Skip to main content

Tirana Observer: “Foto e rrallë kur Xhansu, Hazall dhe Ozan ishin fëmijë” plus 9 more

Tirana Observer: “Foto e rrallë kur Xhansu, Hazall dhe Ozan ishin fëmijë” plus 9 more


Foto e rrallë kur Xhansu, Hazall dhe Ozan ishin fëmijë

Posted: 28 Apr 2017 09:38 AM PDT

Aktorët simpatik të serialit të njohur turk "Fate të Kryqëzuara", Leyla Tanlar dhe Alina Boz dhe Burak Tozkoparan të cilat tek ne njihen si "Xhansu", " Hazall" dhe Ozan kanë merita të mëdha për rolt e tyre të cilat i portretizojnë mjaftë mirë karakteret e të rinjëve.

Falë këtij seriali, këta tre të rinjë tashmë kanë arritur të mbledhin me mijëra fansa nga e gjithë bota ku është duke u shfaqur ky serial, transmeton 21 media.E shumë nga fansat e tyre deshirojnë të dijnë gjithçka që ka të bëjë më ta, ne ua sjellim një fotografi ku shihen tre aktorët kur ishin fëmijë, të cilet duket mjaftë të lezetshëm dhe shihet se nuk kanë ndryshuar fare.

Rama i zuri vendin në Kuvend, Berisha i përgjigjet dhemb për dhemb provokimit

Posted: 28 Apr 2017 09:31 AM PDT

Ish kryeminsitri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me veprimin e kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit u ul në vendin e deputetit demokrat, në kohën kur u zhvillua dhe votimit për Presidentin e Ri të republikës, Ilir Meta. Berisha me anë të mesazhi në 'Facebook' thekson se Rama vuan nga kompleksi i Edipit. ''Miq, kjo foto e sotme deshmon dhe nje here se Edivin Kristaq Rama, pas Kompleksit te Edipit, nga i cili vuan qe ne lindje, kompleksi i dyte i tmerrshem qe do ta shoqeroje edhe ne ate jete eshte Kompleksi Sali. Eshte i pashprese! Sb,'shkruan ish kryeministri.

Mesazhi i parë i Presidentit, Ilir Meta drejtuar klasës politike: Të mos bëhemi si Maqedonia

Posted: 28 Apr 2017 09:25 AM PDT

Ilir Meta do të jetë Presidenti i ri i Shqipërisë. Ai është votuar sot në raundin e katërt dhe të parafundit nga 88 deputetë të maxhorancës pasi opozita nuk ishte e pranishme. Ai mori 87 vota pro dhe vetëm 2 kundër. Nga foltorja e Kuvendit, gjatë fjalës së tij të parë si President i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta apeloi që Shqipëria të dalë sa më shpejt nga ngërçi politik dhe mos të bëhet si Kuvendi i Maqedonisë, pas ngjarjeve tronditëse të ditës së djeshme.

"Në 21 korrik isha shumë i shqetësuar dhe apelova që të bënim çdo përpjekje për të gjetur konsensusin që Shqipëria të mos bëhej Maqedoni. Dje kemi parë të gjithë ngjarjet tronditëse në Kuvendin e Maqedonisë të cilat vijnë për shkak të një konflikti dhe kokëfortësie politike të papranueshme. Unë edhe njëherë tjetër dua të apeloj të gjithëve të bëjmë çdo gjë për stabilitetin e vendit, për legjitimitetin e institucioneve tona", tha Meta.

I zë karrigen/ Kryeministri Rama voton si “Sali Berisha” për Metën President

Posted: 28 Apr 2017 08:41 AM PDT

Në seancën e sotme plenare për votimin e Presidentit të ri të Republikës, Ilir Meta, ministrat së bashku me Kryeministrin janë pozicionuar në ulëset e deputetëve.

Një pjesë e tyre janë ulur në karriget e lëna bosh nga opozita prej 18 shkurtit.

Ajo që ra në sy është fakti se Rama zgjodhi të ulet pikërisht në karrigen e ish-paraardhësit të tij Sali Berisha.

Ai madje ka shkuar edhe më tej, ka thënë "Jam këtu", kur është thirrur emri i ish-kryeministrit për të votuar.

Kuvend/ Nis seanca plenare për zgjedhjen e Presidentit, Ilir Meta kandidat

Posted: 28 Apr 2017 08:36 AM PDT

Kuvendi nisi seancën plenare për të zhvilluar raundin e katërt për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Në ndryshim nga tre raundet e mëparshëm, të konsumuar pa kandidat, në raundin e sotëm do të votohet kandidatura e Ilir Metës, e propozuar nga koalicioni i majtë qeverisës.

Kryetarja e Komisioni për Çështjet Ligjore, Vasilika Hysi tha se bazuar në rregulloren e Kuvendit u shqyrtua kandidatura e z. Ilir Meta, që u propozua nga 23 deputetë të Kuvendit për President.

"Komisioni i Ligjeve shqyrtoi dosjen e depozituar dhe rezulton se kandidatura e z.Meta plotëson kriteret kushtetuese dhe kërkesat ligjore për garantimin e integritetit për ushtrimin e funksioneve publike si dhe kriteret ligjore për të drejtën e informimit për dokumentet e ish sigurimit", tha Hysi.

Ndërkohë Kuvendi ngriti edhe komisionin për administrimin e procesit të votimit të Presidentit. Komisioni përbëhet nga deputeti i PS-së, Musa Ulqini, ai i LSI-së, Vangjel Tavo si dhe deputeti i PD-së Arbe Ristani. Deputeti i PD-së Ristani nuk është i pranishëm.

Kryeministri Edi Rama, njoftoi mbrëmjen e të enjtes se kryetari i Kuvendit, Ilir Meta është kandidati i shumicës për postin e Presidentit të Republikës.

Po të enjten parlamenti ezauroi pa kandidat dhe raundin e tretë të votimit, ku në përfundim të seancës kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, kërkoi që Presidenti të zgjidhej në dy raundet e mbetura ose në të kundërt të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, siç e parashikon Kushtetuta.

Pas kësaj, u mblodh kryesia e LSI-së, e cila propozoi kandidaturën e Ilir Metës për President, e cila u mbështet në mënyrë unanime nga kryesia e Partisë Socialiste.

Ndërkohë opozita prej më shumë se dy muaj nuk merr pjesë në parlament, duke mos u tërhequr nga kërkesa e saj për qeveri teknike, si garancia për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ja kush do të jetë në krye të LSI-së pas largimit të Metës

Posted: 28 Apr 2017 07:37 AM PDT

Pas largimit të Ilir Metës si kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim për shkak të kandidimit për kryetar të shtetit, këtë post do ta mbajë përkohësisht Ministri Petrit Vasili, raporton Ora News.

Petrit Vasili i cili aktualisht mban postin e zëvendës/kryetarit të LSI-së, do të drejtojë këtë parti derisa të bëhen zgjedhjet me një anëtar një votë.

Ilir Meta pas 13 viteve në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim, do të jetë Presidenti i ri i Shqipërisë.

Vendimi për të mbështetur si kandidat emrin e tij është marrë në konsensus mes mazhorancës, ndërsa votimi  zhvillohet sot në orën 17:00.

Flet deputeti i himnit shqiptar në Kuvendin maqedonas: Jo unë arsyeja e shpërthimit të dhunës

Posted: 28 Apr 2017 07:32 AM PDT

Po spekullohet rëndom këto orë se shkaku i sulmit ndaj Kuvendit maqedonas nga përkrahës të VMRO-së, ishte këndimi i himnit shqip nga deputeti i BESËS, Zekerija Ibrahimi. Por ky i fundit e mohon këtë fakt. Në një intervistë për tesheshi.com, Ibrahimi sqaron se si ndodhi që ai shkoi deri te himni. Dhe në fakt kjo ka bërë habi, pasi i njohuri si Zeka i BESËS nuk është një politikan folklorik, ndërsa himni i tij në Kuvendin maqedonas u servir nga mediat shqiptare me maksimumin e folklorizmit. Për deputetin Ibrahimi, gjithçka ndodhi lidhet me emërimin kryetar Kuvendi të një shqiptari….        

Bisedoi: Mensur Krasniqi

Disa media kanë shkruar se ishit ju, pra këndimi i himnit shqiptar prej jush në Kuvend, shkak për trazira. Sa për qind e vërtetë është kjo?

Ndonëse të gjithë e dinë të vërtetën, dikujt mbase ashtu i pëlqen ose ashtu është i porositur të veprojë.

Këndimi i himnit të flamurit shqiptar erdhi si pasojë e një diskutimi që e kishim që në mëngjesin e ditës së djeshme me deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët na provokuan se a e respektojmë ne, shqiptarët, himnin e shtetit. Dhe, pastaj – pas dite – që ta rrisin provokimin, një deputet i kësaj partie e shfrytëzoi të drejtën e fjalës për vërejtje ndaj rregullores që në ato minuta ta këndojë himnin maqedonas. Natyrisht, ne e respektuam. Por, si reagim ndaj kësaj, se edhe ne e kemi himnin tonë dhe po ashtu mund ta këndojmë nga Kuvendi, që ta shohim edhe sa na respektojnë ata neve, por edhe si reagim që kryesuesi i mbledhjes e lejoi veprimin e tij, erdhi himni shqiptar.

Por, mbledhja përfundoi pa ndonjë incident dhe ne qëndruam në sallë derisa u zgjodh kryetari i Kuvendit. Pasi përfunduan të gjitha procedurat, ne u larguam. Ndonëse atyre mund t'u ketë djegur që një shqiptar ua këndon himnin nga foltorja e Kuvendit, mendoj se arsyeja e sulmit të huliganëve ndaj deputetëve ka qenë për shkak se shumica parlamentare e zgjodhi kryetarin e Kuvendit.

Me ç'ndërgjegje e bëtë këtë, politike apo atdhetare?

Nuk besoj që ka shqiptar që himnin e flamurit mund ta këndojë me ndërgjegje tjetër, pos atdhedashurisë.

Kishit ndonjë dilemë para se ta ndërrmernit këtë hap: ta bëj apo mos ta bëj?

Jo, nuk kisha asnjë dilemë. Kisha vetëm dertin a do ta ma japin fjalën, sepse mbledhja përmbyllej për dy minuta. E kisha vendosur.

Ku u ndodhët kur u sulmua Kuvendi nga turmat, mos rrezikuat dhe ju?

Pasi që përfundoi seanca e zgjedhjes së kryetarit, një pjesë e deputetëve shkuan në press-qendër dhe pjesa tjetër dolëm jashtë. Në atë kohë mezi arrita deri te makina, sepse turma e huliganëve ishte ja 10-15 metra më tej. Natyrisht, më shanë e më gjuajtën me çka kishin në dorë, por – falë Zotit pa ndonjë lëndim – arrita të largohem. Pas kësaj, turma i ka kaluar barrikadat dhe është futur në Kuvend. Ka qenë dallimi për dy-tre minuta. Jam i bindur se po të më kishin kapur, sidomos pas atij himnit në Kuvend, s'besoj që do të kishim mundur ta realizojmë këtë intervistë.

Prandaj, duke u përballur me vdekjen, kur shoh postime në stilin "pse nuk qëndruat aty, pse ikët?", më duken njësoj si thirrjet albanofobe "shqiptari i vdekur – shqiptar i mirë". Nëse duhej të pësonim që të na vajtonin e të bëheshim heronj, kjo mendoj se është e ulët.

Si u ndjetë kur patë Zaevin dhe Selën ashtu të gjakosur?

Natyrisht, shumë keq. Para se të dalim u përshëndetëm me Zaevin dhe biseduam shkurtimisht për hapat e mëtejme, ndërsa me Selën u ndamë të fundit në korridor. Dhe, t'i shohësh pastaj të gjakosur, nuk ka si bëhet më keq. Megjithatë, më vjen mirë që e kanë marrë veten dhe tash janë më mirë. Uroj që kjo kurrë më të mos përsëritet.

Si e parashihni të ardhmen e afërt të situatës?  

Është pak herët të prognozojmë, por se Maqedonia tashmë ka rrëshqitur nga kriza e demokracisë në krizë të sigurisë, kjo është evidente. Dhe, meqë e dimë se cilat rregulla ndërkombëtare duhet të vlejnë në raste të krizës së sigurisë, shpresoj që tash komuniteti ndërkombëtar do të jetë më këmbëngulës në vendosjen e rendit, qetësisë dhe kthimin e demokracisë.

A mendoni dhe ju si influence ruse ka ndikimet e saj në gjithë këtë situatë?

Po nëse nuk merren në konsideratë rekomandimet e BE-së e të SHBA-ve për zgjidhjen e krizës, vetvetiu shtrohet kjo pyetje.

Po situatën në Shqipëri si po e përjetoni dhe a ju ndihmon kjo në betejat tuaja politike si faktor shqiptar?  

Do të doja që atje së paku të jetë gjendja stabile. /tesheshi.com/

Historike, shqiptarja 11-vjeçare shpallet nënkampione bote në shah

Posted: 28 Apr 2017 07:04 AM PDT

Historike për shahun shqiptar! Talentja shqiptare 11-vjeçare, Klean Shuqja, ka bërë mrekullinë në përfundim të kampionatit botëror të shkollave që po zhvillohet në Iasi të Rumanisë për grupmoshën e vajzave U-13. Në përfundim të shtatë raundeve të botërorit, e reja Shuqja është kurorëzuar nënkampione e botës në garën "Blitz" mes 59 bashkëmoshatareve.

Shahistja shqiptare u rendit e dyta, por me pikë të barabarta (6.5) me kampionen e botës, rumunen Ema Obda. Shuqja ka qenë fenomenale në konkurrimin e saj, duke arritur 6 fitore dhe vetëm një barazim, atë ndaj shahistes rumune Ema Obada në raundin e pestë të kampionatit botëror. Kampione kombëtare e padiskutuar në moshën e saj, Shuqja ka shpërthyer me talentin e saj tashmë edhe në arenën ndërkombëtare.

Një figurë të mirë po bën në këtë garë edhe 8-vjeçari Aleksi Kote, i cili një ditë më parë kaloi me sukses kundërshtarin rus, duke siguruar fitoren e tretë në pesë takimet e zhvilluara. Midis 89 pjesëmarrësve në seksionin "Open-U9", Kote renditet në vendin e 32-të dhe në sfidën e radhës do të përballet me bashkëmoshatar vendës. Ndonëse në inferioritet moshe prej 1 viti me kundërshtarët, i riu Kote po përballet me dinjitet duke shënuar rezultate pozitive.

Në këtë seksion garon për herë të parë edhe Daniel Agolli, i cili deri tani ka siguruar fitoren e parë në nivel ndërkombëtar dhe duke shpresuar se përvoja që po merr së bashku me Ajkuna Agollin do t'u shërbejë në të ardhmen.

Federata Shqiptare e Shahut përfaqësohet në këtë botëror me shahisten Rozana Gjergji si arbitre. Ndërkohë, sekretarja e Përgjithshme e Federatës, Majlinda Pilinçi, tha se janë mbyllur regjistrimet për Europianin e shkollave që zhvillohet në Budva në muajin 10-20 qershor, ku do të përfaqësohen me Ajkuna Agollin, Daniel Agollin, Elisa Isufin, Adrian Gurin, Aleks Koten, Klean Shuqjen dhe Lambion Salihajn.

Prokuroria i dërgon EUROPOL-it shenjat e gishtave të katër deputetëve

Posted: 28 Apr 2017 06:07 AM PDT

Prokuroria vijon hetimet në kuadër të zbatimit të ligjit të dekriminalizimit. Ndërkohë që ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit socialist Vladimir Kosta, pasi nuk ka deklaruar një dënim të vitit 200 për armëmbajtje pa leje, Prokuroria ka vijuar edhe tej procesin.

Kështu, në zbatim të dekriminalizimit, Prokuroria i ka dërguar Europolit shenjat e gishtave të kater deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për verifikim.

Bëhet fjalë për deputetin socialist Artan Gaçi, deputetët e PDIU Aqif Rakipi dhe Omer Mamo, si dhe deputetin e pavarur Mhill Fufi.

Pas verifikimit të shenjave të gishtave, priten nga Europoli dhe Interpoli përgjigjet për këta 4 deputetë. Procesi më pas do të vijojë me verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit.

 

 

Zaev refuzon ftesën e Ivanovit: Mbrëmë tentuan të më vrisnin!

Posted: 28 Apr 2017 06:06 AM PDT

Një ditë pas dhunës në Parlamentin e Maqedonisë, ku u plagos edhe vetë, kandidati për kryeministër i Maqedonisë, Zoran Zaev, tha se ngjarja e mbrëmshme ishte një tentativë për vrasjen e tij.

"Ajo që ndodhi mbrëmë ishte tentim për vrasje, kishit rastin ta shihni edhe vetë. Ishte një veprim i koordinuar edhe nga forcat policore", tha Zaev.

"Kemi bërë një hap të madh në proceset demokratike sipas shumicës parlamentare, kemi bërë hapin e parë me zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe do të vazhdojmë me formimin e institucioneve të tjera. Uroj Xhaferin dhe përkujtoj se e mbështesim atë fort", tha Zaev.

Duke komentuar dhunën  e mbrëmshme, Zaev, i cituar nga "Alsat-M" tha se një pjesë e dhunuesve ishin pjesëtarë të policisë ndërsa disa të tjerë i cilësoi si banditë që kishin për qëllim likuidimin e tij.

Ai tha se nuk do t'i përgjigjet ftesës së Ivanovit, duke e cilësuar atë si përgjegjës për atë që ndodhi mbrëmë brenda dhe jashtë Kuvendit.

Ndërkohë, më herët edhe partitë shqiptare kanë refuzuar ftesën e Presidentit Ivanov për takim me krerët e partive politike në përpjekje për të zgjidhur krizën.

Ali Ahmeti tha se Ivanov është përgjegjës për gjendjen e sotme të Maqedonisë.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more