Skip to main content

“Dëbohet një grua 78 vjeçare për në Kosovë” plus 9 more GazetaBlic

“Dëbohet një grua 78 vjeçare për në Kosovë” plus 9 more GazetaBlic


Dëbohet një grua 78 vjeçare për në Kosovë

Posted: 27 Apr 2017 10:40 PM PDT

Pas vdekjes së bashkëshortit të saj, kosovarja 78 vjeçare vjen të jetojë te dy djemtë, në Zvicër, në Kantonin Schwyz. Por, Gjykata Federale me vendimin e saj e kthen plakën në Kosovë, pas katër vitesh qëndrimi në Zvicër: Nuk është rast i rëndë, sipas shkallës më të lartë të gjyqësisë së Zvicrës, shkruan marchanzeiger.ch.

Ajo kishte ardhur këtu në vitin 2013, me vizë turistike, transmeton albinfo.ch. Njëri nga dy djemtë e saj, me leje qëndrimi të përhershëm në Zvicër (Vizë C) bën kërkesë për bashkim familjar për të ëmën. Por, Departamenti i Ekonomisë Popullore i Kantonit e hedh poshtë këtë kërkesë. Pastaj, si Ekzekutivi i kantonit, ashtu edhe Gjykata Administrative e vërtetojnë se gruas nga Kosova nuk mund t`i ndahet leja e qëndirmit për të kaluar pleqërinë e saj në Zvicër.

Kosovarja ushtron ankesë në Gjykatën Federale me pretendimin se është e detyruar të mbështetet te bijtë e saj që jetojnë në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Gjykata në fjalë, në vendimin e saj pranon se ajo, pas vdekjes së të shoqit ka nevojë për përkujdesje. Për këtë, kosovarja duhet të organizojë ndryshe jetën e saj.

Por, kjo nevojë si e tillë nuk e arsyeton marrëdhënien e veçantë të varësisë ndaj djemve të saj në Zvicër. Shumë më tepër duhen kërkuar mundësi zgjidhjeje në vendin e prejardhjes, pëercjell albinfo.ch. Dhe, duke qenë se atje, në afëris prej 10 kilometrash jeton e bija, një zgjidhje për plakën shikohet si e mundshme.

The post Dëbohet një grua 78 vjeçare për në Kosovë appeared first on GazetaBlic.

Dashuria në kulm, e pabesueshme çka thotë horoskopi për ty

Posted: 27 Apr 2017 10:38 PM PDT

Lexso shenjën tënde
Dashi

Dita e sotme do ketë vetëm diell për ju qe jeni ne një lidhje. Do i pranoni gabimet qe keni bere dhe do gjeni një mënyrë te shkëlqyer për te kërkuar falje. Beqaret edhe sikur te mos duan nuk do e shmangin dot një dashuri me shikim te pare. Për financat perspektivat do jene te mira. Nëse bëni një menaxhim me te kujdesshëm mund te ketë edhe goxha përmirësime.

Demi

Dite pozitive dhe e veçante do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne jetën tuaj do mbizotërojë gjate gjithë kohës alegria dhe harmonia. Beqaret duhet te jene me te sinqerte me personat qe do takojnë ne mënyrë qe te krijojnë një lidhje vërtet te forte dhe serioze. Ne planin financiar problemet do jene te njëpasnjëshme dhe nuk do ndiheni aspak te qete.

Binjaket

Jeta juaj ne çift do jete shume e mire gjate gjithë kësaj dite, megjithatë te dy palët do mendoni t'i jepni edhe me shume alegri situatës. Çdo çast ka për te qene fantastik. Beqaret do bien ne dashuri me një mik te vjetër dhe do kenë druajtje t'ia shprehin ndjenjat. Për financat qielli do jete ne avantazh dhe gjendja do ketë goxha përmirësime. Mund te kryeni edhe ndonjë investim me tepër.

Gaforrja

Dëgjojeni me shume partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe mundohuni te mos i dilni kundër për asgjë. Ai nuk do jete ne humorin e duhur dhe atëherë kur nuk do e prisni mund te keni debate te forta. Beqaret do kenë disa takime, por asnjë nga personat nuk do ua mbushe mendjen plotësisht. Ne planin financiar do i rregulloni problemet qe keni pasur dhe do jeni me te qete.

Luani

Do jeni me sensuale dhe me shprehës ndaj partnerit ju te dashuruarit. Marrëdhënia me te ka për te qene gjithë kohës e mbushur me emocion. Beqaret me ne fund do ndihen gati për te filluar edhe aventura kalimtare, mjafton qe te mos qëndrojnë me vetëm. Ne planin financiar gjerat nuk do jene shume te lehta, por me maturi, përkujdes dhe këmbëngulja mund t'ia dilni.

Virgjeresha

Fati do ju buzëqeshë ju te dashuruarve sot dhe marrëdhënia me partnerin do përmirësohet aq shume saqë te gjithë do ju kenë zili. Beqaret do kenë goxha njohje, por do preferojnë t'i marrin gjerat shtruar dhe do presin pak para se te hedhin hapa. Me buxhetin çdo gjë do ece me se miri nëse i kryeni me kujdes shpenzimet. Hua mos jepni sepse gjendja juaj nuk do jete ne periudhën me te mire.

Peshorja

Sot do i jepni prioritet jetës tuaj familjare dhe jo partnerit ne veçanti. Nëse nuk jeni te fejuar apo te martuar kjo gjë nuk do përbëjë problem, por nëse keni thjesht një lidhje, ai qe keni ne krah do mërzitet. Me mire shpjegojani situatën. Beqaret me mire te mos hedhin hapa sot sepse mund te zhgënjehen. Yjet do ju mbështesin ne planin financiar dhe gjendja do ketë përmirësime te vazhdueshme.

Akrepi

Dialogu do rikthehet sot ne jetën tuaj ne çift dhe marrëdhënia me partnerin ka për te pasur goxha përmirësime. Beqaret do kenë fat me shumice dhe asgjë ne jetën e tyre nuk ka për te qene me si me pare. Zemra do ju rrahe shume me fort dhe do e kuptojnë se jeta qenka vërtet e bukur. Shpenzimet kryejini me kujdes dhe maturi ne mënyrë qe te mos keni tronditje.

Shigjetari

Dite e ngrohte do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Pranë partnerit do përjetoni emocione te papërshkrueshme dhe nuk do dëshironi qe ai te largohet për asnjë çast. Beqaret duhet te bëjnë ende pak durim ne mënyrë qe te gjejnë personin me te përshtatshëm. Ne planin financiar nuk priten vështirësi, prandaj mund t'i kryeni pa frike edhe disa shpenzime te menduara.

Bricjapi

Dite e zakonshme dhe pa ndonjë gjë te veçante do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Për fat te mire nuk do keni as debate me partnerin. Beqaret mire është te mendohen disa here para se te dalin me dike sepse mund te bëjnë gabime. Financat nuk do jene te këqija, por as aq te mira sa për te shpenzuar me sy mbyllur për çdo gjë qe do doni.

Ujori

Vështirësitë qe keni kaluar kohet e fundit ne jetën tuaj ne çift do ju bëjnë te keni me tepër besim tek partneri. Te dy se bashku ja dolët mbanë te kalonit sfidat qe ju dolën. Beqaret do vazhdojnë njohjet me disa persona, por nuk do ndihen gati për te hedhur hapa me tej. Financat do jene goxha delikate dhe shpesh do gjendeni ne vështirësi te mëdha.

Peshqit

Dite jo e mire do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Ne shume momente do mërziteni e do inatoseni me atë qe keni ne krah. Beqaret do kenë një takim premtues, i cili do ua ndryshoje tërësisht jetën dhe do i beje te ndihen te plotësuar. Nëse kohet e fundit e keni menaxhuar me kujdes dhe largpamësi buxhetin, gjendja ka për te qene e shkëlqyer edhe sot.

The post Dashuria në kulm, e pabesueshme çka thotë horoskopi për ty appeared first on GazetaBlic.

Ky është personi që përgjaku Zaevin, ja emri i tij (Foto)

Posted: 27 Apr 2017 10:32 PM PDT

Goran Angelov nga Velesi është personi që ka sulmuar sot në Kuvend, kanë njoftuar disa portale maqedonase.
Angelov thuhet se ka sulmuar edhe Zaevin.

 

 

The post Ky është personi që përgjaku Zaevin, ja emri i tij (Foto) appeared first on GazetaBlic.

E çuditshme çfarë bën Nora Istrefi pas marrëdhënieve seksuale

Posted: 27 Apr 2017 10:31 PM PDT

Nganjëherë këngëtarët e lëshojnë gojën dhe thonë çfarë nuk kanë menduar, se do të mund të thoshin publikisht.
Si me pahir, Nora Istrefi ka treguar se çfarë bënë pas marrëdhënies seksuale me të shoqin.

"E këqyri çiken a është mirë", ka thënë këngëtarja e shumë hiteve.

Nora, po i reziston mrekullueshëm kohës dhe po mbetet ndër më aktivet e të pëlqyerat, shkruan Kosovarja.

The post E çuditshme çfarë bën Nora Istrefi pas marrëdhënieve seksuale appeared first on GazetaBlic.

Qeveria e Kosovës sot në mbledhje!

Posted: 27 Apr 2017 10:28 PM PDT

Qeveria e Kosovës do të mbaj sot mbledhjen e saj të rregullt.

Sipas njoftimit, mbledhja do të mbahet nga ora 09:00 në objektin e qeverisë.

The post Qeveria e Kosovës sot në mbledhje! appeared first on GazetaBlic.

Mediat botërore për lirimin e Ramush Haradinajt

Posted: 27 Apr 2017 10:26 PM PDT

Lirimi i ish-kryeministrit të Kosovës dhe njëherësh kryetar i AAK-së ka zënë vend edhe në mediat botërore.

Agjencia britanike e lajmeve Reuters shkruan se gjykata franceze në Colmar ka refuzuar kërkesën e Serbisë për të ekstraduar ish-kryeministrin Ramush Haradinaj për krime lufte.

Gjykata në Francë, e cila ka njohur Kosovën si shtet, ka liruar Haradinajn, i cili ishte arrestuar më 4 janar të këtij viti.

Reuters shkruan se Haradinaj ishte akuzuar për krime lufte gjatë viteve 1998-1999, e cila çoi në pavarësinë e Kosovës nga Serbia dhe se ai ishte gjykuar për krime lufte në Hagë dhe ishte liruar.

Edhe BBC dhe Al Jazzera shkruajnë për lirimin e Haradinajt nga gjykata në Colmar.

The post Mediat botërore për lirimin e Ramush Haradinajt appeared first on GazetaBlic.

Ja çfarë ngjau mbrëmë në Parlamentin e Maqedonisë!

Posted: 27 Apr 2017 10:17 PM PDT

Shumica parlamentare e përbërë nga deputetët e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca Shqiptare ka zgjedhur për kryetar të Parlamentit Talat Xhaferi, nga radhët e BDI-së.

“Të nderuar për herë të parë, në këso kushte zgjidhet kryetari i Parlamentit. Ju premtoj se do të jem kryetar i Parlamentit, i cili do të punojë në bazë të Kushtetutës. Asnjëherë nuk do të lejoj uzurpim të Parlamentit. Ju falënderoj për nderin dhe besimin që e patët për mua", ka deklaruar Talat Xhaferi. Kryetari i sapo zgjedhur i Parlamentit të Maqedonisë Talat Xhaferi tha se funksionarë të VMRO-DPMNE-së janë puçistët e vërtetë, sepse me muaj të tërë bllokuan institucionet shtetërore.

Protestuesit me dhunë hynë në Parlament -policia nuk reagon

Përderisa Xhaferr mbante konferencën për shtyp, një pjesë e protestuesve “Për Maqedoni të përbashkët", të cilët gjatë dy muajve të fundit protestojnë kundër formimit të koalicionit të ri qeveritar mes socialdemokratëve dhe partive politike shqiptare kanë thyer kordonin e policisë dhe kanë depërtuar në godinën e Parlamentit të Maqedonisë.

Protestuesit janë vendosur në sallën e Parlamentit ku po qëndrojnë dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së. Në godinën e Parlamentit kanë qenë prezent të gunjuar edhe deputetët e shumicës parlamentare. Në mungesë të policisë dhe shërbimeve të sigurimit brenda Parlamentit, protestuesit kanë arritur në sallën ku gjendeshin deputetët e LSDM-së opozitare dhe deputet të shumicës parlamentare. Aty edhe kanë sulmuar liderin e LSDM-së Zoran Zaev, si dhe një pjesë të gazetarëve, të cilët kanë ndjekur nga afër situatën e krijuar në parlament.

I lënduar rëndë është edhe lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela. Jozyrtarisht raportohet se Sela është në gjendje të rëndë, në disa foto të cilat janë publikuar shihet Sela i mbuluar i tëri në gjak. Protestuesit të cilët kanë hyrë në godinën e Parlamentit po sulmojnë gazetarët, politikanët nuk kursejnë askënd. Ka shumë të lënduar megjithatë për shkak të gjendjes katoike nuk dihet numri i saktë të lënduarve.

Protestuesit kanë thënë se do të mbeten aty duke mos lejuar që ky institucion ta “zhbëjë shtetin e Maqedonisë". Ata thonë se nuk do të lejojnë që Parlamenti i Maqedonisë të drejtohet nga një siç janë shprehur “terrorist" i cili ka marrë pjesë në konfliktin e armatosur të vitit 2001 siç ishte Talat xhaferi ish pjsëtar i UÇK-së.

Ambasadorët me apel për qetësi dhe dialog

Ambasadori i Suedisë, Mats Stefanson në emër të gjithë ambasadorëve në vend ku ishin prezent edhe ambasadorët e Gjermanisë, Britanisë, Hollandës dhe SHBA-së, u drejtua në një konferencë të përbashkët duke komentuar gjendjen e tensionuar në vend. Ai theksoi se kjo gjendje është e papranueshme dhe apelon deri te të gjithë që e krijuan këtë kaos, se tani është koha për dialog dhe qetësi e jo për dhunë.

“Kjo është absolutisht e papranueshme. Apelojmë të gjithë partive që të përmbahen nga retorikat nxitëse dhe të përkeqësojnë gjendjen, qetësimi i gjendjes së krijuar në Parlament është detyrë e forcave të rendit për të mbajtur nën kontroll gjendjen e tensionuar", është shpreh ambasadori i Suedisë në Maqedoni Mats Stefanson.

The post Ja çfarë ngjau mbrëmë në Parlamentin e Maqedonisë! appeared first on GazetaBlic.

Pini çdo ditë një lugë nga ky shurup dhe shkrini gurët në veshka

Posted: 27 Apr 2017 10:13 PM PDT

Kushdo që është përballur të paktën një herë në jetë me problemin e gurëve në veshka, e di se sa e dhimbshme është. Kjo veçanërisht në rastet kur gurët janë të mbërthyer në kanalin urinar që del nga veshka në fshikëzën urinare.
Meshkujt janë ata të cilët e vuajnë më shumë këtë shqetësim. Gurët e veshkave janë depozita minerale, zakonisht një formë e kalciumit si oksalat kalciumi, të cilët formojnë gurë të vegjël si rërë brenda veshkave.

Guri mund të qëndrojë në veshka për javë, muaj apo edhe vite pa shkaktuar simptoma. Por, nëse fillon të lëvizë mund të shkaktojë dhimbje ekstreme në shpinë, probleme me urinimin, etj.

Mënyra më e mirë për t'i shkrirë ato pa ndihmën e mjekut apo medikamenteve, është pikërisht kjo recetë. Përbërësi kryesor aktiv është limoni. Ai rrit aciditetin e urinës dhe shkrin gurët e veshkave.

Majdanozi është gjithashtu shumë i rëndësishëm sepse është diuretik natyral që ndihmon në krijimin e urinës. Mjalti ka efekt antibiotik dhe qetësues, që e bën akoma më të fuqishëm këtë ilaç.

Përbërësit:

1 filxhan çaji shurup panje

250 gram vaj ulliri

250 gram limonë

250 gram majdanoz

250 gram mjaltë

Përgatitja:

Pastroni limonët dhe prejini në copa të vogla. Vendosini në një blender sëbashku me majdanozin. Shtoni shurupin e panjës, mjaltin dhe vajin e ullirit. Lërini derisa të merrni një përzierje homogjene. Hidheni atë në një kavanoz dhe ruajeni në frigorifer.

Përdorimi:

Rekomandohet të përdoret një lugë gjelle çdo mëngjes me stomak bosh. Gjatë ditës ju duhet të pini sa më shumë lëngje.

The post Pini çdo ditë një lugë nga ky shurup dhe shkrini gurët në veshka appeared first on GazetaBlic.

Maqedonët treguan “demokracinë” e tyre ndaj shqiptarëve!

Posted: 27 Apr 2017 10:10 PM PDT

Prej vitesh, muajsh, javësh, ditësh, shqiptarët kanë treguar se maxhoranca maqedone ishte e padrejtë. Jo thjesht se ajo nuk zbatoi shumicën e gjërave për të cilat ranë dakord në Marrëveshjen e Ohrit bashkë me shqiptarët, porse abuzoi dhe abuzoi pa fund. Nuk është vështirë të shikosh sot sesi gjendja e pjesës shqiptare është më e varfër, nuk është e vështirë të shikosh se sa e kufizuar në përdorim është gjuha shqipe, nuk është e vështirë sot të shikosh sesa e vështirë është të punësohet shqiptari, ashtu si nuk është e vështirë të shikosh gjendjen sesi po sillen forcat e policisë maqedone në orët e fundit, duke lënë huliganët të pushtojnë parlamentin, që ka zgjedhur një kryetar shqiptar.

Prova më e qartë e demokracisë dhe e respektimit të Kushtetutës maqedone ishin këto orë të fundit, kur militantët e maskuar me të zeza të VMRO-DPMNE, pushtuan parlamentin maqedon, të patrazuar nga forcat e sigurisë, që ishin krejt inaktive menjëherë sapo shqiptari Talat Xhaferri u zgjodh si kryetari i ri i parlamenti maqedon.

Zgjedhja e Xhaferrit konsiderohet si një hap i madh, që në rast se do të normalizohet gjendja, hap udhën për qeverinë e re maqedone dhe kthimin në normalitet të vendit të vogël ballkanik, kompleksi i madh i të cilit deri tani shtrihet që nga emri rudiment, përçartje e Titos, por edhe nga bashkëjetesa me shqiptarët.

Ky kompleks i ushqeu të ashtuquajturit nacionalistë maqedonas që jo thjesht kanë rrahur keq disa deputetë të LSDM-së, por flitet se është plagosur rëndë dhe deputeti shqiptar Sela dhe po ashtu edhe Damjan Mançevski, i cili në foto është shfaqur i mbuluar me gjak. Për çudi reagimi publik në masë ka qenë pro këtyre sjelljeve, pavarësisht se pak më vonë institucionet vendase kanë bërë thirrje për qetësi.

Çfarëdo që do të sjellin kohërat, maqedonët kanë treguar dje para të gjithë botës se janë ende të papërgatitur për bashkëjetesë me shqiptarët. (Javanews)

The post Maqedonët treguan “demokracinë” e tyre ndaj shqiptarëve! appeared first on GazetaBlic.

Reagon BE-ja për Maqedoninë, e pranon kryekuvendarin shqiptar

Posted: 27 Apr 2017 09:52 PM PDT

Përfaqësuesja e lartë e BE-së Federika Mogherini përmes një letre të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Europian ka dënuar aktin e dhunës të bërë sot në ambientet e kuvendit të Maqedonisë duke bërë thirje që organet e rendit të marin masa dhe të sigurojnë anëtarët e kuvendit, transmeton Zhurnal.

“Jemi të shqetësuar me zhvillimet dhe dhunën e realizuar sot në ambientet e kuvendit të Maqedonisë dhe sulmin ndaj anëtarëve të kuvendit, ministria e brendshme dhe policia duhet urgjentisht që të marin masa të sigurojnë anëtarët e kuvendit”, thuhet kështu në letrën e publikuar nga KE-ja.

“Demokracia duhet të veprojë, ashtu sic jemi informuar për zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryeparlamentar ne kemi marë notë pozitive për zgjedhjen e tij. BE-ja konsideron se dialogu politik në institucione është rruga e vetme që duhet ndjekur dhe urgjentisht partitë politike dhe aktorët politik të bëjnë konstituimin e institucioneve të vendit si një akt demokratik. Maqedonia është shtet kandidat i BE-së dhe BE-ja është e gatshme të bashkëpunojë me parlamentin në reformat e nevojshme që të lëvizë shtetin në rrugën euroatlantike”, thuhet mes tjerave në reagimin e lëshuar nga Mogherini.

The post Reagon BE-ja për Maqedoninë, e pranon kryekuvendarin shqiptar appeared first on GazetaBlic.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more