Apr 2017 01:57 PM PDT

Mediat maqedonase raportojnë se tashmë kanë filluar të dalin nga Parlamenti deputetët dhe gazetarët që kishin mbetur të ngujuar brenda. “Deputetët dalëngadalë po dalin. Forcat speciale po sigurojnë që ky proces të jetë i sigurtë. Siç po e shoh po largohen një nga një nga Kuvendi, pas atyre vimë dhe ne. Momentalisht dëgjoj vetëm alarmin e Kuvendit, nga këtu ku jemi të gjithë. Koridori është rreth 5 metra i gjatë. VRMO-DPMNE, sjelljet e tyre janë korrekte dhe na dhënë neve sinjal......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dhuna në Parlamentin e Maqedonisë, Vuçiq thërret mbledhje

Posted: 27 Apr 2017 01:57 PM PDT

Pas situatës së krijuar në Maqedoni, është Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ai i cili ka thirrur një mbledhje të Byrosë për Koordinim të Shërbimeve të Sigurisë, përcjellë Klan Kosova. Mediat serbe raportojnë se kjo mbledhje do të mbahet nesër duke filluar në orën 14, teksa bëhet e ditur që Vuçiq tashmë gjendet në shtabin e Qeverisë së Serbisë duke përcjellur situatën në Shkup pas eskalimit të situatës me zgjedhjen e Talat Xhaferit, Kryetar të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shihni pamjet barbare ku sulmohen Zaev dhe Sheqerinska (Video)

Posted: 27 Apr 2017 01:51 PM PDT

Deputetët e LSDM-së janë sulmuar nga protestuesit që protestojnë kundër votimit të Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni. Nga sulmi janë lënduar Ziadin Sela i LR-PDSH-së dhe 15 deputetë të LSDM-së. Shiheni si janë rrahur deputetët.  ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lajm i madh për shqiptarët: SHBA-të e pranojnë Talat Xhaferin si kryetar të Kuvendit

Posted: 27 Apr 2017 01:51 PM PDT

Dhunën në Kuvend e ka dënuar ashpër edhe ambasada amerikane në Shkup. Nëpërmjet ambasadës së saj në Shkup, Qeveria e SHBA-ve njeh Talat Xhaferin si kryetarin e ri, dhe të vetëm, të parlamentit maqedon. “Kjo është arritja më e madhe shqiptare në një shtet që me maska, huliganë e regjim fashist promovon albanofobinë. Këtë fakt s'mund ta ndryshoj askush; as skenarët rus”,kanë thënë nga ambasada amerikane Tutje thuhet se, e vdekur do të jetë gjithçka që provon......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi: Qytetarët në Maqedoni të mos bien pre e provokimeve

Posted: 27 Apr 2017 01:44 PM PDT

Edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar për situatën e tensionuar në Maqedoni. Situata në Maqedoni ishte përshkallëzuar pasi Talat Xhaferi u shpall kryetar i Kuvendit maqedonas, dhe me këtë rast protestuesit kanë hyrë brenda parlamentit duke lënduar disa deputetë. “Qytetarët nuk duhet të bien pre e provokimeve pas situatës në Maqedoni. Shpresojmë që fqinjët do të lëvizin drejt rrugës Euroatlantike”, ka shkruar Thaçi në Twitter.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ivanov bën thirrje për qetësim: Nesër do bisedoj me liderët e partive politike

Posted: 27 Apr 2017 01:33 PM PDT

Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov ka ftuar liderët e partive politike që nesër të vijnë në zyrën e tij dhe të diskutojnë për situatën e krijuar në vend. Sipas tij askush nga jashtë nuk mund të i zgjidh problemet e tyre. “Bëjë thirrje në sjellje të përgjegjshme, të gjithë institucioneve, të cilët duhet të sigurojnë institucionet. Çdokush duhet të përgjigjet për veprimet e tij dhe për pasojat që dalin. Kjo gjendje mund të tejkalohet vetëm nëpërmjet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veseli: Të shqetësuar me situatën në Maqedoni, thirrje për stabilitet

Posted: 27 Apr 2017 01:24 PM PDT

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherit edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar për situatën politike në Maqedoni, duke kërkuar të ruhet paqja dhe stabiliteti. Veseli përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se Maqedonia është shtet mik i Kosovës, dhe është në interesin e të gjithë popujve të rajonit. “Jam i shqetësuar me zhvillimet e oreve te fundit ne Maqedoni, te cilat po i percjellim me vemendje te shtuar. Maqedonia eshte nje shtet mik, qe e ka pranuar pavaresine e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mogherini dënon dhunën në Maqedoni, mirëpret zgjedhjen e Xhaferit kryetar

Posted: 27 Apr 2017 01:23 PM PDT

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini e ka dënuar dhunën në Parlamentin e Maqedonisë duke vlerësuar pozitivisht zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Parlamentit. Ne deklaratën e lëshuar thuhet: ”Dënoj fuqishëm sulmin e sotëm që po vazhdon mbi anëtarët e Parlamentit në Shkup. Aktet e dhunës në Parlament janë plotësisht të papranueshme dhe bëjmë thirrje për qetësi dhe përmbajtje. Ministria e Brendshme......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tre deputetë të BDI-së, të 'ngujuar' në kuvendin e Maqedonisë

Posted: 27 Apr 2017 01:07 PM PDT

Tre deputetë te BDI-së, përfshirë këtu edhe kryeparlamentarin e sapozgjedhur, Telat Xhaferi, tashmë kanë mbetur në mbyllur brenda kuvendit te Maqedonisë, bashkë me disa gazetarë, raporton Zëri.info. Mirëpo, fatmirësisht, merret vesh se që të tre deputetët janë shëndoshë e mirë. Ndërkaq, pas tensioneve, ku u lënduan e u gjakosën disa persona, presidenti i shtetit Gjorgje Ivanov, tash pritet të dalë më një konferencë të jashtëzakonshme për media./Zëri ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gazetarët shqiptarë mbahen peng në kuvendin e Maqedonisë

Posted: 27 Apr 2017 12:57 PM PDT

Disa gazetarë shqiptarë të gazetës "Lajm" dhe lajm.tv, aktualisht janë duke u mbajtur peng në kuvendin e Maqedonisë, raporton Zëri.info. Kështu ka njoftuar botuesi i gazetës Lajm, Fejzi Hajdari, i cili ka kërkuar demokraci për shtetin e Maqedonisë. "Tre gazetarë të gazetës Lajm dhe Lajm.TV, mbahen peng ne Parlament nga 'sigurimi', bashkë me gazetarë të tjerë. Demokraci ne Maqedoni", ka thënë Hajdari. Ndryshe, situata në Maqedoni u tensionua pas zgjedhjes së Talat Xhaferit kryetar kuvendi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kështu u rrah Sheqerinska (Foto)

Posted: 27 Apr 2017 12:53 PM PDT

Deputetja dhe nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska është rrahur keq nga protestuesit brenda Kuvendit, shkruan Telegrafi Maqedoni. Sheqerinska është kapur për flokët nga një protestues dhe e njejta është hedhur poshtë në dysheme.  ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

VV kërkon reagim të Prishtinës dhe Tiranës për situatën në Maqedoni

Posted: 27 Apr 2017 12:50 PM PDT

Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka kërkuar që Prishtina dhe Tirana të reagojnë për situatën në Maqedoni, ku protestuesit hynë në parlament dhe sulmuan deputetët dhe gazetarët pas zgjedhjes së Talat Xhaferit kryetar të Kuvendit. “Tolerimi i deritashëm i dhunës e shovenizmit të Gruevskit e ka sjellë këtë gjendje. Këtu ndërkombëtarët nuk janë krejt të papërgjegjësi. Maqedonia është ndërtuar dhe ekziston përmbi pabarazinë dhe diskriminimin ndaj shqiptarëve. Qartazi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tuzi bëhet komunë

Posted: 27 Apr 2017 12:44 PM PDT

Parlamenti i Malit të Zi, në një votim historik për shqiptarët atje, ka votuar pasditen e së enjtes për shpalljen e Tuzit, komunë me të drejta të plota. Ishte një e drejtë që shqiptarët e Tuzit e kërkonin prej 27 vitesh dhe që u ishte mohuar. Ky lajm bëhet i ditur për Top Channel nga deputeti shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi, Nik Gjeloshaj. Në votim kanë marrë pjesë 42 deputetë, nga 81 që ka Parlamenti, dhe me 42 voto pro Tuzi shpallet Komunë. Në votim nuk ka marrë pjesë opozita......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

MPJ: Përplasjet kundër përfaqësuesve të zgjedhur në Maqedoni janë të papranueshme

Posted: 27 Apr 2017 12:33 PM PDT

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, po e përcjell me shqetësim situatën e krijuar në Maqedoni dhe sulmin e raportuar ndaj deputetëve dhe gazetarëve. MPJ konsideron se sjelljet e këtilla të dhunës dhe përplasjet kundër përfaqësuesve të zgjedhur në Maqedoni janë të papranueshme dhe aspak nuk i shërbejnë demokracisë, paqes dhe stabilitetit në shtetin fqinj të Maqedonisë. “Në frymën e apelit të vendeve të BE-së dhe SHBA-së në Maqedoni, ne besojmë se të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Edi Rama porosit shqiptarët dhe kritikon policinë maqedonase: Bëni detyrën

Posted: 27 Apr 2017 12:28 PM PDT

Kryeministri Edi Rama ka shprehur keqardhjen për gjendjen e jashtëzakonshme në Maqedoni, ku sonte hynë në Parlamentin maqedonas një turmë protestuesish duke dhunuar deputetët dhe gazetarët. I ftuar në Top Story, Rama tha se në këtë situatë duhet të veprohet me qetësi. Kreu i qeverisë porositi shqiptarët e Maqedonisë që të mos bien pre e provokimeve. Rama kritikoi gjithashtu edhe punën e policisë maqedonase. “Është një moment kur realisht duhet shumë qetësi. Më vjen shumë keq që......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Momenti kur Zoran Zaev ‘luftonte’ me sulmuesit maqedonas (Video)

Posted: 27 Apr 2017 12:26 PM PDT

PA KOMENT:  ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Flet Sela: U sulmova nga dhunuesit e parlamentit

Posted: 27 Apr 2017 12:24 PM PDT

Kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela në një prononcim për Strugalajm.com konfirmon se edhe ai ka qenë shënjestër e grupit që sulmoi deputetët në parlamentin e Maqedonisë. Edhe pse nuk pranoi të flasë më shumë detaje Sela konfirmoi se ai ishte rrethuar dhe ndaj të tij është ushtruar dhunën. Në Maqedoni ka eskaluar situata pas zgjedhjes së Talat Xhaferit në krye të parlamentit, pas së cilës turma ia ka mësyrë sallës së Kuvendit. Alsat ka njoftuar se në mesin e deputetëve më të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mediat botërore: Çfarë po ndodh në Maqedoni

Posted: 27 Apr 2017 12:22 PM PDT

Situata e tensionuar nuk është anashkaluar as nga mediat botërore. Protestuesit hynë në Kuvendin e Maqedonisë pasi shumica parlamentare, Social Demokratët dhe partitë shqiptare votuan për të zgjeshur një shqiptar si krye-parlamentar, shkruan britanikja daylimail online. “Protestuesit vërshuan parlamentin e Maqedonisë pasi u votua për krye-parlamentarin” – është titulli i prestigjiozes amerikane Washington Post.  Turma e protestuesve në Maqedoni ka thyer kordonin policorë dhe ka hyrë në parlament për të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Reagon Hahn, ka një porosi për maqedonët

Posted: 27 Apr 2017 12:14 PM PDT

Komisionari evropian Johannes Hahn ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në kuvendin në Maqedoni, pas zgjedhjes së Talat Xhaferit si kryetar i parlamentit maqedonas. Hahn përmes një postimi në Twitter ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj deputetëve. “Dënoj ashpër dhunën e ushtruar ndaj deputetëve në Shkup. Dhuna nuk ka vend në parlament. Demokracia duhet të vazhdoj rrugën e saj” ka shkruar Hahn. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj: Serbisë duhet t’ia tregojmë vendin, si Kroacia

Posted: 27 Apr 2017 12:11 PM PDT

“Ne duhet t’ia tregojmë vendin armikut të përjetshëm – Serbisë, t’ia bëjmë ashtu sic ia ka bërë Kroacia”, ka thënë Hardinaj para qytetarëve të mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti” Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, para qytetarëve të mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti”, ka thënë se Kosova duhet t’ia tregojë vendin Serbisë, sic ka bërë Kroacia. Por ai ka kërkuar që edhe liderët e shtetit të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia speciale është duke u futur në Kuvend

Posted: 27 Apr 2017 12:07 PM PDT

Informacionet e fundit që vijnë nga Kuvendi flasin se policia special është duke u future në Kuvend. Tek pres qendra poashtu ka ardhur edhe ekipi mjekësorë, por është duke pritur që të futet Brenda dhe të ofrohet ndihmë të lënduarve. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zyrtare: Ja sa persona u plagosen në trazirat e Kuvendit të Maqedonisë

Posted: 27 Apr 2017 12:05 PM PDT

Shtatë persona me dëmtime në kokë dhe një me lëndim të gjurit janë pranuar sonte në Klinikën për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” në spitalin e Qytetit të Shkupit. Këtë e ka konfirmuar drejtoresha e këtij institucioni shëndetësor publik, Jasminka Çabukovska, njofton TetovaSot. Ajo tha se të tetë të pranuarit në klinikë vetëm një person i cili ka pasur tronditje u shtrua në spital, por është në gjendje të mirë të përgjithshme. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Momenti dramatik kur deputetët ikin nga salla e Parlamentit të Maqedonisë (VIDEO)

Posted: 27 Apr 2017 11:58 AM PDT

TetovaSot ju sjell pamje nga momenti kur deputetët largoheshin nga salla e Parlamentit të Maqedonisë, shkruan. Pamje pak para rrahjes masive ndaj deputetëve, ku mbeten të plagosur disa deputetë mes tyre Ziadin Sela dhe Zoran Zaevi. Mes të plagosurve u plagosen edhe Radmilla Shekerniska, Oliver Spasovski dhe Damian Mançevski të gjithë nga LSDM-ja./TetovaSot/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Taravari: Sela është duke u dërguar në spital

Posted: 27 Apr 2017 11:51 AM PDT

Sekretari i LR-PDSH-së, Arben Taravari për Telegrafi Maqedoni ka thënë se Ziadin Sela është në gjendje të mirë dhe është nisur për në klinikat e Shkupit. Situata ka qenë kritike ku kryetari i LR-PDSH-së ka qenë i ngujuar në një nga zyrat e Kuvendit por është shpëtuar nga kolegët e tij. Policia e ka nisur për në klinikat e Shkupit.  ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nga LR-PDSH nuk e dinë se në çfarë gjendje është Sela!

Posted: 27 Apr 2017 11:45 AM PDT

Telegrafi Maqedoni ka tentuar që të kontaktojë me zëdhënësin e LR-PDSH-së, Faton Murseli i cili ka thënë se nuk kanë kontakte me kryetarin e tyre. Sekretari i LR-PDSH-së, Arben Taravari nuk është i kapshëm për gazetarët.  ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Reagon Gruevski pas dhunës në Kuvend

Posted: 27 Apr 2017 11:43 AM PDT

Ka reaguar edhe Gruevski pas dhunës së madhe e cila ka ndodhur në Kuvendin e Maqedonisë “Dhuna nuk është zgjidhje, duhet të qetësohen gjakrat. Bëjë thirrje për qetësim të qytetarëve. Populli të mos bie preh e provokimeve të LSDM-së dhe atyre që e çojnë shtetin në krizë. OBRM-PDUKM ju bën thirrje LSDM-së që të heqin dorë për dhunës”, shkruan Gruevski.  ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Deputeti i LSDM-së në gjendje të rëndë (Foto)

Posted: 27 Apr 2017 11:36 AM PDT

Deputeti i LSDM-së, Damjan Mançevski ka pësuar keq nga sulmi i protestuesve në Kuvendin e Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni. Mançevski është ngrehur nëpër korridoret e Kuvendit. Ai duket i gjakosur dhe i lënduar në kokë. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more