Skip to main content

“Në Ferizaj “Psikozë n’4.48 ” shfaqet në nder të Ditës Botërore të Teatrit” plus 9 more Ferizaj Press

“Në Ferizaj “Psikozë n’4.48 ” shfaqet në nder të Ditës Botërore të Teatrit” plus 9 more Ferizaj Press


Në Ferizaj “Psikozë n’4.48 ” shfaqet në nder të Ditës Botërore të Teatrit

Posted: 27 Mar 2017 09:07 AM PDT

Për nder të "Ditës Botërore të Teatrit" në teatrin ''Adriana'', do të jepet shfaqja "Psikozë n'4.48 "  e Sarah Kane, me regji të Fatos Berishës.

27 marsi njihet si Dita Botërore e Teatrit që nga viti 1962, pasi kjo ditë ishte iniciuar në Kongresin e 9-të botëror të Institutit Ndërkombëtar Teatror – INT të UNESCO-s në qershor të vitit 1961, me propozim të Finlandës.

Shënimi i kësaj dite bëhet nga rreth njëqind qendra të INT-së.

Ndërsa nesër prej orës 19:00, do të shfaqet shfaqja për fëmijë "Detarët e vegjël", me regji të Arben Marevcit.

Kurse më 29 mars, në ora: 19:00, organizohet mbrëmje poetike,muzikore e skenike.

Më 30.3.2017( e enjte), në ora 20:00, jepet shfaqja "Në mbrojtje të njeriut të shpellës" nga Bob Becker, me regji të Agim Selimit.

Më 31.3.2017(e premte), në ora: 20:00, shfaqja "Muhamed Ali" nga Naser Shatrolli.

Nehat Mustafa e merr zyrtarisht detyrën e zëvendësministrit të MTI-së

Posted: 27 Mar 2017 08:53 AM PDT

Nehat Mustafa ka marrë edhe zyrtarisht detyrën e zëvendësministrit të Tregtisë dhe Industrisë nga Avni Kastrati.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Mustafa me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

"Sot, zyrtarisht fillova detyrën e Zëvendësministrit në Ministrinë e Tregtisē dhe Industrisë. Së bashku me Zëvendësministrin e deritanishëm në MTI, Z.Avni Kastrati, mbas takimit me Ministren Bajrami, përfunduam procedurat e pranim dorëzimit të detyrës", ka shkruar Mustafa në Facebook

Përkujtohet dëshmori Mejdi Xhaferri

Posted: 27 Mar 2017 06:27 AM PDT

Në 18 vjetorin e rënies është përkujtuar dëshmori i kombit Mejdi Xhaferri dhe është shënuar dita e shkollës në fshatin Mirosalë.

Në këtë përkujtim mori pjesë nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Faruk Guri, drejtori i Urbanizmit, Faik Grainca, familjarë, miq si dhe bashkëluftëtare të dëshmorit Mejdi Xhaferri.

Me këtë rast nënkryetari i Komunës, Xhavit Zariqi, ka vlerësuar tejet lartë veprën heroike të të gjithë dëshmorëve, duke veçuar në ketë rast edhe sakrificën e dëshmorit Mejdi Xhaferri.

"Dëshira e jona është që nga këtu, të dalin kuadro që do të udhëheqin me institucionet e Republikës së Kosovës, shtet që është formuar falë gjakut të derdhur të dëshmorëve të lirisë, të atyre që sakrifikuan jetën dhe ne tashmë po e gëzojmë lirinë. Secila kohë, dhe epokë i ka dëshmorët dhe heronjtë e vet, ata që kapën armët për të sjellë lirinë, në kohën e robërisë treguan vullnetin e tyre për atdhedashuri, kurse tani kemi nevojë për ata që punojnë për ndërtimin e shtetit, për ata që kontribuojnë për ngritjen e institucioneve dhe forcimin tyre, sepse një shtet të brishtë siç e kemi ne sot nuk ka perspektive për rininë dhe nuk arrihet ajo për të cilën dhanë jetën dëshmorët", ka thënë nënkryetari Zariqi.

Për jetën dhe veprën e dëshmorit Mejdi Xhaferri, ka folur drejtori i shkollës së fshatit Mirosalë, Naim Bytyqi. Ai po ashtu ka folur edhe për investimet që janë bërë në këtë shkollë, por edhe për problemet dhe vështirësitë me të cilat përballen.

Të pranishmit i ka përshëndetur edhe kryetar i Shoqatës së Familjeve të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gafurr Bytyqi.

U bë e ditur se shkolla "Mejdi Xhaferri" numëron rreth 300 nxënës. Me këtë rast është shfaqur edhe një program i pasur kulturo-artistik i përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle. Pran bustit të dëshmorit janë vendosur edhe kurora të freskëta me lule.

  

Kryeprokurori Jashari: Kallëzime penale edhe ndaj zyrtarëve të lartë të Ferizajt

Posted: 27 Mar 2017 06:25 AM PDT

Ferizaj.27.03.2017. Akuzave te njëpasnjëshme të partive opozitare, që kryeprokurori i Prokurorisë së Ferizajt, ka punësuar gruan e tij pa konkurs në çerdhen publike, më në fund iu përgjigj vetë kryeprokurori Shukri Jashari. Ai për Televizionin Tema, thotë se gruaja e tij është punësuar aty  para se ai të zgjedhet në këtë pozitë, ndërkaq për akuzat që kryeprokurori nuk mund ta ushtroj rolin që ka, ndaj zyrtarëve të lartë për shkak të ndikimit që mund ta kenë pushtetarët,  Jashari thotë se kjo nuk qëndron aspak.

"Është e vërtetë që bashkëshortja ime është punësuar, por është punësuar në shtator të vitit 2016 dhe atë në organizatën joqeveritare ''Caritas''. Nuk është aspak e vërtetë që partitë politike më akuzojnë që e kam punësuar gruan në momentin kur e kam marrë këtë pozitë, gjithçka mund të vërtetohet po të shkojnë në Drejtorinë e Arsimit dhe ta shikojnë listën e pagave, se a figuron emri i gruas time. Unë nuk po di pse kanë filluar këto thënie", tha kryeprokurori Jashari.

Përveç kësaj, opozitarët ferizajas kanë akuzuar të parin e Prokurorisë së këtushme se nuk po e heton asnjë rast që partitë politike dhe shoqëria civile po i ngrit publikisht ndaj keqmenaxhimeve  që po bëjnë komunarët e Ferizajt. Edhe këtu, kryeprokurori Jashari ka një përgjigje.

"Ne nuk jemi në shërbim të partive, por jemi në shërbim të popullit, çdo rast që vjen këtu nuk do të thotë se ne dalim dhe i njoftojmë partitë politike, konkretisht PDK-në me dalë e me i tregu se kush për çka është duke u hetuar. Të gjitha hetimet janë konfidenciale, kështu që ta kenë parasysh të gjithë, se të gjitha ankesat që janë ardhë këtu janë duke u trajtuar me një përkushtim shumë të veçantë dhe nuk do të ketë pardon për asnjë pushtetarë, pavarësisht se kush është, nëse ka prova që ka kryer një vepër penale. Shumë mirë e dinë edhe pushtetarët edhe qytetarët se nuk guxon askush të vjen për të intervenuar apo ndikuar në punën time", u shpreh Jashari.

Jashari njoftoi se në duart e prokurorëve ferizajas janë disa kallëzime penale edhe për zyrtarë të lartë të pushtetit lokal.

"Në vazhdimësi unë i përcjelli edhe seancat e Kuvendit Komunal dhe i shqyrtoj me një vëmendje shumë të veçantë  dhe i konsultoj me kolegët. Është e vërtetë që ka kallëzime ndaj zyrtarëve, por ato nuk do t'i bëjmë publike pa siguruar prova të mjaftueshme.  Ka kallëzime edhe për më të mëdhenj, janë duke u trajtuar janë duke u shqyrtuar", theksoi kryeprokurori Jashari.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, paralajmëroi se rastet që do t'i dërgojnë në gjykatë, do t'i publikojnë edhe përmes medieve, transmeton Televizioni Tema.

Përfaqësues të USAD-it vizitojnë Ferizajn. Diskutohet për transparencën, llogaridhënien dhe prokurimin publik

Posted: 27 Mar 2017 06:10 AM PDT

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Faruk Guri të hënën ka pritur në një takim zyrtarë përfaqësues të USAD-it në të cilin takim është biseduar për transparencën, llogaridhënien dhe prokurimin publik..

Me këtë rast u tha se USAD-i, ka filluar të implementojë një projekt të ri pesë vjeçare në Kosovë, të titulluar komunat, transparente, efektive dhe llogaridhënie. Ky projekt është parapare që të zhvillohet në 10 komuna të cilat gjatë periudhës së implementimin mund të jenë komunë në fokus.

Me këtë rast Agim Salihu, ka thënë se këto takime po organizohen për të parë nga afër sfidat e komunave në sektorin e transparencës, në procesin e llogaridhënies, ndërkaq fokus kryesor do ti kushtohet prokurimit publik.

Ndërsa kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Faruk Guri, është shprehur se ky projekt është i një rëndësie të veçante, duke shprehur se Komuna e Ferizajt, do të ofrojë bashkëpunim për realizmin e këtij projekti.

Zyrtare të USAD-it gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar takime të ndara edhe me drejtues të prokurimit në Ferizajt, udhëheqësit e zyrës së personelit, udhëheqësit e zyrës së auditorit të brendshëm , por edhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Kjo është pasuria marramendëse e Putinit, nga jahti e deri te koleksioni i orëve milionëshe (Foto)

Posted: 27 Mar 2017 05:16 AM PDT

Ai njihet si një prej liderëve më të fuqishëm në botë, mirëpo mënyra e tij e jetesës gjithmonë është rrethuar nga një mister duke bërë që askush të mos e kuptojë saktësisht pasurinë e kreut të Rusisë.

 

Një burim brenda Kremlinit e ka treguar jetën luksoze që e bën presidenti rus, Vladimir Putin.

Komentues të ndryshëm, duke përfshirë edhe këshilltarin e Qeverisë ruse, Stanislav Belkovsky, kanë vlerësuar se në vitet e fundit pasuria e Putin lëviz nga 25 deri në 45 miliardë euro.

Mirëpo, informatat e publikuara nga një ish-menaxher i fondit rus janë shokuese. Sipas tyre, pasuria e presidentit rus shkon deri në 185 miliardë euro.

Të dhënat se pasuria e Putin është 185 miliardë euro, lënë të kuptohet se ai është dukshëm më i pasur se njeriu për të cilin thuhet se është më i pasuri në botë – Bill Gates, pasuria e të cilit sille rreth 81 miliardë euro.

Vetëm tualeti i aeroplanit kap vlerën 70.000 euro

Bill Browder, i cili ka punuar në Rusi për disa vite, thotë: "Mendoj se ai ka pasuri prej 185 miliardë eurosh. Pas 14 vitesh në krye të Rusisë dhe paratë e majme që ka bërë shteti, dhe paratë e majme që nuk janë shfrytëzuar për shkolla dhe rrugë dhe spitale dhe kështu me radhë, të gjitha ato para janë në prona, në banka, në xhirollogari në Zvicër, aksione, fonde mbrojtëse, të menaxhuara për Putinin dhe miqtë e tij".

.

Ky është kosovari që vodhi njerëzit në Tiranë (Video)

Posted: 27 Mar 2017 05:12 AM PDT

Mbrëmë në RTV Dukagjini është transmetuar pjesa e parë e dokumentarit "Kur ra Shqipëria". Dokumentari trajton trazirat e vitit ’97 në Shqipëri dhe lidhjen e tyre me Kosovën.

 

Kush është mashtruesi nga Kosova që kishte vjedhur njerëzit në Tiranë?

Aktori turk, bashkëshorti i Almeda Abazit përshëndet shqiptaret me një VIDEO të veçantë

Posted: 27 Mar 2017 05:05 AM PDT

Aktori turk Tolgahan Saysman, bashkëshorti i bukuroshes Shqiptare Almeda Abazi, gjatë një intervistë të dhënë së fundi ai deklaroi se Shqipëria është atdheu i tij i dytë.

Ndërsa këtë herë aktori 33 vjeçar befason me një tjetër gjest.

Tolgahan ka postuar një pjesë të dasmës ku është duke kënduar dhe kërcyer shqip dhe për më tepër ka shkruar poshtë videos si dixhiturë: "Jarana jarnane, jarnana moj të keqen e! Faleminderit Shqipëria për interesin që keni ndaj meje dhe telenovelës. Shihemi së shpejti!" – dhe e gjithë kjo në gjuhën shqipe!

Ftesa e pazakontë për dasmën e policit (Foto)

Posted: 27 Mar 2017 04:59 AM PDT

Polici i njohur vetëm si Matt, që do të martohet me të dashurën e tij Nancy në një restorant të Shteteve të Bashkuara, i ka ftuar familjarët dhe miqtë në një formë të pazakontë.

Derisa ftesat për dasmë shkruhen bukur në letra dekorative, me shumë ngjyra dhe kordele, ai ka zgjedhur një formë shumë zyrtare.
Polici me ftesën që duket si tiketë për thyerje ligji

Përmes formatit të tiketës së gjobës, ka treguar se me kë po martohet, ku dhe kur, ndërsa ka shënuar edhe datën deri kur duhet të konfirmohet pjesëmarrja në ceremoni.

"Tezja ime po martohet me polic. Ftesa që pranuam, gati na dha sulm në zemër", ka shkruar nipi i saj, në fotografinë e postuar në internet.

Kjo ftesë e pazakontë, që i janë hequr emrat dhe vendi për shkak të privatësisë, po bën xhiro në rrjetet sociale, meqë po konsiderohet shumë interesante.

"Kur puna të bëhet pjesë e jetës dhe nuk mund të ndahesh prej saj", është një koment lidhur me rastin.

MAPL mbështet financiarisht disa komuna në Kosovë

Posted: 27 Mar 2017 04:56 AM PDT

Nënshkrimi i marrëveshjes së mirëkuptimit mes zëvendësministrit Bajram Gecaj dhe kryetarit Spasic, u realizua në kuadër të mbështetjes financiare të MAPL-së për komunat në financimin e projekteve me interes për qytetarët.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more