“Qysh me përgaditë tonifikues për lëkurë me trëndafil?” plus 4 more Qysh me |
- Qysh me përgaditë tonifikues për lëkurë me trëndafil?
- Qysh me i ruajtë mesazhet nga Gmail në Google Docs?
- Qysh me i largu shprehitë që dëmtojnë dhëmbët?
- Qysh me u kujdesë për flokë kacurrela?
- Qysh me i humbë 5 kg për 3 ditë?
Qysh me përgaditë tonifikues për lëkurë me trëndafil? Posted: 27 Mar 2017 02:18 PM PDT Përbërësit:
Në një blender hidhni të gjithë përbërësit me radhë, i lini aty deri sa të përzihen mirë duke e shikuar nëse është krijuar një masë paksa e lëngshme. Vendoseni masken në fytyrë dhe lëreni të qëndroj 10 minuta. Shperlani fytyren me ujë të bollshem dhe lyeni fytyren me krem hidratues. Gjethet e lajthisë së egër janë një ekstrakt natyral shumë i rëndësishem në krijimin e produkteve kozmetike, si dhe shumë të këshillueshme për organizmin tuaj. Gjethet e lajthisë kanë efekt shumë të mirë në pastrimin e poreve në thellësi. Ju ndihmon të heqni yndyren, make up-in dhe pluhurat e akomuluar gjatë ditës. Sapo të përdorni këtë përbërës do të vëreni që lëkura juaj do të përmirësohet ndjeshem duke i dhuruar asaj një pamje të butë dhe të lëmuar. Ndërsa rozmarina ndihmon në qarkullimin e gjakut në lëkurë. The post Qysh me përgaditë tonifikues për lëkurë me trëndafil? appeared first on Qysh Me. |
Qysh me i ruajtë mesazhet nga Gmail në Google Docs? Posted: 27 Mar 2017 02:00 PM PDT Ja si bëhet kjo: 2. Shkoni tek opsioni Settings. 3. Klikoni në menynë Labs. 4. Ecni poshtë më maus dhe klikoni Enable Create a Document. 5. Shkoni në fund dhe klikoni Save Changes. 6. Kur dëshironi të ruani një mesazh si dokument, klikoni në butonin More dhe zgjidhni opsionin Create a Document. 7. Një faqe e re do hapet dhe ju do të jeni në Google Docs. Prej aty e keni lehtë të redaktoni, dhe eksportoni në formatin PDF ose në ndonjë format tjetër. Kjo është e dobishme nëse ju pranoni mesazhe të rëndësishme dhe që ju duhen, mund ti ruani si dokumente dhe pastaj ti printoni.
The post Qysh me i ruajtë mesazhet nga Gmail në Google Docs? appeared first on Qysh Me. |
Qysh me i largu shprehitë që dëmtojnë dhëmbët? Posted: 27 Mar 2017 01:44 PM PDT Çdo buzëqeshje e shoqëruar me një palë dhëmbë të bukur do të merrte vëmenden e secilit, mirëpo çfarë duhet të bëjmë që të mbajmë dhëmbët sa më të shëndetshëm?
Është e natyrshme dhe pa sheqer, kështuqë ju mund të mendoni se akulli shtë i padëmshëm për dhëmbët tuaj. Mirëpo ngrënia e akullit dëmton dhëmbin, plasarit dhe thyen atë. Dhe në qoftëse irriton indet ebuta atëherë do të ju shkaktoj edhe dhimbje.
Luani futboll, Hokej, ose ndonjë sport tjetër kontaktues, mos ia fillo pa pasur mbrojtëse të dhëmbëve. Është ajo pjesa e vogël e plastikës e cila ua mbron dhëmbët nga çfarë do aksidenti.
Kurrë nuk është shumë herët të fillosh të kujdesësh për dhëmbë. Për këtë arsye dhënia e shishës fëmijëve gjatë natës do t'i drejtoj dhëmbët e tyre në rrugë të gabuar. Edhe se fëmijët mësohen që të bëjnë gjumin me shishe, ghithsesi një ves i tillë duhet të evitohet.
Hapat kundër kollitjes, vetëm se ipen nëpër barnatore nuk do të thotë se nuk përmbajnë sheqer. Kështuqë kujdes që pas ngrënieve të tyre t'i pastroni gjithsesi dhëmbët. The post Qysh me i largu shprehitë që dëmtojnë dhëmbët? appeared first on Qysh Me. |
Qysh me u kujdesë për flokë kacurrela? Posted: 27 Mar 2017 01:29 PM PDT Duhet të keni parasysh shumë gjëra nëse dëshironi të keni flokë të bukur, dhe me onde natyrale. Të zbuloni produktet e duhura të cilët i japin volum flokëve kaçurrela është fare e lehtë. Thjeshtë duhet të dini disa sekrete para se të filloni trajtimin e tyre; Lani flokët me shampo. Shampot të cilët i japin formë kaçurrelave e ndihmojnë skalpin dhe rrënjen të marrë vitaminat që i nevojiten për të pasur një pamje sa m voluminoze. Lani flokët vetem dy herë në javë, jo më shumë pasi flokët do të ashpersohen dhe do të kenë një pamje të çrregullt. Gjithnjë pasi t'i lani me shampo lyeni me një locion lëmues i cili do t'ju dhurojë formë të butë kaçurrelave. Brushat. Eleminoni përdormin e krahërëve me dhëmbëza të ngushtë sepse për flokët kaçurrela duhet krahër i gjërë. Zgjidhni nyjat. Në moment që ju janë ngatërruar flokët filloni duke i zgjidhur ato me ndihmen e gishtave ndërkohë që flokët janë ëndë të lagur dhe janë të lyer me locion në këtë mënyrë do të shmangni këputjen dhe dëmtimin e tyre. Mos i thani flokët, është shumë më e këshillueshme t'i lini të thahen vetë, pasi tharësja ju jep volum flokëve, por e humbet gjithë formen e kaçurrelave duke i shprishur ato. Gjithmonë përdorni produkte stilimi të cilët do t'i mbajnë të butë flokët, do t'i lëmojnë ato, si dhe do të jenë lehtësisht të stilueshëm sipas dëshirës. The post Qysh me u kujdesë për flokë kacurrela? appeared first on Qysh Me. |
Qysh me i humbë 5 kg për 3 ditë? Posted: 27 Mar 2017 12:49 PM PDT Porcionet duhet të jenë saktësisht të tilla, si të shkruara, dhe assesi nuk bën të hani më shumë. Në të kundërtën, rezultati i humbjes së 4,5 kilogramëve do të ngecë. Në anën tjetër, nuk guxoni t'i shmangni shujtat. Madje, edhe nëse nuk jeni të uritur, duhet ta konsumoni shujtën e dedikuar. Dita e parë: Kafjalli Kafe e zezë apo çaj me një apo dy lugë ëmbëltues. Lëng grejpfruti. 1 pjesë bukë ët thekur me 1 lugë gjalpë. Dreka ½ pjatë mish peshku tunë. 1 pjesë bukë të thekur. Kafe e zezë apo çaj me një apo dy lugë ëmbëltues. Darka 80 gr mish pa yndyrë apo mish pule. 1 gotë bizele 1 gotë karota 1 mollë 1 gotë akullore vanilje. Dita e dytë Kafjalli Kafe e zezë apo çaj me një apo dy lugë ëmbëltues. 1 vezë ½ banane 1 pjesë bukë të thekur. Dreka 1 pjatë me mish të freskët mish peshku tunë. 8 keksë të njelmët. Darka 2 pjesë mish gjedhi 1 pjatë brokol apo lakër. ½ gotë karota ½ banane 1 gotë akullore vanilje. Dita e tretë Kafjalli Kafe e zezë apo çaj me një apo dy lugë ëmbëltues. 5 keksë të njelmët. 26 gr djathë. 1 mollë. Dreka Kafe e zezë apo çaj me një apo dy lugë ëmbëltues. 1 vezë të fërguar. 1 pjesë bukë të thekur. Darka 1 pjatë mish peshku tunë. 1 gotë karota. 1 pjesë pjepër. ½ gotë akullore vanilje. The post Qysh me i humbë 5 kg për 3 ditë? appeared first on Qysh Me. |
You are subscribed to email updates from Qysh Me. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: