Skip to main content

INSAJDERI: “Gabimet që Bashkimi Evropian i bëri me Kosovën” plus 19 more

INSAJDERI: “Gabimet që Bashkimi Evropian i bëri me Kosovën” plus 19 more


Gabimet që Bashkimi Evropian i bëri me Kosovën

Posted: 29 Apr 2017 09:29 AM PDT

Bashkimi Evropian po tregon standarde të dyfishta kur është fjala për Kosovën dhe rrugën e saj integruese, thonë njohësit e zhvillimeve politike. Sipas tyre, Brukseli e ka lënë anash Kosovën, duke i dhënë përparësi të dukshme integrimit të Serbisë, çka ka ndikuar me rritje frustrimesh në Kosovë.

Ishte presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ai i cili kritikoi qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës dhe, siç kishte deklaruar ai, favorizimit që po i bëhet Serbisë.

Duke lënë anash faktin që institucionet e Kosovës kanë mundur të bëjnë më tepër në përmbushjen e agjendës evropiane, ka edhe një të vërtetë tjetër që ndërlidhet me neglizhencën e BE-së karshi Kosovës, thotë Emrush Ujkani, njohës i zhvillimeve politike dhe integruese.

Sipas tij, Kosovës po i kërkohet t'i plotësojë të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, madje edhe ratifikimi i demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, por në anën tjetër, BE-ja, thotë Ujkani, nuk e ka të qartë nëse do t'i liberalizonte apo jo vizat për Kosovën edhe po të përmbushej ky kriter.

"Edhe po t'i plotësonte Kosova të gjitha kriteret, si atë të demarkacionit dhe të tjerat, pra jo vetëm ato që ndërlidhen me agjendën e liberalizimit të vizave, por edhe shumë fusha tjera, prapë mendoj që pengesa tjetër do të vinte nga pesë vendet anëtare të BE-së, të cilat nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, të cilat vazhdojnë ta bllokojnë atë", thotë Ujkani.

Retorika e ashpër e lidershipit të Kosovës në raport me Bashkimin Evropian, sipas Emrush Ujkanit, megjithëse paraqet një joseriozitet, nuk pritet t'i dëmtojë marrëdhëniet dhe Brukselin dhe proceset integruese evropiane.

"BE-ja sikur është mësuar me reagime të tilla, pasi që edhe ajo ka qenë neglizhente në raport me Ballkanin Perëndimor, në këtë rast edhe me Kosovën, çka po e pranojnë edhe vetë zyrtarët në Bruksel. Prandaj, unë nuk mendoj se një retorikë e tillë i dëmton raportet dhe imazhin, por do të dalim jo serioz karshi partnerëve ndërkombëtarë", thekson Ujkani.

Ndërsa, kryeministri Isa Mustafa e kishte cilësuar si të pakuptimtë kushtin e Bashkimit Evropian për ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi për liberalizimin e vizave, këto ditë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka adresuar kritika të ashpra në drejtim të zyrtarëve të Bashkimit Evropian.

Duke u ndërlidhur me mesazhet e zyrtarëve të BE-së, të cilët e qortuan në mënyrë indirekte Thaçin për deklaratat e tij për bashkimin e shqiptarëve në një shtet nëse Brukseli nuk ofron perspektivën integruese evropiane për Kosovën, Thaçi tha se zyrtarët e BE-së po bëjnë deklarata të gërditshme.

"Kërcënim për Bashkimin Evropian është nacionalizmi serb, është Beogradi, i cili është duke punuar në destabilizimin e rajonit dhe instalimin e ndikimit të fuqishëm të Rusisë në Serbi, prej bazave ushtarake deri në MIG-at rus dhe kjo përkëdhelje dhe deklarime nga zyrtarët e Bashkimit Evropian për Beogradin janë shumë bajate, shumë të gërditshme dhe neveritëse", tha Thaçi.

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, thotë se Bashkimi Evropian ka një kohë të gjatë që nuk e trajton Kosovën në mënyrë të barabartë me vendet tjera.

Aplikimi i standardeve të dyfishta në raport me Kosovën, sipas tij, ka ndikuar edhe në retorikën e ashpër politike të lidershipit të Kosovës, ndonëse sipas tij, institucionet e Kosovës nuk është dashur ta tolerojnë që në start këtë qasje të BE-së në raport me Kosovën.

"Kemi një neglizhim, kemi një injorim, kemi një qasje krejtësisht hipokrite të BE-së ndaj qytetarëve të Kosovës, posaçërisht sa i përket liberalizimit të vizave, sepse është krejtësisht e pa kuptimtë që të mos ndodhë liberalizimi, ndërkohë që vendeve tjera, të cilat kanë pasur probleme edhe më të mëdha sesa Kosova, u janë liberalizuar vizat", thotë Muhaxhiri.

Trajtimi jo i barabartë i Kosovës nga Bashkimi Evropian, thekson Artan Muhaxhiri, vërehet edhe në procesin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel. Ai konsideron se Beogradi, nuk është qortuar as në momentet kur ka provokuar dhe sfiduar seriozisht sigurinë në Kosovë, siç ishte rasti me trenin rus që ishte nisur nga Serbia për në Mitrovicë.

"Ka pasur standarde të dyfishta ndaj Kosovës dhe ndaj Serbisë. BE-ja, ndaj Kosovës ka qenë shumë më e ashpër dhe shumë më hipokrite, sesa që ka qenë ndaj Serbisë, të cilës i janë lejuar edhe projekte provokuese edhe fashiste, siç ka qenë ai i trenit me slogane anti-kosovare dhe anti-shqiptare", thekson Muhaxhiri.

Kosova ka mbetur prapa në proceset integruese evropiane, si shteti më i izoluar, dhe i vetmi në rajon pa liberalizimin e vizave.

Një gjendje e tillë, sipas analistëve, po i shton frustrimet dhe zhgënjimet, të cilat tani besohet se po reflektohen edhe në deklaratat e udhëheqësve të shtetit.(REL)

The post Gabimet që Bashkimi Evropian i bëri me Kosovën appeared first on INSAJDERI.

“Kemi lënë zemrat tona në fushë” – heroi i Realit flet pas fitores ndaj Valencias

Posted: 29 Apr 2017 09:29 AM PDT

Mbrojtësi brazilian i Real Madridit, Marcelo, i cili ia siguroi fitoren skuadrës së tij në sfidën ndaj Valencias, është shprehur i lumtur pas ndeshjes.

Marcelo ka thënë se futbollistët e Real Madridit “luftuan” shumë sot për të marrë fitoren ndaj Valencias, shkruan gazeta spanjolle AS.

“Ne lamë zemrat dhe shpirtrat tanë atje në fushë sot dhe treguam se kush jemi”, deklaroi mbrojtësi i krahut të majtë.

Derisa sfida ndërmjet Real Madridit dhe Valencias ishte në barazim 1-1, në minutën e 87′ Marcelo me golin e tij i siguroi fitoren madrilenëve. /Insajderi.com

The post “Kemi lënë zemrat tona në fushë” – heroi i Realit flet pas fitores ndaj Valencias appeared first on INSAJDERI.

Tre të vdekur nga zjarri që shkaktoi mbushësi i telefonit

Posted: 29 Apr 2017 09:15 AM PDT

Të paktën tre persona e kanë humbur jetën ndërsa katër të tjerë janë plagosur në zjarrin që ndodhi në qytetin maroken Azilal.

Deri te zjarri erdh kur mori flakë kablloja për mbushjen e telefonit. Siç bën të ditur agjencia zyrtare marokene e lajmeve MAP, deri te zjarri erdh në një apartament në rajonin Tanuta në Azilal, raporton AA.

Zjarri u shua por për vdekje pësuan tre persona. Të plagosurit me helikopter janë dërguar në spitalin në Marakesh. Lidhur me këtë incident është ngritur hetim./Insajderi.com

The post Tre të vdekur nga zjarri që shkaktoi mbushësi i telefonit appeared first on INSAJDERI.

Reali shënon fitore të vështirë ndaj Valencias

Posted: 29 Apr 2017 09:15 AM PDT

Real Madridi ka marrë tri pikë me shumë vështirësi në "Santiago Bernabeu", duke triumfuar me rezultat 2:1.

Real Madridi i Zinedine Zidane ka vazhduar drejt titullit tw La Ligas, pas fitores prej 2:1 ndaj Valencias në "Santiago Bernabeu".

"Los Blancos" vuajtën shumë në "Santiago Bernabeu", të cilët golin e fitores e shënuan në minutën e 86' përmes Marcelos, që tani u shkëputën në tre pikë nga Barcelona, e cila sonte luan derbin me Espanyolin. /Insajderi.com

The post Reali shënon fitore të vështirë ndaj Valencias appeared first on INSAJDERI.

Shokohet Reali, ish-futbollisti realizon supergol nga gjuajtja e lirë [video]

Posted: 29 Apr 2017 09:02 AM PDT

Valencia ka barazuar në 1 me 1 rezultatin në takim ndaj Real Madridit, me një supergol të shënuar nga Dani Parejo në minutën e 83-të.

Ish-futbollisti i Real Madridit, Dani Parejo shokoi tifozët vendas në stadiumin “Santiago Bernabeu” pasi me një gol nga gjuajtja e lirë barazoi rezultatin e ndeshjes Real Madrid – Valencia.

Shokohet Reali, ish-futbollisti realizon supergol nga gjuajtja e lirë

The post Shokohet Reali, ish-futbollisti realizon supergol nga gjuajtja e lirë [video] appeared first on INSAJDERI.

Presidentët amerikanë që kanë vuajtur nga depresioni

Posted: 29 Apr 2017 08:53 AM PDT

Bota thyen çdokënd, disa janë të fortë për t’i përballuar e disa jo.

Para se të udhëhiqnin Amerikën përmes krizave kombëtare, presidentët Abraham Lincoln, Franklin Roosevelt dhe Lyndon Johnson janë transformuar nga trauma personale, shkruan curiosity.

Historiania Dosi Kearns Goodwin zbulon si kanë qenë këta burra prapa pamjes së presidentit.

"Ata kanë qenë në depresion, pothuajse gati të braktisin jetën e tyre publike, dhe pastaj dolën në shesh. Sapo e kaluan këtë gjendje, ata u bënë njerëz më të përvuajtur, fituan një lidhje më të fortë me njerëzit tjerë, çka i mungonte më përpara," thotë ajo.

"Ambicia është një mister për mua, kur bëhet fjala për njerëzit, është gjëja më e rëndësishme, është sikurse pranvera për sukses, dhe çelësi është se nëse e keni ëndërruar kur keni qenë të ri disa ambicie, ato ju shtyjnë që të ecni përpara", thotë ajo.

Linkoln, me dëshirën për të parë Amerikën më mirë, kështu përjetoi depresion të thellë. Ndiqeni videon më poshtë misteret që përcollën edhe vdekjen e tij.

Presidentët amerikanë që kanë vuajtur nga depresioni

The post Presidentët amerikanë që kanë vuajtur nga depresioni appeared first on INSAJDERI.

Hajduti hyn në shtëpinë e kryeministrit francez

Posted: 29 Apr 2017 08:48 AM PDT

Derisa nuk ishte i pranishëm, në shtëpinë e kryeministrit francez Bernard Cazeneuve hyri një hajdut.

Një nga të afërmit e Cazeneuve për mediet franceze tha se hajduti ka hyrë në shtëpi, por ai nuk e dinte se bëhej fjalë për shtëpinë e kryeministrit.

Në shtëpi, sipas fjalëve të tij, nuk ndodhej asnjë dokument zyrtar i kryeministrit i cili ka të bëjë me punën, njofton AA.

Cazeneuve nuk ka dashur ekipin e policisë ose sigurisë i cili vazhdimisht do të qëndronte përpara shtëpisë së tij. Sipas të dhënave të fundit, në Paris në ditë ndodhin afro 40 vjedhje./Inajderi.com

The post Hajduti hyn në shtëpinë e kryeministrit francez appeared first on INSAJDERI.

Qosja akuzon Bashën dhe zyrtarët e LDK-së për bashkëpunim me Dick Martyn

Posted: 29 Apr 2017 08:44 AM PDT

Akademiku Rexhep Qosja ka shkruar një tekst të gjatë për gjendjen në Shqipëri pas dështimit të pozitës dhe opozitës për të gjetur një zgjidhje për tejkalimin e krizës.

Më këtë rast, Qosja ka sulmuar liderin e opozitës, Lulzim Basha dhe zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të cilët ka thënë se e kanë furnizuar me fakte imagjinare Dick Martyn për të hartuar raportin kundër udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

"Lexojini të dhënat e publikuara në Kosovë për shërbimet e tij politike në Kosovë kur Kosova ishte çka është edhe sot – atëherë protektorat i Kombeve të Bashkuara e sot protektorat i kolonizuar i Bashkimit Evropian, dhe do të shihni se shumë prej të dhënave imagjinare me të cilat kundërshqiptari Dik Marti e akuzon UÇK-në për krime lufte, janë të "dhëna" me të cilat, atë, Dik Martin, si thuhet e shkruhet, e ka furnizuar edhe Lulzim Basha me bashkëpunëtorët e tij në Kosovë nga radhët e LDK-së!", ka shkruar Qosja.

Lexojeni të plotë tekstin e Qosjes:

ULTIMATUME STALINISTE

1.

Si njoftuan mediet e Tiranës, më 26.4.2017, bisedimet e Koalicionit shqiptar, të përfaqësuar prej kryeministrit, Edi Rama, e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, dhe Opozitës shqiptare, të kryesuar prej kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me ndërmjetësimin e dy përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, David Mekalister e Knut Flekenshtain, dështuan! Dhe, dështuan sepse Draft-marrëveshjen e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, me çështjet për të cilat do të duhej të bisedonin dy palët, e refuzoi Opozita, domethënë Lulzim Basha. Kryetari i Partisë Demokratike e refuzoi këtë Draft-marrëveshje, në të cilën përfaqësuesit e Koalicionit, Edi Rama dhe Ilir Meta, i kishin bërë atij një varg lëshimesh, për shkak se ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian nuk përfillën ultimatumet e tij, qindra herë të përsëritura, për krijimin e qeverisë teknike, rrjedhimisht, për shkarkimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit të Shqipërisë dhe shpërbërjen e Qeverisë shqiptare.

2. Kryetari i Partisë Demokratike nuk u kënaq me lëshimet, përkatësisht me dhuratat që ia dhuruan përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Mekalister e Flekenshtain, dhe përfaqësuesit e Koalicionit shqiptar, Edi Rama dhe Ilir Meta.

Ai nuk u kënaq me pozitën e dhuruar të kryetarit të Këshillit Qendror të Zgjedhjeve. Ç'dhuratë është kjo për "meritat" politike të Lulzim Bashës? Kurrfarë dhurate!

Ai nuk u kënaq me ndryshimet që do të bëhen në Kodin Zgjedhor, në sajë të të cilave do të ndëshkohen të gjithë ata që blejnë e shesin vota! Ç'dhuratë është kjo për "meritat" politike të Lulzim Bashës? Kurrfarë dhurate! Me ato ndryshime mund të dënohen rëndë për shitblerje votash edhe mjeshtrit e Partisë Demokratike e të disa aleatëve të saj të kryehershëm që e kanë ushtruar shumë suksesshëm atë mjeshtëri! Ai nuk u kënaq me premtimet e dëshmuara me shkrim e me nënshkrime të dy përfaqësuesve evropianë për luftën kundër drogës dhe, rrjedhimisht, për shkarkimet e disa kuadrove policore, që do të bëhen shpejt! Ç'dhurate është kjo për "meritat" politike e kombëtare të Lulzim Bashës! Kurrfarë dhurate është ajo dhuratë që nuk përmban ultimatumet e tij staliniste. Kjo dhuratë mund t'i dalë atij kapuç me mëngë. Ai e di se shtet të drogës Shqipërinë nuk e ka bërë Qeveria e sotme në krye me Edi Ramën. Jo. Shtet të drogës Shqipërinë e kanë bërë krijuesit politikë të Lulzim Bashës: Sali Berisha me bashkëpunëtorët e tij më të përkushtuar! Vetëm në fshatin e madh, në fshatin Lazarat, prodhoheshin atëherë, siç kishin shkruar cinikët evropianë, 4 miliardë e gjashtëqind milion euro drogë në vit!

Ai, Lulzim Basha, si kryetar i Partisë Demokratike, di edhe diçka më shumë për drogën: ai di se ku më pak e ku më shumë, tani e 25 vjet, droga mbillet në gjithë Shqipërinë – në fusha e male, në lugina e kodrina, në fshatra e qytete, në shtëpia e banesa. Dhe e mbjellin bashkëpunueshëm dhe bashkëpërfitueshëm anëtarët e shumë partive, sidomos anëtarët e tri partive të mëdha: të Partisë Socialiste, të Partisë Demokratike dhe të Partisë Socialiste për Integrim. Nuk do të mbillej aq lehtë, nuk do të mbillej aq shumë, nuk do të mbillej aq shumë kund, nuk do të korrej e paketohej aq shpejt e nuk do të eksportohej aq lehtë sikur në të gjitha këto punë të mos bashkëpunonin aq shumë duar, aq shumë e shumë duar të ndryshme e të rrjetëzuara partiake, që s'e mbikëqyrin e as vëzhgojnë njëra-tjetrën. E të tjera. E të tjera!

3. Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, nuk mund të kënaqet me të gjitha këto dhurata të dhuruara me Draft-marrëveshjen e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, për shkak se ai me prodhuesin e tij partiak, Sali Berishën, kanë një dëshirë sipërore, shantazuese e ultimative, që është dëshirë mbi dëshirat, që është kryedëshirë e tyre: ai e dëshiron, ai e ëndërron Kokën e kryeministrit të sotëm të Shqipërisë – Kokën e Edi Ramës? Kjo Kokë përfaqëson qëllimin e tyre, dhe kuptimin e politikës së tyre! Kjo Kokë është kryeultimatumi i tyre. Patologjia e tyre!

Megjithëse mendjeçartur aq sa nuk ua merr mendja atyre djemve e vajzave e atyre burrave e grave që, shpesh fytyrëmvrenjtur, i duartrokasin me ditë të tëra në çadër gënjeshtrat, shpifjet, kërcënimet, thirrjet, britmat, çjerrjet, fjalitë e tij që aq shpesh fyejnë logjikën dhe etikën, ai, Lulzim Basha, e di se me Edi Ramën kryeministër dhe kryetar i Partisë Socialiste nuk ka kurrfarë gjasash as sivjet, as pas katër vjetësh, as pas tetë vjetësh, të bëhet kryeministër i Shqipërisë.

Edi Ramën nuk ma ka bërë nëna, prandaj nuk kam kurrfarë arsyeje shpirtërore ta kem më afër a më larg se Sali Berishën apo Lulzim Bashën. Por, Rexhep Qosja, që nuk njeh aristokraci të trashëguar, që nuk njeh aristokraci të pasurisë, që njeh vetëm aristokracinë mendore, aristokracinë intelektuale, e përkrah Edi Ramën si intelektual, e përkrah për mendjen e tij e për dhuntinë e tij krijuese, sado s'i ka heshtur e s'i hesht disa mospajtime me të në politikë. Dhe, e përkrah sepse ai, me bashkëpunëtorët e tij, po bëjnë shumë përpjekje për ta liruar Shqipërinë prej të këqijave të shumëllojshme me të cilat e ka ngarkuar mentaliteti politik primitiv ende agresiv, po bëjnë shumë përpjekje për ta bërë Shqipërinë shtet të së drejtës, shtet të përgjegjshmërisë sociale, shtet të gjasave të barabarta për të gjithë, shtet në të cilin të gjithë do të kenë dinjitet të pa fyer, të pa nënçmuar e të pa cenuar, shtet në të cilin të gjithë do të jenë njësoj të sigurt dhe njësoj të trajtuar prej shtetit e prej drejtësisë së tij, shtet njëmend të evropianizuar.  4. Çadra fatkeqe, provokuese, mosduruese e sulmuese ndaj institucioneve shtetërore shqiptare nuk u ngrit në pranverën e sivjetme vetëm në Tiranë. Çadër e ngjashme kundër Qeverisë së sotme shqiptare në krye me Edi Ramën u ngrit këtë pranverë edhe në tri vende fqinje: u ngrit edhe në Greqi, edhe në Maqedoni, edhe në Serbi.

Kryeministri i sotëm i Shqipërisë, Edi Rama, sipas të gjitha gjasave, është njëri prej kryeministrave më të sulmuar prej fqinjëve në historinë njëqind e pesëvjeçare të shtetit shqiptar! Pse jo? Ai është kryeministri që ua tha atyre disa të vërteta të hidhura që s'ua kishin thënë kryeministrat e tjerë shqiptarë.

Sulmet ndaj kryeministrit të sotëm shqiptar më së pari i filloi Greqia, në të vërtetë e djathta e njohur greke e, pas saj, edhe ministri i Ushtrisë greke. E djathta greke me ministrin e saj ushtarak e filloi avazin sulmues ndaj kryeministrit shqiptar për shkak të disa të vërtetave që ai i tha për politikën e sotme dhe politikën e mëparshme të Greqisë, ndaj Shqipërisë dhe ndaj shqiptarëve.

As Greqia e djathtë e as Greqia e majtë nuk ishin mësuar që prej kryeministrave shqiptarë t'i dëgjonin disa të vërteta për politikën e saj ndaj Shqipërisë dhe ndaj shqiptarëve, në mënyrë të veçantë ndaj çamëve! Mbas Greqisë së djathtë, kryeministrin e Shqipërisë filloi ta sulmojë edhe e djathta maqedonase e me të edhe kryetari i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov. Sulmet e kësaj të djathte dhe këtij kryetari u nxitën prej Platformës politike të partive shqiptare në Maqedoni, në të cilën u kërkuan disa të drejta që shqiptarëve nuk u ishin njohur, në të vërtetë, që u ishin shkelur nga pushteti i partisë së djathtë në pushtet, prandaj edhe nga kryetari i tashëm maqedonas. Për t'i bërë më përshtypjebërëse për faktorët ndërkombëtarë akuzat e tyre, e djathta dhe kryetari maqedonas e fajësuan kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, si autor të asaj Platforme! Përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Maqedoni para paraqitjes së Platformës së tyre në opinion, natyrisht të shkruar para takimit me Edi Ramën, ishin takuar jo vetëm me të, me kryeministrin e Shqipërisë, por me akuzat e tyre ata sulmuan vetëm kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën!

Mbas Maqedonisë, pezmin e tyre ndaj gjuhës së Edi Ramës filluan ta publikojnë: edhe zëdhënësi i kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vulin, edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, edhe peshkopi i Serbisë, Irinej, e, më në fund, edhe vetë kryeministri dhe njëkohësisht kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Të gjithë këta iu vërsulën kryeministrit Edi Rama për shkak të deklaratës së tij se në qoftë se Bashkimi Evropian e zgjat shumë, pamatshëm, pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, e kjo domethënë edhe të Shqipërisë e të Kosovës, Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen.

5. Nuk dua të supozoj se sulmet e të djathtës greke, të djathtës maqedonase dhe të djathtës, të majtës dhe të fesë serbe, ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama, u frymëzuan edhe prej sulmeve të opozitës shqiptare, sidomos të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili më 31 mars të këtij viti, 2017, prej Çadrës së tij iu kërcënua Edi Ramës me "dëshmi" greke, maqedonase dhe serbe!

-Ta kanë vënë kryqin! Ti je rrezik për rajonin! – klithi ai.

Ç'është e vërteta, këtë deklaratë që e cenonte, që e akuzonte politikën shtetërore të Shqipërisë para faktorëve ndërkombëtarë, bashkëpunëtorët e Lulzim Bashës e hoqën shpejt prej rrjeteve sociale, megjithatë, ajo mori dhenë dhe, sigurt, u shënua në mjetet e informacionit e në arkivat e tri vendeve të përmendura dhe u shfrytëzua prej zyrtarëve të tyre. E unë nuk dua të supozoj, por as të mohoj, pra, se sulmet ndaj Qeverisë së sotme shqiptare nga tri vendet ballkanike janë nxitur edhe prej fushatës politike të Opozitës së çadruar në krye me ultimatumurdhëruesit – me kryetarin e djeshëm të PD-së Sali Berisha dhe me kryetarin e sotëm të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, por dua të theksoj: në kohën kur po flitet e po shkruhet për "kujdesin" e shtuar jo vetëm politik të Rusisë në Ballkan, për ndërhyrjen e saj jo vetëm politike në zgjedhjet në Mal të Zi, për bashkëpunimin e forcuar ushtarak të Serbisë me Rusinë; kur po shohim se në Maqedoni e djathta po organizon protesta me parulla kundërshqiptare, po futet dhunshëm në Kuvendin shtetëror duke përgjakur edhe shqiptarë, ndërsa kryetari i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, premton se mund të shpallë gjendje lufte, në asnjë mënyrë nuk mund të thuhet se Çadrën e "lirisë" e të "republikës së re", e kanë ngritur mençuria dhe ndjenja kombëtare. Jo. Çadrën e ka ngritur droja e mafive jo vetëm "demokratike" prej Reformës së drejtësisë, prej Vetingut dhe prej llogarive juridike që do dhënë për tragjedinë e Gërdecit, për vrasjet e protestuesve para Kryeministrisë, për shumë zhvatje, plaçkitje, përvetësime të paligjshme të pasurive kombëtare e për shumëçka tjetër! Dhe kjo drojë, dhe kjo çadër, dhe kjo britmë çadriste i shkon përshtati fort kësaj situate në Ballkan.

6. Dhe, më tej, në kohën kur po shohim e po lexojmë se sa të tendosura, në të vërtetë në thelb të acaruara janë marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Rusisë në Siri e në Lindjen e Mesme në përgjithësi dhe se sa rrezikuese për paqen është gjendja në Gadishullin Korean, ku, megjithatë, takohen mospajtueshëm interesa amerikane, kineze dhe ruse, kur ish Sekretari i OKB-së, Ban Ki Mun, deklaron se bota gjendet para shkatërrimit bërthamor, nuk mund të mos gjykohen pamatshëm të dëmshme të gjitha ato që po bëhen, të gjitha apo që po thuhen dhe të gjitha ato që po planifikohen në Çadër kundër institucioneve shtetërore të Shqipërisë. Ultimatumet staliniste të Sali Berishës dhe çirakut të tij mendjepaktë e zëmadh politik, Lulzim Bashës, kërcënimet se s'do lejojnë zgjedhje, zgjedhje pa u pranuar ultimatumet e tyre për rrënimin e qeverisë shqiptare, shpërfillja e tij kur e kur agresive e fyese ndaj e diplomatëve dhe përfaqësuesve politikë amerikanë e evropianë, kërcënimet ndaj jetës së kryeministrit Edi Rama, paralajmërimi i mosbindjes qytetare në gjithë Shqipërinë – të gjitha këto janë veprime që synojnë paralizën e shtetit, në të vërtetë tragjedinë e vitit 1997! A mendojnë Sali Berisha e Lulzim Basha se në protesta, në "mosbindje qytetare", në mbrojtje të institucioneve shtetërore mund të ngrihen anëtarët e PS-së, apo edhe të LSI-së që përfaqësojnë së paku tri të katërtat e Shqipërisë? Çka do sillnin dy mosbindje qytetare të përnjëhershme? Luftë qytetare! E kjo luftë qytetare do të provonte të vërtetën e palëkundshme gjithënjerëzore se kur nuk ndodh ndëshkimi i rëndë për ata që i shkaktuan një herë dëme pamatshëm shkatërruese atdheut si në vitin 1997, janë të gatshëm ta përsërisin edhe një herë atë dëm edhe atë aventurë, nisur, më në fund, edhe me një çadër si kjo jo vetëm çjerrëse e sulmuese po sidomos kërcënuese.

7. Për të gjitha arsyet e sipërthëna Partia Demokratike e Shqipërisë, në radhët e së cilës gjenden shumë veprimtarë të çmuar politikë, anëtarë të PD-së prej themelimit të saj, do të duhej të bëjë çmos për ta shpëtuar veten prej aventurës së rrezikshme politike të Sali Berishës dhe të Lulzim Bashës.

Partia Demokratike i duhet shumë Shqipërisë.

Por, Partia Demokratike i duhet shumë Shqipërisë pa Lulzim Bashën. Dhe, pa lulzimbashat! Lexojini të dhënat e deklaruara prej tij për pronat e tij, për pasuritë e tij në Shqipëri e në Evropë! Dyzet e trevjeçari politik mund të ketë grumbulluar aq pasuri për një kohë të shkurtër vetëm duke shkelur ligje dhe vetëm duke mashtruar budallenj dhe të mençur!

Lexojini të dhënat e publikuara në Kosovë për shërbimet e tij politike në Kosovë kur Kosova ishte çka është edhe sot – atëherë protektorat i Kombeve të Bashkuara e sot protektorat i kolonizuar i Bashkimit Evropian, dhe do të shihni se shumë prej të dhënave imagjinare me të cilat kundërshqiptari Dik Marti e akuzon UÇK-në për krime lufte, janë të "dhëna" me të cilat, atë, Dik Martin, si thuhet e shkruhet, e ka furnizuar edhe Lulzim Basha me bashkëpunëtorët e tij në Kosovë nga radhët e LDK-së!

Të rinjtë dhe të rejat, studentët, të gjithë ata që humbën aq kohë në atë Çadër tragjikomike, do të duhej të largohen prej qorrsokakut në të cilin i kanë futur ata që po i ftojnë për të marrë pjesë në përpjekjet për t'i shkaktuar Atdheut edhe një paqëndrueshmëri të rrezikshme në këtë kohë kërcënuese në rajon e në Botë!

Shekulli Njëzet e Një na ka sjellë gjasën për t'u bërë faktor i rëndësishëm në Ballkan, me premtimet për sendërtimin e të drejtave tona aq rëndë të cenuara në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX.

Le ta kemi të qartë se me politikë çadrore, me ultimatume çadrore, me mosbindje çadrore, me sjellje çadrore, që synojnë rrënimin e shtetit, me politikën shpërfillëse çadrore ndaj diplomatëve e përfaqësuesve amerikanë dhe evropianë, ne vetëm sa e komprometojmë mendjen tonë politike dhe e cenojmë gjasën që na e ka sjellë ky shekull.

The post Qosja akuzon Bashën dhe zyrtarët e LDK-së për bashkëpunim me Dick Martyn appeared first on INSAJDERI.

Ramiz Lladrovci thotë se ndodhën tri lajme të mira, i shkruan katër

Posted: 29 Apr 2017 08:36 AM PDT

Ramiz Lladrovci njoftoi për katër “lajme të mira” përmes profilit të tij në Facebook, por këto lajme ai i numëroi gabimisht.

Para se të njoftonte se cilat janë “lajmet e mira”, Lladrovci tha se bëhet fjalë për tri lajme, por në fakt ato ishin katër.

“Frymë e re në Rajon. Tri lajme të mira, shumë të mira”, shkroi fillimisht Lladrovci në Facebook, raporton Insajderi.

“Ilir Meta, president, Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit në Maqedoni, Tuzi komunë dhe Mali i zi në NATO. Tjerat dihen!? Urime, urime, urime!”, shkroi më tej Lladrovci. /Insajderi.com

The post Ramiz Lladrovci thotë se ndodhën tri lajme të mira, i shkruan katër appeared first on INSAJDERI.

Koreja e Veriut kryen testin raketor të radhës

Posted: 29 Apr 2017 08:24 AM PDT

Koreja e Veriut ka testuar në orët e para të së shtunës (ora lokale koreane), një tjetër raketë balistike.

Këtë lajm e ka konfirmuar ushtria koreano-jugore, për agjëncinë e lajmeve Yonhap, ndërkohë që ende nuk dihet lloji i raketës së hedhur dhe se sa larg ka fluturuar ajo.

“Raketa balistike është hedhur nga Pyeongani Jugor”, thotë drejtuesit ushtarakë të Koresë së Jugut, ndërsa nga Koreja e Veriut nuk ka ende asnjë prononcim në lidhje me këtë test të radhës.

Një burim i qeverisë amerikane, i ka thënë agjencisë Reuters se testi ka rezultuar i pasuksesshëm.

Ky test vjen pak orë pasi Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson i bëri thirrje shteteve të tjera, që të kontribuojnë për të detyruar Korenë e Veriut, të heqë dorë nga ambiciet e saj bërthamore.

Tensionet në rajon janë rritur ndjeshëm, ndërkohë që një javë më parë, Koreja e Veriut kreu një tjetër test, i cili dështoi që në nisje.

The post Koreja e Veriut kryen testin raketor të radhës appeared first on INSAJDERI.

Hungaria ndërton telin e dytë me gjemba në kufi me Serbinë

Posted: 29 Apr 2017 08:18 AM PDT

Hungaria ka përfunduar me vendosjen edhe të pjesës së dytë të telit me gjemba përgjatë kufirit me Serbinë, konfirmoi Zëvendësministri i Brendshëm i këtij vendi Karoly Kontrata.

Kontrata në një konferencë për media në Budapest, tha se pjesa tjetër e telit me gjemba përgjatë kufirit me Serbinë është vendosur sipas vendimit të Qeverisë së Hungarisë.

Ai gjithashtu theksoi se në bazë të masave që kanë ndërmarrë deri më tani, emigrantët po mbahen larg nga kufiri hungarez.

“Në shkurt të këtij viti kemi nisur vendosjen e telit me gjemba në një gjatësi prej 155 kilometrash. Këtë e përfunduam me sukses, janë angazhuar 150 ekspertë dhe 700 të burgosur”, ka thënë Kontrat, njofton AA.

Hungaria pjesën e parë të telit me gjemba e pati vendosur në fund të vitit 2015, kur kriza e refugjatëve në Evropë ishte në kulmin e saj./Insajderi.com

The post Hungaria ndërton telin e dytë me gjemba në kufi me Serbinë appeared first on INSAJDERI.

Largohen nga puna 10 mijë persona për shkak të diplomave false

Posted: 29 Apr 2017 07:54 AM PDT

Presidenti i Tanzanisë John Magufuli ka larguar nga puna afro 10.000 të punësuar në institucionet publike të këtij vendi, për shkak të diplomave të falsifikuara.

Në lidhje me hetimet e kryera në kuadër të institucioneve publike në Tanzani, presidenti Magufuli foli në televizionin kombëtar.

“Për shkak të përdorimit të diplomave të falsifikuara apo të huaja nga detyra janë larguar 9.932 persona. Të gjithë do të nxirren para drejtësisë”, deklaroi presidenti i Tanzanisë John Magufuli.

Ai theksoi gjithashtu se këtyre personave do t’u pezullohet edhe pagesa e pagave të tyre, njofton AA.

Supozohet se në Tanzani, rreth 20 mijë njerëz marrin rroga pa bërë ndonjë punë apo aktivitet, për çka çdo vit arka shtetërore dëmtohet prej rreth 10 milionë dollarë./Insajderi.com

The post Largohen nga puna 10 mijë persona për shkak të diplomave false appeared first on INSAJDERI.

“Golf” humb titullin si vetura më e shitur në Evropë

Posted: 29 Apr 2017 07:38 AM PDT

Bazuar në të dhënave të paraqitura nga kompania "Jato Dynamics", "VW Golf" ia ka zënë vendin e parë "Ford Fiesta".

"Fiesta" ka tejkaluar "Golf" me 468 makina të shitura, 47263 kundrejt 46 795. Një tjetër fakt interesant është se në muajin e kaluar në Evropë janë regjistruar 1.93 milionë makina të reja.

Bëhet fjalë për rritje për 10.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rezultati është një rekord për gjithë historinë e respektuar të tregjeve, sipas "Jato Dynamics".

Evropa është kthyer në tregun e dytë të veturave pas Kinës, e cila ka tejkaluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

The post "Golf" humb titullin si vetura më e shitur në Evropë appeared first on INSAJDERI.

Piloti i Ferrarit e nis i pari garën në Rusi

Posted: 29 Apr 2017 07:37 AM PDT

Ferrari më në fund ia del të fitojë një pole position në Botërorin e Formula 1. Në pistën e Soçit në Rusi, Kokëkuqja italiane vendosi hegjemoninë e saj duke fituar kualifikueset e këtij Çmimi të Madh me të dy pilotët e saj, gjë që nuk ndodhte që nga viti 2008 në Francë.

Sebastian Vettel ishte më i shpejti në këto prova zyrtare duke e përshkuar pistën ruse me 1 minutë 33 sekonda ë 194 të mijtat.

Shumë pranë tij ishte piloti tjetër i Ferrarit, Kimi Raikkonen, ndërkohë që makinat Mercedes do të jenë në vijën e dytë të nisjes së garës.

Tek skuadra gjermane ai që u shfaq më mirë në pistë ishte pikërisht Valteri Bottas i cili shënoi kohën e tretë më të mirë me 95 të mijtat më shumë se Vettel, ndërkohë që Luis Hamilton këtë radhë u mjaftua me vendin e katërt.

Red Bull i pozicionoi pilotët e saj Riçardo e Versttapen respektivisht në vendin e 5 dhe të 7, ndërkohë që mes tyre ishte braziliani Masa me Williams. /Insajderi.com

The post Piloti i Ferrarit e nis i pari garën në Rusi appeared first on INSAJDERI.

Mustafa: Demarkacionin e dërgojmë në kuvend atëherë kur e dimë që kalon

Posted: 29 Apr 2017 07:37 AM PDT

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka thënë gjatë qëndrimit që ka pasur këto ditë në Bruksel, zyrtarët më të lartë atje i kanë thënë se demarkacioni mbetet kushti që duhet përmbushur që të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën.

Mustafa duke folur për demarkacioni gjatë përurimit të një rruge në komunën e Dragashit ka thënë demarkacioni do të procedohet në Kuvend atëherë kur të jetë i sigurt se do të kalojë.

"Po ne tash po bisedojmë për këtë çështje jo vetëm me koalicionin, por edhe me subjektet tjera. Të shohim si janë gjasat e prezencës së tyre në kuvend dhe votimit. Ne do ta procedojmë në Kuvend në momentin që e kemi të sigurt se do ta kapërcejmë. Për ne është e rëndësishme që të bëhet ratifikimi, që të liberalizohen vizat për qytetarët", tha Mustafa.

Mustafa në fillim të kësaj jave ka udhëtuar në Bruksel ku kishte kërkuar nga BE-ja që Kosovës të i hiqet ratifikimi i demarkacionit si kusht për liberalizimin e vizave, por që kjo kërkesë e tij ishte refuzuar nga përfaqësuesit e BE-së./Insajderi.com

The post Mustafa: Demarkacionin e dërgojmë në kuvend atëherë kur e dimë që kalon appeared first on INSAJDERI.

VV zyrtarizon aderimin e ish-ushtarit të UÇK-së, e quan “vlerë të shtuar”

Posted: 29 Apr 2017 07:30 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar sot aderimin e ish-ushtarit të UÇK-së nga rajoni i Llapit, Ajet Potera, gjatë një aktiviteti në qendrën e VV-së në Besianë.

Në këtë aktivitet, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, u tha se Potera është një prurje cilësore në Lëvizje.

“Potera është profesionist në fushën e financave dhe kontabilitetit dhe poashtu ka përvojë në fushën e sigurisë e akademisë ushtarake. Ai ishte kthyer nga Gjermania për t’u bërë pjesë e UÇK-së përgjatë luftës”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas VV-së, bashkimi i Poterës me VV-në është një shenjë se përkrahja ndaj kësaj lëvizje është duke u shtuar në Besianë.

“Në këtë kohë kur Lëvizja e ka rritur mbështetjen e saj, ardhja e Poterës dhe shumë të tjerëve është vlerë e shtuar dhe dëshmi që Besiana po orientohet kah fitorja e VETËVENDOSJE!-s. Kjo do të thotë që qytetarët e Besianës janë faktorë të fitores që sjell shtet të së drejtës, edukim e shëndetësi cilësore dhe gjithsesi mbështetje serioze të bujqësisë”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com

 

The post VV zyrtarizon aderimin e ish-ushtarit të UÇK-së, e quan “vlerë të shtuar” appeared first on INSAJDERI.

Shitet në ankand xhaketa e Patrick Swayze e veshur në “Dirty Dancing”

Posted: 29 Apr 2017 07:17 AM PDT

Xhaketa e lëkurës që aktori i njohur Patrick Swayze veshi në filmin Dirty Dancing u shit për 62,500 dollarë në një ankand të mbajtur të premten nga shtëpia e ankandeve në Los Angeles.

Pos xhaketës edhe qindra gjëra të tjera – përfshirë dhe dërrasën e sërfit nga filmi "Point Break" dhe një këmishë të cilën e kishte veshur në filmin "Ghost" – u shitën në ankand, shkruan BBC.

E veja Lisa Niemi tha që kishte "shumë ndjenja të përziera" për shitjen e këtyre gjërave.

"Përderisa është një gjë shumë pozitive për ta bërë, është edhe shumë e vështirë. Jam një grua me fat që kisha një burrë që më ka dashur kaq shumë si Patrick", ka thënë Lisa.

Ankandi u zhvillua edhe pse u kundërshtua fuqishëm nga mbesa e Swayze, Danielle.

"Bëhet fjalë për kujtime familjare. Është një shuplakë në fytyrë për kur shoh që ajo po shet këto kujtime të çmuara", u shpreh ajo për shtypin.

Patrick Swayze ishte nominuar tre herë për çmimin Golden Globe. Ai u bë i famshëm si aktor në vitin 1987 nga filmi "Dirty Dancing".

Aktori, balerini dhe këngëtari u martua me dashurinë e jetës së tij, Lisa Niemi, të cilën e takoi kur ishte vetëm 16 vjeç. Së bashku ata do të bëheshin një nga çiftet më të respektuara dhe më të admiruara të Hollivudit.

Patrick Swayze vdiq në vitin 2009 në moshën 57 vjeçare, nga kanceri në pankreas. /Insajderi.com

The post Shitet në ankand xhaketa e Patrick Swayze e veshur në “Dirty Dancing” appeared first on INSAJDERI.

Bulliqi: Po bëhet presion për votimin e demarkacionit

Posted: 29 Apr 2017 07:17 AM PDT

Marrëveshja për demarkacionin e kufirit e Malin e Zi pritet t'i nënshtrohet procedurës së ratifikimit nga deputetët, me gjithë kundërshtimet e opozitës dhe një numri të deputetëve nga partitë në pushtet.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, i cili në vazhdimësi ka kundërshtuar Marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se nuk ka hequr dorë nga qëndrimi i tij kundër.

“Për versionin çfarë është dhe nëse nuk ka kompromis që të rishqyrtohet kjo çështje, qëndrimi im mbetet i pandryshuar. E nëse ka vullnet për t'u rishqyrtuar çështjet diskutabile që janë, atëherë ka mundësi për diskutime”, është shprehur Bulliqi.

Organizatat joqeveritare që bëjnë monitorimin e vazhdueshëm të punës së Kuvendit, kanë deklaruar se pa një marrëveshje gjithëpërfshirëse, nuk mund të ketë rikthim të çështjes së demarkacionit në Kuvend.

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka shprehur optimizmin e tij se do të gjendet një zgjidhje dhe kompromis për ta votuar marrëveshjen e demarkacionit.

Ai ka thënë se ende ka kohë dhe sipas tij, kryeministri i Isa Mustafa ka shprehur gatishmërinë se në rast se ka një ofertë për zgjidhje kreative, mund të diskutohet edhe me partitë opozitare.

“Mendoj se do të arrihet një konsensus për këtë çështje dhe ka kohë akoma. Duhet të ketë gatishmëri që të arrihet një konsensus për këtë çështje dhe të kalohet pa trauma për shoqërinë kosovare. Mes partive në pushtet dhe partive opozitare mund të arrihet një konsensus dhe të gjendet një zgjidhje optimale për rastin e Kosovës”, ka theksuar Gashi.

Megjithatë, deputeti Bulliqi ka thënë po ashtu se në këtë rrafsh institucionet e Kosovës janë duke bërë presione të formave të ndryshme për deputetët e Kuvendit ë Kosovës që ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Mali e Zi.

“Këto janë presione të institucioneve tona që po bëjnë te deputetët e Kuvendit të Kosovës e në vazhdën e këtyre, institucioneve tona, sigurisht që kërkesa është edhe e faktorit ndërkombëtar”, ka shtuar Bulliqi.

Partitë politike opozitare vitin e kaluar patën bllokuar disa herë seancat plenare, duke përdorur edhe gazin lotsjellës dhe fishkëllima në sallën e Kuvendit, kur është tentuar të trajtohet çështje e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi apo çështje tjera që nuk janë mbështetur nga tabori opozitar.

Prishtina dhe Podgorica nënshkruan Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit në gusht të vitit 2015, në praninë ndërkombëtare. Kjo marrëveshje më pas u shndërrua në një kusht nga BE-ja për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ratifikimi i marrëveshjes, ishte tërhequr nga votimi në Kuvendin e Kosovës më 1 shtator të vitit të kaluar, pas tensionimit të gjendjes së sigurisë dhe mungesës së votave për ratifikim.

Tani pritet që për herë të dytë, koalicioni qeverisës të provojë ratifikimin e kësaj marrëveshje, për të cilën nevojiten 80 vota të deputetëve.

Procedimin sa më të shpejtë të demarkacionit në Kuvend e ka kërkuar së fundi edhe zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Yee, i cili ka gjasa se mund të vijë në Kosovë gjatë javës së ardhshme./Insajderi.com

 

The post Bulliqi: Po bëhet presion për votimin e demarkacionit appeared first on INSAJDERI.

Lirohen të arrestuarit për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë

Posted: 29 Apr 2017 07:10 AM PDT

Dy dytë pas hyrjes në Kuvend dhe sulmit mbi disa deputetë Prokuroria Publike e Maqedonisë nuk tregon se sa dhunues ka paraburgosur dhe dëgjuar. Edhe pse pardje publiku i tërë njohu disa nga sulmuesit, ata thonë se ende punohet në identifikimin e tyre.

“Numri i personave të privuar nga liria, veprimet konkrete të organeve hetuese, si dhe veprimet e mëtejme që do të ndërmerren, Prokuroria Publike do t'i bëjë publike për opinionin kur do të krijohen kushte për atë dhe pasi prokurorët publik kompetent do të përfundojnë me konstatimin fillestar të fakteve”, bëhet me dije në kumtesën e  Prokurorisë Publike Themelore Shkup

Sipas informacioneve jozyrtare nga MPB-ja, Prokuroria e Shkupit deri në këtë moment nuk ka urdhëruar privim nga liria për asnjë person lidhur me ngjarjet e pardjeshme. Është e sigurt se tashmë janë në liri 8 personat që policia vetë i ndaloi gjatë trazirave.

Zyrtarisht nga Gjykata Penale thonë se deri mbrëmë në mesnatë Prokuroria Publike nuk ka kërkuar asnjë masë për to, si për shembull paraburgim ose konfiskim të dokumenteve të udhëtimit, njofton Alsat M.

Burime anonime të Prokurorisë Publike informojnë se i tërë rasti do të regjistrohet si "pjesëmarrje në turmë", që është vepër penale, por për këtë ka dënim shumë më të vogël se sa nëse rasti regjistrohet si tentim për vrasje ose vepra tjera penale që u bënë pardje. Zyrtarisht Prokuroria thotë se e gjithë kjo është spekulim, por thonë edhe se akoma nuk është përcaktuar se për çfarë vepre penale do të ngarkohen protestuesit.

Vendosja e kualifikimit konkret juridik për çdo person për të cilin do të konstatohet se ka kryer vepër penale do të bëhet pasi të mblidhet materiali i duhur dëshmues veçmas për secilin person të involvuar në ngjarjet juridike penale dhe pas konstatimit të fakteve – thuhet në kumtesë.

Alsat M pyeti në LSDM nëse ndonjëri nga deputetët e rrahur të tyre është thirrur që të japë dëshmi si viktimë në dhunë. Përgjigjja ishte se deri në këtë moment diçka të tillë nuk ka. Jo zyrtarisht si viktima në dhunën deri në këtë moment janë ftuar për deklarime vetëm policët.

Të gjitha këto detaje lënë përshtypje se fillimi i hetimit mbi ngjarjet e pardjeshme nuk ecën shpejtë e as që shkon drejtë sanksionimit vendimtar ndaj atyre që hynë në parlament dhe i rrahën deputetët. /Insajderi.com

The post Lirohen të arrestuarit për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë appeared first on INSAJDERI.

Analiza e Luan Krasniqit për meçin Joshua-Klitschko

Posted: 29 Apr 2017 07:03 AM PDT

Ish boksieri kosovar Luan Krasniqi, i ka bërë një analizë duelit të sotëm në mes të Ëladimir Klitschkos dhe Anthony Joshuas.

Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka folur për mundësit e të dy boksierëve për të fituar meçin e sotëm.

Krasniqi mendon se nëse Joshua gjatë ndeshjes ka guxim dhe lufton në mënyrë agresive ka mundësi më të madhe për të fituar, por sipas tij nëse ndeshja zhvillohet në distancë ai mendon se Klitschko ka mundësi më të madhe për të fituar këtë takim.

"Nëse Anthony Joshua lufton me guxim dhe agresivitet, ai ka shanse të mira për të fituar. Por nëse lufta zhvillohet në distancë unë e shoh përparësi për Vladimir Klitschko", ka shkruar Krasniqi./Insajderi.com

The post Analiza e Luan Krasniqit për meçin Joshua-Klitschko appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more