RTSH: “Opozita këmbëngul në dorëheqjen e Ramës” plus 9 more |
- Opozita këmbëngul në dorëheqjen e Ramës
- Parlament, votohen ministrat e rinj të qeverisë Rama
- Shpërthejnë akuzat mes Ramës e Blushit në Kuvend
- KQZ diskuton deklaratat e dekriminalizimit për 21 zyrtarë të lartë
- Lame për legalizimet: Presion ndërtuesve! Kujdes nga mashtruesit!
- Gjykata Kushtetuese shkarkon Roshin, priten zgjedhje të reja në Bashkinë e Kavajës
- Blushi takohet me ambasadorët, shpreson në nisjen e negoiatave për zgjidhjen e krizës
- Kronaj, fitues i “Gara e dy kalave”
- Ermonela Jaho, një geishe e mrekullueshme në Londër
- Emocione të pafundme në maratonën e transmetimeve në RTSH
Opozita këmbëngul në dorëheqjen e Ramës Posted: 23 Mar 2017 08:33 AM PDT Opozita e djathtë shqiptare vijon protestën e saj në çadrën e ngritur në bulevardin Dëshmmorët e Kombit ku edhe mbajti seancën e radhës parlamentare të saj. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka ritheksoi se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë. |
Parlament, votohen ministrat e rinj të qeverisë Rama Posted: 23 Mar 2017 08:22 AM PDT Ministrat e rinj socialiste të qeverisë u votuan të enjten në parlament duke siguruar shumicën e votave të LSI dhe Partisë Socialiste. Në seancë munguan dy aleatët e kryeministrit Ilir Meta dhe Shpëtim Idrizi për shkak të angazhimeve të tjera në agjendat e tyre të ditës. Xhafaj, Shalsi, Xhaçka dhe Manastirliu pritet tani të betohen formalisht tek Presidenti i Republikës. |
Shpërthejnë akuzat mes Ramës e Blushit në Kuvend Posted: 23 Mar 2017 08:11 AM PDT Kryeministri socialist Edi Rama dhe ish deputeti i tij Ben Blushi, aktualisht kreu i partisë më të re LIBRA, shkëmbyen akuza të forta të enjten në Kuvend duke regjistruar një komunikim të rrallë, të mbushur me doza të forta ironie, deri armiqësie mes tyre. Tre muaj para zgjedhjeve parlamentare, zoti Blushi akuzoi shumicën dhe kryeministrin se nuk përfaqësojnë një ofertë të denjë politike për shqiptarët. “Pushtetin e mbajnë karriget, kurse vendin e bëjnë njerëzit! Ju jeni karrige, por nuk jeni njerëz, njerëz që përfaqësoni Shqipërinë për fat të keq” tha plot nerv zoti Blushi. |
KQZ diskuton deklaratat e dekriminalizimit për 21 zyrtarë të lartë Posted: 23 Mar 2017 07:25 AM PDT Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që prej orës 14.00 është mbledhur për të shqyrtuar projekt vendimet për deklaratat e dekriminalizimit për 21 zyrtarë të lartë, mes tyre janë emrat e 13 deputetëve të kuvendit dhe 8 kryetarëve të bashkive. Komisioni po merr në shqyrtim formularët që kanë dorëzuar deputetët, Berisha, Halimi, Ristani, Braho, Dule etj dhe kryebashkiakëve, Bardhi, Themelko, Hila, Balilaj, Dedaj, Peçi dhe Zotkaj. 21 funksionarët e lartë janë objekt i ligjit të dekriminalizimit, për shkak të vonesave në dorëzimin e tyre sipas afatave ligjore, por edhe problemeve me ligjin. |
Lame për legalizimet: Presion ndërtuesve! Kujdes nga mashtruesit! Posted: 23 Mar 2017 07:13 AM PDT Ndërsa në terren po punohet për verifikimin e të gjithë pallateve të braktisura nga ndërtuesit, kreu i ALUIZNIT Artan Lame iu kërkoi hapur banorëve të ndërtesave të pahipotekuar të bëjnë presion ndaj ndërtuesve për legalizimin e shtesave pa leje. “T’ju bëjnë presion me sa është e mundur ndërtuesve, tu thonë: “Shko, shteti i hapi të gjitha mundësitë që objekti të legalizohet”” tha ndër të tjera zoti Lame. |
Gjykata Kushtetuese shkarkon Roshin, priten zgjedhje të reja në Bashkinë e Kavajës Posted: 23 Mar 2017 06:52 AM PDT Nga enjtja më 23 mars, presidenti Bujar Nishani ka 48 orë afat për të dekretuar datën e zgjedhjeve në Kavajë, pas shkarkimit të ish kryebashkiakut Elvis Roshi i prekur nga ligji i dekriminalizimit. Kjo pasi Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin prej 11 faqesh për shkarkimin e Roshit nga detyra. Gjykata Kushtetuese ka argumentuar përse vendimi i KQZ-së dhe ai i Këshillit të Ministrave për shkarkimin është kushtetues. "Gjykata duke vlerësuar rrethanat konkrete të çështjes konstaton se përfundimi i mandatit të kërkuesit si kryetar i Bashkisë Kavajë nuk ka ardhur si pasojë e vendimmarrjes së Këshillit të Ministrave , por si pasojë e vendimmarrjes së KQZ-së. Për këtë arsye, Gjykata çmon se pretendimet e kërkuesit për kundërshtimin e vendimit të KM-së nuk bien në rrethin e çështjeve të parashikuara nga neni 115 i Kushtetutës dhe si të tilla nuk mund të shqyrtohen nga kjo Gjykatë" bëhet e ditur në pikën 18 të argumentimit. Kundër Elvis Roshit kanë votuar 8 gjyqtarët e trupit gjykues. |
Blushi takohet me ambasadorët, shpreson në nisjen e negoiatave për zgjidhjen e krizës Posted: 23 Mar 2017 06:27 AM PDT Kryetari i partisë më të re në spektrin politik shqiptar LIBRA, deputeti Ben Blushi zhvilloi të enjten një takim konsultë me disa prej ambasadorëve të akredituar në Shqipëri. Takimi siç tha zoti Blushi kishte për kryefjalë zgjidhjen e krizës për të cilën ai u shpreh se shpreson të nisin negociatat. “Komuniteti Ndërkombëtar nuk ka negociuar për krizën, por ndoshta ditët e ardhshme do të shohim që do të jetë pak më aktiv dhe shpresojmë të jetë pak më aktiv” tha zoti Blushi. Ai shpreson që “palët të afrohen me qëllim që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe proçesi i vetingut të shkojë përpara, të mos bllokohet dhe mos trashëgohet për t’ja dhënë parlamentit të ardhshëm se do të jetë shumë më e vështirë”. “Sigurisht që LIBRA ka opsionet e veta për ti avancuar dhe styrë të dyja bashkë” tha zoti Blushi duke ju referuar cilësisë së zgjedhjeve dhe vettingut. |
Kronaj, fitues i “Gara e dy kalave” Posted: 23 Mar 2017 05:57 AM PDT Të mërkurën është zhvilluar nëpër rrethinat e kryeqytetit, një garë që ndërthurte sportin me promovimin e turizmit. "Gara e dy kalave", siç ishte quajtur kjo veprimtari çiklistike, ka bashkuar në një itinerar prej 103 km dy kala të spikatura të kohës së Skënderbeut, atë të Prezës me atë të Petrelës. Në përfundim të saj, ka qenë 16-vjeçari Astrit Krronaj ai që ka dhuruar surprizën, duke triumfuar ndaj çiklistëve mjaft më të mëdhenj në moshë, dhe duke mbërritur i pari në finishin e Petrelës. “Ishte një emocion shumë i madh pasi fitova vendin e parë” tha Kronaj pas kalimit të finishit. “Ishte një garë shumë e fortë dhe një trofe shumë i bukur” shtoi sportisti i ri. |
Ermonela Jaho, një geishe e mrekullueshme në Londër Posted: 23 Mar 2017 05:48 AM PDT Çdo herë që Ermonela Jaho merr pjesë në një produksion operistik është lajm jo vetëm për operen që e mirëpret por në tërësi për kritikën dhe publikun. Por sa herë kthehet në Royal Opera House në Londër mediat nxitojnë të bëjnë intervista dhe të kenë një moment nga shkëlqimi i pasionit të saj. Pasi ka kryer me sukses premierën në operan puçiniane "Madam Butterfly" janë edhe disa datat ku ajo do të ngjitet në skenë për të shkëlqyer në petkat e geishes tragjike Cio Cio San. Për sopranon shqiptare Royal Opera House zotëron një afeksion të veçantë pasi prej aty vite me parë do të bënte debutin në suksesin mbarëbotëror për një rastësi fatlume, e cila bëri bujë kur zëvendësoi Anja Harteros me veprën "Suor Angelica" në Shtëpinë e Operës Royal në vitin 2011. Pasi përfundoi me sukses debutin e saj në Sydney Opera House me Traviaten. Ermonela Jaho rikthehet në Royal Opera House si ylli i një produksioni të ri në operan Madam Butterfly dhe të renditur në listën e produksioneve më të rëndësishme të sezonit artistik të Londrës. Intervista, kritika pozitive kanë ndjekur periudhën para dhe pas premieres dhe ndërkohë janë parashikuar 4 data në muajin mars një prej tyre është mbrëmjen e sotme dhe 3 data të tjera në muajin prill. Teksa tashmë produksionet botërore i kanë dedikuar një film sopranos shqiptare, takimi më i afërt me zërin e magjishëm të sopranos që beson dhe ngulmoi në ëndrrën për të prekur magjinë e skenave botërore Shfaqja e Madama Butterfly e datës 30 Mars do të transmetohet direkt nga Opera Mbretërore e Londrës në 1,500 teatro dhe 35 vende të botës. Dhe ajo na shfaqet jo vetëm në opera si një Madamë e vërtetë siç e cilëson “The Times” edicioni britanik, por edhe në jetën e çdo dite duke frymëzuar talentet të ndjekin gjurmët e endrrave dhe pasioneve të tyre. |
Emocione të pafundme në maratonën e transmetimeve në RTSH Posted: 23 Mar 2017 05:31 AM PDT Maratona transmetimesh sportive në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, e cila ka ngritur siparin me "klasiken" e basketbollit evropian, Real Madrid-Barcelona do të vazhdojë me një tjetër sfidë të Euroligës së basketbollit, atë Baskonia-Panathinaikosit. Në fakt, këto dy sfida janë vetëm nisja e një serie transmetimesh, që vijon në mesnatë me përballjen amerikanolatine midis Uruguajit dhe Brazilin, duke vijuar të premten në drekë, me duelin e vlefshëm për Kategorinë e Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, midis Kamzës dhe Erzenit, që nis në ora 14:00. Në ora 20:45, vjen padyshim supersfida historike e Palermos, ku Shqipëria do të përballet me Italinë, ndërsa paralelisht, në RTSH 2, vjen përballja e Kosovës me Islandën. Të shtunën, duke nisur nga ora 15:00, vjen ndeshja miqësore e Shpresave të Shqipërisë me Moldavinë, ndërsa duke nisur nga ora 17:55, rikthehen e emocionet e Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit, Moto GP-së, me provat e Çmimit të Madh të Katarit. Ndërsa në mbrëmje, duke nisur nga ora 20:45, vjen dueli evropian, Bullgari-Holandë. Të dielën, duke nisur nga ora 14:00, vjen një tjetër ndeshje e vlefshme për Kategorinë e Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, ajo midis Lushnjës dhe Pogradecit, ndërsa në mbrëmje, duke nisur nga ora 18:00, vjen sfida evropiane Angli-Lituani, ndërsa në ora 20:00, gara e Moto GP-së në Katar. Të hënën, duke nisur nga ora 15:00, vjen akti i dytp i miqësores së Shpresave të Shqipërisë me Moldavinë, ndërsa të martën në mbrëmje, duke nisur nga ora 18:00, vjen miqësorja midis Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. |
You are subscribed to email updates from RTSH-Radio Televizioni Shqiptar. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: