Skip to main content

Mesazhi.com: “Deputeti i Lëvizjes Besa këndon himnin shqiptar brenda Parlamentit të Maqedonisë (Video)” plus 9 more

Mesazhi.com: “Deputeti i Lëvizjes Besa këndon himnin shqiptar brenda Parlamentit të Maqedonisë (Video)” plus 9 more


Deputeti i Lëvizjes Besa këndon himnin shqiptar brenda Parlamentit të Maqedonisë (Video)

Posted: 27 Apr 2017 12:03 PM PDT

Deputeti i Lëvizjes BESA në Maqedoni, Zeqirija Ibrahimi tha se i  vjen keq që u keqpërdor rregullorja dhe u lejua që të këndohet himni në Kuvendin e Maqedonisë.

"Unë e respektoj himnin, por shqiptarët kanë himnin e tyre. Pasi lejuat që të këndohet një pjesë e himnit në gjuhën maqedonase do të këndoj edhe unë himnin e shqiptarëve.

Pas kësaj ai e intonoi himnin kombëtar nga foltorja e Kuvendit.

 

The post Deputeti i Lëvizjes Besa këndon himnin shqiptar brenda Parlamentit të Maqedonisë (Video) appeared first on Mesazhi.com.

Protestuesit pushtojnë parlamentin maqedonas, përgjaket Zoran Zaev

Posted: 27 Apr 2017 11:16 AM PDT

Protestuesit që po qëndronin para Kuvendit të Maqedonisë kanë hyrë në ndërtesën e Kuvendit, pas zgjedhjes së Talat Xhaferit në krye të këtij institucioni.

Protestuesit përkrahës të VMRO-DPMNE-së kanë pushtuar sallën e Kuvendit dhe janë përleshur me deputetët.

Në mesin e të gjakosurve është edhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Policia nuk po shihet askund.

The post Protestuesit pushtojnë parlamentin maqedonas, përgjaket Zoran Zaev appeared first on Mesazhi.com.

Haradinaj mbërrin në Prishtinë, falënderon të gjithë shqiptarët

Posted: 27 Apr 2017 11:09 AM PDT

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj më të mbërritur në Kosovë, ka mbajtur konferencën e parë për media, ku ka thënë se Serbisë duhet treguar "vendi".

Ai falënderoi të gjithë shqiptarët për përkrahjen, ndërsa tha se mbështetja institucionale i ka munguar, raporton Ekonomia Online.

"Jemi në të drejtën tonë dhe duhet t'i besim besnik. Një armikun si Serbia duhet të ia tregojmë vendin. Për këta muaj shqiptarët janë treguar të fortë. Ndërsa institucionet e vendit nuk kanë treguar gatishmëri të plotë", ka thënë ai.

The post Haradinaj mbërrin në Prishtinë, falënderon të gjithë shqiptarët appeared first on Mesazhi.com.

Protestuesit futen në Kuvendin e Maqedonisë

Posted: 27 Apr 2017 10:20 AM PDT

Situata në Kuvendin e Maqedonisë është tensionuar tejmasë pas votimit të Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë nga ana e shumicës parlamentare, njofton Telegrafi Maqedoni.

Siç bëjnë të ditur mediat, protestuesit e shoqatës "Për Maqedoni të Përbashkët" po bëjnë çmos që të futen brenda objektit të Kuvendit. Mediat proqeveritare e konsiderojnë se bëhet një grushtshteti me këtë rast.

Protestuesit kanë arritur që të afrohen në derët hyrëse të Kuvendit, ndërkaq një numër i tyre kanë arritur që të futen në Kuvend.

Policia e gjithë kryeqytetit është nisur kah objekti i Kuvendit të Maqedonisë. Reporteri i Telegrafit informon për gjendjen aktuale në qytet ku të gjithë.

Njësitet e policisë janë drejtuar kah objekti i Kuvendit./

The post Protestuesit futen në Kuvendin e Maqedonisë appeared first on Mesazhi.com.

Shumica parlamentare zgjedh Talat Xhaferin si kryetar Kuvendi

Posted: 27 Apr 2017 09:59 AM PDT

Edhepse akoma është e paqartë në Kuvend, shumica parlamentare ka zgjedhur Talat Xhaferin si kryetari i ri, njofton NovaTV.

Kjo ndodhi pasi deputetët e OBRM-PDUKM-sëu mblodhën rreth foltores së Kuvendit.

The post Shumica parlamentare zgjedh Talat Xhaferin si kryetar Kuvendi appeared first on Mesazhi.com.

TIKA ndihmon prodhuesit e qumështit në Prishtinë

Posted: 27 Apr 2017 08:17 AM PDT

Në kuadër të projektit "Përkrahja e Prodhuesve të Qumështit në Komunën e Prishtinës" Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) shpërndau makina për mjelje dhe bidonë të aluminit në fshatin Grashticë, të Komunës së Prishtinës në Kosovë, raporton Anadolu Agency (AA).

Me qëllim të mbështetjes së sektorit të qumështit për secilën familje e cila ka mbi 3 lopë qumështore TIKA mbështetë 70 prodhues të qumështit nga fshatrat e Komunës së Prishtinës me 70 makina për mjelje dhe 210 bidonë (secilës familje nga 3 bidonë 30 litërshe) të aluminit për transportin e qumështit.

Kryetari i Komunës së Prishitnën, Shpend Ahmeti gjatë fjalës së tij duke theksuar se është i kënaqur që ky projekt ka të bëjë me zhvillimin tha se Prishtinës i duhet një ekonomi e qëndrueshme për ta zbutur papunësinë.

Ai duke falënderuar shtetin turk dhe TIKA-n në emër të ambasadores tha se: "Shpresojmë që në të ardhmen të kemi sa më shumë projekte të tilla të bashkëpunimit për të forcuar edhe më tutje bashkëpunimin dhe miqësinë që kemi me shtetin turk”, tha Ahmeti.

Ahmeti duke theksuar se një makinë mjelëse është shumë domethënëse për një familje se ndonjë ndihmë tjetër tha se nuk ka ditë më të mirë për një kryetar se kur pranon ndihma e projekte të tilla për qytetarët e vet.

Ndërsa, ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kıvılcım Kılıç tha se sot me anë të këtij projekti të TIKA-s janë duke e përkrahur ekonominë e Kosovës dhe ekonomitë familjare të prishtinasve.

"Ju lutem që ta pranoni këtë si një dhuratë nga Turqia në shenjë të miqësisë dhe vëllazërisë në mes të popujve tanë", tha Kılıç.

Kılıç po ashtu theksoi se TIKA me projektet e realizuara këtu në Kosovë, në shtetet e tjera të Ballkanit dhe anembanë botës bën që shteti turk dhe qytetarët e Turqisë të ndihen krenarë.

Ajo duke nënvizuar se në Kosovë së bashku me TIKA-n kanë realizuar mbi 600 projekte në sektorë të ndryshëm si në arsim, shëndetësi, bujqësi, blegtori, aktivitetet e rastaurimit, aktivitetet për zhvillimin e grave në biznes, tha se "TIKA me projektet e saj të realizuara në shumë shtete të botës është duke i forcuar urat e miqësisë në mes të popujve dhe shteteve mike".

Kurse, Zoja Halimi- Haliti nga fshati Ballaban i Prishtinës e cila është njëra nga përfitueset e ndihmës së TIKA-s duke e falënderuar TIKA-n dhe shtetin turk tha se "Bujqësia është inputi kryesor në një ekonomi të zhvilluar. Besoj se do të zgjasin përkrahjet edhe në të ardhmen".

The post TIKA ndihmon prodhuesit e qumështit në Prishtinë appeared first on Mesazhi.com.

Në medresenë Alauddin fillon “Festivali i Shkencës” (Video)

Posted: 27 Apr 2017 08:14 AM PDT

Projekti "Pelegrinët e Shkencës", që ka për qëllim rritjen e interesit të popullit në shkencë dhe që jep mundësinë e të mësuarit përmes praktikimit, sot pas aplikimit dy vjeçar në Turqi, filloi të realizohet edhe në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.

Projekti në fjalë i cili me përkrahjen e Institutit të Kërkimit Shkencor dhe Teknologjik të Turqisë (TÜBİTAK) po zhvillohet në medresenë Kartal Anadolu të Stambollit, këtë vit me mbështetje të Drejtorisë për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet Farefisnore (YTB) për herë të parë po realizohet edhe në shtetet e Ballkanit.

Vendi i parë ku projekti u realizua në Ballkan ishte kryeqyteti i Malit të Zi, Podgorica, kurse sot në bashkëpunim të Medresesë Alauddin filloi të realizohet edhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Në hapjen e evenimentit "Festivali i Shkencës", i cili po realizohet në kuadër të projektit "Pelegrinët e Shkencës", morën pjesë ambasadorja e Republikës së Turqisë në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç, koordinatori i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim(TIKA) në Kosovë, Necip Özay Özütok, përfaqësuesit e Bashkësisë Islame dhe të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë, si dhe nxënës të shumtë nga vende të ndryshme të Kosovës.

Gjatë fjalimit të saj në hapjen e këtij aktiviteti, ambasadorja turke Kılıç tha se projekti i "Pelegrinëve të Shkencës" ka rëndësi të madhe si në ndarjen e njohurive dhe të eksperimenteve, ashtu edhe në krijimin e një ambienti shoqëror mes nxënësve kosovarë dhe atyre turq.

"Të ardhmen e këtij shteti të ri shumë të bukur do ta ndërtojnë të rinjtë tanë të ndritshëm dhe në këtë proces udhëzuesit tanë do të jenë rruga e njohurive dhe e shkencës", tha Kılıç.

Drejtori i Medresesë Kartal Anadolu në Stamboll, Mitat Tekçam, duke theksuar se me këtë projekt po i bashkojnë komponentët e "leximit" dhe të "shëtitjes" së të mësuarit, tha se "Nxënësit me eksperimentet e nxënësve dhe të mësimdhënësve të Medresesë Alauddin do të udhëtojnë në botën argëtuese të shkencës".

Kurse drejtori i Medresesë Alauddin, Jakup Çunaku duke theksuar rëndësinë si në shkencat fetare ashtu edhe në ato ekzakte, falënderoi stafin e Medresesë Kartal Anadolu të Stambollit, si dhe Ambasadën e Turqisë në Prishtinë, TIKA-n dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë për kontributin e dhënë në realizimin e këtij projekti në Kosovë. "Vetëm duke mësuar, studiuar dhe punuar shumë e shumë e ndihmojmë vendin tonë dhe shoqërinë tonë kosovare", tha Çunaku.

Projekti "Pelegrinët e Shkencës" ka për qëllim njoftimin e fëmijëve dhe të rinjve me botën argëtuese të shkencës. Në kuadër të tij në hapësirat e medresesë Alauddin u hapën punëtori të fushave të ndryshme shkencore, si të kimisë, teknologjisë, fizikës e matematikës dhe u realizuan eksperimente të shumta.

The post Në medresenë Alauddin fillon "Festivali i Shkencës" (Video) appeared first on Mesazhi.com.

Dështon raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit të Shqipërisë

Posted: 27 Apr 2017 08:11 AM PDT

Ka dështuar edhe raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit të ri të Shqipërisë, pasi edhe në seancën e posaçme të zhvilluar sot nuk është paraqitur asnjë kandidat nga partitë politike, ndërsa edhe në seancën e sotme kanë munguar deputetët e opozitës, të cilët që prej 18 shkurtit vazhdojnë bojkotin parlamentar, raporton Anadolu Agency (AA).

Raundi konsiderohet i përfunduar, ndërsa tashme kanë mbetur edhe dy raunde të tjera, pasi Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë parashikon 5 raunde për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri vendit.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Administratës Publike dhe Drejtave të Njeriut në Kuvendin e Shqipërisë, Vasilika Hysi, duke folur në seancën e sotme, konfirmoi se në Kuvend nuk është depozituar asnjë kandidaturë për postin e presidentin të Republikës së Shqipërisë.

Në votimin katërt dhe të pestë zgjidhet president kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit (71 vota), nga 140 deputetë që ka gjithsej kuvendi i Shqipërisë.

Edhe pse maxhoranca aktuale ka rreth 86 mandate në Kuvend, numrin e mjaftueshëm për zgjedhjen e presidentit, ka theksuar se synojnë të zgjedhin një president konsensual.

Raundi i katërt është caktuar që të zhvillohet nesër. Në rast se edhe pas raundit të pestë asnjë kandidat nuk siguron shumicën e kërkuar, ose kur pas votimit të katërt nuk paraqitet asnjë kandidaturë e re, Kuvendi shpërndahet dhe sipas kushtetutës së Shqipërisë zgjedhjet e reja të përgjithshme zhvillohen brenda 45 ditëve nga shpërndarja e tij.

Kujtojmë se mandati pesëvjeçar i presidentit aktual, Bujar Nishani, përfundon më 24 korrik të këtij viti dhe në rast të mos zgjedhjes së president të ri, pas kësaj datë kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, pritet të ushtrojë kompetencat e presidentit deri në zgjedhjen e presidentit të ri.

Opozita vazhdon që prej datës 18 shkurt protestën dhe bojkotin e seancave të Kuvendit, me kërkesën për krijimin e qeverisë teknike, ndërsa kryeministri i Shqipërisë, sot gjatë fjalës në seancën e parlamentare theksoi se zgjedhjet do mbahen më 18 qershor.

The post Dështon raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit të Shqipërisë appeared first on Mesazhi.com.

Tërnava përshëndet lirimin e Ramush Haradinajt

Posted: 27 Apr 2017 08:07 AM PDT

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava vlerëson se vendimi i Gjykatës së Colmar, për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj edhe njëherë rikonfirmoi pafajësinë e tij personale dhe pastërtinë e Luftës Çlirimtare të UÇK-së, që për mision kishte lirinë , sovranitetin dhe dinjitetin për popujt e Kosovës.

"Lirimi i Haradinajt është lajm i mirë për familjen, bashkëpunëtorët, popullin e Kosovën e mbi të gjitha për kauzën për të cilat ai është angazhuar. Z. Haradinaj edhe kësaj radhe doli i pastër e faqebardhë përball shpifjeve, insinuatave e akuzave të pabaza", thuhet në deklaratën e myftiut Tërnava.

The post Tërnava përshëndet lirimin e Ramush Haradinajt appeared first on Mesazhi.com.

Stoltenberg: Turqia është aleati kyç i NATO-s

Posted: 27 Apr 2017 07:06 AM PDT

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se "Turqia e cila ka qenë e ekspozuar ndaj përpjekjes së dështuar për grusht shteti ka të drejtë të mbrojë veten dhe të gjejë personat pas kësaj por kjo duhet të jetë në përputhje me respektimin e sundimit të ligjit", raporton Anadolu Agency (AA).

Stoltenberg ka marrë pjesë në takimin e ministrave të vendeve anëtare të BE-së i cili është mbajtur në kryeqytetin Valletta të Maltës dhe ka bërë disa deklarata në lidhje me Turqinë.

Pas një pyetjeje në lidhje me pezullimin e kryer ditën e djeshme në Turqi për më shumë se 9 mijë punonjës të policisë me arsyetimin se janë të bashkuar ose janë të lidhur me Organizatën terroriste FETO/Strukturën e shtetit paralel (FETO/PDY), Stoltenberg, tha se "Turqia e cila ka qenë e ekspozuar ndaj përpjekjes së dështuar për grusht shteti ka të drejtë të mbrojë veten dhe të gjejë personat pas kësaj por kjo duhet të jetë në përputhje me respektimin e sundimit të ligjit".

The post Stoltenberg: Turqia është aleati kyç i NATO-s appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more