Skip to main content

Lajmi.net: “Samsung: Për dështim të Galaxy Note 7 fajësohen bateritë” plus 8 more

Lajmi.net: “Samsung: Për dështim të Galaxy Note 7 fajësohen bateritë” plus 8 more


Samsung: Për dështim të Galaxy Note 7 fajësohen bateritë

Posted: 22 Jan 2017 11:57 PM PST

=

Samsung tha sot se pas një hetimi të brendshëm është përcaktuar se "bateritë ishin shkak i incidenteve" të këtij tipi të telefonit, duke e theksuar dështimin në dizajn dhe prodhim.

Kjo komapni ishte detyruar t'i tërheq 2.5 milionë telefona të tipit Galaxy Note 7, pas raporteve për nxehje të tepërt dhe përfshirje në flakë.

Theu kafkën dhe pësoi gjakderdhje në tru, kjo është gjendja e futbollistit të Hullit

Posted: 22 Jan 2017 11:53 PM PST

Ai iu është nënshtruar një operacioni dhe gjendja e tij është stabilizuar.

Klubi ka konfirmuar që ai ka pësuar një frakturë në kafkë dhe më pas gjakderdhje në tru, përcjellë “lajmi.net”.

Fatkeq për të ishte dueli me mbrojtësin e Chelseat, Gary Cahill. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

Zviceranët nuk i paguajnë sigurimet shëndetësore

Posted: 22 Jan 2017 11:47 PM PST

Kantonet zvicerane kanë paguar rreth 285 milionë franga zvicerane në vitin 2015, sepse siguruesit shëndetësorë nuk i kanë paguar premitë e tyre. Kjo tregohet nga shifrat nga Zyra Federale e Shëndetësisë, raporton SDA, përcjell albinfo.ch.

Sipas kësaj, më 2015 numri i atyre që nuk i kanë paguar premitë e sigurimit shëndetësor është rritur me mbi 20 për qind në krahasim me vitin paraprak.

Vaud numëron numrin më të madh të borxhlinjve të premive të papaguara. Pastaj vjen Gjeneva (40.1 milionë) dhe Cyrihu (38.5 milionë). Kantoni i Bernës u kthye në 34.7 milionë franga zvicerane dhe Basel-Stadt në 13.2 milionë.

Zëdhënësi i BAG-ut, Emmanuelle Jaquet, tha se arsyeja për këtë ishte rritja e premive si dhe situata e jetës së tyre personale, të tilla si humbja e punës, një divorc apo një sëmundje.

Formacioni i javës në Premierligë (FOTO)

Posted: 22 Jan 2017 11:41 PM PST

Ja çka bën Tuna me duar në mesin e dy ushtarëve (Foto)

Posted: 22 Jan 2017 11:40 PM PST

Ajo nga atje ka publikuar edhe një fotografi teksa shihet në mes të dy ushtarëve të cilët në duar mbajnë flamuj amerikanë.

Tuna nuk ka hezituar që ta shfrytëzojë këtë rast për një fotografi duke realizuar edhe shqiponjën me duar.

Barbara Fialho

Posted: 22 Jan 2017 11:31 PM PST

Presidentja e Speciales nis punën zyrtarisht

Posted: 22 Jan 2017 11:30 PM PST

Gjykata Speciale

Presidentja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, edhe zyrtarisht ka nisur punën e saj në konsolidimin e ekipit i cili do të merret me hetimin e krimeve të UÇK-së. Caktimi i gjyqtarëve të cilët do të merren me rastet konkrete është hapi i ardhshëm i madh që kjo Gjykatë do ta bëjë. Këtë për gazetën "Zëri" e ka konfirmuar zëdhënësja Avis Benes.

Ajo i ka thënë gazetës se detyra e parë e presidentes Trendafilova do të jetë përgatitja e seancës plenare me gjyqtarët. "Presidentja Trendafilova ka marrë tashmë detyrat e saj. Prioritet ka përgatitjen e seancës plenare me gjyqtarët (gjë e cila natyrisht do të jetë e mundur pasi që ata të caktohen)", ka thënë Benes.

Steinmeier: Gjermania të përgatitet për kohë të trazuara gjatë presidencës Trump

Posted: 22 Jan 2017 11:29 PM PST

Në një shkrim të tij të djeshëm në gazetën gjermane, Bild, zoti Steinmeier tha se megjithqë Gjermania duhet të përgatitet për "paparikueshmëri dhe paqartësi" me administratën Trump, ai beson se Berlini do të gjejë "dëgjues të kujdesshëm" në Uashington, të cilë e dinë se edhe "vendeve të mëdha u duhen partnerët në këtë botë".

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, të cilën Trump e ka kritikuar për lejimin e më tepër se një milioni të migrantëëve të hyjnë në Gjermani, prej vitit 2015, ka thënë se ajo do të shikoj të gjej kompromis me Trumpin, në çështjet siç janë tregtia dhe shpenzimet ushtarake.

Zëvendëskancelari gjerman, Sigmar Gabriel, tha para disa ditësh se Gjermania duhet të përgatitiet për "udhëtim të ashpër" me administratën Donald Trump, dhe se ndoshta Evropa do të dëshiroj të krijoj politikë të re ekonomike, nëse zoti Trump i zhvillon praktikat protekcioniste tregtare.

Zyrtarët gjermanë, po ashtu, janë të brengosur me deklarimet epresidentit Trump për NATO-n, se është e "vjetëruar" dhe e ka kritikuar aleancën se uk ka bërë sa duhet për luftimin e terrorizmit.

Ministrja e mbrojtjes e Gjermanisë, Ursula von der Leyen, në një intervistë të publikuar sot në gazetën Handelsblatt, tha se "NATO-ja nuk është marrëveshje biznesore dhe se ju nuk mund ta bleni besimin".

Trump nuk e ka prioritet Evropën, e aq më pak Ballkanin

Posted: 22 Jan 2017 11:20 PM PST

Donald Trump

Analistët vlerësojnë se Trump nuk e ka më prioritet Evropën e aq më pak Ballkanin, por se gjithçka varet nga relacioni i tij me Rusinë. Megjithatë inercioni që Kosova ka si një nga vendet më proamerikane, dhe relacionet historikisht të mira edhe me republikanët do të bëjnë që të mos ndryshojë qasja amerikane ndaj Kosovës.

Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Haki Abazi, vlerëson se qëndrimi i Trumpit karshi shteteve në rajon filloi të shihet prej ditës së parë të punës si president i SHBA-së.

"Në nivel të vlerave dhe parimeve po shihet qëndrimi i presidentit Trump edhe gjatë fushatës por edhe menjëherë pas fillimit të punës së tij në shtëpinë e bardhë, me largimin nga faqja e internetit çështjen e të drejtave të njeriut, të ndryshimeve klimatike. Këto janë sinjalet e para që në fakt tregojnë se qëndrimi në politikën e jashtme ka me qenë radikal", ka deklaruar Abazi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more