“Nuk mundeshin të ndiznin veturën, kur e hapën kapakun e motorit gjetën një gjarpër katër metra të gjatë (Video)” plus 4 more Telegrafi Dështime
“Nuk mundeshin të ndiznin veturën, kur e hapën kapakun e motorit gjetën një gjarpër katër metra të gjatë (Video)” plus 4 more Telegrafi Dështime |
- Nuk mundeshin të ndiznin veturën, kur e hapën kapakun e motorit gjetën një gjarpër katër metra të gjatë (Video)
- Skiatori i dehur mbeti në borë, nuk kishte fuqi të lëvizte si duhet (Video)
- Babai rrezikon të bijën duke ecur sipër liqenit të ngrirë (Foto)
- Banesën e vogël askush nuk deshi ta merr me qira, për disa arsye të çuditshme (Foto)
- Përfundon në ujin e fontanës derisa shkruante në telefon (Video)
Posted: 23 Jan 2017 02:06 PM PST Dy burra janë detyruar të gjejnë një metodë interesante që ta nxjerrin një piton nga motori i një veture. Gjarpri i gjatë gati katër metra ishte mbështjellë rreth motorit të nxehtë, duke ikur nga shiu dhe të ftohtit në Tajlandë, transmeton Telegrafi. Megjithatë, pasi është konstatuar se bëhet fjalë për një gjarpër gjigant, janë telefonuar ekipet e specializuara. Ata janë detyruar të përdorin gjitha metodat që ta nxjerrin gjarprin nga vetura. Por edhe pse arritën ta nxjerrin, pitoni është munduar të kthehet brenda, por ekipet e specializuara shpejt e kanë larguar. Të gjithë ju që herëve tjera nuk mundeni ta ndizni veturën, kujtoni këtë video dhe gëzohuni që në vendin tonë nuk ka pitonë. /Telegrafi/ The post Nuk mundeshin të ndiznin veturën, kur e hapën kapakun e motorit gjetën një gjarpër katër metra të gjatë (Video) appeared first on Telegrafi. |
Skiatori i dehur mbeti në borë, nuk kishte fuqi të lëvizte si duhet (Video) Posted: 23 Jan 2017 10:20 AM PST Një skiator është filmuar në Avoriaz të Alpeve Franceze teksa rrëzohej dhe nuk kishte mundësi të qëndronte, sepse kishte pirë shumë. Fillimisht, ai kishte vështirësi t'i kapte si duhet çizmet për ski, por edhe kur ia doli gjërat nuk i shkuan mbarë, transmeton Telegrafi. Burri me helmetë përpiqej të bënte përpara, por binte i pafuqishëm dhe nuk ndihmohej nga askush. Megjithëse një mik i tij ia dha shkopin që ta ketë më të lehtë ngritjen, prapë ra në borë dhe nuk e mbanin këmbët. "Pushimi në mal është edhe për pije, jo vetëm për ski, por kujdesuni që të mos i bëni bashkë këto të dyja", është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/ The post Skiatori i dehur mbeti në borë, nuk kishte fuqi të lëvizte si duhet (Video) appeared first on Telegrafi. |
Babai rrezikon të bijën duke ecur sipër liqenit të ngrirë (Foto) Posted: 23 Jan 2017 10:16 AM PST Në Norfolk të Anglisë, një burrë i paidentifikuar është parë duke ecur nëpër sipërfaqen e ngrirë të liqenit, derisa mbante në krahë një fëmijë. Megjithëse deri më tani ka qenë e lejuar të lëvizet mbi këtë hapësirë, autoritetet e kanë ndaluar sepse është ngrohur moti dhe akulli ka nisur të shkrihet, transmeton Telegrafi. Por, pa i kushtuar rrëndësi shenjave parandaluese, ai ka rrezikuar të zhytet në ujë edhe pse ishte së bashku me të bijën. "Ka vende ku shtresa e akullit, është e hollë si letër dhe mund të thyhet në çdo moment. Askush të mos hyjë në te dhe të ndalohet secili që provon të bëjë një gjë të tillë", thuhet në komunikatën e Policisë. Madje, kërkohet nga të gjithë që shohin dikë që ec nëpër këtë vend, të njoftojë autoritetet e sigurisë. /Telegrafi/ The post Babai rrezikon të bijën duke ecur sipër liqenit të ngrirë (Foto) appeared first on Telegrafi. |
Banesën e vogël askush nuk deshi ta merr me qira, për disa arsye të çuditshme (Foto) Posted: 23 Jan 2017 09:54 AM PST Për të marrë me qira këtë banesë që ndodhet në qendër të Londrës, duhet të paguhet nga 600 euro në muaj, që është çmim normal për një vend të tillë. Mirëpo, askush nuk është i interesuar për këtë vend, që nuk i plotëson as kushtet themelore të jetës, transmeton Telegrafi. Është e pastër dhe e mobiluar, madje nuk mungon as lavamani, shporeti, kompjuteri dhe shtrati i gjerë. Por, gjëja themelore që i duhet çdo ambienti banimi, që është guaska e tualetit, nuk ndodhet askund. Banja që nuk ka derë, është improvizuar me një vaskë të sheshtë, ndërsa ka perde që uji të mos dalë jashtë. Shtrati është aq i madh, sa që pengon lëvizjen, larjen e enëve dhe përgatitjen e ushqimit. Po që se shikohet ana praktike, këtu duhet të qëndrohet vetëm shtrirë, sepse nuk ka vend të përshtatshëm për tu ulur. Në fakt është një dhomë e gjumit, me banje dhe kuzhinë në të. "E përkryer për mua, vetëm të rrija shtrirë dhe të përgatis ushqim derisa jam në shtrat. Madje, aty do të ri dhe të shikoj si piqet", është një nga komentet e shumta lidhur me rastin. /Telegrafi/ The post Banesën e vogël askush nuk deshi ta merr me qira, për disa arsye të çuditshme (Foto) appeared first on Telegrafi. |
Përfundon në ujin e fontanës derisa shkruante në telefon (Video) Posted: 22 Jan 2017 11:14 PM PST Në një qendër tregtare në Pekin të Kinës, një adoleshente ka përfunduar në ujin e fontanës, sepse nuk e kishte vëmendjen se ku hidhte hapat. E sigurt se gjithçka është në rregull, ajo ka vazhduar të ecë derisa shkruante në telefon, transmeton Telegrafi. Por, rrugëtimi saj ka përfunduar keq. Në videon e postuar më poshtë, mund ta shihni se si ngrihet ajo pas rrëzimit, me të gjitha rrobat e lagura. "Kjo është arsyeja, pse nuk duhet asnjëherë të shkruani kur jeni duke ecur, sepse gjithçka mund t'ju del përpara", është një nga komentet e shumta lidhur me rastin. /Telegrafi/ The post Përfundon në ujin e fontanës derisa shkruante në telefon (Video) appeared first on Telegrafi. |
You are subscribed to email updates from Dështime – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: