Skip to main content

“18 vjet që nga themelimi i Brigadës 137 “Gjakova”” plus 9 more GazetaBlic

“18 vjet që nga themelimi i Brigadës 137 “Gjakova”” plus 9 more GazetaBlic


18 vjet që nga themelimi i Brigadës 137 “Gjakova”

Posted: 27 Mar 2017 10:44 PM PDT

Sot bëhen 18 vjet nga themelimi i Brigadës 137 "Gjakova" të UÇK-së.

Themelimi i kësaj brigade ishte bërë me urdhrin e komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj. Sipas një komunikate për media, të lëshuar nga Këshilli Organizativ i Brigadës 137 "Gjakova", thuhet se kjo brigadë ishte themeluar pas kërkesave të ushtarëve të UÇK-së për ndërhyrje në Komunën e Gjakovës, me qëllim të ndalimit të masakrave dhe krimeve të ushtrisë serbe ndaj qytetarëve të kësaj komune.

 

"Me fillimin e luftës në Kosovë dhe fillimin e bombardimeve të NATO-s, me 24 Mars 1999 Zona Operative e Dukagjinit njoftohej për masakrat dhe krimet që ushtroheshin mbi popullatën e pa mbrojtur të Komunës së Gjakovës, nga forcat paramilitare serbe.

Me 25 Mars 1999, shumë djem dhe vajza të renditura në radhët e UÇK- së në Zonën e Dukagjinit, iu parashtrua kërkesa Komandantit Ramush Haradinaj për fytjen e tyre në qytet, për ta mbrojtur popullatën civile.

Me datë 28 mars 1999 nga fshati DASHINOC Komandant i ZOD-it Ramush Haradinaj jep urdhëresën me nr. L8/862/99 për krijimin e njësitit në shkallë Brigade, të emërtuar BRIGADA 137 “GJAKOVA” e UÇK- së, bashkë me emërtimin e kuadrit komandues", thuhet në komunikatë.. Në këtë komunikatë thuhet se pas themelimit të Brigadës 137 "Gjakova", më datë 29 mars 1999 kjo brigadë me shumë pjesëtarë të armatosur, secili prej tyre i pajisur edhe me nga një armë dhe armatim shtesë, u futen në qytetin e Gjakovës.

Kjo brigadë ishte ndarë në 4 grupe, të cilat ishin vendosur në 4 pozicione të qytetit, si pikat më të mira strategjike të mundshme për zhvillimin e aktivitetit ushtarak të kësaj Brigadës. Tri grupet dhe Shtabi i Brigadës ishin vendosur në lagjet e Çabratit dhe një grupi vendoset në Orize (Zidi i Sadik Agës).

The post 18 vjet që nga themelimi i Brigadës 137 "Gjakova" appeared first on GazetaBlic.

Kallashi kalon çdo limit, shikoni se si provokon me gjoks e të pasme

Posted: 27 Mar 2017 10:44 PM PDT

Vajza energjike me emrin Donjeta Kosumi, e cila u bë e famshme në të gjitha trevat shqiptare me emrin e artit "Kallashi", duket se nuk ka ndërmend të ndalet së provokuari fansat e saj.
Kërcimtarja e njohur nga Kosova është shumë aktive në rrjetet sociale, ku vazhdimesh poston fotografi dhe video nga jeta e saj profesionale dhe jo vetëm.

Kallashi ka publikuar së fundmi në profilin e saj në Instastory dy video, ku shfaqen duke kërcyer. Në njërën shihet duke tund të pasmet, e në tjetrën shihet duke provokuar me gjoksin e saj gjigant.

The post Kallashi kalon çdo limit, shikoni se si provokon me gjoks e të pasme appeared first on GazetaBlic.

Qeveria e Kosovës i çon duart karshi Gjykatës Speciale

Posted: 27 Mar 2017 10:40 PM PDT

Gjykata Speciale ka në agjendë që këtë javë ta miratojë Rregulloren e Procedurës dhe Provave, peng i së cilës ka mbetur shpallja e aktakuzave të para. Publikimi i emrave të të akuzuarve druhet se do ta tensionojë situatën, për të cilën mungon një plan institucional menaxhimi.

Rregullorja trajton ushtrimin e procedurave para Dhomave të Specializuara. Vetëm pas miratimit të këtij dokumenti, do të jetë në dorën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të ngritur aktakuza. Mbështetur në ligj, aktakuza duhet të konfirmohet prej një gjykatësi që do të vlerësojë nëse janë të bazuara dyshimet e ngritura ose jo, shkruan sot "Koha Ditore".

Paralajmërimin për miratimin e këtij dokumenti gjatë këtij muaji e ka dhënë Avis Benes, zyrtare për informim e Dhomave të Specializuara. Ajo i pati thënë gazetës se kryetarja e Speciales ka caktuar seancën plenare që do të mbahet në mars. Gazeta ka adresuar të hënën pyetje përkitazi me ditën kur kjo seancë do t'i zhvillojë punimet, por përgjigjet kanë munguar.

The post Qeveria e Kosovës i çon duart karshi Gjykatës Speciale appeared first on GazetaBlic.

Dy gjimnaziste nga Kosova rrehen keq për një djalë! (Video)

Posted: 27 Mar 2017 10:32 PM PDT

Nuk janë të pakta sherret mes adoleshenteve në gjimnazet e Shqipërisë. Këtë herë një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në gjimnazin "Sejfulla Malshova" të Këlcyrës.

Dy vajzat janë filmuar tek zihen dhe shajnë njëra tjetrën.

Video është dërguar nga disa të gjimnazistë, të cilët dhe kanë filmuar ngjarjen në faqen "Anna Media".

Sikurse duket edhe nga videoja, edhe pse vajzat ulërasin dhe zihen me njëra-tjetrën askush nga nxënësit e klasës nuk ndërhyn për t'i ndarë.

"Pershendetje Anna Media nga Kelcyra! Ja si zihen ne gjimnazin Sejfulla Malshova dy vajza me nj-tj…i gjithe ky sherr erdhi per nje djale!", ka qenë komenti që ka përcjellë videon.

The post Dy gjimnaziste nga Kosova rrehen keq për një djalë! (Video) appeared first on GazetaBlic.

Sipas analistëve serbë, Asociacioni nuk do të përmbushë pritjet e serbëve

Posted: 27 Mar 2017 10:30 PM PDT

Analistët serbë kanë vlerësuar se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë nuk do t'i përmbushë pritjet e serbëve të Kosovës, por ata ishin të ndarë rreth asaj nëse AKS-ja do të themelohet këtë vit apo jo, raporton agjencia serbe e lajmeve Beta.

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq, dhe kryetarja e organizatës "Lëvizja evropiane e serbëve", Rada Trajkoviq, kanë vlerësuar se AKS-ja nuk do të ketë ndikim qenësor në jetën e serbëve në Kosovë.

Trajkoviq madje ka thënë se Qeveria e Kosovës tashmë çdo ditë e më shumë po miraton rregullore dhe vendime me të cilat merren kompetencat e AKS-së.

"Kishim Trepçën, pas saj kishim investimet strategjike apo projektet që përfshijnë Brezovicën, Trepçën, Gazivodën, që janë përfshirë me normativën e miratuar nga Qeveria e Kosovës dhe faktikisht të gjitha kanë kaluar në nivelin qendror. Para disa ditësh kishim edhe përvetësimin e pronës së RSFJ-së dhe të Serbisë jashtë Rezolutës 1244", tha Trajkoviq.

The post Sipas analistëve serbë, Asociacioni nuk do të përmbushë pritjet e serbëve appeared first on GazetaBlic.

Bebja kosovare me emrin e qytetit ku jeton refuzohet nga komuna

Posted: 27 Mar 2017 10:25 PM PDT

Gëzimi i prindërve për gjetjen origjinale të emrit të vajzës së tyre të porsalindur "Krefelda" (sipas qytetit të lindjes, Krefeld) nuk ka zgjatur shumë.

Siç kanë njoftuar shumë media gjermane javën e kaluar dhe siç ka përcjellë edhe albinfo.ch, çifti i ri shqiptar nga Kosova kishte vendosur ta pagëzonte foshnjën me emrin e qytetit i cili e kishte pritur aq mirë familjen e re.

Por sot autoritetet e qytetit Krefeld kanë njoftuar se një emër i tillë nuk lejohet, bazuar në të drejtën e emrit. Për këtë arsye, zyra civile e qytetit ka hedhur poshtë këtë vendim të çiftit shqiptar. Pas këtij refuzimi, prindërit janë pajtuar me emrin e ri, Elda për foshnjën e tyre.

Foshnja me prindër nga Kosova ka marrë emrin e qytetit në të cilin është lindur, Krefeld. Duke ia shtuar një -a, Krefelda e kanë pagëzuar prindërit refugjatë vajzën e tyre pasi që emri i qytetit është në gjininë mashkullore. Se si do të ndjehet me këtë emër Krefelda e vogël kur të rritet, pak ka rëndësi.

Krefelda është lindur në klinikën Helios Krefeld. Në momentin e lindjes ka peshuar 4630 gramë dhe ka qenë e gjatë 53 centimetra, transmeton albinfo.ch.

The post Bebja kosovare me emrin e qytetit ku jeton refuzohet nga komuna appeared first on GazetaBlic.

Shënohet 18 vjetori i vrasjeve në Sofali dhe Taukbashqe

Posted: 27 Mar 2017 10:24 PM PDT

Sot do të shënohet dita e dëbimit dhe vrasjes së banorëve të Sofalisë, Taukbashqes dhe lagjeve përreth në vitin 1999.

Me këtë rast, sikur edhe dy viteve të kaluara, për ta shënuar këtë ditë, banorët do të mblidhen në Taukbashqe tek “Restorani i Princave” dhe do të dhurojnë gjak.Aktiviteti fillon në ora 12:30 dhe në të do të marrë pjesë edhe Arben Vitia, drejtor i Shëndetësisë dhe i Mirëqenies Sociale.

The post Shënohet 18 vjetori i vrasjeve në Sofali dhe Taukbashqe appeared first on GazetaBlic.

Promovohet enciklopedia “Bardhësitë e Atdheut”

Posted: 27 Mar 2017 10:16 PM PDT

Sot do të bëhet promovimi i enciklopedisë me 2500 dëshmorë të kombit “Bardhësitë e Atdheut”, i publicistit Afrim Mustafa.

Promovimi bëhet në lokalet e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, selia qendrore në Prishtinë.

The post Promovohet enciklopedia “Bardhësitë e Atdheut” appeared first on GazetaBlic.

Sot përkujtohet masakra e Izbicës

Posted: 27 Mar 2017 10:14 PM PDT

Sot në kuadër të manifestimit përkujtimor kushtuar 18 vjetorit të Masakrës së Izbicës, do të bëhet edhe zbulimi i pllakadës përkujtimore të dy viktimave të kësaj masakre, të miturave Ardita dhe Edona Behrami, të vrarë në fshatin Kopiliq i ulët- Skenderaj, duke u shperngulur për në Shqipëri me shumë civilë tjerë të fshatrave përreth.

Zbulimi i kësaj pllakade do të bëhet nga ora 10:30 tek rruga kryesore në fshatin Kopiliq i ulët, rruga që lidh Skenderajn me Klinën, kurse manifestimi kushtuar masakrës së Izbicës fillon nga ora 12:00 në fshatin Izbicë.

The post Sot përkujtohet masakra e Izbicës appeared first on GazetaBlic.

Horoskopi ditor

Posted: 27 Mar 2017 10:10 PM PDT

Lexoje shenjën tënde:

Dashi – Do të jeni shumë komunikues dhe spontanë dhe kjo sjellje do ju lejojë të bashkëpunoni në projekte të rëndësishme për të arritur synimin tuaj profesional. Në dashuri parashikohet një mbrëmje e qetë dhe në harmoni. Ata që janë vetëm fati u ka rezervuar disa takime interesante. Kushtojini vëmendjen e duhur.

Demi – Kjo e martë favorizon dashurinë dhe emocionet e forta. Do të ndiheni më kurajozë dhe do jeni në gjendje që të ndani ndjenjat tuaja me një person shumë të rëndësishëm. Sfida të bukura parashikohen në sferën e punës, ndaj mundohuni të rrethoheni nga aleatë me vlerë, kjo do ju sjellë edhe përfitime financiare. Kujdes me shëndetin.

Binjakët – Do të përfshiheni në një projekt shumë krijues i cili do ju ofrojë avantazhe të shkëlqyera për t'u shfrytëzuar në të ardhmen. Takime të favorshme pritet të ndodhin në orët e pasdites, sidomos për ata që janë ende beqarë, por mundohuni të mos tregoheni shumë të guximshëm ose impulsiv.

Gaforrja – Do të jetë një ditë me ritme të ulëta, ku përveç një rënie fizike, do ndiheni të pasigurtë dhe të pavendosur. Do të keni nevojë për një 'shkundje' e cila do të bëjë që të merrni sërish në dorë jetën tuaj. Tregoni kujdes të veçantë ndaj emocioneve dhe takimeve. Shëndeti do jetë i mirë në përgjithësi, nuk keni pse shqetësoheni.

Luani – Sjellja e mbyllur dhe mosbesuese e një personi, do ju nervozojë pa masë. Shmangni ushqyerjen e tensioneve dhe debateve të kota dhe fokusohuni më shumë në karrierën tuaj. Në këtë fushë ju presin fitore të rëndësishme. Një mbrëmje romantike parashikohet nga yjet për ata që janë në çift.

Virgjëresha – Do të përfshiheni nga një ngarkesë e madhe pune, aq sa në darkë do e gjeni veten të këputur dhe ezauruar. Mundohuni të mbani nën kontroll emocionet tuaj dhe tregohuni sa më diplomatik, sidomos në situata me ngarkesë të madhe stresi. Financat do arrini t'i stabilizoni e gjitha falë mënyrës suaj të menaxhimit.

Peshorja – Qysh në orët e para të mëngjesit do të përfshiheni nga mendime të thella ndaj partnerit/es tuaj të cilat do ju shoqërojnë pothuajse gjatë të gjithë ditës. Ka disa çështje të mbetura pezull, të cilat duhen zgjidhur me patjetër brenda ditës me qetësi dhe maturi. Bëni mirë të ,kujdeseni pak më shumë për shëndetin tuaj, pasi kjo periudhë nuk ka qenë shumë e mirë për ju.

Akrepi – Jeni duke nisur një rrugëtim profesional të pasur dhe me sfida të rëndësishme. Gjithsesi, ju që jeni me intuitë të mprehtë do arrini të transformoni çdo kompeticion në një fitore të qartë. Kjo është një periudhë shumë e favorshme, sidomos në dashuri. Edhe ata që janë vetëm do kalojnë një ditë argëtuese.

Shigjetari – Do të ketë debate të vogla të mbetura pezull me partnerin/en, të cilat do keni mundësi që t'i zgjidhni deri në mbrëmje. Po kaloni një fazë të madhe suksesi dhe e gjeni veten më të qetë dhe relaksuar në raport me verën e lënë pas. Priten propozime të reja interesante për ata që janë ende vetëm. Shëndeti paraqitet i mirë.

Bricjapi – Do të keni mundësi të mbyllni një marrëveshje shumë të rëndësishme për karrierën tuaj të cilën kishit kohë që e prisnit. Në sajë të një bashkëpunimi të suksesshëm do jeni vetëm një hap larg marrjes së mirënjohjes së dëshiruar prej kohësh. Në dashuri tregohuni më pak kokëfortë dhe shmangni konfliktet me partnerin/en.

Ujori – Në punë do të ketë zhvillime shumë të mira, të cilat do ju lejojnë të mbyllni çështje shumë të rëndësishme. Tregohuni të sigurtë në veten tuaj, pasi tani që keni zbuluar dëshirën tuaj për të dashuruar, takimet do bëhen më emocionuese dhe romantike. Kujdes me shpenzimet e pamenduara.

Peshqit – Do të jeni të përhumbur krejtësisht në mendime. Ka disa vendime të rëndësishme të cilat mund të tronditin krejtësisht karrierën tuaj. Tregoni shumë kujdes, dhe shmangni marrjen e veprimeve impulsive. Në dashuri ndjeni nevojën për të marrë më shumë vëmendje. Gjeni kohën e përshtatshme edhe për familjarët, pasi kohët e fundit i keni "braktisur".

The post Horoskopi ditor appeared first on GazetaBlic.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more