Skip to main content

“Papa Françesku paralajmëron Evropën: Mos përsërit gabimet e viteve ‘30” plus 9 more - Gazeta Dita

“Papa Françesku paralajmëron Evropën: Mos përsërit gabimet e viteve ‘30” plus 9 more - Gazeta Dita


Papa Françesku paralajmëron Evropën: Mos përsërit gabimet e viteve ‘30

Posted: 22 Jan 2017 02:26 AM PST

Papa Françesku ka paralajmëruar evropianët kundër rrezikut të populizmit, duke iu kërkuar atyre që të mos përsërisin gabimet e viteve të '30-ta.

Në një intervistë për gazetën spanjolle, "El Pais", lideri i Kishës Katolike ka thënë se "krizat nxisin frikën" dhe "shembulli më i qartë i populizmit evropian është Gjermania në vitin 1933".

"Në kohë krizash, neve na mungon gjykimi dhe kjo është një reference e vazhdueshme për mua", ka thënë më tej Françesku.

Papa gjithashtu ka kërkuar nga presidenti amerikan, Donald Trump që të udhëhiqet nga "vlera morale" dhe të kujdesët për të "varfrit dhe të përjashtuarit".

Ai ka shtuar se do të pres dhe të shohë veprat e presidentit të ri amerikan para se të krijojë një qëndrim për të, duke thënë se nuk është punë e "mençur" të kesh frikë apo të festosh para kohe.

Viti akademik 2017-2018, kriteret në Universitetin Bujqësor për maturantët

Posted: 22 Jan 2017 02:21 AM PST

 

Mesatarja e shkollës se 3 viteve si dhe koeficienti i shkollës nga vjen do të vazhdojë të jetë parësore në vlerësimin e  maturantëve që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Arsyeja e vlerësimit me më tepër koeficientë për shkollat e mesme profesionale me degët në universitet që kanë vazhdimësi lënde, bëhet me qëllimin e vetëm që të përgatisë studentë për nevojat e tregut.

Bari Musabelliu, rektor i Universitetit Bujqësor, për Report Tv ka sqaruar edhe kriteret e pranimit për maturantët për vitin akademik 2017- 2018.

Vlerësimi i mesatares së 3 viteve dhe e shumëzuar me koefiçentin që Universitetit Bujqësor ka vendos për secilën shkollë të mesme dhe degë studimi, do të sjellë regjistrimin e studentëve me nota të mira, ku për vitin akademik që po lemë pas, nota mesatare ka qenë 7.

Mars 1920/ Letra e “Vatrës” drejtuar gazetës “L’Action Française”: Po kombësia shqiptare?

Posted: 22 Jan 2017 02:15 AM PST

Nga Aurenc Bebja*

Gazeta "L'Action française" me qendër në Paris, të shtunën e 6 marsit 1920, në faqen n° 3, ka botuar letrën e dërguar nga Federata Panshqiptare e Amerikës "Vatra".

Shkrimi mban titullin: "Po Kombësia Shqiptare?"

Drejtuesit e gazetës ishin në dijeni për situatën në të cilën gjendej Shqipëria asokohe, por letra e dërguar nga Vatra u ka mundësuar atyre të jenë ende dhe më të qartë mbi momentet e vështira që po përjetonte Kombi ynë.

Si fillim do të gjeni rrëfimin thumbues të gazetës mbi grekët e serbët dhe në vijim mbrojtjen e interesave kombëtare shqiptare nga Vatra.

Rrëfimi i gazetës:

"Ne kemi marrë nga Shoqëria shqiptare Vatra letrën në vijim e cila vërtetëson vëzhgimet që ne kemi paraqitur disa herë këtu (në gazetë). Grekë e serbë, që flasin për parimin e kombësisë në interes të tyre, e dhunojnë atë në mënyrë cinike kur bëhet fjalë për vende më të vogla se ato."

image

Letra e Federatës Panshqiptare të Amerikës "Vatra":

"…Në vitin 1913, në Konferencën e Londrës, Shqipëria u sakrifikua për të kënaqur orekset e vendeve ballkanike ; E gjithë fusha shqiptare e Kosovës dhe Maqedonia perëndimore me pothuajse një milion shqiptarë, dhe Epiri i jugut me krahinat e tij të pasura, u dhanë shteteve të vogla fqinje.

Të inkurajuara nga Rusia, Greqia shkatërroi jugun e Shqipërisë dhe bëri hi më shumë se 400 fshatra ; po ashtu Serbia shkatërroi rajone të tëra shqiptare mes Shkupit, Pejës dhe Ohrit.

Shqiptarët e kanë pritur Konferencën e madhe (Bëhet fjalë për Konferencën e Paqes në Paris, janar 1919 – gusht 1920) me qëllim korrigjimin e dëmeve që kanë pësuar. Kemi folur për drejtësinë dhe të drejtën e kombësisë.

Nëse riparimi i padrejtësive dhe dëmeve që Shqipëria ka pësuar në 1913 është i vështirë, të lihen të paktën kufijtë e përcaktuar në Konferencën e Londrës dhe t'i evitojmë asaj një copëtim të ri ; se Greqia dhe Serbia s'kanë aspak nevojë të zgjerohen në kurriz të Shqipërisë, ndërsa kjo e fundit nuk mund të copëtohet më tej pa pasur rreziqe serioze gjakderdhje (vdekje)."

*Burimi: Aurenc Bebja, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

Është më mirë të jesh i gjatë apo i shkurtër?

Posted: 22 Jan 2017 01:59 AM PST

 

David Robson, BBC

Gjatësia juaj është një fakt i thjeshtë biologjik, për të cilin keni mundësi të bëni pak për ta ndryshuar. BBC kërkon përmes dëshmive të tregojë impaktin e gjatësisë në çdo fushë të jetës: nga joshja seksuale e deri tek llogaria bankare.

Paraja dhe pushteti

Me gjatësinë 193 cm, Abraham Lincoln do të ngjante si një kullë e lartë përballë Barack Obama-s. Një studim i fundit tregon se ka një lidhje: Sa më i gjatë të jetë kandidati, aq më shumë vota mund të marrë. Përtej garës për Shtëpinë e Bardhë, meshkuj dhe femra të gjatë kanë treguar se janë më dominues, të shëndetshëm, inteligjentë dhe me më shumë gjasa për t'u zgjedhur në punë konkurruese. Ata gjithashtu fitojnë më shumë para. Mbase ne natyrisht e lidhim gjatësinë me "madhështinë" e "dominancën" – dy tipare që janë të rëndësishme për udhëheqjen. Por gjatësia gjithashtu është reflektim i ushqimit që ke konsumuar kur je fëmijë. Jo gjithmonë 'gjigantët' janë në mesin e njerëzve më të suksesshëm, kujtojmë Uinston Çërçill dhe Martin Luter King. Por në bazë, njerëzit më të gjatë të lënë impresion më të madh.

Verdikti: Është më e lehtë për njerëzit më të gjatë të komandojnë.

Tërheqja seksuale

Meshkujt e gjatë kanë tendencën të jenë më joshës. Studim pas studimi është vërtetuar që meshkujt dhe femrat më të gjata konsiderohen më tërheqës. Gjatësinë e një personi mund  ta dallosh edhe nga fytyra. Por edhe pse ato konsiderohen si supermodele, femrat e gjata nuk e gëzojnë të njëjtin avantazh në takimet me meshkujt, sepse ata preferojnë një gjatësi mesatare për femrën. Një studim i kohëve të fundit ekzaminoi gjykimet e një femrës rreth gjatësisë së penisit të një mashkulli. Çuditërisht, sa më i gjatë një mashkull, aq më e rëndësishme dukej të ishte përmasa e penisit të tij për të përcaktuar tërheqjen. Kjo sepse meshkujt me shtat të lartë rritin pritshmëritë e femrave.

Verdikti: Njerëzit më të gjatë duken e se e fitojnë më lehtë garën e takimeve, por jo gjithmonë kjo përkthehet në sukses.

Sport dhe atletikë

Mjafton të shihni një fushë basketbolli për të kuptuar që gjatësia ka avantazhe më të mëdha në shumë evente. Gjymtyrët më të gjata e përshkojnë fushën më shpejt. Kur je më i gjatë se kundërshtari mund të shohësh se ç'ndodh përtej tij, kështu e ke më të lehtë për të pasuar topin. Por ka raste kur edhe trupi i vogël është bonus. Sepse duhet më pak kohë që impulsi nervor të përshkojë gjatësinë nga truri te gjymtyrët, duke bërë që reagimi të jetë më i shpejtë dhe më i shkathët. Kjo i ka ndihmuar mjeshtrin e arteve marciale Jackie Chan. Njerëzit me trup më të vogël rrotullohen më shpejt në çdo lloj sporti.

Verdikti: Një barazim i qartë. Kjo më pas varet nga lloji i sportit

Ngathtësia

Mendojeni trupin tuaj për një moment si një makinë: në aspektin mekanik, sa më e madhe të jetë, aq më e vështirë është që të ngadalësohet nëse të duhet të shmangësh një përplasje. Dhe sigurisht, njerëzit e shkurtër ndodhen më afër tokës kur rrëzohen. Sipas një vlerësimi, dikush që është 20% më i gjatë ka dy herë më shumë energji kinetike gjatë një rënieje.  Kjo ndoshta shpjegon pse njerëzit më të gjatë kanë më shumë gjasa të vuajnë nga dëmtimet gjatë jetës së tyre.

Verdikti: Njerëzit e shkurtër janë më pak të prirur ndaj aksidenteve (fizike) se sa njerëzit shtatlartë.

Small businesswoman

Jetëgjatësia dhe shëndeti

Villagrande Strisaili në Sardenjë njihet si një nga vendet që ka përqindje të lartë të 100-vjeçarëve në Europë. Ndërsa ndikojnë shumë faktorë si dieta mesdhetare apo jeta e gjallë sociale, një arsye është që njerëzit anojnë nga të shkurtrit, me një mesatare prej 160 cm për meshkujt e moshuar. Kjo është surprizuese. Kur faktorë të tjerë si dieta apo kujdesi shëndetësor janë marrë në konsideratë, njerëzit më të gjatë duken se vuajnë kur moshohen. Sa më i gjatë të jesh, aq më shumë qeliza ke në trup, duke rritur rrezikun që mutacionet mund të shkaktojnë kancer. Një trup më i madh djeg më shumë energji. Përsa i përket këtyre njerëzve në Sardenjë, njerëzit më të shkurtër kanë tendencën të jetojnë 2 vjet më shumë se sa ata të gjatët.

Verdikti: Një trup më i shkurtër do të thotë jetëgjatësi më të gjatë.

Lumturia

Pavarësisht rreziqeve të vogla me shëndetin, gjatësia ka një avantazh më të madh: Studime të shumta kanë treguar se sa më i gjatë të jesh, aq më i lumtur dhe i kënaqur je me jetën. Kjo, sepse gjatësia juaj ndikon në perspektivat e karrierës dhe ju ndihmon të fitoni më shumë para, duke nënkuptuar që për njerëzit e gjatë, jeta është më e lehtë.

Verdikti: Sa më i gjatë të jesh, aq më i lumtur je.

Por ka shumë përjashtime që thyejnë rregullat. Nuk janë vetëm përmasat e trupit që përcaktojnë fatin e njeriut, por mënyra se si ju e përdorni atë.

Zbret të pastrojë gurët në rrugë, aksidentohet për vdekje nga makina e tij

Posted: 22 Jan 2017 01:52 AM PST

 

Një 39-vjeçar ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale në Krujë. Ngjarja ka ndodhur në orën 22:30, të mbrëmjes së djeshme në lagjen Nr. 4, Krujë.

Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi A. S. 39 vjeç, banues në Krujë, duke parkuar mjetin tip "Benz" kamioçinë me targa DR 4621 E, ka hasur pengesë në disa gurë dhe ka zbritur për ti larguar.

Në këtë kohë mjeti ka lëvizur mbrapsht, ku aksidentalisht ka goditur shtetasin e mësipërm me pasojë vdekje.

Materialet i kaluan Prokurorisë Krujë për vlerësim.

Arrestohet 20-vjeçari, aksidentoi kalimtaren

Posted: 22 Jan 2017 01:48 AM PST

 

Një shtetas është arrestuar nga policia e Matit, pasi aksidentoi një kalimtare 17-vjeçare në vendin e quajtur "kryqëzimi i spitalit" në qytetin e Burrelit, si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit.

Në pranga ka rënë Ardit Xhakrosa, 20 vjeç nga njësia administrative Rukaj.

17-vjeçarja A.K. është transportuar menjëherë për në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë të specializuar, e tashmë raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

Policia akuzon drejtuesin e mjetit "Benz Mercedes" për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, dhe materialet hetimore ndaj tij ia ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat.

Islanda ofron punë për 4.000 të huaj, ja profesionet

Posted: 22 Jan 2017 01:43 AM PST

 

Vitin e kaluar në Islandë ishte reduktuar në mënyrë drastike numri i punëtorëve, që edhe është arsyeja kryesore se pse këtë vit, ky ishull ofron punë për 4000 të huaj, transmeton gazetametro.net.

Sipas 'Bussines Iceand' e bazuar në kryeqytetin islandez, kompanitë e tyre po kërkojnë punëtorë të huaj të profesioneve të ndryshme, por, kryesisht në hotelieri dhe turizëm pasi që turizmi në këtë ishull po zhvillohet me shpejtësi.

Ministri i Çështjeve Sociale, tha se Islanda po bëhet një "komb emigrant" për shkak të ndryshimeve të mëdha demografike në ishull, dhe se në vitet e ardhshme po përgatitet për të akomoduar një numër të madh të shtetasve të huaj për të zënë vendet e lira të punës.

Përveç këtyre problemeve, Islanda përballet edhe me probleme të plakjes së popullatës dhe mortalitetit.

Statistikat atje vlerësojnë se 10 përqind e popullsisë në Islandë janë më të vjetër se 70 vjet.

Ndryshe gazetametro.net ka raportuar më herët se zhvillimi ekonomik në këtë ishull ka marrë hovin e lartë, në të cilin jetojnë dhe punojnë rreth 500 shqiptarë kryesisht nga Kosova dhe disa nga Shqipëria dhe Maqedonia.

Ishulli i Islandës në përgjithësi nuk ka më shumë se 330 mijë banorë, me vendës dhe të huaj.

Si është të jetosh në hapësirë? Ja 10 fakte interesante

Posted: 22 Jan 2017 01:35 AM PST

 

Të jetuarit në hapësirë është ëndrra më e fundit e shkencës.

Është gjithashtu një ëndërr që shumë burra dhe gra guximtare kanë qenë në gjendje ta realizojnë, në sajë të misioneve të shumta hapësinore të ndërmarra nga agjenci të ndryshme hapësinore.

Megjithatë, duhet mbajtur mend se koha që ata shpenzojnë në hapësirë nuk është vetëm një shëtitje dhe disa eksperimente shkencore.

Gjatë misioneve të tyre, astronautët duhet të përshtaten me një mënyrë shumë, shumë të ndryshme jetese.

Ndryshimet fizike
Ndryshimet fizikeTrupi njerëzor fillon të sillet në mënyrë të çuditshme në mikrogravitetin e hapësirës. Shtylla kurrizore, menjëherë fillon të ndryshojë, duke shtuar deri në 5.72 centimetra në gjatësinë e personit. Organet e brendshme ngrihen lart drejt pjesës së bustit, duke zvogëluar pjesën e belit me disa centimetra. Sistemi kardiovaskular fillon të përkeqësojë më tej paraqitjen e personave. Menjëherë pas largimit të gravitetit, muskujt e fuqishëm të këmbëve (që lëvizin gjakun në drejtim të kundërt me gravitetin) fillojnë të shtyjnë gjakun dhe lëngjet e tjera të trupit në pjesën e sipërme të tij. Ky fenomen bën që pjesa e belit të fryhet në një masë të konsiderueshme dhe që këmbët të bëhen mjaft të vogla; fenomen që NASA e quan me shaka "këmbët e pulës". Në thelb, një qenie normale njerëzore shndërrohet në një figurë kartoni të animuar me këmbë shumë të vogla, bel të vogël dhe një pjesë të lartë trupore në disproporcion me pjesën tjetër. Edhe karakteristikat e fytyrës marrin hijen e këtyre kartonëve të animuar. Edhe pse duket shqetësuese, ky është një ndryshim i padëmshëm.

Sindroma e Përshtatjes Hapësinore
Sindroma e Përshtatjes HapësinoreSindroma e Përshtatjes Hapësinore është në thelb një sëmundje e tmerrshme që zgjat 2 -3 ditë, kur nuk ka më gravitet. Ajo përjetohet nga rreth 80 % të astronautëve që shkojnë në hapësirë. Duke qenë se trupi nuk peshon në mikrogravitetin e hapësirës, truri pëson konfuzion. Orientimi ynë hapësinor (mënyra se si sytë dhe truri ynë na tregojnë se ku ndodhet gjithçka) zakonisht bazohet në gravitet. Në momentin që kjo nuk është më prezente, truri ynë nuk mund të perceptojë situatën dhe ndryshimet e papritura që ndodhin në trup vetëm sa shtojnë konfuzionin. Truri përballet me këtë situatë duke e sëmurë tmerrësisht personin. Simptomat përfshijnë gjithçka që nga marrja e mendve dhe dhimbjet e papërballueshme, deri tek të vjellat e pakontrollueshme dhe haluçinacionet. Ndërkohë që në udhëtimet e zakonshme vijnë në ndihmë medikamentet, në këtë rast nuk është e këshillueshme përdorimi i tyre: kërkohet përshtatja në mënyrë natyrale. Senatori Jake Garn, një ish-astronaut, mban rekordin për rastin më të rëndë të Sindromës së Përshtatjes Hapësinore.

Probleme me gjumin
Probleme me gjuminËshtë e lehtë të imagjinohet se të fjeturit në errësirën e qetë të hapësirës mund të jetë shumë e thjeshtë. Në realitet, është diçka tërësisht ndryshe. Personi duhet që të lidhë veten në krevat, me qëllim që të shmangë 'fluturimin' rreth e rrotull dhe përplasjen me objektet. Një anije hapësinore ka vetëm katër krevate, ndaj në misionet me më shumë njerëz astronautët janë detyruar që të flenë në çanta të lidhura në mur apo madje dhe në karrige. Në momentin që ata arrijnë në stacionin hapësinor gjërat bëhen më komode: ka një kabinë për dy persona, e kompletuar me dy dritare të mëdha për vëzhgimin e hapësirës. Të jetuarit në hapësirë mund të shkaktojë gjithashtu çrregullime të mëdha në mënyrat e të fjeturit. Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor është pozicionuar në mënyrë të tillë që shikon lindjen dhe perëndimin e diellit rreth 16 herë në ditë. Kjo 'ditë' 90 minutëshe kërkon kohën e saj për t'u përshtatur. Një tjetër problem po aq i madh është dhe zhurma e madhe që dëgjohet brenda stacioneve hapësinore. Filtruesit, ventilatorët dhe motorët vazhdimisht bëjnë një zhurmë të tmerrshme. Deri në momentin që astronautët nuk mësohen me këtë zhurmë, as mbyllëset e veshëve dhe pilulat e gjumit nuk bëjnë punë. Aspekti pozitiv i gjithë kësaj, është se të fjeturit në hapësirë redukton apnenë e gjumit dhe gërhitjen.

Probleme të higjienës personale
Probleme të higjienës personaleKur mendojmë për heronjtë hapësinorë në misionet e tyre, higjiena mund të jetë gjëja e fundit që na shkon ndër mend. Megjithatë, mendoni një sërë njerëzish që jetojnë në një hapësirë të mbyllur për një periudhë të gjatë kohe: në këtë mënyrë është e lehtë të kuptohet pse është e rëndësishme që astronautët duhet ta marrin shumë seriozisht higjienën e tyre personale. Dushet sigurisht që nuk janë një opsion në një ambient pa gravitet. Edhe po të kishte ujë mjaftueshëm në bord, uji që do të dilte nga dushi thjesht do të shpërndahej kudo në hapësirë. Kjo është dhe arsyeja se pse çdo astronaut ka një kuti speciale, personale, për higjienën (krehër, furçë dhëmbësh dhe mjete të tjera higjienike), që ngjiten në mur apo vende të tjera. Astronautët lajnë kokën me një shampo speciale, e prodhuar në mënyrë të posaçme për pacientët e hospitalizuar. Ata e lajnë trupin me sfungjer. Vetëm rruajtja dhe larja e dhëmbëve realizohen njëlloj si në tokë… me përjashtim të faktit që duhet të jenë shumë të kujdesshëm. Nëse ndonjërit prej tyre i bie nga dora një nga këto mjete, ai mund të futet në syrin e kolegut duke shkaktuar dëme mjaft serioze.

Tualeti
tualetiPyetja më e zakonshme për njerëzit që kanë qenë në hapësirë, në mënyrë të habitshme, nuk është "Si dukej Toka?" apo "Si ishte të qëndroje në një vend pa gravitet?", por ishte pyetja: "Si shkonit në tualet?" Kjo është një pyetje interesante, dhe vetë agjencitë hapësinore kanë shpenzuar shumë kohë për ta bërë procesin sa më të lehtë të mundshëm. Tualetet e para operonin me një mekanizëm të thjeshtë ajri: ajri dërgonte jashtëqitjen në një kontenier. Gjithashtu kishte dhe një tub të posaçëm për urinim. Disa anije të mëparshme hapësinore kanë patur një version tjetër, në të cilin urina lëshohej direkt në hapësirë. Një nga sistemet më të rëndësishme të tualetit ka qenë sistemi me ajër filtrues. Ajri që tërhiqte jashtëqitjen ishte i njëjti ajër që nevojitej për të marrë frymë, ndaj dhe një keqfunksionim në filtrat e sistemit mund të bënte që kabina të shndërrohej në një vend mjaft të papërshtatshëm. Me kalimin e kohës, dizajnet e tyre ndryshuan shumë. Në momentin që gratë u bënë pjesë e misioneve hapësinore, u krijua një sistem special urinimi. Ventilatorë që rrotulloheshin, metoda konservimi dhe sisteme për menaxhimin e mbeturinave ju shtuan kabinës dhe sigurisht që ishin më të mira. Në ditët e sotme, disa tualete hapësinore janë aq të sofistikuara saqë mund ta shndërrojnë urinën në ujë pijshëm.

Veshja
veshjaPjesa më e famshme e veshjes në hapësirë është me siguri 'kostumi hapësinor'. Këto kostume janë të masave, ngjyrave dhe formave të ndryshme: që nga kostumi primitiv i Juri Gagarin SK–1, deri tek kostumi i rëndë i NASA-s AX–5. Pesha mesatare e një kostumi të tillë është 270 pound (në gravitet normal) dhe kërkon 45 minuta që të vishet. Është aq i rëndë sa që astronautët duhet të përdorin një mënyrë të veçantë për veshjen e tij. Përveç kësaj ka dhe shumë gjëra të tjera për veshjen në hapësirë që janë interesante të njihen. Jeta në hapësirë kërkon shumë më pak rroba se në Tokë. Në fund të fundit, si do të bëhet pis një person? Ata shumë rrallë dalin jashtë (dhe kur kjo ndodh, është një veshje e posaçme për këtë), dhe pjesa e brendshme e anijes hapësinore është tërësisht e pastër. Gjithashtu njerëzit atje djersijnë shumë më pak, dhe në gravitetin zero ka shumë pak lodhje fizike. Ekuipazhi në hapësirë zakonisht i ndryshon veshjet një herë në tre ditë. Veshja ka luajtur një rol të rëndësishëm në përpjekjet e NASA-s për t'u përballur me nevojën e njerëzve për 'të dalë jashtë'. Kur kjo rezultoi e pamundur, agjencia krijoi një "Veshje Speciale për 'daljen jashtë"", që shërbente si tualet i tyre.

Atrofi
AtrofiEdhe pse pjesët e trupit ndryshojnë proporcionin e tyre në hapësirë, mikrograviteti nuk i bën njerëzit më të fortë. Në fakt, është e kundërta. Në Tokë, ne vazhdimisht përdorim muskuj tanë, jo vetëm për të ngritur objekte apo për të lëvizur, por dhe thjesht për të mposhtur gravitetin. Në hapësirë, mungesa e aktivitetit muskular, në një ambient të lehtë, shumë shpejt çon në atrofi muskulare (muskujt fillojnë të zvogëlohen dhe të bëhen të pafuqishëm). Me kalimin e kohës, dhe shtylla kurrizore dhe kockat dobësohen pasi në ato momente nuk është më e nevojshme që ato të mbajnë peshë. Për të luftuar këtë dhe për të ruajtur masën e muskujve, personat në hapësirë duhet të kryejnë ushtrime – atyre u kërkohet që të shkojnë në palestër të paktën 2.5 orë në ditë.

Gazrat e stomakut
Gazrat e stomakutGazrat mund të jenë shumë të pakëndshme dhe të turpshme. Kur je në hapësirë, ai mund të shndërrohet në një problem të rrezikshëm shëndetësor. Të paktën kjo është ajo që mendoi NASA në 1969, kur botuan një studim të quajtur "Dieta hapësinore me hidrogjen dhe metan". Kjo mund të duket qesharake, por shqetësimi ishte shumë real dhe i arsyeshëm. Gazrat janë shumë më tepër se thjesht erë e keqe. Ato prodhojnë sasi të mëdha metani dhe hidrogjeni, të cilat janë gaze djegëse. Pjesa e dytë e problemit kishte të bënte me faktin se dieta hapësinore ishte shumë e ndryshme nga ushqimi në Tokë. Ushqimi që konsumohej nga astronautët e mëparshëm u zbulua të shkaktonte gazra serioze. Gazrat që çliroheshin mendoheshin të ishin një rrezik potencial, ndaj dhe si pasojë disa shkencëtarë duhej të analizonin gazrat e tyre, me qëllim krijimin e një diete që shkaktonte më pak gazra. Në ditët e sotme, ky nuk trajtohet më si një problem madhor. Megjithatë, ata ende duhet të tregohen të kujdesshëm se çfarë konsumojnë në ambiente të tilla.

Hapësira mund të shkatërrojë trurin
Hapësira mund të shkatërrojë trurinAstronautët në përgjithësi janë shumë rezistentë ndaj presioneve psikologjike. Agjencitë hapësinore kryejnë teste psikologjike për t'u siguruar që njerëzit mund të përballojnë stresin dhe nuk do të çmenden gjatë një misioni hapësinor. Por megjithatë, të jetuarit në hapësirë mund të jetë e rrezikshme për trurin. Në fakt, hapësira në vetvete mund të shkaktojë probleme serioze për njerëzit që jetojnë atje për një kohë të gjatë. Problemi është rrezatimi kozmik: rrezatimi që vjen nga universi, që e bën hapësirën një mikrovalë me intensitet ekstremisht të ulët. Atmosfera e Tokës është ajo që na mbron ne nga rrezatimi kozmik, por në momentin që dilet jashtë saj nuk mund të ketë më mbrojtje efektive. Sa më shumë kohë që kalon një person në hapësirë, aq më shumë preket truri i tij/saj nga rrezatimi. Ndër shumë gjëra të tjera, kjo gjë mund të përshpejtojnë shfaqjen e sëmundjes së Alzhaimerit. Ndaj kur njerëzimi do vendosë të sundojë Marsin dhe planetët e tjerë, duhet të marrin parasysh se kjo gjë do të shkaktojë dëme të pariparueshme në trurin e qenieve njerëzore.

Mikrobe monstruoze
mikrobetShtëpitë e 'sëmura' janë ndërtesa që kanë si problem kryesor mykun, duke paraqitur kështu rrezik shëndetësor për banorët. Ata nuk janë të kënaqur që jetojnë aty, por të paktën ata kanë gjithmonë mundësinë për të lëvizur në një vend tjetër, apo të paktën të dalin jashtë dhe të marrin ajër të pastër. Anijet e 'dëmtuara' hapësinore dhe stacionet hapësinore nuk e kanë këtë opsion. Dëmtimet e mëdha mund të dëmtojnë pajisjet delikate dhe të shkaktojnë probleme të rënda shëndetësore, dhe pavarësisht se sa mirë dezinfektohen këto ambiente përpara se të largohen nga atmosfera, këto mikrobe të vogla, e gjejnë gjithmonë një mënyrë për të depërtuar. Në momentin që anija është në hapësirë, këto mikrobe nuk veprojnë më si myk i zakonshëm, por shndërrohen në diçka që ngjasojnë sikur kanë dalë nga një lojë. Ato zhvillohen në lagështirë, duke u kondensuar gradualisht në mikrobe infektuese uji. Këto mikrobe të përqendruara në ujë mund të marrin përmasën e një topi basketbolli dhe përmbajnë mikrobe aq të rrezikshme sa që mund të ndryshkin dhe çelikun. Kjo e bën atë një kërcënim të rrezikshëm për ekuipazhin dhe vetë stacion hapësinor, nëse nuk merren masat e nevojshme për të rritur sigurinë.

Yjet e Hollivudit falenderojnë Barack Obamën

Posted: 22 Jan 2017 01:24 AM PST

 

Jo vetëm mbështetësit e Barack Obamës, por edhe yjet më të famshëm të Hollivudit kanë qënë ata, që më largimin nga Shtëpia e Bardhë, kanë falenderuar ish presidentin amerikan Barack Obama.

Secila prej artisteve ka postuar një foto në Instagramin e tyre dhe ka vendosur në përshkrim falenderimin për ish-presidentin.

Beyonce ka postuar një fotografi të çiftit Obama ku shkruan: "Faleminderit".

Kim Kardashian ka ndarë një foto me ndjekësit e saj, në Instagram gjatë aktiviteteve kur ka takuar ish presidentin, gjithashtu dhe ajo e ka falenderuar atë.

Falenderimet për Barack Obamën janë të shumtë, gjithashtu dhe këngëtarja e njohur Katy Perry shpreh mirënjohjen e saj për ish presidentin në një foto bashkë me të.

Rihanna po ashtu me një foto të tijën ka shprehur keqardhjen e ikjes.

Khloe Kardashian, motra e Kim Kardashian me një foto të ciftit Obama në Instagramin e saj shpreh keqardhjen.

Gjithashtu këngëtarja e famshme italiane, Demi Lovato ka postuar një fotografi të çiftit Obama ku shkruan: "Faleminderit".

Sherr me thika mes të dehurve në Dibër, parandalohet vrasja

Posted: 22 Jan 2017 01:21 AM PST

 

Një konflikti fizik midis dy të rinjve nga fshati Trojak e njësisë administrative Sllovë të Dibrës, ka degjeneruar edhe në përleshje midis familjarëve të tyre.

Policia bën me dije se forcat e rendit kanë ndërhyrë në kohë, duke parandaluar më tej ngjarjen, që përfundoi vetëm me të plagosur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në një lokal në qendër të Sllovës, ku fillimisht pasi kanë konsumuar alkool, janë konfliktuar fizikisht shtetasit me iniciale V.B dhe E.Ç.

"Pasi janë larguar nga lokali dhe janë nisur për në drejtim të fshatit Trojak janë konfliktuar përsëri fizikisht me njëri- tjetrin dhe të dy kanë njoftuar familjarët e tyre. Në konflikt janë përfshirë dy vëllezërit e shtetasit V.B, si dhe babai e vëllai i shtetasit E.Ç. Gjatë konfliktit fizik shtetasi M. Çera 59 vjeç, babai i shtetasit E.Ç, ka plagosur me thikë shtetasin B.B, 26 vjeç, vëllain e shtetasit V.B", sqaron policia.

Gjithashtu si pasojë e konfliktit fizik, është dëmtuar me sende të forta njëri nga protagonistët e konfliktit shtetasi E.Ç, 29 vjeç, i cili është dëmtuar nga shtetasi H.B, 24 vjeç, vëllai i protagonistit tjetër të konfliktit, shtetasit V.B, 27 vjeç.

Policia me të marrë njoftim ka ndërhyrë në kohë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti, ku dhe ka bërë shoqërimin e palëve në ambientet e Komisariatit të Policisë Dibër.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale të "Plagosjes së lehtë me dashje", i shtetasit M. Çera, 59 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Trojak-Sllovë-Dibër

Gjithashtu u referuan materialet në gjendje të lirë për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje" për shtetasin H. B, 24 vjeç, lindur e banues në fshatin Trojak-Sllovë-Dibër.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more