Skip to main content

RTSH: “Rama: Qytetarët shqiptarë akses falas në shërbimin shëndetësor” plus 9 more

RTSH: “Rama: Qytetarët shqiptarë akses falas në shërbimin shëndetësor” plus 9 more


Rama: Qytetarët shqiptarë akses falas në shërbimin shëndetësor

Posted: 23 Jan 2017 06:50 AM PST

Kryeministri Edi Rama vazhdon të këmbënguli se nën qeverisjen e tij, shëndetësia shqiptare është histori suksesi. Të hënën, gjatë një takimi në Durrës ai tha se falë reformave të gjithë qytetarët shqiptarë kanë sot akses falas në shërbimin shëndetësor. “600 mijë shqiptarë të pasiguruar do të marrin ilaçet e rimbursueshme. Qytetarët po bëhen të gjithë të barabartë në aksesin për shërbimin shëndetësor. Tani mjeku i familjes është falas dhe tarifat e shërbimit janë simbolike” tha zoti Rama.
Duke ju përgjigjur sulmeve të opozitës kryeministri tha se “Shëndetësia është sektori më i paragjykuar, pasi lidhet jeten e njeriut, por një gjë është e sigurt ata që marrin shërbim janë shumë më pozitivë se sa ata, që për të fat të mirë, nuk kanë pasur nevojë të shkojnë në spitale dhe të shohin ndryshimin”. Zoti Rama njoftoi se brenda pranverës do të fillojë aplikimi i recetës elektronike, çka do ti japë fund korrupsionit sistemik. Lidhur me aplikimin e partneritetit publik-privat(PPP), kryeministri Rama tha se synohet që investimet në shëndetësi të bëhen me paratë e privatit, të cilat më pas do të shlyhen nga shteti pjesë-pjesë. “Kjo nuk është një shpikje e jona, por është rruga e re e çelur vite më parë nga vende shumë të zhvilluara" tha zoti Rama.

Polemikat e aferë së CEZ; Të sillet me forcë në komision Kalaj

Posted: 23 Jan 2017 06:40 AM PST

Nuel Kalaj pritej të dëshmonte në mbledhjen e rradhës të Komisionit Hetimor për aferën e CEZ-it, por sërish ai ka munguar duke bërë që kreu i këtij komisioni, Taulant Balla, të kërkojë sjelljen e tij me forcë nga policia për t’i marrë dëshminë. Balla foli shkurt dhe qartë duke thënë: “Të përdoret forca për ta sjellë atë (Nuel Kalajn) në komision. Të kuptojmë se kush kanë qenë arsyet që është paguar, përse ka qenë i kontraktuar.” Tashmë komisioni zotëron edhe të gjitha informacionet përkatëse për hyrje-daljet e Kalaj-t nga Shqipëria. "Ka ardhur informacioni për të gjitha hyrje daljet nga vendi të shtetasve Shkëlzen Berisha dhe Nuel Kalaj dhe Kastriot Ismailaj për periudhën 1.9.2009 – 2011."- tha Balla. Kreu i komisionit hetimor për çështjen CEZ njëkohësisht ka kërkuar edhe dëshminë e ish-drejtorit të CEZ lidhur me pagën e tij të lartë.

Bashkia e Tiranës intensifikon rindërtimin e rrugëve në zonat rurale

Posted: 23 Jan 2017 06:21 AM PST

Në më pak se 4 muaj Bashkia e Tiranës do të përfundojë rikonstruksionin e rrugëve të lagjeve Shirt-Pezë Helmes, të cilat prej vitesh paraqesin vështirësi për lëvizjen e banorëve të zonës. Kryebashkiaku Erion Veliaj në inspektimin e këtij investimi, tha se me këtë ndërhyrje jo vetëm do të lehtësohet lëvizja e banorëve, por edhe transporti i produkteve bujqësore e blegtorale të zonës. Zoti Veliaj përsëriti se 2017 do të jetë viti i investimeve në zonat rurale. Prej disa kohësh Bashkia e Tiranës ka nisur investimet edhe në lagje të tjera të Pezës, në Maknor, Kolje, në pjesën e Malësisë së Tiranës, në rrugën e Krrabës, rrugën e Zall Herrit, rrugën e Zall-Dajtit, Zall-Bastarit dhe në njësinë administrative Ndroq.

Gjykata Administrative rrëzon Selamin

Posted: 23 Jan 2017 06:08 AM PST

Gjykata Administrative vendos të rrëzojë kërkesën për sigurimin e padisë për deputetin Shkëlqim Selami. Ai ju drejtua kësaj gjykate duke kërkuar shfuqizimin e vendimit të KQZ për heqjen e mandatit të deputetit, derisa çështja të përfundojë së shqyrtuari në themel. Avokati i tij mbrojtës, kërkoi pezullimin e vendimit, por gjykata nuk e pranoi ndërsa caktoi datën 6 shkurt si seancën për fillimin e shyqrtimit të çështjes në themel. Në fund të muajit dhjetor, Komisioni Qëndrorë Zgjedhorë, i hoqi mandatin dy deputetëve të Kuvendit Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami pasi ishin subjekt të ligjit për dekriminalizimin. Ky vendim u ankimua në Gjykatën Administrative nga të dy depuetetët.

Taekuondo, Egers Aliu medalje bronxi në “German Open”

Posted: 23 Jan 2017 05:33 AM PST

Tae-kuon-doja shqiptare ka arritur ditët e fundit një sukses ndërkombëtar, pasi sportisti i ri, Egert Aliu, ka marrë medaljen e bronztë në Turneu e Madh të Gjermanisë në këtë disiplinë të arteve marciale. Sportisti, i cili militon në radhët e klubit të tae-kuon-dosë së Tiranës, që drejtohet nga trajnerja Arjola Zhegu, ka fituar 3 nga 4 takimet që ka zhvilluar në turneun "Germany Open", duke triumfuar në fund në duelin për medaljen e bronztë. Në këtë turne gjerman, që njihet si i nivelit "G1", pra, i njohur ndërkombëtarisht, morën pjesë 963 sportistë që përfaqësonin 41 shtete te ndryshme të botës. Në kategorinë e peshës trupore deri në 63kg, ku garonin 41 konkurrentë, Aliu arriti të renditej i treti.

Reagimi i shoqërisë TPD për Rafinerinë e Fierit

Posted: 23 Jan 2017 05:27 AM PST

Për ngjarjen e sotme në Rafinerinë e Naftës në Fier ka reaguar edhe shoqëria Trading Petrol & Drilling . Kjo shoqëri sqaron se ajo nuk ka tashmë asnjë lidhje me pretendimet e punonjësve. Përgjegjësitë dhe detyrimet ndaj punonjësve qëndrojnë me shoqërinë ARMO,- thuhet në deklaratën për shtyp. Trading Petrol & Drilling shton se largimi i shoqërisë ARMO dhe braktisja edhe e këtij aseti prej saj, ka krijuar detyrime të larta ndaj institucioneve të tjera, ndaj punonjësve të vetë Armos siç është rasti në fjalë si edhe ndaj shoqërisë TPD, e cila si investitor i rëndësishëm, jo vetëm nuk ka krijuar detyrime ndaj të tretëve, por ështe duke u përballur me presione dhe gjoba ndëshkuese, krejtësisht të padrejta, nga autoritetet shtetërore.

“Sigma Interalbanian” sponsor gjeneral i Federatës Shqiptare të Tenisit

Posted: 23 Jan 2017 05:16 AM PST

Është nënshkruar të hënën në kryeqytet një marrëveshje bashkëpunimi midis Federatës Shqiptare të Tenisit dhe kompanisë së sigurimit "Sigma Interalbanian", pjesë e "Vienna Insurance Group". Kjo marrëveshje e bën këtë kompani sponsor gjeneral të kësaj Federate.
Duke folur gjatë ceremonisë së nënshkrimit, Drejtori i Përgjithshëm i SIVIG-ut, Klajdi Çitozi, e vuri theksin tek roli mbështetës i biznesit për sportin. “Bizneset përveç fitimit duhet të kujdesen më shumë për komunitetin. Ky sponsorizim është në vazhdën e sposorizimeve që ne si kompani “Sigma Interalbanian” kemi bërë përsa i përket artit dhe kulturës. Ne besojmë se sporti në përgjithësi i bashkon dhe inkurajon njerëzit për një jetë të shëndetshme dhe larg veseve” tha zoti Çitozi.
Marrëveshja është vlerësuar edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Tenisit, Genci Çakçiri. “Tashmë falë kompanisë "Sigma Interalbanian" kemi mundësinë që të zhvillojmë më tepër veprimtari, ndërsa do të inkurajoj kompanitë e tjera për të investuar mbi sportin pasi kjo është diçka që duhet punuar shumë në Shqipëri” tha zoti Çakçiri.
Në përfundim të ceremonisë, presidenti i tenisit shqiptar, Edvin Libohova, prezantoi edhe uniformat e reja me stemat e sponsorit të ri gjeneral.

SHBA, Trampi ende pa kabinet

Posted: 23 Jan 2017 04:58 AM PST

Ndonëse kanë kaluar disa ditë që nga inaugurimi i  presidentit Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, ai ende nuk ka një kabinet qeverisës. Deri më tani, pjesë e administratës janë zyrtarisht Xhejms Mattis, i cili do të drejtojë Departamentin e Mbrojtjes si dhe John Kelly, i cili do të angazhohet në drejtimin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare. Këta zyrtarë morën miratimin e Senatit të premten me shumicë të theksuar votash si dhe kryen betimin përpara zv. Presidentit Mike Pense. Megjithatë, ende nuk dihet se kur mund të përfundojë proçesi për 13 të nominuarit e tjerë nga Presidenti Donald Trump. Republikanët kishin kërkuar që të premten të votohej për të paktën shtatë antarë të kabinetit, me qëllim që adminsitrata të niste sa më parë punën. Megjithatë, thirrja e tyre nuk është marrë parasysh nga demokratët. Këta të fundit janë shprehur se disa prej nominimeve të Trump mbartin shumë pikëpyetje dhe se senatorët kanë nevojë për kohë përpara se të miratojne persona që do të mbajnë detyra ekzekutive për katër vitet e ardhshme. Përgjatë kësaj jave, senati do të mblidhet sërish për të shqyrtuar e më pas votuar disa antarë të tjerë. Deri më tani, demokratët kanë vënë në pikëpyetje disa nominime, siç është Rex Tillerson, i cili është projektuar për të marrë postin e Sekretarit të Shtetit. 64-vjeçari njihet për marrëdhëniet e tij të ngushta me Presidentin Vladimir Putin, gjë që shihet me skepticizëm nga një pjesë e konsiderueshme e senatorëve.

Fyerje në internet për Barron Trump, Chelsea Clinton e mbron

Posted: 23 Jan 2017 04:54 AM PST

Chelsea Clinton del në fushë të betejës për të mbrojtur Barron Trump. Dy ditë nga hyrja e të atit në Shtëpinë e Bardhë, më i vogli i fëmijëve të presidentit amerikan, i vetmi që ka nga First Lady, Melania, është bërë viktimë e dhunës dhe e fyerjeve në internet. Kështu Chelsea, që e di mirë se çfarë do të thotë të rritesh nën vëzhgimin e syve të botës, ka vendosur që ta mbrojë. Ajo, që sot është mamaja e dy fëmijëve, ishte 13 vjeçe, tre më shumë se Barron, kur kaloi për herë të parë pragun e Shtëpisë së Bardhë.

“Barron Trump ka të drejtën që të gjithë fëmijët duhet ta kenë, atë të qënit fëmi”, ka shkruar në Twitter e bija e Hillary dhe Bill Clinton që edhe nuk ka humbur rastin ta gjuaj me “kunja” presidentin Trump. “Të mbrosh të drejtat e të gjithë fëmijëve, do të thotë që edhe të kundërshtosh ato politika që ndjek presidenti (@POTUS) që i dëmtojnë fëmijët”, shkruan Chelsea.

Haradinaj kritika në prag të bisedimeve Kosovë – Serbi

Posted: 23 Jan 2017 04:51 AM PST

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Mustafa dhe presidentin Thaçi për vazhdimin e dialogut me Serbinë. Haradinaj në rrjetin social, Facebook, ka thënë se kryeministri Isa Mustafa dhe presidenti Hashim Thaçi, janë shndërruar në kukulla të Serbisë. "Përcaktimi i Hashim Thaçit e Isa Mustafës, që pavarësisht rrethanave të krijuara nga sulmet e njëpasnjëshme të Serbisë mbi sovranitetin e Kosovës, të vazhdojnë bisedimet me Serbinë, është pozicion i kukullave", ka thënë Haradinaj, duke shtuar se të ulesh në një tavolinë bisedimesh me Serbinë, që po i shkakton kaq shumë dëme Kosovës, kjo edhe përmes sulmeve e marifeteve të fundit, siç janë muri, treni dhe fletarrestet e sajuara, do të thotë të mos e kuptosh interesin e shtetit tënd.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more