Skip to main content

Tirana Observer: “Real mposht Valencia-n, Ronaldo më i miri i të gjitha kohërave” plus 9 more

Tirana Observer: “Real mposht Valencia-n, Ronaldo më i miri i të gjitha kohërave” plus 9 more


Real mposht Valencia-n, Ronaldo më i miri i të gjitha kohërave

Posted: 29 Apr 2017 09:31 AM PDT

Parashikohej një ndeshje delikate për Real Madrid, dhe ashtu doli. Djemtë e Zinedine Zidane arritën të dalin me një fitore të ngushtë 1:0, megjithëse kishin shumë mundësi për ta 'vrarë' ndeshjen, duke përfshirë edhe një penallti të Cristiano Ronaldo.

Vendasit e filluam me një ritëm të lartë lojën në kërkim të zhbllokimit të rezultatit, por ishin vizitorët ata që trembën "Bernabeu-n" duke goditur shtyllën me anë të Mina. Real kontrollon lojën dhe goli që vjen në mesin e pjesës së parë është i paevitueshëm. Dani Carvajal, i cili po kalon një moment fantastik në krahun e djatthë, jep një top fantastik për Cristiano Ronaldo i cili godet me kokë duke zhbllokuar rezultatin.

Ky ishte goli i 367-të i portugezit, duke u bërë kështu lojtari që ka shënuar më shumë gola në gjashtë kampionatet elitare evropiane. Një legjendë!

Pas golit Real vazhdoi të kontrollonte lojën duke krijuar edhe raste të tjera për të shënuar por sulmuesit e Los Blancos humbasin shumë para portës kundërshtare.

Pas pushimit ishte sërish Ronaldo ai që kishte mundësi të dyfishonte rezultatin me anë të një penalltie, por goditja e tij pritet nga Diego Alves.

Valencia në fund të takimit arrin të barazojë rezultatin me një gol të bukur nga një goditje dënimi.

Real nuk mund të pajtohet me rezultatin dhe hidhet në sulm, dhe është Marcelo që arrin të gjejë golin e avantazhit pak minuta përpara përfundimit të ndeshjes kur futet në zonë dhe godet me të djathtën.

 

Ilir Meta – I ri, me karrierë të gjatë e jo pa gurë rrugës

Posted: 29 Apr 2017 09:11 AM PDT

“Ëndërroja të bëhesha pedagog, zgjidhem President falë demokracisë”, tha Ilir Meta pas zgjedhjes si president. Presidenti i ri theksoi, se do t’i kushtojë vëmendje zgjidhjes së krizës aktuale politike në Shqipëri.

Pas tri muajsh, më 24 Korrik, Ilir Meta, kryetari i Kuvendit do të bëjë betimin dhe do të ulet në karrigen e Presidentit të Shqipërisë. Në fjalën e tij të premten (28.04.) në Parlament, pas zgjedhjes së tij me 87 vota pro nga 89 deputetë të pranishëm në sallë nga 140 gjithsej, Meta ia dedikoi demokracisë shansin e tij për të qenë kreu i shtetit. “Kur isha student ëndrra ime maksimale ishte të bëhesha pedagog. Atëherë ishte e vështirë të ëndërroje të bëheshe deputet, ministër, kryetar kuvendi dhe sot President. Kjo erdhi falë demokracisë", tha ai.

Në vendin e duhur, në kohën e  duhur

Vitet e studentit të Ilir Metës i përkasin 4-vjeçarit të fundit të regjimit komunist. Vështirë se në Shqipëri gjen raste të tjera të brezit të tij, të kenë një karrierë të tillë politike vetëm Ilir  Meta: 48-vjeçar bëhet  President i Republikës, më i riu ndër presidentët e deritanishëm. Në 25 vite ai ka ngjitur shkallët e politikës dhe ka menaxhuar me menҫuri dhe gjakftohtësi të papriturat e tyre. Sot Ilir Meta është  një nga politikanët më të rëndësishëm dhe më me peshë në Shqipëri. I lindur në 1969 në Skrapar, si adoleshent vjen në Tiranë, nxënës në gjimnazin e njohur “Sami Frashëri" të kryeqytetit, student në Fakultetin e Ekonomisë Politike në Universitetin e Tiranës, Ilir Meta nisi karrierën politike në 1990-ën me pjesëmarrjen  në Lëvizjen Studentore të Dhjetorit, që solli  përmbysjen e regjimit komunist .

Në Parlamentin e parë pluralist, të dalë nga zgjedhjet e vitit 1992, Ilir Meta 21-vjeçar, zgjidhet deputet i PS, themelon Forumin e Rinisë Euro-Socialiste, mbetet deputet në të gjitha legjislaturat e deritanishme dhe që nga 2013 kryetar i parlamentit. Në vitin 1999, në moshën 30 vjeçare është kryeministër, post që e mban deri në vitin 2002. Në vitin 2004 kritikon ashpër Fatos Nanon, kryeministër dhe kryetar i PS, për mungesë transparence në drejtimin e partisë  dhe qeverisë. Shkëputet nga PS dhe qeverisja e saj, ku kishte mbajtur poste të rëndësishme drejtuese, dhe me mbështetësit e tij krijon Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI) një forcë e  majtë, që vit pas viti zuri vendin e vet, si Poli i Tretë në skenën politike të Shqipërisë. Në rotacionet politike të 8 vite të fundit  LSI luajti rol të rëndësishëm në qeverisjen e dy partive kryesore, PD-PS. Në vitin 2009 , kur Shqipëria mund të binte në krizë politike, pasi PD që fitoi zgjedhjet e parlamentare të rradhës nuk i kishte votat e duhura për të formuar e vetme qeverinë, LSI u përfshi në koalicionin qeverisës. Meta mori postin e Zv.Kryeministrit dhe ministri të Jashtëm, duke krijuar për herë të parë në Shqipërinë demokratike modelin e bashkëqeverisjes së të majtës me një koalicion forcash të qendrës së djathtë. Bashkëqeverisja 4 vjeçare me PD duket se mund ta bëjë Ilir Metën një president  konsensual edhe pse PD nuk ia dha votën.

Stabiliteti, siguria, e ardhmja europiane – prioritete të Metës President

Në 25 vjet të karrierës së tij politike Ilir Meta ka mbajtur poste të rëndësishme  partiake dhe në qeverisje: ka shërbyer si ministër i Jashtëm, i Integrimit, Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë. Zgjedhja e tij si President u mbështet fuqishëm nga PS, me të cilën LSI bashkëqeveris që nga viti 2013, pas dështimit të njëpasnjëshëm të maxhorancës qeverisëse në tre raunde për të paraqitur kandidatura pasi u përpoq më kot  të përfshijë në proces opozitën, e cila që prej dy muajsh ka bojkotuar parlamentin dhe vazhdon protestën në ҫadrën përballë kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe filluar të hënën më 1 maj mosbindjen civile në të gjithë vendin. Meta e konsideron  krizën  aktuale politike dhe bojkotin e opozitës si faktorët e  rëndësishëm që ai pranoi të zgjidhet President.

"Rrethanat më dhanë këtë mundësi. Ndaj unë do të bëj çdo gjë me të gjitha cilësitë e mia për të justifikuar besimin që më dhatë. Jo vetëm para jush, por para të gjithë qytetarëve shqiptarë, para Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, para interesave më të rëndësishme që kanë të bëjnë me stabilitetin, me sigurinë kombëtare dhe me të ardhmen europiane të vendit” tha Ilir Meta, mbrëmë në Parlament.

Meta kërkon konsesus

Premisat për destabilizim nuk mungojnë aktualisht në Shqipëri. Duke iu referuar ngjarjeve të dhunshme në Parlamentin e Maqedonisë ai theksoi se "Duhet të përpiqemi të gjejmë konsensus që Shqipëria të mos bëhet si Maqedonia”. Dhe ai ka gjasat për t’i dhënë karburantin e duhur arritjes së konsensusit për marrëdhëniet që ka ngritur me PD. I ҫliruar nga akuzat si i korruptuar në prag të fillimit të vettingut. Zgjedhja e tij rikonfirmoi vendimin e Gjykatës së Lartë, në janar të vitit 2012, kur ai mbante postin e zv.kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm në qeverinë me kryeministër Berishën, e cila e nxorri të pafajshëm nga akuza e korrupsionit dhe abuzimit me detyrën, të një prej ministrave të tij për ndërhyrje në një tender dhe ofertë për rryshfet. Analistë të pavarur të Tiranës e shohin angazhimin e Ilir Metës si një periudhë tranzitore pas të cilës ai do të rifutet në politikë./DW

Moggi rrëfehet tek italianët: Te Partizani, prej 5 muajsh. Unë e ngjita në krye

Posted: 29 Apr 2017 09:04 AM PDT

Luciano Moggi kthehet në futboll. Ish-menaxheri i përgjithshëm i Juventusit është shfaqur te Partizani i Tiranës, ndërsa për "Tuttomercatoweb.com", ai pranoi të komentojë mbi këtë aventurë të re:

"Kam qenë duke punuar me ta prej pesë muajsh, unë e kam udhëhequr ekipin drejt vendit të parë në kampionat. Jam këshilltar i presidentit."

Pyetjes se si është futbolli në Shqipëri, Luciano Moggi iu përgjigj: "Nuk është profesional si tek ne, ka dy ekipe të mira, por nuk mund të shkojë "dorë për dore" me futbollin tonë. Duhet thënë se lojtarët shqiptarë përshtaten shumë mirë në kampionatin italian."

EMRAT/ Lista zyrtare e kandidatëve për deputetë të LSI-së në Tiranë

Posted: 29 Apr 2017 06:50 AM PDT

Kreu i LSI-së Ilir Meta ka bërë publike listën zyrtarë të deputeteve të partisë së tij në Tiranë.

Deri në numrin 10 kjo është renditja siç e deklaroi kreu i LSI-së Ilir Meta.

Lista e LSI-së ka edhe emra të tjerë për kandidatë në zgjedhje, emra që do të bëhen publik në një deklaratë të plotë.

EMRAT E LSI PER TIRANEN:

1- Klajda Gjosha

2- Kejdi Mehmetaj

3- Florida Kërpaçi

4- Endrit Brahimllari

5- Luan Rama

6- Klejdi Pojana

7- Ardi Çela

8- Ejona Bixha

9- Ylli Shehu

10- Edmond Rrushi

11-  Ralf Gjoni

12- Rea Kotani

13- Adela Karapici

14- Petrit Vargu

15- Dejana Kallogjerovic

16- Fjona Dani

17- Kristi Xherahu

18- Fatos Kaja

19- Linda Karadaku

20- Kevin Popi

21- Edmond Stojku

22- Ramazan Gjuzi

23- Fatjona Halilaj

24- Ira Vejsiu

25- Tea Islamaj

26- Bora Papanajoti

27- Anxhela Poci

28- Sidjola Basho

29- Rigels Gjikllima

30- Sara Lleshi

31- Erklend Krifsa

32- Muharrem Berisha

33- Agron Xhafa

34- Gajtano Doci

35- Amela Shkoza

36- Ana Hazizaj

Lista e kandidatëve e partisë “Sfida për Shqipërinë” të Gjergji Bojaxhiut

Posted: 29 Apr 2017 06:06 AM PDT

"Sfida për Shqipërinë" subjekti politik i themeluar nga Gjergji Bojaxhi dorëzoi sot në KQZ listën e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të dekretuara nga presidenti për tu mbajtur  më 18 qershor 2017.

Bojaxhi thotë se për herë të parë, kandidatët e një partie nuk do të dalin nga pazaret politike.

Lista e kandidatëve për deputetë të partisë "Sfida për Shqipërinë":

TIRANE

Gjergj Aleksandër Bojaxhi
Ermal Kujtim Hasimja
Blerina Agron Turdiu
Besa Pal Xhumari
Medlir Muhamet Mema
Xheni Veniamin Ferra
Gledis Sulejman Shehu
Dorela Shyto Lazaj
Blerina Vasil Zoto
Klodiana Ylli Thartori
Ergi Engjell Zaloshnja
Dritan Kristaq Ziu
Enver Faik Shëngjergji
Arbër Rexhep Uka
Arben Hekuran Gjoni
Amarildo Kujtim Metusha
Enea Agim Gjona
Gentjan Xhelo Hasa

DIBER

Artan Cami
Anisa Greva
Shkelqim Zeqo
Ilirjan Gjata
Loreta Katorri
Evis Zaja

DURRES

1. Olsi Agalliu
2. Rajmonda Trupja
3. Arben Laci
4. Rezeart Zgjanolli
5. Fatmir Boshnjaku
6. Adriana Kocillari
7. Erald Veliu
8. Fatjona Priska
9. Gersi Karanxha
10. Blerina Gjeka
11. Mario Kapinova
12. Olgerta Puta
13. Borjan Uka
14. Kristi Coka

BERAT

Lorenc Pushi
Ervin Semani
Artemisa Paja
Denisa Stasa
Tefik Dervish
Florian Lula
Imena Salillari

KUKES

Eugena Dellani
Marlen Malaj
Donald Dervishi

LEZHE

Gjystina Golloshi
Endri Avdullari
Edmond Kamberi
Aleksander Kajo
Erlinda Arkaxhiu
Gjinovefa Proseku
Eno Tato

SHKODER

Ridson Noka
Elvana Delishaj
Rezart Llahi
Admir Kokallaj
Doriti Myftiu
Denis Stasa
Arnolt Neziri
Donald Hysenaj
Eva Dafa
Brikela Harizi
Abeljan Skenduli

FIER

Luan Tato
Bardhyl Veizaj
Eneida Pellumbi
Fiorela Cekaj
Marieta Bardhi
Elis Kokolar
Gezim Hoxha
Elda Jano
Edikel Bregasi
Jurgen Haxhiu
Esterina Tola
Ergest Cina
Bleona Kola
Dalin Duka
Andi Xharri
Manjola Zabiku

VLORE

Jonid Dhrami
Tasim Mehmeti
Lorena Zyberaj
Florjan Bombaj
Dorina Islami
Jurilda Shimi
Ador Alia
Arjona Kocillari
Ardit Luzi
Shkelzen Cebnaj
Lorna Besho
Anila Memushaj

GJIROKASTER

Ilir Alimema
Nurilda Capullari
Cerciz Loloci
Rozeta Mullara
Enson Lila

ELBASAN

Odisela Balla
Klajdi Jani
Pranvera Qyrra
Elona Dinoshi
Robert Kosti
Eugen Sholla
Enea Zhulegu
Mariglen Mosha
Brisilda Cami
Ermal Selenica
Jonida Ruci
Brunilda Roshi
Lindita Shehu
Irena Dajci

KORCE
Enea Andrea
Sofika Petrofski
Arben Starova
Alda Haxhillari
Martin Mano
Aleksander Zenullari
Argent Topciu
Lorena Lacka
Lejdi Ago
Merkur Zeqiri
Rovena Xhafa

Francë, kandidatja për presidente Marine Le Pen sulmon Zinedine Zidane

Posted: 29 Apr 2017 06:04 AM PDT

Kandidatja e ekstremit të djathtë për zgjedhjet presidenciale në Francë, Marine Le Pen, iu përgjigj trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane, i cili kishte folur kundër saj përpara raundit të dytë, ku ajo përballet me social-liberalin Emmanuel Macron.

Ajo nënvizoi se ajo që ka thënë dje Zidane nuk e ka befasuar, nisur "nga ajo që fiton".

"Me atë që ka fituar, nuk është çudi, – tha Le Pen në një intervistë me kanalin televiziv "BFMTV", kur u pyet në lidhje me pozicionin e trajnerit francez në zgjedhjet presidenciale.

Unë mendoj se Zidedine Zidane ka kapital të mjaftueshëm financiar, ndaj do që zgjedhjet të fitohen nga Macron, sepse kështu shpëton pasurinë që ka fituar në sajë të talentit të tij".

Këto fjalë shërbyen si një përgjigje ndaj deklaratave nga ish-lojtari ndërkombëtar francez, i cili bëri thirrje për të "shmangur në maksimum Frontin Kombëtar në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, më 7 maj, sepse ekstremet nuk janë asnjëherë të mira".

EMRAT/ Lista zgjedhore e PS, Rama lë jashtë një pjesë të grupit parlamentar

Posted: 29 Apr 2017 06:01 AM PDT

Kryesia e PS do të mblidhet sot nën drejtimin e kryesocialistit Edi Rama për t'u dhënë fund hamendësimeve rreth renditjes së kandidatëve në listat për zgjedhjet e 18 qershorit.

Në krye të listave janë drejtuesit politikë të Partisë Socialiste që kanë ndjekur nga afër organizimin elektoral të saj për këto zgjedhje.

Deputetët që mbetën jashtë

Valentina Leskaj

Besnik Bare

Ledi Shkreli

Luljeta Arapi

Bujar Çela

Namik Dokle

Tom Doshi

Mimoza Hafizi

Ben Blushi

Ilir Xhagolli

Vexhi Muçmata

Shkëlqim Cani

Artan Gaci

Esmeralda Shkjau

Klodiana Spahiu

Eduard Bejko

Alfred Peza

Ylli Ziçishti

Vladimir Kosta

Deputetët që futen

Fadil Nasufi

Safet Gjici

Keti Bazhdari

Megi Ajtyresa

Alket Hyseni

Milva Ekonomi

Ardian Çela

Natasha Paço

Elisa Spiropali

Koli Bele

Ogerta Manastirliu

Elona Gjebrea

Sadri Vorpsi

Mirela Kumbaro

Vasili: Me apo pa Metën, LSI për 10 vitet e ardhshme forcë e qëndrueshme

Posted: 29 Apr 2017 05:51 AM PDT

Nga qyteti i Fierit, Petrit Vasili garantoi të gjithë anëtarët e LSI-së se kjo forcë politike do ecë para, me apo pa Ilir Metën.

Ai ka premtuar se për 10 vitet e ardhshme LSI-ja do jetë një forcë politike e qëndrueshme.

"Me apo pa Ilir Metën LSI tashmë është një forcë politike e konsoliduar dhe tashme i ka hedhur bazat e saj. Edhe për 10 vitet e ardhshme LSI do të jetë një forcë e qëndrueshme", deklaroi Vasili.

Spartak Braho i LSI-së, kandidat në listat e PS-së

Posted: 29 Apr 2017 05:47 AM PDT

Njësoj si në vitin 2013 në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste pritet të ketë edhe emra nga LSI-ja.

Spartak Braho, një emër shumë i rëndësishëm i LSI-së do të kandidojë në listat e Partisë Socialiste.

Ai do të kandidojë në Tiranë, bashkë me disa emra të tjera të PS-së.

Kjo lëvizje shikohet si një përpjekje që dy partitë të formojnë një koalicion paszgjedhor mes tyre.

Kina dhe Evropa bashkëpunim për ndërtimin e një baze në Hënë

Posted: 29 Apr 2017 05:20 AM PDT

Kanë kaluar shumë vite që kur njeriu i fundit ka qenë në Hënë por ato mund të kthehen përsëri nëse bisedimit midis Kinës dhe Evropës shkojnë mirë.

Përfaqësuesit e Kinës dhe Agjensisë Hapësinore Evropiane po diskutojnë mbi mundësitë e ndërtimit të një baze në Hënë dhe kanë hartuar projektin "Village Moon".

"Kinezët kanë një program ambicioz për Hënën,"-ka thënë Pal Hvistendahl, zëdhënës i ESA.

"Hapësira ka ndryshuar që nga vitet '60. Ne e pranojmë se për të eksploruar hapësirën për qëllime paqësore, na duhet një bashkëpunimin ndërkombëtar".

"Village Moon" do të ketë një sërë funksionesh pasi do të shërbejë si bazë për dërgimin e misioneve në Mars, për të zhvilluar turizmin hapësinor dhe minierat në Hënë.

Hëna mund të përdoret si vend për të prodhuar objekte të ndryshme, duke ulur në këtë mënyrë koston e dërgimit të materialeve në hapësirë.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more