Skip to main content

Ora News: “Mjeti përplas për vdekje të moshuarën pranë shkollës “Vasil Shanto”” plus 8 more

Ora News: “Mjeti përplas për vdekje të moshuarën pranë shkollës “Vasil Shanto”” plus 8 more


Mjeti përplas për vdekje të moshuarën pranë shkollës “Vasil Shanto”

Posted: 23 Jan 2017 11:50 PM PST

Një aksident me pasojë vjekjen e një personi është regjistruar në orët e mëngjesit të sotëm një kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës "Vasil Shanto", ku një automjet ka përplasur për vdekjen një këmbësore ndërsa kalonte rrugën.

Viktima është një grua e moshuar, identiteti i të cilës nuk dihet ende.

“Më datë 24.01.2017, Bulevardi “Gjergj Fishta”, në afërsi të urës tek ish stacioni i fundit i Tiranës së Re, drejtuesi i automjetit tip “Renault”, shtetasi Sh. S., 23 vjeç, ka aksidentuar shtetasen, rreth 75 vjeçare, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e goditjes. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e viktimës”.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për marrjen në pyetje lidhur me aksidentin.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Dedikimi prekës i vajzës së Dritëroit: Jetën do të ta jepja ty

Posted: 23 Jan 2017 11:49 PM PST

Shkrimtari i madh shqiptar Dritëro Agolli duket se po kalon ditë të vështira. Duket dhe në dedikimin e ndjerë që e bija e tij Elona Agolli ka bërë në facebook.

Babushi im më ndje; e di që ti në këtë orë lufton me errësirën, pasi ti e urren atë. Ti pret dritën–  shkruan ajo mes rreshtash në të cilën thuhet se nëse jeta do mund të dhurohej, ajo do ia jepte atij
.

Babushi im më ndje; e di që ti në këtë orë lufton me errësirën, pasi ti e urren atë. Ti pret dritën. Unë jam me pjellën time tani, në një botë krejt ndryshe nga e jona, në një botë ku konsumohet e gëzohet; e ndërsa ti, i përhumbur mendon sesi do të jetë ajo botë e përtejme, ku mbizotëron errësira, ajo çka vështirë për ty si ateist, të mendohet e bukur dhe shpresëdhënëse. Ati im më ndje; unë jam me Luelin e duhet të jem e gëzuar në sytë e tij, paçka se zemra pikon lotë, paçka se mendjen e kam tek ti. Të dua shumë ati im. Nëse do të mund të dhurohej jeta, unë do ta jipja për ty; nëse do të mund të transferohej gëzimi, unë do të bëja çmos të të lumturoja. Sot të bleva një shishe bojë e një pompë për stilografin tënd. Siç ma dhe porosinë para se të nisesha. Kur të kthehem, do të t'i tregoj dhe e di që do kënaqesh. Do mbushësh penën tënde, që aq ka gërvishur letrën e aq vargje e radhë ka shkruar. Të dua shumë Ati im"

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Elsa e “Victoria’s Secret” shfaq linjat perfekte në Meksikë

Posted: 23 Jan 2017 11:43 PM PST

 Ajo ka trupin më perfekt në planet. Super modelja e "Victoria’s Secret", Elsa Hosk ka shijuar të shtunën  në plazhet e mrekullueshme më rërë të bardhë  të Meksikës.

 Bukuroshja 28 -vjeçare ka shfaqur linjat e saj perfekte e veshur me bikini të bardha.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ryshfet policit se nuk kishte vendosur rrip sigurimi, arrestohet i riu

Posted: 23 Jan 2017 11:38 PM PST

Një 24-vjeçar nga Delvina është arrestuar nga policia me akuzën e mitëdhënies.

Leo Majko u vu në pranga pasi i ka ofruar ryshfet punonjësit të policisë rrugore për t’iu shmangur masës administrative.

"Arrestimi i tij u bë në qytetin e Delvinës pranë vendit të quajtur “Ura e Gajdarit”, pasi ky shtetas duke drejtuar mjetin e tij tip Citroen me targë ZZB 5382, ka tentuar ti japë 2000 lekë (të rinj) punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor, me qëllim që t’i shmangej masës administrative pasi po qarkullonte pa rrip sigurimi".

Materialet në ngarkim të tij i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Guvernatorit amerikan i bie të fikët gjatë fjalimit

Posted: 23 Jan 2017 11:30 PM PST

Parlamenti lokal i shtetit të Minnesotas në SHBA u alarmua të hënën teksa Guvernatorit, Mark Dayton, i ra të fikët gjatë fjalimit.

Demokrati 69-vjeçar sapo kishte kthyer shishen me ujë dhe po përgatitej të vazhdonte me fjalimin kur ra mbi podium.

Kolegët u lëshuan menjëherë drejt tij duke e marrë dhe kaluar në një dhomë tjetër.

Ende nuk ka një informacion mbi gjendjen e tij shëndetësore.

 Ky është rasti i dytë që i bie të fikët Gurnatorit, pasi një skenë e ngjashme i ndodhi në shkurt të vitit 2016 gjatë një aktiviteti. Asokohe ai u shtrua në spital.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Senati miraton Rex Tillersonin si Sekretar Amerikan të Shtetit

Posted: 23 Jan 2017 11:07 PM PST

Senati i Shteteve të Bashkuara mbrëmë vonë me lehtësi e ka konfirmuar Mike Pompeo për drejtor të CIA-s, ndërsa Komiteti për marrëdhënie të jashtme i Senatit me vetëm një votë më tepër e miratoi Rex Tillersonin për sekretar amerikan të shtetit.

Të dy këta kandidatë janë nominuar nga presidenti, Donald Trump.

Senati votoi 66 për dhe 32 kundër, që ish-kongresisti, Mike Pompeo, të bëhet drejtor i ri i agjencisë CIA.

Nga ana tjetër, në Komitetin për marrëdhënie të jashtme të Senatit, për zotin Tillerson votuan 11 vetë, ndërsa kundër tij ishin 10 anëtarë të këtij komiteti.

Kryesuesi i komitetit, Bob Corker, tha se "nuk ka dyshim" se Tillerson është kandidat i mirë dhe e ka përmendur punën e tij udhëheqëse në korporatën energjetike, Exxon Mobil.

Por, senatori demokrat, Ben Carden, tha se e kundërshton Rex Tillersonin në bazë të përgjigjeve të tij në pyetjet lidhur me sanksionet kundër Rusisë dhe çështjet e tjera të rëndësishme globale, që më tepër tingëllonin sikur përgjigjej një ekzekutiv biznesor e jo një sekretar i ardhshëm i shtetit.

Megjithatë, Tillerson pritet që do të konfirmohet në përbërjen e plotë të Senatit, ku republikanët e kanë shumicën prej 52 anëtarëve./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kosova asnjë helikopter, Serbia e para në rajon

Posted: 23 Jan 2017 01:48 PM PST

Derisa në Kosovë ende po diskutohet për kohën se kur shteti ynë do ta pajiset me helikopterin e parë, vendet fqinje tashmë kanë një numër të konsiderueshëm të helikopterëve.

 Derisa Serbia është e "forta" e rajonit, më 61 helikopterë, pas saj radhitet Maqedonia, e cila posedon 24 helikopterë, për të vazhduar më pastaj me Shqipërinë e cila i ka 22 helikopterë. Pastaj në radhë është Malin e Zi, shtet i cili ka gjithsej 20 helikopterë.

Shqipëria

Sipas faqes së specializuar për forcat ajrore – AirHeadFly, Shqipëria ka në dispozicion 22 helikopterë, që kryesisht i përdor për misione të kërkim – shpëtimit dhe misione të tjera jo luftarake.

Helikopterët më të vlefshëm që i posedon Armata shqiptare, janë të tipit Couger. Gjithsej shteti shqiptar disponon me 4 helikopterë të tipit Couger AS532AL, transmeton RTV Dukagjini.

Një helikopter i tillë vlerësohet rreth 15 milionë euro, derisa ai mund të bartë 23 persona.

 

Gjithashtu, Forcat e Armatosura kanë në dispozicion 8 helikopterë të lehtë të prodhimit gjerman BO 105, si dhe 8 helikopterë të prodhimit Amerika – Agusto Bell, tre prej tyre të serisë 205 si dhe pesë të tjerët janë të serisë 206.

Shteti shqiptar ka në dispozicion edhe një helikopter të tipit Agustaëetland A109, një helikopter të tipit VIP, të Airbus Helicopters EC 145.

Regjimenti i helikopterëve në Shqipëri është formuar në vitin 1967, ku aso kohe kjo armatë posedonte 36 helikopterë, ndërsa baza kryesore është ajo e Farkës. Ushtria shqiptare po punon që në vitin 2018 të vë në dispozicion të NATO-s edhe dy helikopter, që do të përdoreshin edhe për intervenime luftarake.

Maqedonia

Sipas të dhënave të ueb-faqes së Ushtrisë të Maqedonisë, të dhëna të përditësuara në vitin 2012, ky shtet ka gjithsej 24 helikopterë, prej të cilëve një ishte rrëzuar në vitin 2008.

Më 1994, Maqedonia u pati pajisur me 4 helikopterë të tipit MI 17. Derisa në vitin 2001, fqinji jugor bleu edhe 10 helikopterë të tpit MI-24.

 

Policia maqedonas, po ashtu, ka helikopterë të veçantë që përdoren për operacione të shpëtimit, kërkimit si dhe reagime në rast të konflikteve. Por, nuk ka të dhëna sa është numri i saktë i tyre.

Serbia

Shteti i Serbisë është më i "fuqishmi" ndër shtetet e rajonit me të cilat kufizohert Kosova, sa i përket forcës ushtarake ajrore. Vetëm ushtria serbe, ka në dispozicion 61 helikopterë të njohur si Gazela, nëpër bazat ajrore në Nish, Batajnicë dhe Ladjevicë, transmeton RTV Dukagjini.

Këta helikopter, ushtria i përdorë edhe për shpëtim, zbulim, por edhe për luftë. Megjithatë, vet ushtria, ka edhe helikopterë transportues në dispozicion, prej tyre ka të tipit MI 17 dhe MI 8 prodhim rus. Derisa vitin e kaluar ka blerë nga Rusia edhe dy helikopterë të llojit MI 17 V5.

Edhe policia serbe ka një numër të konsiderueshëm të helikopterëve, por nuk është bërë i ditur sa janë ata. Kjo njësi e helikopterëve, sipas ueb-faqes zyrtare të policisë serbe, ka në dispozicion helikopterë të vegjël që mund të bartin 4 pasagjerë si dhe helikopterë që njihen si të mesëm, që kanë kapacitet të bartin deri në 12 pasagjerë.

Serbia me 29 dhjetor të vitit të kaluar, ka arritur marrëveshje me "Airbus Helikopter", që të pajiset edhe me 9 helikopterë tjerë, prodhim i kësaj kompanie.

 

Mali i Zi
Pas ndarjes nga Serbia, Mali i Zi, ndau edhe asetet ushtarake. Gjatë kësaj kohe, Mali i Zi, sipas burimeve jo zyrtare mori pesë helikopterë transportues të tipit MI-8, 15 helikopterë të lehtë të llojit Gazela.

Policia malazeze ka në dispozicion helikopterë jo-luftarak, që kryesisht përdoren për kërkim dhe shpëtim. Këta helikopter janë të tipit 40-HCC si dhe 40HK, derisa nuk ka informacione për numrin e tyre.

Gjithashtu, derisa Kosova po bën plane blerjen e helikopterëve të parë, shtetet fqinje kanë edhe aeroplanë, brenda forcave ajrore të tyre. /RTV Dukagjini

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vuçiç do t’i kërkojë sqarim Thaçit, për futjen ROSU në veri

Posted: 23 Jan 2017 01:45 PM PST

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç ka folur për mediat serbe duke komentuar takimin e nesërm në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet në nivel kryeministrash dhe presidentësh të të dyja vendeve.

Sipas "B92", kryeministri në një konferencë të përbashkët me Këshillin e Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës ka thënë se pret mesazhe të qarta nga ky takim, por edhe se këto mesazhe do të dalin nga proces i vështirë i dialogut.

"Do të pyes përfaqësuesit e Bashkimit Evropian që të mos mbështesin sjelljen e parave dhe armëve në vendet ku nuk përkasin", ka thënë kryeministri serb, duke iu referuar dërgimit të forcave speciale "ROSU" në veri të vendit, ditën kur Serbia kishte nisur një tren ilegal nga Beogradi në Mitrovicë.

Kryeminsitri serb, ka shtuar se të gjitha këto çështje që ka ndodhur gjatë kësaj kohe do të jenë temë e takimit të nesërm.

"Megjithatë nuk pres shumë nga takimi i nesërm, por presim që situata të qetësohet dhe të dalim me mesazhe të qarta", citohet të ketë thënë kryeministri serb.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Njihuni me fisin tribal të izoluar nga bota

Posted: 23 Jan 2017 01:39 PM PST

Në zonat e thella të Bangladeshit, jetojnë fise të izoluara që kanë shumë pak kontakte me botën.

Fotografi Remham Asad, ka kaluar rreth një javë në rrethin Bandarban, një nga tre fisnore të populluara në juglindje të vendit.

Fisi Murongs bën një jetë tërësisht të egër, pasi ushqehen me derra, qen, dhi, lopë, tigra, e kafshë të tjera.

Ushqimi i veçantë i tyre është Nappi, një lloj orizi i përzier me dhjamë të thartuar peshku, bretkose, dreri apo derri.

Banesat e tyre janë nga bambutë, ndërsa çdo shtëpi sipas versionit të tyre, kanë tre ose më shumë dhoma. Ata nuk kanë mobilje, as energji elektrike, ndërsa flenë në tokë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more