Skip to main content

“A e dinit se djathi ka të njëjtin efekt si droga në tru?” plus 9 more GazetaBlic

“A e dinit se djathi ka të njëjtin efekt si droga në tru?” plus 9 more GazetaBlic


A e dinit se djathi ka të njëjtin efekt si droga në tru?

Posted: 26 Apr 2017 10:46 PM PDT

Një studim i ri ka treguar se konsumimi i djathit luan të njëjtin rol si droga në trurin e njeriut.

Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit varen nga djathi prej një kimikati i quajtur kazeinë.

Kjo është gjetur në produktet e qumështit dhe tregon që receptorët e trurit të jenë përgjegjës për këtë varësi.

Studimi është bërë nga Universiteti i Michigan, të cilët thanë se pica është një nga ushqimet më të preferuar në të gjithë botën vetëm prej përdorimit të djathit.

The post A e dinit se djathi ka të njëjtin efekt si droga në tru? appeared first on GazetaBlic.

Fotot e kësaj seksbombe nuk janë për ata me zemër të dobet… arsyen do ta mësoni pasi t’i shikoni (Foto)

Posted: 26 Apr 2017 10:42 PM PDT

Modelja Julia Gilas është një ndër femrat më seksi në rrjetet sociale.
Bukuroshja poston vazhdimisht fotografi tejet joshëse në profilin personal të saj, i cili numëron më shumë se 4.6 milionë fansa.

Fotografitë e sa dëshmojnë më së miri, pse ajo është shumë e ndjekur.

The post Fotot e kësaj seksbombe nuk janë për ata me zemër të dobet… arsyen do ta mësoni pasi t'i shikoni (Foto) appeared first on GazetaBlic.

Mjekët mendonin se kishin filluar dhimbjet e lindjes, por në vend të bebes i nxorën diçka tjetër

Posted: 26 Apr 2017 10:42 PM PDT

Madalina Neagu nga Rumania kishte shkuar me urgjencë për në spital, pasi mendonte se i kishin filluar dhimbjet e lindjes. Megjithatë, kur arriti atje mjekët e kuptuan se ajo nuk është fare shtatzënë.

Mjeku Dorian Skladan ka deklaruar se si në fillim kishin menduar se bëhet fjalë për ndonjë komplikim gjatë shtatzënisë, pasi që edhe vetë pacientja u kishte thënë se është shtatzënë, transmeton Telegrafi.

"Barku i saj ishte i ngjashëm me atë të një gruaje në muajin e nëntë të shtatzënisë, dhe vërtet nuk kemi pasur arsye që të mos i besojmë", ka shtuar ai.

Ajo ishte dërguar menjëherë për në sallën e operacionit që kishte zgjatur disa orë, kurse mjekët po presin që ajo të shërohet plotësisht pasi i kishin nxjerr nga trupi një tumor të madh.

"Rrallëherë mund të shihet një tumor i këtyre përmasave në këtë pjesë të trupit. Ky është tumori më i madh që ndonjëherë kam parë, që do të thotë se është më i madhi në këtë regjion në këto 15 vitet e fundit", ka shtuar mjeku për fund.

The post Mjekët mendonin se kishin filluar dhimbjet e lindjes, por në vend të bebes i nxorën diçka tjetër appeared first on GazetaBlic.

Kim Jong-un gati për luftë – pamje nga stërvitja “më e madhe ndonjëherë” e ushtrisë së Koresë së Veriut (Foto)

Posted: 26 Apr 2017 10:37 PM PDT

Ushtria e Kim Jong-un tregon se është e përgatitur për luftë duke teksa kanë lansuar raketat, dhe jo vetëm, gjatë një stërvitje, e cila po vlerësohet si "më e madhja ndonjëherë" e bërë nga ushtria e Koresë së Veriut.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, qindra tanke u rreshtuan përgjatë qytetit lindor bregdetar të Wonsan, duke shfaqur forcën ushtarake në një spektakël, me rastin e 85 vjetorit të themelimit të ushtrisë koreano-veriore.

Ka qenë vetë lideri Kim Jong-un ai që ka përshëndetur ushtrinë të martën, në të cilat stërvitje përfshihej lansimi i rreth 300 predhave të kalibrit të rëndë dhe silurë të lansuara nga nëndetëset.

Vetëm një ditë më vonë, Koreja e Jugut kreu stërvitje të përbashkëta ushtarake me SHBA-të, në afërsi të kufirit me Korenë e Veriut.

Gjithashtu anija luftarake amerikane "Carl Vinson" është drejtuar drejt gadishullit korean, për t'iu bashkuar stërvitjes së përbashkët me Korenë e Jugut.

 

The post Kim Jong-un gati për luftë – pamje nga stërvitja "më e madhe ndonjëherë" e ushtrisë së Koresë së Veriut (Foto) appeared first on GazetaBlic.

Promovohet kultivimi i shpiragut

Posted: 26 Apr 2017 10:30 PM PDT

Sot promovohet njëra nga kulturat më të reja në Kosovë, që po kultivohen lokalisht dhe u jep fermerëve vendor mundësinë për të ekspozuar dhe shitur shpargun që kanë prodhuar.

Në aktivitet do të marrin pjesë ambasadori SHBA-ve në Prishtinë George Delawie dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Memli Krasniqi.

Në vitin 2011, USAID-i filloi të mbështesë kultivimin e shpargut në Kosovë me vetëm 10.6 hektarë të mbjellur me këtë kulturë. USAID-i ka punuar me kultivuesit për të zgjëruar prodhimin dhe rritur rendimentet, ka mbështetur pikat grumbulluese, ka sponzoruar evenimentet promovuese dhe ka punuar në krijimin e lidhjeve tregtare lokale dhe ndërkombëtare për shpargun e Kosovës.

The post Promovohet kultivimi i shpiragut appeared first on GazetaBlic.

Lehtësimi i çantave të fëmijëve ishte veç premtim

Posted: 26 Apr 2017 10:24 PM PDT

Anëtarët e Komisionit për mbikëqyrjen e financave kanë kërkuar sqarime nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, dhe nga zëvendësministri, Agim Bërdyna, rreth gjetjeve të Raportit të Auditorit të Përgjithshëm rreth rishikimit të teksteve shkollore, shkruan sot Koha Ditore.

Raporti i auditimit i publikuar në mars të këtij viti ka konstatuar se procesi i rishikimit ka rezultuar me tekste shkollore të përmirësuara në përqindje të vogla dhe përgjithësisht të natyrës teknike.

Po ashtu, kishte gjetur se objektivi lidhur me lehtësimin e çantës shkollore nuk është prekur fare, ndërkohë vendimi për të botuar gjithë tirazhin e teksteve shkollore nga klasa 1-9, përfshirë ato që nuk i janë nënshtruar rishikimit, ka krijuar shpenzime të mëdha e jo kursime siç ishte synuar.

The post Lehtësimi i çantave të fëmijëve ishte veç premtim appeared first on GazetaBlic.

Studentët e Farmacisë bllokojnë hyrjen e Dekanatit

Posted: 26 Apr 2017 10:18 PM PDT

Sot studentë nga dega e Farmacisë të Fakultetit të Mjekësisë së UP-së, do të protestojnë duke bllokuar hyrjen e Dekanatit.

Protesta realizohet për shkak të parregullsive në përzgjedhjen e profesorëve në degën e Farmacisë.

The post Studentët e Farmacisë bllokojnë hyrjen e Dekanatit appeared first on GazetaBlic.

Ja çfarë thotë horoskopi për ju sot!

Posted: 26 Apr 2017 10:14 PM PDT

Lexoje shenjën tënde:

Dashi – Dita e sotme do ketë vetëm diell për ju qe jeni ne një lidhje. Do i pranoni gabimet qe keni bere dhe do gjeni një mënyrë te shkëlqyer për te kërkuar falje. Beqaret edhe sikur te mos duan nuk do e shmangin dot një dashuri me shikim te pare. Për financat perspektivat do jene te mira. Nëse bëni një menaxhim me te kujdesshëm mund te ketë edhe goxha përmirësime.

Demi – Dite pozitive dhe e veçante do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne jetën tuaj do mbizotërojë gjate gjithë kohës alegria dhe harmonia. Beqaret duhet te jene me te sinqerte me personat qe do takojnë ne mënyrë qe te krijojnë një lidhje vërtet te forte dhe serioze. Ne planin financiar problemet do jene te njëpasnjëshme dhe nuk do ndiheni aspak te qete.

Binjakët – Jeta juaj ne çift do jete shume e mire gjate gjithë kësaj dite, megjithatë te dy palët do mendoni t'i jepni edhe me shume alegri situatës. Çdo çast ka për te qene fantastik. Beqaret do bien ne dashuri me një mik te vjetër dhe do kenë druajtje t'ia shprehin ndjenjat. Për financat qielli do jete ne avantazh dhe gjendja do ketë goxha përmirësime. Mund te kryeni edhe ndonjë investim me tepër.

Gaforrja – Dëgjojeni me shume partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe mundohuni te mos i dilni kundër për asgjë. Ai nuk do jete ne humorin e duhur dhe atëherë kur nuk do e prisni mund te keni debate te forta. Beqaret do kenë disa takime, por asnjë nga personat nuk do ua mbushe mendjen plotësisht. Ne planin financiar do i rregulloni problemet qe keni pasur dhe do jeni me te qete.

Luani – Do jeni me sensuale dhe me shprehës ndaj partnerit ju te dashuruarit. Marrëdhënia me te ka për te qene gjithë kohës e mbushur me emocion. Beqaret me ne fund do ndihen gati për te filluar edhe aventura kalimtare, mjafton qe te mos qëndrojnë me vetëm. Ne planin financiar gjerat nuk do jene shume te lehta, por me maturi, përkujdes dhe këmbëngulja mund t'ia dilni.

Virgjëresha – Fati do ju buzëqeshë ju te dashuruarve sot dhe marrëdhënia me partnerin do përmirësohet aq shume saqë te gjithë do ju kenë zili. Beqaret do kenë goxha njohje, por do preferojnë t'i marrin gjerat shtruar dhe do presin pak para se te hedhin hapa. Me buxhetin çdo gjë do ece me se miri nëse i kryeni me kujdes shpenzimet. Hua mos jepni sepse gjendja juaj nuk do jete ne periudhën me te mire.

Peshorja – Sot do i jepni prioritet jetës tuaj familjare dhe jo partnerit ne veçanti. Nëse nuk jeni te fejuar apo te martuar kjo gjë nuk do përbëjë problem, por nëse keni thjesht një lidhje, ai qe keni ne krah do mërzitet. Me mire shpjegojani situatën. Beqaret me mire te mos hedhin hapa sot sepse mund te zhgënjehen. Yjet do ju mbështesin ne planin financiar dhe gjendja do ketë përmirësime te vazhdueshme.

Akrepi – Dialogu do rikthehet sot ne jetën tuaj ne çift dhe marrëdhënia me partnerin ka për te pasur goxha përmirësime. Beqaret do kenë fat me shumice dhe asgjë ne jetën e tyre nuk ka për te qene me si me pare. Zemra do ju rrahe shume me fort dhe do e kuptojnë se jeta qenka vërtet e bukur. Shpenzimet kryejini me kujdes dhe maturi ne mënyrë qe te mos keni tronditje.

Shigjetari – Dite e ngrohte do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Pranë partnerit do përjetoni emocione te papërshkrueshme dhe nuk do dëshironi qe ai te largohet për asnjë çast. Beqaret duhet te bëjnë ende pak durim ne mënyrë qe te gjejnë personin me te përshtatshëm. Ne planin financiar nuk priten vështirësi, prandaj mund t'i kryeni pa frike edhe disa shpenzime te menduara.

Bricjapi – Dite e zakonshme dhe pa ndonjë gjë te veçante do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Për fat te mire nuk do keni as debate me partnerin. Beqaret mire është te mendohen disa here para se te dalin me dike sepse mund te bëjnë gabime. Financat nuk do jene te këqija, por as aq te mira sa për te shpenzuar me sy mbyllur për çdo gjë qe do doni.

Ujori – Vështirësitë qe keni kaluar kohet e fundit ne jetën tuaj ne çift do ju bëjnë te keni me tepër besim tek partneri. Te dy se bashku ja dolët mbanë te kalonit sfidat qe ju dolën. Beqaret do vazhdojnë njohjet me disa persona, por nuk do ndihen gati për te hedhur hapa me tej. Financat do jene goxha delikate dhe shpesh do gjendeni ne vështirësi te mëdha.

Peshqit – Dite jo e mire do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Ne shume momente do mërziteni e do inatoseni me atë qe keni ne krah. Beqaret do kenë një takim premtues, i cili do ua ndryshoje tërësisht jetën dhe do i beje te ndihen te plotësuar. Nëse kohet e fundit e keni menaxhuar me kujdes dhe largpamësi buxhetin, gjendja ka për te qene e shkëlqyer edhe sot.

The post Ja çfarë thotë horoskopi për ju sot! appeared first on GazetaBlic.

Sot në ora 9:00 vendimi për Ramush Haradinajn!

Posted: 26 Apr 2017 09:55 PM PDT

Ish-kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të dalë sot para gjykatës në Colmar të Francës, ku pritet të merret vendimi përfundimtar në lidhje me rastin e tij.

Seanca nesër do të fillojë në orën 9 të mëngjesit dhe gjykata pritet të vendosë për rastin e Haradinajt.

Kreu i AAK-së u ndalua në aeroportin e Bazelit me 4 janar nga autoritetet franceze në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia për, siç thuhet, krime lufte në Kosovë./Gazeta Blic/

The post Sot në ora 9:00 vendimi për Ramush Haradinajn! appeared first on GazetaBlic.

Vendimi i parë i Gjykatës Speciale rezulton jokushtetues

Posted: 26 Apr 2017 09:52 PM PDT

Ka rezultuar jokushtetues dokumenti i parë i miratuar nga gjykatësit ndërkombëtarë që janë emëruar për të vënë drejtësi mbi pretendimet e senatorit Dick Marty që mbajnë vulën e Këshillit të Evropës, sipas të cilave, pjesëtarë të UÇK-së kanë kryer krime çnjerëzore, shkruan sot Koha Ditore.

Jokushtetutshmërinë e ka konstatuar vetë një mekanizëm i Gjykatës Speciale me seli në Hagë.

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese e ka nxjerrë, të mërkurën, vendimin mbi referimin e Rregullores së Procedurës dhe të Provave. Në të, ajo ka konstatuar se 10 rregulla të këtij dokumenti nuk janë në harmoni me kapitullin e dytë të Kushtetutës së Kosovës.

The post Vendimi i parë i Gjykatës Speciale rezulton jokushtetues appeared first on GazetaBlic.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more