Skip to main content

“Hollande u bën thirrje francezëve që të votojnë për Macron” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Hollande u bën thirrje francezëve që të votojnë për Macron” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Hollande u bën thirrje francezëve që të votojnë për Macron

Posted: 29 Apr 2017 09:35 AM PDT

Presidenti i Francës, Francois Hollande u ka bërë thirrje francezëve që të zgjedhin Emmanuel Macron për president të Francës. Raundi i balotazhit në mes të kandidatit të qendrës, Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen, të ekstremit të djathtë, do të mbahen më 7 maj. Hollande më herët ka thënë se do të votojë për Macron por nuk kishte dhnë instruksione për francezët, se kë duhet të zgjedhin për president. "Duhet të merrni fletvotimit, për Macronin, dhe ta konsideroni atë si votë që do të parandalojë shtetin nga e djatha ekstreme", deklaroi Hollande në margjinat e samitit të Bashkimit Evropian. Votuesit, tha Holande, kanë përgjegjësi ndaj Evropës si dhe ndaj Francës, duke iu referuar kështu qëndrimit kundër BE-së të kandidates Le Pen. "Pasojat do të ishin të mëdha nëse Franca do të largohej nga BE-ja. Zgjedhja e popullit francez është zgjedhje për Francën por gjithashtu edhe për Bashkimin Evropian", është shprehur Hollande.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bashkimi Evropian gaboi me Kosovën

Posted: 29 Apr 2017 09:03 AM PDT

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, këto ditë në disa raste, kanë kritikuar qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Papa bën thirrje për dialog për të luftuar ekstremizmin

Posted: 29 Apr 2017 08:57 AM PDT

Papa Françesku ka bërë thirrje për dialog të ri në luftën kundër ekstremizmit. Këto komente Papa i bëri gjatë adresimit para mijëra besimtarëve katolikë në Egjipt. Vizita e Atit të Shenjtë në Egjipt, vjen pas tre sulmeve me bomba në disa kisha në Egjipt, ku dhejëtra besimtarë mbetën të vrarë. Përgjegjësinë për këto sulme e ka marrë grupi militant, Shteti Islamik. "Fanatizmi i vetëm që besimtarët mund të kenë është për bamirësi", ka deklaruar Papa. Papa Françesku gjatë qëndrimit në Egjipt, do të takohet me presidentin Abdel Fattah al-Sisi, si dhe klerikë sunitë dhe kreun e Kishës Ortodokse Koptike.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Orban pajtohet të ndryshojë ligjin kundërthënës për arsimin e lartë

Posted: 29 Apr 2017 08:01 AM PDT

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban raportohet se u ka thënë liderëve të grupimit më të madh politik të BE-së, se do të respektojë kërkesat e Brukselit, për të ndryshuar një pjesë të një ligji, të cilin kritikët thonë se sulmon lirinë akademike. Joseph Daul, president i Parisë Popullore Evropiane (PPE), ka thënë sot se Orban i ka siguruar se Hungaria "do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të përmbushur kërkesën e Komisionit Evropian". "Kryeministri Orban u zotua në këshillin e PPE-së se do të zbatojë të gjitha kërkesat e Komisonit Evropian", ka thënë zëdhënësi i PPE-së, Siegfried Muresan. Megjithatë, një zëdhënës i Orbanit refuzoi të komentojë takimin me këtë grupim politik, në të cilin anëtare është edhe kancelarja gjermane Angela Merkel. Më 26 prill, Komisioni Evropian, i ka thënë Budapestit një muaj kohë për të modifikuar një ligj për arsimin e lartë, i miratuar tre javë më parë. Kritikët thonë se përmes këtij ligji po tentohet të mbyllet Universiteti i Evropës Qendrore, që është themeluar nga miliarderi amerikan, George Soros, të cilin Orban e kritikon ashpër.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bashkësia ndërkombëtare kërkon dënimin e sulmuesve në Kuvendin e Maqedonisë

Posted: 29 Apr 2017 06:43 AM PDT

SHBA-ja, BE-ja, NATO-ja dhe OSBE-ja, e kanë dënuar dhunën e ushtruar ndaj deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë, duke kërkuar zbardhjen e rastit dhe dënimin e autorëve. "Fuqishëm e dënojmë sulmin e organizuar ndaj Kuvendit më 27 prill... Sulmi ndaj një institucioni shtetëror, i cili paraqet zemrën e demokracisë, është sulm ndaj vetë demokracisë. Presim që këto vepra penale të hetohen në mënyrë sa më të shpejtë, organizatorët dhe autorët e sulmit të sillen para drejtësisë dhe Gjyqësori të veprojë në mënyrë të pavarur". "Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të mbeten të përmbajtur, t'u shmangen provokimeve dhe të mbeten të qetë. Dhuna nuk është mënyra për përparimin e shtetit apo shoqërisë", thuhet në deklaratën e përbashkët të delegacionit të BE-së në Shkup, Ambasadës Amerikane, misioni i OSBE-së dhe zyra e NATO-s.  Ndërkohë, organet e rendit nuk kanë dhënë informacione rreth arrestimit apo numrit të dyshuarve për dhunën ndaj deputetëve gjatë ndërhyrjes së protestuesve dy ditë më parë në Parlamentin e Maqedonisë. Nga Prokuroria publike në Shkup thonë se janë në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme për identifikimin e pjesëmarrësve në trazirat që ndodhen në institucionin ligjvënës, por deri në këtë moment nuk është bërë ende asnjë kualifikim të veprave të kryera nga pjesëmarrësit gjatë pushtimit të hapësirave të Kuvendit. Në lidhje me numrin e personave të ndaluar, Prokuroria Publike nuk ka dhënë asnjë detaj siç kanë thënë për shkak të hetimeve të mëtejshme që po ndërmerren. Zyra e Prokurorit Publik bën me dije se publiku do të njoftohet sapo të jenë krijuar kushtet dhe kur prokurorët publik kompetente të kenë vërtetuar faktet. Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë thotë se mbetet në informacionet e kumtuara gjatë ditës së premte  se janë arrestuar 8 persona, të cilët kanë ushtruar dhunë në Parlamentin e Maqedonisë dhe i mbetet Prokurorisë. Nga ky dikaster, edhe kundrejt insistimit të Radios Evropa e Lirë, nuk kanë dashur të japin hollësi nëse zgjerohet rrethi i hetimeve të personave të përfshirë në ushtrimin e dhunës në Parlamentin e Maqedonisë. Një ditë pas dhunës së ushtruar nga ana e protestuesve, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev i së bashku me Zijadin Selën e Aleancës për Shqiptarët ishin ndër më të dhunuarit fizikisht tha se protestuesit kishin për qëllim vrasjen e tij, por edhe të deputetëve tjerë. Deputeti Muhamed Zekiri nga partia e Zaevit për Radion Evropa e Lirë thotë se mos arrestimi i atyre, të cilët ushtruan dhunë ndaj deputetëve të shumicës parlamentare dëshmon se në tërë incidentin e dhunshëm janë të përfshirë zyrtarë të lartë të dikasterit të policisë. "Policia dhe zyrtarë të ndryshëm brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë kanë shfrytëzuar një numër të caktuar të protestuesve që me maska të sulmojnë deputetët dhe njëherësh të mbeten të pandëshkuar". "Pikërisht mendoj se ky është shkaku kryesor se pse ende nuk janë arrestuar autorët kryesorë për atë incident të tmerrshëm që ndodhi në Parlamentin e Maqedonisë dy ditë më parë". "Nuk duhet harruar se nuk duhet arrestuar vetëm protestuesit, që u futën me dhunë në Parlament dhe për të cilët ka shumë incizime, por duhet të arrestohen edhe ata zyrtarë të dikasterit të policisë, të cilët nuk kanë reaguar për të parandaluar një gjë të tillë, si dhe ata të cilët kanë dhënë urdhër dhe kanë komanduar gjithë atë aksion", thotë Zekiri. Uranija Piovska, kryetare e Komitet të Helsinkit, për Radion Evropa e Lirë thotë se është shumë lehtë të ndriçohet rasti i së enjtes i ushtrimit të dhunës në Parlamentin e Maqedonisë, sepse siç vlerëson ajo, përgjegjësia për këtë akt vandalizmi qëndron te sulmuesit, organizatorët e protestës. Sidomos, thotë ajo, te punonjësit e policisë që ishin të pranishëm si dhe tek eprorët e tyre, sepse në bazë të Ligjit për Policinë, përgjegjësia qëndron te Byroja për siguri publike, që menaxhohet nga Mitko Çavkov. "E shqyrtojmë mundësinë që Komiteti i Helsinkit të ngrejë padi penale ndaj atyre që vlerësojmë se janë përgjegjës zhvillime e dhunshme në Parlamentin e Maqedonisë . Autorët e krimit duhet të përgjigjen para drejtësisë dhe kjo duhet të ndodhë sa më parë për të mos i hapur rrugë shfaqjes së veprimeve të dhunshme në të ardhmen", vlerëson Piroska. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Liderët e BE-së miratojnë strategjinë për Brexit-in

Posted: 29 Apr 2017 06:17 AM PDT

Liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar për udhëzimet për negociatat e bllokut me Britaninë, për ndaljen nga Bashkimi Evropian, ka thënë presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk. "Udhëzimet janë miratuar unanimisht. BE është gati për nisjen e bisedimeve për Brexit", ka shkruar Tusk në Twitter, pak kohë pasi nisi samiti i liderëve të BE-së. Negociatori i BE-së për Brexit, Michel Barnier, pritet që të nis bisedimet për daljen e Britanisë nga blloku në qershor, pasi Britania të mbajë zgjedhjet parlamentare. "Jemi gati", ka thënë Branier. "Ne jemi së bashku", ka shtuar ai.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusi: Dhjetëra të arrestuar në protestat anti-Putin

Posted: 29 Apr 2017 05:46 AM PDT

Dhejtëra persona janë arrestuar në protestat e organizuara në disa qytete në Rusi, ku protestuesit po bëjnë thirrje që presidenti Vladimir Putin, të mos garojë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen vitin e ardhshëm. Policia ka arrestuar të paktën 30 persona në Shën Petersburg, një nga 32 qytetet ku sot po mbahen protesta. Të paktën 16 persona të tjerë raportohet se janë arresstuar në Kemerovo, ndërkaq organizatorët e protestës kanë thënë se të arrestuar ka edhe në qytetet Izhevsk dhe Gorno-Altaysk. Sloganet kryesore të kësaj proteste janë "Jemi lodhur nga ai" dhe "Mjaft". Këto protesta janë organizaur nga lëvizja pro-demokratike "Open Russia" që është themeluar nga kritiku i Kremlinit, njëherësh ish-oligarku rus, Mikhail Khodorkovsky.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hekmatyar bën thirrje për paqe

Posted: 29 Apr 2017 05:07 AM PDT

Gulbuddin Hekmatyar, njëri prej komandatëve më famëkeq të Afganistanit, u ka bërë thirrje talibanëve që të ndalojnë luftën me  trupave qeveritare dhe të nisin bisedimet e paqes. "Ju ftoj të bashkoheni në karvanin e paqes dhe të ndaloni këtë luftë të pakuptimtë", ka thënë ai, gjatë paraqitjes së parë publike për afro dy dekada. Presidenti afgan, Ashraf Ghani, ka thënë një një deklaratë se marrëveshja me Hekmatyar "tregon se afganët kanë kapacitet për të zgjidhur konfliktin përmes dialogut". Hekmatyar, themelues dhe lideri i partisë politike Hezb-e Islam, ka nënshkruar marrëveshje të paqes me qeverinë afgane në muajin shtator. Përmes kësaj marrëveshjeje, luftëtarët e Hekmatyar janë zotuar se do të ndalojnë luftën, në këmbim të lirimit të të burgusurve. Hekmatyar gjithashtu ka vlerësuar lartë forcat e sigurisë së Afganit dhe gjatë fjalës së tij, tha se lufta kundër qeverisë së vendit "është e pakumptimtë dhe e paligjshme". Gulbuddin Hekmatyar, one Afghanistan's most notorious ëarlords, has called on the Taliban to stop fighting government troops and begin peace talks. Këshilli i Sigurimit i OKB-së në shkurt hoqi sanksionet ndaj Hekmatyar, duke ia mundësuar atij që të kthehet në Afganistan, pas pothuajse 20 vjet në ekzil. Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar Hekmatyar si "terrorist global", pasi ai shpalli xhihad ndaj forcave të huaja që luftonin kundër islamistëve në Afganistan.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

A ka gjasa për kompromis rreth demarkacionit?

Posted: 29 Apr 2017 04:58 AM PDT

Pas paralajmërimeve se Qeveria e Kosovës, do të procedojë javën e ardhshme për ratifikim në Kuvend Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, zyrtarë të partive politike opozitare thonë se do ta kundërshtojnë atë dhe nuk do të lejojnë që ajo të miratohet.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Koreja e Veriut dështon në lansimin e një rakete balistike

Posted: 29 Apr 2017 04:30 AM PDT

Koreja e Veriut ka sfiduar Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera botërore duke testuar një raketë balistike më 29 prill.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedonasit protestuan para zyrës së BE-së

Posted: 29 Apr 2017 04:12 AM PDT

Rreth 2 mijë protestues u mblodhën më 28 prill në Shkup, për të kërkuar zgjedhje të reja, një ditë pasi protestuesit hynë në Parlamentit e Maqedonisë dhe ushtruan dhunë ndaj deputetëve që kanë formuar shumicën e re parlamentare. Protestat e reja, që ishin paqësore, u zhvilluan para zyrës së misionit të Bashkimit Evropian, i cili mbështeti zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dhjetëra të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Kirgizi

Posted: 29 Apr 2017 03:38 AM PDT

Të paktën 24 persona raportohet se kanë vdekur nga rrëshqitjet e dheut në një fshat në jug të Kirgizisë. Ministria e Emergjencave ka thënë se 9 fëmijë janë në mesin e personave që janë varrosur për së gjalli në fshatin Ayu në rajonin Osh. Dhjetëra punëtorë të shpëtimit janë duke kërkuar për të mbijetuar. Presidenti kirgiz, Almazbek Atabaev ka dërguar ministrin e Emergjencave, Kubatbek Boronov në vendin e ngjarjes. Dhjetëra persona të tjerë, të cilët kanë mbijetuar, kanë humbur shtëpitë e tyre. Rreth 95 për qind e Kirgizisë është rajon malor. Rrëshqitjet e dheut në Ayu, thuhet se janë më vdekjeprurëset që prej rrëshqitjeve të dheut më 2004, ku u vranë 33 persona.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ukraina nis konfiskimin e aseteve të Yanukovychit

Posted: 29 Apr 2017 02:45 AM PDT

Ukraina ka nisur të konfiskojë asetet që vlerësohet të kenë vlerë prej 1.5 miliard dollarësh të ish-presidentit Viktor Yanukovych dhe bashkëpunëtorëve të tij. Këto asete dyshohet se janë vjedhur nga qeveria e Kievit. "Këto para janë vledhur nga populli ukrainas", ka thënë presidenti ukrainas, Petro Poroshenko. "Ato janë marrë nga xhepat e çdo ukrainasi", ka thënë tutje ai. Këshilli për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare, ka thënë se banka e kursimeve shtetërore, Oschadbank, ka filluar konfisimin e pronave të ish-presidentit të mbështetur nga Rusia, në përputhje me një vendim të mëparshëm të gjykatës. Shefi i këtij këshilli, Oleksandr Turchynov ka thënë se 1.5 miliard dollarë do të kthehen në buxhetin e shtetit. Asetet që i përkisnin Yanukovychit dhe bashkëpunëtorëve të tij janë ngrrië në Ukrainë, që kur qeveria e Yanukovychit u detyrua të largohej, pas protestave të shkurtit të 2014-ës, që çuan në largimin e ish-presindetit në Rusi. Shuma e sakt e parave që mund të jenë vjedhur vazhdon të mbetet e paqartë. Ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Shtetit në Ukrainë, më 2014, e kishta akuzuar Yanukovychin dhe bashkëpunëtorët e tij, se kanë drejtuar një bandë kriminale, e cila mund t'i ketë shkaktuar Ukrainës humbje deri në 100 milionë dollarë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fushata e Macron refuzon të akreditojë dy media ruse

Posted: 29 Apr 2017 02:05 AM PDT

Fushata e kandidatit për president të Francës, Emmanuel Macron ka refuzuar që të akreditojë gazetarët e Russia Today dhe Sputnik, pasi ekipi i Macron ka thënë se mediat shtetërore ruse kanë publikuar informata të pasakta për kandidatin. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova ka thënë se mosakredimi i këtyre mediave është "diskriminim i qëllimshëm ndaj mediave ruse nga kandidati për president të një shteti, i cili historikisht ka qenë vigjilent kur është bërë fjalë për lirinë e shprehjes". Sputinik dhe RT janë krijuar nga Kremlini, si media për të huajt. Një zëdhënës i Macron, i ka përshkruar këto media si entitete të cilat shpërndajnë propagandën shtetërore ruse dhe lajme të rreme. Në shkurt, Macron ka akuzuar Kremlinin për fushatë kundër tij, përmes mediave shtetërore. Por ai nuk kishte përmendur se cilat media po përhapin lajme të rreme ndaj tij. Por një grup për siguri kibernetike, javën e kaluar ka thënë se fushata e Macron është sulmuar nga një grup i hakerëve rusë. Grupi Pawn Storm, që shpesh është lidhur me disa sulme të profilit të lartë në Perëndim, besohet se ka lidhje me shërbimet e sigurisë në Rusi. Ky grup është thënë se ka vjedhur të dhënat e ekipit të fushatës së Macron. Moska ka mohuar se po tenton të ndërhyjë në zgedhjet presdienciale franceze. Raundi balotazhit ndërmjet Macron dhe kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen do të mbahet më 7 maj.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bagdad: 4 policë të vrarë, IS merr përgjegjësinë për sulmin

Posted: 29 Apr 2017 01:36 AM PDT

Katër policë të trafikut janë vrarë, pasi një makinë bombë shpërtheu jashtë stacionit policor, në një rrugë ku shumë media të huaja kanë zyret e tyre në Bagdad, ka njoftuar policia. Pesë persona të tjerë po ashtu janë plagosur nga shpërthimi në rrugën Abu Navas. Ambasada e Grancës gjendet në zonën ku ka ndodhur shpërthimi. Grupi militant Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Edhe në këtë kaluarën ky grup militant ka kryer sulme të ngjashme. Në korrik të vitit të kaluar, nga një shpërthim në të njëjtën lagje në Bagdad, u vranë mbi 300 persona.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Koreja e Veriut ka lansuar një raketë balistike

Posted: 29 Apr 2017 01:09 AM PDT

Koreja e Veriut ka sfiduar Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera botërore duke testuar një raketë të re balistike më 29 prill. Zyrtarët e SHBA-së dhe Koresë së Jugut kanë thënë se raketa që është lëshuar nga një zonë në veri të Phenianit, si duket ka dështuar. Zyrtarët jugkoreanë kanë thënë se raketa është shkatërruar disa minuta pasi është lëshuar. Kjo provë vjen pas përpjekjeve të SHBA-së për të shfyrtëzuar mbështetjen globale për të penguar Phenianin për kryerjen e lansimeve të tilla. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pasi është njoftuar për këtë test, ka thënë në Twitter se Koreja e Veriut nuk "ka respektuar dëshirën e Kinës dhe presidentin e tyre të respektuar", një referencë kjo për paralajmërimet nga Kina ndaj Veriut se çdo test i ardhshëm i armëve bërthamore do të bënte që Pekini të vendos sanksione të tjera. Kina ende nuk ka komentuar për këtë provë bërthamore. Lansimi i raketës erdhi disa orë pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson tha në OKBse kërcënime nga sulmet bërthamroe të Koresë së Veriut mbi Seul apo Tokio "janë reale" dhe dështimi për të vepruar mund të sjellë "pasoja katastrofike". Në fjalimin para Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 28 prill, Tillerson u bëri thirrje shteteve anëtare, që të forcojnë sanksione ekonomike ndaj Koresë së Veriut ose reduktimin e marrëdhënieve diplomatike me Phenianin, në përgjigje të programeve të tij të paligjshme me armë bërthamore dhe balistike. Tillerson tha se Koreja e Veriut ka ndërmarrë veprime të rrezikshme me vite dhe se "është koha për ne që të rimarrim situatën nën kontroll". "Gjatë 20 vjetëve të kaluar, përpjekjet diplomatike për t'i ndaluar këto programe (armësh) kanë dështuar", ka thënë Tillerson. "Në kohën e kërcënimeve në rritje, duhet të vëmë presion të ri mbi Korenë e Veriut që ta braktisë këtë rrugë të rrezikshme", ka shtuar sekretari Tillerson.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedonasit protestojnë kundër koalicionit qeverisës, kërkojnë zgjedhje të reja

Posted: 29 Apr 2017 12:45 AM PDT

Rreth 2 mijë protestues u mblodhën më 28 prill në Shkup, për të kërkuar zgjedhje të reja, një ditë pasi protestuesit hynë në parlamentit e Maqedonisë dhe ushtruan dhunë ndaj deputetëve që kanë formuar shumicën e re parlamentare. Protestat e reja, që ishin paqësore, u zhvilluan para zyres së misionit të Bashkimit Evropian, që ka mbështetur koalicionin e ri qeverisës ndërmjet Social Demokratëve dhe partieve shqiptar.e Organizatorët e këtyre protestave kanë këmbëngulur se nuk i përkasin asnjë partie politike por kanë thënë se aktivizmi i tyre ka për qëllim që të ndalojë që shteti të futet në krizë më të thellë. Ata kanë marshuar nën sloganin "Për Maqedoni të përbashkët". Mirëpo, mbështetja e tyre për partinë VMRO-DPMNE ishte e dukshme, teksa ata kundërshtun zgjedhjen e kryetarit të ri të parlamentetit, Talat Xhaferi. Protestuesit gjithshtu bartnin mesazhe kundër diplomatëve evropianë. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë dënuar dhunën në parlamentin e Maqedonisë. "Ne besojmë se dhuna gjithmonë është e papranueshme, veçmas kur ndodhë në shtëpinë e demokracisë, në parlament", ka thënë shefja për politikë të jashtme e BE-së, Federica Mogherini. Ndërkaq, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner ka thënë se SHBA "dënon fuqishëm" dhunën, edhe është i gatshëm të punojë me kryeparlamentarin e ri, Talat Xhaferi, për të "mbështetur demokracinë dhe për të ndihmuar Maqedoninë në rrugën e saj evropiane. "Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve për qetësi,të zgjidhin dallimet e tyre në mënyrë paqësore dhe të respektojnë ligjet e Maqedonisë dhe proceset demokratike", ka thënë Toner.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bie numri i përdoruesve të heroinës, rritet ai i narkotikëve të tjerë

Posted: 29 Apr 2017 12:31 AM PDT

Përdorimi i substancës narkotike të llojit heroinë, kohët e fundit, ka shënuar rënie të përdorimit nga të rinjtë e Kosovës, për dallim nga vendet e tjera të botës, ku thuhet të ketë pasur rritje të përdorimit të saj.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjermania e cilëson kushtetuese zgjedhjen e Xhaferrit, kërkon krijimin e qeverisë

Posted: 28 Apr 2017 12:27 PM PDT

Ministri i Jashtëm i gjermanisë, Sigmar Gabriel, e ka cilësuar si të papranueshme dhunën ndaj Kuvendit të Maqedonisë dhe ka kërkuar krijimin e menjëhershëm të qeverisë së vendit. "Ngjarjet në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, ku Kuvendi u sulmua dje dhe ligjvënësit u rrahën përpara syve të personelit të sigurisë, nuk janë në përputhje me atë që ne në BE presim nga një kandidat për anëtarësim në BE". "Një qeveri tani duhet të krijohet përfundimisht në Shkup, që të përmbushë mandatin e dalë nga zgjedhjet demokratike që janë mbëjtur në dhjetor. Është e papranueshme që partia që ka qenë në pushtet ka refuzuar të lejojë që kjo të bëhet dhe mbështetësit e saj kanë hyrë më forcë në Kuvend dhe kanë rrahur ligjvënësit", thuhet në deklaratën e ministrit Gabriel. Ndërkaq, një zëdhënës i Zyrës së Jashtme Federale ka shtuar këtë deklarët: "Talat Xhaferri është kryetar i zgjedhur I Parlamentit në mënyrë kushtetuese. Ky rezultat, së bashku me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare – gjithashtu duhet të respektohen nga kundërshtarët e tij. Ne presim që qeveria të ruaj rendin dhe ligjin në vend. Zyrtarët përgjegjës në Shkup duhet ta kthejnë përkushtimin e deklaruar për Evropën në vepër, të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe të mundësojnë që ai të zbatohet. Kjo porosi e qartë nga qeveria gjermane sot i është përcjellur ambasadorit të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë kur u thirr në Zyrën e Jashtme Federale", thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Zyrës së Jashtme Federale të Gjermanisë.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA dënon dhunën në Maqedoni; i jep mbështetje Talat Xhaferit

Posted: 28 Apr 2017 11:07 AM PDT

Shtetet e Bashkuara dënuan fuqishëm sulmet e dhunshme mbi anëtarët e Parlamentit të Maqedonisë, të cilat pasuan zgjedhjen e Talat Xhaferit në postin e kryetarit të Kuvendit. "Ne do të punojmë me kryeparlamentarin e ri, për të mbështetur demokracinë dhe për t'i ndihmuar Maqedonisë të ecë përpara në rrugën e saj evropiane", thuhet në komunikatën e Departamentit amerikan të Shtetit. "Dhuna nuk ka vend në procesin demokratik. Shprehim keqardhjen tonë të thellë për ata anëtarë të Parlamentit që janë plagosur në sulme, si dhe për familjet e tyre. Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje autoriteteve të Maqedonisë që të garantojnë sigurinë e të gjithë anëtarëve të Parlamentit, të hetojnë plotësisht sulmin dhe t'i mbajnë përgjegjës ata që kanë kryer akte të dhunës", thuhet në komunikatë. Departamenti amerikan i Shtetit po ashtu u bëri thirrje të gjitha palëve që "të qëndrojnë qetë, të zgjidhin çdo dallim në mënyrë paqësore dhe të respektojnë ligjet e Maqedonisë dhe proceset demokratike". Për më shumë rreth zhvillimeve në Maqedoni, lexoni këtu. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more