Skip to main content

“​ Moti për të mërkurën” plus 9 more GazetaBlic

“​ Moti për të mërkurën” plus 9 more GazetaBlic


​ Moti për të mërkurën

Posted: 25 Apr 2017 10:48 PM PDT

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar se vendi ynë do të jetë nën ndikimim të masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 1-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi deri 9m/s.

The post ​ Moti për të mërkurën appeared first on GazetaBlic.

Kjo vajzë po eçmend rrjetin me gjoksin dhe të pasme bombastike

Posted: 25 Apr 2017 10:45 PM PDT

Bukuroshja Amy Lee Summers është një ndër modelet më seksi që keni njohur. Biondja superseksi njihet për linjat e saj bombastike.
Njëkohësisht ajo është shumë popullore në rrjetet sociale, ku ka një numër shmë të madh ndjekësish.

Summers vazhdimisht publikon foto të nxehta, të cilat do t'ju lënë vërtetë pa fjalë.

The post Kjo vajzë po eçmend rrjetin me gjoksin dhe të pasme bombastike appeared first on GazetaBlic.

Gjykata Speciale shpall sot vendimin e e Kushtetueshmërisë

Posted: 25 Apr 2017 10:43 PM PDT

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka bërë të ditur se sot do të shpallë vendimin mbi Referimin e Rregullores së Procedurës dhe të Provave.

Kryegjykatësja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse An Pauër-Ford, do të shpallë përmbledhjen e vendimit në lidhje me kushtetutshmërinë e Rregullores së Procedurës dhe të Provave që miratuan gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës më 17 mars 2017.

" Të mërkurën më 26 prill 2017, Kryegjykatësja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse An Pauër-Ford, do të shpallë përmbledhjen e vendimit në lidhje me kushtetutshmërinë e Rregullores së Procedurës dhe të Provave që miratuan gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës më 17 mars 2017", thuhet në njoftimin e zyrës së  Dhomës Specializuar të Gjykatës Speciale.

Shpallja e vendimit do të bëhet në ndërtesën e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

The post Gjykata Speciale shpall sot vendimin e e Kushtetueshmërisë appeared first on GazetaBlic.

Lufta e Tretë: SHBA sot ‘godet’ Korenë e Veriut, kjo është raketa bërthamore vdekjeprurëse që do ta hedhë (VIDEO)

Posted: 25 Apr 2017 10:41 PM PDT

SHBA dëshiron të provojë nesër raketat balistike ndërkontinentale (ICBM) për të paralajmëruar Korenë e Veriut se nuklearët e saj janë "vdekjeprurëse dhe të gatshëm".

Personeli ushtarak amerikan do të testojë raketat vdekjeprurëse ICBM Minuteman III në Vandenberg në bazën e forcave ajrore në Kaliforni rreth orës 1 të pasdites të mërkurën me 26 prill, shkruan DailyStar.

Forcat ajrore Command Global Strike kanë konfirmuar se do të kryejnë testin për të siguruar efektivitetin, gatishmërinë dhe saktësinë e armës.

Komandanti 30 Space Wing, Col John Moss, ,do të mbikëqyrë nisjen e raketave me rreze të gjatë.

"Ekipi V është edhe një herë i gatshëm për të punuar me Komandën Strike Global të Forcave Ajrore për të nisur me sukses një tjetër raketë Minuteman III", tha ai.

"Këto raketa Minuteman janë thelbësore për të verifikuar statusin e forcës sonë kombëtare bërthamore dhe për të demonstruar aftësitë tona kombëtare bërthamore", u shpreh tutje.

"Ne jemi krenarë për historinë tonë të gjatë në partneritet me burrat dhe gratë e skuadrës 576th Test Flight për të ekzekutuar misione tezë për kombin."

Testi vjen pasi Koreja e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara duket të jenë marshuar drejt një konflikti bërthamor.

Një nëndetëse bërthamore është dërguar për të trembur liderit suprem Kim Jong-un, flotën e anijeve".

Por Pheniani ka goditur përsëri duke pretenduar se arsenali i tij i raketave ndërkontinentale ka për qëllim dhe është i gatshëm për të goditur kontinentin amerikan.

Col Deane Konoëicz, komandanti i 625 Strategic Operations Squadron, tha se testi që do të bëhet do të dërgojë një mesazh për armiqtë e SHBA-ve.

"Nisja e një rakete ICBM Minuteman III është një sinjal i popullit amerikan, aleatëve tanë, për armiqtë tanë se aftësia jonë ICBM është e sigurt dhe gati vdekjeprurëse", ka thënë ai.

The post Lufta e Tretë: SHBA sot 'godet' Korenë e Veriut, kjo është raketa bërthamore vdekjeprurëse që do ta hedhë (VIDEO) appeared first on GazetaBlic.

Selman Jusufi, më i miri në Paris (VIDEO)

Posted: 25 Apr 2017 10:38 PM PDT

Kronika e mëposhtme flet për kinematografi, konkretisht për vlerësimin që iu bë aktorit kosovar, Selman Jusufi.

Jusufi për rolin e tij në filmin "Eho", u nderua me çmimin "Aktori më i mirë" në festivalin e europian të filmave të pavarur, që u mbajt në Paris, njofton Klan Kosova.

The post Selman Jusufi, më i miri në Paris (VIDEO) appeared first on GazetaBlic.

Vihet gurthemeli i shtëpisë për një familje në nevojë

Posted: 25 Apr 2017 10:34 PM PDT

Sot vihet gurthemeli i shtëpisë për një familje në nevojë, në kuadër të mbrëmjes humanitare me iniciativë të kryetarit Lutfi Haziri "Pak nga ne, shumë për ata".

Në ceremoninë, e cila mbahet në ora 12:00, në fshatin Capar, merr pjesë edhe kryetari Haziri dhe donatori, bashkatdhetar yni nga Zvicra.

The post Vihet gurthemeli i shtëpisë për një familje në nevojë appeared first on GazetaBlic.

Prokuroria për Krime Lufte: Serbia tash tre vjet pa asnjë të akuzuar për krimet në Kosovë

Posted: 25 Apr 2017 10:33 PM PDT

Prokuroria për Krime Lufte (PKL) e Serbisë tash gati tre vjet nuk ka ngritur asnjë aktakuzë për krime të luftës të kryera në Kosovë. Kështu thotë drejtoresha për Çështje Juridike të Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) në Beograd, Milica Kostiq, shkruan "Danas", përcjell Koha Ditore .

FDH-ja thekson se Republika e Serbisë ka të drejtë të marrë vendim të mos e njohë Kosovën si shtet të pavarur. Por, një vendim i tillë politik nuk e liron nga detyrimi juridik që ka Serbia për të proceduar personat përgjegjës për krime lufte, të cilët janë në kompetencën e saj.

The post Prokuroria për Krime Lufte: Serbia tash tre vjet pa asnjë të akuzuar për krimet në Kosovë appeared first on GazetaBlic.

Daka: Mbajtja e dy palë zgjedhjeve do të jetë sfiduese për KQZ!

Posted: 25 Apr 2017 10:33 PM PDT

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka mohuar se institucioni që ajo drejton ka marrë sinjale nga ndonjë institucion relevant për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend.

Ajo ka deklaruar për "Epoka e re" se ky institucion nuk është duke e bërë asnjë përgatitje për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare.

Sipas saj, KQZ-ja është duke bërë përgatitje për zgjedhjet lokale që do të mbahen në afatin e rregullt kushtetues, në vjeshtë të këtij viti.

Kryetarja e KQZ-së ka theksuar se mbajtja e dy palë zgjedhjeve brenda një viti do të jetë mjaft sfiduese për këtë institucion.

Pavarësisht prej kësaj, ajo ka thënë se, nëse u kërkohet të organizohen edhe zgjedhjet e parakohshme, KQZ-ja do ta bëjë një gjë të tillë.

The post Daka: Mbajtja e dy palë zgjedhjeve do të jetë sfiduese për KQZ! appeared first on GazetaBlic.

Ndahen Çmimi “Vullnetar i Vitit”

Posted: 25 Apr 2017 10:25 PM PDT

Sot ndahen Çmimi "Vullnetar i Vitit", në të cilën ceremoni nderohen anëtarët e Korpusit të Qytetarëve të programit Lidershipi Transformues (TLP-CC) për shërbimin dhe kontributet e tyre të jashtëzakonshme.

Programi Lidershipi Transformues – Korpusi i Qytetarëve (TLP-CC) ka organizuar evenimentin "Vullnetar i Vitit" me qëllim që t'u shprehë mirënjohje të diplomuarve puna vullnetare e të cilëve ka patur ndikim të veçantë dhe ka motivuar të tjerët për të shërbyer më tutje.

Ceremonia e dhënies së çmimeve do të përfshijë, përveç çmimit përfundimtar Vullnetar i Vitit, edhe çmime në gjashtë kategori.

The post Ndahen Çmimi "Vullnetar i Vitit" appeared first on GazetaBlic.

Kjo është dashnorja perfekte për të gjithë ata që tradhtojnë gruan

Posted: 25 Apr 2017 10:20 PM PDT

Ti mund të jesh një vajzë e re, beqare, e diplomuar, ndoshta me master ose dhe doktoraturë, që bën sport dhe nuk pi duhan për të mos dëmtuar shëndetin, por je gati të pish ndonjë gotë me shoqërinë.

Mendjehapur, sensuale dhe …bionde. Je perfekte për të qenë dashnorja e një burri të martuar…sepse ata nuk dinë hiç!

Del që biondet janë më të preferuara nga meshkujt për të tradhtuar gratë.

Sajti SeekingArrangement.com mblodhi të dhënat e afërsisht gjysmë milioni burrash të martuar dhe zbuloi që 61 për qind e tyre preferonin të kishin një dashnore bionde.

The post Kjo është dashnorja perfekte për të gjithë ata që tradhtojnë gruan appeared first on GazetaBlic.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more