Skip to main content

Zëri: “Edita Sopjani vjen me baladë (Video)” plus 29 more

Zëri: “Edita Sopjani vjen me baladë (Video)” plus 29 more


Edita Sopjani vjen me baladë (Video)

Posted: 22 Jan 2017 02:32 PM PST

Këngëtarja Edita Sopjani ka kohë që nuk ka qenë në skenë. Ajo tash ka lansuar projektin “Ike Ti” që është një baladë. Në videoklip të punuar nga XL Films ajo si gjithnjë shfaqet atraktive. Tekstin e këngës dhe muzikën e ka punuar MTV records.  Kujtojmë se këtë baladë Edita e kishte paralajmëruar edhe në intervistën dhënë për numrin festiv të vitit të ri në Gazetën Zëri.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dhjetëra të vdekur nga tornado në SHBA (Foto+Video)

Posted: 22 Jan 2017 02:24 PM PST

11 persona kanë humbur jetën dhe 23 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e motit të keq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Situatë më e rëndë paraqitet në Georgia, aty ku edhe është shënuar numri më i madh i viktimave. Në krahinën e Brooksit autoritetet informuan se 2 persona humbën jetën për shkak se një tornado goditi rullotin ku ata po qëndronin, duke e dërguar mbi 150 metra në mes të autostradës. Zona të ndryshme në jugun e SHBA janë përfshirë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dallimi në mes Barack Obama dhe Donald Trump në dy video

Posted: 22 Jan 2017 02:20 PM PST

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, në çdo fjalim të tij ka treguar se sa shumë e do bashkëshorten e tij, Michelle Obama, transmeton “Zeri.info”. Për gjatë tetë viteve sa Obama ishte në krye të SHBA-ve, ai në asnjë moment nuk e ka harruar bashkëshorten e tij, Michelle. Por, ka qenë edhe vetë Michelle, ajo e cila e ka përkrahur, mbështetur dhe ka treguar dashuri e respekt të pakursyer ndaj bashkëshortit të saj, transmeton “Zeri.info”. Mirëpo, krejt ndryshe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Super joshëse: Jennifer Lopez provokon nga shtrati (Foto)

Posted: 22 Jan 2017 02:10 PM PST

47-vjeçarja Jennifer Lopez nuk di të ndalet. Këtë herë, ajo ka postuar një foto provokuese në Instagram, ku shfaqet me një fund lëkure shumë të shkurtër. “Gjendja shpirtërore në një ditë me shi”, shkruan aktorja krahas fotos. Ylli nuk e ka fare problem që ka treguar më shumë se ç’duhet në këtë foto.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

5 shenjat e hershme paralajmëruese të sulmeve në tru, shumë nuk i dinë!

Posted: 22 Jan 2017 02:08 PM PST

Goditjet në tru ndodhin kur një zonë e trurit privohet nga rrjedhja e gjakut dhe oksigjenit. Qelizat në atë zonë të trurit fillojnë të vdesin. Goditjet varen nga shkalla e ashpërsisë që ndodhin, nga mpirje të përkohshme deri në paraliza të ndryshme, të gjitha rastet duhen trajtuar me emergjencë. Goditjet në tru janë shkaku i tretë i vdekjeve në SHBA dhe shkaku kryesor i paaftësisë afatgjatë. Edhe pse goditjet janë më të zakonshme tek personat mbi moshën 65 vjeç, rreth një e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Higuain tallet me Lazion

Posted: 22 Jan 2017 02:05 PM PST

Gonzalo Higuain ka thënë se Lazio nuk e rrezikoj asnjëherë Juventusin Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain është shumë i lumtur për fitoren ndaj Lazios me rezultat 2:0. Kur foli për ndeshjen, ai tha se Lazio nuk i rrezikoj ata asnjëherë. “Lazio nuk na rrezikojë ndeshjen dhe ne fituam tre pikë shumë të mëdha”, tha Higuain për Sky Italia. /Express/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Teuta Krasniqi publikon një foto familjare, dikush po mungon (Foto)

Posted: 22 Jan 2017 02:04 PM PST

Aktorja Teuta Krasniqi shpesh herë e ka dëshmuar se është shumë e lidhur me familjen, si me bashkëshortin dhe vajzat ashtu edhe me familjen e saj te prindërit. Ajo nuk heziton të ndajë me ndjekësit momentet më të këndshme me ta, shkruan lajmi.net Së fundmi fotografia të cilën Teuta e ka sjellë është tejet e lezetshme, aty janë familja e saj, nëna vëllai, motra dhe dy vajzat, por mungon babai Milazim Krasniqi e gjithashtu edhe bashkëshorti i saj Adonisi. Përkrah fotos së postuar Teuta ka treguar se familja e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presidenti Trump shkel premtimin - nuk do ta publikojë pasqyrën e taksave

Posted: 22 Jan 2017 02:00 PM PST

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nuk do ta publikojë pasqyrën e tij të taksave - edhe pasi që të kryhet auditimi që ai shumë shpesh e ka përmendur, ka bërë të ditur këshilltarja e tij e lartë, Kellyanne Conway, të dielën. Në një intervistë për "This Week" në ABC, Conway është pyetur nëse Shtëpia e Bardhë do t'i përgjigjet më shumë se 200.000 nënshkruesve të një peticioni që i bën thirrje Trumpit të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mos e humbisni këtë video, 60 sekonda shpëtojnë jetë (Video)

Posted: 22 Jan 2017 01:58 PM PST

Policia e Shqipërisë ka ndërmarrë një fushatë senzibilizuese për vendosjen e rripit të sigurisë gjatë vozitjes. Në këtë video e cila është realizuar nga njësitet policore të trafikut, thuhet se vitin e kaluar janë shpëtuar 29 jetë nga vendosja e rripit të sigurisë. “Kujtese e rëndësishme. Kjo video 1 min, mund te te shpetoje jeten. Lidh rripin”, thuhet në mesazhin e videos. Kujtojmë se shumë prej aksidenteve që ndodhin, janë si pasojë e mosvendosjes së rripit të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thyhet përsëri rekordi i ndotjes së ajrit në Prishtinë (Foto)

Posted: 22 Jan 2017 01:56 PM PST

Përsëri! Në Prishtinë sot është thyer edhe një herë rekordi i ndotjes së ajrit. Cilësia e ajrit në kryeqytetin e Kosovës nuk ka qenë asnjëherë më e keqe se në mbrëmjen e së dielës. Gjendja e ajrit në kryeqendrën e Kosovës mbetet edhe më tutje shumë e rrezikshme për shëndetin e njerëzve. Sipas matjes më të fundit, të bërë në orën 21:00 nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit, e vendosur nga Ambasada Amerikane......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja si po i kalon pushimet Obama pas 8 vitesh (Foto)

Posted: 22 Jan 2017 01:54 PM PST

Pas tetë vitesh në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ish-presidenti, Barack Obama, po i shijon pushimet ashtu siç duhet, transmeton “Zeri.info”. Për herë të parë pas periudhës 8 vjeçare, Obama së bashkë me bashkëshorten dhe vajzat e tij, po i kalon pushimet pa asnjë stres. Siç shihet edhe përmes fotografive, ish-presidenti Obama, është duke i shijuar pushimet e tij, transmeton “Zeri.info”. Edhe gjatë kohës sa ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë, Obama......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arifi: Takimi i së martës legjitimon Serbinë për t’i dënuar komandantët

Posted: 22 Jan 2017 01:45 PM PST

Kryetari i Degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës në bisedime derisa Ramush Haradinaj është ende në mbajtje në Francë është tërësisht legjitimim i përpjekjeve Serbe. “Pjesëmarrja e Kosovës në bisedimet e së martës përderisa Ramush Haradinaj është ende në mbajtje në Francë është tërësisht legjitimim i përpjekjeve Serbe për sjelljen e komandantëve të UÇK para “drejtësisë ”......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Roma fiton dhe mbetet në hap për titull (Video)

Posted: 22 Jan 2017 01:45 PM PST

Roma ka fituar ndeshjen ndaj Cagliarit në Serie A, për të mbetur në hap me Juventusin për titull Roma ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Cagliarit në Olimpico, për të vazhduar ecurinë prej katër fitoreve më radhë në Serie A. Golin e vetëm dhe të fitores në këtë takim e shënoi sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko. Pas kësaj fitoreje Roma mbetet në vendin e dytë me 47 pikë, apo një më pak se sa Juventus, që ka një ndeshje të pa zhvilluar. /Express/   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Barcelona fiton me spektakël (Video)

Posted: 22 Jan 2017 01:40 PM PST

Barcelona ka shënuar fitore të merituar ndaj Eibarit me rezultat 0:4 Skuadra e Barcelonës ka vazhduar me fitore në La Liga, pasi në udhëtim ka mposhtur Eibarin me rezultat 0:4. Golat për kampionin aktual të Spanjës i shënuan Denis Suarez, Leo Messi, Luis Suarez dhe Neymar. Pas kësaj fitoreje, Barcelona mbetet në vendin e tretë me 41 pikë, dy më pak se sa Real Madrid në vendin e parë, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Express/     ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Situatë e tensionuar para raundit të ri të bisedimeve Kosovë-Serbi (Video)

Posted: 22 Jan 2017 01:55 PM PST

Të martën Kosova dhe Serbia pritet të mbajnë një raund të ri bisedimesh në nivelin e lartë politik në Bruksel, me ftesë të Bashkimit Evropian. Takimi vjen pas pas tensioneve të ditëve të fundit ndërmjet të dyja palëve që kanë kanë ringritur debatet në Kosovë lidhur me rezultatet e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja shtetave. Analistët e pavarur thonë se bisedimet janë të domosdoshme, por duhet ndryshuar formati i tyre në mënyrë që të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BE nuk garanton që Asociacioni s’do të ndikohet nga Serbia

Posted: 22 Jan 2017 01:33 PM PST

Bashkimi Evropian nuk garanton që Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të ndikohet nga Serbia, pas themelimit. Ata thonë se komuniteti serb në Kosovë duhet të marrë në pronësi të plotë rolin e tyre në institucionet e vendit, duke vepruar me pavarësi nga Beogradi. Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, e pyetur se a garanton BE se pas themelimit Asociacioni do të veprojë pa ndërhyrje nga Serbia, thotë se është në duar të qytetarëve të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trumpi mediave: E kam një letër nga Obama, por nuk do t’jua tregoj! (Video)

Posted: 22 Jan 2017 01:16 PM PST

Presidenti i ri Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, thotë se në Zyrën Ovale, ish-presidenti Barack Obama ia ka lënë një letër, por që nuk do t’ia tregojë atë mediave, raporton Telegraph.co.uk. “Ishte gjest i mirë nga ana e tij dhe ne i gëzohemi kësaj, por do ta ruaj e nuk do t’jua tregoj mediave se çka shkruan në atë letër”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi. “Do t’ju them se ishin interesante këto ditët e fundit, se kemi caktuar takim me kryeministren e Britanisë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gecaj: Me murin do të veprohet sipas ligjeve të Kosovës

Posted: 22 Jan 2017 01:11 PM PST

Bajram Gecaj, këshilltari i kryeministrit, Isa Mustafa, ka theksuar se me murin do të veprohet me ligjet e Kosovës. “Çkado që do të ndodhë do të ndodhë në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës dhe ne nuk do t’i thejmë ato ligje për askënd”, tha Gecaj për Tribuna Channel. Ndërkohë kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka thënë se muri do të rrëzohet në muajin shkurt dhe se këtë do ta bëjnë institucionet e Kosovës.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vdes presidenti i Gençlerbirliğit, kishte prejardhje nga Kosova

Posted: 22 Jan 2017 01:01 PM PST

Presidenti i klubit Gençlerbirliği, Ilhan Cavcav, i lindur në vitin 1935, me origjinë nga Kosova njoftohet se ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare në spitalin ku ai ishte shtruar me diagnostikimin e hemorragjisë cerebrale. Bëhet e ditur se Cavcav, dy ditë më parë ishte rrëzuar si pasojë e humbjes së ekuilibrit duke dëmtuar kokën dhe krahun, raporton Anadolu Agency. Ai u shtrua më pas në spitalin Güven në kryeqytetin e Turqisë, Ankara. Mësohet se situata e Cavcav u përkeqësua këtë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

FC Prishtina falënderon bashkatdhetarët

Posted: 22 Jan 2017 12:58 PM PST

FC Prishtina U-15, sot mbaron qëndrimin në Iserlohn të Gjermanisë. Ndërsa edhe sonte, u prit nga bashkatdhetarët tanë, pronari i pizzerisë, “Calabria”, Agron Abazi. Djelmoshat dhe FC Prishtina, falënderojnë shumë për mikpritje më shumë se vëllazërore, sponsorit gjeneral të FC Prishtinës në turne, Ilir Mulakut për qëndrimin në hotel “Campus Garden” dhe për gjithçka tjetër. Falënderon Hasan dhe Agron Abazi me pizzeritë, “Romantica” dhe “Calabria”. Si dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arrin përforcimi i madh i Milanit (Foto)

Posted: 22 Jan 2017 12:56 PM PST

Gerard Dolofeu ka arritur në Milano për testet mjekësore Milan dhe Everton kanë rënë dakord për huazimin e anësorit spanjoll, Gerard Dolofeu. Tashmë lojtari ka arritur në Milano, ku nesër pritet të kryej testet mjekësore, e më pas të nënshkruaj kontratë deri në fund të sezonit. Kujtojmë se Dolofeu është lojtar i dalë nga akademia e Barcelonës, ku ka luajtur edhe për ekipin e parë. /Express/   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Të mbijetuarit e ortekut: 58 orë kemi ngrënë akull dhe borë

Posted: 22 Jan 2017 12:53 PM PST

Të mbijetuarit nga orteku që rrafshoi hotelin Rigopiano në Peskara vijojnë të tregojnë përvojën e hidhur dhe gëzimin që Zoti u dha një shans të dytë për të jetuar. Studentja Georgia Galassi, 22 vjeç është nga të paktët fatlumë së bashku më të dashurin e saj Vincenzo Forti. Ata ishin së bashku kur orteku goditi hotelin. Të dy tregojnë se kanë ngrënë akull dhe borë për të shuar etjen përgjatë 58 orëve nën gërmadha. Një tjetër e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mësuesi hero, shpëton dhjetëra nxënës, por nuk arrin të shpëtojë fëmijët e tij

Posted: 22 Jan 2017 12:48 PM PST

Një mësues është kthyer në heroin e të gjithëve, pasi arriti të shpëtonte disa fëmijë. Mirëpo, për fat të keq ai nuk ia doli të shpëtonte fëmijët e tij.  György Vigh, mësuesi i edukimit fizik, udhëtonte me bashkëshorten Erica, djalin Balazs dhe vajzën adoleshente Laura, kur autobusi u rrëzua në afërsi të Veronës, mbrëmjen e së premtes. Autobusi, po kthente fëmijë shkolle, mësues dhe prindër në Budapest, pas një udhëtimi në alpet franceze. Ai......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Banorët kundër komisionit qeveritar për Demarkacionin (VIDEO)

Posted: 22 Jan 2017 12:33 PM PST

E kundërshtuan formën e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe tani përfaqësuesit e banorëve që thonë se i prek kjo marrëveshje, po e kundërshtojnë edhe një komision eventual të qeverisë për matjen e territorit të Kosovës. Ata thonë se vendimi i komisionit te ri, qe pritet te formohet, do te ketë pak rëndësi. Përfaqësuesit që pritej të merrnin pjesë në këtë komision kanë refuzuar pjesëmarrjen. Kështu komisioni qeveritar për matjen e territorit të shtetit të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lufta speciale e Serbisë: Kundër Kosovës përmes Kishave (Video)

Posted: 22 Jan 2017 12:26 PM PST

Patrikana e Pejës, Manastiri i Graqanicës, Manastiri i Deçanit dhe Kisha e Levishkës në Prizren, janë katër objekte ortodokse që gjinden në territorin e Kosovës, por që UNESCO i mbron si prona të Serbisë. Të njëjtat ndodhen edhe në listën e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë, por përveç kësaj, institucionet kosovare nuk kanë gjë në dorë. Vjollca Aliu nga Departamenti i Trashëgimisë Kulturore, pranon se Kisha Ortodokse është gati krejt e mbyllur për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Kosova A” bie nga sistemi, shkaktohen vështirësi në furnizimin me energji

Posted: 22 Jan 2017 12:21 PM PST

KEDS ka njoftuar se njësia A4 e Termocentralit Kosova A ka rënë nga sistemi, dhe përfundimisht sot nuk mund të kthehet. Kjo ka bërë që automatikisht të jenë 130 MWh më pak në sistem, në kohën kur konsumi është më i lartë si pasojë e motit të ftohtë. KEDS njofton se ka filluar menjëherë përpjekjet për të gjetur import shtesë, por pasi edhe vendet e tjera të rajonit po ballafaqohen me vështirësi kjo ka shkaktuar vështirësi në furnizim me energji. “Ne i sigurojmë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Avioni Romë-Tiranë pëson defekt, në bord 170 shqiptarë

Posted: 22 Jan 2017 12:17 PM PST

Avioni i linjës Romë-Tiranë i orës 15:45 është kthyer me urgjencë në Romë pak minuta pas ngritjes. Nga informacionet paraprake bëhet fjalë për një defekt teknik. Në bordin e tij ishin 170 pasagjerë shqiptarë. Mes tyre në biznes klas kanë qenë edhe Aleksandër Frangaj dhe Samir Mane me familjet, raportojnë burime. Avioni u ul pa probleme duke marrë duartrokitjen e pasagjerëve./albeu ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në ushtrinë greke bëhet simboli i shqiponjës dykrenare, reagon Greqia (Foto)

Posted: 22 Jan 2017 12:16 PM PST

Gjesti i disa rekrutëve ushtarakë ka shkaktuar reagime në Greqi. Një foto e botuar në disa prej mediave greke dhe pas “stuhisë” së krijuar, ka reaguar edhe Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë greke. Në foto shihen se janë disa ushtarë të rinj që kanë bërë simbolin e shqiponjës. Autoritetet greke njoftojnë se janë identifikuar personat në foto. Ata janë rekrutuar javën e kaluar dhe po kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Messolongi të Greqisë. Djemtë në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Cana: Është e turpshme ta them, por kurrë s’kam qenë në këtë qytet të Kosovës

Posted: 22 Jan 2017 12:15 PM PST

Lorik Cana deklaron se është e turpshme ta thotë, por qytetin e Gjilanit s’e ka vizituar asnjëherë. Ish kapiteni i Kombëtares Shqiptare, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit të tij në Istagram, ka deklaruar se kurrë nuk ka qenë në qytetin e Gjilanit. Madje ai thotë se është e turpshme ta thotë që kurrë s’ka qenë në qytetin e Gjilanit, por shton se në të ardhmen do ta vizitojë. “Është turp me thanë, por kurrë s’kam qenë. Kur të kem kohë do vije......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Luan Krasniqi takohet me Ramush Haradinajn (FOTO)

Posted: 22 Jan 2017 12:07 PM PST

Ish-boksieri kosovar, Luan Krasniqi, gjatë ditës së djeshme është takuar në Francë me ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj, transmeton “Zeri.info”. Krasniqi, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur këtë gjë. Ai ka shkruar se gjatë bisedës që kishte me Haradinajn, janë ndarë me bindje se, Haradinaj shumë shpejt do të gjendet në mesin e familjes dhe Kosovës, përcjell “Zeri.info”. Postimi i plotë i Luan......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more