Skip to main content

Lajmi.net: “Tifozët e ndryshojnë formacionin e Real Madridit (FOTO)” plus 8 more

Lajmi.net: “Tifozët e ndryshojnë formacionin e Real Madridit (FOTO)” plus 8 more


Tifozët e ndryshojnë formacionin e Real Madridit (FOTO)

Posted: 24 Jan 2017 12:16 AM PST

Përpjekje për shpëtimin e marrëveshjes tregtare

Posted: 24 Jan 2017 12:11 AM PST

Rrjedhimisht, mund të ndodhë që vendin e SHBA-ve do ta zëjë Kina.

"Pasi i humbën Shtetet e Bashkuara, që është humbje e madhe, ne nuk do të largohemi", tha sot në kryeqytetin Kanberra kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull, dhe ka shtuar se "sigurisht që ka potencial për bashkim të Kinës".

Ai theksoi se dëshiron "që ta mbaj këtë moment kah tregjet e hapura dhe tregtia e lirë, pasi protekcionizmi" nuk ju e eviton rritjen e vogël.

Dje, presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur që Shtetet e Bashkuara të largohen nga kjo marrëveshje e 12 vendeve, për të cilën negociata kishte zhvilluar ish-presidenti, Barack Obama./REL

Reforma zgjedhore s’bëhet pa opozitën

Posted: 24 Jan 2017 12:11 AM PST

Megjithatë, përfaqësuesit e koalicionit qeverisës, si dhe ata të shoqërisë civile thonë se reforma nuk mund të bëhet pa pjesëmarrjen e subjekteve opozitare në këtë proces.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti, ka thënë për "Zërin", se do të ishte mirë që të gjithë të jenë të përfshirë në këtë proces, pushteti dhe opozita.

"Reforma zgjedhore nuk i duhet vetëm pozitës, apo një a dy partive, ajo iu duhet të gjitha partive. Madje, sa është e rëndësishme që të jenë të përfshira të gjitha partitë është e rëndësishme që të jetë e përfshirë e gjithë shoqëria. Ky është një shans që tash është lansuar përmes presidentit, por është mirë të mos bëhet me ngut, të priten të gjithë që ta japin kontributin e tyre", ka deklaruar Pajaziti.

Kurse, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se nuk mund të ketë reformë zgjedhore pa pjesëmarrjen e opozitës, sepse ka të bëjë me organizimin e jetës politike në vend.

Këto janë rrugët më të çuditshme në botë (Foto)

Posted: 23 Jan 2017 11:48 PM PST

Rruga e vdekjes në Bolivi për shembull, të ngjall emocion vetëm nga emri. Ajo kalon nëpër një pjerrësi prej 182 metrash.

Interesant është edhe tuneli më i gjatë në botë, tuneli Laerdal në Norvegji, 15.2 milje, transmeton shekulli.

Ja disa nga rrugët më të habitshme dhe më të pazakonta në botë.

Ja si duket sot Latifa aktorja e serialit “Kloni” (Foto)

Posted: 23 Jan 2017 11:46 PM PST

E mbani mend "Klonin"! Serial ky që mblodhi shumë shikues para ekrani.

I ndërtuar mbi një dramë të bukur, që ka trajtuar edhe fenomenin shkencor të klonimit, ka bërë që një numër i madh i shikuesit ta përcjellin atë me kureshtje deri në episodin e fundit, shkruan rtv21.tvAktorja Leticia Sabatella, apo siç është njohur në serial me emrin "Latifa" ka qenë personazhi më i dashur dhe i përfolur i asaj kohe.

Por si duket ajo tash, sa ka ndryshuar, shikoni fotografitë më poshtë.

Estonia i mbështet sanksionet kundër Rusisë

Posted: 23 Jan 2017 11:39 PM PST

Presidentja Kaljulaid, pas takimit me Poroshenkon, në kryeqytetin Talin, tha mbrëmë se sanksionet ekonomike duhet të mbeten deri në "implementimin e plotë të Marrëveshjeve të Minskut dhe derisa Rusia u përmbahet të gjitha obligimeve të saj ndërkombëtare".

Poroshenko e ka falënderuar Estoninë për mbështetjen e vendosur dhe ndihmën që i ka dhënë Ukrainës, përfshirë edhe rehabilitimin mjekësor për 40 ushtarë të plagosur të Ukrainës.

OBSH paralajmëroi botën që të vëzhgojë gripin e shpendëve

Posted: 23 Jan 2017 11:29 PM PST

Drejtorja e Përgjithshme, Margaret Chan, paralajmëroi botën për të qenë e përgatitur për pandeminë e ardhshme të gripit.

“Vetëm nga nëntori i vitit të kaluar, rreth 40 vende kanë raportuar shpërthime të reja të gripit të lartë patogjen te shpendët apo shpendët e egër.

“Zgjerimi me shpejtësi i përhapjes gjeografike të këtyre shpërthimeve dhe numri gjurmëve të virusit aktualisht qarkullim, e kanë vendosur OBSh-në në gatishmëri të lartë.”

Statistikat tregojnë se ka pasur një rritje të papritur në rastet e kalimit të gripit të shpendëve H7N9 te njerëzit që nga dhjetori i kaluar, pavarësisht rasteve të paktë të zbuluar.

Eni Çobani rrëfehet: Kalova periudhë të vështirë me djalin, burri im “tipik shqiptar!

Posted: 23 Jan 2017 11:15 PM PST

Pas një përvoje të gjatë ndërmjetësimi në çështje delikate, ku drejtësia nuk është e thjeshtë për t'u peshuar, ajo u shpreh në "Tek Unë" në IN Tv, se tani ndihet si një njeri tjetër. Por nuk ka qenë e thjeshtë për të të ishte vazhdimisht në lëvizje në rrethe të ndryshme në të gjithë Shqipërinë. Ajo e përshkruan marrëdhënien me të shoqin si një pikë të fortë mbështetjeje, por nga ana tjetër, thotë se ai, sikurse djali i tyre, do të donte që ajo të kalonte më shumë kohë me të.

"Bashkëshorti im është një burrë tipik shqiptar. Natyrisht, kërkon edhe ai që bashkëshortja të jetë më prezente, ta gjejë këmishën e hekurosur, gjellën të ngrohtë.", dhe shton me shaka: "Këmishën e gjen të hekurosur, gjellën e ngrohtë nuk ia bëj dot, sepse i duhet ta ngrohë vetë."

Eni Çobani thotë se atij shpeshherë i dhimbset, sepse siç e shpjegon "askujt nuk i pëlqen të shohë gruan që brenda të njëjtës ditë, udhëton në disa rrethe të Shqipërisë" dhe madje ndonjëherë, nuk arrin të ¡ejë në shtëpinë e saj. Sidoqoftë është puna e saj, dhe ai e mirëkupton.

"Ai është shumë komunikues dhe i mirëkuptueshëm. Nuk mund të themi që jemi familja e përsosur, pa probleme, sepse çdo familje ka problemet e veta, por ka qenë gjithmonë shumë mbështetës, nuk i ka vënë asnjëherë në diskutim zgjedhjet e mia."Ai që nuk e ka pasur të thjeshtë ka qenë i biri adoleshent.

Gjithnjë shumë e ngarkuar me studimin e rasteve të veçanta që paraqiten tek "E Diela Shqiptare", Çobani tregon se ka kaluar një periudhë të vështirë me të birin, Aldin, i cili është ende adoleshent. Ajo tha se ai që ka vuajtur me shumë është i biri, sepse ajo s'ka pasur mundësinë t'i rrijë pranë.

"Gjatë këtij 5 vjeçari në televizion, im bir pati periudhën më të vështirë, adoleshencën. Kur nisa ai ishte 13 vjeç, dhe më mbante qëndrim të fortë.", u shpreh ajo, "Koston më të lartë e ka paguar ai."

Megjithatë, me kalimin e kohës, Albi ka nisur ta kuptojë punën e saj, madje është shpeshherë në prapaskenën e "Shihemi në Gjyq". Fotot që poston Eni Çobani në Instagram, ia shkrep i biri./ Anabel.al

Bukuroshet hollivudiane pa makijazh (Foto)

Posted: 23 Jan 2017 11:12 PM PST

Në fakt, secila grua është e bukur në mënyrën e vet. Por, kur përmendet makijazhi e rregullimi, padyshim se na bie ndër mend se sa shumë kohë i kushtojnë kësaj rutine, yjet dhe personazhet publike.

Shumë prej tyre mendojnë se duhet të duken gjithmonë bukur, sepse janë gjithmonë në sy të kamerave dhe "nën gjykimin" e publikut, transmeton Klan Kosova.

Mirëpo, ka edhe nga ato që nuk kanë frikë të tregojnë edhe se si duken pa grim, duke treguar kështu se edhe njerëzit publikë janë si gjithë të tjerët dhe kanë ditët e tyre të këqija.

Më poshtë, janë disa prej këtyre personazheve.

Jennifer Lopez

Amanda Seyfried

Liv Tyler

Katy Perry

Miranda Kerr

Olivia Wilde

Cameron Diaz

Megan Fox

Gwyneth Paltrow

Tyra Banks

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more