Skip to main content

Tirana Observer: “Mbi Ervin Dalipajn u qëllua 50 herë, ja sa plumba e kapën në trup” plus 9 more

Tirana Observer: “Mbi Ervin Dalipajn u qëllua 50 herë, ja sa plumba e kapën në trup” plus 9 more


Mbi Ervin Dalipajn u qëllua 50 herë, ja sa plumba e kapën në trup

Posted: 25 Apr 2017 09:43 AM PDT

Zbulohen detaje të tjera nga atentati që i mori jetën ish-shefit të krimit ekonomik në Policinë e Tiranës, Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautajt ditën e sotme në Sukth.

Kështu, burime brenda Policisë thonë se në vendin e ngjarjes janë gjetur deri tani 50 gëzhoja.

Ndërsa sipas ekspertizës mjekoligjore, kanë qënë plot 20 plumba ato që kanë kapur trupin e Ervin Dalipajt, duke e lënë të vrarë në vend.

I pari që është qëlluar ka qenë Dalipaj, i cili po drejtorte edhe automjetin. Ai ka marrë plumba në kraharor më së shumti.

Braçe: Pranuam dokumentin e McAllister

Posted: 25 Apr 2017 09:30 AM PDT

Deputeti socialist, Erion Bracce, u shpreh në "45 minuta" në Report Tv se mazhoranca ka pranuar dokumentin e negociatorëve McAllister dhe Fleckenstein për zgjidhjen e ngërçit politik.

Braçe tha se kushti i vetëm i maxhorancës është që opozita të votojë ligjin e Vettingut në Kuvend.

"Mazhoranca ka pranuar dokumentin e ndërkombëtarëve, mjafton të votojë Vettingun.

Çdo garanci për opozitën në tryezën me ne. Për ne është një dokument i pranueshëm që opozita të hyjë në procesin zgjedhore të marrë pjesë qetësisht në zgjedhje.

PS nuk ka prekuar asnjëherë zgjedhjet nga '91 e këtij, politike apo referendare. Ne kemi humbur mandate deputetësh dhe për një votë edhe për 5 vota, kemi pasur mundësi edhe të manipulojmë, por s'e kemi bërë.

Opozita ka kërkuar këto, ndërkombëtarët i kanë gjykuar dhe ne jemi të gatshëm që t'i pranojmë",  u shpreh Braçe.

Një lajm i keq për të gjithë ata që pinë verë të bardhë

Posted: 25 Apr 2017 08:37 AM PDT

Kjo është një "goditje" për të gjithë dashuruarit pas verës së bardhë!

Një studim i ri sugjeron se vera e bardhë mund të ketë një efekt të dëmshëm për shëndetin, kur bëhet fjalë për lëkurën tuaj.

Në mënyrë të veçantë, studiuesit zbuluan se konsumimi i verës së bardhë mund të rrisë rrezikun e shfaqjes së sëmundjes së lëkurës rosacea, (Rosacea është një sëmundje e lëkurës që shfaqet në formën e skuqjes, akne dhe puçrra në fytyrë. Shumë njerëz besojnë se Rosacea është një lloj akne, por kjo nuk është e vërtetë).

Kjo shton faktin e njohur më parë se vera e kuqe përkeqëson gjendjen.

Në të kundërt, verërat e bardha po shkaktojnë këtë problem.

Në studimin e publikuar nga "Journal of the American Academy of Dermatology", hulumtuesit shqyrtuan zakonet e pijeve të 83,000 infermierëve amerikanë.

Përmes studimit, nga të dhënat e marra ata gjetën se gratë që pinin një deri në tre gota verë të bardhë në muaj kishin 14% më shumë mundësi të rrezikoheshin nga zhvillimi i sëmundjes "rosacea".

Më alarmante, statistikat u rritën ndjeshëm në varësi të gotave të verës së bardhë që u konsumua.

Femrat janë 49% më të prekura nga kjo sëmundje nëse pinë 5 ose më shumë gota verë të bardhë në javë. Nga studimi nuk u zbulua një lidhje mes verës së kuqe dhe "rosacea"-s.

Jeta e trishtuar e stolave në parqet e Tiranës (Fotoreportazh)

Posted: 25 Apr 2017 07:58 AM PDT

Përmes një serie fotosh të realizuara në muajt e fundit në Tiranë, objektivi i fotografes Loreta Cuka ka fokusuar “trishtimin dhe plakjen” e stolave shumëngjyrësh në disa zona të kryeqytetit.

Loreta Cuka | BIRN

“Migrimi” masiv i të rinjve shqiptarë nga stolat e parqeve drejt karrigeve të kafeneve i ka lënë të parat në një hije trishtimi dhe skamjeje, të frekuentuara kryesisht nga të moshuarit.

Në kontrast me vendet europiane, ku parqet janë vendi në të cilin të rinjtë kalojnë më së shumti kohën, përmes këtij fotoreportazh, fotografja Loreta Cuka i pasqyron stolat në Shqipëri si 'frone' të vetmisë për të moshuarit dhe të pastrehët që kalojnë në to disa orë të ditës ose natës.

Shqipëria renditet e dyta në botë për numrin e kafeneve në raport me popullsinë, pavarësisht se të ardhurat për banor nga më të ulëtat në Europë. Me 2.8 milionë banorë, për 100.000 shtetas në Shqipëri ka 473 kafene.

Vendi i parë në botë për kafenetë në raport me popullatën është Spanja me 587 kafene për 100.000 banorë megjithëse Spanja ka një popullsi që arrin në 46 milionë banorë.

Jeta 'e trishtuar' e stolave në parqet e Tiranës. Foto: Loreta Cuka

Jeta 'e trishtuar' e stolave në parqet e Tiranës. Foto: Loreta Cuka

Jeta 'e trishtuar' e stolave në parqet e Tiranës. Foto: Loreta Cuka

Jeta 'e trishtuar' e stolave në parqet e Tiranës. Foto: Loreta Cuka

Jeta 'e trishtuar' e stolave në parqet e Tiranës. Foto: Loreta Cuka

Jeta 'e trishtuar' e stolave në parqet e Tiranës. Foto: Loreta Cuka

Jeta 'e trishtuar' e stolave në parqet e Tiranës. Foto: Loreta Cuka

Jeta 'e trishtuar' e stolave në parqet e Tiranës. Foto: Loreta Cuka

Jeta 'e trishtuar' e stolave në parqet e Tiranës. Foto: Loreta Cuka

Viktima e dytë e Sukthit/ Kush është Juxhin Dauti, u akuzua për vrasjen e ish-kampionit të bilardos

Posted: 25 Apr 2017 07:37 AM PDT

Nga atentati i dyfishtë që ndodhi sot në Sukth kanë mbetur të vrarë Juxhin Dautaj dhe Ervin Dalipaj.

Dautaj ka qenë i akuzuar për vrasjen e Fation Bamit, i cili u qëllua në mjetin e tij më 17 mars të 2012 në Vlorë.

Nga akuza për vrasjen e Fatjon Banit, ish-kampion i bilardos në Vlorë, Juxhin Dautaj ishte shpallur i pafajshëm.

Ngjarja u shënua rreth orës 19:30 të 17 marsit 2012 në Vlorë.

31-vjeçari Fatjon Bani u ekzekutua me tre plumba në trup, teksa lëvizte me makinën e tij në lagjen "Pavarësia" dhe konkretisht në afërsi të godinës së repartit të zjarrfikësve.

Për ngjarjen u dyshua si autor, shoku i tij, Juxhin Dauti, 22 vjeç në atë kohë.

Sipas hetuesve të çështjes, dy të rinjtë ishin duke udhëtuar bashkë në automjetin tip "Peugeot" me targa italiane, pas stadiumit të Vlorës, dhe gjatë kësaj kohë dyshohet se Dauti e ka qëlluar Fatos Banin me pistoletë.

Për sa i përket motivit të krimit, dyshohet se mund të ketë qenë sherr i momentit, pasi dy të rinjtë njiheshin si shokë (ishin dhe fqinj).

Por pas hetimit të ngjarjes dhe gjykimit të çështjes, Juxhin Dauti rezultoi i pafajshëm.

 

Luiza Gega thyen rekordin 28-vjeçar

Posted: 25 Apr 2017 07:23 AM PDT

Atletja Luiza Gega nuk ndalet në pistë dhe ka vendosur sot një tjetër rekord kombëtar.

Ajo ka triumfuar në garën e 10 mijë metrave në aktivitetin e Kupës së Shqipërisë që po zhvillohet në Elbasan, duke dhënë kohën 33'31", që është rekord i ri kombëtar në këtë distancë.

Ajo ka përmirësuar kohën e vendosur nga ish-atletja Anila Meksi, vendosur në vitin 1989.

Një paraqitje e shkëlqyer e Luiza Gegës, që mban të gjitha rekordet kombëtare në garat e mesme dhe të gjata, duke u konfirmuar si një mbretëreshë e vërtetë e këtij sporti.

Gega e synonte rekordin në këtë distancë, për të cilën ishte stërvitur ditët e fundit dhe në fund arriti të triumfonte, duke bërë një garë fantastike në "Elbasan Arena".

Gazetarja: Takimi i fundit me Ervin Dalipajn brenda makinës luksoze, në shoqërinë e dy “të fortëve”

Posted: 25 Apr 2017 07:09 AM PDT

Gazetarja e kronikës në News 24, Klodiana Lala kujton takimin e fundit me ish-shefin e krimit Ekonomik në Tiranë, Ervin Dalipaj, që u ekzekutua sot brenda makinës së tij në Sukth, bashkë me mikun e tij Juxhin Dauti.

Lala tregon se ka pasur frikë të shkonte të takonte më 30 janar të vitit 2016-të njeriun më të kërkuar nga policia të asaj kohe, Ervin Dalipajn, i cili ishte shpallur në kërkim për rrëmbimin dhe ekzekutimin e Gazmend Çollakut, frikë, që siç thotë Lala në një prononcim të shkurtër për BalkanWeb, vinte edhe prej faktit që ajo ishte shtatzënë, në pritje të vajzës së dytë.

Lala thotë se për të shkuar deri tek Dalipaj është shoqëruar nga dy miq të tij, njerëz të besuar.

"Më fikën telefonin dhe më morën në makinë. Kemi udhëtuar gjatë, sepse donin të siguroheshin që nuk na ndiqte policia", kujton Lala.

Ajo thotë se e ka takuar diku në periferi të Tiranës, Ervinin, në një makinë luksoze, nën shoqërinë e dy miqve "të fortë" dhe shton se ai, ishte i qetë dhe i komunikueshëm, ndërsa i tregonte provat e mospërfshirjes në vrasjen e Çollakut.

Por se sa mëkate mund të ketë marrë me vete, këtë askush nuk e di, siç thotë edhe Lala.

"Ervin Dalipajn e takova për herë të fundit diku në periferi të Tiranës, në një makinë luksoze. Ndihesha e frikësuar se ishte njeriu më i kërkuar asokohe. Bëra shumë rrugë për të shkuar deri tek ai. Njerëzit që më shoqëronin ishin tejet të besuar, e megjithatë unë kisha frikë, se prisja vajzën time të dytë. E intervistova. Më tha shumë gjëra, e shumë të tjera mi rrëfeu jashtë "kameras", që në fakt nuk ishte kamera, por celulari im, pasi ai nuk pranoi të takonte njeri tjetër. Sot Ervin Dalipaj u qëllua për vdekje. Nuk e di sa shumë mëkate mund të ketë marrë me vete",- tregon më tej në një status në Facebook, gazetarja.

Shkarkohet nëndrejtori i policisë Ardian Çipa

Posted: 25 Apr 2017 07:01 AM PDT

Drejtori i Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit, Ardian Çipa është shkarkuar nga detyra.

Vendimi i është komunikuar nga drejtori i përgjithshëm, Haki Çako, i cili e ka propozuar për të drejtuar Drejtorinë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve dhe të Penduarve të Drejtësisë.

Ardian Çipa u emërua në këtë post të lartë në vitin 2015.

Më parë ai ka mbajtur detyrën e drejtorit të policisë së Tiranës dhe ka pasur detyra të tjera të rëndësishme në sistemin drejtues të policisë së shtetit, në drejtorinë e Përgjithshme të saj.

Ai ka një karriere prej 18 vjetësh në polici.

7 legjendat që kanë shënuar 500 gola me të njëjtën fanellë

Posted: 25 Apr 2017 06:42 AM PDT

Me golin e shënuar në sekondat e fundit në "El Clasicon" e fundjavës, Lionel Messi i dha tre pikë Barcelonës, rihapi garën për La Ligan dhe arriti kuotën e 500 golave me fanelën e katalanasve.

Shifra është një rekord më vete, por nuk është unikale dhe Messi u është bashkuar gjashtë lojtarëve të tjerë që kanë arritur të shënojnë 500 gola me të njëjtën fanelë.

Njëri prej tyre është Uwe Seeler. Ish-sulmuesi i Gjermanisë Perëndimore shënoi 507 gola për të njëjtën skuadër, Hamburgun e tij në dy dekada.

 

Jimmy McGrory. Konsiderohet si një prej lojtarëve më të mëdhenj të Celtic dhe jo më kot. Ai ka luajtur në vitet 1920. Mban ende rekordin e golashënuesit më të mirë britanik dhe lojtari që ka shënuar më shumë tregolësha në një ndeshje. Në total ka shënuar 522 gola për Celtic.

 

Josef Bican. Ka luajtur në të njëjtën epokë me McGrory. Ka ndryshuar disa klube pas luftës, por shkëlqimin do ta gjente në 11 sezone tek Slavia e Pragës, duke shënuar 534 gola. Në arenën ndërkombëtare është aktivizuar edhe me Austrinë dhe me Çekosllovakinë e asaj periudhe.

 

Fernando Peyroteo. Vitet 1930 prodhuan një sërë golashënuesish të mëdhenj dhe mes tyre ishte edhe portugezi në fjalë. I lindur në koloninë e Angolas në atë kohë, Peyroteo luajti për 12 sezone tek Sportingu i Lizbonës duke shënuar 544 gola, me një mesatare dy gola për ndeshje.

Gerd Muller. "Der Bomber" thjeshtë e dashuronte golin. Ishte i pandalshëm para portës dhe në gjithë karrierën e tij tek Bajerni i Mynihut arriti që të shënonte 566 gola.

Pele. Legjendari brazilian nuk luajti asnjëherë në Europë, por kjo nuk e pengoi që për Santosin e tij të shkëlqente gjithmonë duke shënuar 643 gola.

18 gola të shënuar, Juventus të kërcënon edhe me mbrojtjen

Posted: 25 Apr 2017 06:38 AM PDT

Mbrojtja më e mirë është sulmi. Por te Juventus-i prapavija shkëlqen jo vetëm në zonën e saj, por edhe në atë kundërshtare.

Përveç faktit që ka pësuar vetëm 20 gola në 33 javë kampionat, duke bërë që "Zonja e Vjetër" të gëzojë mbrojtjen më të mirë të Serie A dhe të dytën në Europë pas Bayern Munich, prapavija e Juventus-it ka realizuar plot 18 gola.

Katër gola kanë shënuar respektivisht Bonuçi dhe Kielini, tre Rugani dhe Dani Alvesh, dy Aleks Sandro, dhe nga një Benatia e Lichsteiner. Të vetmit që nuk kanë realizuar nga reparti i tërhequr janë Barzali dhe Asamoah.

Por bomberi i prapavijës së Juventus-it është Bonuçi, i vetmi mbrojtës që ka shënuar të paktën dy gola në katër kampionatet e fundit dhe bashkë me Acerbi-n (Sassuolo) është një nga të dy që ka realizuar të paktën tre gola në tre vitet e fundit.

Nuk mbaron këtu pasi edhe Matia Kaldara, i premtuari i bardhezinjve që aktualisht luan me Atalanta-n, këtë sezon ka shënuar plot shtatë herë.

Në këtë pikë tradita e mbrojtësve golashënues duket se është e shkruar të vazhdojë për Juventus-in.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more