Skip to main content

RTSH: “Shqipëria U-21 mund Moldavinë 2-0” plus 9 more

RTSH: “Shqipëria U-21 mund Moldavinë 2-0” plus 9 more


Shqipëria U-21 mund Moldavinë 2-0

Posted: 27 Mar 2017 10:39 AM PDT

Kombëtarja shqiptare e Nën-21-vjeçarëve, e cila njihet ndryshe si Shpresat ka mbyllur të hënën pasdite programin e saj të dy ndeshjeve miqësore në këtë fund marsi, ku kundërshtar në të dy takimet është përfaqësuesja e Moldavisë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Alban Bushi e ka fituar miqësoren e radhës me Moldavinë, me rezultatin e pastër 2-0.

Rrjetën i pari e ka gjetur mesfushori Kristal Abazaj, në minutën e 14-të të pjesës se pare pas nje aksioni ne zonen e kundershtarit. Me këtë epërsi minimale është mbyllur pjesa e parë, që është dominuar nga loja e kuqezinjve. Në pjesën e dytë, Shpresat kanë gjetur edhe një tjetër gol, pasi ka shenuar futbollisti Bardhec Bytyqi, me një goditje të bukur në ecje e sipër.

Bushi aktvizoi te gjithe kontigjentin e lojtareve qe kishte ne dispozicion. Akti i parë i këtij dueti miqësor është luajtur të shtunën pasdite, në Stadiumin "Elbasan Arena" dhe, sikundër takimi i së hënës, është sjellë gjithashtu për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Kjo sfidë e parë ka qenë e varfër, si në raste, ashtu edhe në gola dhe është mbyllur me rrjeta të paprekura.

Rama legalizon objektet e kultit

Posted: 27 Mar 2017 07:47 AM PDT

Objektet e kultit në vend do të trajtohen me tarifa të energjisë elektrike si abonentët familjarë dhe jo me tarifa biznesi si deri më sot. Kjo nismë e qeverisë për të lehtësuar objektet e kultit në veprimtarinë e tyre, u njoftua nga Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës që bëri në kishën e Shën Athanasit në Selenicë. Kryeministri Rama u prit nga atë Spiro Bulika dhe shumë besimtarë.

"Ne do bëjmë një ulje të tarifës së energjisë për të gjitha objektet e kultit, sepse në fund të fundit janë familje besimtarësh dhe do paguajnë si familje. Kjo besoj do lehtësojë shumë nga ana financiare gjithë institucionet e kultit," – shpjegoi Kryeministri thelbin e nismës.

Mbi njëmijë objekte kulti edhe pas mbi dy dekadash rindërtimi mbeten të palegalizuara. Kisha Shën Athanasi në Selenicë është një ndër to. Në vitin '67-ë, ajo pësoi fatin e të gjithë objekteve të tjera të kultit në vend. Por absurdi vazhdoi edhe pas viteve '90-të, kur kisha u rindërtua dhe restaurua, por gjatë gjithë kësaj periudhe pa mundur të legalizohej. Kryeministri Rama i dorëzoi atë Spiros, lejen e legalizimit të kishës.

"Erdhëm t'i japim lejen e legalizimit edhe kishës suaj. Kemi mbi 1 mijë objekte kulti që janë pa letra. Habitem se mund të kishin bërë edhe ndonjë legalizim kishe a xhamie, që të paktën të lanin shpirtin për nja një javë, se iu bë katran nga mëkatet dhe nga ryshfetet. Por nuk i bënë ato," – u shpreh Kryeministri.

"Sot u vu në vend një padrejtësi shumëvjeçare e regjimit të kaluar. Sot kemi fatin që ta bëjmë kishën me letra. Ju faleminderit! Kjo kishë është ndërtuar në 1812-ën, por në 67-ën u shkatërrua pjesërisht. Ka qenë me afreske, me ikona murale, nga më të bukurat në Shqipëri dhe u shkatërrua. Pas 90-s, me ndihmën e komunitetit vllah të Metsovës filloi restaurimi dhe u bë kjo që është," – u shpreh atë Spiro.

Si kudo, edhe në Selenicë legalizimi i shtëpive në 8 vitet e shkuara ka qenë thuajse i papërfillshëm. Tashmë, ky proces ka përfunduar plotësisht në Selenicë. "Nga 4 legalizime që ishin bërë në 8 e më shumë vite deri në 2013-ën, ne i përfunduam dhe 435 shtëpi janë tani pronë e patundshme e banorëve. Më në fund, gjithë gjaku, djersa, mundi i të gjithë atyre që në emigracion kanë punuar për të ndërtuar shtëpi, është bërë një kapital në shërbim të familjeve." ​

Kërcënimet e Shullazit, Çako pyetet në Prokurori

Posted: 27 Mar 2017 07:02 AM PDT

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shqiptare Haki Çako, është paraqitur në Prokurorinë për Krime të Rënda për të dëshmuar në lidhje me akuzat e ngritura ndaj Emiljano Shullazit, emër i njiohur i botës së krimit. Çështja kishte lidhje me kërcënimet ndaj dy profesorëve, Mynyr Koni dhe Dhori Kule me rastin e zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës. Javën e kaluar për këtë rast u morën në pyetje edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla. Në prill të vitit te kaluar, ish-kryeministri Berisha the se rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, u kërcënua nga Emiljano Shullazi, i cili u arrestua pak ditë më vonë. Për rastin nuk kishte denoncim, ndërsa policia shoqëroi Emiljano Shullazin si të dyshuar kryesor.

Gjykata Kushtetuese: Gjykata e Lartë të shqyrtojë ankesën e Bares!

Posted: 27 Mar 2017 07:01 AM PDT

Gjykata Kushtetuese zbardhi vendimin për Aldo Baren ku i kërkon Gjykatës së Lartë të shqyrtojë ankesën e të dënuarit për vrasje. Sipas Kushtetueses,Gjykata e Lartë nuk i ka dhënë përgjigje pretendimeve të ish-kreut të bandës së Lushnjës dhe ky fakt përbën një cënim të drejtave të njeriut. Për sa i përket pretendimeve të Aldo Bares për gjykim të shkurtuar, mbledhjen e provave në mënyrë të paligjshme, cenimin e së drejtës së mbrojtjes, të së drejtës për t'u gjykuar brenda një afati, parimin e prezumimit të pafajësisë, parimin e gjykimit dy herë për një vepër penale etj, Gjykata Kushtetuese thotë se nuk mund të japë mendim për to, përderisa kjo çështje do të merret përsëri në shqyrtim nga Gjykata e Lartë.

Enkelejd Joti, kreu i ri i QSUT

Posted: 27 Mar 2017 06:57 AM PDT

Ministrja e re e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka prezantuar të hënën pasardhësine e saj në QSUT. Ai është zoti Enkeljed Joti. Në prezantimin mes drejtuesve të shërbimeve mjeksore, zonja Manastirliu  vlerësoi figurën e zotit Joti si një menaxher me shumë eksperiencë. Ajo u shpreh e sigurt se ai do të vërë me sukses në zbatim, projektet e nisura, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë së shërbimit, në qendrën më të madhe spitalore në Shqipëri.

Jung letër Bashës: Fund bojkotit, bashkëpunoni për Reformën në Drejtësi, regjistrohuni në zgjedhje, hiqni dorë nga kushtet!

Posted: 27 Mar 2017 06:55 AM PDT

Zëvendëskryetari i grupit të CDU-CSU në Parlamentin gjerman, Franz Josef Jung, i cili është njëkohësisht edhe shefi i politikës së jashtme në CDU, si dhe ministër i Mbrojtjes së Gjermanisë i është drejtuar me një letër Kryetarit të Partisë Demokratike, ku i kërkon ndërprerjen e bojkotit parlamentar, pjesëmarrje në zgjedhjet e 18 qershorit, si edhe kontribut për të çuar përpara reformën në drejtësi. Në letrën e dërguar në 23 mars, ai thekson se CDU dhe CSU, është shumë e shqetësuar që në zgjedhjet e 18 qershorit mund të ketë falsifikim të madh si rezultat i blerjes së votave dhe mjeteve të tjera, por bojkoti është rrugë e gabuar. Jung i drejton kryetarit të Partisë Demokratike lutjen urgjente. "Për t'i dhënë fund menjëherë bojkotit parlamentar, për të marrë pjesë në mënyrë aktive në zbatimin e reformës në drejtësi dhe për t'u regjistruar për zgjedhjet kombëtare pa vendosur parakushtet , sikundër është krijimi i qeverisë teknike”.

Ahmetaj: Falja e borxheve tatimore dhe doganore afat deri në dhjetor

Posted: 27 Mar 2017 06:44 AM PDT

Zbatueshmëria e ligjit të faljes së borxheve tatimore dhe doganore për biznesin dhe individët u shty deri në fund të këtij viti. " E shtymë zbatueshmërinë e ligjit nga 6 muaj deri me 31 dhjetor te vitit 2017 është për ti dhënë mundësi kryesisht korporatës elektro-energjitike që të përfitoje nga isentiva që të paguaje principalin në mënyrë që ti fshihen gjobat dhe kamatvonesat" tha ministri Ahmetaj.

Drafti i faljes nisi verën e vitit të shkuar, por pritet të hyje në fuqi pak para zgjedhjeve të përgjithshme. " U bënë gati 10 muaj konsultime deri kur arritem në këtë draft ligj që po ta shikoni është shumë i thjeshtë, është i drejtpërdrejt në mënyrë që të përfitohet dhe jo të ngëlet një copëz e vogël letre që vetëm konfuzon" shtoi Ahmetaj. Ligji fal gjobat dhe interesat për borxhet e periudhes 2011-2014, por me kushtin që bizneset apo individët të shlyejnë të plotë detyrimin tatimor. Në total me këtë ligj falen rreth 91 miliardë lekë detyrime tatimore dhe doganore.

Shpresat, Shqipëri – Moldavi 1-0

Posted: 27 Mar 2017 06:42 AM PDT

Kombëtarja shqiptare e Shpresave po udhëheq 1-0 takimin miqësor me Moldavinë takimin që po zhvillohet në Stadiumin "Selman Stërmasi" në kryeqytet dhe që transmetohet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Goli është shënuar nga Abazaj i Luftëtarit. Kjo është ndeshja e dytë mes tyre brenda tre ditësh. Akti i parë i këtij dueti miqësor është luajtur të shtunën pasdite, në Stadiumin "Elbasan Arena". Sfida ka qenë e varfër, si në raste, ashtu edhe në gola dhe është mbyllur me rrjeta të paprekura. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Alban Bushi, në daljen për mediat, theksoi se ekipi nuk bëri më të mirën e tij në fazën sulmuese dhe atë mbrojtëse.

Gati gara për kandidatët e Vettingut

Posted: 27 Mar 2017 06:31 AM PDT

Të hënën në orën 24.00 përfundon afati për të gjithë kandidatët që patën mundësi shtesë të plotësonin dokumentet që u mungonin për tu zgjedhur në institucionet e Vettingut. Komisionerët e Avokatit të Popullit do të presin deri në mesnatë për dorëzimet e fundit të dokumenteve. Burimet të këtij institucioni i thanë RTSH, se deri tani janë 95 kandidatë që kanë riplotësuar dosjet e tyre me dokumente shtesë. Plotësimi i dokumenteve sipas vendimit të Parlamentit u jep shansin kandidatëve të rinj të hyjnë tek lista A, apo siç quhet lista e kandidatëve që plotësojnë kriteret formale. Burimet saktësojnë se duke u nisur nga e marta, Avokati i Popullit nën monitorimin e Operacionit Ndërkombëtar do të kryejë kontrollin e dosjeve të kandidatëve.
Aktualisht janë vetëm 21 kandidatë që plotësojnë kushtet për të qenë pjesë e organeve të Vettingut. Tetë të tjerë kanë rekomandime negative. Ndërkohë futja në garë edhe e kandidatëve që po plotësojnë dokumentet i jep mundësi Parlamentit të përzgjedhë për 27 vende mes më shumë se 65 kandidatëve.
Pritet që gjatë javës së parë të Muajit Prill listat e kandidatëve të dorëzohen në Parlament.

Gjeneral&Playboy komedi nga Bujar Kapexhiu

Posted: 27 Mar 2017 06:23 AM PDT

Një gjeneral pushohet nga puna thjesht sepse nuk ka marrë leje kur ka dalë jashtë shteti dhe merr guximin ti shkruaje kryeministrit në lidhje me këtë gjë. Mes formulimit të argumenteve dhe absurdit në të cilin jetojmë rrokullisen ngjarjet e komedisë "Gjeneral@ Playboy". Një komedi me regji dhe skenar të Bujar Kapexhiut që sjell në skenë dhe para syve të publikut paradoksin e realitetit, konfliktin e brezave si dhe përmbysjen e sistemit të vlerave.

" Kur më thonin për të vënë një pjesë teatrore gjithmonë kam patur dëshirë që thoja me ngulm që nëqoftëse do vë pjesë në teatër do vë vetëm pjesë shqiptare. Në qendër të vëmëndjes ktu në këtë pjesë është pikërisht ajo që është e moralshme dhe jo e moralshme, e vjetra dhe e reja" tha Bujar Kapexhiu.

Me interpretimin e aktorëve Bujar Asqeriu, Natasha Sela, Suela Konjari, Xhevair Zeneli, Muharrem Hoxha etj. Komedia "General & Playboy" është një shfaqje aktuale ku flitet për piskologjinë, mentalitetin, pasionet, marrëdhëniet e njerëzve në kohët e sotme. Subjekti i saj, vërtitet rreth një gjenerali, ne vitet e para të demokracisë; një kapteri nga koha e diktaturës; dhe një biznesmeni, i ardhur nga provinca në kryeqytet. Midis dy ushtarakëve ndihet diferenca arsimore, sidomos me futjen në NATO, që e detyron gjeneralin në moshë, të nisë mësimet për gjuhën angleze, me mësuese private në shtëpi. Komedia që synon të bëhet edhe film do të shfaqet për publikun të mërkuren me 29 mars në Teatrin e Metropolit.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more